TAKIMI I PROMOVIMIT LETRAR KLUBI PETRO MARKO VLORË

12 MAJ 2012 



Mbresat e një promovimi libri


Nga Përparim Hysi


Dje qeshë në Vlorë, i ftuar nga shkrimtari dhe poeti, Luan Çipi. Promovimi u bë në një nga sallat e Universitetit"Pavarësia". Promovimi filloi në orën 11-00. E organizonte klubi "Petro Marko" dhe dy qenë "promotorët" e kësaj ngjarjeje kaq të bukur kulturore:zotërinjtë Gëzim Llojdia dhe zoti Myrteza Mara, të cilët,me që jam një nga pjesëmarrësit e atij takimi aq emocional,gjej rastin që t'i përshëndes dhe t'i uroj për mënyrën aq mbresëlënëse të organizimit dhe drejtimit.
Të linte përshtypje të veçantë pjesëmarrja aq e larmishme dhe të binte në sy një harmonizim i bukur moshash: që nga mosha e tretë dhe deri në nxënës shkollash të gjithë cikleve. Ky pluralizëm kaq i bukur dhe ky harmonizim brezash, veç tjerash,nxjerrë në relief atë që fare thjesht me dy fjalë e tha kryetari i klubit "Petro Marko" që drejtoi me urtësi e kulturë, i cili theksoi:-Klubi "Petro Marko" i ka të hapura dyert për të gjithë krijuesit,pa bërë "shartime"me ngjyrime ideologjike.
.
Në tavolinën kryesore, përveç drejtuesit, zotit Myrteza Mara, autorit që qe "dhëndëri" i kësaj feste të bukur,Luan Cipit, nderonte edhe Profesor, Doktor Bardhosh Gace, i cili, më konciz se askush, foli për vlerat e autorit Luan Cipi.

Fjalët më të ngrohta për,Luan Cipin, i tha krijuesi disa planesh, Petraq Pali, që sikur kish ardhur enkas nga Amerika. Petraq Pali, veç tjerash, vuri në dukje, gjuhën e thjeshtë dhe portretizimin e personazheve të tregimeve dhe poezive të Luan Cipit

* * *
Në takimin aq të ngrohtë kish dhe politikanë ku,mes tyre,mund të veçojë zotin Kreshnik Cipi, deputet në Kuvendin Popullor, i cili referoi fjalët më të mira për Luan Cipin dhe bukuria e fjalës së tij, qe në një farë druajtjeje se, veç tjerash, qe dhe i afërt i Luanit. Por  çfarë la "mangët", për shkak të modestisë,e plotësoi bukur dhe e "tejkaloi",i Madhi Mexhit Haxhiu që me ligjëratën aq të bukur dhe aq elokuente,tregoi, veç tjerash, se nuk ka qenë vetëm futbollist i madh,por një njeri i madh dhe me dije e kulturë. Duke dëgjuar me vëmendje fjalët e të dy këtyre futbollisteve kaq të bukur,aty për aty,më lindi mendimi se qenë të bukur se veç këmbëve që bënin çudira (njëri në mbrojtje e tjetri në sulm), ata kanë qenë e janë të mëndëm, se, krahas topit,kanë pasur dhe librin. Lexuesi të mos habitet: sikur të kisha mundësi t'u citoj në "vijë të drejtë"kumtesën e Mexhit Haxhiut,do të bindeshit dhe vet.
.
Një ligjëratë e bukur qe ajo e zonjave, Anila Toto, Laureta Petoshatit apo e Zybe Hasës.

* *
Organizatorët, për ta bërë më të gjallë e më harmonioz takimin, kishin sjell lexues e miq të shkrimeve,të Luan Cipit që recituan me pasion poezi të Luan Cipit. Të më falin lexuesit dhe miqtë e shkrimeve të Luan Cipit, po nuk do lë pa sjell një moment kulmor të këtij takimi,kur një nxënës i ciklit të ulët,u afrua tek foltorja dhe kërkoi dhe ai të recitonte një poezi. I dhanë "leje" dhe nxënësi recitoi: "...dil,moj në dritare..." duke sjellë një ilaritet,se "lutja" qe paksa e "vjetër",këtu e pesëdhjetë vjetëve më parë,kur Luan Cipi qe riosh dhe "griste"këpucët për të dashurën e tij,Hanëmen, e cila qe mu përballë dhe të dukej sikur po pozonte,përsëri,për t'ia"plasur buzën" ashikut,Luan Cipit. Unë jam ngjitur me Luanin dhe zonjën Hanëme e kam përballë. Sado sharmante dhe plot dinjitet,tek qesh me batutën "dil,moj në dritare",sikur ka po atë përskuqje të atëhershme. Duke vënë re me skrupulizitet se çfarë thuhet në vjershën e mikut tim, s'kam si mos bëj atë "lidhje" aq "betonuese"-në mund të shprehem kështu- të këtij çifti kaq të qëlluar dhe aq familjar. Pa frikë. mund t'i quaja"Çifti i lumtur". Më vjen mirë që i kam miq dhe më konsiderojnë si mik

* * *
Duke folur për ligjëratat që u mbajtën në këtë takim të bukur,nuk kam si mos lë pa përmendur ato të zotërinjve të nderuar,si të Reshat Kripës, të DR.Sadedin Gjokës,të Niko Gjyzarit, të Fatos Voshtinës apo dhe të ndonjë tjetri,që,për arsye fare "banale"(mungesë kujtese ) nuk po i përmënd dhe do t'ju lutem të më falin.

Nuk mund të rri pa përmëndur,"mikun tim të ri", zotin Spiro Naqe që mu gjend në çdo çast i gatshëm dhe veç fjalëve të vyera që tha për çiftin Cipi,nuk kam se si ta harroj shërbimin që më bëri mua,të vetmit "jabanxhi" ,që kisha ardhur nga Fieri

* * *
Unë në takim,veç fjalëve të mia,pata "detyrën e madhe" për të lexuar dy fjalët përshëndetëse të dy miqve të Luanit. Ata që përshëndesnin nga Amerika ,qenë zoti Dalan Luzaj - aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë-dhe zotit Pier Pandeli Simsia. Ju them miqve nga Amerika që e kreva me"nder"atë detyrë.

* * *
Qe, me të vërtetë një takim i bukur dhe u duk si një shfaqje festive. Evenimenti mbaroi me një koktej ku, në holl, u shkëmbyen dhe libra mes krijueseve.

 Dua të falënderoj Zonjën Vilhelme Vranari-Haxhiraj që më dhuroi 4 libra të saj. Qe shumë prekëse për mua, se sa sosi zonja Vranari në shtëpi, në telefon dikush më përshëndeti me vargje të një poezie timen erotike. Kur kërkova adresën e të panjohurit, më tha që ishte Fitim Haxhiraj, bashkëshorti i zonjës Vilhelme. Një falënderim të veçantë edhe për mikun tim që,ende, nuk e kam takuar, zotin Fitim Haxhiraj, .Zonjën Zyba Hasa e falënderoj për librin dhe, mbi të gjithë, nuk kam si mos ve 137oj Zotin e Nderuar -të njohur veç nga ky takim- Luan Hysni Toto që më dhuroi mbi 10 libra:pothuaj një "bibliotekë" të tërë. Keqardhje e zonjave Anila Toto dhe Laureta Petoshati (nuk u ndodhej libër më vete ) ,e marrë në konsideratë dhe e kam shënuar në bllokun e "borxheve". U them zonjave se"borxhin" e pres,pa afat kohor.

* * *
Së fundi, falënderoj zotin Myrteza Mara për librin që më dhuroi dhe ngrohtësinë intime që më dha në këtë takim. Duke u larguar nga ky takim kaq mbresëlënës,uroj që Luan Cipi,sa më parë të na ftojë për libra të tjerë dhe t'i këndojë zemra ashtu siç i këndojë atje tek "Ujë i ftohtë",ku e lashë duke kënduar.

Dhe një urim i veçantë,për mikun tim nga Qeparoi,Juristin,shkrimtarin e poetin, Petraq Janko Pali që së bashku me aq njerëzorin,tepër korrektin, igjinier Spiro Naqo nuk më lanë qoftë dhe një minutë vetëm.

Mbresa të tilla të bukura, të kemi gjithmonë!

Fier, më 13 maj 2012


 

PROMOVOHET KRIJIMTARIA E KRIJUESIT LUAN CIPI

                                                                 GËZIM LLOJDIA

Në sallën e konferencave të Universitetit `"Pavarësia" në Vlorë, Klubi i shkrimtarëve" Petro Marko" promovoi krijimtarinë e krijuesit Luan Kaman Çipi.
Kryetari i klubit" Petro Marko", shkrimtari Myrteza Mara, duke folur për krijimtarinë e Luan Cipit tha se klubi Petro Marko në vijim të veprimtarive promovon krijimtarinë e autorit, e cila përfshinë librat e botuar si “Marrëdhënie të Shenjta”, “Për të qarë dhe për të qeshur”, “Vlora-diell në sytë e mi”, “Mos më harroni”, “Portrete miqsh”. Ai vjen sot me profilin e vete modest.
Në vijim sekretari i klubit "Petro Marko" Gëzim Llojdia mbajti referatin: Libri i Luan Çipit dhe mardheniet njerëzore. Poetja Anila Toto trajtoi në kumtesën e saj poezinë e krijuesit Luan Cipi. Deputeti i Vlorës Kreshnik Cipi përshëndeti librin e krijuesit vlonjat. Petraq Pali shkrimtar i ardhur nga SHBA, referoi krijimtarinë e L.Çipit. Në emër të vlonjatëve në Tiranë foli ekonomisti Niko Gjyzari. Krijuesi Përparim Hysi i ardhur nga SHBA trajtoi frymën e re të letrave në krijimtarin e L.Cipit. Aktori Qirjako Sava recitoi dhe tregoi kujtime nga kohët e rinisë me Luan Cipin. Mjeshtri i madh i Sportit shqiptar Mexhit Haxhiu, trajtoi problemet e prozës së L.Cipit. Folën gjithashtu shkrimtarët Spiro Qirixidhi, Zyba Hyso, Laureta Petoshati, F.Koçia. Dr. Prof. Bardhosh Gaçe që dhe  i dorëzoi diplomën e klubit ‘’Petro Marko'’, krijuesit Luan Çipi.




  SHKRIMTARI VLONJAT HARALLAMB FANDI I SHKRUAN SHOKUT TE TIJ,
 LUAN ÇIPI, PER T’I URUAR BOTIMIN E NJE LIBRI TE RI ME POEZI

I dashur Luan,
 
mengjesi i kesaj te diele me diell e ajer me solli adresen tende te re elektonike. Une qesha sa e pashe, sepse isha akoma me librin tend ne duar dhe po behesha gati te te shkruaja. Vetem se, ndryshe nga si veprohet zakonisht ne raste te tilla, do ta nis me nje verejtje: titulli i librit  Mos me harroni“, eshte i pavend. Ku harroe ti qe na ke bere te mos harrojme aq shume njerez te mire me shkrimet e tua?!... Harroet miresia jote qe te ndrit veshtrimin kur ai ndeshet me veshtrime, qe miresine e kane ne thellesite e qenies se tyre dhe ti ua zbulon te tjereve per t’i bere edhe ata me te mire? Jo, Luan, titulli nuk shkon. Ai duhej te ishte ndryshe. Se si duhej te ishte eshte e kote te mundohem per ta gjetur shpejt e shpejt , sepse per të duhet rrëmuar ne mendjet , zemrat dhe kujtimin e atyre qe ke gdhendur me dalten tende si dhe te lexuesve te shumte qe kane perthithur nga librat e tu ndjenjat e nje miqesie dhe dashurie qe, ndonese hyjne ne kuadrin gjithenjerezor, kane AND-në e tyre, e cila zberthehet pa veshtiresi me tetë shkronja: L-U-A-N   Ҫ-I-P-I .     “ Na ishte njëhere nje burrë “ , thua ti dhe une , duke qene plotesisht dakord me Robert Martikon , do ta lija menjane ne pleqerine e vet pesimizmin e kesaj shprehjeje . Sepse ti je pa moshe , jo vetem ne pamje e ne shpirt . Ti je pa moshe edhe ne kerkimin tend . Ai eshte njelloj si dje edhe sot ne pulsimin e parreshtur qe i jep jetë krijimtarise . Koha e shkuar e foljes “ Na ishte njehere…” nuk ngjit ne natyren qe ke . E pranueshme do te ishte vetem “ E ardhmja e perparme”, kohe që e kemi mesuar ne shkolle, atehere kur, siҫ na e kujton ti, luhej      “me top prej lecke me qime kali“ . Edhe kur vargjet i shkruan “…si jane zakonet, thelle nga Kuҫi gjer ne Brat, ku me vargje bisedohet , si me burrat dhe me grate“ ti s’mbetesh rob i se shkuares, ku ne vargje gjeje aty ketu ndonje pergjigje te ndriҫuar nga zgjuaresia popullore apo nga humori  befasues. Ne vjershat e tua me te mira, perveҫ ketyre cilesive te vyera dhe fisnikerise se trasheguar nga te paret e tu, gjejme edhe boten e pasur te nje njeriu me njohuri te shumeta, jo vetem te kultivuar, por edhe pasionant . “Adoleshentët “ e moshes tende, që ne preher mbajne kompjuterin ne vend te nje borse llastiku  per te qetesuar dhimbjet, numerohen me gishta. Gjithesesi, nuk ka dhe aq rendesi numri. Rendesi ka lloji i dhimbjes. Dhimbja jote eshte dhimbje krijuesi dhe krijimi  dihet qe nuk ka moshe . Ketu e gjen pergjigjen  edhe pyetja qe ben ne nje nga poezite e tua: “Po pse mendja me behet det / e mendimi bredh aq larg?“. Dallgezimi i mendimeve eshte ne natyren e poetit, po kur poeti eshte bir i detit, si shkruan ne nje prej poezive te tua, dallgezimi eshte thjesht shprehje e ripertritjes. Ndryshe do te ishin te paverteta  vargjet:

“Une gjysh Luani, i ngjitem tetedhjetes
Gezimi i madh nuk me le te vuaj“
                 Per ta ruajtur te pandryshuar  kete gezim, bashke me shoket dhe miqte e tjere, me ke prane edhe mua. Sepse gezimi yt eshte prone e te gjitheve. Ti gjithmone e ke ndare ate me te tjeret. 

