KRIJIME TË VITIT 2012
POROSI DHE KËSHILLA NGA BABAI IM KAMAN ÇIPI Kam dëgjuar se, në traktatin e tij “Lavdërimi i Atdheut”, filozofi i antikitetit Lukiani, shumë shekuj më parë, ka shkruar se “… Nëqoftëse një djalë ka nderimin e duhur për babanë, do ta nderojë siç duhet edhe Atdheun, sepse edhe babai është një copë e Atdheut”. Në respekt e nderim të babait tim (tani edhe unë, gati 80 vjeç, baba edhe gjysh) po rrekem të rendisdisa kujtime, porosi e këshilla, asht si mbaj mend nga thellësitë e viteve: Babai im, Kaman Bektash Çipi, për kohën kur jetoi, kujtohet ndër njerëzit me kulturë e bagazh bashk ëkohor njohurish praktike e jetësore me spektër ekonomik, politik e fetar, sepse mbarte përvojë Amerikane gati 10 vjeçare dhe veprimtari aktive në gjirin e Shoqatës Patriotike Vatra, si dhe ishte besimtar i hershëm i Sektit Bektashi. Ai kishte përfituar njohuri të dobishme jetësore edhe nga miqësitë personale me burra të shquar të kohës, si nga Dervish Rexhepi i Gjirok...