MOS MË HARRONI

NË VEND TË HYRJES

Shpirti derdhur nëpër vargje
Ka prejardhje "shekullore".
Ndjeja kënaqsi dhe paqe
Kur shfletoja në fletore.

Një nga një vjershat e mia
Në kompjuter i kam hedhur
Shok e miq nga dashuria
Si një Dionis kam mbledhur

Duke "filmuar" ç'kanë shkuar
Nuk them dot se nuk po vuaj
Po, jetën duke kujtuar:
"Gris kohën, qesh dhe shkruaj".







SH O K Ë T




Jam ulur e shkruaj për shokët e mi të fëmijërisë, tani moshatarë, mbi 70 vjeçar, që mblidhen të festojnë bashkërisht, përvjetorët e lindjes.
Njëkohësisht nga kompjuteri po dëgjoj Enriko Karuzon. Muzika e harmonizuar dhe e përshtatur, shoqëruar me instrumente dhe teknikë bashkëkohore, është regjistruar në një CD-i me 150 këngë, që i solli Llazari nga Kanadaja, dhuratë nga i biri, pas një vizite turistike atje. Magjepsem nga zëri dhe muzika me këngët e zgjedhura. Ato, perla të gjenisë njerëzore, kanë ngadhënjyer prej qindra vjetësh
dhe nuk harrohen, sa të jetë njerëzimi Ato ngelën të pavdekshme, se u krijuan dhe u hodhën në letër nga njerëz të talentuar e të kujdesshëm, vetëm nëpërmjet 7 notave muzikore. Kështu veprojnë edhe peshkatarët e mençur e guximtarë, që nxjerrin brilantet nga thellësia e oqeanit.  Po të liheshin atje, në errësirën e ftohtë, askush nuk do mrekullohej prej tyre.
Po shokët e mi të vegjëlisë, vlonjatë të mbledhur në Kryeqytet, nuk janë brilante vezullues? Secili e ka shkrirë jetën, sipas mundësive që pati, për Atdheun, Vlorën, shoqërinë dhe familjen e vet. Në shenjë respekti dhe dashurie për ta, po mundohem të shkruaj, për secilin, ndonjë karakteristikë dashamirëse
mos'harrimi:   

U lindën të gjithë në Vlorë
Këta shokë të vegjëlisë,
Ndaj u lidhëm dorë për dorë,
Si  në fillin e tespisë.

%

Më i moçmi  ish Ymer Veshi,
Atdhetar dhe luftëtar.
Të gjithë e duan, se i deshi.
Mban kudo një vend të parë.

Pranë tij rrinte Pip Papaj,
Me pension nga Berluskoni.
-S'doni kafe?- Pini çaj
Të ëmbël, me lëng limoni!

Për krah i qëndron Laveri,
Mesaplikas, mjaltë e kripë,
Që s'u nda nga revolveri
Dhe kapela "republikë."

Krenar rri Bardhyl Golemi
Pedagog, akademik.
Si nuk i shteron "mademi"
Shkencëtarit simpatik.

Ç'të them për Niko Gjyzarë,
Njeriun me shpirt brilanti,
Dinjitoz, si dhe më parë
Bujar e paqësor, si  Ganti.


Ja, doktor Sadedin Gjoka.
"Merakli",  humanitar.
Ç'vlera do na kishte koka
Pa dhëmbët margaritarë?

Duro Mehmet Mustafaj
Shkëlqen nga Hor' e Vranishtit .
Kandil i mbushur me vaj,
"Gjyshi" penën s'ja ndan gishtit.

Poetin të gjithë e duan
Delikat, si lule shelgu,
Mediton, kujton e shkruan
Krejt i freskët Irfan Bregu.

Axhem Gjonaj, energjik
Optimist e zemërdet,
Kur e kthen labçen me grykë,
Sikur ka në grykë gërnetë.

Perlat Rama, tym e flakë,
Gjoksin ja shpalos veriut,
Me kulturë Manxhar-Polak,
Ka kërkesat e të riut.

Sezaiun e Hoxhatë,
Fjalë pak e bëma shumë,
Pranë e kemi, dit' e natë.
Mos pandehni se fle gjumë.

Diplomati Piro Veshi,
I urtë, i mençur, i dlirë.
Thoni, nuri, kujt si qeshi,
Kur u njoh me të më mire?


Nga Papajorgjët Llazari
Duket më autoritari;
Në ballë qëndron, i pari,
   Ka ofiqe Kryetari.

Një cep na e zë Harilla
Dashamirës, shok i rrallë;
Për mendime dhe këshilla:
Filozof, Sokrat i gjallë.

Milto Shuka nisi, shkoi
Brodhi Botën, ku nuk qe,
Më pas u ul, libër shkroi:
"Edhe ne ishim atje."

Nela Moskon, kur dëgjoni,
Kafja u duket e athtë.
Vret e pret "ekstremi  i djathtë"
Si, dikur, Kollokotroni..

Herët, dielli sa ka çel,
Vangjel Kuqi rrugën merr.
Porosit një "Kaçurel",
-Jo kafe, si ca të  tjerë.

Lili Dodi, "statistika",
Ndrit si diell, kur akuj shkrin,
Mendjen mban nga Amerika,
Sytë - te malet Apenin.

Ky Xhoxh Bitri, inxhinjer
Më shum rri në Itali,
Vjen e duket ndonjëherë,
Kafen e do me raki.

Reshat Kripa  gishtin tund,
Si i ri dhe i moshuar,
Na jep kënaqsi t' pafund
Poezitëduke kënduar.

Edhe Dusho Dushaj Ftera
Hiqet e flet si vlonjat
Aqsa Sabavet Ymeraj
Thote: Boll ti, mos e zgjat.

Vlonjat është Nexhat Mersini,
Nga, kapso, fshati Çeprat,
Insiston Vasillaq Ndini,
Që për sport flet ditë e natë

Të gjithë vijmë e zëmë qoshet
Ngrohtësi, vatër me zjarr;
Qyfyre dhe muhabet
Si në Vlorë, vite më parë.

Flokët të zbardhur, mustaqet me thinja.
Vijnë Kudret Arapi dhe Tajar Bonjaku,
Herë Taulla Bimua, herë Fatosh Voshtina
Kreu gjithnjë ruhet, në krye më plaku.

Rrijnë të mbledhur tok, burri karshi burrit,
Si  në Topana, si në Muradie
Si  pranë Monumentit, te Sheshi Flamurit,
Si në Pisorrugë, si në Çerekçie,

Si te Kali Trojes, te Sheshi Kateqit,
Te Vapori Mbytur a mes te dy Mole
Te Bishti Kalldremit, te Furi Meleqit
Te Pusi Mezinit, në Kume, në Çole.

I flasin " Babaçe"- Doktor Sadedinit,
Me nofkë "Agaçe"- plakut Taulla,
Janë të gjithë të mirë, bijtë e Ismailit,
Një shok i vërtetë  është më shumë se vëlla.








Përshëndetje Ymer Veshit

Më lejoni miq e të ftuar
Të shpreh dhe unë seç ndjej në zemër
Për një burrë kaq të nderuar,
Për një trim, vlonjat me emër.

Sot po promovojmë një libër,
Historinë e Vlorës plakë,
Zonjës së rendë me qibër,
Të vlonjatëve zemër flakë.

E ka shkruar Ymer Veshi
Me barot e zjarr dyfeku,
Siç ngrinte rinin tek sheshi
Kur vërshëllente fisheku.

Libri "Kohë e paharruar"
Vërtetësi, pa zbukurim,
Besnikërisht ka evokuar
Luftën tonë për çlirim.

Ti, e rilinde Besnikun,
Ata djem që tundën tokën,
Sinan Gjonin edhe Pajon.
Ramizenë dhe Zaho Kokën.

O Ymer, që jep e merr
Mirësi e dashuri,
Ti do rrosh me ne përherë,
Pleqërisht, si në rini.

03.06.07






KUJTOJ  REFIT HOXHËN

 

Po ta njihje Refit Hoxhën
Nuk e hiqje kurrë nga mëndja
Siç e shtyn çekani gozhdën.
Fjalë e burrit, bëhej tëndja.

Në mjeshtri ish financier,
Një kontabilist i zoti,
Midis shokësh, timonier
I pa ndikuar nga moti.

Këshilla e tij, në sy e faqe
Bashkonte çifte e shëronte  plagë,
Zgjidhte konflikte, shere, gjaqe.
Qysh i ri, ish si një plak .
Tiranë, 25.02.2010




LLAZARIT NË 70 VJETOR

Kanë qënë ca pleq në Krujë,
Që në këngë ja benin fora,
Po për aheng, qejf e bujë
Nuk ka si pleqtë nga Vlora.

Në krye, gjithnjë, Llazari
Afër mban dhe shokë të tjerë,
Që mblidhen te "Lapidari"
Ta vlersojnë e ti bejnë nder.

Në krah i qëndron Bardhyli,
Më tutje Niko Gjyzari,
Harillën takon te bërryli:
Sadedini dhe Luani.

Axhem Gjonaj, i Tragjas,
Sezo Hoxha e Llambi Kona,
E ndjekin Llazarin pas,
Si t'ish vlerë qindra miliona.
*
Ishim me "Zhakun" fëmijë,
Kur ujin nxirrnim me kova,
Bregut detit, si kërthinjë,
Në zhytje për "kum te bova".

Shkollë-shtëpi-mbi kanal,
Biçikletë e kal me shalë,
Me cingla loznim mbi rërë,
"fluturonim", që të tërë.

Kur kërcisnin mitrolozët
Ne rrokeshim me bajlozët,
Osoja, Muji e Mic Sokoli,
Kur nga mendja nuk na doli.

Partizanë e çlirimtarë,
Prinin para, si fanarë,
Atje, fillorist, në Skelë,
Në syt' e mendjes ke ngel.

Ky Llazar që vjen e shkon
Kurdoherë qëndroi në ballë
Per Kristinën dhe për Nikon
Rritej, si një shans i rrallë.

Familja me gjashtë anëtarë,
Vështirsi e halle shumë,
I rriti të gjithë të mbarë
Librat s'ua ndau kurrë.

Dhe e shperblyen mundimin
Si Babë Lila dhe Xhustini,
Nela, Leni e Violeta,
Njera më e mirë se tjetra.

Ti u dallove më shumë
Në Tiranë, në Teknikum,
Me zell e me sens praktik
Specialist për elektrik.

Dhe më pas në Institut
Shkollën e lart e mbarove
Me maksimum kontribut-
Rezultate shëmbullore.

Kush punoi e rrezikoi
Vendin e elektifikoi?
Llazari, brilanti brez
Monument për jetë do mbes.
 Dhe në vitet i moshuar
Nga istikami s'u tunde
Penën shtrënguar në duar
Asnjërë nuk u lëkunde.

