Postimet

Po shfaq postimet nga muaji korrik 5, 2012
Imazh
TAKIMI I PROMOVIMIT LETRAR KLUBI PETRO MARKO VLORË 12 MAJ 2012  Mbresat e një promovimi libri Nga Përparim Hysi Dje qeshë në Vlorë, i ftuar nga shkrimtari dhe poeti, Luan Çipi. Promovimi u bë në një nga sallat e Universitetit"Pavarësia". Promovimi filloi në orën 11-00. E organizonte klubi "Petro Marko" dhe dy qenë "promotorët" e kësaj ngjarjeje kaq të bukur kulturore:zotërinjtë Gëzim Llojdia dhe zoti Myrteza Mara, të cilët,me që jam një nga pjesëmarrësit e atij takimi aq emocional,gjej rastin që t'i përshëndes dhe t'i uroj për mënyrën aq mbresëlënëse të organizimit dhe drejtimit. Të linte përshtypje të veçantë pjesëmarrja aq e larmishme dhe të binte në sy një harmonizim i bukur moshash: që nga mosha e tretë dhe deri në nxënës shkollash të gjithë cikleve. Ky pluralizëm kaq i bukur dhe ky harmonizim brezash, veç tjerash,nxjerrë në relief atë që fare thjesht me dy fjalë e tha kryetari i klubit &