IMAZHI I VLORËS
2010
POEZIA, BURIMI I SHPIRTIT TË TIJ
-Disa mendime për një libër me vlerë-
Shpesh kam pyetur veten ç'e bën njeriun poet?...,dhe e kam pasur të vështirë për
të dhënë një përfundim të saktë. Se, veç dhuntive natyrale, që doemos ndikojnë,
që në fëmijëri, ka dhe faktorë të tjerë.Disa thonë që poet të bëjnë vuajtjet.
Poet të bëjnë vuajtjet dhe hidhërimet që kalon në jetë. Këtë e vërteton dhe
Betoveni, kur pyet e përgjigjet vetë:"Pse shkruaj? Ato që kam në zemër kërkojnë
të shpërthejnë, pikërisht për këtë shkruaj!" Thonë që dhe Migjenin, "poeti i
dhimbjeve", fati i keq dhe kushtet e këqija e bënë "poet të mjerimit".
Po të tjerët, që nuk patën këtë fat, ç'mund të themi për ta? Një zë i kumbueshëm
më troket në kujtesë: Poet bëhesh edhe nga lumturia. Ngazëllimi shpirtëror edhe
ai kërkon të dalë e të pasqyrohet në fletët e bardha, në vargje e në këngë. Dhe
historia e letërsisë botërore jep shembuj të panumërt. Këta "poet fluturakë", të
ngopur nga jeta, që shpesh s'u besonin të uriturve, kanë shkruar titiramke e
poemat e gëzimit, duke mbjell shpresë se lumturia është në zemrat e të gjithëve
dhe asaj duhet ti këndohet, që të mos vritet shpresa. Po të gjitha këto që
përmenda dhe të tjera kanë një burim ushqyes siç ka lulja tokën, me rrënjë e saj
mbështesë tek ajo. Dhe kjo është jeta, ku marrim frymë e ku jetojmë, e që asaj
nuk i shkëputemi dot. Sidoqoftë ajo disa i ushqen me vuajtje e hidhërime dhe
disa të tjerë me gëzime, duke i bërë të ecin mbi shtratin e poezisë në rrugë të
ndryshme.
Po Luan Çipin kush e bëri poet? Ai nuk i jetoi të dy ekstremet e jetës, nuk u
radhit në "brezin e të humburve" dhe as fluturoi në krahët e "gëzimit letrar"-
Po miku im i mirë, me pamje e zemër fisnike, me një shpirt gjithnjë të ndjeshëm
e sy vëzhgues, pa dhe dëgjoi shumë gjëra të mira dhe të këqija në këtë jetë- dhe
doemos ato "pronë" e shpirtit të tij, s'mund ti mbante për vete. Dhe i bëri
"pronë" të shokëve të tij dhe të lexuesve. Veç fakteve të tjerë, ndoshta, Luanin
e bënë poet edhe shokët e tij të mirë, që jo vetëm e nxitnin dhe e frymëzonin,
por u bënë dhe burim temash për të.
Shpesh, në biseda midis shokëve, tek Luani kemi parë fjalën e mençur me ngjyrë
poetike. Dhe poezia ka qenë burimi i shpirtit të tij. Dhe ai ka shkruar për
gjërat që i ka njohur, njerëz, fakte, fenomene që i ka përjetuar. Në qendër të
krijimeve kanë qenë shokët e tij. Për ta ka shkruar e i ka kënduar zemra me
thjeshtësi e sinqeritet, duke i futur ata ne faqet e librit si personazhet më të
dashur e simpatikë. Është Vlora, vendlindja, që e njeh aq mirë. Është ajo, që e
ka bredhur në të gjitha rrugët edhe në fshatrat. Janë mbresat jetësore, kujtimet
e përjetimet që kanë zënë vend në poezitë që kanë një tematikë të larmishme.
Autori zbulon të vërtetat në fatet e njerëzve dhe në udhët e tyre të jetës- dhe
në disa vargje bën portretin e tyre, sidomos të atyre që i ka miq të vjetër.
Po, Luan Çipi, që është një vëzhgues i vëmendshëm i fakteve, ngjarjeve e
fenomeneve në jetën e atyre për të cilët shkruan, mediton për to duke zbuluar
kështu përpara lexuesve shpirtin e tij të mbushur me ndjenja të holla lirie,
dashurie e burrërie. Kur lexon disa poezi kushtuar njerëzve më të dashur për të
si nënës, babait, gruas (Hanëmes) e fëmijëve, diku të duket se ngashërehet e
derdh lot mallëngjimi, diku tjetër shprehet nostalgji për vitet e fëmijërisë e
rinisë, për vendet ku ka punuar e jetuar, siç merë zjarr e shpërthen me urrejtje
ndaj të këqijave e fenomeneve negative që na rrethojnë. Po midis shumë poezive,
ajo më e veçanta, që të bën për vete e të rrëmben është poezia "Mendoj për ty",
kushtuar Hanëmes, pasuar nga një poezi tjetër brilante " Dita më duket një
muaj". Në të parën poeti evokon çastet vendimtare në lidhjen e martesës me atë
që do, me atë dilemën e natyrshme: Jepe pëlqimin, \në se më do \shtoma gëzimin
\mos u vono. Që përfundon me shpërthimin ngadhënjyes të shpresës e të
vendosmërisë dhe me një betim përcaktues:" Jo, jo nuk mundet \ më shumë të pres.
\ O fjala sot, \ o nesër vdes!
Kurse në poezinë e dytë, që plotëson idetë e poezisë së parë, me interval gati
50 vjet, Luan Çipi, paraqitet si një djalë i ri- dhe i këndon dashurisë së gruas
ashtu si 50 vjet më parë. Ai, tashmë, shkruan si një poet me një përvojë të
gjatë, të pjekur e të frymëzuar.
Njerëzit, për te cilët shkruan poeti nuk i ndan nga mjediset që jetuan, nga
natyra dhe kushtet, por dhe nga qëndrimi i tyre në momentet me rendësi
historike. Këtu shpërthen edhe ndjenja e atdhedashurisë së poetit, ndihet fryma
e lirisë dhe e dashurisë për çdo vlerë atdhetare e njerëzore që ka prodhuar
vendlindja e tij. Poezitë "Duke lexuar Isuf Luzin", "Një burrë i rrallë",
"Atdheu", "O sa mirë më kenë Shqiptar" e shprehin fare qartë këtë.
Atëherë ç'e bëri poet Luan Çipin? Ndoshta jeta e tij e lidhur aq ngushtë me
jetën dhe fatin e të tjerëve, me gëzimet dhe hidhërimet e tyre. Këtu ka lindur
frymëzimi poetik, këtu lindin temat me subjektet interesante dhe këtu ndodhi ajo
që ndodh me poetët: shpirti i tij u bë burimi i poezisë së tij.
Libri "Imazhi i Vlorës" është një libër plotë ndjenjë e dashuri. Kur hyn në
fletët e librit të duket sikur ke hyrë në një dhomë shtëpie, ku gjen njerëz të
moshuar të ndryshëm që i ke njohur më parë e tani të rishfaqen ashtu siç i ke
njohur, ndoshta 40 a 50 vjet më parë në rrugët Vlorës, në ndërmarrjet, zyrat apo
kafenetë e qytetit, sikur bisedon me ta e rikujton të kaluarën e largët, po që
na qëndron gjithnjë pranë. Po këtu, takon në këtë dhomëz plotë dritë edhe të
tjerë, që ndonëse nuk i ke takuar asnjëherë po të bëhen miq të dashur, për ato
bindjet e njëjta për jetën, për dashurinë për qytetin e lindjes dhe për gjithçka
të bukur që mbart shpirti i tyre. Luan Çipi në këtë mënyrë bëhet edhe poet i
portreteve të skalitur, me pak fjalë, me shumë vërtetësi. Atë e tërheqin
pejsazhet, që i paraqet të lidhura me personazhet, e tërheqin deti dhe
gjelbërimi i një qyteti me diell, siç është Vlora. Në këtë mënyre poezitë
dallohen për lirizmin, por edhe për epizmin e tyre. Ky libër ka një dedikim, që
ndonëse nuk është shpallur në kopertinën e tij, kuptohet lehtë: Është një libër
i çmuar për qytetin e lindjes dhe bashkëmoshatarët e autorit, që dikur ishin si
ai fëmijë, por tani janë bërë burra, prindër e gjyshër, që kanë nostalgji për
hapat e para që hodhën në jetë dhe atje nën ullishtat edhe në valët e detit dhe
që ende ëndërrojnë, shpresojnë e meditojnë edhe për të ardhmen më të mirë të
fëmijëve, nipave e mbesave të tyre, të vlonjatëve e të mbarë shqiptarëve.
Ky libër me poezi u duhet vlonjatëve në bibliotekat e tyre, për të njohur,
akoma më mirë, Vlorën dhe njerëzit e saj, në periudha të ndryshme të historisë
së saj, me të cilët krenohet mbarë Shqipëria.
Dhe për këtë libër ka një meritë të padiskutueshme autori i tij, Luan Çipi, që
ka derdhur në të burimin e pastër të ndjenjave të tij, të dashurisë e mirësisë.
Duro Mustafaj
ATJE
Atje ku linda dua të rri i shpenguar:
Të sodis diellin kur kridhet në det,
Të çlodhem buzë detit të kaltëruar.
Vlora më tërheq si magnet.
Atje, pranë gjyshes, babës dhe nënës erëmirë,
Në dheun e begatë, i relaksuar.
Atje dua të jem, në shpinë i shtrirë,
Parajsën duke medituar.
Atje, t'u shoh të gjithëve të gëzuar,
Mbledhur rreth vatrës sonë.
Atje të rroni - të bashkuar!
Mes jush do të jem - gjithmonë.
VITE LUFTE
Dhëntë e dhitë blegërima
tutje, tëhu: be,be,be.
Më pas dëgjohen ca krisma:
Pamë e pume t'he, t'he.
Pushkë, mitrolozë e murtaja:
Tiu, tiu, tëër e bumbë.
Ne ngjiteshim lart, në maja.
Mos na zinte ndonjë plumb.
Manastiri i Cepos digjej.
Në Mashkullorë e Prongji
Gjermani! Ai s'tërhiqej:
Zjarr e flakë në çdo shtëpi.
Po, pse vriten kafshë e njerëz,
kisha, fshatra, bëhen hi?
Ç'gjynahe ka bërë ky brez
Ç'kërkon Nemcja në Shqipëri?
Mashkullorë, 1944
O SA MIRË ME KENË SHQIPTAR
(Temë e caktuar nga mësuesja e Anxhelës)*
Që jetojmë në Shqipëri
E flasim shqip, jemi krenarë,
Brohorasim në liri:
O, sa mirë, me kenë shqiptar!
Shqiptarët rrojnë në "tokën amë",
Me shqiptarë - mbushur Kosova,
Autoktonë janë në çdo anë:
Nga Preveza, Ulqini, Tetova.
Larg e lart, flamuri ynë
Valëvitet, fletë copë,
Emigrantët venë e vijnë
Në Amerikë e në Evropë.
Punojnë e marin dijë,
Të përhapur në mbarë botën,
Po një ditë do të vijë
Gëzushëm ta çikim godën.
Të kthehen kanë shumë dëshirë,
Si të parët atdhetarë,
Ti do të bëhesh më e mirë,
O, sa mirë, me kenë shqiptarë!
Anxhela*- mbesa ime
PAVARËSIA
Përsëritet historia:
Në Vlorë dhe në Prishtinë
Po festohet Pavarësia,
Ditët e mira po vijnë.
U ngjall Smail Qemal Beu,
Në kuvend po flet Hashimi,
Gjëmojnë qiejt, tundet dheu,
Lumturi na sjell bashkimi.
Dëshmorët gjallojnë te vari.
Në tribunë u ngrit dhe foli:
Zigur Lelo e Adem Jashari,
Bacë Bajrami dhe Fanoli.
Që nga Gjormi në Drenicë,
Nga Borova në Valbonë,
Në Arpicë e në Drashovicë
Kudo Shqiptari gëzon.
Për lirinë kengë dhe valle,
Qielli si zjarr u ndrit,
Festohet fitorja e madhe
Edhe nata u bë ditë.