Artikuj, libra teknikë,
Historik, programacion,
Më shumë dritë e elektrik
Gjithë jeta - një mision.

Ndaj tani, si shokë të vjetër,
Ngelemi përherë besnik
Si Llazari nuk gjejmë tjeter.
Lum si ne për këtë mik.

Të urojme nga zemra, thellë
Gjithnjë kaq vital të rish,
Me mishin në hellë pjekur
Vit për vit të na gostitsh!





BALL PER BALL ME TISH DAJIN


Na vjen një moshë kur ngele bosh
Dhe hiqe osh të zesh një qosh.
Në kafenetë ca shokë i thërret
Dhe me lezet zë kreun vetë.

Pa nis e sos një muhabet:
Ç'kam qënë njëherë, ç'ke qënë një herë
Dhe kokë e hundë i mban përpjetë,
Paçka se s'bën dot më punë me vlerë.
*
Koha te vdesim? Jo, vëlla, të rrojmë!
Nisja, o Sado, gjithë të këndojmë!
Afrohu, Llambi, ti Niko, hajde,
Se zërat tanë gjëmojnë, si gajde.

-O, ç'na kënaqët, thotë Lul Golemi.
-Ul Sezo zërin! Ta ngrejë Axhemi!
Pa nisi labçen ky Irfan Bregu...
-Iso, Llazar! Larg nga shelegu!

-Jo, o Bardhyl, mbledh për maçok
Kockat qëmtoj e i bëj tok.
Se, mish ka boll, t'u lodhet goja.
Thonë Milto Shuka dhe Harilloja.

-Këndoni shtruar, Duro, Kudret,
Dreka, ahengu, ju pastë lezet,
Se, midis nesh, kemi për mbret
Shkodran-vlonjatin e vërtet.

Me të krenohet mbarë Shqipëria,
Për të është mledhur tanë shoqëria
-Jeho, moj këngë! S'mbaron rakia,
"Të rrosh, sa malet, o TISH DAIJA!"








                                 PËRSHTYPJE PËR MILTO SHUKËN 
                     DHE VEPRËN E TIJ
                          

                        Me shokë fëmijërie nga Vlora ne e kemi bërë zakon të takohemi shpesh. Ai, që, ndonjëherë, mungonte ishte Milto Shuka. Ashtu, krejt i veçantë, Miltua, asgjë nuk bën "me plan", e aq më tepër, sipas imponimit të të tjerëve. Por, duke qenë origjinal, i mençur dhe i ditur, ne, e ndjenim shumë mungesën e tij dhe e deshëm ta kishim përherë aty, midis nesh. Unë ngulja këmbë të "korrigjohej" dhe një ditë i thashë në telefon:
.
Mos më prisni, po u "zhduka"
Më thosh një ditë Milto Shuka.
Jam i fortë, kurrë  s'u plaka.
Botës nuk i ka rënë flaka!?

Unë kam qenë në Greqi,
në Francë, në Gjermani,
përgatitem për Turqi,
ëndërroj për Itali.

Po të ma bëj Zoti mbarë,
Dua Globin ta shëtis.
Ah, që s'kam dhe ca dollarë,
Jetën rishtas që ta nis.

Gjatë viteve të shkuar
mësues, po, në kushte ferri,
disa gjuhë i kam mësuar
t' udhëtoja, si Guliveri.

Dhe ta dini ju, "o horra"
pleq, "matufë", trima, nga Vlora
Milto Shukën, po ta doni,
në Afrikë shkoni, kërkoni!

Dhe, po s'e gjetët aty,
hidhuni nga Deti i Zi,
Shkoni gjer në Majlezi,
Amerikë- Australi.

Dhe, po s'e gjetët në dete,
Nuk e keni më për vete.
Pini verë e hani pica.
do piqemi nga Babica.

            Dhe, kështu, mikun tonë shumë të dëshiruar, gjithnjë dhe pas kësaj
vazhduam ta kërkonim, po, rrallë e gjenim. Ai i "hipte" këmbëve të tij të
hekurta, veshur me shapka të lehta dhe ik e ik, në kërkim të ndjesive të reja.
Ai ndërkohë nuk harronte vlonjatët dhe dukej, megjithëse rrallë, herë në një
grup bashkënxënësish, kolegësh e ish nxënësish. Të gjithë e nderonin, të gjithë
e ftonin, e pritnin me pa durim, e kërkonin ta kishin, sërish, në mes të tyre.
                                                               %
                Pas bisedës telefonike, kaluan, gati, tre vjet. Milto Shuka, me
Vefin e tij, të pandarë, gjithnjë të re e qejf paprishur, e kishte realizuar 
ëndrrën e tij të kahershme, guitën turistike në Itali. Jo vetëm kaq. Pas kësaj
vizite, përshtypjet e kësaj aventure të vërtetë gjurmëlënëse i rajvijzoi me
kujdes, kulturë dhe mençuri në një vepër origjinale, dinjitoze. Libri voluminoz
ishte frutë i punës së tij komplekse për çka pa, po dhe studioi e shfrytëzoi
literaturë, e më pas kompletoi e shkroi direkt në kompjuter, korrigjoi e
redaktoi, faqosi e printoi, shumëfishoi e lidhi, si një mjeshtër shumplanësh.
               E lexova dhe e rilexova librin e Milto Shukës "EDHE NE KEMI QENË
ATJE" dhe jo se u befasova. E kisha besimin te përsosmëria dhe saktësia, por u
mrekullova me intensitetin e ngjarjeve dhe atë tis të gjithhershëm humori,  dhe
mu duk vetja se isha duke udhëtuar bashkë me dy shokët e mi të mirë dhe të
dashur, për të marë, njëkohësisht, njohuri e kënaqësi të pasosura.
                Të lumtë, o shoku im i fëmijërisë! Ti ngelesh modeli i vullnetit
dhe optimizmit Ti na jep të gjithëve besim dhe shpresë, si dhe na nxit për një
jetë të gjallë e të dobishme, në këto vite të "moshës së tretë", që, sipas
shembullit tënd, po na  lehtësohen e zbukurohen.
                Vazhdo të udhëtosh e të shkruash!

Shoku i pandarë
                                                                                                          
                                                                            
Luan Çipi
Tiranë, 1 maj 2002
                           


PLAGA E MILTOS

Milto Shuka erdhi sot, sërish, në takimin e përjavshëm të shokëve vlonjatë.
Ndryshe nga herët e tjera kish veshur një shapkë, që thuajse, i mbulonte kokën 
me gjithë vetullat e trasha. Epo i veçantë është Miltua ynë. Do të duket si
garip, mendova. Kur u ul në karrige dhe ngriti sytë e na përshëndeti nën strehën
e kapelës u zbulua një fashë e bardhë. Hoqi kapelën. Fashoja e stërmadhe i
rrethonte kokën dhe dukej se i mbulonte një goxha plagë.
                -Po, është e vërtetë. Kam një prerje, bajagi të madhe, tri herë
të qepur, në Spitalin e Shkodrës.
                Me një grup ish nxënësish, tani mesoburra qejflinj, me 2
autovetura, kishte qenë në një guitë  turistike në Malësinë e Madhe. Duke
ndjekur më të rinjtë, i shkau këmba dhe  midis qindra gurësh të vegjël, nuk
shpëtoi dot, ajo, koka e tij e madhe. Po, shyqyr, gurin e goditi me ballë dhe
ai," i mori të keqen". Veç sa i la një shenjë, biçim vule, si dëshmi të
përjetshme për shpirtin e tij prej aventurieri të thekur.
                Ne, nga gëzimi, që shpëtoi paq, ia nisëm këngës labçe: Unë ja
merrja, Axhemi ia kthente, Nikua ia hidhte dhe të tjerët bënin iso:

O Milto, qysh e pësove, derëzeza, profesor.
Me të ritë u shoqërove         "          
I hipe makinës shkove         "          
Afër Shkodrës seç qëndrove "         

Në Va të Dejës te Shpella  
     Në një zallishte me gurë                
Të ra nga koka kapela         "           
U rrëzove keq, or burrë.         "          

Të zuri i madhi hall :            "         
Gurin godite me ballë             "          
Plaga t'u hap si çatallë,           "          
Shkodra të shtroj në Spital .    "          

Mirë që qe balli i rëndë           "         
Dhe e hoqi kokën zvarrë,          "         
Ndryshe  nuk do merrnim këngë    "        
Po, me lot do kishim qarë.        "         






MERAKU I KASAPIT NGA VLORA
(Kushtuar Gjinovefa Kuçulit)

Në avlli gjëmonte defi
Këndon lozonjarja Vefi.
Sa shumë ma ka pasur qejfi
Gushën me inxhi sedefi.

Atë, unazën në gisht
Kasapi kur e pikasi,
U këput e ra në bisht.
Si të ishte kërcell prasi.

Se shikimin keq e nguli
Te Gjinovefa Kuçuli.
Njomësi zbritur nga qielli,
Fol e qesh, shkëlqen si dielli.

Fenomen, ndodhi e vjetër
Milto Shukën ka rinuar.
"Si Vefi nuk kishte tjetër,
Po, ç'e do, është plogështuar".

-Hajt të dalim nga Liqeni!
-Jo, te Enea do vemi.
-Hajde! Një xhiro do bëjmë!
-Po Albën, si do ta lëmë ?

Ah, sikur, vitet e shkuar
T'i rikthenim dhe një herë
Do barisnim të shpenguar,
Lodhjen  s'do e kishim ndjerë
Do mirisnim trandofilin,
Kanconeta do dëgjonim,
Gjithë botën do ta bridhnim
Do kërcenim, do këndonim.



Pse kështu?


Pse kështu? Miltua dhe Vefi
Kanë filluar gëri-vëri.
Vefit i ka ngelur qejfi
Pse Miltos ”S’i vete zëri”.

Miltua thotë:”Zërin më lart!,
S’të dëgjoj, nuk të marr vesh”
-Do nis të shkruaj në kartë,
Ja kthen Vefi, fol e qesh.

-Po, ç’thua, ç’përrallis, moj mike?
Nuk po kuptoj asnjë fjalë!
-“S’të lënë zhurmat, radion fike,
Mos u kapardis si djalë !

Në s’dëgjon, ti më shikon:
Kam ngelur e re, si femër
Nuk është veshi që gëzon,
Po, një trup, një shpirt, një zemër.

Pa hiqe mendjen nga veshi,
Ka dhe plotë shqisa të tjerë.
Unë dhe ti, Zoti po deshi,
Të rinj do jemi ngaherë”.
24.01.03
                     





            

                                          
  NIKO GJYZARIT
                                                                  
    (Në 68 vjetor)


Nga më vijnë këto kujtime
Që e pushtojnë mendjen time?
Pesëdhjetë e ca vjet më pare:
Takova Niko Gjyzarë.