                                                                                            Te perqafoj me dashuri
                                                                                                   Lame Fandi                                        

 

GËZIM LLOJDIA: “ Libri i Luan Çipit dhe marrëdhëniet njerëzore

Nëse do të kërkosh gur nga të vendlindjes, ku janë gurët e qoshes do të thuash. Gurët më të punuar, më të rëndësishëm . Gërmadhat e kujtimeve rrënojnë çdo ditë brengën e shpirtit tonë. Heqim çdo ditë nga një gur për ti nxjerr në xhogël më tej shkojmë deri në themeli. Observatori ynë njerëzor nuk ka të fokusuar në tenien e tij gjithë jetën tonë. Ekziston vetëm memoria shpirtërore. Të gdhendurat e saj janë: hyrje dhe dalje, dhe gdhendje, që kanë lënë çdo ditë gjurmët e jetës tonë . Si në një dru arre , ku fotografimi është perfekt, si mënyrë. Në celulozën e tij stampohen fotografit e jetës. Kështu e shoh unë librin: marrëdhënie të shenjtë të një biri të Vlorës, djali të Muradies Luan Kaman Cipi. Çfarë janë marrëdhëniet e shenjta? Atje në jug perëndim të truallit tonë, është shkruar edhe jeta jonë. Artisti i kinemasë, djali i doktor Fllokut, Timua ka shkruar kështu për truallin tonë:
Vura Sazani në vend të zemrës
Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit
Perëndimin okër të Nestor Jounzit
Thellësinë plumb të Skënder Kamberit...
Marrëdhënie të shenjta sipas meje lidhin vetëm njerëzia e shenjtëruar. Të shenjtëruar janë njerëzia e pikëzuar nga Perëndia. Është pjesë e zbulesës së hapësirës. Marrëdhënie të shenjta në konceptin filozofik lidhen mes njerëzve të cilët kanë të përbashkët frymën qiellore. Gjithë jetën marrëdhëniet e shenjtëruara kanë si përmbajtje lëndën: beton+arme, hekur e përkthyer në gjuhën njerëzore, kockë e mish, që njeh si pikë vetëm forcimin dhe konsolidimin. Kryesisht kjo është dhe vetëm shkon për njerëzit e religjioneve fetare. Por marrëdhënie të kësaj natyre, që i afron asaj mund të ndërtohen edhe nga njerëz të zakonshëm që kanë brumë, që kanë besë, trimëri, flamur, atdhe. Madje edhe njerëz të zakonshëm mundohen të krijojnë marrëdhënie të tilla, por që kurrsesi nuk kanë atë forcë solide, atë pazgjidhshmëri si tek njerëzit e shenjtëruar. Tek këta të fundit pika e rëndesës është qiellore. Ajo e bënë atë të pazgjidhshme.
Tek të tjerët është tokësore. Sidoqoftë edhe këta të fundit lidhin marrëdhënie.
Sjellë artistikisht kohën e vetë
Një frazë kjo e shkëputur nga parathënia analizë e Dr Irfan Bregut që shtjellon vlerat artistike të librit. Dr I. Bregu thotë se: shkrimtari na i ndërtoi rrëfimet në vetë të parë, duke sjellë grimca nga jeta e vetë intime, familjare dhe shoqërore, në të kaluarën, duke reflektuar të dhëna të përvojës gjer në atë pikë sa të ndryshohen në hullitë e trillimit. Sinteza e Dr. Bregut kërkon vëmendje sepse, gazetari i njohur dhe poeti i Vlorës, ka marrë në shqyrtim një vepër që flet për njerëzinë e këtij qyteti në jugperëndim, atje ku deti bëhet magji, ku dielli puth vargmalin e Karaburunit dhe muzgjet ndërkaq, që të mbysin epshet e natës detare. Duke shqyrtuar analizën e Dr. Irfan Bregut për vlerat e këtij libri, mund të thuhet se aty është historia e qytetit tonë dhe njerëzia e tij brenda. Duket sikur shpërfillet koncepti kohë dhe rrëfimi i ndërtuar në kohë të lirisë së të shkruarit. Shkrimtari Çipi ka punuar një material bruto, me bollëkun e saj, që kanë prodhuar 50 vite, nën një regjim tjetër. Edhe atje jetohej dashurohej, flihej herët dhe zgjohej dhe më shumë, punohej.
Protagandistët e saj janë sjellur me një karakteristikë të veçantë, jo në formë kujtimesh të mërzitshme por me një rrëfim interesant, që herë i ngjasojnë një tregimi të shkurtër, herë një rrëfimit të sinqertë. Në optikën e Dr. Bregut libri është një punim i mirëfilltë artistik me të dhëna të kohës, një histori e vogël e qytetit, një monument i vogël për ata njerëz aqe të thjeshtë, që do ti shërbente qytetit si kohë për kujtesë. Në memorien e këtij qyteti ka shumë ngjarje historike, por libri është fokusuar në jetët e personazheve të zakonshëm.
Befasimi që ndjen ai që lexon germë për germë është se ngjarjet rrjedhin çuditërisht bukur si dhe janë shkruar me një hollësi të habitshme deri në imtësia si refren për këngën: Ciqe o Ciqe/merr derrin e piqe... për të rrëfyer gjithçka që ka në thelb një fabul të mirëfilltë. Jetën e një njeriu, shkrimtari
Çipi, e përshkon me dy-tre faqe që do të mbushnin plotë tokën e shpirtit njerëzor. Ka një përzgjedhje të habitshme të ngjarjeve të cilat do të gjejnë vend. Është si puna e një murri që ndërtohet nga tulla, llaci dhe çdo gjë është në përqindje të barabartë. As tulla nuk ka tepër dhe as llaç me bollëk. Është bërë një llogari ekonomike në fletët e librit. I ruaj në kujtesë personazhe që kurrë nuk i kam njohur dhe as do të mund ti njohë ndonjëherë. Jo sepse nuk kemi kohë për tu takuar, por kohët tona, tashmë nuk përputhen me njëra- tjetrën. Sepse ata shtrihen nën baltovinën e ftohtë të kodrës me emrin Babicë. Fati i njeriut të ndershëm pasqyron jetën e Refit H. Një përshkrim që të nxit ta lexosh deri në fletën e fundit. Arsyet që shqyrtojnë këtë kureshtje është se mënyra e të shkruarit është e rrjedhshme, është realiste. Pa tepri dhe pa shumë lëvdime. Nuk ka monotoni fjalësh. Refiti në jetën e tij është një njeri që përshkon rrugën e e jetës nga ndershmëria deri tek rrëzimi shpirtëror. Është ngjethës, që do të thotë të prek në mish, sepse për shkak edhe të dehjes ai mërgohet nga kjo jetë.
Inxhinieri i paharrueshëm, quhet Vaso Suli e kishte lindur në Muradie thotë Luani, dhe shtëpitë tonë ishin pothuajse ngjitur, krahë njëra-tjetrës. E ka njohur që në vogli. Fletët e jetës së Vasos janë shumë. Ndërsa shkrimtari ka ruajtur në tenin e tij rreth 14 fletë, për librin e vetë . Aty është punuar me daltë artisti. Është gdhendur me mjeshtëri portreti i inxhinierit. Është një trup bust. Është fytyra, dhe krejt jeta. Të gjitha tiparet janë përfaqësuese. Si skulptura, pena derdhka vërtetë art . Kjo është mjeshtëri e krijuesit . Është art i lëngëzuar në jetë njerëzore. Me një kulturë shumë përfaqësuese Luan Çipi derdhë portrete pa shumë vështirësi. Siç duket, të akumuluara brenda shpirtit për periudha të gjata kohore, rrëfimet bëhen tregime të vërteta realiste të një kohe që ka perënduar sytë dhe trupin, të një shekulli që ne i grisëm, këmishët.
Një tregim , që brenda ka jetën me të gjitha sakrificat e saj është i titulluar: „ Sedra e bukur që vret". Qartësojmë e burrave të asaj kohe dhe më parë që kur e nxirrnin llafin, pas nuk kthenin. Një vështrim post- mortum për Nuro Boden është një rikthim në jetën e këtij njeriu të zakonshëm . Ndonëse ka përshkrime fragmentare si meteor, pra ndriçues i shkurtër hapësinor, dritë e beftë, që u shua shpejt, ai mbetet i ngulitur në tru. Nuk të shqitet lehtë nga mendimi si iku nga flaka e një zjarri për sedrën e tij, u dogj si flakënaj, u shua në hapësirën tonë dhe pas mbeti hiri, pra gjurma e këtyre rreshtave që sjell Luan Cipi.
Tre personalitete ne udhën time
Përgjithësisht mund të quhen novela të vogla me fabula interesante . Një drejtues largpamës bënë fjalëtë mira për Ejup Mitën, si drejtues të fermës së Llakaundit në Topallti të Vlorës. Tregimi i dytë që sjell kërshëri është personaliteti i Pirro Dodbibës. Përmbi prarimin e lodhur të kohës, ai nxiste perla të mendimit. Askush nuk e kishte menduar se edhe jeta e këtij ish-ministri do të kalonte pa brengosjen e saj.
Kohët e shkrimtarit
Shkrimtari Luan Cipi, në të gjithë rrëfimet ka qenë bashkudhëtar i jetës së tyre . E rrëfen jetën e tjetrit sikur ti ketë kryer më parë një skaner. Shkrimtari Luan Çipi përdorë jo ditarin, por memorien shpirtërore. Që do të thotë përdorë kujtesën e kthjelltë. Zoti i dërgoi pa enigmat, që mbarten në këto raste. Duken të thjeshta, por që të gjitha mbeten si në trurin tënd si një ngarkesë plot me elementë. Ka zbritje qiellore. Çdo gjë që është shkruar në këtë libër është në kohën dhe vendin e vetë. Befasia pas një shqyrtimi të këtillë është se: Përse ke vonuar kaq shumë? O se më qartësisht: Ku ishe gjithë këtë kohë ? Përse na ke munguar kaq gjatë me lëndën tënde shpirtërore?Apo ne nuk kemi bërë dot një lidhje shpirtërore se ti ishe aty, por ne nuk të kemi vëmë re. Kështu kreshtat dhe proceset kimike , që ishin shfaqur ishin një vegim për të mbruajtur lëndën në brendi të brendisë, në thellësi të thellësisë. Gjurma e Luan Kaman Cipit është një gjurmë jete e rëndë. Dhe ky krijim dhe të tjerat ndriçojnë aftësitë krijuese, të cilat ai i ka përballuar shkëlqyeshëm.









KUMTESA E SHKRIMTARI PETRAQ PALI


Prozatori dhe poeti vlonjat Luan Cipi, njeriu i mirë dhe intelektuali i kompletuar, të cilit sot i promovojmë krijimtarinë letrare, transmeton me dashuri tek  lexuesit e vet: qytetari vlonjate, ngrohtësi shoqërore, miqësi e mirëkuptim dhe atdhetari të spikatur, pa theksime partiake.
Me penën e Tij te larmishme, duke lëvruar me sukses ne te gjitha gjinitë letrare dhe duke na dhënë mesazhe te forta e te përkryera bashkëkohore, ka mundur të realizojë brenda një harku kohor, relativisht të shkurtër, disa vepra letrare, të cilat kane gjetur mijëra lexues dhe dashamirës entuziastë te artit te fjalës. Mjafton të përmendim që blogun e tij në internet, brenda 6 muajve të fundit e kane lexuar mbi 8300 herë.
Me Luan Cipin, ketë vlonjat pa "dekorata" siç ka cituar poeti i mirënjohur Dalan Luzaj, poet, djali i profesor Isuf Luzit nga Çikago, kemi njohje te hershme, si miq, si bashkëqytetare dhe në dekadat e fundit kemi një bashkëpunim të ngushtë, te lidhur pazgjidhshmërisht, natyrisht, më shumë  nga arti dhe letërsia.
Luani edhe pse i moshuar, me përvojën e tij të gjatë jetësore, si pjesëmarrës aktiv në rinin e tij ne sport, art dhe kulturë edhe pse ka mbajtur vazhdimisht ditarë, ka mundur të sjelli dhe te pasqyroje, në veprimtarin e tij letrare, realitete të gjalla dhe karaktere të jetës dhe te kohës.
Luan Cipi, ky njeri i pasionuar pas letrave, ka krijuar kështu në vitet pas demokracisë, një emër te nderuar ne Letërsinë Shqiptare, paraqitur fillimisht ne sitet internetike të diasporës dhe në disa organe publicistike brenda vendit dhe me pas me botime te shkruara ne 5 libra të botuara dhe 6 të tjera, gati për botim.
Proza dhe poezia e Tij cilësore, e ka burimin në formimin e tij intelektual, në karakterin e prerë e të vendosur, si dhe në fisnikërinë dhe traditën familjare, sepse i takon asaj shtrese të shoqërisë që gëzon respekt dhe popullaritet, si një familje me prejardhje të kulluar patriote dhe me ndjenja te larta kombëtare.
Luan Cipi, gjatë jetës se tij, ka shprehur mesazhe fisnikërie, duke dhënë kontribut te komuniteti i qytetareve vlonjate, kudo dhe kurdoherë, me intelektin e tij prej artisti, në çdo lemë te jetës, me dashamirësi, edukatë, mirësjellje, dhe mbi të gjitha me urtësi e pa zhurmë.
Jeta dhe karriera e artistit - sportist Luan Cipi, qysh fëmije e deri sot, nuk është e rastësishme ajo e ka burimin brenda edukatës familjare dhe gjeneve nga ai rrjedh.
I njohur si sportist, si gjimnast, si atlet, si mundës, si aktor dhe akrobat cirku, me çmime dhe medalje apo rekorde, emri i Tij është i njohur në vitet gjashtëdhjetë, mbare Republikën.
Një nga ekonomistet me ne zë, mandej për mbi 10 vjet krye ekonomisti i rrethit të Vlorës, ai, ka qene dhe ka prezantuar kurdoherë aftësi profesionale dhe me qytetari e finesë konsiderohet si njeriu model  e i kompletuar, që nderohet nga te gjithë.
Ai, ka shërbyer me nder, rigorozitet në detyrë dhe me profesionalizëm ne disa ndërmarrje ekonomike te qytetit, duke i nxjerr nga prapambetja por edhe si  mësues e pedagog i statistikës ne Shkollën e Mesme Ekonomike te qytetit dhe pedagog 20 vjeçar ne Filialin Ekonomik te Universitetit të Tiranë dhe gjithmonë ka punuar i vlerësuar.
Ka përkrahur dhe hartuar studime e nisma në sektorin e ekonomik, duke dhënë kontribut për përmirësime të mundshme ekonomike, deri në shkallë kombëtare.,

Dhe ja erdhi koha që, Luan Cipin ta çmojmë dhe e respektojmë si një talent edhe ne fushën e letrave shqipe. Ai me krijimtarinë e Tij si poet apo si shkrimtar, me krijimet e tij shumë cilësore të arrira, te respektuara e tejet të spikatura ka dhënë mesazhe jetësore  gjurmëlënëse për vete realitetin e kohës.

Gjetjet e tij artistike janë burim i shpirtit te tij njerëzor, që personifikojnë karakter të veçantë, të pashlyeshëm nga kujtesa e çdo lexuesi, e sidomos për vlonjatët..

Ai, i prirë nga ndjenjat humane dhe njerëzore, ka shkruar e deri skalitur, portrete njerëzish te shquar vlonjatë, qe i kane dhëne shoqërisë gjithçka.

Ka skalitur portrete intelektualësh, doktorësh, sportistesh, artistësh, zanatçinjsh, mësues, inxhinierësh, ekonomistesh e veprimtarësh shoqëror, që kane qenë dhe janë, krenaria e qytetit, ashtu siç ka gdhendur edhe vargje poetike për Ta, duke i përjetuar dhe lartësuar si figura të ndritura të qytetit.

Si ne rrëfenjat, tregimet, novelat por edhe në poezitë e Çipit, vlonjati gjen vetveten, gjen jetën që kaluam dhe që jemi, gjen te mirën, gjen njeriun e ndershëm, fisnikun dhe atdhedashurinë, te ndershmin, punëtorin.

Ashtu siç di te kritikoje e te skalite personazhe negative duke i vene me shpatulla për muri me të gjitha veset e njerëzve te dëmshëm të shoqërisë, duke ironizuar, degjeneruar, tallur, poshtëruar dembelin, intrigantin, trafikantin, prostitucionin…mafien, drogaxhiun, politikanin e keq.

Ka vite, në mos dekada, që, në sitet Internetike në boten Shqiptare të informatikës, te Fb, Skype, sot për sot, si në media apo në gazeta të ndryshme brenda dhe jashtë vendit respektohet e nderohet puna e mire dhe e vyer intelektuale e Luan Cipin, i cili na nderon si Vlorë dhe me gjerë, jo vetëm si letrar, por edhe duke komentuar e polemizuar me mendime regresive e qëndrime antishqiptare.

Pa u zgjatur, duke e ndjekur qysh ne embrion këtë krijimtari të Tij, dua te them këtu para këtij auditori të nderuar se Luan Çipi, lexohet, vlerësohet, çmohet e respektohet nga mijëra e mijëra lexues, e sidomos në internet, si në diaspora por edhe brenda vendit.

Shume shkrimtarë, poetë, studiues, kritikë letrarë, kanë respektuar, çmuar e nderuar këtë pune titanike të Tij letrare, duke komentuar apo duke bërë kritikën e veprës së tij.

            Do desha shkurtimisht pa u zgjatur të përmendja disa prej Tyre, të cilët kanë përcaktuar me nota shume vlerësuese, mendoj pa teprime, realitetin dhe magjinë e krijimtarisë të Luan Çipit, si letrar bashkëkohor.
Do ta citoja diçka nga tregimtari i rralle Naum Prifti, kur në një te përditshme, ku, ndër të tjera, shkruan:

Dini te gdhendni mire e bukur dhe ti ktheni ne art portrete te gjalla…si p.sh ajo e gazetarit Met…

Duro Mustafai, emër ndritur ne letrat Shqipe, ndër të tjera shkruan :
Luan Cipi, vlonjati i nderuar ka mbajtur ditar të rralle dhe të gjallë, të kohës për çdo “Udhe të Vlores” ose…Poezia është burim i shpirtit te Tij. Një Libër Poetik me shume vlera Intelektuale (Vlora, diell në sytë e mi )

Dalan Luzaj, Poet, Shkrimtar, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane:
Luan Cipi “Vlonjati pa dekorata”shpreh me penen e tij brilante kurdohere fisnikeri dhe njerzillek.
 
Robert Martiko. Shkrimtarndër te tjera për Librin (Mos më harroni)
Libri përshkruhet nga një vizion letrar i përkryer, e njëkohësisht tepër shoqëror.

Viron KONA. Shkrimtar, publicist, studiues:
Jeni kaq i mirë, z Luan, sa ne ndihemi borxhllinj karshi teje.

Fatmir Terziu, një nga penat me te fuqishme shqiptare ne një analize te mirëfilltë te shkalles larte shkruan nga Londra për Luan Cipin:
Komunikim Filozofik, në krijimtarinë e Tij.

