TË TJERËT PËR MUA





TË TJERËT PËR MUA
                                                                    


                         
                                              Dr. IRFAN BREGU

                                 STUDIUS, PUBLICIST DHE POET 
                                          

         NË PARATHËNIEN E LIBRIT TË PARË "MARREDHENIE TË SHENJTA"

                 VLORA NË OPTIKËN E NJË INTELEKTUALI

          Kur miku im, Luan Çipi, më dha për të lëçitur dorëshkrimin e librit "Marrëdhënie të shenjta" nuk u befasova se një ekonomist ulet dhe derdh mjeshtërisht mendimet e veta nxjerrë  nga fletët  e ditarëve të mbajtur nëpër vite. Për mua nuk ishte gëzim i beftë, sepse  me autorin kemi qenë koleg disa vjet si mësues dhe pedagog. Po, ç'është e vërteta emri i LUAN KAMAN ÇIPIT është bukur fort i  njohur dhe i nderuar në qytetin e Vlorës. I dëgjuar është ky njeri, që mban dhe një emër simbolik, si duket i parandjerë nga ata që u mblodhën asaj nate në Vlorë, më  14 Korrik të vitit 1934, kur gruaja fisnike
ZEQIRJEJA, pati sjellë në jetë të birin, që në atë qytet do të bëhej më vonë Dikushi. Pra, burrat që ishin çakërrqejf asaj nate, thanë: Ky djalë do të jetë luan, në shërbim të së mirës, së drejtës, e të përparuarës, lidhjes së ngushtë shoqërore e atdhetare dhe së vërtetës.
            Unë them plot gojën: Sa të mençur paskan qenë këta bektashianët gjirokastritovlonjatë! Zërat e tyre më bëhen se po i dëgjoj duke shfletuar faqet e dorëshkrimit. Janë zëra, që më vijnë nga vendlindja ime, Vlora, nga shtëpizat, rrugët dhe lagjet e saj, që dhe mua më janë aq të dashura. Dorëshkrimi më dha gëzimin që sjell një çelës, i cili të ndihmon të hapësh dyert dhe zemrat e qytetarëve të mirë të Vlorës që më janë aq të afërt dhe jam aq nostalgjikë ndaj tyre... Aq më shumë që dhe Luanin e kam njohur gjysmë shekulli më parë e gjer sot dhe si mik dhe si intelektual. Ruaj vlerësim e besim te ky njeri i mirë, i fisëm, i ditur dhe i ndershëm. Tiparet e karakterit të tij nuk është vendi këtu t'i vë në dukje, se, ndoshta, në shënimet e mia do të zënë vendin e duhur, nëqoftëse një ditë do të tregohem aq i fortë, i duruar dhe i thellë po aq sa miku im për t'i mbledhur kujtimet, prushin dhe hirin e tyre të shpërndarë nëpër vitet e mia të trazuara... Po le të kthehemi tek ajo, që dua të vë në dukje në këto shënime të shpejta, për të cilat më nxiti disa mendime miku im.
            Luani ishte, siç thotë Naimi, poeti ynë i madh te Qerbelaja:"I mir' i biri i të mirit..." djali i vogël i Kaman Çipit, tregtar vlonjat, ish veprimtar i shquar  shumë vjeçar në Shoqërinë Patriotike "Vatra"  të Shqiptarëve të Amerikës, dervish nderi dhe sekretar i Gjyshatës Bektashiane të Kuzbabasë në Vlorë, zotërues i pesë gjuhëve kryesore.
            Luan Çipi është ekonomist që ka drejtuar me sukses sektorë të rëndësishëm pune e prodhimi në  rrethin e Vlorës. Ai është një intelektual i mirëfilltë. Me këtë rast, dua të them se jo kushdo, që ka kryer një shkollë të lartë do të mund të thirret "Intelektual", pa le të jetë politikan apo deputet, a kryetar i ndonjë dege partie. Mund të quhet i tillë ai, që në fushën e vetë ka shtruar dhe zgjidhur probleme të vështira dhe e ka çuar punën dhe jetën e shoqërisë përkatëse përpara. Siç pohojnë ata që e kanë njohur në punë, kanë punuar së bashku, apo i kanë kontrolluar punën dhe veprimtarinë e tij Luanin e kanë vlerësuar për njeri me kulturë të gjerë dhe të mirinformuar në shumë fusha të tjera si në muzikë, letërsi e sport. Kudo kanë spikatur vlerat e tij: Mësues në Shkollën e Mesme Financiare dhe pedagog në Filialin Ekonomik të USHT në Vlorë, aktor në teatrin dhe estradën e  qytetit të Vlorës, trajner i ekipeve përfaqësuese të qytetit në mundje e ngritjepeshe, arbitër i klasit të parë në sportet e rënda, gjimnast, mundës dhe ngritës peshe në ekipet përfaqësuese të Vlorës,  kampion kombëtar dhe mjeshtër sporti e deri trajner i ekipit kombëtar të ngritjes së peshave...I tillë është burri i shkurtër e muskulor, si i dalë nga deti, që kurdoherë ka parë larg e ka ndjerë fare tutje erërat e kohës.
Njohës i gjuhës ruse e italiane, instrumentist,  këngëtar pasionant i këngës shqiptare, ruse e italiane, me atë zë të ëmbël tenori shumë oktavësh, si shpirti i tij i qetë dhe i butë, që buron mirësi.
            Ç'gjë vërehet në faqet e këtij libri ku autori shfaqet kurdoherë përkrahës i së mirës në shoqëri e në veprimtarinë e saj  dhe bëhet i paharrueshëm nga të gjithë njerëzit e mirë të këtij qyteti të mirë. Pse ndodh kështu? Sepse Luani sillet si një intelektual i mirë edhe në jetën e në punën e përditshme. E them këtë edhe nisur nga fakti që psikologjia e shpirtit të artistit dhe sportistit, me fuqinë argumentuese  dhe arsyen e fortë, e ka bërë autorin t'i përcjellë me vërtetësi bindëse këto dhunti te  personazhet e vetë.
Edhe tani që Luani është në pension është gjithnjë në lëvizje. Nuk i rri as dora as këmba, po kudo në ndihmë të shokëve dhe miqve. Një person i denjë për një roman realist...Këto informacione nuk do të kishin vlerë, nëse nuk shërbejnë për të na çuar te kuptimi i çdo teksti, për të kapur jo vetëm temat, po dhe mënyrën sesi autori i trajton e i përball ato...
