Postimet

Po shfaq postimet nga muaji janar 23, 2011

JETA IME

Imazh
AUTOBIOGRAFI   PAK, PËR ORIGJINËN E FISIT "ÇIPI" Në lagjen Palorto të qytetit të Gjirokastrës janë ende rrënojat e "Portave të Mëdha" me qemer, nga ku hyje në zonën e rrethuar me mure të lart guri, ku e kishte qendrën e hershme të banimit fisi i lashtë gjirokastrit i Çipatëve, banorë të skajës ekstreme (cepit, çipit) veriperëndimor të qytetit të Gjirokastrës. Edhe lëvizjet e mëvonshme drejt kalasë së qytetit, asnjëherë nuk i larguan përfundimisht Çipatët nga lagjja Palorto, ku edhe sot banojnë pasardhësit e tribusë së madhe autoktone. Në arshivat e vjetra turke, po dhe te libri "Bleta Shqiptare" i Thimi Mitko Qafzezit, gjejmë gjurmë të këtij fisi të vjetër shqiptar.                           Në brezin e parë të identifikuar kujtojmë Ilmiun me djemtë tij: Hasan, Fejzo, Mehdi dhe Ali.    Fejzoja kujtohet si antiturk, që me koshallen e tij lufton dhe asgjëson një pasha turk. Kënga popullore e përmend atë: "Fejzo Çipi e Bejo Kërma-Ju f