Lame Koco Fandi. Studiues, shkrimatr, piktor, kritik arti:
…provat prej kohesh e kanë humbur kuptimin duke ja lenë vendimeve impulseve, që s’bejnë gjë tjetër, veç shpërndajnë dashuri . Këtë ka bërë Luan Cipi.

Vasil Qesari. Shkrimtar, poet, publicist, perkthyes, fotoreporter tek TV. Franca 3
Humanizmi Juaj, malli, dashuria e madhe ndaj qytetit tonë të lindjes ndaj njerëzve që përshkruani aqe bukur, si në poezi dhe në prozë, janë plot mall dhe nostalgji. Ju përgëzoj!
Ose: “Ky individ i rrallë, më parë se të bëhej poet, duhet të ketë ndier në shpirt, qysh në fëmijërinë e Tij të largët, magjinë e dashurisë njerëzore.

Përparim Hysi. Shkrimtar, poet….ndër të tjera shkruan :
Jam Përparim Hysi dhe duke lexuar ç’keni shkruar s’kam si T’ju falënderoj për cilësinë e shkrimeve, për temën që rreh dhe mbi te gjitha, për realitetin të cilin e sillni pa teprime dhe pa zbukurime.
Ja se si thur zoti Hysi miqësisht disa vargje për Cipin:


..dhe si ta kërkosh në prozë apo vargje

Është e mbushur plot kjo e jotja magje,
Këtu një tregim me tej një poezi
Bredh mes kujtimesh dhe nuk harron njeri…

Piro Loli. Studiues,shkrimtar, kritik letrar:
Këtë tregim që keni shkrojtur sipas realizmit Magjik (lexo) Tragjik do beje mire t’ia dërgosh z Hillari Klinton, për këtë firmos edhe unë !

Laura Nexhat Mersini shkencetare shqiptaro amerikane…ndër të tjera shkruan:
Duke pasur Juve pranë unë kisha një pjesë të miqësisë dhe dinjitet të babait.

Raimonda Moisiu, shkrimtare, poete publiciste:
…Çdo dite me mallëngjeni dhe me emociononi me krijimtarinë Tuaj të larmishme duke lëvruar në çdo gjini letrare. Shkrimet, rrëfenjat, portretet, poezitë janë të arrira, të gjalla dhe jetësore . Ju përgëzoj.

Kozeta Zylo, shkrimtare, poete publiciste:
Puna Titanike e Luan Cipit ne letrat shqipe ka një vend nderi për Shqipërinë dhe Shqiptarët, ajo është e mbushur plot dashuri njerëzore.

Janaq Pani, poet qeparotas, nga Toronto nëpërmjet vargjesh shkruan:

..ke një zemër te florinjte

Se ashtu e ke për Fis

Me ca vargje gostit miqtë

Dhe sa ëmbël i qëndis…


Jorgo Telo, shkrimtar
Po me befasoni…sinqerisht vlerësoj penën Tuaj të Artë.
Ju përgëzoj.

Janë te shumtë dhe po thuaj të pa numër, ata krijues apo lexues, që vlerësojnë ketë krijimtarinë e bashkëqytetarit tonë të nderuar.

Si mik dhe njeri i afërt i z Luan, pa mundur të paraqes dot të gjitha përshëndetjet që kanë bërë për krijimtarinë e tij në vite dhe në kohë, në mediat elektronike  e ne gazeta, gjej rastin të përmend  me emra disa prej tyre, duke  falënderuar ata, nëpërmjet këtij shkrim si:

Z Ajet Nuro Gazeta Tribuna Toronto, Z Gudar Toto Ing.Folklorist, Senat Guraziu poet dhe editor i ArsPoetica, Agim Bacelli shkrimtar, Hasan Aliaj shkrimtar dhe editor  i Rrënjët Itali, Qerim Vrioni kritik arti, Elvira Kona mesuese Kanada, Ligor Prifti Shkrimtar, Makfire Canolli poete e shkrimtare nga Kosova në NYork, Vlash Fili, shkrimtar, Jualia Gjika shkrimtare, Kostaq Duka shkrimtar, Fate Velaj piktor, Sillo Mucko, shkrimtar, Spiro Naqo inxhinjer, Minella Gjoni studjues shkrimtar, Irena Gjoni shkrimtare ,studiuese, Dr,Prof Av. Jorgo Dhrami , Agim Sulaj, Piktor, Jeta Hasani, avokate,  Anastas Qesari ndërtues,  Qatim Mara historian, Daniel Gazuli,  shkrimtar dhe studiues. E shumë e shumë të tjerë, te cileve, pa mundur dot t’u përmend emrat, u dërgojmë përshëndetje falënderuese.

Luan Çipi, me punën sistematike krijuese, ka ditur të sjellë për lexuesin shqiptar dhe kryesisht atë vlonjat, tamam mendimin filozofik, siç thotë edhe z Fatmir Terziu, ai, mendim qe i takon këtij populli dhe këtij lexuesi, realitetin e jetës, pa pasur paragjykime, ngjyrime politike apo fetare, por duke sjelle gjithmonë dashuri e harmoni, vëllazërim, respekt, dhe edukate të lart qytetare.
Natyrisht, jemi para një të vërtete, jemi para mijëra vargjeve, mijëra e mijëra ligjëratave e fjalive të këtij realiteti, të kësaj shoqërie, të këtij vendi, të këtyre njerëzve që ka skalitur dhe gdhendur, kjo pene sa fisnike, aqe e thjeshte, aqe popullore dhe  njëkohësisht intelektuale.

E respektoj dhe e çmoj punën e Tij, ashtu siç çmoj dhe respektoj personazhet dhe portretet e njerëzve të shquar Vlonjate (dhe me tej) qe gdhendi kjo penë e respektuar dhe e nderuar.

Pa bere elozhe, pa e tepruar Luani, si njeri, si prind shembullor, bashkëshort ideal, gjysh i dhembshur, me fëmije dhe familje model, si artist dhe si intelektual i vërtete, ka arritur majat më të larta të një përsosmërie mjeshtërore, e cila mbart në vete, karakter, talent, edukate, fisnikëri, finese, mire dashje dhe mirësjellje të lart.
FJALA e shkruar nga Luan Cipi spikat plot kolorit të shkruarën Shqipe.

I uroj shëndet, jete të gjatë dhe krijimtari të larmishme për ne Shqiptaret dhe Shqipërinë, mikut të vjetër të gjithë vlonjateve, si dhe të dhjetëra miqve të rinj internetik, mikut tim të dashur, të Nderuarit  Luan Cipi.

Ju faleminderit !
pjp


 









Mall në poezinë e Luan Cipit!

Nga Anila Toto



DY LIBRAT ME POEZI:

“MOS ME HARRONI “
“Vlora, diell në sytë e mi”



VËLLEZËR! Mos u thyeni nga vështirësitë që u krijojnë dashakeqët! Njerëz të mirë gjen kudo !

Shkruan Luani në blogun e tij.

  
Mirsevini, thotë Luani.

Bukë e kripë e zemër,

Është natyra, shesh mejdani,

Që ju ka dhënë emër,



Deti i kaltër, që heq valle,

Malet për karshi

Janë ullinj e portokalle,

Është... një histori.



Z..Luan në krijimtarinë e tij letrare ecën me hapa të lehtë kujtese dhe malli, në një hapësirë të gjerë kohore. Vlora dhe malli, dashuria dhe dhimbja, ëndrra dhe nostalgjia, vlerësimi i fakteve dhe himnizimi i figurës njerëzore, zemërgjerësia dhe arti, gjithçka në poezinë e Luan Cipit, mu duk se u ktheva në kohë … Atdheu, jeta në te gjitha aspektet e saj.

Të bukura dhe të dhimbshme ngjarjet, miqtë dhe dashuria, familja dhe kujtimet janë vet shpirti i Tij!

Ato i japin nxitjen e parë për krijimin, frymëzimin për të na dhënë dhe ne lexuesve diçka nga shpirti i tij i bukur, nga bota e tij, për të lenë pas një histori, për të lexuar, për të kuptuar dhe për të mësuar prej saj brezat !

Largësia është plaga që dhemb ne pjesën me te madhe te poezive . Na jep ndjesinë e mungesës se detyrueshme te ikjes, por qe sipas zgjidhjeve te mundshme te kohës siç është interneti një force e madhe e komunikimit ne ditët e sotme, Ai sigurisht shprehet I lumtur qe mundet te ndihet pranë tyre.

Eh kujtimet, miqtë, familja, janë personazhet e Luanit, patriotizmi, traditat,malli dhe , dashuria, mbresa dhe respekti dhe janë vlera qe përmbushin mrekullinë e jetës !

Pa to ç’vlerë do te kishim?!

“Luani fitoi, por c'fitoi Luani në diktaturë?

Ai fitoi dashurinë dhe kënaqësinë e jetës nga respekti i miqve, shokëve të brezit të tij dhe më tej, respektin e mijëra lexuesve të faqeve elektronike, por mbi të gjithë Luani fitoi medalionin e artë të nderit.”, thotë poeti Dalan Luzaj

Figura atërore mbetet idhulli i tij. Po të shikojmë ne vëllimin me poezi “Mos më harroni” poezia për babanë, e para dhe me pas, për nenën e tij “engjëllin e vërtete” siç e quan, dhe  akoma më pas  tepër vëllain, për miqtë ne jete dhe ne mungese si “Miku i Arte”,

“Requem për shokët”,”Sezaiu”, “Kujtojme Kadri Roshin”, etj .. .

Dashuria dhe vlerësim për figurën e femrës shfaqet si askund tjetër. Ajo, si Grua, Nena e fëmijëve, dhe shoku i jetës:

“Nëna juaj pesëdhjetë vjet.

Me këngë, ninulla e përralla.

A dëgjohen, në kurbet?

Se këtu... gjëmon mëhalla.”

 
NUK KA SI NENA ! Ajo është dashuria jonë e parë, instinkti i parë i së bukurës:

“Nëna ime e dashur, më e mira nënë,

Gjithnjë buzën gaz, engjëll i vërtetë

Zëëmbël, me përralla, ninulla e këngë

Ne prehër e gjië,me dha shpirt e jetë.



Ja dhe ndonjë poezi tjetër gjurmëlënëse:


-KUJTOJME KADRI ROSHIN

“Miqtë, le të vijnë përherë

Ne, për një e ruajmë qoshen,

Për secilin bëhet nder,

Kreu, veç për Kadri Roshin.”



-“VLONJATES ARISTROKATE”( Drita Pelingu)

Para shfaqet magjistarja,

Në skenë, më e madhja mbeti

Emri i saj shkëlqen në maja

“Mbretëreshë” te Hamleti.



Luani ne krijimtarinë e tij lartëson figurën e njeriut, tiparet e tij, ai përshkruan me imtësi aspekte të ndryshme të jetës, duke vlerësuar çastet e bukura te saj me miqtë:

“Vajtoni, ju vëllezër, qajeni me lot

Burrin me virtyt, trimin e pathyer

Mallkoni krimin, pabesinë demon

Dhe çmoni për jetë njeriun e vyer! “



Jeta është e bukur ! Ah kusuret e moshës, por duke i prekur me sarkazëm të lehtë marrin të tjera ngjyra. Siç ndodh më poshtë”


-PSE KESHTU ?

Miltua thotë :-”Zërin më lart!,

S‘të dëgjoj, nuk te marr vesh “

-Do nis të shkruaj ne karte ,

Ja kthen Vefi, fol e qesh.



Pa hiqe mendjen nga veshi ,

Ka dhe plot shqisa të tjerë .

Unë dhe ti, Zoti po deshi ,

Te rinj do jemi nga here“!


-NE MALIN E DAJTIT

O poeti Irfan bregu ,

a po te shijon shelegu ?

mishi sa u hoq nga zjarri .

Lul Golemi: prij i pari!



-NJE HISTORI ME PLEQ VLONJATË

Dikush thotë: është jashtë logjike

Kur një plak benë si i ri;

Nis e merr natyre komike

Ahengu ne pleqëri .



-LUANET E VLORES

Nga larg duket Luan Ferra

Ta takosh – nuk e benë dot,

Fluturon me shpejt se era

Nga Vlora në Ujë të Ftohtë.


Të mundesh të jesh poet, do të thotë te jesh i etur për kulturë, dije, analizë shprese, të vazhdosh të kërkosh, të prekësh ëndrrën e një brezi të edukuar qytetërim dhe nxitje, për me tepër vlerësim për te bukurën dhe kthimin e dhimbjes në art .

Poezia, do të mbetet simboli më i vogël i një mendimi, ajo personifikon në ç’do germë emocionin e jetës dhe ushqen shpirtrat që kane nevoje për shpresë, i zbukuron ata!

Me këtë rast, Luan Toto, xhaxhai im i dashur, i përcjell këtë mesazh miqësie dhe dashurie, në ketë festë të krijimtarisë, shokut të tij të fëmijërisë, Luan Cipit:

“Po hyj këtu, bashkë me Nilën, për të të bërë urimin tim të sinqertë dhe me shpirt!

Një urim vlerësues, për penën e Luan Cipit. Na nderon, inkurajon, emocionon vërtetë. Ju falënderoj nga zemra, i dashur Luan. Shëndet e vazhdimësi krijimtarie të suksesshme!

Luani për miqtë ka një respekt dhe vlerësim të veçantë, Ata, plotësojnë boten e tij!”

Dhe ai gjithashtu, shton: Urojmë mirëseardhjen në Atdhe, Përparim Hysit, duke i uruar stabilizim e rehati sa më të shpejtë, për të rinisur krijimtarinë e tij të pashtershme letrare.

Kujtimet e rinise janë te pavdekshme, kur ulemi dhe mendojmë në një kënd, instinkti i parë na çon aty ku shpirti dhemb dhe lumturohet më shumë!:

“Kur këndonim tok të katër,

Harmoni, zëra të rrallë,

Edhe plaku bëhej tjetër,

Gumëzhinte një mëhallë.”

Nuk ka vlonjat të mos i këndojë Vlorës, natyrës se saj, binjakëzimit të shpirtrave të tyre, të përvetësojë detin dhe t’i ‘vjedh’ atij lirinë!:



ATJE

Atje ku linda dua të rri i shpenguar:

Të sodis diellin kur dridhet në det,

Të çlodhem buzë detit të kaltëruar.

Vlora më tërheq si magnet.



Dhe në fund do të doja ta mbyllja me poezinë paskopertinës së Librit “Mos më Harroni:


Të jini të ndershëm të thjeshtë, të dashur,

për midis shokësh, optimist e gazmor,

Dita që ikën, nuk ka më të ardhur,

Jetoje ç’do çast, si të jesh dasmor !



Urime Z Luan!

Ishte kënaqësi, të lexoja dhe  të shkruaja diçka për Ju. Ndihem e nderuar!

 Me respekt

Anila Toto !





 



MJESHTRI I MADH, MEXHID HAXHIU, PËR KRIJIMTARINË LETRARE TË  LUANIT


Së pari, një homazh për miqtë, të përshkruar nga autori në librin “PORTRETE MIQSH”, që nuk jetojnë.

Të nderuar të pranishëm!

Kam kënaqësinë të marr pjesë  në promovimin e veprimtarisë letrare të shkrimtarit Luan Çipi e të them modestish pak fjalë rreth librit të fundit të tij “PORTERET MIQSH’’.

-Kur gjykon nga numri i portreteve të miqve të autorit, të skalitur mjeshtërisht, mendon se kemi të bëjmë me një libër voluminoz. Nuk është kështu. Autori ka ditur të na japë një koncentrat vlerash, duke përdorur në mënyrë të pëlqyeshme aftësitë e tij psikologjike e analitike në përshkrimin e profileve të tyre.

Vet shkrimtari është i vetëdijshëm, se përveç prozës, ka thirrur në ndihmë jo pa qëllim, dhe gjininë letrare të poezisë. Ai e di se poezia ka muzikalitet. A nuk është e vërtetë se personazhet e Luanit këndojnë bukur, u bien edhe veglave muzikore, kompozojnë këngë e deri simfoni? Nostalgjia e shkrimtarit për miqtë, gjendet gjithandej, por shpesh ndalet aty në Skelë, ku vala e detit shuan etjen e kumit. Vërtetë, ku ka vend tjetër mbi Shashicë e mbi Sazan, ku dielli lind e perëndon më bukur. Aty, edhe “shiu bie më bukur” se në çdo vend tjetër.

Me stilin e vet origjinal, me një gjuhë të pastër dhe elokuent, me një argjendari hyjnore figurash letrare, pafundësi epitetesh, metaforash, antitezash e krahasimesh, i dashuruar përjetësisht me pejsazhin magjiplotë të Vlorës e bregdetit Jonian, shkrimtari të indukton emocion të veçantë në stolisjen e personazheve të tij. Ai i vendos gjërat në hapësirë e në kohë. Si  një vëzhgues i mprehtë i ngjarjeve politike e shoqërore, nuk vlerëson bardhë e zi, por është kujdesur të tarojë drejtpeshohen e tij njerëzore.