Tiranë, 17.02.08
A T DH E U
Të parët tanë: Pellazgë, Ilirë dhe Trakë
Bujq, blegtorë e kordhëtarë.
Është derdhur shumë mund, djersë dhe gjak,
Për ta ne ndihemi krenarë.
Buzë detërash kaltërosh: Jon e Adriatik
Pyje, lëndina dhe fusha pjellore;
Male të thepisur, ngritur lart, si thikë;
Ujëra të freskët, si nga shkrirje bore.
Ndenë tokë e begatë me naftë e metale;
Fushat, buzë detit, që prodhojnë dy herë;
Kopetë me të imtat blegërijnë në male;
Klima mesdhetare, ku dimri është verë.
U sulën lakmitarë grekë e romakë.
Barbarët goditën me hunj dhe me baltë.
Sllavë dhe turq t'u futën në prag.
Poti rezistove me gjuhë dhe me shpatë.
Me dhunë të copëtuan, të ndanë pesë pjesë.
Podot nuk ta shkulën nga shtiza flamurë.
Ti je e pa mposhtur, trime, besa –besë,
Shpresa për bashkimin nuk t'u shua kurrë.
Djemtë atdhetarë, shumë larg shtegtuar,
Malli për Atdheun përherë po i thërret
Dije dhe kulturë duke grumbulluar
Presin qe të kthehen në vatrën e vet.
Derisa në qiell të ndriçojnë yjet,
Dielli në zenit shndritshëm të shkëlqejë,
Shqipëri e shtrenjtë, do të rrosh për jetë
Ti, Atdhe i dashur, je sa mijëra diej.
Shënim:Shkruar sipas porosisë së mbesës sime të dashur, Anxhela Gore,
dt.10.01.04
NJË BURRË I RRALLË
Kushmë zgjoi nga gjumi herët dhe më çoj vite më parë
Pushkë e bomba, tym e flakë, qindra milic' e ushtarë?
Parashoh një burrë të rrallë dhe kujtoj në Vlorë çka ngjarë.
Kur rinia ish më këmbë: Nacional e Çlirimtarë.
Deti mbushur me vaporë, bytym hekur e çelik
Duhet nxjerrë jashtë luftimi torpedenieri armik.
Noton Kristo Papajani dhe tërheq minën branë,
Me rrezik të vras dhe veten, si Oso Kuka shkodran.
Erdhën vitet e çlirimit, Kriston prapë e shoh në ballë
Ndërton rrugë e trotuare, mbjell limonë e portokall
E bën më të bukur Vlorën, ngre statuja me mermer
Zbukuron bregun e detit: shëtitore, belvederë.
Midis nesh qëndron i gjallë
Lart ngrihesh, si monument,
Të kujtojmë gjithnjë me mall,
Për Vlorën je një legjendë.
1970
MESUESI IM I PARË
E kush nuk e mban mend
Mësuesin e tij të parë?
Ai, në kohë e vend,
Na gjëndet i pa ndarë.
Vlerësohet dhe kujtohet
Nëna, babai, gjyshi,
Po mua s'më harrohet
Mësuesi, Zenel Dervishi.
I afërt dhe i qeshur,
I pashëm dhe i ditur.
Gjithnjë me sqimë veshur.
Dhe Atdhetar i ndritur.
Mësues i nderuar
Me dije dhe kulturë
Këmbëgulës, i duruar.
I pa lodhur kurrë.
Dhe ç'ishin më të dukurat.
Dhe ç'ishin më të rrallat.
Dhe ç'ishim më të bukurat
Nga këngët dhe nga përrallat,
Mësuesi i kërkonte,
Me shumë kërshëri
I mblidhte, i qëmtonte,
Me ndjenjë e dashuri.
E shoh në qiell ngritur,
Si yllin më ndriçues,
Njeriun fortë të ndritur
Me emrin mësues.
11,11.2009
LUFTA DHE PAQJA
sipas porosisë së mbesës, Anxhela.
Për luftën më ka folur gjyshi im i plakur
Po edhe kam parë në filma e gazeta.
Ajo ndihet me tmerr, në ekrane të përgjakur.
Në Irak, Afganistan e kudo, ku shuhet jeta.
Njeriu vret njeriun, si bishë e egërsuar
Rrafshohet, për një çast, shekullori mund,
Pallatet dhe fabrikat, ndër shekuj të ndërtuar.
Kudo flakë dhe gjak, përmbysje, që të tund.
Po kush, vallë, kush e shpiku këtë farsë ogurzezë?
Ca njerëz të pa ngopur me poste e pasuri,
Ca mostra, satanejë, lakmitarë, të pabesë,
Të etur për sherr, terror e mizori.
*
Po Paqja, ç'është Paqja: Dashuri e pafund,
Miqësi e mirëkuptim, frymëmarrje e plot,
Mësim edhe punë, frymëzim që të shkund
Të rrosh e gëzosh gjithçka ka në botë.
Të shkosh mirë me shokët, ta duash Atdheun
Të respektosh mësuesen dhe prindërit e dashur
Të punosh me endje, ta zbukurosh dheun
Me qëndrim korrekt, "me zemër të hapur".
SHQIPONJA E SAZANIT
Sot është 7 prilli, mos e harroni
Një ditë e mprapshtë, sterë, pis
Kur mbreti Zog na trathëtoi
Me arin vjedhur, u arratis.
Erdhi fashizmi dhe na pushtoi
Me "nënë qaforen" perandori.
Mijra ushtarë nga larg dërgoi
Dhe makarona e demagogji.
U desh lufta, që sot mirë çmohet
Kundër pushtuesve, pa kompromis,
Atdheu i dashur krejt të clirohet,
Të fryjë i pastër flladi i lirisë.
Po ju kujtoj, për ne, ky idhull,
Simboli i shqipes, nuk është çliruar.
Qyteza e Sazanit, i vetmi ishull
Nga ca të huaj ri patrulluar.
Për ju deputetë e shtetarë
Një lutje britme, parashtroj:
Hiqni të huajtë, vini Shqiptarë
Vetëm shqiponja të fluturojë!
7 prill 2010
TIRANA E PAS ÇLIRIMIt
(60 vjet më parë)
Ishin vitet pas çlirimit
Ne, erdhëm adoleshentë
Në moshë të edukimit,
Kur nxënësi quhej student.
Tirana, në rindërtim
Për të mbyllur gropa e plagë.
Qytet, pa shumë shkëlqim,
Si një pyll i madh, në flakë.
Titizmi, sa ndarë nga jeta
Kudo britma:"Stalini Rroftë,
Enver Hoxha, o tungjatjeta,
Komunizmi mbretëroftë"!?
Po, çfarë gjetëm në Tiranë
Përshtypja, si provincial?
Thua asgjë të re s'pamë,
Veç karrocave me kalë.
Në kodër, pallati i mbretit
Pazari i madh, për tregtim,
Fushë balloni, mes qytetit,
Teci i vogël, për ndriçim .
Shëtitje në bulevard
Ca xhami, me gjithë minare,
Një lulishte e një sahat
Fushë e baltë, në Shallvare
Kish dhe 5 shkolla të mesme
Stadium, teatro e kinema
Rrugë asfalti me ca çezme
Kërcim e këngë tra la la.
Skish fabrika e kombinate,
Nuk kish tren e televizion
As pallate mbi tre kate,
Dhe buka ish me racion.
Mars, 1950
NËNA IME
Për nënën poetë kanë shkruar, penat në nektar kanë ngjyer,
Unë, ca vargje kam krijuar për Keken time të vyer:
Në shtëpi, mbi "Pashallarë", po tunden pllakat mbi trarë
Gjëmon gazi dhe hareja: Kishte lindur Zeqirjeja.
S'e mban vendi Xhevrijenë Zonjën me qostekun ar,
Gjysh Fetahu dreth mustaqet "Zoti na e bëri mbarë".
Familja plotë mirësi ishte e njohur në "Pllakë"
Pasuri e harmoni, punë shumë, fjalë pak.
Zeqirjeja, më e mira, ish kjo, nëna ime.
Kish dëshira, kish kërkesa, veças për mësime.
Plotë shëndet, nur e bukuri, të përfytyroj.
Skënderbenë edhe Ervehenë, nga ty po dëgjoj,
Shoh Tanën, me qenin vrarë, dhe fëmijët, që zunë e qanë.
Çirrej e kërkonte ndihmë, po hajdutët nuk e lanë,
Ndaj me melodinë e fyellit tingujt nisi në çdo anë:
"Tanë, moj, e zeza Tanë, ngrehu, moj, e zgjo babanë".
Na tregoje për Naimin, Çajupin, rilindësit tanë
Legjenda, përralla dhe këngë, trima që për popull ranë.
Na mësoje të jetonim të ndershëm e paqësorë.
Si të donim njerëzit tanë, të lidhur, dorë për dorë.
Të ndihmonim gra e pleq, grusht, të mbledhur tok
Të respektonim fakirët, të sëmurë dhe ulok;
Të ishim kundër gënjeshtrës, vjedhjes dhe krimit
Kurvërisë dhe spiunazhit, tradhtisë dhe mashtrimit.
Vitet ikin, koha lum, që merr e lë pas,
Më pak gaz, halle shumë, trungje me thasë.
Çdo ditë të kujton Kamanin, të mençur, azgan,
Në ato vitet e lumtur, kur e kishe pranë.
Doli burrë tamam për ty: punëtor e plot vullnet
Kish shumë mall e dashuri, shpirt e zëmër det.
Shkuat vite të gëzuar, skish si ndodhte ndryshe,
S'pati fat të të shikoj, ty si katërgjyshe.
Kurrë Abeun se harrove, se harrojmë dhe ne,
Burrë mbi burrat qe, sa rroj, skish tjetër mbi dhe.
Prindërit tanë na ngulitën vullnetin për të punuar,
Besnikërinë, guximin vështirësitë për të kaluar.
Kush aq shpesh e shtroi tryezën, priti e përcolli?
Kush aq shumë punoi, ndërtoi, korri edhe mbolli?
Harmoni, si atje, nuk gjeje gjetiu,
Sytë Abeu dhe Kekea në këmbë, si veriu.
Ç'desh Kekea ky Kamani hidhej në kërkim,
Unitet. E gjithë familja kishte një mendim.
Jeta s'ishte shesh me lule, skish gjithnjë pranverë.
Nëna jonë ti s'u përkule, ishe lis në erë.
Sa shumë gurë vure në mure, sa mistri me llaç,
Sa të mira na dhuroje, kur nuk na the plaç.
Në Skelë të njohu Vlora, në Fier lagjja "Liri",
Ti kudo ja bëre fora: Prish kasolle- bëj shtëpi.
Prapë, të njohu dhe Tirana, Fieri dhe Kota.
Sa e ëmbël nëna jonë, çuditej gjithë bota.
Pesë fëmijë që ti linde, i rrite me nder,
Me respekt ty të kujtojmë, vlerësim përherë.
Kush i harron netët pa gjumë, në gjunjë te babai
Te Pranvera, halle shumë, në Bulqizë, te vëllai?
Sa ne Fier, në Tiranë, kush kish më nevojë,
E të gjithëve ishte nëna: ndihmë dhe përvojë.
Kënaqësitë ti i gjete te fëmijët tanë
Novruzi edhe Bashkimi, Beni me Kamanë
Sona, Tushka,Yllka, Luli, Lina, Lela, Arta, Mira.
Ti përcolle te ata vlerat më të mira.
Po dhe një plejadë stërnipash do lindi, do rrojë
Kjo tradita jote e lashtë kurrë nuk do shterojë.
Nëna jonë, gjithë më e mirë, do jetojë me ne
Brez pas brezi do kujtohet, do ngelet e re.
Vlorë, Tetor 1977
Shpjegime:
Kekea- kështu i thërrisnim Zeqirjesë, nënës tonë
Pashallarë- Rrugë ne lagjen Pllakë Gjirokastër
Xhevrieja- gjyshja
Abeu-Kështu i thërrisnim Kamanit, babait tonë
Tana- personazh i një tregimi të vargëzuar
BABAI IM
Ti ike i ri, tash gjithçka është tretur,
Dhimbja ka zënë cipë, malli është venitur,
Pesëdhjetë vjet shkuan, kujtimet kanë mbetur,
Po, për sa jetove, si diell ke ndritur.