            Po ajo që më bëri të shprehem edhe për CV- e Luan Çipit janë faqet e këtij libri, me shënime, rrëfime, skica, portrete, profile, madje, edhe bërthama romanesh apo novelash fort të çuditshme për të ardhmen. Këtu m'u dha përsëri rast që të takohem me njerëz, të cilët për mua nuk janë të huaj, por fort të pranueshëm, si njerëz me vlerë, ose njerëz që bëjnë pjesë në një kohezion social, shumë rrallë edhe ideologjik. Shfaqen nëpër ato vite ngjarje që kanë madhështinë, bukurinë, tragjicitetin, po dhe komicitetin e hidhur të asaj kohe....Vlora, pra, na shfaqet në optikën e një ekonomisti, po dhe të një qytetari tepër aktiv si në jetën ekonomike, po dhe në atë social politike.
Megjithatë, nëpër faqet e librit vërejmë që autori i "Marrëdhënie të shenjta" ndodh që shpesh të veprojë i pavarur, po edhe e pëson, ashtu si dhe plot të tjerë.  Kështu ndodhi me  autorin e librit kur ishte Shef Seksioni në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Vlorë dhe në një seminar për statistikën thërret të referojë një ekonomist, ish Byroist të dënuar nga Partia, që desh i shkaktoi shkarkimin nga puna. Autori, në kundërshtim me normat e kohës, shfaq simpati për Pirro Dodbibën te "Një personazh pranë tavolinës time të punës". Kështu ndodh dhe te rrëfenjat e bukura "Fjalët e hidhura", ku spikat bukur fort tragjiciteti i njerëzve të asaj kohe, te "Brenga e madhe e minoritarit grek", ku paraqitet persekutimi i shtirur, etj.
            Në këtë libër me vlera publicistike dhe letrare, madje,dhe gjuhësore vijnë zëra njerëzore nga Vlora, nga realitetet e saj, ngjarje e fakte  dhe njerëz të mirë me zërat, me mallin dhe brengat, me tezat e veta dhe të kundërshtarëve të tyre. Po si na i sjellë autori i librit? Jo si të fotografuara, por me një botë të pasur, ndofta, të panjohur dhe nga ne që kemi qenë në mes të këtyre njerëzve, apo dëshmitarë  anësor ngjarjesh. Aq e pasur  shfaqet bota e autorit sa që më duket sikur çdo fjalë është pakuptuar e papritur si një "Kuti Pandore" nga brofin gjithë aftësitë diturake të rrëfimtarit dhe të skenave të fuqishme.                                               
            Ky libër nuk është  një histori e Vlorës, por është një monument i vogël i ngritur me shpirt e dashuri nga një bir i saj. Këtë që them ka për ta ndjerë kushdo, jo vetëm vlonjate, po cilido që di të lexojë brenda rreshtave, për të gjetur vlerat e karakterit vlonjat. Më ka lënë mbresa ajo, që thotë
autori, për familje të ndryshme, të cilave "Fëmijët iu bënë të hairit", ose uron"u bëfshin të hairit". Shpreh gëzimin tim që edhe fëmijët e Luanit: Kamani (i dytë) mjek i laureuar dhe specializuar në Amerikë, Lindita financiere me 4 vjeçar pasuniversitar në Kanada dhe Arta, master për biznes ekonomi në Holandë, janë krenari për Luanin dhe gruan e tij të mirë, Hanëme Banin.                        
            Balzaku, në vijim të një teze të njohur që në Lashtësi, vë në dukje se "Jeta reale është mjaftdramatike, ose jo aq letrare. E vërteta shpesh nuk do të ishte e besueshme, ashtu si e vërteta letrare nuk mund të jetë e vërteta e natyrës" Ka shumë pika vështrimi për ta parë të vërtetën. Përpara autorit mendoj ka një kuptim të drejtë të vështrimit të të vërtetave jetësore në fushën e krijimtarisë artistike, të cilat u bashkëngjiten të vërtetave nga fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore. Këtë na e thonë edhe faqet e librit "Marrëdhëniet e shenjta", ku janë të shenjta jo vetëm personazhet e librit po për autorin janë të shenjta dhe mendimet dhe ngjarjet që na ka servirur aq qartë dhe pa ekuivokë.
Ai është i vetëdijshëm për ato që shkruan, se, ashtu siç është shprehur shkrimtari i shquar Italo Kalvino, që "Vetëm duke shkruar, çdo gjë zë vendin që i takon".
                                                                                ** *
            Kushdo që ka shumë vjet i larguar nga qyteti i dhemshuruar VLORA, patjetër ndjen nevojën se do të gjejë në këtë libër diçka të vetes, që ka dashur ta thotë, po s'ka mundësi ose s'i ka kapur dot ngjarjet që aq mençurisht dhe bukur na i dhuroi autori. E vë në dukje këtë edhe për meritën që ka autori i librit, të jetë jo vetëm dëshmitar i ngjarjeve, po dhe personazh i fortë i tyre.
Është për t'u respektuar dhe ndoshta për t'u pasur zili, autori, i cili që aso kohe ka qenë koseguent kundër boshllëkut shpirtëror, absurditetit dhe arbitraritetit të konvencioneve të jetës shoqërore. Ai nuk i shfaq vetëm tani këto mendime. Ai shpesh ka qenë i shqetësuar për ndërgjegjen e çoroditur të mëdyshje të disa shtresave të shoqërisë së kohës. Prandaj vlerësonte njerëzit me shpirt të mirë e me veprime të ndershme në jetë, për të mirën e të gjithëve.
Prandaj njeriu ndjen fortë kënaqësi kur lexon "Shpirtra detarë", si dhe "Fati i njeriut të ndershëm", "Inxhinieri i Paharrueshëm", "Poeti" dhe "Sedra e bukur..."
            Nuk di pse, duke lexuar faqet e këtij libri, shkruar si me gjak të shpirtit, më erdhën në mendje vargjet e poetit të madh arbëresh Gavril Dara i Riu:

                                Moj bijë, bijë e Lalës,
                                Moj e bukur, e trishtuar,
                                Pse m' kujton  motin e shkuar?

            Pse? Ç'më kujton? Refit Hoxhën, atë njeri me shpirt të bukur e mendjendritur, mësuesin artist në fizkulturë Minella Kostandinin,inxhinierin Vaso Suli, që autori e quan "Të paharrueshëm", poetin popullor Nuri Drasa ,punëtorin e palodhur Nuro Bodo e dhjetëra të tjerë, të cilët me aq shpirtmirësi e mendjekthelltësi i sjell në faqet e librit, apo i shfaq me penelata të lehta e me mall të pashuar, në faqet e këtij libri të shkruar jo rastësisht, po me respekt për secilin që është bartës i mirësisë. Tek shfletoj faqet e librit, në mënyrë të natyrshme  me plot të drejtë na vete mendja edhe te një vështrim tjetër në këto vjet që po jetojmë, kur ka që thonë se e shkuara duhet harruar, se çdo gjë do nisur nga zero. Autori, me të drejtë është kundër amnezisë, humbjes së kujtesës, sidomos asaj historike.
         
                                                                         ***

        A ka Vlera artistike të dukshme ky libër? Mendoj se po.Nëpër libër lëviz shpirti i një Poeti me ndjenja të holla. Unë e ndjej këtë nëpër shumë faqe libri. Që në faqet e para ku Luan Çipi na rrëfen për fëmijërinë dhe rininë e tij në brigjet e Vlorës, ku takojmë djem e  vajza me zemër të gjerë e   të dallgëzuar si deti Adriatik, pasqyrë hijeshie, gjelbërimi paqëndjellës të ullinjve dhe shtrirjes së butë të kumit të brigjeve. Pa le pastaj kur ndizet shpirti i të rinjve vlonjatë tek shohin lindjen dhe perëndimin e diellit mbi Sazan e Karaburun. Siç shkruan një nga të rinjtë e asaj kohe, poeti dhe artisti i madh, Timo Flloko:

                               Vura Sazanin në vend të zemrës,
                               Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit
                               Perëndimet okër të Mentor Jonuzit,
                               Thellësinë plumb të Skënder Kamberit.

            Poetët dhe piktorët nuk i kanë munguar Vlorës në asnjë kohë.
            Shkrimtari na i ndërton rrëfimet në vetë të parë, duke sjellë grimca nga jeta e vetë intime, familjare dhe shoqërore në të kaluarën, duke reflektuar të dhëna të përvojës gjer në atë pikë, sa të ndryshohen në hullitë e trillimit.
Në mënyrë të natyrshme këto rrëfime më çojnë te mendimi se kemi të bëjmë me tregime me natyrë psikologjike, ku persona të ndryshëm përshkruhen nga brenda dhe me mjeshtëri autori përqendrohet te mendja e personazhit dhe vështron nga jashtë personazhet e tjerë. Te "Labirintet e dashurisë" vërejmë prirjen për të copëzuar unin e personazhit.  Novela interesante "Magjia e dashurisë"thuret nëpërmjet vetvëzhgimit të një të verbëri. Këtu vegat e dashurisë e lidhin atë me shumë femra, të cilat dashurohen çmendurisht pas këtij mashkulli të hekurt, po me shpirt të bukur. Ai, me syrin e mendjes dhe të shpirtit e ndjen në thellësi të botës së vetë magjinë e dashurisë, të bukurën dhe feminilitetin e
bukurosheve të dhëna pas tij. Ndofta nuk është e rastit qe Shekspiri për të
verbërit e fortë ka shkruar: "Duke vështruar errësirën që shohin të verbërit".
                                                                             ***
Autori i "Marrëdhënie të shenjta" ka një freski mendore dhe higjienë shpirtërore të admirueshme. Ashtu siç është një babaxhan gojëmbël, brenda vetes fsheh dhe
një inat thumbues, i pamëshirshëm: Me inteligjencë dhe satirë therëse sulmon ashpër dhe zhveshlakuriq hipokrizinë, gënjeshtrën dhe veset e kohës. Edhe kjo e bën edhe më të pranueshëm e më tërheqës këtë libër, që na zgjon e ngacmon me një humor interesant. Ashtu siç është shprehur dikur Emanuel Kanti: "Unë quaj si letrar çdo  tekst, që nxit tek unë kënaqësi estetike". Ç'është e vërteta, fuqia e shkrimit tek ky  autor për mua nuk ka qenë e panjohur, sepse unë e dija herët që vargjet e thurura nga Luani në Vlorë disa muzikantë të rinj i kthenin në këngë. Po ato ngeleshin anonime. Tani po dalin nga anonimati dhe bashkëmoshatarë të tjerë të Luanit, duke botuar kujtime e deri romane e përmbledhje poetike. Po, ndryshe nga disa syresh intelektualiteti i Luan Çipit ka veçoritë e pavarësisë në gjykim e vlerësim, njëherazi  bën përpjekje për zgjedhjen  e fjalëve shqip dhe pastrimin e gjuhës nga fjalët e huaja .
Brenda rrëfimeve,skicave,apo tregimeve të librit vërejmë tekste të ndryshme dhe interesante, që na tërheqin vëmendjen në disa anë. Kështu, ç'është e vërteta, kur flasim për tipologjinë e teksteve në literaturën gjuhësore, siç vë në dukje studiuesi Nonda Varfi, teksti informues- paraqitës është një nga tekstet më tipike të kohës sonë në një epokë kur komunikimi dhe informacioni kanë një rëndësi të pazakontë. Tekstet që formojnë të dhëna dhe informacione mbi ngjarje ose argumente të caktuara janë mbështetje e domosdoshme për çdo formë komunikimi dhe edukimi. Të tilla gjen plot pothuajse në të gjitha rrëfimet e librit " Marrëdhënie të shenjta".Por ndodh dendur, siç ka tekste të natyrës informuese-paraqitëse, ka dhe argumentues, ku autori, shpesh edhe personazhi, apo heroi i ngjarjes mbron një tezë, duke përdorur argumente, teza që nxitin të debatosh, siç ndodh te "Fjalët e hidhura" si dhe "Njëdrejtues largpamës", apo "I palodhuri".
Ajo që dua të përcjell në fund është ky mendim: autori i librit "Marrëdhënie të shenjta" ka bërë një punë të mirë në shërbim të Mëmëdheut, duke na sjellë artistikisht kohën e vetë dhe njerëzit e saj. Dhe kjo nuk është pak. Sa bukur e mirë sikur çdo njeri të bëjë diçka për kombin e vetë. Ashtu siç shkruan një shkrimtar e studiues portugez "Një komb u ngjan gurëve dhe maleve: ai s'është më shumë se vetvetja. Një pemë është një pemë, një mal është një mal, një gur është një gur. Ato s'kanë asgjë të veçantë! Duke bërë një krahasim me natyrën njerëzore do të thosha që një njeri është ai që është, po që dëshiron  gjithmonë të jetë diçka më shumë". Ky është mesazhi i mikut tim të mirë Luan Çipi, autorit  të këtij libri të bukur.