Duke lexuar këtë libër, do të kuptojmë vetveten. Luan Çipi përshkruan fisnikërisht një cilësi që u përket njerëzve të ndershëm. I vetmi element njerëzor, për dobinë e të cilit pajtohemi të gjithë.

Vet autori e shijon shumë kujtimin e miqësisë sonë... Ai, si  një mik i madh i shkruan, jo vetëm një miku, por shumë miqve lidhur me miqësinë. Ai e shikon një mik të mirë si shëmbëlltyrë të vetvetes dhe na bën të shpresojmë se kujtimi i miqësisë do të jetë i përjetshëm. Pa miqësi nuk ka jetë. Vetë natyra është burim i miqësisë.

Libri i Z. Luan është dhe një vepër virtyti, pa të cilin nuk mund të realizohet një miqësi e vërtetë. Ai i ka dhënë një vend të tillë virtytit, pa të cilin nuk mund të ketë miqësi. Jashtë tij, nuk ka gjë më të vyer se miqësia. Të ndershmit nuk mund të jenë miq të të pandershmëve dhe anasjelltas. Miqësia nuk mund të ekzistojë përveç mes njerëzve të mirë. Miqësia është dhuruar nga natyra si endëse virtytesh, jo si shoqe. Virtyti e sjellë dhe njëkohësisht e ruan miqësinë. Miqësia e kapërcen farefisninë. Ajo është qibare dhe përbëhet nga dashuria pleksur me virtytet, në masën dhe sasinë e duhur. Miqësia nuk ka qenë pasojë e interesit, por interesi  pasojë e miqësisë.

Librin e Luan Çipit e përshkon ideali i filantropisë, nxitja e solidaritetit mes njerëzve të mirë për të realizuar vlerat njerëzore.

Trinomi dashuri-virtyt-miqësi është më i bukuri në botë.

-Vetë autori emeton e absorbon dashuri.

-Ai nuk është vetëm gjenerues, por edhe konsumator.

-Asgjë s’është më e ëmbël se dashuria e ndërsjellët, si shkëmbim i mirësjelljeve dhe përkrahjeve.

-Duke lexuar librin e mikut tonë Luan Çipi na duket sikur miqtë që mungojnë, sot bëhen të pranishëm e të vdekurit, bëhen të gjallë.

-Tema e trajtuar sot është një temë mjaftë e dashur, filozofike morale.

-Referuar Ciceronit, filozofit të famshëm të para dymijë e ca viteve, do mësojmë se ai e quan filozofinë, jo si një mjet për t’u larguar nga realiteti, por si një trashëgimëni kulturore, që duhet bërë e dobishme për bashkëqytetarët dhe Atdheun.

Autorit: Komplimente për krijimtarinë!

Auditorit: Faleminderit, që patët durimin e më dëgjuat.



Vlorë, më 12.05.2012









FJALA PËRSHËNDETËSE E DEPUTETIT KRESHNIK ÇIPI,

 

Të nderuar pjesëmarrës!

Më ftoi xhaxhi Luani dhe unë nuk ka si të mos vija, në këtë ditë të shënuar për të, kur KLUBI I SHKRIMTAREVE ‘’PETRO MARKO’’  Vlorë, ka organizuar promovimin e veprimtarisë së tij letrare.

Brezat që janë këtu, pak më të mëdhenj se unë, e dinë fare mirë sesa i pasur ka qenë ky qytet me vlera njerëzore  patriotike, kulturore e sportive,  pastaj në të gjitha fushat e tjera, përfshirë këtu dhe në fushën e letërsisë dhe të arteve. Ishin mundësitë, pas viteve nëntëdhjetë, kur njerëzit janë të lirë, që njerëzit të shprehin atë që ndjejnë dhe mendojnë. Për këtë arsye tani kemi edhe këtë bum të letrarëve, të cilët e kishin aftësinë dhe arsimin, por nuk kishin lirinë e shprehjes.

Duke e pasur njeriun e fisit tim dhe si vlonjat, Luan Çipin, e kam njohur qysh kur kam qenë fëmijë dhe kam ndjekur veprimtarinë dhe kontributin e tij si gjimnast, mundës dhe ngritës peshash, në përfaqësim të “Flamurtarit” dhe deri kampion e rekordmen në shkallë kombëtare. Me kohë në faqet e gazetave, në internet dhe duke lexuar 5 librat e tij në prozë e poezi, si dhe  nëpërmjet internetit me Blogun e tij në Gugëll, u njoha  edhe me veprimtarinë letrare të tij.

Luan Çipi, si autor librash,  për arsyet që shpjeguam më lart,  me shkrimet e mirëfillta letrare, del ne moshë të madhe, vetëm  dhjetë vjet më parë dhe pas kësaj, për çdo vit, ka botuar nga një libër, kur, me sa di unë, ka gati edhe 5-6 të tjera. Ai e nisi publikimin me rrëfenja, me librin “Marrëdhënie të Shenjta” dhe  “Për të qarë dhe për të qeshur”, vazhdon me dy librat me poezi: “Vlora, diell ne sytë e mi” dhe “Mos më harroni” dhe qëndron, së fundi te “PORTRETE MIQSH”.

Pa pretenduar të komentoj librat, nga ana letrare dhe artistike, thjesht mund të them, se librat e tij, lexohen me endje, jo vetëm të vendosura në vet të parë dhe rrjedhshëm, por paraqesin ngjarje te jetuara, shpesh të nxjerra nga ditarët e tij, bashkëkohorë të ngjarjeve të vërteta, ose përshkruan portrete qytetarësh të nderuar vlonjatë, apo shokë të tij të fëmijërisë, rinise dhe të punës. Kështu në galerinë e personazheve të tij vihen në radhë qytetarë  vlonjatë: sportistët Minella Kostandini dhe Vasillaq Ndini, Mexhit Haxhiu dhe Koço Dhrami; aktorët: Leka Kruta, Qirjako Sava, Kadri Roshi, Drita Pelingu dhe  Gaqi Vishi; mësuesit Zenel Dervishi, Nestor Nerpravishta, Janko Pali dhe Xhevdet Kofina; poetët dhe shkrimtarët Ali Asllani, Duro Mustafai, Irfan Bregu, Xhevair Spahiu, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Reshat Kripa, Dhionis Qirizidhi,  Viron Kona e Petraq Pali; artistët Tish Daia, Fate Velaj, Qerim Vrioni, Belushve, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi dhe vëllezërit Kruta; inxhinierët Bardhyl Golemi, Qeverim Kushta dhe Llambi Kona; ekonomistë dhe  financierë si Refit Hoxha, Ilia Panozaqi, Telemak Xhaxho, Niko Gjyzari dhe Harilla Papajorgji; doktor Ali Mihali,  Koço Flloko dhe Sadedin Gjoka,  deri te persona të thjeshte emblematik e befasues, pa përjashtuar drejtues të ndershëm, po dhe partiak qesharak dhe problematik. Me shumë nga të gjithë në poezitë dhe rrëfenjat e tij flasin shokët e tij të ngushtë  dhe kujtimet e dashuria për ta, që nga fëmijërie dhe  sidomos, vend të dukshëm zë familja e tij, nëna, babai, vëllezërit, motrat, nipat dhe mbesat e tij, të përhapur në të gjitha skajet e rruzullit.

Luan Çipi, thuajse në shumicën e shkrimeve, qëndron gjatë në qytetin e Vlorës dhe në fshatrat e tij dhe i këndon trimërisë, bukurisë dhe shkëlqimit rrezatues të bregdetit magjiplotë. Të gjitha këto me një drejtim paqësor bashkimi e mirëkuptimi. Kjo duket edhe në këtë sallë të mbushur plot, pa ekstremitete partiake dhe me një plan të rëndësishëm gjithëpërfshirës, çka është një risi për qytetin tonë, që ja vlen të theksohet dhe të përgëzohet.

Duke përfunduar, i uroj Luan Çipit, jetë dhe krijimtari të pashtershme dhe të frymëzuar, gjithnjë me motive vlonjate.

Vlorë, më 12.05.2012










LUAN ÇIPI, SHTEGTAR I LIRË I LETRAVE

Nga poeti Vangjel Pici



Në mes të këtyre transformimeve të mëdha të të gjitha sferave të jetës sonë të vrullshme, del Luan Çipi, dikur ekonomist në sektorë të ndryshëm të vendit, tani me pasion e plot energji në fushën e letrave e debateve në internet. Prapa librave të Luanit zbulohet një njeri, një qytetar i devotshëm, një vëzhgues i hollë e analist i jetës që jetoi, një dashamirës i të gjithëve dhe realist si e vërteta.

Në librat e tij njohim jetën plot ngjarje, kujtime e personazhe të natyrave dhe karaktereve të ndryshme, te përshkuara me emocion e logjikë të shëndoshë

Të gjitha personazhet janë veshur me dashurinë, sinqeritetin e ngrohtësinë njerëzore të një shoku e miku, që nuk i harron deri në ditët tona. Autori i librave dëshmon se është një njeri serioz, objektiv, i sinqertë, që e dashuron jetën me gjithë komplecitetin e saj. Ka qenë dhe mbetet njeri me moral të pastër e ndershmëri shembullore. Ai i është një kronikan sa i vërtetë aq dhe rigoroz. Të emocionon me portrete të spikatur, të gjallë si vet jeta. Autori i kaq librave nuk bie në vulgaritete e poza artificiale letrare. Ai e shikon njeriun drejt në sy dhe ia thotë të vërtetën hapur, edhe kur ndonjë shok nuk ka ruajtur ekuilibrin në jetë.

Ka figura e personazhe të paharrueshme, por në mënyrë të veçantë spikasin disa si  Vangjel Lluka, babai i Minella Kostandinit, Lolotoja dhe Telemak Xhaxhua, që të rrëmbejnë për origjinalitetin e karaktereve e  ndërtimit artistik të figurës.

Në libër parakalojnë një mori personazhesh, njerëz të mirë e të ndershëm, punëtorë e sistematik, por edhe tuhafë, autoritarë e të paaftë. Aty shohim tiparet e asaj kohe që shkoi, administratën dhe jetën e popullit që priste një jetë më të mirë.

Në librat e Luan Çipit del zemra e një  njeriu që digjet nga malli për Vlorën dhe njerëzit e saj. Ai edhe kur largohet nga vendlindja, kokën e kthen gjithmonë para, nga Vlora. Ai fluturon në Evropë dhe përtej oqeanit me mallin e fshehur në gji dhe kthehet në vendlindje në pranverë, kur kthehen zogjtë shtegtarë. Dallëndyshet kthehen me një luleshqerre në sqep, ndërsa Luani mban fshehur në xhep një libër të vogël për shokun e fëmijërisë apo kolegun e thinjur.

Kështu shëtit Luani nëpër botë, si një shtegtar i palodhur, që shpërndan mall, respekt dhe dashuri për Vlorën dhe gjithë shokët dhe miqtë e tij.

Vlorë, më 12.05.2012









PËSHËNDETJA E PETRAQ GJONÇES



Takimi i sotëm është një ngjarje me rëndësi për Luan Çipin dhe për ne, shokët e tij vlonjatë.

Që në fillim i përgëzoj zotërinjtë e Klubit “Petro Marko”, që morën këtë iniciativë.

Libri i fundit i Luanit, “PORTRETE MIQSH”,  do të ruhet gjatë në bibliotekat tona familjare. Ai, do të lexohet e rilexohet, sidomos nga vlonjatët, për t’i ruajtur të freskëta kujtimet për secilin, kur (nuk dua të bëj politikë) edhe monumentet, lëvizin nga vendi,  ndërsa, libri ngelet pronë e secilit, atë nuk e lëviz askush.

Luani, një nga të pesë librat e tij e titullon: “MOS MË HARRONI’. Jo Luan, nuk do harrohesh. Me librat e tua je përjetësuar. Librat e Luanit gjenerojnë forcë, vitalitet. Ato sjellin kënaqësi.

Luani e konsideron shoqërinë si një pasuri të madhe, ndaj, në krijimtarinë e tij, i përkushtohet kaq shumë shokëve. Portrete e përshkuara nga ai, japin një ide plotësisht të përcaktuar me vlera morale shoqërore për shokë dhe miq, kryesisht nga Vlora. Libri është i mbushur me vëzhgime realiste për jetën, duke mos kursyer përvijime kritike ndaj sistemit totalitar. Portretet e zgjedhura kapërcejnë kufijtë kohor, të shpalosur në shumë vite. Janë  mbresëlënëse ngjarje të ndodhura dhe të paraqitura me dhimbje, si ai kur kujtohet rasti i bukës së misrit në çantën e librave të shkollës të Nexhat Mersinit, apo të drekës me fasule te profesor Harilla.

Vizatimi i hollësishëm, si me penel piktori, i ndodhive të hershme deri fëmijërore të ngjarjeve, flet për një kujtesë fine të autorit dhe këtë e them me kompetencën e një dëshmitari, lindur e rritur në ato mjedise.

Luani priret nga një modesti e theksuar. Ai, nuk pranon lëvdata, megjithëse deri tani ka botuar pesë libra interesant në prozë e poezi dhe ka gati për botim gjashtë të tjera.

Me sa e kuptoj edhe si lexues pasionant, po dhe mësues në gjuhë letërsi, në librat e tij, ai ka dituri të gërshetojë bukur anën artistike e letrare, përmes përshkimit të personazheve, duke arritur të paraqes këndshëm, objektivin e tij: humanizmin dhe dashurinë për shokët, miqtë dhe njerëzit e shquar në talent, mirësi e veprimtari shoqërore, sportive, artistike dhe atdhetare. Personazhet e autorit mbeten miq të përjetshëm, që shpërndajnë edhe sot, shumica në moshën e tretë (të gjallë apo që nuk rrojnë më): respekt e dashuri, si dhe kontribut e veprimtari, me arritje e vlera, në dobi të qytetarëve vlonjat e më tej.

Luan Çipi, shkruan edhe poezi, që buron nga çastet e jetuara. Ndjenja dhe mendimi i tij  pasqyron aspekte të ndryshme jetësore, që ia përcjell bukur lexuesit,nisur nga impresiono realiteti, duke paraqitur anë të veçanta e të vërteta, që duken interesante edhe për subjekte të zakonshme. Në poezitë e Luanit shfaqet si lëndë subjekti natyra dhe realiteti i kthyer në vepër poetike me vlerë. Në disa poezi ai njësohet me personazhin, si pasqyrë e jetës së tij aktive plot vitalitet e larmi. Kështu, karakteristikë e poezisë së Luan Çipit formësohet vrulli i ideve, hovi i ndjenjave, admirimi pa kufi i natyrës dhe dashuria për shokët, familjen e vet dhe Vlorën e shtrenjtë, të pa zëvendësueshme dhe të pa krahasuar për të me asnjë tjetër vend në botë. Vargjet e tij më shumë me rimë, ritëm e muzikalitet, diku i gjejmë edhe të lira, po me metaforë të zgjedhur e deri me fluturime pindarike gjurmëlënëse.

Në të dy librat e tij me poezi, te “Vlora, diell në sytë e mi”, po edhe më shumë te “MOS MË HARRONI”,

Komunikimi me lexuesin është mjaftë i  vetvetishëm dhe fare i thjeshtë, po gjithsesi, gjithmonë e tërheqës.

Këto do thosha sot, duke shtuar se me Luanin, takohemi çdo ditë ne një tavolinë me shokë të vjetër dhe në emrin e tyre, me këtë rast i uroj Luanit dhe Hanëmes, gruas së tij, si unë të diplomuar për gjuhë letërsi, jetë të gjatë me fëmijët, nipat dhe mbesat.

Me respekt

Petraq Gjonçe
Vlorë, më 12.05.21012











MESAZHI QË NA JEP SHKRIMTARI  VLONJAT, LUAN ÇIPI

Kumtesa e  shkrimtarit  Adem Osmani



Me shumë kënaqësi morra dy librat e fundit, botuar nga autori vlonjat, Luan Çipi, duke qenë i bindur se ai do te jepte në to, si dhe herë të tjera, mesazhet e  të vërtetave që jetojmë, përplasjen e së mirës, të bukurës, vlerave  njerëzore me të kundërtën e tyre, në atë përleshje të përditshme të luftës së ideve njerëzore me ligësinë, të keqen, siç ka dëshiruar e dëshiron, si Luani dhe ne të tjerët.

Në rrëfenjat e librit “Për të qarë dhe për të qeshur”, si dhe në vëllimin me poezi “Vlora, diell në sytë e mi”, autori, i ka realizuar plotësisht këto ide.