I ngelur jetim, me vegjëli pa fat,
I katërti vëlla nga fisi Çipat.
Gjirokastër e lashtë, rrugica me gurë
Hallet e mundimet të bënë më shpejt burrë.
Shtatëmbëdhjetë vjeçar u nise kurbetit,
Në Amerikën e largët, shkohej me anije,
Për gati një muaj, do lundroje detit
Me drojë e me frikë, vallë në do arrije.
Duhej gjetur punë, mbulesa e shtresa
Dhe vuajtja shtohej, me ditë e me natë,
Hanit bukë thatë dhe flinit me ndresa,
Në kurse e shkolla, mësonit zanat.
Pa duhej kursyer dhe një cent dollari,
Për të larë "navllon" dhe borxhet radhë
Ndihmë kërkon familja me halle shqiptari,
Përkrahje desh "Vatra" me Nolin në ballë.
U vure në krye mbi gjithë shqiptarët
Dhe fole guximshëm me bashkatdhetarët:
"Ti mbahu, moj nëne, e kurrë mos kijë frikë,
Se djemtë më të mirë i ke në Amerikë"
Ngrihen mbarë Shqiptarët, nga fundi i dheut
Gjer në Francë, larg, shkoi zëri i Atdheut
Për Avni Rustemin seç u dha kushtrimi
Nga djemte e mërguar, që ju dhimsej trimi.
E ndjeve nga larg dramën Shqipëtare,
Kur Vlonjatët trima bënë luftë, në Njëzetën
Dhe bashkë me Vatranët, nuk kursyet pare,
Por e boshatisët, gjer nëfund, kuletën.
Nëntë vjet mërgimtar, shumë djersë derdhe.
Me Im Zot Nolin, ishit bashkëudhtarë,
Kur Atdheu u thërriti, ti s'ndënje, po erdhe
Dhe prapë u radhite në rreshtin e parë.
Vitet njeri tjetrit i thoshin: unë ika.
Dështoi revolucioni dhe demokracia,
Nuk bëri njeri çka desh Amerika.
Fitoi mbretëria dhe autokracia.
Më tej, mbreti Zog, me plaçk e me ar
U largua tinas me "trimat" e tij
Fashizmi i Zi, na futi në darë
Tha me ne do jeni një perandori.
Ti, o babë i dashur, kaq shumë u zhgënjeve,
Dikush do mendonte se të zuri frika,
Ndaj gjithmonë na thoshe: "O djemtë e plebenjve
Mos i ndyni duart, larg nga politika."
Dhe ju fute punës, siç kishe mësuar,
Krijove familjen dhe rrojte me nder,
Që të pesë fëmijët i pate edukuar,
Punën edhe Librin ti kishin fener.
Ndërtove dyqane dhe ngrite pallate,
Tregti e transport menaxhove mirë
Disa troje bleve, tregti private,
Mirë pate mbjellë, më mirë në të shirë.
Tash, që shohim lartuar pallatet në kate,
Ne, të grumbulluar sërish në një vatër,
Të nderojmë më shumë, për vlerat që mbarte
Pë jetë të bashkuar, nën të njëjtën çadër.
NË AGONIN E VEROS
Me vajzat dhe gruan-tri ditë e tri net
Të shohim tek vuan dhe dot nuk na flet.
Pranë teje jam ulur, po ti s'je i qetë.
Kujton të kaluarën, si n'ekran një jetë.
Linde dhe u rite, si femijë i mbarë
Bash në Gjirokastër, 80 vjet më parë.
Herët vjen në Vlorë, bëhe bregdetar
Në moshë feminore, gati, 7 vjeçar.
Shkollën fillore e kreve me nder
Me bursë të shtetit shkove në Gjimnaz.
Shkodra jonë e lashtë, ky qytet i ndjerë
Miqsisht të priti, nxiti vrull dhe gaz.
Kur erdhën pushtuesit, n'atë vit të zi,
Me antifashistët në grup u rrjeshtove
Armikun pushtues, ti , ende i ri
Nise të godisje, ashpër ta luftoje.
Gjirokastër-Fier-Mallakastër- Vlorë
Ku ishte nevoja shkoje në çdo vend
Çoje partizanë me armë në dorë,
Formoje celula dhe bëje kuvend.
Erdhi dhe çlirimi, ti sërish mësove
Në Tiranë, maturën morre në Gjimnaz
Dhe në gjimnastikë vendin përfaqësove
Në garat finale, në Ballkaniadë.
Student u laurove nga Universiteti,
Financier i lart shpejt u riemrove
Te Distileria, në shkëmb, anës deti
Dhe në Çimento, shumë vjet punove.
Ngadhnjeve kudo, përherë fatos
Financier, kontabël nuk gjendej si ti
Në Vlorë e në Fier, në Ballsh e Patos
Kudo ku shërbeve bëre histori.
Rite dhe dy vajza, bëre dy dhëndurë,
Dy nipa dy mbesa, qe s'të harrojnë kurrë
Ike, o vëlla i dashur, po në mend, me mall
Kurrë nuk do vdesësh, je përherë i gjallë.
Tiranë,10.12.07
ELEGJI PER MURAT BANIN
Më njëzetetre janar
Qielli dhe toka gjëmonte,
Hata e madhe kish ngjarë:
Murat Bani më nuk rronte.
Kishte ardhur Vlora mbarë:
Miq e shokë e gjitoni,
Elbasanas dhe Lushnjarë,
Burra, gra, pleq e fëmijë.
Të përcjellin për në varr
Të nderojnë, si rrallë një tjetër,
Kokën ulur, duke qarë
Lotë rrjedhur nëpër mjekër.
Ku ti gjejë forcat Durimi
Djali yt, larg i mërguar,
Ku do mbështet Silvana,
Vajza jote e vetmuar?
Ti i le shokët brengosur
Vllezër, motra të helmuar,
Mirkën grua- sakatosur,
Tre nipat të dëshpëruar.
Kortezhi heshtur po ri
Secili për ty mendon:
Mënçuri e bukuri.
Urtësiamë nuk rron!
Sapo ike në zefir,
Ike, vetëm si gjallesë,
Po emri Murat i Mirë,
Asnjëherë nuk do vdesë.
30.01.09
L E O N E L A
Ëndrra më shpuri sot
Tetëmbëdhjetë vjet më parë.
Ndaj, po përjetoj me lot
Atë dimër të acar:
Tirana dërgon mandatë,
Një urgjencë në telefon:
"Pas tre muajve lëngatë
Leonela më nuk rron."
%
Ç'ka deti, që po ushton?
Qielli, që flakë lëshon?
Hëna, që shuhet e del?
Qajnë për ty, Leonel!
Ike, ike nga kjo botë
Sikur të përpiu deti.
Ç do përpjekje qe e kotë,
Bija jonë, si bijë mbreti.
Ishe tëpkë si një princeshë,
Gojë mjaltë - fol e qesh,
Bukuri që morri dhenë,
Leonela, si Helenë.
Në tokë nuk kish vend për ty,
Se errësoje një diell.
Në stere veç robi rri,
Engjëjt gjallërojnë në qiell.
Vlorë, 11.11.2002
GJITONI IM
Emrin e kish Demir
Mbiemrin Avxhi
Qe njeri i mirë:
Mjaltë e flori.
Ishte 80 vjeç
Kur u nda nga ne
Si ai s'do gjeç
Tjetër burrë mbi dhe.
Inxhinier i ditur
Një Vlorë të kujton,
Trupin të skalitur,
Shok që të nderon.
Myzeqeja mbarë
Krenohet me ty
Do qëndrosh i parë:
Njeri, mbi njeri.
Do ngelen për jetë
Veprat madhështore.
Vetë i projektove
Dhe vetë i ndërtove.
BËHE MBRET KUR VETE MIK
Kush hapi sytë në Vlorë.
E pati fat të marrë jetë,
sheh qëndisur, si me dorë:
male, kodra, fusha, det.
Qysh në djep ritet me këngë
"Për ata trimat e mirë",
dhe në zemër lëshon rrënjë,
të lind e të vdesë i lirë.
Vlora është mrekulli
në katër anë horizonti,
tejpërtej një bukuri,
krijuar nga vetë Zoti!
*
O i bukuri Tragjas
së largu me ty po flas
se dhe "buza kur të plas"
ti mërzinë ta kthen në gaz .
Nostalgji të ngjall Dukati
për luftëra dhe trimëri.
Burra, gra të këtij fshati
Janë futur në histori.
Sa krenar qëndron Tërbaçi:
Bashkë rriten lis' dhe gjembaçi,
gjithësi në unitet.
një harmoni e vërtetë.
Në Gjormë, Velçë dhe Lepenicë,
Kuç, Kallarat, Mesaplik,
në Vajzë dhe në Drashovicë
behe mbret, kur vete mik.
Ndër shekuj dallon Bolena,
ku dhe fëmijët në pelena,
për heronj këndojnë ninulla,
konakët ngjajnë si kulla.
Në Kaninë, dikush, u pyet
Ç'lidhje kini ju me mbret?
Krenar, ai nis e flet:
-Këtu, çdo mëhallë ka mbret.
Princ Aranit Golemnë,
Katër vezirë të vërtetë,
Dhëndër dhe bir, Skënderbenë,
Ismailin- mbret mbi mbret.
Kalon nëpër Topallti,
Myzeqeja, Kullsi, Himara
kodrat mbushur me ulli,
ushton culja dhe xumara.
Kur ngjite në Llogora
shikon larg në horizont
thua: mos nga qielli ra
mrekullia e pa zakontë,
që formon këtë kontrast
të pa parë në asnjë rast.
Mali lart, gjithë gjelbërim,
deti, poshtë, në pambarim?
Rri, shikon: det edhe gurë,
Zogjtë mbulojnë pishën flamur, .
dera, drerë, dhelpra, kunadhe,
qengja, keca hedhin valle!
Në Palermo, poshtë, kur zbret
te kish' e Vasiliqisë,
valanidh, shqope dhe det,
vend qëndrim i perëndisë.
*
Hyni, djem, rini,mendoni!
Sa shumë gjak dhe sa shumë lot
Historinë e lashtë kujtoni!
Si Shqipëria s'ka n botë!
Fryn një fllad e një duhi
plakun e bëjnë më të ri,
tëriut i japin mënd.
Si mund të lihet ky vend?
IMAZHI I VLORËS
Doni ta kundroni, ngjituni në Çikë,
Të shihni shpalosur të shtatë mrekullitë,
Ngjyrat e ylberit, parajsë e pa parë:
E gjelbërt, e kaltërt, vjollcë, gri dhe ar.
Qytetrim i lashtë: Kaonët Ilirë
Froni i Perëndisë, nga mëma natyrë.
Këtu, shkëmb e gur, kështjella për mbret,
Çerdhe për shqiponjat. Atje,fushë e det.
Po sa gjinjëtë bukur me ujë kristal,
Riviera shqiptare: Palermo-Himarë
Radhima, buzë detit, Tragjas e Dukat,
Jonufra e blertë, Llogora e artë.
Pyje pisha, bredha, ujëra të ftohtë,
Kaprollë me brirë dhe arinjëme nofkë,
Thëllëza, bilbilë, zogjtë ngjyra, ngjyra,
Arapash me zorrë, vera më e mira.
Karaburun gadishull, vetull gajtanlie,
Sazan, ti o ishull, si një sy fëmije.
Vlorën,rezë mali, deri buzë deti,
E gjallon Triporti, e bekon Zvërneci,
Narta edhe gjoli, aty, vera "Vlosh,"
Peshku i sapo zënë, pret që ta shijosh.
Mjaltë nga Kanina, koce nga Izvori
Fasule velçioti, djathë sevasterioti.
Kuçiotët gjoks grope zanat i kanë pjell,
Bujarë e mikpritës, me mishrat në hell.
Vranishiotët e Horës vallen hedhin shtruar,
Gjithë Lumit të Vlorës labçja ka gjëmuar.
Grupi Lapardhasë kalon simfonitë,
Me këngën "Janinës se ç'i panë sitë".
Trupa nga Himara qëndron mbi të tjerë,
"Vajzat për mbi valë", kënga më me vlerë.