Në Shtëpinë e Pionierit
Me fizarmonikë në krahë.
Gjilpëra në fill të perit
Kush mendoi të bëhej tra?

Ishim bashkë në Shkollë të Mesme
Dhe ushtar, me pushkë e vezme,
Më pas, në Universitet.
Punonjës në Komitet.

Po Shteti kishte nevojë,
Për kuadro me përvojë.
Nikon e prunë në Tiranë
“Udhëheqja” ta kish pranë.

Hap pas hapi e shkallë shkallë
Trimi i mirë zë vend në ballë.
            Porosi nga vet “ I pari”:
  vlerësohet Gjyzari.

Ministër t’u nda funksioni,
Kryetar Plankomisioni,
Politbyro kandidat,
Ku e gjete këtë fat?

Vërtet fat, po dhe andrallë
Mendja të vinte vërdallë:
Ç’do t’i them e çdo më thotë
Si  do sillem nëpër botë?

Jeta të shkoi nëpër zyra:
Mbledhje, mbledhje gjer n’agim,
Plane, projekte të fryra,
Akte, shkresa pambarim.

Gjumin, veten i braktise:
Punë, studim natë e ditë,
Që çdo vepër mbarë të nis
Shqipërisë t’i shtoje dritë

Punoje, po, pse punoje?
Socializmin të ndërtoje
Ëndrrën e vegjëlisë,
Sipas shembullit të Rusisë.

Po bota më shpejt vraponte,
Socializmin ëndërrimtar,
Perëndimi po sfidonte.
Lindja po humbet në garë.

Në Berlin rrëzohet muri,
Gjullurdi në Timishoar,
U kthye epok’ e gurit:
Kush të qëllonte më parë.


Prish, të prishim ç’ishte e ndrequr,
Se i përket komunizmit.
“Ne e dimë se ç’kemi hequr
Nga dhuna e socializmit”.

-Dale, prit, o i uruar,
Kam qenë i persekutuar
- Ti ke  qenë bash komunist.
Një tjetër luftë klase nis.

Kapërceve shumë hendeqe
Kishe gruan dhe fëmijtë.
Nuk të prekën se s’i preke
Dhe prova për pastërtitë.

%

Tani, të mbledhur sërish,
Në kohë të pleqërisë
Të urojmë gjithnjë të rrish
I ri, në mes të rinisë.



 
NIKO GJYZARIT
(NË 70 VJETOR)

Dua dhe unë diç, të shkruaj,
Ta përjetoj këtë ditë,
Por, s’kuptoj sa shumë po vuaj
Dhe asgjë s’po nxjerr në dritë.

Ndofta se, vite shkuan
Plot u mbushën shtatëdhjetë
Nga ai mot i bekuar,
Kur Nikoja mori jetë.

10 Nëntor 34
Ishte dimër, erë dhe shi,
Flakëron zjarri në vatër,
Skelë e Vlorës në stuhi.

Kur një lajm çau n’eter
Haber, si rrallë të tjerë
“Nën Sotira lindi djalë”
Një foshnjë me yll në ball.

Nako Ngjela fluturonte,
Gëzimi pushtoi dhe detin
Daullja, defi gjëmonte
Vlora, sikur lindi mbretin.
%
Vitet ikin, s’pyesin fare,
As për djepe, as për vare
Për fëmijë, të ri e plak
Në çdo ditë- një shuplakë.

Ikin si fshesarë dhe mbretër
E reja bëhet e vjetër.
70 vjet, si ikën, vallë?
Kot, sa sillemi vërdallë!

Ku jeni, o shokët tanë:
Llambi Kona, Mino Puri?
Ikën “prijsat” dhe na lanë
Mbahi, trima, se s’qan burri!

Ah, kjo jeta e vrerosur,
Sa pak gëzime na pruri,
Se, dertet nuk kanë të sosur,
Nuk na qeshi kurrë nuri.

Mos, sot, po gënjejmë të tërë,
Duke ngrënë e pirë së toku?
Ngremë dolli, urojmë me zemër:
“Rroftë miku, rroftë shoku?”

Të rrojmë? Po sa do rrojmë?
Thonë dhe njëqind vjet të tjerë.
Ikin shpejt. Le t’i gëzojmë:
“Hani mish dhe pini verë”.

%
Hani, pini, mos mendoni
Për të tjerë, po për vete.
Ç’do minutë po të gëzoni,
Do ja shtoni kësaj jete.

Tiranë,31.09.04


                                                                       
       






NIKUA DHE AXHEMI
(Në përvjetorin e lindjes)

Prapë ujdinë e bëtë,  burra,
Bashkë ta  “pleksni” përvjetorë,
Ndaj, si uji që del nga gura,
Po  ligjërojnë vjershëtorë..

%

Do t’iu them dhe unë dy fjalë,
Që burojnë nga lugthi zemrës:
Për ju nam i mirë ka dalë.
Të pëlcas maraz’ i shemrës!
%
Ç’të them për Niko Gjyzarë
Shok i vjetër, miku i parë,
Shtatëdhjetë e një vjeçar
Por, përherë  njeri bujar.

Gjithë u strukën nëpër qoshe,
Ti, nuk u ndave nga puna,
S’të pëlqeu jeta boshe
Ne me pleq e ti me çuna.

I sjellshëm dhe njerëzor
Mirënjohës  gjithë  jetës
Mirëbërës dhe miqësor
Dëshmi e së vërtetës.

                                 Je pjellë e mirësisë                                     
   I prerë, konsekuent,
Pasqyrë e fisnikërisë,
Nëpunës kompetent.

Gëzon, e gjithë shoqëria
Kur ti ule në ballë,
Dhe na mbulon mërzia,
Në qoftë se ke ndonjë hall.

Njëqind vjet të rrosh,
I lumtur qofsh përherë,
Mes shokësh ta kalosh
     Gaz, hare, shend e verë.. 
                                                     
%

Axhem Gjonaj i Tragjas.
Më i riu, midis nesh,
Optimisti, zemër gaz
.   Të shton jetë e të jep shpresë.

Inxhinieri gjeolog
Me përvojë e shpirt praktik
Na ka mbledhur sot tok.
: “Hani dhe pini, pa frikë”.

Dhe kujtoni, si më parë
Vlorën tone, buzë detit,
Ku e kishim kryetar
Të Komitetit të Rrethit.

E mbaj mend kur më tha:
“Hajde bashkë të punojmë.
Vërtetë do lodhemi ca.
Po Vlorën do e ndryshojmë.

Ish vërtet idealist
Një zbatues pikë për pikë
Po, regjimi komunist
Ngeli zhgënjim utopik.

 Bëmë Çimento, Llamba, Sodë,
Rrugët me asfalt u shtruan,
Thamë se çuditëm një botë   .
Po, të gjitha u rrafshuan.

Tani, le t’i lëmë kujtimet,
Të kthehemi te rakia,
  pimë dolli për gëzimet
“Të na rrojë shoqëria”.

Tiranë, 24.12.05







NJË SHOK FËMIJËRIE

Më shfaqet fare pa pritur
Vasfi Duka i paritur
Një emër, vërtet, i ndritur
Në fshatin Vranisht lindur.

Në Vlorë, në Muradie
N'ato vite feminorë
Bashkë shkonim të merrnim dije,
Të kapur dorë më dorë.

Ikin vite dhe dekada
"Duka" nuk lë cep pa shkelur,
Perla nxjerr, nuk mbledh balada,
Visaret, nën tokë fshehur.

Ngeli si madem me ar,
Jo, si "meteor me bisht"
Një thesar tejet i çmuar
Vasfi Duka i Vranisht.

15.04.03 









     BARDHYL GOLEMIT

Thonë u linde në Sarandë.
Kushedi se ku je "mbjellur"
Prindërit ishin si nomadë,
Normalistë, mësues të zgjedhur.

Me emrin e madh Bardhyl,
Bardhësi, besë karakter,
Librin dhe penën në mill
Kurdoherë mbajte me nder.

Që nga Lenci e nga Sharli
Ohmi, Volta e Faradej,
Edisoni e Xhejms Vati,
Xhejms Klark Maksvell,

Henri Herc e Guljem Markoni,
Shpikësi Tomas Edisoni
Për shumë ditë, në dhjetëra vjet
Qenë për ty bot'e vërtetë.

Ndër shokët gjithnjë i pari,
Kalon dy klasë në një vit,
Vlora të rriti të mbarë,
Tirana të bëri Vip,

Shtriu, ngriu në lexime,
Vërtetim, eksperiment,
Pa pushime e dëfrime
Si një shkencëtar i vërtetë.

Kudo fitove besimin
Mësues, bagazh e nder
Thjeshtësia, mirëkuptimi
Ishin bashkudhëtarë me vlerë.

Jo thjesht një pedagog,
Pasionant në stil artist,
Kurdoherë një shok për kokë,
Novator e metodist.

Këto çdo student i thotë,
Të pafund qëndrojnë në listë
Shumë bredhur nëpër botë
Dhe tani, si pensionistë.

Lul, ke qenë gjithnjë fanar
Program, tekste mësimore,
Në krye mbi arsimtarë
Autor librash madhështore.

Lul, ke qenë gjithnjë fanar
Program, tekste mësimore,
Në krye mbi arsimtarë
Autor librash madhështore.

            Si arsimin kur drejtove,   
              Në ato vite vështirësie,
 Dhe tani në moshë madhore,
Si anëtar Akademie

                                       Mbledhur festojmë e gëzojmë                                                                             Midis shokësh fëmijërie
Përvjetorin e kujtojmë
Për ty, shembull modestie.

                                                                                
                                                                
ASHKËNA

Bardhyl Golemi na grishi,
Si në Vlorë, të rinj, dikur,
Të takohemi, sërish.
Miqësia s'plaket kurrë.
%
-Nuk mbajnë këmbët
S'dëgjon veshi,
Na ranë dhëmbët,
Na ra leshi.

-Po na dridhen duart, koka
Dhëmb këtu e shfryn aty
Tensioni sa lart u çoka,
Kolesterol, glicemi.
%
Plagë e halle kush nuk ka?
Ca më shumë e ca më pak
Dhjetëra vjet, këto, o vëlla
Deshën mund, djersë dhe gjak.
%
E ka mire ky, Lul Golemi:
Merja këngës, gotën toke!
"S'kemi dhembje, halle s'kemi,"
Bij të denjë të kësaj toke.

Ashtu siç lindëm do vdesim,
Nga dhembja në dhembje vemi.
Si trimat plagët ti presim!
Mirë e ka ky Lul Golemi..