Qëllimi fisnik i autorit, dashuria për Vlorën dhe njerëzit e saj, është në një sinkron e sintezë të  plot, që të ngop dhe të emocionon. Kjo ndihet edhe kur thur këto vargje të ngrohta, të ëmbla, plot krenari:



Unë ri e mendoj me ditë e me natë

Për Vlorën e bukur, mund të shkruash gjatë

Dhuratë mbi dhuratë, në qytete  fshat

Virtyt e nder – Njeriu Vlonjat.



Sa shumë e do Luani e sa mall e dashuri ruan në zemrën e tij,  këto janë vargëzuar në poezitë e derdhura në këtë libër, ku  që në titull, shprehet me figuracionin simbolik “Vlora, diell në sytë e mi”. Ai, thotë plot krenari se po shkruaj vargje për ata që dua, për Vlorën, që e tërheq si magnet.  Në këtë kontekst, ai, me poezinë “Viza Amerikane”, ju lë një amanet fëmijëve të tij:



Po vdiqa në Amerikë, bijë, ju lë një amanet

Në Shqipëri më ktheni, se vendi i huaj s’më tret

Dua në Vlorë të qetohem, atje do ndihem si mbret.



Luani, në prozën e tij, njerëzit nuk i pret të zbresin nga qielli, por i kërkon dhe i ka gjetur në jetën reale të “Vlorës-diell”, të cilët ia rrisin ndriçimin dhe i shtojnë ngrohtësinë dhe vet diellit. Këta personazhe janë miqtë dhe shokët e Luanit dhe tanët, me të cilët kemi bashkëjetuar. Sot ata i takojmë çdo ditë. Ashtu siç janë, që ecin qetë-qetë, pa bujë dhe pa rrahur gjoksin për meritat e tyre. Me nostalgji, dashuri e respekt Luan Çipi, ndalet në vëllimin e tij edhe për ata që kanë ikur nga kjo botë, por që kanë mbetur gjallë në mendjet dhe zemrat tona.

Personazhet e Luanit kanë individualitetin e tyre. Ai, nuk ndalet ne analizën e secilit prej tyre, por përqendrohet në atë që kanë unikale: karakterin, anët njerëzore të tyre, ndershmërinë, gatishmërinë për të ndihmuar shokët e tyre, humanizmin. Në këto karakteristika, ata janë sa të përbashkët dhe të veçantë, në cilësitë që lartësojnë figurën e secilit.

Kështu, zhveshur nga pozicioni drejtues personal, paraqitet Sihat Tozaj. Vlonjatët e kujtojnë atë me shumë dashuri dhe kur flitet për të, thonë: “E ku ka njeri si Sihat Tozaj. Ishte i mirë, se nuk dinte të bënte keq”.

Të gjithë ne, kujtojmë mjeshtrin e blegtorisë, xha Xhebron, që edhe pse kishte shumë merita vetjake për kohën, nuk kërkonte “një qoshe të ngrohtë”, po bridhte në punë maleve. Detajet e dhëna nga Luan Çipi për xha Xhebron, për përbuzjen e natyrshme ndaj pseudoshkencëtarëve, që na kishin shpikur qethjen dy herë në vit të deleve, mjaftojnë ta njohim karakterin e tij  burrëror.

Një karakteristikë në krijimtarinë e autorit Luan Çipi është se ai, për asnjë moment, nuk veçon ambientin, Vlorën, nga njerëzit që i lindi e i rriti. Të dy palët janë në sinkron, nga ku dalin personazhe si Kristo Papajani, që luftuan për lirinë e Atdheut dhe dhanë kontributin e tyre për lulëzimin e Vlorës. Të tillë janë dhe Haxhi Xhemali, Qani Kamberi, Sefer Dauti, Llambi Kona,

Ejup Mita, Vasillaq Ndini, Minella Kostandini dhe galeria e pafund e personazheve të librave të tij.

Duke folur për atë çka na ka dhuruar Luan Çipi me krijimtarinë e tij, nuk dëshiroj të ndalem, për anën tjetër: Negacionin e jetës, ligësinë, smirën. Ose më mirë ta themi, siç simbolizohet, pa figuracion, poshtërsinë, për ato figura të ironizuar, për të cilat autori shkon deri në sarkazëm, sepse dëshiroj të mbetem në ngrohtësinë që na dhurojnë njerëzit e mirë, mesazhe që na sjell autori, duke na e sugjeruar vet një drejtim të tillë.

Një shoku im nga Shkodra  në një emision televiziv, në interes te tij, me të drejtë lartësonte qytetin dhe njerëzit e vet. E mora shokun tim në telefon, dhe e ngacmova me shaka: Ju, si shkodran shumë po mburreni. Më dha një përgjigje që mu ngulit në mendje: “Ne Shkodranët, më tha shoku, dhe një qime të shohim në qytetin e Shkodrës dhe për njerëzit e saj, e lartësojmë dhe e bëjmë tra, kurse ju, vlonjatët keni në mjedis historinë dhe Vlorën tuaj të bukur me shumë trarë mbajtës, por nuk i vlerësoni dhe pa dashje, i ktheni në qime”

Mendoj se për të gjithë, në mesazhin që na jep Luan Çipi, shohim e ndjejmë një nxitje e një detyrë për lartësimin e figurave të shquara të qytetit tonë diellor, të cilat kanë qenë dhe janë të shumta, në të gjitha fushat e jetës.

Të faleminderit!



Vlorë, më 12.05.2012







EJUP MITA,  DREJTUS SHUMË VJEÇAR I BUJQËSIË NË VLORË

“PËR  KRIJIMTARIN LETRARE TË LUAN ÇIPIT”.


Të nderuar miq!

Mendoj se i ka bërë nder vetes edhe Luan Çipit, Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” të Vlorës, duke organizuar paraqitjen e krijimtarisë të këtij autori, ditën e sotme.

Unë jam fort i lumtur që marr pjesë në këtë festë e me këtë rast, dua ti them dy fjalë për Luanin dhe krijimtarinë e tij, ngaqë kemi qenë ndër vite shok e miq e bashkëpunëtorë të kahershëm.

Krijimtaria e protagonistit të këtij tubimi është e thjeshtë dhe e kuptueshme, ngaqë në atë përshkruhen njerëz e ngjarje që Luani i ka takuar në jetë. Ato mbartin me vete mentalitetin, psikologjinë dhe veprimtarinë e shoqërisë në vitet kur kemi jetuar.

Personazhet dhe ngjarjet, që vihen në penën e tij, parakalojnë në sytë e lexuesit si një dokumentar filmi, me njerëz e ngjarje që jetuam. Ata sillen nëpër libra, si krijuesit dhe konsumuesit e produktit të kohës.

Personazhet ai i merr nga jeta. Ata të duken se i ke hasur në lagje, në bankat e shkollës, në punët përbashkët dhe kudo dhe janë të vërtetë, e po për këtë, veprat lexohen me plot dëshirë.

Veprimtaria letrare dhe publicistike e Luan Çipit, anon nga pikëpamja stilistike nga ajo e Naim Frashërit, ndofta dhe nga që autori ndjek të njëjtin orientim shpirtëror “Bektashizmin”, si dhe poeti i shquar.

Aty i këndohet mirësive të mëmëdheut e banorëve të tij: Edhe kur kritikon dukuri apo fenomene të pa pëlqyera, të cilat janë bashkudhëtare të pa ndara të shoqërisë njerëzore, atë e bën nga këndvështrimi moralizues e mirëdashës. Në fund të fundit bën mirë, ngaqë veset, apo keqbërja, nuk përbëjnë thelbin e veprimtarisë të shoqërisë njerëzore; as faktorët që e mbartin atë; vet njeriun, nga si produkt i natyrës, në atë si produkt i shoqërisë së qytetëruar që kemi sot.

Një dukuri tjetër, që bie mirë në sy, në krijimtarinë letraro-publicistike të Luan Çipit, është gjuha e qëruar shqipe, të folurat e leksikut të njësuar, që me kujdes të veçantë e përdor në shkrimet e tij, duke shtëmëngur barbarizmat apo fjalët e huaja, që dendur sot  zënë faqet e librave e gazetave apo emisionet televizive. Jo pak shkrues librash, gazetarë, politikanë a nëpunës të administratës, përdorin në ligjërimin e tyre mjaftë fjalë të huaja e deri  banalitete, për të treguar kulturën e tyre të madhe, por, që në të vërtetë shpesh paraqet mungesë të theksuar kulture të folure a të shkruari, të gjuhës tonë të dashur e të vyer.

Një dukuri tjetër që gjuhën e Luan Çipit është dhe përpjekja për t’i dhënë asaj sa më pak ngjyrim politik.

Siç është në dijeni opinioni i lexuesve, mjaftë autorë, që shkruajnë në këto vite, i kanë shtuar aq shumë “ujë” verës, sa , zor se shquhet e dyta nga e para; çka e ka bërë krijimtarinë e tyre vlerë munguar.

Po për veprimtarinë letraro artistike e publicistike të Luan Çipit, folën e do të flasin, njohës të thellë të kësaj mjeshtërie, apo siç thuhet “kompetentët”. Unë këtu, thjesht e morra fjalën për të vënë në dukje një anë jo aq të dukshme të vlerave të autorit, atë shoqërore e njerëzore... Ai, jo që është një publicist dhe letrar i mirë, por edhe një qytetar i shquar në Vlorë, një atdhetar i zjarrtë i vendit të vet, një kuadër plot vlera, në të gjitha sferat ku ka punuar e drejtuar.

Një nxënës e student shembullor në shkollë, një pedagog me vlerë në Fakultetin Ekonomik, një kuadër e nëpunës i gatshëm për t’i shërbyer me përkushtim vendit të vet, në dikasteret qendrore në Tiranë dhe në disa ndërmarrje e institucione, ndër më të rëndësishmit e rrethit të Vlorës.

Luani zotëron, si rrallë kush, aftësinë e komunikimit, frymën e bashkëpunimit, ngrohtësinë shoqërore e njerëzore,  të shprehur që nga fëmijët apo të moshuarit, ashtu dhe me shokët e punës a miqtë e tij dhe më gjerë.

Mendja  e tij ka qenë e mbrujtur me ndjenjën e dashurisë për njerëzit; ai ka marrë pjesë në hallet dhe shqetësimet e tyre, duke u angazhuar për zgjidhjen e tyre apo duke i lehtësuar, me praninë dhe këshillat e tij, kur zgjidhjet kanë qenë të pa mundura.

Mbetet e rrallë, tepër njerëzore, sjellja e Luanit dhe e gruas së tij të mirë, Hanëmes, me një çift pleqsh nga Gjirokastra, farefis i tyre, por pa fëmijë. Ata të dy morën mbi vete barrën e mbrojtjes dhe pleqërimit të tyre, të Maliq Hajros e të gruas së tij, deri në përcjelljen në amshim. Në ditët e sotme, sjellje e qëndrime të tilla, hasen gjithmonë e më rrallë;njerëz me këtë madhështi shpirtërore, duken gjithnjë e më pak në viset tona, për të mos thënë, që ky lloj njeriu është një specie e rrezikuar të zhduket.

Por edhe në veprimtarinë e gjatë në sektorët e prodhimit apo në administratë, në punët me  karakter studimor, a shkencor, Luani  ka qenë aq i ngulur dhe i thelluar saqë, me vullnetin e tij të hekurt, jo rrallë ka synuar të pamundurën. Tek bisedon me të për mekanikën, të shfaqet si një inxhinier dijeplotë; kur diskuton për ekonominë, e cila ka qenë edhe fusha kryesore e formimit intelektual dhe e veprimtarisë, ku ishte përfshirë gjithë kohën, shfaqet me tiparet e një kryemjeshtri.

Tek bisedon me Luanin për artin dhe kulturën, shfaqet dije e plot e i dhënë pas tyre. Një pasionant i zjarrtë ka qenë dhe mbetet pas sportit, kjo edhe pse në rinin e hershme të tij ka konkurruar me sukses në shumë lloj sportesh, duke fituar dhe titullin mjeshtër dhe kampion kombëtar.

Sigurisht këtu dua të shtoj dhe dy fjalë për sektorin e mjeshtërisë time dhe të bujqësisë. Në këtë degë ai punoi disa vite, po, aq sa punoi, la gjurmë me vlerë. Aty u shqua, në organizimin dhe drejtimin e prodhimit, nëpërmjet ngritjes në mënyrë të organizuar të aftësive profesionale e teknike të personelit ekonomik e inxhiniero - teknik, me kulturën ekonomike. Ai edukoi një brez të tërë ekonomistësh e financierësh, agronomë e zooveterinerë, me kulturën ekonomike, sipas parimit: që çdo veprim a masë, me karakter tekniko-ekonomik të justifikohet me efektivitet ekonomik.

Duke përfunduar i uroj Luanit të dashur jetë e shëndet, i punoftë mendja e dora dhe për shumë e shumë vite të tjerë.

Vlorë, 12.05.2012







Për mikun tim Luan Çipin


Nga Reshat Kripa

 
            Jemi njohur qysh herët, qysh atëherë kur ishim ende fëmijë. Nuk ishim në të njëjtën klasë, po në të njëjtën shkollë. Kishim të njëjtin pasion., letërsinë dhe teatrin. Ishin këto pasione që na njohën me njëri-tjetrin. Ndiqnim kurset që zhvilloheshin në Shtëpinë e Pionierit. Kursin e letërsisë e drejtonte profesori ynë i paharruar Eqerem Shijaku, ndërsa atë të teatrit Alipi Shtrepi., aktore e vjetër e teatrit të Vlorës. Merrnim pjesë edhe në kursin e muzikës dhe korin që drejtoheshin nga mjeshtri i madh i muzikës Tish Daija. Në shtëpinë e pionierit u njohëm edhe me shokë të tjerë si Qirjako Sava që më vonë do të bëhej një aktor dhe regjisor i teatrit të Vlorës, Fizarmoniçistët Pirro Doko dhe Nikollaq Vangjeli, Myrteza Baboçi dhe Nikollaq Papa, vajzat e mira Zhaneta Trifoni, Bedrie Mersini, Gugushe Gaba dhe plot shokë dhe shoqe të tjera.

            Me grupin e teatrit kemi vënë në skenë dramën e Arkadi Gajdarit “Timuri dhe skuadra e tij”.  Në këtë pjesë Luani kishte rolin kryesor, atë të Timurit ndërsa unë të njërit prej grupit të gangsterëve. Kemi  vënë në skenë edhe një komedi muzikore me subjekt sportiv me autor dhe regjisor profesor Tishin. Luani kishte rolin e çiklistit  fitues ndërsa unë isha në rolin e një tifozi. Ende më vijnë ndër mend  disa vargje nga një këngë që e këndonim kur në skenë mbërritën çiklistët:


                                                Çiklisti parë arriti,

                                                Faqen e bardhë na qiti,

                                                Një herë për të urra, urra!

                                                Edhe një herë urra!


            Ëndërronim të bëheshim shkrimtarë, poetë, aktorë teatri dhe filmi apo ku e di  unë se çfarë tjetër. Por shpata e Damokleut na e preu ëndrrën në mes. Mua ajo shpatë më hodhi brigjeve dhe gërxheve prej nga ku do të dilja shumë vonë, kur të kisha mbërritur në një moshë pothuajse të plakur. Edhe Luani nuk do ta realizonte ëndrrën e fëmijërisë. Ai do të përfundonte si një ekonomist i zoti që do të shkëlqente në fushën e tij.

            Por koha ndryshoi. Fushat e Lirisë qenkan të pakufizuara. Kështu ndodhi edhe me Luanin.  Megjithëse në një moshë të thyer filloi të shkruajë. Shkroi proza e poezi, tregime e përkushtime. Ngriti ditirambe për miqtë e tij. Për ata që nuk janë më, por edhe për ata që jetojnë ende. Shkroi për shokët e fëmijërisë, por edhe për ata që njohu më vonë. Shkroi për Nexhat Mersinin dhe Harrilla Papajorgjin, Mexhit Haxhiun dhe Niko Gjyzarin, Telemak Xhaxhon dhe Axhem Gjonin, Robert Martikon dhe Duro Mustafanë, Petraq Palin dhe Lame Fandin, Dhionis Qirinxidhin dhe Sadedin Gjokën. Shkruajti edhe për akademikun Bardhyl Golemi dhe profesorin e paharruar Isuf Luzaj. Shkroi edhe për mua dhe për Vaso Sulin. Lista është shumë e gjatë, ndaj të më falin ata që nuk ua përmenda emrat.