Jo vetëm për kodra, për fushë e për mal,
Jo vetëm për këngë, valle e aheng,
Po edhe për punë, për besë dhe për fjalë
Po edhe për mënd, për penë e dyfek.
Ismail Bej Qemalit po i shkëlqen nuri,
Luftëra legjendare në Gjormë e Tragjaz,
Nga maj e Smokthinës sokëllin Ziguri
Për liri, o burra, më ndiqni nga pas!
Naftë prej Gorishti, Serë Selenice
Ullinj, portokall, qitro e limonë
Dolomit dukati, gipsi prej Babice
Gjithë rrethi Vlorës mirësi bulon.
Unë ri e mendoj me ditë e me natë
Për Vlorën e bukur mund të shkruash gjatë.
Dhuratë mbi dhuratë, në qytet e fshat
Virtyt edhe nder - Njeriu Vlonjat.
MIDIS DASHURISH
Si trup - në Tiranë, si mendim - në Vlorë.
Kur vete në Vlorë, mendoj për Tiranë.
Po pse është dyzuar mendja ime e gjorë.
Erdhi pleqëria, që vendi s'më mban?
Kjo, është e vërtetë, këtë dot se fsheh
Po, kështu ka qënë dhe vite më pare:
Vlora më kënaq, Tirana më deh,
Se Vlorën e kam dashurinë e parë.
Edhe në Tiranë, në kryeqytet
Kalova shumë vite, thuajse një jetë
Atje nxënës isha, atje qesh student,
Edhe 20 vitet e moshës së tretë.
Atje pata miq, atje zura shokë
Ca vite punova, flokët mu përborën,
Po s'u gënjej, vëllezër, u bëj be për kokë
E duaTiranën, po jo aq sa Vlorën.
Tirana e madhe, Tirana e dukur
Kuvëd, qeveri, pinjollët e mbretit
Oper e teatër dhe çdo gjë e bukur.
Po, Vlora seç ka, madhështin e detit.
Në Tiranë koncerte, kinema, balet
Vërtet të mahnisin dhe të mrekullojnë
Po, kur në Vlorë zhytet dielli në det,
Krishti e Muhameti dalin ta shikojnë.
Bukuri e virgjër, bukuri e rallë
Kur del lart mbi kodër, sheh gjelbrim e ves,
Kurrora ullijsh, limonë, portokallë
Lum unë, ku kam lindur, s'më vjen keq të vdes.
Tiranë, më 05.03.2010
GJIROKASTRA
Vëndi i origjinës
Rrugët me kalldrëm dhe çdo gjë e pastër
Çatitë pllaka gurri, një shtëpi mbi tjetrën
Ky qytet i lashtë quhet Gjirokastër
Andej kam prejardhjen, origjinën e vjetër.
Gjurmët e të parëve shikohen kudo
Portale e kamare me gurrë të latuar,
Mure dhe bedena, lart në Palorto,
Fisi i Çipatëve vite ka jetuar.
Po të shohësh thellë, ndër qindëra vjet
Gjen njerëz të thjeshtë, po dhe gjeneralë,
Tregtarë, juristë, nëpunës në shtet,
Ndesh në dijetarë, komitë e koshallë.
Pasuri e prona rradhë, në fushë Dropull
Bagëti të imtë, karvane me kuaj
Qytetarë të mirë, me emër në popull,
Dhe një derë e hapur, gjer në dhe të huaj.
Pleksjet dhe krushqitë një tjetër dritare
Me dyertë e lashta, thjeshtë gjirokastritë
Dhe, vetëm nga lidhjet, duket ashiqare
Sa i madh është fisi, sa jep e merr dritë.
Peshkëpi, Sharë, Drasë, Çiço, Poshatë,
Zazanë e Halulaj, Budo dhe Hoxhatë,
Dosti dhe Omaraj, Çelo dhe Zekatë,
Budo edhe Dobi, deri te Bejkatë.
RELAKS
(Me pushime, në Dhërmi)
Rri, këtu, në dhomë i shtrirë,
më vjen mirë,
tek shoh malin e thepisur,
i vithisur në mendime e kujtime, arratisur.
Më shumë kokrra se sa fletë në ullinj
Rrush, fiq, pjeshkë, agrume në Dhërmi.
Gjon Leka, Kont Raqi – ç'histori?
Kastriotët: Gjergji, Gjoni-Shqipëri
Deti Jon kaltërosh-bardhë e zi
Dhe gjithë ngjyrat e ylberit-ç'bukuri!
Gusht 1977
NË MAL TË ZI
Mbresa nga udhëtimi
Prapë me Nikon* në Igallo
të pandarë në det e breg,
si dikur çifte në ballo.
Këtë radhë tek e tek.
Dit' e Majit 22
pak orë pas pavarësisë
gëzonte gjithë Mali i Zi
ç'gërshetimin prej Sërbisë.
Kaluam dhjetë ditëtë rralla
"CENTAR" hotel, me mjekim.
çdo ditë me diell në qiell
çdo natë yje plotë shkëlqim.
Nismëtar ishte Laveri*
me Bejkën, që i vinte pas.
Ishte ndarë nga revolveri.
Shëtitje, hare dhe gaz.
Një talent të rrallë shfaqi
Kumaxhiu Vangjel* Taqi:
Valle, këngë e fjalë paqi
ndaj të gjithëve na kënaqi.
Bashkëshortja, Athina Kuqi
bëri terapi, sa mundi
"Sikur dhe malet të shëmben
Vitin tjetër me Hanëmen**."
I urti Namik Shameti*,
që në dhomë me Nikon fjeti
desh të ulej nga shëndeti
po, menyja ish prej mbreti.
Një pyetje mori dhënë :
Ish Igallua qendër e madhe?
Pse në hartë nuk është me shenjë?
Ky problem na solli halle.
Vallë kush është kryeqendra
Herceg Novi a Igalli?
-Herceg Novi paska brenda
Igallon. Biçim mëhalli.
Herceg Novi bazë e vjetër,
me kështjella mesjetare
arena lufte për mbretër
me kisha e katedrale.
Për karshi duket Kotori,
po, sa thellë deti u futka?
Shën Stefani dhe Tivari
Razini i Teutës, Budva.
Ja, na përshëndet Ulqini,
banuar nga shqiptarë.
gjelbërimi, palma, blini
përqafuar, të pa ndarë.
Bulevard i madh u çel
shkon i lirë, kalon kufijtë,
nuk ka më barrierë me tel,
na dolën vëllezër komshinjtë.
Jemi ende në Igallo,
po ditët ecin me turr
Cërna Gora kërcen ballo,
vallja nuk pushoka kurrë..
Kudo shprehja "dobër dan"
Dhe, një euro për çdo spezë,
valixhja më s'nxë e s'mban,
mbushur me mallra kinezë
Autobusi gjarpëron,
asfalti nxin si arap,
muzika shqip po gjëmon.
Iki, po do kthehem prapë
Igallo, 02.06.06
Shpjegfime* shokët e mi
**gruaja ime
ME PUSHIME NË TURQI
Për në Vlorë gati u nisëm
Po, na prapësoi Wimi
"Ne një plan të ri kurdisëm:
Ju ftojmë: Në Turqi të vini!"
Hipëm bashkë në aeroplan
16 Gusht, dita e martë,
Hanëmen e kisha pranë
Më tej: Anxhel, Uim, Artë.
.
Udhëtimi zgjati një orë
Antalje, stacion i parë
Turqit na e bëjnë me dorë
"Pushimet ju vakshin mbarë"
Autobusi gjarpëron
Superstrada ADANA
Madhështi që mrekullon
Parajsa në MARMARA.
Kudo hotele dhe vila
Qindra. Pika Turistike
Lulishte me trëndafila
Mbushur, kjo Turqia mike.
Po ne, ku do bujtnim vallë?
Mos e humbim këtë perlë!
-Jo, kudo rreth e vërdallë
Është më bukur, sa më thellë!
"Kemal Bay" quhet hoteli
Bash te gjiri i Qemalit
Ngrihej si një lafshë gjeli
Buzë detit, rrëzë malit.
Me pishinë e shatrivan
Park jahtesh dhe mol në det
Jashtë- lule, jargavan,
Brenda freskë e salltanet.
Me Ti-Vu dhe Bus-Dollap
Kasafortë, Kondicioner
Me karton derën e hap
Banja- si për milionerë
Mëngjesit merë reze dielli
Noton në pishinë dhe det
Në shezlon, me sytë nga qielli
Haje dhe pije, si mbret.
Mbas dite shkrihu në Saun
Djersa çurkë të rrjedh nga pas.
Ushqime?- Të ngopësh kaun.
Ruaj barkun të mos plas!
Verë e kuqe dhe e bardhë,
Çdo lloj lëngu me bardhak,
Rrush, kumbulla, shalqi, dardhë
Birrë e ftohtë, për merak.
Hip e zbrit me ashensorë
Po deshe, bën dhe pazar
Blen çdo gjë, që zë me dorë
Me lira, rubla, dollarë.
Veç kujdes… Ruhu nga ruskat!
Në turma shihen ngado
Të shkathëta, të bukura, "zuskat"
Rrezik përplase me to.
Gjen dhe nga vende të tjera
Ukrainas dhe bullgarë
Gjermanë dhe austriakë
Kazakë edhe tartarë
Kaluam 10 dit' të rralla
Në diell, pishinë e det
Përrallat nuk na qenkan përralla
Po, Turqi - realitet.
VERANDA E KATIT TË NËNTË
"Ndriçimi i errët,
Tavani i varur",
Më ngriti herët.
Më zgjoi pa zbardhur.
-Do ketë më vlera
Sallon- veranda:
Zgjerohet dera,
Dhoma del prapa!
E gjithë banesa të orientohet
Te veranda, me vlerë "kolosale"
Atje ja vlen, së shumti, të rrohet:
Të ahet, të pihet e të hiqet valle.
Mendim elite, profesional
Wimi prerazi, po sugjeron
Dhe, dashamirësi Teki Xhemal
Po, vetëtimthi, e miraton.
Lajmi përhapet ndër kontinente
Gëzimi ndahet, s'mbahet për vete.
Do jetë i bukur, ky, kati nëntë:
Ndriçimi i errët, verandë me tendë.
Po pret vetë deti diellin në Sazan,
Në perëndimin e flakëruar.
Ngazëllej i tëri, vendi nuk më mban:
Do rroj i qetë, do iki i gëzuar!
Vlore,28.06.06
MENDOJ PËR TY
Natë dhe ditë,
Për orë dhe çast
Mendoj për ty
Plotë shpresë dhe gaz.
Tri herë u linde
Po, perëndove,
Tri herë u ndeze,
Po, prapë u shove.
Kurrë, më së fundi,
Do marrësh jetë
O frutë i mundit,
Ti, jeta vetë?
Jepe pëlqimin,
nëse më do.
Shtoma gëzimin,
Mos më vono.
Ma dha Haxhiu,
Ma dha Murati,
Haxhi-Murati.
E di Sazani
Dhe Ramadani
E di gjithë "fshati"
Të gjithë thonë
"Mos u nxito,
kjo punë-mbaroi,
se, ti e do"
Mbaron, mbaron
Po, pas sa dite?
Se ditët mua
Më duken vite
Jo, jo, nuk mundet
Më shumë të pres.
O fjala sot,
O, nesër "vdes".
Vlorë, Janar 1959
N D J E S I
Ti, në Muradije
Unë në Karabash.
Një yll shkrep e bije.
Hëna katër pash.
Dil, moj, në dritare
Dëgjo serenatën
Se, më çmende fare
S' më zë gjumi natën.
Hajde të barisim
S'është koha për gjumë
Buzë e gjoks ti ngjisim.
Asnjë gjë më shumë.
Qafuar për shtati
Ecëm krahë për krahu.
Qe shkruar, qe fati.
Bekim nga Allahu.
Që nga Pisorruga"
Te "Sheshi Kateqit"
Sa bukur u duka
Vlora, bregut detit.
Shoh nga Tophanaja
Vrenez dhe Varosh
Ballkon Kuzbabaja
Mund të admirosh:
Çole. Skelë dhe Kume
Detin e pa anë.
Ja Karaburuni
Dhe Sazani, pranë
%
Ikën vite shumë
Fati keq më ra
Unë "lum e për lumë"
Ti, në Kanada.
