Postimet

Po shfaq postimet nga muaji tetor 28, 2011

UNË PËR TË TJERËT

Imazh
MARTESA E   BUJSHME E KADIUT TË GJIROKASTRËS        Skicë, nga Luan Çipi                                         Unë kam lindur në qytetin e Vlorës dhe po atje jam rritur përmes pasqyrimit (pranë zjarrit të vatrës familjare), të ngjarjeve, përrallave, këngëve e ninullave mesjetare të mjedisit gjirokastrit, nga ishin me origjinë prindërit e mi. Shumë tregime të moçme më kujtohen, ashtu siç mi pëshpëriste me atë zërin e ëmbël e fortë të dashur nëna ime e mirë. Prej kësaj kohe e mbaj mend dhe ngjarjen e Martesës së   Bujshme të Kadiut të Gjirokastrës, një pështjellim e intrigë, që tregon mentalitetin e kahershëm shqiptar, ku veprimet janë të programuara keq dhe më në fund, të gjithë dalin të humbur, e më shumë nga të gjithë një vajzë e pafat e sakate, që e përzënë me dinakëri nga shtëpia dhe detyrohet të jetojë gjithë jetës e urryer nga burri i saj dhe si në burg. Urrejtje dhe armiqësi krijohet edhe midis të gjitha palëve ndërvepruese. Le