-Hajt gëzuar! Gotën toke
Merrja këngës, Zërin dridhe!
Si dikur, në Vlorë me shokë,
Anës detit. Vallen hidhe!




NISJA E LLAMBI KONES
TE VAJZA E TIJ  NË KANADA
(26 mars 2002)
               
Nisu, nisu, Harallam
Pistoleta bëri bam.
Kembzën e shkrehu Elvira
Më e qeshura, më e mira.

Nisu, nisu fluturim
Rrugë të mbarë ke për urim.
Mijëra milje fluturuar
Nuk besoj që je larguar.

S'më besohet të kesh ikur
Të ndjej ende pranë e ngjitur
Sikur rijmë e bisedojmë,
Dertet e hallet kujtojmë...

Je  përherë te mendja ime
Në hidhërime e gëzime.
Ti, s'do jesh në Kanada
Po, ndër shokë e përmbi ta.

Se, as Sadua, as Miltua
Nuk vlejnë për mua sa ti.
Je i ëmbël, si një ftua
I pjekur, ngjyrë flori

Që ka dhe shije dhe erë
Për vete dhe për të tjerë.
Udhë e mbarë edhe njëherë
O shoku im më me vlerë


.


ZILJA BIE

Telefoni..Zilja bie.
Harallambi bën me dorë.
Zëri i shokut larg u ndie.
Kanadaja mbushur borë.

Më uron për Vit të Ri.
Më gëzon, si asnjë tjetër,
Si dikur, në fëmijëri
S'më harron, ky mik i vjetër

Këtu natë, ora dy,
Atje darka sa ka nis,
Bulevardi aheng- shi
Fishekzjarja qiellin gris.

Unë po ri para TIVusë
Koha nxin... Qiell me re.
Zotin nisa që të lus:
"Llambi, shpejt, ktheu te ne".

Me humorin tënd të thekur
Barceletat plotë shaka
Kur nuk kemi për të vdekur
Veshka e tension, nuk ka.

Po ka këngë e serenata
Kinema, teatër, oper
Ecje, shëtitje të gjata
Te liqeni, përmbi kodër.

Kemi shoqëri të gjerë
Harillën, Nikon, Llazarë
Do mblidhemi dhe njëherë
Kot s'të kemi kryetar.




LLAMBI U KTHYE

Ike, vajte, prapë u ktheve
Nga Toronto në Tiranë
Te Kanadezët ngadhënjeve
Të çmuan, të mbajtën pranë

Poti si s'kuptoje vallë
Që ne, rreth gotës me dhallë,
Sa e ndjenim veten gjallë
Llambin kujtonim me mall.

As dhalla nuk na shijonte
Se, secili, ëndërronte
Zërin tënd kur të dëgjonte
Bashkë me ty prapë të këndonte.

Po, papritur shkrepi drita
Në zefir lajmi i parë
Mbriti më së fundi dita
Llambi Kona  paska ardhë

Mërse erdhe Llambi Kona
Dil, ç'vish takëmet e rënda
Axhemin dhe ne dëgjona:
"Kot më mirë është jashtë se brenda".








MIKU I ARTË

E  njihni, apo s'e njihni
Mikun tim zemër artë?
Është Minella Kostandini,
Po e them me zë të lart!

Ti, o djalë, vajzat e mia,
Kur të lexoni ditarë,
Në aktorët " vip" të tijë
Mino-ja zë vend të parë…

Do qëndrojmë të pavdekur
Përherë gjallë, pranë e pranë,
Lidhur fort, derdhur si hekur,
Nuk ka ngjarje që na ndanë.

Jemi njohur shumë herët,
Sa dalluam nënë e babë
Dhe nuk ishim si të tjerët,
Po, si dy kokat në shkabë.

Nuk na lidhi dhënia, marrja;
S'u deshëm për interes,
Nuk ishte në qendër parja:
Po, një lidhje besa- besë;

Sporti, qysh në fëmijëri,
Librat, deti kaltërosh,
Këngët, vallet, në rini
"Gëzo çastin, që të rrosh!"

Dhe më pas, si familjarë
Punë ditën, aheng natën.
Kudo ishim të pandarë,
Në dysh e ndanim kafshatën.

 "Mino Puri", ku je vallë?
Kam shumë vite pa të parë,
Për mua je ende gjallë!
Ngela me lule në varr.




HARILLA PAPAJORGJIT
(Në 68 vjetor)

Jorganin për një plesht dogji
Vetë Harilla Papajorgji.
Kur një dash theri e poqi,
Ai  burrë e di se ç'hoqi.

Ndaj u mblodhëm, këtë herë
Ta urojmë e ti bëjmë nder,
Se kaloi një jetë të tërë
Det me dallgë e rrugë me rërë.

Të kujtojmë Kume e  Çole
Edhe lojërat me kaçole,
Si barisnim përmbi qyngje,
Si "luftonim" me llastiqe.

Bashk' ishim në "fishinjore"
Në një rresht dorë për dore,
Të pandarë një jetë të tërë
Në det, te "Guri me vërë",

Dhe kur erdhëm në Tiranë,
Asnjëherë nuk u ndamë,
Njësh krevati "marinar"
Buka ndahej barabar.

Në një shkollë e në një klasë
Unë në bankë ai në dërrasë
Bashkë në kor e në teatër,
Si dy vëllezër në një vatër.
%
Shpejt erdhi vërshimi lumit,
Që ndër skaje na degdisi,
S'ka  më erë deti e kumi
Poerë djerse  dhe gjirizi;

Ti, në Komitet Qendror,
Me një lider "zjarr e prush"
Unë në erë, shi e borë
Për t'i bërë "malet- fushë"…
                    
Punuam me ngulm e besë
Impenjim në vetëmohim
Pona kishte rënë në pjesë
Utopi e pambarim.

Por, kur pamë se  çkishim bërë,
"Leninizmin në veprim",
Rezultoi  në ujë një vërë
Shtetëzim e kooperim.

                          Tash na duhet të bashkuar
                      T'i  kthejmë sytë nga Shqipëria,
                          Grupimet qofshin mallkuar!
                          Politikë është shqiptaria.
%
Le ta lëmë kohën e shkuar,
Vitet ikën pa u ndjerë.
Rrofsh e qofsh gjithë i gëzuar
Dhe njëqind vite të tjerë!

27.11.20




PËRVJETOR NË PËRVJETOR
(Harillës dhe Axhemit)


Bashkë vendosën të festojnë
Ditën 29 Nëntor.
Dhe na ftuan të gëzojmë
Përvjetor në përvjetor.

Harillën dhe Axhem Gjonin,
Si shumë njerëz me vlerë,
Në jetë i solli Nëntori,
Ndaj ne po iu bëjmë nder.

Ç'i bëri bashkë, këta burra
E para: Lindën në Vlorë,
Dhe, si lum që del nga gurra,
Morën udhët dorë më dorë.

Të shkëlqyer në mësime,
Njeri para, tjetri pas,
Veprimtarë të rinisë trime
Çanë me gjoks, nëpër tallaz.

Të përzgjedhur, si për farë
Ndër qindra kokrra elitë
Ministër e Kryetar.
Nga pozita në pozitë.

Jo vetëm se vezulluan
Në qiejt e mjegulluar,
U rropatën, u munduan,
Por, veç ngelën të nderuar.
%
      Për Harilla Papajorgjin      
  Do t'i them, veç nja dy fjalë,
  Se e njohëm shoqi-shoqin
Si vërsnik, 70 vjeçar.

Jo vetëm si djem prej Vlore,
Po, kumaxhi dhe skelarë,
Në foshnjore dhe fillore
Ulur në bankën e parë.
,
Ku jeni vitet e qetë,
Ku dimri dukej behar,
Dashuri krejt e sinqertë
Shtatëdhjetë vjet të pandarë

Mos, sot, po gënjejmë të tërë,
Duke ngrënë e pirë së toku?
Ngremë dolli, urojmë me zemër:
"Rroftë miku, rroftë shoku?"

Të rrojmë? Po sa do rrojmë?
Thonë dhe 100 vjet të tjerë.
Ikin shpejt. Le t'i gëzojmë:
"Hani mish e pini verë"


                    
SEZAI HOXHES
( Në 70 vjetor)


Jemi mbledhur tetë vlonjatë
Ca  hollakë, ca barkalecë,
Ca të shkurtër, ca të gjatë,
Secili rreth shtatëdhjetë vjeç.

Sot festojmë për më të gjatin,
Na mbushi plot shtatëdhjetë:
Sezai Neki Hoxhatin.
Rroftë e qoftë e mbettë për jetë!

Ne, shokun, me simpati
E shikojmë drejt e në sy:
Folna, o Sezo, dy fjalë,
Zëri yt relikt e rrallë

Të gjithë flasin, përrallosin
Botën mbarë e prapë palosin
Sezua hesht s'e thotë një fjalë
"Të pëlcaç, shpirti të dalë."

Veç dëgjon, qesh, të shikon,
"Fol, ti, fol, s'më bëhet vonë,
As kush vjen e as kush shkon"
I fituar kush duron.

Jemi sot, nesër s'do jemi
Dimë nga erdhëm, s'dimë ku vemi.
Sezua statujë qëndron,
Nuk e "dredh", nuk gjarpëron.

Miku ynë, që ka pak fjalë
Ka ngelur një shok i rrallë
Të mbetet ballë-përball
Në çdo punë e në çdo hall.

I përpiktë në orar
Dhe pse s'flet, ai vepron,
Në shpenzime hovardar
I pari në çdo aksion.

Vlerat e Sezos shtohen
Me gruan e tij, gjigande.
Në takimet, kur këndohen
. Këngët e bukura vlonjate,

Në pritje e në gatime
Në sport e në vallëzime
Vefi Liço, Kapiten,
Vezullon edhe shkëlqen.

Bledari: Mjaltë e flori
Doktoratë e Piceri
Albana, në poezi
E nderon brezin e ri.

Hani, pini dhe gëzoni
Labçe, vlonjaçe këndoni
70 vjetorin festoni.
Dhe kaq të tjera të rroni





O IRFAN, NA DOGJI MALLI

U harruam përsë gjalli
O Irfan, na dogji malli.
Hajde! Na shpëto nga halli.

Po qe se s'vjen të mërkurë,
S'është e thënë të mos vish kurrë,
Sikur do të zëmë me gurë.

Ditë java ka plot shtatë
Ti zgjidh një për qejfin tatë.
Hajde shpejt, e mos e zgjat!

Ne jemi gati, të tërë
Ta shikojmë çështjen më gjerë,
Veç vetëm ti, mos na lërë.

Pa ty s'të shijon rakia,
Ty, të ka lezet dollia,
Kënga, fjala, mençuria.

