UNË PËR TË TJERËT
MARTESA E BUJSHME E KADIUT TË GJIROKASTRËS Skicë, nga Luan Çipi Unë kam lindur në qytetin e Vlorës dhe po atje jam rritur përmes pasqyrimit (pranë zjarrit të vatrës familjare), të ngjarjeve, përrallave, këngëve e ninullave mesjetare të mjedisit gjirokastrit, nga ishin me origjinë prindërit e mi. Shumë tregime të moçme më kujtohen, ashtu siç mi pëshpëriste me atë zërin e ëmbël e fortë të dashur nëna ime e mirë. Prej kësaj kohe e mbaj mend dhe ngjarjen e Martesës së Bujshme të Kadiut të Gjirokastrës, një pështjellim e intrigë, që tregon mentalitetin e kahershëm shqiptar, ku veprimet janë të programuara keq dhe më në fund, të gjithë dalin të humbur, e më shumë nga të gjithë...