Shtator, 2003
LEGJENDA E PISORRUGËS
Në Pisorrugë të Karabashit
U shfaq në muzg djali i Bimbashit.
Ruhej dhe druhej, heshtazi shkonte:
Desh të takonte atë që donte.
Kjo, ishte goca e Bame Jevgut.
E njomë, e brishtë, si lot i shelgut.
Ishin parë edhe më parë.
E kishshastisur gjoksi i harlisur.
Të përqafuar, të lumturuar
E lidhën besën, ushqyen shpresën:
Do të jetonin krejt të bashkuar
Në një folezë, të lumturuar.
Po, babë Bimbashi, si turkoshak,
S'pranon rogozë, se, do oxhak.
"Largohu, Jevg, se s'më ke hak.
Ndryshe, krushqia lahet me gjak".
Nuk pyet djaloshi për soj dhe ar.
Bën strehë te Jevgu, hyn kollovar.
Bimbashi turk, një shpirt qyqar,
Kasolle e njerëz kalli në zjarr.
Hata e pa parë, krim i shëmtuar,
Eklips mbi Venetik e Veronë.
Nuk ishin vrarë, apo helmuar.
Po, krejt në zjarr të shkrumbëzuar.
*
Sa herë të shkosh në Karabash
Gjëmën e madhe kujton,
Kalldrëmin me lot do lash,
Ndjenja e zjarrit tmeron.
Shpjegim:
Pisorruga, rrugicë ne lagjen Karabash të
qytetit Vlorë
DITA MË DUKET NJËMUAJ
Të larguar, persë gjalli,
s'ta them dot, sa shumë po vuaj.
Nuk paska më keq se malli:
Një ditë më duket një muaj.
-Prit, Luan, më i duruar,
se jam lidhur këmbë e duar!
-Nuk pres dot. Kemi kaluar,
gati, pesëdhjetë vjet martuar.
Ti, atje, në Amerikë,
Gatuan e bën pazarin,
kujdese për nipin Nikë..
Unë, këtu, shoh kalendarin.
Nuk kanë ngelur më vite
T'i jetojmë për të tjerë.
Nipat tanë janë në lindje,
në agime, në pranverë.
Drejt perëndimit ne vemi,
diej që zhyten në dete,
kohë të tepërt nuk kemi.
Aq sa është ta mbajmë për vete.
Kthehu shpejt, nga vendi i huaj!
S'ka më ujë. Shteroi burimi,
Dita më duket një muaj
Nuk pres më. Mu sos durimi.
Na erdhi zonja Ruli
Në Shqipëri na erdhi grekja, Zonja Ruli.
Trumbeton masmedia dhe televizori.
Po kërkon, me endje Franin, si Herkuli
Shqiptarin e ri, që mendjen ja morri.
Nuk ish vajze e re, po 60 vjeçare,
Kjo plakushë e bukur, mbuluar me ar
Mirditori Fran ishte i ri fare,
Sa gjysma e nuses, në rinin e par.
S'ish parë, as dëgjuar, tjetër rast si ky
Kur "nena" kërkonte "të birin" për burrë.
Kur lajmin dëgjuam na erdhi çudi
Këmbëngulje si kjo, nuk kish ndodhur kurrë.
Çudinë më të madhe e bëka paraja
Se në vend të Franit, dhjetëra djem vërsnikë,
Dolën vullnetarë, fakir fukaraja,
Për ta pasur grua Rulin pasanike.
Po s'pranoka plaka veç Franit të gjorë,
Që e kish shijuar dhe e kish provuar
O sa ish kënaqur, o sa kish gëzuar.
Kur kish venë kurorë, kur ish celebruar.
Dua, thoshte Ruli, të bëhem shqiptarkë,
Në fshat te Frani edhe lopë të mbaj
Të ndërtoj nje vilë, të kem një barakë,
Te gjunjët e Franit të qesh dhe të qaj.
25.12.2007
VIZA E REFUZUAR
Një djalë, një djalë të vetëm kam.
Po, vallë, ku është tani?
Është larg. Na ndan një oqean,
Sa breng e mall ndiej në vetmi.
Do desha të veja. Të ikja me vrap.
Po, mua s'më lënë. Dyshojnë se s'vij.
s'kthehem më prapë
e, në Amerikë do rri.
Po, pse kjo shtrëngesë
për njerëzit e mirë?
Si s'ka asnjë shpresë
të jemi të lirë?
Kush, thua, kush më mbyll shteg
në USA Ambasadë?
Një konsull, "shuluvrek"
i zi dhe i gjatë.
Me siguri afrikani
S'njeh mall vatani,
e gjykon me zili:
"nuk kthehet Shqiptari".
Po, ç'e dua unë veriun me acar?
Ç'e dua unë Çikagon?
Kur gjithë vitin e kam behar,
ç'më duhet dimri i akullt?
Unë dua djalin tim!
Për të më dogji malli,
o gjatosh shpirt zi
surrat katrani .
Ç'po bën kështu, o "malukat"?
Mendon kongolezçe e jo anglisht.
Po ndan motër, vëlla, nënë e at.
Po mohon Budë, Muhamet e Krisht.
Poi jep Shtëpisë së Bardhë
ngjyrën tënde të zezë
Statujës së Lirisë
po i vë mbulesë.
Ndaleni, hiqeni këtë "zdap"
që pas do ta kthej historinë,
kur gjykon si "trap"
dhe privon e përdhos lirinë.
VIZA AMERIKANE
Në Ambasadën Amerikane, sërish, shkoj e kërkoj vizë,
Një djalosh, soj irlandezi, po më thërret në intervistë.
-Këtë radhë, i dashur konsull, me presin në Seint Luiz
Djali, nusja (dy doktorë), kanë mbjellur dhe një filiz
-Kush je ti, o burrë i moçëm, ku punon e ç'rrogë merr?
-Kam punuar, sa jam lodhur, po tash forcat mu kanë shter.
Pensionist, djalosh i bukur, shtatëdhjeteca vjeç, plak.
Këto pyetje s'ka pse bëhen: ç'do pasojë e ka një shkak.
-Jo, në Amerikë s'do shkosh! Kërkesa të kundërshtohet!
Me atë të paktë pension as udhëtimi s'përballohet.
S' bindemi se do të kthehesh. Do të rrish në Amerikë.
Me kaq mbaron intervista. Am sory. Tani ik!
-Të iki. Po pse të iki, pa i marrë dhe ca shpjegime?
-Ik, se tjetrin ke në radhë, nuk ka më kohë për sqarime!
-Pagova 100 dollarë, ti kohën e bën thërrime.
Katër herë që po vij, ju, gjithnjë me prapësime.
Kam dokumente dhe fakte, përse po më bën me faj?
Dua ta shoh Amerikën, ku ka derdhur djersë babai;
Të shoh tim bir edhe nusen, dhe nipat amerikanë.
Të lutem, të më dëgjosh ç'po të them, e jo ç'të thanë.
Kam investuar edhe unë, lum e kam derdhur paranë
Mësoja djalin e vetëm, për ta pasur gjithnjë pranë.
Ai, morri arratnë, desh demokracinë e kulluar.
Ti, na refuzon takimin duke na diskriminuar.
Vete e më përflet pensionin, nuk sheh asetet që kam,
Ç'e do plaku Amerikën, veriun që ngrin e than…
Kur behar kam gjithë vitin, ku kam motrën edhe vëllain
Ku kam vajzë, mbesa e nipër, miq e shokë, shpirt e xhan?
Po shkova ne Amerike dhe te vdes, serish me ktheni
Se balta e vendit tim është ballsam, produkt melhemi.
Këtu gjendet nënë e atë edhe gjithë të parët tanë.
Asnjë shqiptar i vërtetë kurrë nuk e braktis vatanë.
31.03. 06
Më së fundi…VIZA
Po ikën mërzia, na u sosën hallet,
Lajmi i gëzuar mjedisin po tund,
Një krijese e bukur, buis e po ngjallet:
"Shëtisni kudo, botën e pafund!"
Për në Kanada doli viza e parë
Dhe një tjetër, Shengen, ju e kini hak
Tani , kur të doni, kontinentet mbarë
Bridhni lart e poshtë, fare pa merak.
Hollanda e bukur, vendi i mrekullive.
Ju presin Wimi, Anxhela dhe Arta.
Do ti shihni vetë, fletët e mullijve,
Vendet e begatshme, të parë veç në harta,
Serat mbushur lule: Vjollc' e tulipane,
Kanale lundruese, anije gjigande,
Parcela me jonxhe e lopë laramane,
Arti dhe piktura, krenari Rembrande.
Më tej: Pafundsi, fluturim në qiell,
Si dikur Kolombi, kish çarë oqeanin.
Ne udhtojmë lart, afër hënë e diell
Nriçuar me shpresë, yjet po na mbanin.
Ja dhe Kanadaja, tok' e pa mbarim,
krenare, parajsë, pasuri e shtuar,
Një vend i bekuar, dritë në perëndim,
Krijuar nga njerëz puntorë e të zgjuar.
Dhe në tokë ne gjetëm, si në qiell- dritë:
Vali, Deni, Niku, vezullim shandani.
Është vendi i bekuar, që mledh mirësitë:
Lindita e Majklli, Dela dhe Kamani.
Toronto, 10.02.2009
KITARA
Kitara, varrur në mur
Ka shumë vjet që rri e shkretë
Unë, i ndrrydhur zemër gur,
Pluhurin ja shkund me pecetë.
Diplomant në mjekësi,
Sa larg, o bir, mu largove:
N'Amerikë, në pafundësi
Emigrant jetën e shkove.
%
Dhe lejleku shkon e vjen
Kthehet te shtroja me bar
Dallëndyshja gjen folenë
Si gjithë zogjtë shtegtarë.
%
Ne, të plakur, na djeg malli,
Telat ndrryshken në kitarë…
Ktheu, bir, të t'puth te balli,
Të këndojmë bashk, si më parë.
Shqipëria, nëna jonë,
Kjo folezë perëndie,
Po ju thërret e po ju pret
Ti vijë mënçuri e dije.
Çka ju arritët ndër vite
Ta jetojmë, duke shpresuar
Se, do ia mbërrijmë asaj dite
Gjind e prind për të gëzuar.
Tirane, më 03.01.06
MANDOLINA
Dëshpëruar a malluar
Shkoj veri, te mandolina
Dhe, si ujët e kulluar
Më rrjedh jeta në dy shina.
Mandolinë "Gibson" markë,
Një relikë me shumë vlerë,
Kur bota lidhej me varkë,
Para njëqind vjetësh blerë.
O, sa kujtime e mbresa
Trimbolat nxjerrin në shesh
Tinguj muzike, si vesa
Fëshfërijnë rishtaz në vesh.
Kujtojnë dashurinë e parë
Grishje, këngë e serenatë
Ku mandolin e kitarë
Tringëllojnë gjer në mesnatë.
Kujtoj takime e ndarje,
Njohje, puthje e mëri
Trathëti, grindje e sharrje
Miqësi e shoqëri.
Vështirsi, pengje, provime,
Përleshje, ndeshje në sport,
Dekorime e qortime,
Dhe udhtimet nëpër botë.
Kur këndoj me mandolinë,
Përshkoj jetën vetëtimë
Me hidhrime e gëzime,
Në sukses e në dështim.
Jetë e bukur, shpejt u trete
Mandolina, krejt e re,
Si një shkop i artë stafete,
Lëndime - gaz e hare...
22 prii 2010
NA DOGJI MALLI
Vallë, kush po zbret në fusha?
Gushë bardhat, llërë bardhushkat!
Prin e çan pengesat Dela,
Sikur fluturon mbi tela,
Sojleshë e sorkadhe mali,
Dil, ju thotë! Kush do të dali?
Fat të bardhë na pati djali.
Lum Zoti, që na e fali.
Sos e bukur, leshrazezë,
Po, dhe me diplomë në brez,
Të gjithë le ta marrin vesh
Në Amerikë-doktoreshë.
%
Po, Lina ime leshverdhë
Pupulakja, zemër gjerë
Kapërcen çerqe e gjerdhë
Çdo ditë e rrëmben një vlerë
Atje, larg, në Kanada
Merr licenca, jep provime,
Dhe, si mjeshtër mbi usta,
Kudo prin, vogëlushja ime.