Ti, kurdoherë ia bën fora,
Mjaltë nga goja, flakë nga dora.
                                 Lum si ne, shokët nga Vlora!

I dashur Irfan!

Po ta shpreh me pash simpatinë,
shoku yt i vjetër i fëmijërisë,
për librin me tingëllime
"Homazh për dashurinë'':
Thesar mendimesh e vlerash dhe kulm i poezisë.
                      12.12.07                        



DURO MEHMET MUSTAFAJ
(Në 70 vjetor)

Profesioni  gazetar
Është vlerësuar përherë
Unë Duron kam ndjerë e parë
"Analist", mbi shumë të tjerë.

Publicist, që plotë guxim
Gjithë jetës shqipen shkroi,
Vepra letrarësh të rinj
Nxiti, ndreqi, redaktoi.

Bashkohës me Driteronë,
Kadarenë dhe Arapin,
Në plejadë me ta qëndron,
Në një start e nisën vrapin.

T'i mbledhësh shkrimet e vjetra
Bëhet një mullar me letra,
T'i qëmtosh, t'i ribotosh,
S'të del koha t'i lexosh.

Dhe si gjysh  ka plotë ide
Që ndër vite iu mëkuan.
Mos kujtoni se po fle:
Mediton, ndreq edhe shkruan.

Jo se unë kam parandjenjë
Shoh e njoh " vijën e dorës",
Kam besim: Do të shkëlqejë
Pleqërisht, Durua i Vlorës!


Kryevepra në punim
Me intrigë e dashuri,
Vrasje, ndarje e bashkim.
 "Mrekullia në shkëlqim."

%
O poeti ynë me vlerë:
Ne, të lindurit në Vlorë,
Dhe njëqind libra të tjerë
Të urojmë në përvjetor.

                   
 
AXHEM GJONAJ
( Në 62 Vjetor)

Jemi mbledhur rreth kurorë,
Si vite më parë në Vlorë.
Të gëzuar bëjmë brohorë,
Se festojmë një përvjetor.

Axhem Gjonajn e Tragjazë,
Optimistin, shend e gaz,
Jemi mbledhur të nderojmë:
Të këndojmë e të kujtojmë.

Siç e kemi bërë zakon
Unë, Durua dhe Irfan Bregu
Do lexojmë , sikur këndojmë
Ca vargje, flakë dyfeku.
%
I lindur ku fryn duhia,
                                        Në ato pllaja bregdetare,                                        
  Ku kullotin bagëtia.
Simfoni: Zile, xumare.

Ku e ndjen detin aq pranë
Sheh Burunin dhe Sazanë,
Si të lidhur dorë për dore.
Krenohe qe je prej Vlore.

Ky Axhem Gjonaj buron
Nga një fis xhins Arbëror
Me kryegjysh një GJON,
Të njohur mirë në Vlorë

Me bijë të shquar në breza,
Për Atdheun jetën dhanë,
Zonja Çure ishte mbesa
Një nip u quhej Sinan.

Ky Tragjazi, nën Dukat
Me Orikun pat e pat,
Kushi njohu pati fat
Diva burrat, zana gratë.

Qysh nga koh' e Kastriotve,
Aranit Golem Topisë,
Gjon Boçarve dhe Suljotve.
Bijtë e tu -  mbroj'e lirisë.

Kulmin kjo trevë e arriti
Gjatë viteve të stuhisë,
Kur djem e vajza i ngriti
Në luftën pa kompromis.

%
Mbase shumë larg shkuam,
T'i afrohemi "mademit"
Tragjazin ne e kujtuam
Për t'i bërë nder Axhemit
.                                                                                       
     Axhemi i ri, i zjarrtë
       Në Vlorë Gjimnazin kreu,
Në këto vite të artë
Talenti i tij shpërtheu.

Inxhinier e bën Tirana
Hyri shpejt në galeri,
Selenica me tam tama
Pret gjeologun e ri.

Sukseset s'kishin të sosur,
U ngrit Kryegjeolog;
Çdo dit' e më  përsosur
Organizator për kokë.

Kjo veti kaq e spikatur
U përhap e lart jehoi
Duhet një djalosh i matur
Rininë në Qark të drejtojë
.
Në art edhe në kulturë
Vlora zë vendet e para;
Në futboll, sport e në gara
Nxjerr yje, që s'shuhen kurrë

Nga rinia në pushtet
Udh'heqia të komandojë.
Kryetar në Komitet
Axhem Gjonaj të qëndrojë.

%
Hiq këtu e ngul aty,
Sa në Vlorë e në Berat;
Në Dibër drejtoi Partinë,
Në Tiranë udhëheqje lart.

Kur erdhi Demokracia,
U rrëzua monumenti.
Nuk të "ngrohu" më Partia
Të shkarkuan nga pushteti.
.
As me Turkun, as me Grekun
S'u fute në asnjë listë;
Nise të "gjurmoje" lekun
Me program kapitalist.

%
Sikur shkuam pak si gjatë
Pa e futur ndonjë"sfurk"
Mos ta harrojmë atë natë
Kur Axhemi ra në burg.

Se ç'hoqi, ai e di,
Me prangat lidhur në duar.
Ta largojmë çastin fatzi.
Kjo e shkuar do harruar!

Të sotmen le të kujtojmë,
Pajtimin dhe dashurinë.
Datëlindjen sot  festojmë:
Të këndojmë, të hamë, të pimë!







   NGA DITARI
      ( Pjesë, kushtuar mikut tim të dashur, Sadedin Gjokës)

Në vitet 2000, në Tiranë, u ribashkuam me shumë vlonjatë, shokë të hershëm
fëmijërie e rinie. Me ta takohemi 2 – 3 herë në javë. Më së shumti pimë kafe,
çaj, por, ndonjëherë dhe birrë a raki, apo festojmë datëlindjet e njeritjetrit.
Në këto takime tregojmë kujtime e ngjarje të kaluara, bëjmë qyfyre e shaka,
këndojmë, kryesisht këngët tona vlonjate qytetare e labe. Verës, në kohë të
mirë, vend i parapëlqyer takimesh është Parku i Kryeqytetit, te liqenit
artificial, qe, sadopak, na përfytyron detin. Vijnë në shoqërinë tonë Llambi
Kona, Llazar e Harilla Papajorgji, Niko Gjyzari, Sezai Hoxha, Milto Shuka,
Bardhyl Golemi, Axhem Gjonaj, Minella Konomi, Irfan Bregu, Duro Mustafaj, Spiro
e Pavllo Papa, Kudret Arapi, Tajar Bonjaku, Astrit Isaraj, Luan Gorishti Sadedin
Gjoka, Perlat Rama, Laver Hasani, Minella Mosko, etj. Ka patur raste që jemi
takuar edhe së bashku me gratë, duke organizuar  ndonjë piknik apo darkë të
thjeshtë në natyrë.
Klinika e dentistit vlonjat, ish futbollistit të talentuar të "Flamurtarit",
Sadedin Gjokës, është bërë një tjetër qendër  e përherësheme takimesh për ne dhe
për vlonjatë të tjerë, me banim ne Tiranë. Secili prej nesh sikur është ribërë
në këto vitet e fundit të jetës: gjithnjë më i gjerë shpirtërisht, më i mirë në
veprime, më i çiltër në mendime. Shokët  kanë takuar të jenë me arsim të lartë
dhe specialistë të njohur, shumica, me tituj dhe grada shkencore. Me të drejtë
njëherë akademiku Bardhyl Golemi, me modestinë qe e karakterizon, tha: "Për mua
secili nga ju mund të ishte akademik."
Këtu, së pari, do të shkruaj për mikun tim të dashur Sadedin Gjoka

            Një ditë në Klinikën e tij diskutonim rreth një libri me kumtesa,
botuar nga Shoqëria "Vlora", për Ismail Qemalin. Dihet se, çdo  shqiptar
patriot, entuziazmohet sa herë dëgjon emrin e vlonjatit të madh.
                Dikush , me këtë rast tha: "Hajde Vlorë, hajde, ç'burra ke
lindur e ke rritur!" Tjetri shtoi: "Ismail Qemalin, mbi të gjithë".
Po, vazhdova unë, veçse, rrallë gjen qytetar vlonjat pa vlera. Sikur vlerat
vlonjatit ja shtojnë ullinjtë, portokallet dhe deti. Dhe vazhdova, ngaqë sa
kisha mësuar se, pikërisht këtu te kjo Klinikë Dentare e thjeshtë një vlonjat
ishte nisiator i krijimit të Shoqatës Bamirëse për mjekimin pa fitim me kosto,
shpesh edhe gratis, të pensionistëve dhe paraplegjikve: " Ja ku kemi këtu Sadon.
Nuk krahasohen, thoni ju. Po, or po. Në rrënjë, po. Se, unë Malon ( Ismail Beun)
e çmoj dhe e respektoj sa asnjë tjetër (pas Skënderbeut), për veprimtarinë e tij
të madhe dhe të shquar diplomatike dhe patriotike dhe, sidomos, për aktin suprem
të ngritjes së Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë, pa të cilën vihej në
dyshim vet ekzistenca e Shqipërisë.
            Tani, të vijmë te çështja tjetër, që të jep, gjithashtu, entuziazëm
dhe frymëzim:

Po Sadua, Sadedin Gjoka?
Merr nder, kur me të bën toka,
Të lartësohet koka.
Thua: "Biri i Malos", rroka!

Sa i dashur, aq i mirë,
Buzagaz e plotë hirë.
Si kërcente dhe këndonte,
Poaq bukur me top lonte.

Shumë e deshnim, se na donte,
Për gjithçka ai ndihmonte,
Na shëronte, na mjekonte,
Jetën tonë e zbukuronte.

Qysh fëmi dhe në rini
Dikur, kur ishte në Vlorë,
Ashtu bën edhe tani
Me flokë të bardhë borë.

Vlorën prure në Tiranë
Sadedin, o mik i rrallë,
Do të jemi gjithnjë pranë,
Në gëzime dhe në hall..
Dinga do mbushet klinika
Me bobole dhe xinxifa,
Me fiq deti e xhixhivalle,
Me qitro e portokalle
Do kujtojmë djemtë çamarrokë
Dhe vajzat si shtojzovalle,
Kur këndonim, mbledhur tok,
Kur loznim dhe hidhnim valle,

Kur bënim cfita në rërë
Top lecke me qime kali,
Dhe, me pas, në det, të tërë:
"Le të dali ku të dali!"

I pari hidhej Minella,
Që dallohej nga kapela
Ja kish qepur Vitorija
.    Me dok, ardhur nga Rusia.

Orientimi:drejt te Moli!
Sot,  do të përsoset "kroli"
Kokën mbani pak te zhytur,
Plasi krahët-këmbët ngjitur.