                                                                             Dr.Irfan Imer Bregu











  DURO MEMET MUSTAFAJ,
GAZETAR, SHKRIMTAR DHE POET
 NE PARATHENIEN E LIBRIT TE DYTE ME RREFENJA TE VLORES
               "PER TE QARE DHE PER TE QESHUR"

              

PARATHENIE

Kemi  përpara   një   libër   që  mund ta quajmë edhe:"Ditar i kohës, në udhët  e  Vlorës ", së  50  viteve të shkuara...  Një  libër me rrëfenja interesante, që  trokasin   në  dyert  e  zemrës  për të bërë  që   të  zgjohet  e  të   dëgjoi  mëndja. Dora  e Luan Çipit   e  ka  shkruar  atë ,  me  dashurinë  e  shpirtit  të  tij  të lirë   dhe  dhimbjen  e njeriut  të ndjeshëm, me fuqinë  dhe  të vërtetat  e fjalës, që   hap  edhe dyert  e   hekurta…..                                                
                                                                                        
Në  një    ditë  feste, duke biseduar për ato takimet tona të shpeshta me  shokët tanë të vegjëlisë , miku im Luan  Çipi,do më thoshte|: "Sa të mirë i kemi shokët…Duke  e njohur   prej më se  gjashtëdhjetë  viteve, atë, njeriun që  më  është  dukur  se  jeton   për  t'u dhënë dashuri të tjerëve, ju përgjigja :"
Shokët  janë të mire, se kanë   marrë  edhe nga mirësia e shpirtit tënd  të bukur  dhe dashuria  e  zëmrës tënde bujare." Kjo bisedë  mu kujtua  edhe  tani  që  përfundova  së  lexuari librin e tij  të ri  me titull " Për te Qarë dhe për të Qeshur". Janë këto  cilësi të  vyera  që duken si dritë e rrjedhin  me të papritura  të   këndshme  e  befasuese edhe në faqet e këtij libri  të bukur... ,që  sapo  e kanë marrë në dorë lexuesit.   
Në   fletët e bardha të librit  kanë zënë vend  njerëz me tipare interesante, që autori i ka njohur  në punë e në jetë dhe të tjerë, për të cilët ka dëgjuar... Janë karaktere të ndryshme njerëzore, me mirësitë   e dobësitë, të fshehura  e  të dukshme, që  Luan  Çipi u jep ngjyrën  që kanë, sikur  të ishte një piktor realistë, nga ata  që  nxjerrin në dritën e diellit edhe detajet më të fshehura të shpirtit të njeriut. Këto  personazhe të bëjnë të ndalesh para tyre, të meditosh për fate e  ndodhi nga më të ndryshmet  në jetën e tyre,të befasohesh, ti dashurosh e ti  urresh, të shprehish dhimbje, por edhe të qashë, ose të qeshësh. Të gjitha këto të shkruara me mjeshtërinë  e një  shkrimtari , që  di të trokas në dyert e zëmrës  për ti folur mendjes..,
 Libri është një  mozaik  portretesh, përshkrimesh, skicash  e tregimesh, që,  për  nga  mesazhet  e vlerat  edukative dhe historike,  të  mësojnë se sa e shtrenjtë është liria  në jetën vetjake e shoqërore, se  sa   kuptim  marrin  drejtësia e ndershmëria    në  rrugën  për të qenë njeri    i  vërtetë... Dy janë personazhet  kryesore të librit, që mbajnë brenda vetes me dhjetëra personazhe të tjerë: Vlora me rrugët  e rrugicat, që gjithnjë kanë kërkuar  të jetojnë  nën diellin e lirisë, pranë  kodrave  të   gjelberta , që  lajnë  këmbët  në  det... Dhe, në arteriet   e  Vlorës,   njerëzit  e saj,  madhështor edhe me  thjeshtësinë e tyre…Të gjitha  këto   janë  objekte e  subjekte  vëzhgimi, analize e përshkrimi  në fokusin e  penës së autorit, i cili  kërkon  të bëjë atë qe shpesh duket si "e pamundur": Të  futet   në labirintet  e shpirtit te njeriut  e në  thellësi   të ngjarjeve e fenomeneve   që  lidhen me jetën e tij. Realizimi  me  sukses  i  këtij qëllimi  na rrëfen se "e pamundura" është mundur, falë  vullnetit, pasionit  e  talentit  gjithnjë  e më  në  dukje të Luan  Cipit. Kjo  përbën  edhe një  vlerë  mjeshtërie, që e kemi parë edhe  në  librin  "Marrëdhënie të shenjta", po  të   këtij  autori, botuar jo shume kohe më parë…
Kur  futesh  në  botën e librave, me tema  jetësore ,  të  shkruara  thjeshtë, me  mençuri , por   edhe me  guxim, si  në  të vërtetat e këtij libri, na pëlqen  ti   themi  Luanit  tonë, ato fjalët e çmuara të Gëtes:"E dua shumë njeriun që lakmon të pamundurën"           
Është interesante të hysh në botën e brendshme të personazheve, që autori i përshkruan me hollësi... Ai   që   stigmatizon  gënjeshtrën, madje edhe trillimet e fantazive të sëmura, di edhe te  mos pajtohet me "gjysmë te mësuarit", që mendojnë se s'kanë  ç'të mësojnë, as nga jeta dhe as nga librat. Një  paraqitje  e tillë donkishoteske  e  disa   personazheve, natyrisht  që na vë në  mendime, duke u larguar të trishtuar, ndonëse me buzën në gaz. Le të kujtojmë këtu  tipa  të   tillë  tragjiko-komik  si  ajo  e   Metes, që duke vuajtur nga deliri i madhështisë, u thotë qytetarëve vlonjatë se :"Unë jam heroi  i  vërtetë i  Luftës Antifashiste  e se  të tjerët  duhet të më nderojnë duke u përkulur". Pa   çka  se  "heroizmi i tij " është  fati tragjik në  një  luftë  që  e përjetuan   edhe  shumë të tjerë. Le të kujtojmë figura të tjera si ajo e "qenit plak që di të kafshoje", e Kiços, Petros, Osman Agait, Provonjësve
të Krisur e të tjerë. Janë figura që ngjallin zemërim e trishtim. Në një kohë dyfytyrëshe nuk është gjë e rrallë të gjesh njerëz te dyjëzuar, qenie njerëzore me maska, "kuadro" të paaftë e gjysmë analfabetë, që u mësojnë të urtëve dhe të mençurve se si duhet punuar e jetuar.
Luan Çipi, një vëzhgues e njohës i hollë i karakterit të këtyre tipave, bëhet dëshmitar i ndodhive që shkaktojnë të qeshura. Por gjithsesi pena e tij i mëshon të qeshurës pozitive. Dhe këtu na kujton psikologjinë e labit qe shprehet me vargjet: "s'ta dal dot me të qarë, po me të kënduar..."
Por ajo që tërheq vëmendjen e lexuesit është ballafaqimi e kundërvënia midis të mirës dhe të keqes, midis personazheve pozitive dhe atyre negative. Te mbeten të gjallë në kujtesë figura njerëzish të thjeshtë, ose drejtues të ekonomisë e administratës të atij qyteti që ka bërë e ka hyrë në historinë e kombit, dhe te njerëzve të tij trima e të besës, me zgjuarsinë për të komunikuar me çiltërsi dhe ndershmëri. Janë figura të një mençurie proverbiale, "njerëz-legjendë" që nuk harrohen, madje përmenden si pike referimi në jetën e përditshme, si Kamber Alikua me Harvalanë, Qano Kamberi me miqtë e tij, xha Maliqi me nostalgjinë për Gjirokastrën dhe respektin për Vlorën, Xhon Izraeliti, Sefer Dauti, Haxhi Xhemali, Siat Tozaj, Kamber Xhelua, Xhebro Gika, Vunotasit, Çamët për të ardhur
tek avokati Italian i tregimit : "Nje krismë në sallën e gjyqit", ndoshta një nga tregimet më të mira të vëllimit për nga vlerat edukative edhe për ditët tona, që mëson se si bëhet drejtësia dhe si mbrohen të drejtat e njeriut.