*
Për to ne na dogji malli,
Mijëra milje të larguar.
Duam ti puthim te balli,
Shih me sy e prek me duar…
Së shpejti në Amerikë
Pritna, pritna, o Kaman!
Të fortë e zemër çelik
Ne pa ju s'e japim xhan.
11 maj 2002
PO NA FTON LINA
Lina ime e dashur
ti ç'thua, moj, ç'thua?
Po na fton, e qeshur
Hanëmen dhe mua!
Ne, në telefon
Urojmë përvjetorë,
ti, prapë na kërkon
me hir a me zor.
Larg, në Kanada
do vij dhe Kamani.
Ju, në një oda
Së bashku, do hani.
Do hamë e do pimë,
si, dikur, në Vlorë,
netët do t'i gdhijmë
me flamur në dorë.
Do kërcej dhe Deni,
Do kërcej Valmira.
Boll të ngrëna keni,
Pija-më e mira!
S'ka ç'na duhet haja,
S'ka ç'na duhet pija!
Unë, te Kanadaja
Kam zemrat e mia.
Tani kam dhe çkam:
Një gjerdan në brez,
Dhëndrin, djalë me nam,
Majkllin kanadez.
DREJTË SHTËPISË SË RE
Ti u mbarte prapë, moj Linë,
Gjithë jetës plaçkat në krah
Sa e sistemon shtëpinë,
E të mblidhen ca para,
Një tjetër kuvli e zgjedh,
Më të mirë e më të madhe.
Lum si ti që gjithnjë bredh,
Nuk pyet për lodhje e halle.
Me trimëri e guxim,
Optimizëm të paparë.
Jemi mbushur me gëzim,
Po tregon se nga ke ngjarë.
Ne deshëm të të ndihmojmë
Në ditët me shumë ngarkesë!
Që do vijmë, të sigurojmë,
Se kemi durim e shpresë.
Do bujtim për të pushuar
Për të ngrënë e për të pirë,
Ndaj mbaje sofrën të shtruar
Dhe bli verën më të mirë.
Gëzimet i presim radhë
Diploma, dasma, dolli
Vali na gëzon në ballë
Dhe Deni më pas do vijë.
Pa, në prag, është dasmë e madhe
Në Kishë vihemi në ballë,
Gëzim, hare, po dhe halle,
Ne,anglisht,nuk dimë një fjalë.
ERDHI DHE NJË FOTO
Sa do doja të të kisha
Këtu, pranë, në pëqi,
Po, të shikoj si në fisha,
N'internet, fotografi.
Bija ime, aq e mira,
Shkove larg, në Kanada.
Ish ambicia dhe dëshira
Për pikësynime të mëdha.
Fluturuat sipër detit
Në kërkim për lumturi.
Morët rrugët e kurbetit
Drejt bregut "Paqe-Liri"
%
Ikën vite dhe dekada
Pranë fotos shpërthej në vaj,
E kuptoj sa shumë u plaka
Kur as lotët dot si mbaj.
Lindita, si ma ke hallin,
Vali, Deni, ju ku jeni?
Hajdeni shpejt, shuani mallin,
Se më vonë nuk do më gjeni!
16,02.07
Duke parë një fotografi
Ku je ulur, ku je shtrire?
I merr erë, e të vjen mirë.
Ngjit e ç'ngjit, e s'ndahej dot.
Ku ka si Dela në botë?
Po, si Ani, vallë, ku gjen?
Në Evropë e Amerikë
Djem e vajza vijnë e venë
Princi im, gjithnjë, fisnik…
26.08.2005
PARA NJË FOTOJE DALË BOJE
Fiksuar në foton, dalë boje, bardhë e zi
Përlotur, gëzueshëm lundroj në përjetime,
Sodis me nostalgji të tre fëmijët e mi.
Zgjohen përtëritur të ëmblat kujtime.
Ishte i bukuri maj, si kudo në botë
Me fëmijët shëtisnim në çdo një maj
Buzë detit të Vlorës, në "Ujin e Ftohtë".
Foton, si emblemë, pranë vetes e mbaj.
Kjo relikë e dashur, në xhep të kuletit,
Ka peshë simbolike, më shumë nga paratë.
Veç fotot na ngelën - fëmijtë janë kurbetit
Të dyve na lanë, me lotin të thatë.
I pari, im bir, Kamani mërgoi
Në Çikagon e madhe, veriu USA
Lindita në grup, atë e pasoi
Shkoi edhe më tutje- larg në Kanada.
Po, kur iku Arta, vajza kanakare,
Qe kulmi i hidhrimit, majë dëshpërimi
Se ish bashkë me Anxhelën, voglushen manare,
Që na mbyllte plagët, si hilaç shpëtimi.
A, moj foto e vjetër, ç'hape plagë kurbete
Pa do të bëj dhe unë si të tjerë shokë:
Do ti hyp avionit, te fëmijët të vete.
Vërtetë që do shkoja, po ti kisha tok.
07.02.2010
THIRRJE TIM BIRI
Kaman, o bir i mërguar,
po të dërgoj thirrjen time.
Ti, do ndihesh dëshpëruar,
po, unë, jam "copë e thërrime".
Në ato vite të mbrapshtë
jeni rritur me mundime:
Dhunë e punë ditë e natë.
Ëndërrime e mendime:
Gjithmonë të të kishim pranë,
të lehtësonim pleqërinë,
gëzuar ta jepnim xhan,
sa të puthim ballin, sinë.
Mbaro shkollën, hajde shpejt!
Na është kthyer pasuria.
do t'u presim porsi mbret.
Do gëzoi e gjithë Shqipëria:
Vjen Kaman e Nikolas,
trashëgimtarët e parë,
vallja, kënga do buças,
Zoti na e bëri mbarë!
Ata vijnë për të pushuar.
Të rrinë, po t'u prijë dëshira!
Deti ynë i kaltëruar
dhe shtëpia, më e mira.
Tiranë, më 06,12,06
IM BIR, EMIGRANT,
(Në Ekranin e Kompiuterit)
Kur emri del në ekran
Dhe "sumbulla" verdhon,
Ëndërrojmë se të kemi pranë
Dhe veshi na ushton.
Ti ri me kompjutrin hapur
Në shërbim, apo mjek roje
Ne, dhimbshur, ndjekim çapin,
Të heshtur dhe me droje,
Unë të shoh, po nuk të flas
Ndofta, s'ke kohë, im bir
Ndaj, nuk nxitoj të të ngas.
Fol ti, po je i lirë.
Se mund te jesh i zënë
Punon, flë a dremit.
Për ne je diell e hënë,
Që ditë e natë na ndrit.
Vlore,29.10.2009
NJE FOTO EMBLEMË
Të sodis në foto çdo ditë,
Me shikimin nga Vlora dhe deti,
Madhështor, plot dritë,
Të ri e të bukur, si bir mbreti.
Dhe pyes: Pse jeton
I mërguar, kaq larg, në Amerikë,
Kur prindërit i përgjon
Nga Bota, tue ik?
Hajde shpejt të na shuash mallin,
Të të gëzojmë në këtë jetë,
Të të qafojmë e të ta puthim ballin.
Mallkuar qoftë hajduti kurbet,
Që vodhi e grabiti në çdo derë
Na mori vajzat e djemtë e ri,
Na shoi oxhakët e tokat la djerr,
Na mbushi me vrer e mërzi.
Vlorë, 04.10.2009
NIPI IM
Nipi im në Amerikë
Sa ka nisur që të ikë.
Ikë me hap e ikë me vrap,
Rrëzohet e ngrihet prapë.
Emrin e ka Nikolas
Katër veta i vijnë pas.
-Ngadalë djalë, mos u përplas!
Ai ndalet, qesh me gaz.
Nanurit, diç do të thotë,
Po fjala s'i merret vesh,
Ai rron në tjetër botë:
Shikon, belbëzon dhe qesh.
Po, dhe ne, duam ti themi:
Për çdo ditë, në gojë e kemi.
Të dy gjyshërit i rinoi,
Pleqërinë ua largoi.
21.11.07
Dy fjalë Sonilës për Nikun,
O mbesë e dashur, po ç'thua, moj, ç'thua
Ti s'ngope me Nikun që e ke aq pranë,
Po vallë si s' mendon njëherë për mua
Për të dy gjyshat, që veç sa e panë?
Ky, Niku i dashur, na thosh "alavju"
Na puthte, kudo, në sy e në ballë
-Fol shqip, vogëlush, kot e kuturu
Dhe rri pak këtu, mos hajde vërdallë.
Dhe bridh Niku Çipi me Adelën pas:
- Nje kafshatë, ju lutem, aty pak e mbani!
Po Niku na puth, me buzën në gaz
Sa te Gjyshe Nemja, aq te gjyshi Lani
Kështu janë femijtë: Të mbushin guxim
Gjithë jetën për ta e sakrifikon,
Të japin kurajë, të ngjallin besim
Me durim e shpresë gjithhera fiton.
Mississuaga,02.06.2009
Lindi LuKa–si
Ngrihem herët në mëngjes
Hap kompiuterin, si përherë.
Një shkëlqim i rrallë u ndez
I pa parë ndonjë herë.
Vjen lajmi nëpër eter,
E nis Arta, ime bijë,
Hollanda, dërgon haber:
"Dela, lindi një fëmijë".
Gëzimet skanë të mbaruar
Lajmi zgjon Vlorë e Tiranë
Çipatët me djalë janë shtuar:
Me emrin Luka,s - Adrian,
Eshtë bir i çiftit Kaman
Dhe i Adelës, - vëllai i Nikut,
Lindur si Amerikan,
Po Shqiptar, një "degë e fikut",
Që do rritet, trashëgohet,
Do trimrohet, si kreshnik.
Një dyfek NATO-s i shtohet
Shqipëri + Amerikë.
09.04.2010
Po na ikën Arta
Kur e mora vesh,
se largohet Arta
po qaj e po qesh
nuk e di se ç'pata.
A mos vallë u çmenda
e humba vetëdijen,
diç mu lidh përbrenda,
në lëmsh humba fijen.
-Prapë ikën, moj Artë,
sërish emigron?
Kaq larg, në Holandë,
po për ne - s'mendon?
Nuk mendon për babin
shtatëdhjetë vjeç, plak,
nuk mendon për maminë,
ikjen patëm hak?
Kishim tre fëmijë
s'na mbeti asnjë.
Ku po shkon, moj bijë,
ne, ku po na lë?
Vajza më e madhe
larg, në Misisuagë.
na ngopët me halle,
na mbushët me plagë.
Djali ynë i vetëm
shumë dete ka çarë,
ne, prapë çift u gjetëm,
qyqar, si më par.
Një ditë dhe do vdesim,
të thyer në gjunjë,
thuaj: kë do thërresim
për një gotë me ujë?
%
Ik, bijë, jetën ndreqe,
ik në fatin tënd,
se, kjo bote e keqe,
gjithë kështu ka qenë.
Tiranë, 23.12.07
MALL
Njezetë ditë më parë
Ne, ishim në Vlorë.
Atje, lamë beharë
Këtu, gjetëm borë.
Shkëlqen Niagara,
Zbardhet Kanadaja,
Mbuluar nga bora…
Oh, s'ka si Kavaja.
S'ka si Pisorruga*,
Nuk gjen kund, si Vlora.
E mirë Misisuaga,
Po, se sheh nga bora.
Mississuaga,04.04.09
*Rrugicë në qytetin e Vlorës
JETOVA AQ SA PUNOVA
Ditë e netë ikin rradhë, s'merret vesh kur vjen e diela
Ikin muaj, dhjetëvjeçarë, si shalqi të ndarë në thela.
Familja ndihet e ndarë në gjenerata të tjera.
Unë e ti, jo si më parë, tani rrallë dalim nga dera.
Ngritur herët në mëngjes, në pritje për drekë e darkë
Gëzojmë kush t'na përshëndes, djalë e vajza i kemi larg.
Kujtojmë 50 vjetë të shkuar, kur u shtuan tre fëmijë,
Vitet ikën pa u kuptuar, ishim dy dhe ngelem dy.