            Luani shkroi pa bërë dallime nëse janë të majtë apo të djathtë, nëse janë nga ata që shërbyen në Shqipëri apo nga ata që u detyruan të marrin rrugën e kurbetit, nga ata që u mbyllën forcërisht nëpër kafaze apo nga ata që jetuan në liri. Për të gjithë këta ai qëndis portrete. Ja si shprehet ai në një poezi:


                                                Kam dëshirë për një portret,

                                                Ta “qëndis: siç bënë piktori,

                                                Dhe në gjumë ai më flet,

                                                Qetësinë  shpirtit ia mori.

 
            Në këto ditë të turbullta, kur shumica e politikanëve dhe militantëve, të majtë dhe të djathtë, e shohin njëri-tjetrin pothuajse si armik, mesazhi i  veprës    Luan  Çipit  është  i  qartë:

   Kështu duhet të jetë e gjithë Shqipëria. Kur do ta shohim  të tillë?

            Pikërisht në këtë frymë u zhvillua ceremonia e përurimit të librave të Luan Çipit, e zhvilluar në sallën e Universitetit “Pavarësia”, me nismën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Vlorës “Petro Marko”. Folën të djathtë dhe të majtë. Të gjitha kumtesat dhe diskutimet konvergonin në një pikë të vetme: për një letërsi të pastër, të shkëputur nga dallimet partiake.  Me këtë frymë e hapi kryetari i shoqatës, Myrteza Mara. Po kështu e vazhdoi sekretari i saj, Gëzim Llojdia. Nuk dolën nga këto binarë lektorët e tjerë, shkrimtarët dhe poetët Petraq Pali, Përparim Hysi, Spiro Qirinxidhi, Anila Toto, Zyba Hysa, Laureta Petoshati, mjeshtrat e mëdhenj të futbollit vlonjat dhe atij shqiptar, “Brigadieri” brilant i “Flamurtarit” Mexhit Haxhiu, mbrojtësi i shkëlqyer i kombëtares shqiptare dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kreshnik Çipi, ushtaraku Fatos Voshtina, ekonomisti Niko Gjyzari, aktori Qirjako Sava dhe për t’i mbyllur të gjitha këto dorëzimi i  diplomës së shoqatës “Petro Marko” zotit Luan Çipi nga profesor doktor Bardhosh Gaçe. Në ceremoni nuk munguan as përshëndetjet nga jashtë shtetit si ajo e kryetarit të lidhjes së shkrimtarëve shqiptarë në Amerikë zotit Dajlan Luzaj, shkrimtarit Robert Martiko nga Greqia si dhe zotit Pier Pandeli Simsia po nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

            Tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj mikut tim suksese të mëtejshme në karrierën e tij  të letrave! Urime!













Komenti i Akademikut, dr. prof. Bardhyl Golemit
për librin e Luan Cipit me titull “Portrete Miqsh »

Luan i dashur !

 Në takimet tona mbresëlënëse duke pirë kafen e zakonshme, vlera e secilës është se ajo është në qendër të bisedave tona, ne së bashku, kemi shijuar edhe librin tënd; por sot kur ti e paraqet në mënyrë të plotë, në mes miqve dhe shokëve vlonjate, ai shijohet më shumë. Kjo ngjan me përvojën tonë të bukur në Tiranë që kur «Luani këndon, të tjerët mbajnë ison dhe tavolinat ngjitur dëgjojnë, falënderojnë dhe duartrokasin «Kështu besoj se do të jetë edhe sot në Vlorë në Promovimin e librit tënd.

Përshëndetje bashkë me përgëzime për librin e botuar! E lexova me kënaqësi. Të lumtë ! Në pamundësi për të qenë ndërmjet jush, gjej rastin që të vë në dukje disa nga vlerat e librit që kemi në dorë:

Së pari, libri duke qenë një galeri portretesh është dhe një galeri vlerash. Autori i librit, në heshtje na merr përdore dhe na çon tek vlerat, të cilat janë prezentë në të gjitha nivelet, edhe pse jeta e jonë është mjaftë e ngarkuar. Në këtë kuptim libri i Luanit është një adrenalinë për të mos humbur ritmin dhe gëzimin e jetës. Njëherazi ai është dhe një antidepresiv që në njëfarë mase të frymëzon për të përballuar vështirësitë e saj...

Së dyti, me entuziazëm mund të nënvizonim respektin e autorit për njeriun e punës në të gjitha nivelet e portreteve të sjella, që nga ajo e figurës se nderuar të punëtorit të thjeshtë, elektricistit vlonjatit me duar të arta dhe mëndje novatore, vlonjatit Petraq Pina dhe deri te zenitet e personaliteteve të tilla si ajo e Isuf Luzajt. Dhe jeta ka shume të tille edhe pse tallazet e saj, hëpërhë shumë nga ato i kanë çuar në fund të detit.

Se treti, filozofia e autorit nëpërmjet portreteve të sjella edhe kur ato për arsye ekzogjene dhe jo vetjake kane pasur probleme, ndalet me force dhe me të drejtë te vlerat njerëzore të figurës Ndërmjet tyre autori na kujton disa figura te dalluara, që politika u paralizoi jetën, ashtu si edhe në krahun tjetër, që politika dritë shkurtër, disa të tjerëve u paralizoi mendjen. Për autorin ata qëndrojnë në këmbë me vlerat vetjake dhe njerëzor që prej fëmijërisë e deri më sot!

Së katërti, ne librin e Luanit të bën për vete dashuria e madhe për Vlorën për Shqipërinë për bukuritë mahnitëse të tyre, për vlonjatin e shqiptarin, që herë pas here u këndon me pasion edhe kur ka pasur rastin të ketë qenë në Amerikë, bile në këto raste ky pasion është edhe më i ndezur. Kjo plotësohet në mënyrë të goditur dhe tepër të natyrshme me dashurinë për familjen për fëmijët dhe për te shoqen e tij që i adhuron pa masë. Keni të bëni me një shqiptar të vërtetë.

Së pesti, vlerat e librit në heshtje u superpozohen vlerave të tij personale të njohura dhe të konsideruara në shkallën më të lartë nga shoqëria e tij. Shqiptar dhe vlonjat i vërtetë, punëtor dhe i ndershëm, i ndjeshëm deri në dhimbje për vendin dhe për njerëzit!

Së gjashti, një dimension tjetër mjaft domethënës për Luanin, kërkojeni në internet tek “Fjala e Lirë e gjetkë, me shqiptarizmin e tij te kulluar, me mendimet dhe qëndrimet e tij kritike, me vlerësimet, rekomandimet dhe opinionet e të tjerëve për të.

Të gjitha këto përbëjnë sintezën e personalitetit dhe dinjitetit të tij kudo që ka jetuar e ka punuar dhe që sot ndërtojnë mirë figurën e nderuar të Luanit që është origjinale dhe nuk ka nevojë për asnjë huazim.

Libri është shkruar bukur, të jep kënaqësi kur e lexon dhe të pëlqen filozofia njerëzore që atë e udhëheq.

Kur ta lexoni, do ti konfirmoni dhe do ti pasuroni me tej këto mendimet e mia. Jo si borxhli por si dashamirës i uroj Luanit gjithë te mirat dhe librit, lexuesit e shumtë vlonjat që do ta shijojnë së tepërmi kur ta lexojnë. Meraku i Luanit i thëne ndonjë herë tjetër me Shprehjen «Mos më harroni“ ka kohë që nuk vjen në konsiderim, sepse ai me kohë është kapërcyer!

Bardhyl Golemi

Tirane 10-05-2012












LETRA E SHKRIMTARIT MILTO SHUKA PËR SHOKUN E TIJ, LUAN ÇIPI



I dashur Luan!

Javën e kaluar jam marrë me disa punë të mijat dhe e kisha harruar fare librin tënd, “PORTRETE MIQSH”. Kur e pashë, vendosa: ”Nesër nuk vete  nga liqeni në Parkun e Madh. Do lexoj librin e Luanit! Dhe ashtu bëra. Ditën e diel gjithë ditën kam qenë me ty.

Ti. O mik i dashur, po vjen në rritje. Ky libër është një kontribut i bukur për t’u bërë të njohur të tjerëve portretet reale të disa prej njerëzve më të shquar të  Vlorës, të qytetit tonë të dashur.

Do përmend disa që më janë dukur më të veçantë dhe ashtu si ti po e filloj me Harillën. Pavarësisht mekanizmave që e ngritën atë aq lartë në nomenklaturën komuniste, në marrëdhëniet me njerëzit të njohur ose jo, ai mbeti ashtu siç ka qenë: buzagaz dhe i gatshëm për të ndihmuar

Pushteti nuk e tjetërsoi karakterin e tij, Këtë e kam provuar edhe unë. Mos harrojmë se shkallët e karrierës në atë regjim mund ti ngjisje edhe rastësisht, por nuk mund t’i zbrisje pa pasoja.

Niko Gjyzarin e dua dhe e respektoj shumë për aftësitë profesionale dhe butësinë në marrëdhëniet me njerëzit. Por nuk i njihja fare dhuntitë te tij artistike,.e aq më shumë ti binte një vegle muzikore.

Sadon e njoh shumë mirë. por për atë njeri të mrekullueshëm, dentist,muzikant dhe futbollist të shquar jam gati dëgjoj me orë të tëra. Si mund të harroj unë mjekun tim,që duke më kuruar më këndon me zërin e tij kaq të intonuar këngët e bukura ruse dhe shumë lloje të tjera këngësh. Ai shpërndan kudo mirësi dhe qytetari si në shoqëri ashtu edhe në familjen e tij .dhe jo më kot ka fituar titullin “Burri Ideal” !

Për Mexhitin, këtë njëri të jashtëzakonshëm në mësime, sport dhe kulturë E radhis të parin midis ish nxënësve të mi.

E përfytyroj edhe sot të ulur në bankën e dytë, me trupin drejt, vështrim nga katedra e mësuesit, gjithmonë serioz dhe të vëmendshëm në mësim.

.Unë nuk kam qenë kurrë tifoz futbolli, por duke pasur shtëpinë afër Mexhitit, (te Fabrika e Orizit) kur turmat e tifozëve vinin duke brohoritur beniaminin e tyre pas ndeshjeve, ovacionet e tifozëve emociononin jo vetëm mua që ndihesha krenar për këtë djalë,por gjithë qytetin tonë.

Unë për Mexhitin kam edhe një kujtim tjetër më të ri.

.Me grupin e madh të ish nxënësve të mijë dhe tani miqve të mijë, shkuam në një ekskursion në Vaun e Dejës Gjatë drekës sipas zakonit dola jashtë lokalit. Duke ecur midis një rrugice të ngushtë me bordura gurësh të thepisur, unë u rrëzova dhe u plagosa në ballë

I gjakosur u shfaqa te hyrja e sallës. I gjithë grupi u alarmua. Ndërprenë drekën dhe të gjithë shkuam në spitalin e Shkodrës Gjatë gjithë atyre orëve, në makinë, në rrugë e në spital Mexhiti më ka ndenjur te koka.

Pasi ma qepën plagën,me një kujdes të veçantë edhe për hatër të Mexhitit,të cilin e vlerësonin kudo për çka kishte dhënë në sport, i gjithë grupi u kthye në Tiranë, duke më shoqëruar për në shtëpi.

Telamak Xhaxhon.Unë kam njohur një njeri me një emër të tillë, që ndonëse me vlera të shquara njerëzore e kulturore, ky Telemaku yt, është vërtet një personazh romani që di të kalojë situata të vështira si me magji. Ai është në gjendje të demaskojë me art, burokratë dhe smirëzinj me të cilët është e mbushur kjo botë. Brenda këtij personazhi kaq simpatik, në përshkrimin tënd bie në sy edhe biçikleta e tij, po aq e jashtëzakonshme si vet pronari i saj.

I dashur Luan, ky “portret” është. një tregim i mirëfilltë letrar. Të lumtë, Luan !

At e bir Pali. Unë nuk i kam njohur këto burra, por nga ato që shkruan ti, Janko Pali paska qenë një burrë zotni. Një zotëri, si të ishte pjesëtar i një familje aristokrate. Natyrisht, sot nuk është më koha e personazheve të tillë, por të merr malli të ndeshesh në rrugë njerëz të tillë

Në vitin 1986 ne keni qenë me pushime në Qeparo. Ato pushime , në atë fshat të mrekullueshëm, me njerëz të respektuar e mikpritës. nuk u shlyen nga kujtesa jonë.

Unë gjithmonë kam treguar me admirim se, në një shtëpi në Qeparo kam parë të varur në mur pemën gjenealogjike të familjes që fillonte nga shekulli i 16.

Duke biseduar me Vefin mbrëmë, menduam se personi që na ftoi në atë shtëpi dhe na tregoi atë pemë ka qenë Petro Pali.

Portretet që sjell ti me aq dritë janë të rëndësishëm, por unë këtu, veç atyre për të cilët shkruaj më lart, do të përmend me respekt edhe ata burra që me veprën e tyre kanë ngritur lart emrin e Vlorës.

Si: DuroMustafaj, Nexhat Mersini, Dionis.Qirixidhi,  Bardhyl Golemi, Isuf Luzaj.

Në këtë listë, duke hedhur PËRSHTYPJET E MIA PËR LIBRIN E FUNDIT,  pash se “mungon” një portret.

Mungon ti, Luan i dashur, që me shkrimet e tua na nxore në dritë vlerat e disa prej atyre, që duhet t’i njihnim më mirë.

Me këto portrete kaq interesante, ti ke krijuar një enciklopedi të vogël, të disa vlonjatëve të shquar .

Duke lexuar me vëmendje histori tepër interesante mund të nxjerrësh disa përfundime:

-Shumë nga ata burra i ke njohur në veprimtari të ndryshme shtetërore, ku vetë ke qenë një specialist i fushës së ekonomisë dhe po ashtu padyshim edhe në veprimtaritë sportive e artistike në të cilat ke qenë protagonist. Kjo të ka ndihmuar të njohësh dhe të dallosh vlera në secilin prej tyre dhe me dashamirësi e diku humor të na i sjellësh në ditët tona. Por të bësh miq është e rëndësishme, ndërsa ti mbash ata është virtyt që jo çdokush e ka ! E ti ke pasur këtë virtyt

Së fundi edhe diçka që e kam vënë re shpesh dhe më ka pëlqyer, është vlerësimi objektiv për vetitë personale të secilit, pavarësisht të kaluarës së tyre apo bindjeve politike.

Përqafime
Milto Shuka

Tiranë, më 02.05.2012





























LUANIT TE VLORËS, NGA DURO  MUSTAFA DHE SHOKËT

Përshëndetje…


I dashur Luan,

dita e sotme për ty është krejt e veçantë e simbolike. Ke lindjen e rilindjen e 11 librave të tu, të botuara e të përgatitura në afro 11 vjet. E bukura e kësaj dite është edhe se këtë festë krijimtarie ta kanë organizuar miqtë e librave, që janë edhe miqtë e tu. Dhe ku ? Ne qytetin tënd të lindjes. pranë detit dhe kodrave me ullinj. Afër rrugëve e rrugicave, ku ke ecur, që në fëmijërinë tënde me ëndrrat e bukura për të ardhmen. Te gjitha këto, pjesëza jete ishin burim i frymëzimit, pasqyruar në peizazhe, faqe historie, ngjarje, fakte e portretizime. Ato, me ndjeshmërinë e një krijuesi pasionant, skalitur nga një penë, gjithnjë e më kualifikuar e mbresëlënëse, kanë zëne vend në librat e tu, që janë edhe dëshmi historie e kohës, që ke jetuar. Ja, pse ky takim për të nderuar krijimtarinë tënde letrare, është edhe domethënës, edhe i gëzueshëm, edhe frymëzues. Pse e themi ketë, ne, miqtë e tu me banim në Tiranë ? Sepse në të gjithë librat që ke botuar, (në prozë e poezi), zëmra dhe shpirti i faqeve të shkruara, janë Vlora dhe njerëzit e saj. Ti ke arritur të pasqyrosh tiparet më të bukura që kurrë s’i kanë munguar Vlorës sonë: Trimërinë, besën e burrërinë, mençurinë e çiltërsinë e njerëzve të thjeshtë, që u bënë të ditur e të kulturuar, e që i qëndruan në ballë Kombit në kohë të mira e në ditët më të këqija. Ti, i dashur Luan, more nga Vlora jote bukurinë përrallore të qytetit të Flamurit dhe shpirtin e zjarrtë të vlonjatëve, e ua paraqite edhe të tjerëve, duke bërë që edhe ata të ndiheshin, kudo që ndodhen, përherë vlonjatë e të krenohen me Vlorën e tyre. Është kjo dashuri e të shkruarit me mendje të kthjellët e zëmër të pastër, që, duke të lexuar ty, të na vijë në mëndje,edhe poeti i famshëm vlonjat, Ali Asllani, që nxirrte nga shpirti buçimën :

„Jam vlonjat, jam vlonjat,/ E kam shkabën mëm’e at./Shkaba trime dy krenore,/Fron e saj e ka në Vlorë!...