Libri mbyllet me përshkrimet e jetës së të veçantit Llambi Kona, njeriut të ditur, të zgjuar e gazmor, që është ndarë nga jeta, por që ka lënë prapa një emër të paharruar, i cili na bën nder të gjithëve.
Autori, tregon interes të veçantë për të zbuluar "diellin" në shpirtin e njerëzve të mirë për t'ua shpërndarë të tjerëve. Këta edhe pse janë "profesorë" të jetës e mësues të njerëzve, kurrë nuk ngopen me dritën e diturisë.
Fëmijëria, rinia dhe pleqëria, tri pjesë të jetës së njeriut, të pashkëputura nga puna, liria, drejtësia, urtësia, por edhe shpirti rebel i vlonjatit, janë në fokusin e penës së Luan Çipit. Ai përshkruan me dashuri shokët e miqtë e tij të mirë, por edhe me përbuzje e neveri ata "miqtë e popullit" qe ngjallin armiqësi e urrejtje me qëndrimet primitive e fudullëkun e papërmbajtur, imponues ndaj të tjerëve.
Libri, që mbart e përçon një informacion të pasur idesh e mesazhesh edukative, ka edhe karakter historik, letrar e gjeografik. Ai do t'u ndihmojë brezave të ardhshëm të vlonjatëve për të njohur e kuptuar se si ishte qyteti i tyre i lindjes gjatë shekullit të XX-të, me ç'interesa e kërkesa jetonin atëherë moshatarët e tyre, në ato vite të vështira, por edhe të bukura.
Edhe pse është një libër kujtimesh, në formë rrëfenjash me ngjarje jetësore, ku personazhi kryesor dhe në qendër të ngjarjeve është vetë autori, të duket se ai e përjashton veten, shmang moralizimet që i gjejmë në librat e këtij lloji, të autorëve të tjerë. Dhe këtë e bën me zgjuarsi duke u lenë vendin të flasin, për bëmat e jetës, personazhet që lëvizin në faqet e librit. Një trajtim i tille e bën lexuesin të gjykojë e të zbulojë vetë se ç'përfaqësojnë personazhet me vlerat që na servirin. Por kjo e bën edhe përmbajtjen e librit objektiv e të vërtetë dhe autorin e tij të besueshëm e të dashur për lexuesin.                       
                                                     DURO MEMET MUSTAFAJ





DURO MUSTAFAJ


   

 POEZIA, BURIMI I SHPIRTIT TË TIJ
   -Disa mendime për një libër me vlerë-
PËR LIBRIN E TRETË, ME POEZI, TË LUAN ÇIPIT

'' VLORA DIELL NË SYTË E MI''


 
Shpesh kam pyetur veten ç'e bën njeriun poet?...,dhe e kam pasur të vështirë për të dhënë një përfundim të saktë. Se, veç dhuntive natyrale, që doemos ndikojnë, që në fëmijëri, ka dhe faktorë të tjerë.Disa thonë që poet të bëjnë vuajtjet.
Poet të bëjnë vuajtjet dhe hidhërimet që kalon në jetë. Këtë e vërteton dhe Betoveni, kur pyet e përgjigjet vetë:"Pse shkruaj? Ato që kam në zemër kërkojnë të shpërthejnë, pikërisht për këtë shkruaj!" Thonë që dhe Migjenin, "poeti i dhimbjeve", fati i keq dhe kushtet e këqija e bënë "poet të mjerimit".
Po të tjerët, që nuk patën këtë fat, ç'mund të themi për ta? Një zë i kumbueshëm më troket në kujtesë: Poet bëhesh edhe nga lumturia. Ngazëllimi shpirtëror edhe ai kërkon të dalë e të pasqyrohet në fletët e bardha, në vargje e në këngë. Dhe historia e letërsisë botërore jep shembuj të panumërt. Këta "poet fluturakë", të ngopur nga jeta, që shpesh s'u besonin të uriturve, kanë shkruar titiramke e poemat e gëzimit, duke mbjell shpresë se lumturia është në zemrat e  të gjithëve dhe asaj duhet ti këndohet, që të mos vritet shpresa. Po të gjitha këto që përmenda dhe të tjera kanë një burim ushqyes siç ka lulja tokën, me rrënjë e saj mbështesë tek ajo. Dhe kjo është jeta, ku marrim frymë e ku jetojmë, e që asaj
nuk i shkëputemi dot. Sidoqoftë ajo disa i ushqen me vuajtje e hidhërime dhe disa të tjerë me gëzime, duke i bërë të ecin mbi shtratin e poezisë në rrugë të ndryshme.
Po Luan Çipin kush e bëri poet? Ai nuk i jetoi të dy ekstremet e jetës, nuk u radhit në "brezin e të humburve" dhe as fluturoi në krahët e "gëzimit letrar"-
Po miku im i mirë, me pamje e zemër fisnike, me një shpirt gjithnjë të ndjeshëm e sy vëzhgues, pa dhe dëgjoi shumë gjëra të mira dhe të këqija në këtë jetë- dhe doemos ato "pronë" e shpirtit të tij, s'mund ti mbante për vete. Dhe i bëri "pronë" të shokëve të tij dhe të lexuesve. Veç fakteve të tjerë, ndoshta, Luanin e bënë poet edhe shokët e tij të mirë, që jo vetëm e nxitnin dhe e frymëzonin, por u bënë dhe burim temash për të.
Shpesh, në biseda midis shokëve, tek Luani kemi parë fjalën e mençur me ngjyrë poetike. Dhe poezia ka qenë burimi i shpirtit të tij. Dhe ai ka shkruar për gjërat që i ka njohur, njerëz, fakte, fenomene që i ka përjetuar. Në qendër të krijimeve kanë qenë shokët e tij. Për ta ka shkruar e i ka kënduar zemra me thjeshtësi e sinqeritet, duke i futur ata ne faqet e librit si personazhet më të dashur e simpatikë. Është Vlora, vendlindja, që e njeh aq mirë. Është ajo, që e ka bredhur në të gjitha rrugët edhe në fshatrat. Janë mbresat jetësore, kujtimet e përjetimet që kanë zënë vend në poezitë që kanë një tematikë të larmishme.
Autori zbulon të vërtetat në fatet e njerëzve dhe në udhët e tyre të jetës- dhe në disa vargje bën portretin e tyre, sidomos të atyre që i ka miq të vjetër.