Merr frymë thellë, ujin e nxirrni,
Trupin lere lirë, të shkasë!
Mendo: siç rrëshqet delfini.
   Mos të ngelet asnjë pas!

Edhe peshk, sot, do zihet
Me pezevoll dhe me grep.
Shiko qefullin si hidhet?
Lum si ne, që kemi det!

Hej ti, moj rinia jonë,
Kur u qethëm me shelegë.
Kemi, kemi ç'të kujtojmë
Jetë në zbore, mal e breg.
Tani, ti moj Vlor' e vyer,
Dashuri e pa kufi,
Iluzionin e ke kthyer
Pleqërinë e bën  rini.





     NË MALIN E DAJTIT

Më 13 Korrik 2002, me dy makina, shkojmë shoqërisht në Malin e Dajtit, për të
festuar, njëherazi, datëlindjen time dhe atë të Sadedin Gjokës.. Ishte një
variacion, ndryshe nga herët e tjera, që na kënaqi
të gjithëve. Unë deklamova vjershën si më poshtë:

Për Sadedinin kam shkruar
Fjalë zëmre, që rrjedhin vetë;
Po, ka qenë vend i shtruar
Jo 1000 metro mbi det.

Sot po flas nga Mali i Dajtit,
Ku erdhëm apostafat
Formuam hojen e mjaltit.
Lum si ne për këtë fat.

Dikush thotë:" janë pleq të rrjedhur.
Po  gëzojnë vitet e ngelur."
Le të rijnë ata meskinë
Si qen. Të ruajnë shtëpinë!

Ne, do dalim, do barisim
Sa këmbët vetë t'i lëvizim.
Do këndojmë, valle do hedhim
Do hamë, do pimë e do bredhim.

%

O poeti Irfan Bregu,
A po të shijon shelegu?
Mishi sa u hoq nga zjarri.
Lul Golemi:  Pri i pari!

Kokën, Niko, haje vetë!
Për të ndjen më shumë lezet.
Axhem Gjonaj, bishtin ka
Shenjë nderi për usta.

Merr, o Llaz Papajorgji
Shpatull, zemër e mëlçi!
Harilla, si vëlla i mirë
Të haj brinjë e të ndaj birrë.

Duroja dhe Sezaiu
Kofshët t'i shqepin me thua!
Pounë dhe Sado ziu?
Kushndau dhe u gëzua?


          





Sadedin Gjokës
(Në 70 vjetor)

Nikua tha:" festa u harrua,"
Sadua lindi në Korrik
                  Ceremoni e skaduar.                                                                                                               
Le të bëjmë një piknik,
Udhëtim n' teleferik.

Niko Gjyzari gabon,
Sadedin Gjokë vlonjati
Shoqërinë nuk e mashtron.
Nga takati dhe inati
Tavolinën sot po shtron.

Do festojmë 70 vjetorin,
Vërtet pak si me vonesë,
Ponderojmë edhe Nëntorin
Që nis e mbaron me festë.
Jemi miq e shokë me besë.

Kështu ne mbyllëm një sherr:
"Të festojmë, mos të festojmë"
Gëzimi  ngeli në derë
Për sot dhe tjetër herë
Për mua dhe për të tjerë.

-Sot  kam bërë kurban një derr.
Mish ka plot, raki dhe verë,
Bëni qejf, mos i kurseni
dhëmbë e nofulla i kini
Për to "ju rroftë Sadedini".


%


Të festojmë dhe një rast tjetër:
Na u kthye kryetari,
Xha Llazari,
Për të na kish marrë malli
                             Ndaj e kemi vënë te balli.

%

Dy dolli në një bardhak
E kanë hak
Me fund piheni rakinë,
Ta nderoni Sadedinë,
Ta kënaqni shoqërinë!

Tiranë, 06.11.05              


                                  


MOS MË HARRONI


I futur si kot e me zor në garë
Doktor Sadedini përfund më la
Ndaj mendja në kokë qëndron si në darë
"Ti them, mos ti them dy fjalë për ta".

Se  baba  na flet, nga vari, ku ndodhet:
O djem, mos i lini t'u mbysin në det
Se notin e dini, i kini salvadoret
Ndaj nxirreni dufin, pa flini të qet.

Nuk ka më të keqe në botë se harresa
Kur miqtë dhe shokët të lenë në borë
Mundohu, tregoju u duhet kujtesa,
Se ndjehesh mes tyre e jo krejt pas dore.

Andaj sot e them, këtë do ta dinit,
Korriku i nxehtë, kur avujt lart çohen,
Nuk është përvjetori i doktor Sadedinit,
Po dy përvjetorë, që vonë po festohen.

Dhe ju, miq të dashur, pesë muaj behari,
Në pritje e ankthe, po në heshtje vari,
Sadon e ëmbël nëpër këmbë e kishit,
Pse më deshtë mua, si thelën pas bishtit?

A mos vallë klinika qe e mbyllur 5 muaj,
Dhe nuk nxirr para për një darkë modeste
Dhe ju qetë të zënë, se "po mblidhnit duaj"
Ne fushat e grurit, me kokën ndenë feste?

Jo, mor jo! Një shok prisnit me shumë mall
Pa atë s'u ahet dhe  as që këndohet
Ndaj kujtohuni shokë, nxirrmëni nga ky hall
Se ky Luan Çipi kaq lehtë nuk harrohet
            10.11.07







NA "SHKRETOVE", O AXHEM!
(me rastin e datëlindjes, 29.11.07)


Vijë te qoshja - kot që dal,
Sheshi nuk më hynë në sy,
Tirana asgjë s' më fal
Duket si një vrimë për mi.

Ku të futem, nuk më nxë
Jam te Kafja "Mine Peza"
Shkallët po ngjis një nga një.
Kudo - sikur ka rrenë fshesa.

Jeta na u bë xhehenem
Shokët ulur kokën mbajnë
Na "shkretove", o Axhem
Nga malli, ata po qajnë.
                                              
Hajde, hajde sa më parë
S'ka ç'të duhet Kanadaja
Vendi ynë nuk ka të sharë,
Ujë e drita -ndrit dynjaja.

Herë këtu, e herë  në Vlorë
Do jetosh i mrekulluar
Nuk sheh më televizorë
Me deputet të shkalluar.

Le që ç'punë ke me ta
Ti, me ne, futu në gara:
Ha përshesh e trahana
S'ka ç'të duhet  Niagara

Gati Sadua dhe Minella
Ballas të polemizojnë,
As Xhuveli dhe as  Sala
Më mirë nuk do ligjërojnë.


Hajde, se kemi ndryshime
Gjykatë e prokurori,
Kudo do bëjmë reformime
Deri në Akademi.

Axhem, kthehu, sa më shpejt,
Vetëtimthi, me "vrap kali",
Të presim ne zijafet.
               S'ka ç'të duhet Montreali. 
11.07


     


                                               
                                               

REKUIEM PËR SHOKËT


Ku t'u gjej t'u flas me emër
Shokë të mi, nuk ju harroj,
Sa thellë që ju mbaj në zemër
Dhe sa shpesh për ju mendoj.

Nuk harrohet Llambi Kona,
As Mino Puri  i pafat,
Si  për ahengjet e vona
Me këngë e me serenatë,

Dhe për lodrat bregut detit,
Përmbi dallgët val' e shkumë,
Tek barka e mbytur e mbretit:
Sa në det, sa përmbi kum.

   O Minella i Kostandine,
Mendje artë e gojë sheqer,
Muskuloz, me veshje fine,
Si sportist dhe trajner.

O, Harallambi ynë,
Këngëtar dhe inxhinier,
Pse na e lotove sinë?
Si s'na qortove njëherë.

Ne na latë dhimbje, o shokë,
Bash në kohë të lumturuar,
Se ikët shpejt nga kjo tokë,
Po s'do kini të harruar.
20.11.07


         



NJË HISTORI ME PLEQ VLONJATË

Si dikur, vite më parë,
Kur fëmijë ishim në Vlorë
Tani pleq, të pa ndarë,
Rijmë të lidhur dorë për dorë.

Hamë e pimë  e kuvendojmë.
Kur dikush ka  përvjetorë,
Me mendjen gjithnjë jetojmë
Sikur gjëndemi në Vlorë.

Dikush thotë: është jashtë logjike
Kur një plak bën si i ri;
Nis e merr natyrë komike
 Ahengu në pleqëri.

Jo, mor, jo! Unë protestoj!
Nuk të bëjnë vitet plak,
(Ndaj përpiqem ti harroj,
Duke pirë këtë bardhak),

Po kurgjithcka është shuar
Mendimi është i vonuar,
Vullneti i plogështuar,
Ske dëshirë për t'mbijetuar.

Unë plak quaj  një burrë,
Që gjith' jetën hiqet zvarrë,
Nuk evidentohet kurrë
Dhe në shtrat është si në varr.

Hajde , shokë, nisni këndoni,
Hani, pini pa merak
Tamam si Anakreoni,
Merrni shembull nga ky plak.

Lexoni Homer Khajamin
Dhe kërceni e lëvizni,
Rruhi të mos shtoni dhjamin
Orët, tuj ik, i grisni!

Pa dikush do bëhet "hije"
S'jemi lisa, s'po gaboj,
Edhe vdekja po të vijë
Të na gjejë me këngë në gojë.

Tiranë,  Restaurant "Vlora" , 2010





LUANËT E VLORËS


Nga larg duket Luan Ferra
Ta takosh - nuk e bën dot,
Fluturon më shpejt se era
Nga Vlora në Ujë të Ftohtë.

Është i ditur, është i mirë,
Përfiton të bisedosh,
Ponuk ndalet me dëshirë,
Duhet bashkë me të të shkosh.

Se ndjek dot, se "të merë shpirtin",
Duhet të ecësh me vrap,
Duket prêt të pres shiritin,
Pa ndjerë lodhje, ftomë  dhe vapë.

Lipsur qofsh, moj dituri
Nga ca mjekë këshilluar.
Ulur te kumi do ri
Ballë detit të kaltëruar.

Do hedh grepat të peshkoj,
Me lopatë krimba do nxjerr,
Do këndoj, do bisedoj
Midis shokësh: jep e merë.

%

Ja, më tutje Luan Sorra,
Kërkon prona dhe irate,
Dhe  kështu, trimi nga Vlora,
Gjallon shere dhe fesate.



Nuk ka vlerë prona private,
Nga stërgjyshër trashëguar,
Kur sjell ndarje, gjak, inate
Dhe mjedise të helmuar.

                       Thërriti mendjes, më bark gjerë,                             
Tregoje gjakun fisnik,
Në je derë, e përmbi derë,
Mikun mos e bëj armik.