Po një jetë të tërë sa shumë që gëzonim,
Kur te ju fëmijë, përcillnim përvojën,
Se kur ne punonim vërtetë që jetonim,
Largonim mërzinë, vesin dhe nevojën.
Ndaj në këtë moshë nuk ri dot pa folur:
Për ju, bijtë e mi, po shpreh një dëshirë:
Ndershmërisht punoni, ditë e natë pa u lodhur
T'u lini pasardhësve një emër të mirë.
Vlorë, 7.02.08
BLLOKU I XHEPIT
Kam njëblloktë vogël xhepi, ngababaj dhuratë
Shkruar në një ngjyrë deti, nga kjo penë e artë,
Është plot me fjalë të urta dhe me porosi,
Përvojë e mbledhur në breza e sektit Bektashi.
Asnjë rrokje nuk heq dot, se humb xhevahirë.
Midis lulesh ë shtë shëtitur e mbledhur nektarë
I lexoni, e rilexoni, po ta dini mirë,
Pa i përvehtësuar, s'kini për t'u ndarë:
Lumturi ka njerëzia kur ka fjalë e besë;
Dyfishohet bamirsia, kur kërkohet ndjese;
Puna e shton begatinë, skamja s'u duroka;
Plagë e keqe është lakmia, nuk e tret as toka;
Nga muhibët Bektashinj një mësim nga jeta:
Fiton ai që guxon dhe nuk ri në hije,
S'nxiton, duron e përpiqet të dal e vërteta,
Qëndron trimëror dhe në gjunjë nuk bie.
Dhe një tjeter porosi, që del nga defteri:
Vizitoje xhinsin tënd, që t'u shtohet nderi;
Kij respekt për prindrit; kurorën mos shkel;
Goditja e gjindit është plumb që s'del;
Shoqërimi me të liq është djall i zi;
Bashkpunimi me të mirët është mirësi:
Kur plekse me shokë dhe shpirti gëzon;
Fjala çmon mendjen - vepra fisnikron;
I dhunshmi të urrehet, të mirën gdhende në gur;
E keqia të zbehet, të shkruhet në rërë;
Nderin, kush ta bëri, mos e haro kurrë,
Dhe mos lejo vitet atë për ta zhbër.
09.02.08
JETOJE TE SOTMEN
Kanë folur e shkruar fillozofë e poet,
Këtu e kudo, ku bota ka jetë,
Nga shtetet e lashte: Greqia dhe Persia
Nga Egjipti, Roma, Kina dhe Rusia.
Ndër vite janë shpallur të drejtat njerëzore
Liri, barazi, drejtësi e vëllazëri
Gjithnjë është nxënë në librat shkollore
Për ligje e norma në shtet e shoqëri.
Ndaj flasin dhe sot, të lirë e pa frikë
Pa dallim në ngjyrë, në racë e në shtresë,
Në Evropë, Afrikë, Azi e Amerikë,
Kudo ku ka nder, besë edhe shpresë.
Natyra është krijim i përsosur,
Në epiqendër dashuria njerëzore,
Po përjetesa nuk është e pasosur:
Siç lind edhe vdes, çdo qënie eprore.
Kjo do kujtuar për ditë e për natë,
Në luftë me të keqen, lakminë e pafund.
Jetoje të sotmen, se nuk është aqe e gjatë,
Ndihmo nevojtarin, sa rron e sa mund.
Vlore, 07.04.2010
SHKODRA EDHE VLORA
Në komente sporti, një ditë, u sha Vlora
Ai që përgojonte ishte një Shkodran.
Shpejt e nxorra lapsin, e vura te dora
Dhe nis e të shkruaj, ca zvargur e bran.
Ai shan e shfryn, mburret e qorton
-" Ju jugorët, të flisni për art e sport, të drejtë nuk keni,
Kur, para do vjetësh, te ju s'qarkullon
Kollos si Gjergj Fishta, poet si Migjeni.
Shkodra Loce nxorri kapitenin Loro,
Vllazninë e bujshme dhjetra herë kampion
Djepin e futbollit, të mbushur me "dhoro".
Kalaja "Rozafa" që nga lart shikjon?"
-E nderojmë kujtimin, ai kalëron.
Po dhe "Flamurtari" ishte fitimtar
Sa në Beograd dhe në Barcelon
Brenda Shqipërisë, në Evropën mbarë.
Fishta dhe Migjeni përparimin mbarti,
Janë të tan Shqipnisë, burra, trima mali
Si Ali Asllani, si Fatos Arapi
Shqipe mbi shqiponjat- Ismail Qemali.
Po të shkojmë më tutje, gjer te Skënderbeu,
Sërish shohim Vlorën, një nip është përmes
Ndaj, një britmë oshtim, del rishtaz prej dheu:
Ta duam sho-shoqin, si vëllezër me besë.
Na thërret dymbëdhjeta, njëzet, njëzetekatër
Kur Vlora e Kosova u ngritën më këmbë
Per Atdheun e dashur, nga një, në çdo vatër,
Shqa e italjanë – luftë dhëmb per dhëmb.
Tani, të bashkuar, vëllezër në traditë,
Me sjellje fisnike, qytetarë të mirë,
Nuk ka pse partitë të nxisin dasitë,
Një është Shqiperia tej për tej e lirë.
Vlore, 23.04.2010
NDERIM MILTO FERROS*
Koha e kish vlerën zero
Po një emër s'ka të sharë.
-Ish i ndjeri Milto Ferro
Më i parë, ndër gazetarë.
Ka shkruar te "Zëri Vlorës"
Krijime, me ndjenjë vëllazërimi
Pa makinë, me penë të dorës;
Ka "qëndisur" te "Bashkimi"
Dikush shpifte e intrigonte
Të qëna e të paqëna,
Lufta e klasës gëlonte,
Diellin e mbulonte hëna.
Po lartohej në zenith
Burri që ish më i zoti
Që nuk merrej prit e hidh
Lodra fjalësh kot së koti.
Sa dinjitoz dhe i aftë
Me halle njerëzish rronte
Nuk i binte kujt në qafë
Gazetarinë e nderonte.
E kujtojmë në përvjetor
E nderojmë si atdhetar
Ishte krenari në Vlorë
Milto Ferro, gazetar.
*Vdekur 22 mars1990
DUKE LEXUAR ISUF LUZAJN
Lexoj, lexoj dhe prapë lexoj
Vargje brenge, dhembje, proteste, dashurie
Perla thellësie, mendimi, mençurie, dashurie e filozofie.
I pavdekshëm ngelet ai që i shkroi.
Ky, nxënës dhe mësues, gati, shekullor,
Poet, trim, i paepur, me dyfek në dorë,
Gjuetar lirie, në baltë dhe në borë,
Mërgimtar i nëmur, po mbret pa kurorë.
Qershor 06
MBI LIBRIN ME POEZI " PA RRUGË"
TË DALAN LUZAJ
Dalani, si Dalajlama, është i fisëm, derë e parë
Shfaqet në librin "Pa Rrugë" një poet i pasionuar
I ëmbël e tingëllues, fjalëqëmtuar dhe sqimatar
Në mendime, në ide dhe me vargje i formuar.
%
Madhështor, veshur shik, i hijshëm e trupgjatë
Të prezantova buzëqeshur te shokët e mi vlonjatë.
Vizioni që ju krijove çdo ditë e ngrihet më lart
Identifikim kalorësi, që traditat shqipe mbart.
Kujtojmë bisedat e ngrohta, urtësi e tolerancë
Ty të shihnim, mëndja shkonte te prejardhja aq me fat:
Te filozof Isuf Luzaj, i diplomuar në Francë
Kujtonim persekutimet, internimet fshat më fshat,
Arratisja, emigrimi Argjentinë e Amerikë
Familja krejt e braktisur në pasiguri e frikë.
Do ta shihnit vallë njëherë, atë, gjigantin, që s'ka të dytë
Ti preknit këmbë e dorë, dhe ti puthnit të dy sytë?
Dalanit, si Dalajlamës, i ra barra qysh fëmi
Dalajlama kish Tibetin, Dalani në Shqipëri
Vuan të zitë e ullirit, po kalon një jetë ferri,
Bashkë me Dritën, nënë kreshnike,shëmbëlltyrë bese e nderi.
Dalani,se humbi hënën, shelgun e tij dhe burimin.
I rilinde bilbilejtë, nga larg sodite Tomor
Përjetove Ujin e Ftohtë, Selam Labin dhe Naimin,
Kalanë e Lashtë të Kaninës dhe Farin Ndriçues në Vlorë.
Vargjet përjetuan Arbin, Xhevon, Papakronë
Ju urove përsëlargu mirësi e lumturi.
Të uritur, kur lotonin emigrantët rus kujton,
Se shumë lot dhe uri kishe parë në Shqipëri
Vetë e thua koha vjen, ndaj sërish, i pari Ti
Fluturon e çan përpara plot guxim, si djalë i ri
Paçka se kjo koll' e vjetër të mundon e ende dhëmb
"Në një grusht llucë e pleh lulja mbin edhe në shkëmb"
Barite rrugë e pa rrugë, tash marshon në bulevarde
Me tre djemtë me Sonilën me Burbuqen aq të çmuar
Po banon në qiellçarse, lartësuar qindra kate
Në Çikago Amerika, e vërteta ka fituar.
Pa ke Xhonin, Xhekun,Xhimin dhe të tjerë Amerikanë
Me ata ti jep e merr dhe me mall këmben paranë
Po, krahas djemve të tu, të mençur, trima azganë.
Si djalin tënd të katërt, të lutem, të kesh Kamanë.
Edukoi, sipas traditës, të jenë të drejtë dhe të mirë
Të mësojnë, të pasurohen, të kenë vullnet dhe dëshirë
Të formojnë bindjen: "Unë ika, po do kthehem përsëri!"
Fara elitë të mbillet, si dikur, në Shqipëri.
IRFAN BREGU
VLERËSIM PËR TRI LIBRA
Doli nga shtypi libri me poezi i poetit Irfan Bregu "Liria erdhi vonë" TRI LIBRA PËR KOSOVËN- poemë. E lexova disa herë dhe më pëlqeu. Me Irfanin takohemi shpesh. Ai vjen në takimet tona tipike vlonjate: Me kokën lart, i veshur dhe krehur bukur. Kur vjen me vonesë ne i ruajmë kariken dhe e vendosim në qoshe. E ç'mund të bëjmë më shumë? Ja vlerësimi im për tri librat:
Kush po vjen kaq kapardisur,
Krehur bukur, kollarisur?
Është shkrimtar, është poet
Ndaj e mban kokën përpjetë.
Po, më shumë na rri ngrefosur
Për sukseset e pasosur
Vepër që të drithëron
Kjo: "LIRIA ERDHI VONË".
Për Kosovën tri statuja
Poezi të Irfan Bregut.
Flakë baruti UÇKëja,
Gjëmim topi, zjarr dyfeku.
Janë tri libra për Kosovën
Për qindra trima të vrarë
Për Drenicën, për Gjakovën.
Për heroin Adem Jashar.
Shpalosur si një flamur
Që përhap lezet dhe nur,
Renditet në vend të parë
Histori për legjendarë.
Meriton lavd e nderime
Skalite Kosovën trime.
Në çdo varg e poezi
Ke shfaqur dhe mend e mi.
UDHËVE TË JETËS
(Për librin me vjersha të Duro Mustafait)
Unë brodha, askush s'më ndali
"Udhëve të jetës sime"
Ndaj them: diçka do dali,
Do ngelen ca kujtime.
Vërtetë menduar ri
Dhe rrudha ke në ballë
Po ne e ndjejmë, si ti,
Se rrënjët të mbajnë gjallë.
Vështirë, sa e vështirë
Me vitet ball- përball
Për Vlorë e për Vranisht
Ke mall, oh sa ke mall.
Të rri, apo të iki
Nuk di, ku je o diell,
Se nervi shiatik
Rëndon si thes me miell.
Kujtimet në krahë mbart,
Te "Sofra e Zotit" ngule,
Një ditë dimri në fshat
Këmbëkryq me babën ule.
Është nëna, larg në Horë
Të desh, si sytë në ballë
Është qielli mbi Vlorë,
Dhe vajzat përmbi valë.