Po, Luan Çipi, që është një vëzhgues i vëmendshëm i fakteve, ngjarjeve e fenomeneve në jetën e atyre për të cilët shkruan, mediton për to duke zbuluar kështu përpara lexuesve shpirtin e tij të mbushur me ndjenja të holla lirie, dashurie e burrërie. Kur lexon disa poezi kushtuar njerëzve më të dashur për të si nënës, babait, gruas (Hanëmes) e fëmijëve, diku të duket se ngashërehet e derdh lot mallëngjimi, diku tjetër shprehet nostalgji për vitet e fëmijërisë e rinisë, për vendet ku ka punuar e jetuar, siç merë zjarr e shpërthen me urrejtje ndaj të këqijave e fenomeneve negative që na rrethojnë. Po midis shumë poezive,
ajo më e veçanta, që të bën për vete e të rrëmben është poezia "Mendoj për ty", kushtuar Hanëmes, pasuar nga një poezi tjetër brilante " Dita më duket një muaj". Në të parën poeti evokon çastet vendimtare në lidhjen e martesës me atë që do, me atë dilemën e natyrshme: Jepe pëlqimin, \në se më do \shtoma gëzimin \mos u vono. Që përfundon me shpërthimin ngadhënjyes të shpresës e të vendosmërisë dhe me një betim përcaktues:" Jo, jo nuk mundet \ më shumë të pres. \ O fjala sot, \ o nesër vdes!
Kurse në poezinë e dytë, që plotëson idetë e poezisë së parë, me interval gati 50 vjet, Luan Çipi, paraqitet si një djalë i ri- dhe i këndon dashurisë së gruas ashtu si 50 vjet më parë. Ai, tashmë, shkruan si një poet me një përvojë të gjatë, të pjekur e të frymëzuar.
Njerëzit, për te cilët shkruan poeti nuk i ndan nga mjediset që jetuan, nga natyra dhe kushtet, por dhe nga qëndrimi i tyre në momentet me rendësi historike. Këtu shpërthen edhe ndjenja e atdhedashurisë së poetit, ndihet fryma e lirisë dhe e dashurisë për çdo vlerë atdhetare e njerëzore që ka prodhuar vendlindja e tij. Poezitë  "Duke lexuar Isuf Luzin", "Një burrë i rrallë", "Atdheu", "O sa mirë më kenë Shqiptar" e shprehin fare qartë këtë.
Atëherë ç'e bëri poet Luan Çipin? Ndoshta jeta e tij e lidhur aq ngushtë me jetën dhe fatin e të tjerëve, me gëzimet dhe hidhërimet e tyre. Këtu ka lindur frymëzimi poetik, këtu lindin temat me subjektet interesante dhe këtu ndodhi ajo që ndodh me poetët: shpirti i tij u bë burimi i poezisë së tij.
Libri "Vlora, diell në sytë e mi" është një libër plotë ndjenjë e dashuri. Kur hyn në fletët e librit të duket sikur ke hyrë në një dhomë shtëpie, ku gjen njerëz të moshuar të ndryshëm që i ke njohur më parë  e tani të rishfaqen ashtu siç i ke njohur, ndoshta 40 a 50 vjet më parë në rrugët Vlorës, në ndërmarrjet, zyrat apo kafenetë e qytetit, sikur bisedon me ta e rikujton të kaluarën e largët, po që na qëndron gjithnjë pranë. Po këtu, takon në këtë dhomëz plotë dritë edhe të tjerë, që ndonëse nuk i ke takuarasnjëherë po të bëhen miq të dashur, për ato bindjet e njëjta për jetën, për dashurinë për qytetin e lindjes dhe për gjithçka të bukur që mbart shpirti i tyre. Luan Çipi në këtë mënyrë bëhet edhe poet i portreteve të skalitur, me pak fjalë, me shumë vërtetësi. Atë e tërheqin pejsazhet, që i paraqet të lidhura me personazhet, e tërheqin deti dhe gjelbërimi i një qyteti me diell, siç është Vlora. Në këtë mënyre poezitë dallohen për lirizmin, por edhe për epizmin e tyre. Ky libër ka një dedikim, që ndonëse nuk është shpallur në kopertinën e tij, kuptohet lehtë: Është një libër i çmuar për qytetin e lindjes dhe bashkëmoshatarët e autorit, që dikur ishin si ai fëmijë, por tani janë bërë burra, prindër e gjyshër, që kanë nostalgji për hapat e para që hodhën në jetë dhe atje nën ullishtat edhe në valët e detit dhe që ende ëndërrojnë, shpresojnë e meditojnë edhe për të ardhmen më të mirë të fëmijëve, nipave e mbesave të tyre, të vlonjatëve e të mbarë shqiptarëve.
Ky libër me  poezi u duhet vlonjatëve në bibliotekat e tyre, për të njohur, akoma më mirë, Vlorën dhe njerëzit e saj, në periudha të ndryshme të historisë së saj, me të cilët krenohet mbarë Shqipëria.
Dhe për këtë libër ka një meritë të padiskutueshme autori i tij, Luan Çipi, që ka derdhur në të burimin e pastër të ndjenjave të tij, të dashurisë e mirësisë.

                                                                                      Duro Mustafaj

Luanit të dashur,

 TI ME DETIN JE PERPLASUR,
KE MARR DALLGE E KALTERSI,
KUJT I THUA SE "JAM PLAKUR " ?.
NE TE NJOHIM DJALE TE RI.

TI KE MARR NGA VLORA PLAKE
ZJARRIN QE E FSHEH NE GJI,
GJAKUN E SAJ, KE NE GJAK
NDAJ KE MBETUR DJALE I RI.