Në fronin e krijimtarisë ti, Luan i dashur, vure Vlorën tënde, që të gjithë ne e duam ta shikojmë të bukur, ta kujtojmë me nostalgji e ta nderojmë si një zonjë të madhe, se është edhe Vlora jonë...Vlorën e ke pasur gjithnjë me vete, edhe në Tiranë, edhe në Amerikë e nëpër botë, e ke pasur brenda zëmrës, prandaj e bëre personazhin kryesor të krijimtarisë. E, ne, me të drejtë themi se nderimi e mirënjohja i takon atij krijuesi vlonjat, që nuk e harron vendlindjen, që di të flas aq bukur, me aq ndjenjë e dashuri për vendin e lindjes, e të mos ndahet nga ajo, që poeti e quan „Nënë e At“..

Ja pse, midis këtyre shkrimtarëve e poetëve, ka zënë një vend të nderuar e të merituar edhe Luani ynë.... Kjo na gëzon të gjithëve.

Na gëzon se ti shkruan për ata njerëz dhe ato ngjarje që i njeh dhe i do me shpirt, duke bërë të largohet çdo sinjal e ndjenjë urrejtjeje, për të promovuar e afruar sa më shumë dashurinë, mirësinë e miqësinë midis nesh. Ti çdo gjë të mirë të vetes tënde e ke mishëruar edhe në fjalët e mençura e të shkruara me vlerën e diturisë. Ky është motivi që të ka udhëhequr në krijimtari dhe këtë e shohim te figurat e portretizuara të shokëve e miqve të tu, tek ata, që dikur ishin fëmijë e tashmë janë bërë burra, baballarë e gjyshër. Ata nuk janë vetëm në Tiranë e të shpërndarë nëpër Shqipëri, por edhe aty në Vlorë, në sallën ku janë mbledhur të flasin e të dëgjojnë për Luanin e tyre...

Ne, vlonjatët me banim në Tiranë, që jemi bashkë, në kafet tona të mëngjesit, bashkë e shohim vetën edhe në librat që ke shkruar...Ti, ke meritën, që na ke bashkuar në faqe librash, me të gjitha zëmrat tona. Por ti, si fisnik e njerëzor, nuk ke harruar edhe ata miqtë tanë të vegjëlisë e rinisë sonë, që ndonëse janë ndarë nga jeta, na ke bërë të mos ndahemi nga kujtimet që kemi për ta, se na i ke sjellë mes nesh, sikur të ishin të gjallë e të pa harruar, sikur bisedojmë për hallet e gëzimet, ashtu si në takimet e kafes së mëngjesit, kur i kishim pranë....

I dashur Luan, në ditë festash, për ngjarje të rëndësishme, siç është edhe promovimi i krijimtarisë tënde, urimet e përgëzimet për autorin janë të pafundme. Po ajo që nuk na falet, po të mos e thoshim, qoftë edhe me pak fjalë, është fakti që Luan Çipi, me talentin e tij, shprehur në ato mijëra faqe librash të shkruara, ( e që fund e krye kanë atdhetarizmin) i ka dhënë shumë Vlorës, po Vlora Luanit, i ka dhënë edhe më shumë: I dha gjënë me të çmuar, që mund ti jepet një krijuesi, ndershmërinë e idealeve dhe frymëzimin për të shkruar me aq dashuri e mirënjohje, për qytetin e lindjes, për„Vlorën e bukur në gropë“ që në çdo ngjarje të historisë, i dha bukuri e shkëlqim, lirisë e pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa ne, miqve të Luanit, Vlora, besojmë se na ka dhënë të drejtën, ta quajmë atë edhe një nga„Luanët e letërsisë vlonjate, labe e më gjerë“.

Me shprehjen e bukur të peshkatarëve vlonjatë: „Qëllofshi“,donim ta mbyllnim përshëndetjen tonë, duke i uruar Luan Cipit, gjithnjë guxim e frymëzim, për të „qëlluar“ e trajtuar tema të mëdha të jetës e historisë së vendlindjes, si poet e shkrimtar që të frymëzon për të qenë njeri i mirë, e për punë te mira, dhe si qytetar e atdhetar i denjë dhe i nderuar...

URIME E PËRGËZIME PJESËMARRËSVE NË TAKIM!

Tiranë, 10 Maj 2O12










PËRSHËNDETJA E POETIT DALAN LUZAJ PER LUAN ÇIPIN



I dashur Luan!



Magjia e fjalës tuaj e mbarsur me dashurinë, që vjen mbas së vërtetës, ka brenda mjaltin e zemrës tuaj që këdo që ke gostitur, jo vetëm që është ëmbëlsuar prej tij, por e ke detyruar t’ju ndjek nëpër botë për të qenë pranë teje dhe Ti, i ke përfshirë në shpirtin tënd te madh, duke u bërë robër të dashurisë tuaj.

Unë jam një nga këta robër, që fati me degdisi larg, pas diellit dhe s’ma jep mundësinë të ndodhem sot pranë tyre, pranë Vlorës, që është sinonim i detit, i majit i dashurisë, trimërisë, besnikërisë dhe shpirtit patriotik, pranë miqve të mirë Luan Toto, Myrteza Mara,Vilhelmes dhe të tjerëve, që i ngrenë karatin Klubit Petro Marko dhe  e bëjnë sa me emër, aq dhe me dinjitet.

Ky është një nder që Ti e meriton dhe kushdo që është aty sot është për të marr e sjell gëzimin dhe respektin ndaj Luanit si njeri dhe Luanit shkrimtar dhe poet.

E konsideroj dhe jam aty me shpirt e mendje për ta marr pjesën time. Aty për të nderuar Luanin e mirë kanë ardhur shumë miq e shokë, që Vlora i ka në kurorën e saj. Do te isha i kënaqur që gjithë këtyre burrave të nderuar, ti përshëndesja dhe sallës t’u sjell urimin më të përzemërt nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë.

 Gëzuar festën! Festa e librit, është festë e kulturës. Kultura, është arma e sigurtë, më e sofistikuara, për të pushtuar mendjet  dhe zemrat e njerëzve dhe për te hedhur urat e miqësisë kudo ne botë.

Miqësisht

Dalan Luzaj

Cikago Maji 3 – 2012









 



KOHA PERHERE DALLON TE ZGJEDHURIT E SAJ

PËRSHËNDETJA E SHKRIMTARIT ROBERT MARTIKO

 


Në pamundësi për të marrë pjesë në takimin për promovimin e krijimtarisë letrare të mikut tonë të nderuar, Luan Çipit, më lejoni të shpreh admirimin tim në radhë të parë për një individ të rrallë si Luani, i cili shfaqet në sytë tona si një personalitet mjaft i kompletuar në ditët e sotshme...

Më duhet të vë në dukje qysh në fillim se Luani më ka shërbyer e vijon të më shërbejë në jetë si modeli i Njeriut të Lirë Shqiptar me të cilin mund të bashkudhëtoj, të mendoj  bashkëbisedoj qoftë edhe në mungesë të tij,  për të ecur drejt një rruge apo ndjekur monopatin e një ekzistence njerëzore më dinjitoze, më humane e më të pavarur. 

Të paktën për mua, gjithë vepra e tij në prozë e poezi flet më shumë nga askush tjetër autor letrar i ditëve të sotshme. Dhe kjo për arsye sepse, i parë në dritën e dashurisë dhe altruizmit njerëzor, ai arrin të bashkojë në një mënyrë tepër origjinale individë e persona të cilët deri dje i ndante në një mënyrë artificiale e jo të natyrshme një mur i madh, të cilën Koha arriti ta zhdukë e sheshojë përfundimisht. E admiroj Luanin sepse ai gjen mençurinë për të dëftuar se këta njerëz janë jo vetëm shqiptarë në esencë por edhe qënie njerëzore inteligjente, të cilët arrijnë të gjejnë te njeri tjetri më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i ndajnë. Qysh në librin e parë që kam lexuar nga Luani më ka rënë një sy një diçka e tillë. Ai sikur do të thotë: “Ndërkohë, që dikush mua më drejtohet për të më bërë vërejtjen se vijoj të ndodhem midis dy palë njerëzish të mbijetuar prej një Diktature të egër, unë, megjithatë, vijoj të ndodhem midis tyre.”

  Më përngjan në këtë pikë me një re të bukur, të bardhë e cila shfaqet në horizont për të zbukuruar qiellin. Era e largon dhe ajo zhduket për një çast. E përsëri shfaqet, derisa re të tjera të arrijnë e ta bëjnë më të qëndrueshme e konstituente në qiellin e bukur të Lirisë. E në këtë pikë më duhet të shtoj se nuk ka gjë më të bukur se sa reja e bardhë në kaltërsinë e Qiellit.  Sepse dalloj aty, përveç mjaft mrekullish të panumërta që lidhen me magjinë e të qënit të lirë, të shoqëruar prej dinjitetit njerëzor, edhe ndjenjën e miqësisë që Luani ofron, duke tentuar në mënyrë letrare të pasurojë fondin shpirtëror të njeriut.

Të mos harrojmë se Koha vërtet kalon por ajo ndërkohë, nuk lë pa dalluar të zgjedhurit e saj. Pasi, duke lexuar librat e Luanit, në një mënyrë tepër të pakundërshtueshme, dallon se ai i përket një elite njerëzish të zgjedhur, të cilët tentojnë të ngrenë një urë midis bashkatdhetarëve të tij. Pikërisht këta lloj individësh, duke qënë tepër të vlefshëm për shoqërinë, mbahen mend e nderohen prej saj. Nëse për disa persona e kaluara mbetet vetëm një simbol, për disa të tjerë ngulet këmbëkryq duke helmuar mendjen dhe zemrën e tij. Përbën një fakt të pamohueshëm se për njeriun normal e të kultivuar e kaluara sado e keqe të jetë paraqitur për të, mund të shuhet e fshihet prej qëndrave delikate të kujtesës me karakter negativ e rivendikativ.

Pra ky është pikërisht Luani që unë admiroj. Nëse nesër apo një tjetër ditë në të ardhmen tonë do të shfaqet një rrymë e fortë, konsituente, për bashkimin e sinqertë e dashamirës të gjithë shqiptarëve, pasi humanizmi përbën patriotizmin e vërtetë dhe jo egoizmi, shpirtligësia, dasitë e kafeneve dhe klubeve të urrejtjes, unë mendoj se Luani ka për të qënë një nga arkitektët kryesor të bashkimit të shqiptarëve. Ngaqë mënyra më e mirë për të predikuar të ardhmen është krijimi i saj. Dhe një gjë të tillë Luani e ka bërë nëpërmjet Librave të tij, prozës dhe poezive të tij të mrekullueshme.

Duke vënë në dukje ndjenjën dhe shpirtin e civilizimit që Luani emeton prej gjithë qënies së tij thellësisht humane, do të dëshiroja ta mbyllja këtë përshëndetje të thjeshtë për të nderuar veprën letrare të Luanit me një citat të shkrimtarit francez George Duhamel: “Nëse civilizimi nuk gjëndet në zemrën e njeriut atëhere, ja po ja u them unë, ai nuk mund të gjendet askërkund!”



ROBERT MARTIKO



13 maj 2012











VIRON KONA, SHKRIMTAR

 

Letër përshëndetëse Luan Çipit, me rastin e promovimit të veprimtarisë letrare



I dashur Luan!

Ndonëse nuk munda të marrë pjesë në veprimtarinë e mirë organizuar për krijimtarinë tënde në Klubin e Shkrimtarëve të Vlorës “Petro Marko”, me mendje dhe me zemër isha atje, sepse, krijimtaria jote, ka gjithnjë tingëllimën e një ftese tërheqëse dhe të sinqertë, që të bën ndihesh dhe të jesh pjesëmarrës aktiv në jetën dhe gjallërinë  e saj, që lëviz e ushton si dallgët e detit në Vlorë, kur përplasen nga erërat në molin zero ose në portin e Vlorës. Por, edhe nga Uji i ftohtë, bukur përplasen e thërrmohen, si petalet e luleve të bardha, ndonëse ky përcaktim është kompetencë e piktorëve vlonjatë, miqve tanë Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Agron Dine, Rakip Shabani, Petrit Ceno, Sabaudin Xhaferri, ... Vura re se, salla ishte plotë, ashtu siç edhe  e meriton ti, i dashur Luan. Lexova edhe te “Republika”, lexova edhe në internet dhe u ndjeva i ngazëllyer, që gjithçka shkoi mirë dhe bukur.

Të uroj për suksesin, për krijimtarinë e begatë dhe të bukur, për dashurinë për miqtë dhe shokët, që nuk i harron, për gjithçka të mirë dhe të bukur, që Vlora e ka me bollëk dhe e jep me zemër dhe shpirt, sepse e tillë ka qenë gjithnjë. Një vend, natyrisht  e bën edhe relievi dhe pozicioni gjeografik, por, mbi të gjitha e bëjnë njerëzit e mirë, të dashur dhe të çiltër, shokët dhe miqtë që ti i ke të shumtë, por, që, je i etur të kesh gjithnjë e më shumë, sepse ke zemër të madhe, ke shpirt të madh që nxënë shumë; ke  vrulle dhe energji brenda teje, që nuk i mban për vete, por së bashku me kujtimet dhe mbresat, i shpërndan ato si trëndafilat e një buqete të  madhe vlonjate.

Edhe një herë urimet më të mira, shëndet, suksese, të fala familjes.

Buqetës  së fjalëve të ëmbla, luleve të bukura dhe të freskëta, përshëndetjeve miqësore të panumërta,  të lutem shtoi edhe një lule miqësie dhe mirënjohje nga unë, si ta kishe dhuratë në këtë festë edhe  nga im vëlla, por, edhe yti, Llambi ynë i dashur.

Faleminderit i dashur Luan!

Përqafime

Viron Kona

Tiranë,më 15.05.2012














PERSHENDETJA E SHKRIMTARIT PIERRE PANDELI SIMSIA



Zotit Myrteza Mara, Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" Vlorë!
Kryesisë, gjithë anëtarëve të Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" Vlorë!
Zotit Luan Çipi, krijues letrar!


I dashur zoti Luan Çipi!
Të nderuar organizatorë, gjithë ju pjesëmarrës që ndodheni sot në atë sallë për të promovuar krijimtarinë letrare të zotit Luan Çipi.
Po j'u shkruaj nga Amerika e largët në pamundësi për të qenë aty mes jush, në Vlorën tuaj dhe tonën bashkë, në Vlorën heroike he turistike...
E dëshiroja shumë të isha edhe unë pjesëmarrës në këtë ditë të bukur dhe të paharruar për ty i nderuar zoti Çipi, familjen tënde, për miqtë, shokët e tu. Largësia nuk ma mundëson pjesëmarrjen.
Ne bashkë, i nderuar zoti Luan Çipi, nuk njihemi; njihemi vetëm virtualisht nëpërmjet sofrës së madhe që na mbledh, interneti.


Bashkë na ka njohur letërsia, krijimtaria jonë letrare.
Krijimtaria jote letrare e kohëve të fundit, aktivizimi yt i shpeshtë në gruplista dhe web site të ndryshme në internet, në gazetat që botohen jashtë Shqipërisë atje ku ka shqiptarë, ka bërë, që emri yt të zërë vendin e tij të rëndësishëm dhe adresa jote e e-mail të jetë ndër adresat e mija më të preferuara midis shumë adresave të tjera, që unë i klikoj të parat për t'i lexuar.
Në ç'do krijim tuajin letrar që kam lexuar, kam gjetur urtësinë, mençurinë e një burri të nderuar, dhimbsurinë, dashurinë e një prindi, patriotizmin e një bashkatdhetari që ka për popullin dhe vendin e vet, shqetësimet dhe gëzimet e tij, mikun e mirë ...
Tregimet e ndryshme që ti shkruan, temat që ti përzgjedh, subjekti, gjuha e thjeshtë e të shkruarit e shoqëruar nganjëherë edhe me humor, na bëjnë ne lexuesit të hyjmë në botën e ngjarjeve dhe personazheve të tu për t'i jetuar.
Në reportazhet e ndryshme që ti na i ke sjellë nëpërmjet penës tënde të ngrohtë e të sinqertë, jo vetëm që i kemi lexuar, por shpesh herë e kemi ndjerë veten se po i shohim nga afër ato çfarë ti i përcjell lexuesit.
Ajo që dua të veçoj në krijimtarinë tënde letrare i nderuar zoti Luan Çipi, është kritika, kritika jote e mirëfilltë letrare, për të cilën kemi shumë nevojë, të gjithë ne, krijuesit dhe lexuesit, e cila sot, pothuajse po zëvendësohet me elozhet dhe superlativat që lexues dhe krijues të ndryshëm letrarë po i bëjnë njëri tjetrit, të cilët, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse e dëmtojnë krijimtarinë letrare.
Ja pra, i dashur zoti Luan Çipi, pse krijimtaria jote letrare sot është në lartësinë e duhur.
Sot, çdokush mund të dëshirojë të shkruajë dhe shkrimet e tij t'i përmbledhë në libër. Kjo është një gjë shumë e mirë; por jo çdo gjë që shkruhet mund të jetë letërsi.
Me krijimtarinë tënde letrare, ty të është hapur porta dhe ke hyrë në letërsi, duke zënë vendin që ty të takon.
Ju uroj, t'ia kaloni bukur, këndshëm, ashtu siç edhe kalohet në aktivitete të tilla për të festuar "lindjen e fëmijës" libër duke e promovuar atë në këtë ditë.
Urime dhe suksese në të ardhmen në krijimtarinë tënde letrare.
Ju përshëndes të gjithëve ju pjesëmarrës.