%

I dëgjuar Luan Llupa,
Mençuri e mirësi,
Fisi i tij, me djem e çupa,
Shquar qysh në lashtësi.

Hania shkëlqente si dielli,
Fjalë ëmbël e punë flori,
Engjëll i zbritur nga qielli,
Harmoni e dashuri.

Nuk  harrohet kur Xhevati,
Futbollisti fantastik,
I madh si mëndja dhe shtati,
Ishte nder ta kishe mik.
%
Piktori Luan Vrioni
Nuk dilte shumë mbi të tjerë,
Po, ju shokë, të mos harroni,
Ishte nga oxhak me vlerë.

Për qumësht radhën mbante,
Skish më stane dhe bylmere,
Babanace, lakra hante,
Lyente  bezet me penele.

Ju, o shokë, babanë ja njihni:
Jakup Vrion Dijetarin?
Luani edhe  Qerimi
Modelin e tij po marrin.
%
Financieri Luan Cane
Kohën kot nuk e  humbet
Kapërcen "Kala Dibrane",
Mbyll bilance qindra fletë.
%
Kapedani Luan Kore,
Mbi skaf e rimorkiator,
Sikur i tërheq prej dore:
Traget, çistern e vapor
%
Vlora ka Luan të tjerë
Karakteristikë, tipikë.
Po unë, për këtë herë,
Përshkrimit po i vë pikë.
Tiranë, 04.01.07




URIM

Kjo, është drekë simbolike,
Bashkërisht e bejnë dy vetë,
Që kanë lidhje historike:
Gazetarë, shkrimtarë, poetë.

Sa të mira sjell bashkimi:
Ballakume e llomka mishi
Vitet i përshkon kujtimi,
Këngë kanine e vranishti.

Sadua nis derte vlonjate
Axhemi ballada vlore,
Bardhyli me postulate,
Sezaiun mban për dore.

Niko Gjyzari ndërhyn.
Me Harillën gotën tok:
"Le ta ngrëmë për shoqërinë"
Lum si ne për këta shokë.

Dashuri e harmoni
Nga Durua te Irfani,
Miqësi e vllazëri,
Nga zemra uron Luani.

Te birraria e Vaditit
Tiranë, 14.3.09-






TËGËZOJMË

Sofra, cep me cep e shtruar
Mish, vere, raki e birë.
Jemi mbledhur rreth bashkuar,
Për të ngrënë e për të pirë.

Shkak-pasojë, këtë radhë
Është ditëlindje dhe përvjetor,
 Një nismë tepër rrallë,
 Që gëzon Tiranë e Vlorë

Nismëtar i parë na qënka,
Doktori, Sadedin Gjoka
I prirur nga herë për rënga
Lehtë zakoni nuk u ndroka.

Luani, nga Vlora mbërriti
Ndaj u vendos: çakë e fak
Do mblidhemi te Vaiti
Një davet e kemi hak.

Le ta quajmë ditë të çmuar
Fundin e muajit Nëntor
Të hamë, të pimë gëzuar
Sa jemi me këmbë e dorë

Se ditët po rrokullisen
Lëmshi shtrëngohet e mblidhet,
Shqisat, si rrobat, po grisen
Ne, rrojmë veç me kujtimet.

Sot, Nëntor njëzetetetë
 Dita e Pavarësisë
Po dhe nesër, me kësmet,
 Çlirimi i Shqipërisë.

Ti kujtojmë e të këndojmë
Zërat, tingëllues kanë ngelur.
Këto çaste ti gëzojmë,
Nga kjo jetë të shkojmë të velur.

Tiranë, 28.11.2009





DY PËRVJETORË

Në këtë pritje të rrallë,
Që e bëjnë dy burra finë
Bardhylin e vumë në ballë,
Prane tij kemi Farudinë.

Më tej, njëpasnjë rjeshtuar
Rrijnë pleq të respektuar:
Harilla, Sezua, Viktori, Irfani
Pirua, Alqi, Durua, Luani.

Axhemi i do dy fjalë,
Po dhe Nikua, me zi pret,
Dymijëenënta, pa dalë,
Të bëjë tjetër ziafet.

Ikin ditë e vite, radhë,
Për Nikon shtatëdhjetepesë,
Një përvjetor jubilar.
Axhemi do edhe pesë,

 Nikos i urojmë vetiu
Vit të Ri të paharuar,
Axhemit-shëndet të riu
Të jenë ngaherë gëzuar!

Të dy, qofshin të fuqishëm,
Mos iu dhembtë koka kurrë,
Të qeshur e të dobishëm
Zemra prush e mendja furrë.

Edhe 100 vjetë të tjerrë
Ju urojmë në përvjetor
Hani mish e pini verë
Sikur të ishit në Vlorë
Tiranë, më 10.12.2009





ATY DO KTHEHEM

Shamë, prapë, o Niko, shamë…
Ku ti gjejë sharrjet e tua,
Se, tani, që s'jemi pranë
E ndjej, o shok', sa ju dua.

Poju them nga larg ca fjalë,
Të kuptoni, si kam shkuar
Isha plak, u bëra djalë,
Po, për ju, fort jam malluar.

Ngjitem lartë, afër … Neptuni,
Thashë- kalova përmbi diell,
"Marifete firauni":
Nuk shoh tokë, po vetëm qiell.

Iki, me orë  fluturim,
Aeroplan supersonik
Nisem darkës, sos n' agim:
Në Kanada, Nord Amerikë.

Mbërriti, mbërriti, ja, po zbret…
Gjigandi rrëshqet mbi rrotë,
Ska më re, nuk ka me det,
Poçudi, e tjetër botë.

Vallë ku shkelëm, çështë ky prag?
Është një vend krejt i praruar,
Emërin e ka Misisuagë
Si nga Zoti i bekuar.

Popullata me shumë raca,
Siperfaqe pa mbarim,
Pa kodrina e pa taraca,
Vendi- kantier në ndërtim.

Dhe ka plotë gjëra të para:
Toronto, Tora e Lart,
Të mrekullon Niagara
Ontario, liqen i artë.

Pa e mbushur plot një muaj
M'erdhi karta e rezidentit
Kanadez  nis e më thuaj!
Jo, or jo. Jam bir i detit.

Aty, ku linda, në Vlorë
Prap do vijë e të shullëhem
Dhe ti zbardh flokët –borë,
Në mesin tuaj të prëhem.

Toronto, 22.04.09





MIQTË VIRTUAL

Që  kur u shpik interneti
U ndryshua bota mbarë
Nuk bën më vizitë mileti
As në fis e as në farë.

Boll që të klikosh në skaj
Dhe gjithë njerëzit i afron
Nuk të bën askush me faj
As të qesh, as të qorton.

Interneti shpejtë të shpie
Drejtë për drejtë e në shtëpi
Të lidh, në mijra fije,
Me zë, tekst, fotografi.

Dhe që të kesh më shumë duk
Hyn në yahu e në gugëll,
Në netveg e ne fejsbuk
Si të luash me një kukëll.

Në Tiranë a në vend tjetër
Gjen ngado miq virtual
Vërtetohet teza e vjetër
"Bota qenka portokall"
12 shkurt 2010





PETRAQ JANKO PALIT


O Petro, Petraq i Pale,
Gur i rëndë bregdetar.
Si në kengë e si në valle
Kurdoherë ke vend të parë

Pota kthej, si janë zakonet
Thellë, nga Kuçi gjer në Brat,
Ku me vargje bisedohet
Si me burrat dhe me gratë:

Fluturova përmbi retë:
Ik e ik- në Kanada,
Interneti seç më gjetë
Një usta - përmbi usta

Thashë lashë shokët. Vetmimtar
Do humbas  krejt, i sfilitur,
Pomu stis një shpëtimtar
Një engjëll, një shpirt i ndritur.

Jo vetëm që nuk mërzitem,
Se gjithë ditën ligjërojmë,
Po, çdo ditë vrullshëm po ritem,
Poetisht ne kuvëndojmë.

Falemnderit Petro Janko,
Trashgimtar i Janko Palit
Je fokstrot ti, nuk je tango,
Ruan energjitë e djalit.

Kanada, 25 mars 2009





ARLINDA


Vajzën më të vogël, na e quajnë Artë,
Atë, më të madhen, e thërrasin Linda
Ka dhe një të tretë, me zemër të artë,
Baba i vet, prej Shkodre, i foli Arlinda.

Motërmaja e Artës,  me emrin Arlinda,
Është si yll i bukur, me  shpirtin brilant
E qeshur, e mençur, (për këtë u binda),
E them i sigurtë, u bëhem  garant.

14 korrikut unë kam përvjetorë
Zilja e celularit bie papushim,
Ja, nga larg, Arlinda, përshëndet me dorë
Më uron jetgjatë, si  t'ish djali im.

Kush e bën këtë, veç zemra bujare,
Për një plak, kush pyet nëse rron a s'rron,
Të « moshës së tretë »  nuk nxjerrin më pare.
Po s' pat interes, gjthkush të harron.

Më rrofsh, moj Arlindë, me vëlla e me djalë,
Jeta ta shpërbleftë, atë që t'i don
Se Zoti shikon, gjykon e të fal
Gjithçka meriton, kërkon e lufton.
                                  
                                        Vlorë, !5.07.2009             



PËRPARIM HYSIT


I kthyer nga mërgimi,
Jam nëVlorë,  në det,
 U shkërmoq vegimi
Dhe malli u tret.
Për ty po mendoj,
Dhe ta qaj hallin,
 Zotit i  kërkoj
Të ta shuaj mallin,
Ardhçë, sa më parë,
Te Petovë e Vjetër,
Se e Reja, fare
S'gjende as në letër.
 Nuk reshtet poeti,
Vargëzon  nga pak,
Mbushet interneti
Skraparlli-boshnjak,
Me vajza hadhjare,
E gra sevdallesha,
Vejusha e beqare
Qeflinjë e qeflesha.
E nis që nga prilli,
Sose në korrik
Nuk të gjindet filli
"bandill simpatik."
Njërën, puth në sy
Dhe tjetrën, në gushë.
Qëndron- veç aty,
Pa zbritur në " fushë'.
Se, dhe s'ke takat,
Vetëmpak merak,
Ngaqë je me fat
Rreth me Fierak,

Të pranoj për mik,
Shoku virtual,
Poet erotik
                 Shpatarak dhe Lalë.                                                                                                                    

Vlorë,gusht,2009





NJË KËRKESË E SHOKUT TIM


I ngelur vejan, mjerani,
Në kërkim për më mirë,
Morri pozicion  jarani
Për të shprehur një dëshirë .

E gjykoi se nuk gaboi,
Ndaj mendoi se ish i vyer
Guxoi e dikë takoi
Bisedoi, me zemër thyer :

"Ti, e vetme, unë, i vetëm
                                       Cfilitemi e vuajmë shumë,
Pse mos ta bashkojmë jetën,
Ta kalojmë në va një lum?"