TI QE DETIN KE SHALUAR,
NE FURTUNE SI ZGALEMI
THUAJ ME MIRE ;"JAM I MOSHUAR"
NDRYSHE, S'TE BESON AXHEMI
DURUA,

13 qershor 2011


Luani iku e ne na la,
Iku, po buzeqeshjen, ku e la?
E mori me vete, e shpuri ne Vlore,
Axhemi dhe une mbetem te gjore...
 Dergon:
Jetimi qe i vdiq nena e babai,
Dhe i mbeti emri :
Duro Mustafai



I dashur Luan,

Lexova poezine kushtuar Koco Dhramit, tu lumte, qe i kujton njerzit e dashur, mesuesin tone te mbrekullueshem. Une kam nje kujtim prej tij, qe ja rrit atij vlerat. Ne deftesen e mbarimit te 7-vjecares, me te gjitha pesa, kam nje kater ne fiskultur, prej Kocos. nderhyri drejtor Kico Ruci te ma bente naten 5. po ai i tha, "shoku drejtor, ja kam thene Duros, se ai s'di as te eci, ecen si fshatar" Dhe fiskultura me mbeti 4. (kur te vish ne Tirane do ta tregoj deftesen). Une kisha lindur ne qytet, por ai fshatari i zgjuar nga Qeparoi, zbuloi prejardhjen time per here te pare. Per here te dyte e ka zbuluar Axhem Gjoni kur thote se Durua eshte nga Vranishti, por qe nuk e njeh Vranishtin. Qe eci si coban nga fshati kete e dijne te gjithe.
duro.