Ti nuk je vetëm Horjot,
As Vlora dot s'të mban
Se shkrove për një botë,
Për Frengj e për Kubanë,
Helenë edhe Gjermanë,
Për popujt anë e mbanë
Për Serb e Egjyptianë
Po dhe për qenin "Vranë"
Motivi më i vërtetë
Per ty ka qënë Shqipëria
Bashkim dhe unitet,
Gjithnjë, simbol liria.
SOFRA E POETËVE
Pas dhjetë vjetësh i larguar
Sërish, pranë detit, në Vlorë,
Në shtëpinë e re ndërtuar,
Dremitja me kokë në dorë.
Sa u zgjova nga një ëndërr,
Duket në vazhdim imazhi:
Dhoma plot, çip e qendër
Me burra, ardhur nga plazhi.
Sofra mbushur me poetë:
Këmbëkryq Ali Asllani,
Ka lezet kur rri e flet,
Sytë ngulitur nga Sazani:
Jam vlonjat dhe trim me besë
Rreth flamurit di të vdesë,
A me hir e mepahirë
Doemos do rroj i lirë!
Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër
Ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr"
Për karshi rri Isuf Luzi,
Kuvendon i mrekulluar,
Po zëri, si grykë pusi,
Është i qetë dhe i malluar:
"O shqiptar! Në do të dëgjosh,
Në paç mend dhe uri te mësosh,
Mos e urre kurrë armikun,
Se padashur ti bëhesh rob i tija,
S'bie asgjë te vlefshme mërija
As ta pakëson, as ta largon rrezikun"
Ja, më tej Fatos Arapi,
Admiron Zvërnec, Triport
Zë e zëmër seç i hapi,
Nuk ka si Vlora në botë:
Atdheu është varr i hapur, është varr.
Një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë
Në njëpikë loti lirinë e lind.
*
Entuziast ky Irfan bregu,
"Kosovar" dikush e quan,
Me vargje si zjarr dyfeku,
Mediton, mendon dhe shkruan:
"Edhe Malon dhe Avniun
Aty kemi,
Vlora është e mbeti prapë
Betlehemi."
*
Sërish, trokasin në portë,
Mysafirë, qindra vetë,
Vlonjatët, kudo në botë
Janë piktorë e janë poetë.
Madhështor Skënder Kamberi,
Mahnitës Nestor Jonuzi,
Qindistar Saba Xhaferi,
Thosh për ta, i madhi Buzi*
Ëndërrimtar është Ilmi Bani ,
Agron Dinia një yll nate,
Magjistar Rakip Shabani.
E madhe shkolla vlonjate.
Në radhë janë qindra vetë,
Heronj e burra të rrallë
Për ta historia flet
Ismail Beu, në ballë
Mirsevini, thotë Kamani.**
Bukë e kripë e zemër,
Është Vlora, yll karvani,
Që ju ka dhënë emër,
Është deti shkumbëval,
Malet për karshi
Janë ullinj e portokall,
Është... një histori.
Buzi* - Piktor, profesor, artist i popullit.
Kamani**-djali i shtëpisE
KADAREA, SIMBOLI I KOMBIT
Kush na e prek Ismailin
Nuk është thjesht një cinik,
Po një bishë, që vret bilbilin
Për gjithë Shqiptarët-armik.
Është i shitur, është i blerë
Ziliqar e i pabesë
Çështje e tij - e pavlerë,
Destinohet që të vdes.
Ne, e duam Kadarenë,
Ne, e duam njësimin
Duam Fishtën, si Atdhenë
Ne, e ëndërrojmë bashkimin.
Kadareja është i Kombit:
Në Shkodër, Vlorë e Prishtinë
Tedeskinë e Kapinovë
Mendoni për Shqiptarinë!
MENDOJ POETISHT
Çdo ditë një dhembje, çdo javë një brengë
Vitet e pleqërisë i ndjej të trokasin
Nuk ka rimëkëmbje, po zvetënime-deng:
Për diabet e veshka, doktorët më flasin.
Po, si lule e fishkur me fletë të tharë,
Që ndër vite era kurrë nuk ju shter,
Do hiqem dhe zvarrë për deri në varr,
Se, bëmat dhe emri, do ngelen përherë.
GJINDJA
Nënë dhe babë,
Vëlla dhe motër,
Vajzë dhe djalë,
Më tej: mal, lum e kodër.
Të parat gjeografi,
E pa zhbërë për jetë.
E fundit histori,
Që ndërrohet lehtë.
Shokë gjënden në botë
Dhe jeta të shton miq,
Që venë e vijnë kot,
Kur shportën ke me fiq.
Ata zgjidhi, një fije,
Ndër njerëzit më me vlerë
Në emër, nder e dije,
Nga vetja më të ndjerë.
Po, mbi çdo gjë në jetë
Renditet bashkëshorti.
Ky fat i vërtetë
Është dhuratë Zoti.
24.09.09
KOMSHIJTË TANË
Një familje ishim
Me vëllezër e motra,
Fortë dashuri kishim,
Të madhe, sa Bota.
Po, tani, ku janë:
Ndarë në shumë shtëpi,
Nuk i kamë më pranë,
Rrallë i shoh me sy.
Edhe të tre fëmijtë,
Ikën, morrën detet.
Vërtet janë të mijtë,
Po, gjithkush, më vete.
E nisëm dy,
Po dhe dy, ngelëm.
Shihemi në sy.
Dhe me fjalë u "velëm".
Çdo ditë e një dhëmbje
Vjen duke u shtuar.
Trupi drejt në shëmbje,
Dertet na janë shtuar.
Po, ato si ndjejmë,
Dhëmbjet shkojnë e vijnë
Ballsamin e gjejmë
Falas, ndër komshijtë.
Sllavica ju foli:
Arta, vrapin morri,
Silvana, Sokoli,
Osmani dhe Fori.
Bora, gjumit çohet,
Albi dhe Petrika.
S'ka përse kërkohet
Ndihmë nga Amerika.
Tiranë, më 22.02.2009
VIZITË E PËRBASHKËT
Telefoni. Lajmërim: Një vizitë në kolektiv,
na ka ftuar Pirro Veshi, në Shtëpinë e Re ti vemi.
Bëhet një inaugurim. Vlonjatët gjithnjë aktiv.
për të ngrënë e për të pirë. Gati jemi!
Nisim rrugën me mëngjes,
Dy shoqe dhe tetë shokë.
Te porta pret zonja Shpresë,
E stolisur: këmbë e kokë.
-Mërse vini, o vlonjatë!
Për ju kemi seç të themi,
Pirron e bëni jetëgjatë:
E rinoni, e gjallëroni.
Porta e hapur, kanatë,
apartament madhështor.
Lum si ju, për këtë fat,
Alibalët mbretëror,
rimbledhur si bletë në hoje,
nipër, djem, dajllar e halle.
"Ku ka rrjedhur do pikojë".
Gëzim, hare, këngë e valle.
Ne erdhëm te Pirro Veshi
dhe te Shpresa e Alibale
Plotë të mira, mbushur sheshi,
Hani dhe pini, pa gajle!
E nisi këngë së pari:
Axhem, Luan, Sadedini,
Papajorgjët e Niko Gjyzari,
Sezo Hoxha dhe Durimi.
Hanëmja edhe Liria,
Një alto, tjetra soprane.
Iso, si nga Labëria
Këngë Vlore e Shkodrane.
Superlativa në vlerë,
për gatimet që qenë bërë;
uiski, raki dhe verë,
nuk mbaronin asnjëherë.
.
Sa shpejtë ikën ato orë,
në mjedisin shumë gazmor,
me zëmër shtruar në dorë,
si dikur të rinj në Vlorë.
Rrofsh e qofsh, familja Veshi,
mbushur bujari, kjo derë,
Zoti e bekoi si deshi,
kështu u mbledhshim përherë!
Tiranë,10.12.06
NËPËR VITE
Po ku qe ky fat për mua,
Pesëdhjetë vjet më parë,
Të rek në rrugë dhe të dua
Një mrekulli të paparë?
Nuk ishte një rastësi,
Që e solli dita rradhë,
Po ishte një porosi,
Bekim, nga Zoti i Madh.
Pas kësaj, për çdo çast,
Nuk gjeta më qetsi
Dhe kërkoja, në çdo rast,
Ta takoja përsëri.
Në gjumë, apo i zgjuar
Për Hanëmen* ëndërroja.
Isha krejt i turbulluar,
Ditë e natë për të mendoja.
Kaluan javë dhe muaj,
Dhe përgjigjja ja, më mbriti.
Sosën ditët që po vuaj,
Qielli retë i davariti.
Zemrat tona u bashkuan
Një fat i madh erdhi pranë,
Fëmijë lindëm, ne u shtuam
Me Linën, Artën , Kaman**.
Gjysëm shekulli mirkuptim
Dashuria përherë shtuar
Vitet ikin pa mbarim
Kitara s'ka të pushuar.
Se punën, librin, muzikën
Kishim shokë të pandarë,
Po tani, që fëmijtë ikën,
Hanëmen e ndjej më pranë.
Bijtë tanë të veshur shik
Dërgojnë foto dhe mesazhe
Nga Kanada e Amerikë.
Ne, në pandehma e imazhe:
Si janë e ç' bëjnë vallë,
A do vijnë,a nuk do vijnë,
A kanëftohtë, a kanë zevalë
Janë ballë errës, a në suferinë?
Se prindi u do të mirën
Po ndjell keq, vuan e heq,
Matet t'ua shfaq dëshirën,
Nga larg përpiqet ti ndreq.
Mendon që mos ti pengojë,
Kur qoftë dhe pak kohë u merr
Druhet t'u telefonojë
Ruhet "mos t'iu bëhet ferr"
*
Pastaj kthehem fluturim,
Optimist e plot dëshirë,
Në Oaz e gjej shpëtim,
Te Nemja ime e mirë.
Asgjë nuk pëlqej gjetiu
Veç atë që ben Hanëmja
Me atë s'të "fryn veriu",
Me atë largohet dhëmbja.
Shtohet oreksi dhe shija
Ikin ditët pa u ndjerë.
Uratë nga nga Perëndia:
Gaz, hare, shend e verë
-"90 vjeç do jemi tok",
Hanemja premton e thotë,
Me pasardhës, miq e shokë
Më të lumtur s'ka në Botë.
Tiranë, më 15,01.09
Shpjegime:
*Gruaja
**Fëmijtë
NIPI IM NË FOTO
Buzë e hundë të vogël,
Sytë engjëllor.
Po loz me nje gogël,
Që e dredh në dorë.
Nikolas i dashur,
Mani, o nipi im
Të shoh zemër plasur
Me drojë e nxitim:
Se më rrjedhin lotë
Më vjen turp e frikë.
Ti, në tjetër botë
E larg, në Amerikë,
Unë, duke qarë
Me gjyshen Hanëme
Kam muaj pa parë.
Pleqëri me nëme.
Dyshoj dhe në djalë
Për këtë korrik,
Nëse do mbaj fjalë
Të na vijë për mik.
Hajde, të na heqësh
Mallin dhe mërzinë,
Jetën të na ndreqësh,
Të na largosh pleqërinë.
24.02.2010
SHTËPIA IME
Brodha në kontinente, shëtita në botë,
Nga Evropa plakë, gjer në Kanada
Si shtëpia ime, s'gjeta më të ngrohtë.
Shqipëri e dashur, vend si ty, nuk ka.
Atje, vetëm borë - këtu, vetëm diell
Nuk ke se ç'e do, dyzet kat pallat
Edhe një kasolle, një torbë e një fyell
Ta zbukurojnë jetën, ta bëjnë më të gjatë.
Pa, kur sheh më tutje, kodrat edhe malet
Që në Kanada, nuk duken gjëkundi
I lë, prapa malit, pleqërinë dhe hallet,
Uroj nënë time, djepin që më tundi.
Ikën edhe vitet, kur s'na mblidh shtëpia,
Se shkonim shkujdesur, te ahengu e qejfi,
Bridhnim lart e poshtë, si e gjithë rinia,
Herë ku ishin lojërat, herë ku binte defi.
Tani, bashkë me gruan, jetojmë të gëzuar
Te shtëpia jonë, te kjo vatër e ngrohtë
Edhe pse fëmijët i kemi të larguar
Ndihemi të rinj, bëhemi të fortë.
Komentet
Posto një koment