Takimi qe i papritur
Mu duk se bëra gabim,
Po, ne jemi fort të ritur
Thjesht kërkova bashkjetim.

Tani, që ngela zhgënjyer,
Herë në kengë e herë në vaj,
Më duket se jam i fyer
  Dëshpërohem e sa s'qaj.

Po, dy vargje për ty  dua
Brenda vehtes mos ti mbaj :
"-As më thua, ç'ke me mua,
Pse të desha, paskam faj?"

Vlorë, 09.09.09




FOTOGRAFIA E PETRAQ PALIT 
 
Të shoh në fotografi:
Ule barkun, ule gushën!
Ti, nuk je me djalë i ri
Ne UJRA, që vadit fushën;

As në bregdetin Jon,
Duke hedhur pezevolin;
As te Fusha e Sportit tonë,
ku aq lehtë e beje golin;

As kur bridhje me motor,
Vajzat duke përshëndetur
Dhe të kapur dorë për dorë
Shtriheshit barit, të mekur.

Ule, ule, ule barkun
Dhe hiqi nja dhjetë kile,
Nëse do ta kalosh Harkun,
Të rrosh 100 vjeç, pa hile.
%
Të shoh veshur kuq e zi
Me aparatin në dorë.
Më dukesh fare i ri,
Si 30 vjeçar, në Vlorë.

28.12.200




FALNDERIM PETRAQ PALIT
(Me pushime në Qeparo)


Petraqi prapë na kujtoi
Asnjë emër nuk haroi
Me rradhe na zuri me gojë,
Dërgoi lule Qeparoj.

Rri me Krisin numëron
Shoqëri, miq e gjitonë
Një nga një, të gjithë i fton
Në brigjet e detit Jon.

Petraq, i miri Petraq,
Se kupton, sa na kënaq
Me fjalët që ri e shfaq:
Na jep jetë e na jep paq.

Rrofsh e qofshë, Petraq i Pale
Ha e pi, shullëhu detit.
Për të mirat, që na fale,
Ke hak kurorën e mbretit.




Të prisnim me padurim

Iterneti sot na fali
Kënaqsi edhe gëzim
Na u kthye Petraq Pali,
E prisnim me padurim.

Kënaqsi, që  na mbërrite
Plot shëndet, rini e nur;
Gëzon Lidhja Qeparote
U forcua, si dikur.

Ti,  je kripë, mjaltëe sheqer,
Embëlsone lezeton.
Kjo,  kuptohet dhe më shumë
Kur largohe e  na mungon.

                              Se,  faqja na ngeli bosh
Ca ditë,  as që u duk fare
Vec Sillua e hoqi osh
Nxorri vidiot nëdritare.

Tani, me dije mëshumë
Diplomant ne juridik
                             Prenjtëdo na bëhen lumë
                                  Shqipëria-Amerikë            

Me fuqi të shumfishuar,
                                Ti, na vjen prej Shqipërie
Ke marrë  arin e kulluar
Dhe motive poezie :

Nga shoqet e shokët e shumtë,
Në Korfuz, Vlorë e Tiranë,
Nga valdeti perçe shkumbë,
Kur kaloje Llogoranë. 






 ÇUDITË E BOTËS NË EKRANIN E KOMPIUTERIT

Flasim shpesh (dhe bën efekt)
Për artistë  a për poetë,
Për një përkthyes perfekt
Për një mal a për një det;.

Të relakson e të pushton hareja
Kur lexon e kur dëgjon
Cfarë na shkruan Kadareja,
Vaçe Zela, kur këndon.

Po, kur çel "Siparin e Botës"
Nga ekrani ndjej çudi:
Sillo Muçko, i Qeparotas
Më mbush plot kënaqësi.

Ku i gjen, ku i ka marë,
Si një bletë, që mbledh nektar,
Mrekullitë e botës mbarë,
Video ngjarjesh të paparë.

Ti, na rrofsh, o inxhinier
Pasionati plot talent,
Ben një punë me shumë vlerë,
Si artist e si poet.







SHOQES SIME

Po pse  mendja  më bëhet det
E mendimi bredh aq larg?
Kanë shkuar lum 50 vjet
Ti, ende, të kam në bangë.

Me flokët shkurt, prerë si djalë
Fustanin përmbi gjunjë
Ezmere e bukur, me ball të dalë
Me vetullat shushunjë.

Shumë larg ke ikur, e emigruar
Je ndarë nga banga ime
Po ja që unë si kam harruar
Të emblat endërrime
22.10.2009






VASILLAQ NDINI
Në 80 vjetor


Ta mësoni, që ta dini
Dhe ta ngulni mirë në kokë:
Një të dytë, si Vaçi Ndini
Rrallë mund të lindi kjo tokë.

Është i lumtur, krejt me fat
Bashkshortja, fëmijë dhe shokë
Kushe njohu thellë dhe gjatë
Kush e pati mik për kokë.

-Triplo, Vaçi, gjuaj gjatë
Oh, ç' kënaqsi na jep teta
Shih golin me rafashatë
Shiko sprintin, si shigjeta.

Po Vaçin, si trainer,
E kujtoni e mbani ment?
Si zbuloi  timonier, si e lindi brigadier,
Si na grishte në kuvend?

Me të rrijtë dhe Flamurtar
Të stërvitur mirë gjithmonë
Sa çuditën botën mbarë
 Beograd e Barcelonë?

 Në Shpim Kërkim financier
Kryeshef në Komitet
Me "udheheqien" jep e merr
Llaktundi mirë të pret.

Nëndrejtor në Llakatund
U zbulove si drejtues
Dhe tregove, më në fund
Se ishje një yll ndriçues.

Dhe pastaj, në Komunale
Le gjurmë që nuk shlyhen kurrë
Banesa, rrugë e kanale
Plazhe, mole përmbi gurë.

*

Në ditët e pleqërisë dhe kontribut të vërtetë
U përgjigje kur të folën, me përvojë, me nder, me besë
Ishte thirrja e Teli Ndinit, një shëmbull, një amanet
Pë r Shqipërine e për mbarë Kombin jam gati sërish të vdes.

Te Restorant "Vlora" Tirane,7.1.2010




HOXHATËT

Sot, na folën e na bënë tok
Dy burra, bajagi të gjatë
Një ndërtues, një gjeolog
Nga fisi i madh i Hoxhatë.

Janë dy vëllezër të rrallë
Farudini,  më i madh.
Ndaj atë e vumë në ballë.
Të pres urimet me rradhë.

Po i  lexojmë këto strofa
Kur sofra është mbushur dinga
Pa harruar se katastofa
Rezikoi HECE dhe  diga.

Ndërtuar, thurur kurorë,
Si kala për legjendarë,
Nuk ka prurje me shi e borë
S' ka rrebeshe që ti marrë.

Janë si zbulimi i Kolombit,
                     Vepër me vlerë që shtohet,
Ndaj, kjo Krenari e Kombit,
 Gjithnjë e më shumë nderohet.

Pas remontit, siç e dini,
Zgjerohet kapaciteti
Kështu, Digat dhe Farudini
Nuk tronditen nga tërmeti.
*
Më lejoni, pa u "ngjeshur"
Të rendis, në varg, dy fjalë,
Për humor, sa për të qeshur
Llafi jashtë të mos na dalë.

Me Viktorin kemi vite
Mblidhemi te Monumenti.
Nela Moskon e bën "pite"
Sa, s'ka ku futet, i shkreti.

Nuk ka faj, se vete griset
Çdo gjë e lidh me Berishën
Po, asgjë mbarë nuk bitiset
Dhe biseda nis e prishet.

Ndaj, Viktori,  vë ballë Marksin
-Le të matet po ja mbajti!
 Minella, shpejt, na nxjerr "sharsin".
Sheri te koburja vajti.

- E lexoj drejtë në Anglisht
Karl Marksin, po pa dëshirë.
-Rri, mor cap, dhi e pabisht
Ti, as Shqipen nuk di mirë.

*

Orët ikin pa u kuptuar
Hidh e prit, në politikë,
Gjithë Botën rrotulluar
Nga Iraku n'Amerikë.

Po, ky sharsi, plumbpambuk
As të shpon e as të dhëmb,
Se më tutje,  qesh e nduk,
Bredhërijnë tok më këmbë.

Shkojnë së bashku të sodisin
N'ekspozita e në promovime
Krahë për krahu kakarisin
Qeshje, puthje, përqafime.

*
Më duket se shkova larg
Të kthehemi te Hoxhatë
Mbledhur në këtë darkë.
Midis burrash mendjelartë,

Sot  kemi këngë vlonjaçe
Nga doktor Sadedini
Axhem Gjoni këndon Labçe,
Ja kthen me grykë Nikolini.

Harilla, Durua, Irfani,
Vjershërojnë,  edhe këndojnë
 Sezua, Pirua dhe Luani
Me iso i shoqërojnë.

Unë programin sa e dhash
Lul Golemi, kryemiku,
Nderohet  si dollibash.             
Fjalën e ka: akademiku.












KUJTOJ  REFIT HOXHËN

Po ta njihje Refit Hoxhën
Nuk e hiqje kurrë nga mëndja
Siç e shtyn çekani gozhdën.
Mirësia, bëhej tëndja.

Në mjeshtri ish financier,
Një kontabilist i rrallë,
Midis shokësh, timonier
Vendi i tij- përherë në ball.

Këshillë e përditshme: Urtësi e paqe
Ribashkonte çifte e shëronte  plagë,
Zgjidhte konflikte e pajtonte gjaqe.
Edhe djalë i ri, ishte si një plak .
Tiranë, 25.02.2010





Vlonjatët te "ALBEMIGRANT"

Një ditë, te Albemigrant
Mbledhur së toku, pash
Tek shkruanin vlonjatë,
Ndaj, faqen dot se lash.

Lart ishte Kona, Vironi,
Për krah, ky, Reshat Kripa,
Më poshtë, Qerim Vrioni
Dhe pranë, Robert Martika.

Petraq dhe Janko Pali,
Në ballë: Ali Asllani,
Aty Alban Tartari,
Mbi ta, Vilhelme Vranari.

Të kënaq Gëzim Llojdia
Të gëzon Pandeli Koci,
Të flladit E.Musarai,
Të ngroh, kjo Era Goxhi,

Fillozof Ilir Kalemi
Kollos, Fatos Arapi
Jemi, ngado ku jemi,
Na rroftë Albemigranti!

Vlorë, 02 Prill 2010

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

JETA IME

PËRSHKRIME UDHËTIMESH

PËR TË QARË DHE PËR TË QESHUR