Sinqerisht
Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork, 12 Maj, 2012







 



IRFAN BREGU

.

MIKU IM, LUANI



Luani, miku im, një nga djemtë e mirë të Vlorës, nuk ndahet shpirtërisht nga qyteti ynë i dashur, prandaj, në stinët më të bukura, në pranverë dhe në verë, qëndron gjatë në atë qytetin tonë..., por për mua, Irfanin, është shumë e vështirë të rri pa Luanin, edhe pse midis shokëve të tjerë që janë të mirë, po dhe vlonjatë...

Sot lexova një shkrim, botuar në gazetën “Shekulli” me titull: “Në Tiranë ndjehem më mirë se në Paris”. Autori ishte HUBERT DE SAINT, menaxher i përgjithshëm i SOCIETA GENERAL ALBANIA...

Kjo më ngacmoi edhe më shumë, pse pikërisht po sot, miku ynë i përbashkët DURO MUSTAFAI, më tha se: “nesër duhet patjetër të shkojmë në takimin me shokët vlonjatë, se Luan Kaman Çipi, autori i shumë librave, që dhe ti vet i ke vlerësuar, do të niset për në Vlorë, ku, si zakonisht shkon atje për një kohë të gjatë për të pushuar dhe për të na sjellë edhe këtë radhë ndonjë libër me VJERSHA.

Për këtë si përgjigje, unë shkrova këtë vjershë, në sojin e tingëllimave (soneteve):

Po lë TIRANËN, miku im, për VLORËN...

Pse të vështirë e kam, “bëre mirë”...

T’i them? I mpirë, kridhem në errësirë...

Ullinjtë e dashur, ditën kë më morën...

Unë s’mënoj mikut ti jap dorën,

Paçka largimin nuk kam dëshirë,

Prej tij të ndahem s’dua... Ai Zog i lirë

Fjalë me krip tha dhenë mizoren

Kohë, që iku mbrapsht u gremis...

I urti ynë, ballë çdo shtrëngate

Kredencialet idealiste s’i braktisi...

Po, ç’tha një bankier francez kësaj nate?

“Më mirë në Tiranë se në Paris”...

E sheh, VËLLA LUAN, si pleksen fatet?

Tiranë, 23.04.2012



 

Adem Aliu



 "Zoti Luan:

-Eshte kenaqesia ime por jo e plot mbasi smunda ta plotesoja te teren me pjesmarjen e takimit ne Vlore.Por nuk do te thote qe une mos te ndihem krenar per nje bashkeqytetare Vlonjate,per nje kuadro,shok e mik sa i mire i thjeshte i sinqerte por dhe shume i dashur,puna juaj e nje intelektuali te vertete po i rrite kolorin e bukur portretit tuaj, tashme si nje artiste i penes ne letersi dhe kjo me gezon shume.Sa me shume qe po ju ndjek e lexoi aq me shume me shtoni emocionet VLONJATE me ato vargjet tuaja sa te thjeshta popullore por dhe aq artistike me ate rimen e nje poeti tashme te afirmuar.Vec te tjerash ndjehem krenar per mikun tim duke ju shprehur rruge te mbare ,shendete te plote,e sa me shume fantazi ne krijime te ardheshme.

Ademi...

Itali..23-05-012."

 
 

JANAQ PANO, POET

Tuesday, May 22, 2012 10:40 PM

I respektuari mik e dashamir Luan Çipi,

marr shkas nga aktiviteti i organizuar në Vlorë për të promovuar krijimtarinë tuaj të begatë mes miqsh e dashamirësh, për të bërë edhe unë urimin tim për këtë eveniment.

 E tërë krijimtaria e juaj kullon mjaltin e fjalës që del nga një shpirt i ndjeshëm e i shqetësuar për të afirmuar vlerat njerëzore e dhuntitë të individëve që i  ka njohur në vite e dekada duke na nxjerë në pah të gjithë humanizmin njerëzor të shpirtit vlonjat.

Të lumtë pena e le të ndritë fjala e jote çdo shpirt që di të ndjejë e çdo zemër që di të dashurojë si shpirti e zemra jote i dashur mik Luani. Duke lexuar përshëndetjet e atyre që morën pjesë në aktivitet si dhe të tjerëve nga larg, më janë përcjellë emocione të fuqishme e të papërsëritshme për jehonën që rrezaton kjo vepra juaj. Me këtë krijimtari ju vendosët një dekoratë në gjoksin patriotik të shpirtit vlonjat.
Përgëzime të lavdërueshme i dashur Luan.

Ju përqafoj nga larg,

 Janaq Pani Toronto.









LINDITA ÇIPI

Babi im i dashur,

ndiej nje kenaqesi te papershkrueshme qe keta njerez qe une as nuk i njoh nepermjet skrimeve te tua shikojne te mendja, zemra dhe shpirti jot dhe vleresojne babain tim te rralle.

jam shume krenare per kontributin tend te cmuar per Vloren she njerzit e saj dhe per gjithe kombin.

Ndihem shume e lumtur dhe e emocionuar

ju puth cupa

LINA



ARTA ÇIPI
Lanka,
Duhet te jete kenaqesi e madhe te lexosh mesazhet, njeri me i ndjere se tjetri. Tek ky mesazh i fundit cdo fjale del vertete nga zemra. Me beri pershtypje sidomos:“Shkrimet e tua…më kanë bërë skllav të tyre. Sa herë që lodhem, ndjej lodhje apo ndonjë murzi të jetës, rifilloj e lexoj shkrimet e tua, të cilat më çlirojnë nga kjo gjëndje e krijuar”Me siguri komente te tilla te inkurajojne te vazhdosh te shkruash bukur, sic thote dhe dermani.
Turi

KAMAN ÇIPI

Lanka,

Ketyre njerëzve nuk u a ka vene njeri nagantin tek tembthi te shkruajne keto rradhe. Te njohur e te panjohur ne menyre perseritese deshmojne per nje nevoje te mbushur, kur lexojne shkrimet e tua. Duhet te jete kenaqesi e madhe te zbulosh qe komunikon me nenndergjegjen e njerezve ne menyre kaq spontane edhe pse ky ndoshta nuk ishte qellimi fillestar.

Ky duhet te jete, besoj, inkurajim per te vazhduar te besh ate që ti ben shkelqyer.

Dermani





JORGO DHRAMI

I dashuri Luan me familje !.                                            Tiranë, më 21 Maj 2012



Ndonëse fizikisht me sa mbaj mënd, jemi takuar vetëm një herë, shkrimet e tua i kam lexuar çdo herë. Edhe nëse nuk do të të kisha takuar fare në jetë, unë nëpërmjert shkrimeve që ke bërë, të njoh sikur kemi jetuar bashkë 100 vjet. Pena jote e fuqishme, tregon karakterin tënd të pastër, njerëzor, të edukuar, korrekt e të shoqëruar me një çiltërsi për ta patur zili kushdo! .Shkrimet e tua, të shkruara mjaft bukur, me një gjuhë të thjeshtë e shpirtdashëse për cilindo në këtë Botë, me fjalë shumë të goditura, më kanë bërë skllav të tyre. Sa herë që lodhem, ndjej lodhje apo ndonjë murzi të jetës, rifilloj e lexoj shkrimet e tua, të cilat më çlirojnë nga kjo gjëndje e krijuar. Ato, përmbajnë gjithëçka të mirë e të këndëshme. Ndodh kështu, sepse ato burojnë nga një zëmër e Luan Çipit, e këtij njeriu që mendon vetëm mirë për njerëzit. Tek ky person, bindja e ime është, se, aty janë harmonizuar në mënyrë perfekte, aftësia e të menduarit me shpirtbardhësinë e njeriut të mirë. Këto dy cilësi, sipas meje, bëjnë ndarjen e njerëzve në këtë Botë.

Luanit dhe familjes së tij të madhe, i urojmë gjithë të mirat e kësaj BOTE.



Përaqfime. Av. Pr, As. Dr. Jorgo DHRAMI.









GURI NAIMI

 17/05/2012 14:05:51


Njerez te mire mes te MIREVE;ju faleminderit sa, shendet e suksese.
Te flasish per Luan Cipin nuk e ka te veshtire se ai gjithe jeten me veprimtarine e tij ka folur dhe flet, per ta degjuar e pasuar.
Te gjitha c'duhen thene per luanin z. Ejup Mita , njeheresh bashkekohes i tij dhe afer tij i ka then. Une si i moshuar e kam njohur keto vitete fundit si emigrant, permes korespodences se gjere sa cilesore te tij, permes shtypit e sidomos permes "Fjales se Lire' qe une do ta quaj,"Universitetin tone", Cnuk gjen ne te, vetem te disht te kerkosh. I faleminderit atij stafi te nderuar, me se pari atdhetarismin dhe profesionalizmin e tyre.
Urime dhe pergezime Luan Cipit me shoke Vlonjate qe mua me ka bere per vete qe me ate festimin e "Ditlindies se nje shoku" ne Dajt.
Gjithe te mirat gjithe intelektualeve shqiptare te kudo ndodhur me thirjem Kompaktesi dhe solidaritet ne te mire te Kombit dhe Atdheut tone.
Me konsiderate
Nga Toronto, Ju pershendes e pergezoj.(prere bileten per te festuar 100 vjetorin e Pavaresise, se pari aty ne VLORE sa ne cdo pike te botes qofte dhe me nje shqiptar) e;
MIRUPAFSHIM MIQ e SHOKE.

Guri Naimit



 




Dy fjalë falënderimi

Nga Luan Çipi


Kur fillova të shkruaj rreshtat e para, më shumë për vete dhe për familjen, nuk e kisha menduar se muaj pas muaji e vit pas viti dëshira për letrat do më shtohej dhe të shkruarit do më jepte gjithnjë e më shumë kënaqësi. Natyrisht, nuk e kisha përfytyruar veten se Shoqata e Shkrimtarëve “PETRO MARKO” Vlorë, do interesohej për promovimin e veprimtarisë time letrare, ndaj, në një moment vlerësimi si ky, ndihem i emocionuar dhe më duket vetja i përkëdhelur nga ju. 



E ndjej për detyrë t’u shpreh të gjithëve mirënjohjen time, që më nderuat me pjesëmarrjen tuaj, në këtë ngjarje të rëndësishme për mua dhe t’u falënderoj nga zemra, për kohën tuaj të vlefshme që harxhuat me këtë rast. Falënderoj edhe më shumë organizatorët, Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko”, që drejtohet nga poeti  Myrteza Mara, shokët e nderuar që morën fjalën dhe miqtë e ardhur nga larg.

Ngjarje si kjo, edhe kur flitet për krijues të zakonshëm si unë, i bënë nder të gjithëve dhe nxit,  sadopak, krijimin letrar dhe zgjerimin e radhëve të shkrimtarëve dhe sidomos të lexuesve kurioz, sepse si në rastin konkret, secili shtyhet të kërkojë ndodhi të jetuara me personalitet për bashkëqytetarë vlonjatë, apo për ngjarje të hershme rreth tyre.

Sot këtu kanë ardhur shkrimtarë të vërtetë profesionistë dhe poetë pasionantë e të mirënjohur, apo specialistë të arsimuar për gjuhë dhe letërsi. Me gjithë fjalët e mira, që janë dukuri në kësi rastesh, unë e ndjej se shkrimet e mia nuk janë një përsosmëri forme dhe kane plot mangësi tekniko-profesionale gjuhësore dhe morfologjike, etj. por, më besoni, që jam përpjekur t’i bej me dashuri të ndjerë dhe kam synuar të paraqes i inspiruar, thjesht shembullin dhe gjurmët e tyre dashamirëse dhe të dobishme,  si dhe kumtin për paqe, në mirëkuptim social për mos harrim.

 Te të pesë librat e botuara deri tani, ne këto 5 vjetet e fundit, kanë shkruar parathënie me kërkesën  dhe këmbënguljen e tyre, letrarë të shquar, shokë të mi nga me të dashurit:  poeti dr. Irfan Bregu, gazetari poet Duro Mustafai, shkrimtari in. Robert Martiko dhe letrari, artist shumë planesh, mjeku Harallamb Fandi. Dikush edhe e ka tejkaluar modestinë dhe si shok e mik më ka përkëdhelur edhe më shumë nga sa e meritoj. Kështu ndodh edhe me disa teprime dashamirëse shokësh që folën këtu. Sidoqoftë unë ngelem te të gjithë borxhli dhe nuk gjej fjalë falënderimi, t’u përgjigjem ashtu si e meritojnë.

Me këtë rast nuk mund të ri pa falënderuar posaçërisht, miqtë e mi të dashur, shkrimtarët  Përparim Hysi dhe Petraq Pali, që kanë ardhur nga më larg, prej Amerike, për fjalët e thëna dhe ta falënderoj  Petraqin shumëfish edhe për kontributin direkt në sponsorizimin e organizimit të kësaj ngjarje.

Falënderoj gjithashtu  Myrteza Marën, Gëzim Llojdinë, Anila Toton, Kreshnik Çipin,  Mexhit Haxhiun,  Reshat Kripën, Qirjako Savën, Faslli Koçiajn,  Zyba Hasën, Laureta Petoshatin, Petraq Gjonçen, Adem Osmanin, Vangjel Picin, Ejup Mitën dhe Spiro Naqon për fjalët e  thëna me sinqeritet e dashuri në kumtesat e dërguara me shkrim, si dhe për preokupimin e mundimshëm dhe kujdesin e posaçëm të treguar me këtë rast.

Falënderoj, gjithashtu, miq e shokë që nuk patën mundësi ardhjeje, po dërguan përshëndetje dhe urime nga larg, midis tyre: Dalan Luzaj, Kozeta Zylo, Vasil Qesari, Robert Martiko, Pjer Pandeli Simsia, Viron Kona,  Milto Shuka, Riza Lahi,  Janaq Pani,  Eleonora dhe Kostandin Gjoka, Fiqiri Shahinllari, Senad Guraziu , Bardhyl Golemin, Irfan Bregun dhe Duro Mustafain.

Falënderoj veçanërisht audiencën time të parë, Hanëmen bashkëshorten time, që me ka inkurajuar e mbështetur në shkrimet e mia, si dhe mbi të gjithë, Qytetin e Vlorës dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm, shumë prej të cilëve janë bërë frymëzues dhe njëkohësisht personazhe të librave të mi. Një falënderim i posaçëm rezervohet për kënaqësinë dhe frymëzimin tim të përditshëm: tre fëmijët dhe pesë nipat e mbesat mia, që banojnë larg: Në Kanada, Amerikë e Holandë.

Jam i lumtur ti shpreh falënderimin pjesëmarrësve të shumtë dhe t’u kërkoj falje për kohën e gjatë, mbi dy orë, që kaluam bashkë, pa mundur të evitonim ndonjë teprim e përsëritje. Sidoqoftë pjesëmarrja heterogjene, pa diferenca në moshë, me nxënës, studentë, gra e burra dhe pa dallime partiake, madje dhe me ekstremitete sociale e ideore, (që nga ish të përndjekur politik, ballistë, legalistë, demokratë, socialistë, çamë e deri ish komunistë, pushtetarë e ushtarakë), tregon për mundësinë dhe domosdoshmërinë e unitetit vlonjat e mbarëshqiptar.

 
Falënderimi i fundit  në radhë, po ndër më të rëndësishmit, i takon shkrimtarit dhe piktorit Luan Toto, veprimtarit të spikatur të Klubit  të Shkrimtarëve “Petro Marko” në Vlorë, që ishte, jo vetëm nismëtari, por edhe epiqendra e këtij eventi.

Ju falënderoj të gjithëve!

Luan Çipi

Vlorë, më 12.05.2012

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

PËRSHKRIME UDHËTIMESH

TË TJERËT PËR MUA

JETA IME