Postimet

Po shfaq postimet nga muaji janar 24, 2011

PORTRETE MIQSH

Imazh
                                                          MINELLA KOSTANDINI,                                                  MIKU MË I DASHUR                                                                                           Mino Puri, i thërrisnin, qysh në fëmijëri Minella Llukës, apo Konstandini, siç u mbiquajt më vonë. I thërrisnin Puri, ndofta, nga që erdhi midis shokësh, ashtu, krejt i sinqertë dhe i pastër, si ujët e burimit. Minua, pa asnjë dyshim, ishte ndër shokët e mi më të vjetër dhe më gjurmëlënësi. Me Minon jemi njohur që herët kur kemi filluar ta ndjejmë jetën dhe i kemi belbëzuar njëri tjetrit. Ato vitet e para të fëmijërisë më zgjohen në kujtesë fort të mjegulluara, por, portreti i Minella Kostandinit spikat i fuqishëm dhe gjithnjë qëndron përballë meje: Çapkën, shumë i lëvizshëm që s'e mbante vendi, gjithnjë topolak e shëndet mirë dhe që, më shumë se çdo gjë tjetër, prirej pas detit të pa anë e të magjishëm.   Ne, familjarisht, banonim në Skelë të V