 NË VEND TË PARATHËNIES TË LIBRIT TË KATËRTË
MOS MË HARRONI





Porsa fillova së lexuari rreshtat e para të poetit dhe njëkohësisht shkrimtarit Luan Çipi, mendimi i parë që më lindi në mënyrën më imediate në kokë, qe se ky individ i rrallë, më  parë se të bëhej poet, duhet të ketë ndier në shpirt, qysh në fëmijërinë e tij të largët, magjinë e dashurisë njerëzore… Ngaqë përbën një fakt të pamohueshëm se pothuajse gjithë poezitë e tij përshkohen prej ndjenjës së magjishme të miqësisë dhe altruizmit ndaj miqve dhe shokëve të tij të paharruar, me të cilët i është dhënë rasti të jetë njohur në jetë.
Sigurisht, rrënjët e këtyre kujtimeve të magjishme shtrihen në një errësirë të vërtetë kohësh të frikshme… Të nëndheshme! Ç’gjë më të keqe në këtë rast: për hynin madhështor të miqësisë, kur të tjera përparësi diabolike valëviteshin në qiej të kërcënuar prej resh të zeza, aq sa të dukej për një çast, sikur vetë Rishelienë e ngritur nga varri mund ta dëgjoje të shprehej: “Nëqoftëse më jepni të shkruar gjashtë rreshta prej njeriut më të ndershëm, unë do të gjej në to diçka për ta varur.”  Me fjalë të tjera, asnjë prej miqve të tij me pozitë, që përmenden në vëllimin me vjersha, nuk do të kishte arritur të shpëtonte gjallë prej paranojës së kohërave... Kushedi se sa frikëra të forta e paralizuese hoqën edhe ata në zemër!
Por nga ana tjetër është fakt i pamohueshëm se ndjenja e miqësisë së vërtetë arrin të mbijetojë edhe në vetmi, sëmundje, konfuzion, burg, luftë, vuajtje, distanca të largëta apo Diktaturë… Si të gjitha gjërat të cilat gëzojnë cilësinë e të vërtetës edhe miqësia nuk humbet. Brenda një zemre të ndjeshme si ajo e Luanit ajo arrin të lulëzojë mes vargjesh të bukura, të cilat rrezatojnë rreze të pastra drite, besimi, mendimi, gëzimesh e dhimbjesh, altruizmi, transparence apo në ndonjë rast ironie: në trajtën e helmit të  padëmshëm apo një lloj ligësie humoristike, të mbrojtur e koracuar për bukuri prej konfidencës apo afrimitetit të ngrohtë të autorit me miqtë e tij.
Për t’ju futur diçka më thellë analizës së profilit, unë do të doja të shtoja se Luani di të thurë vargje mjaft të bukura për miqësinë njerëzore. Kjo ndodh mbasi ai gëzon në radhë të parë në DNA-në e tij cilësinë për ta lindur e krijuar vetë miqësinë. Poezitë e tij e tregojnë hapur një gjë të tillë: ndjenjat i burojnë nga zemra. Por nuk është vetëm kjo. Siç mund të konstatojë vetë lexuesi: kur vëllimi poetik ti bjerë në dorë, gjithçka fillon prej prindërve të tij bujarë apo ndryshe prej traditës së mrekullueshme familjare të miqësisë së familjes Çipi, ku unë shkruajtësi i këtyre rreshtave të thjeshta, më është dhënë mundësia ta njoh nëpërmjet një miqësie, e cila fillon diçka më thellë në kohë, madje nga të gjitha ato të paraqiturat në Libër... Prej disa brezash!
Të mos harrojmë se rrojmë në një kohë kur edhe në Vendet e Civilizuara, sensi i shoqërisë paralelisht me dëmtimin ambjental, shkon dita ditës duke u prishur e shkatërruar. Niveli i miqësisë aq i ekzaltuar veçanërisht në Antikitetin grek, fjala vjen në mite apo në dy vepra të mëdha të Aristotelit,  e më pas në Mesjetën e Besës Kalorësiake, ka shkuar dita ditës duke u pakësuar e rënë... Shoqëria e sotshme për fat të keq në tërësi ka arritur në stade shumë më pak fisnike nga pikëpamja shpirtërore. Për të folur me gjuhën e citatit: di ta luajë më pak kornamuzën!
Në këtë mënyrë, unë mendoj se filozofia e mendimit dhe e artit letrar apo poetik, si mbajtëse vlerash etike, shpirtërore, nuk duhet kurrsesi të heqë dorë prej marrëdhënieve të mirëfillta shoqërore, të mbështetura në dashuri e virtyt dhe jo në interesin e përkohshëm, material, interesaxhi e nevojtar. Vargje poetike me një kuptim të thellë si këto të Luanit, duke na dhuruar njëkohësisht kënaqësinë e domosdoshme letrare, artistike dhe estetike, kënaqësinë e mendimit si dhe të hedhjes së tyre në bisedë, na duhet njëkohësisht, të na krijojnë mundësinë për tu menduar më thellë. Për t’ju drejtuar më me vendosmëri zhbllokimit të magjisë shtrigane të Ligësisë Njerëzore. Dhe kjo për hir të përfitimit të një shoqërie më të bukur e më humane... Sado e largët që paraqitet ajo në horizont! Për tu gjendur një orë e më parë duke lundruar drejt ëndrrës së bukur, pozitive, iluministe të metamorfozës së gjithëkërkuar të qenieve njerëzore...
Ajo që më bën një përshtypje të thellë, përgjithësisht te vepra letrare e Luan Çipit është ndjenja e tij e fortë patriotike për vendin e tij... Natyrisht Vlora e mrekullueshme me shtrirjen e gjirit të saj magjik që pa dashur të kujton Napolin e Sorrenton, gjen aty një vend të veçantë... Por ajo që dua të vë në dukje e njëkohësisht që më bën aq shumë ta admiroj, është se ky lloj patriotizmi i cili shfaqet në trajtën e admirimit për natyrën, historinë, traditën apo gjuhën e bukur shqiptare u drejtohet në radhë të parë njerëzve. Mban një vulë të fortë humanizmi. Kjo është më kryesorja... Nuk ka te bëjë aspak me atë pseudo patriotizmin utilitar te grumbullimit të forcës personale, mafioze, politike, në mënyrë që më pas të derdhet mbi vetë kokën e shqiptarëve: një fenomen tashmë historikisht i përsëritur në jetën politike të Vendit. Ku në shpirtin e çdo maskarai politik Zarathustra, për vetë bashkatdhetarët e tij, shndërrohet në një Hitler, apo në kohët më moderne gjendet në një trajtë miniature, mafiozi të pasuruar, të tipit Pablo Eskobar...
Do të dëshiroja gjithashtu të shtoja se marrëdhëniet e bukura shoqërore, të thjeshta e romantike që trajtohen artistikisht në poezitë e Luanit, moralisht na mbajnë larg  nga shijet e forcës për pushtet që përmend më sipër. Madje, jo pak herë gjithë humor Luani na drejton drejt jetës pa halle, epikurjane, të gëzimit të saj nëpërmjet një gastronomie primitive, lindore: verës, arapashit me gjalpë, qengjit të shkuar në hell, zorrëve qumështore apo llokmave të mishit në Llogora. Nuk na mbetet në këtë rast veç të themi: “Carpe Diem!” apo “Gaudeamus igitur!”... (Të gëzojmë jetën!) I jap plotësisht të drejtë. Në këtë pikë edhe pse përkohësisht më pak shpirtëror, hedonist apo epikurian i kufizuar, si është e mundur të mos admirohet vjershëtori apo mbajtësi i këtyre vlerave të sinqerta, njerëzore, si Luan Çipi?!...
Në vëllimin poetik lexuesi mund të admirojë gjithashtu ndjenjat e bukura, të hapura e kozmopolite të Luanit, të cilat sërishmi burojnë prej humanizmit të tij të spikatur. Por në këtë pikë do të dëshiroja të shtoja se problemi shpirtëror i poetit nuk është aq i lehtë sa duket në pamjen e parë. Pasi për të lëvizur midis kontinenteve të Botës Luani me inteligjencën që e karakterizon, nuk mund të mos kuptojë se ashtu i ndodhur në një gjendje të interesuar, ekzistenciale, i kërkohet të përballojë një humbje e madhe energjie emocionale... Jo vetëm për shkak të kohës së çmuar që ai shpenzon! (Thuhet se ajo fluturon.) Jo vetëm për shkak të vendeve të bukura që ai shikon dhe admiron! Por kryesisht për hir të fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij që paralelisht me të, njëkohësisht, rriten, zhvillohen e perfeksionohen... Në KOHE!
E përmend këtë fakt mbasi në cikle të caktuara, të përsëritshme, kohore, Luani duhet të ndahet prej tyre. E kryen këtë, natyrisht, me një farë ndjenje mërzitjeje e dëshpërimi. Në këtë mënyrë, vetë jeta e tij e cila ka pasur fatin e rrallë të ketë qenë përkundur mes një familjeje të mrekullueshme, diellit dhe valëve të bukura të gjirit të Vlorës: ku ai është ndier shpirtërisht e mendërisht i robëruar, ka çaste që nuk mund të marrë veç trajtat e paevituara të një teatri dramatik. Sepse duke folur për kohën e rrjedhur përjetësisht në të njëjtën kahje: të mistershme, kemi parasysh aspektin e saj në konceptin më personal e njëkohësisht më intim... Nuk ka se si të bëhet ndryshe përderisa jemi qenie të mbrujtura jo vetëm me Baltën e Perëndisë por edhe me vetë KOHEN enigmë... Me fjalë të tjera, gjithçka që ne kryejmë e bëjmë në jetën e cila na është vënë në dispozicion për të jetuar, nuk mban veç vulën e përkohshmërisë. Dhe meqenëse këtë enigmë apo mister të futur në ndërgjegje më tepër se sa në trupin tonë, nuk jemi kurrsesi në gjendje për ta gozhduar në vend, vetë akrepat e orës apo kokrrizat e rërës të burgosura në një klepsidër, nuk janë ose nuk paraqesin asgjë tjetër veç ca falsifikatorë e mashtrues të pakuptueshëm... Aspak simpatikë!
Ndofta vetë DRAMA, për të cilën shkruaj më sipër, përbën diçka për të cilën, thuhet se qëndron e burgosur thellë në subkonshiencë... Por nga ana tjetër është pikërisht kjo arsyeja që njerëzit e artit nuk qëndrojnë kurrë duarlidhur. Të duket për një çast sikur ata tentojnë për të kapur apo për ta rrëmbyer vetë KOHEN prej flokësh... Me fjalë të tjera, vetë shpirtin e tyre të ndjeshëm duke e shtrënguar artistikisht, për tja dorëzuar botës së bukur të Artit dhe Poezisë... Abstraksionit! E në një farë mënyre ngushëllimit! Dashur pa dashur, ashtu siç thoshte dikur Aristoteli, ata kërkojnë njësinë matëse, midis së mëparshmes dhe të mëvonshmes...  Në këtë mënyrë, Poezia shumë më tepër fitimtare se sa Filozofia e irrituar prej pazgjidhshmërisë së përjetshme të Misterit, merr përsipër të derdhë shpirtin e artistit në kallëpe të mirëfillta poetike.
Pikërisht një gjë të tillë ka bërë edhe Luani... Duket mjaft qartë në mbylljen e vëllimit të tij poetik përderisa shkruan:
Muajt ikin dhe s’të pyesin./ Vitet pleksen ndenë lëkurë
Një nga një qelizat vdesin. / “Na ishte njëherë një burrë...
Dhe meqenëse rastis të jem një prej atyre qenieve të pakorrigjueshme... që dua me çdo kusht ti jap një kuptim thellësisht MORAL botës në të cilën na është dhënë rasti të jetojmë, në një farë mënyre, të paktën teorikisht të tentoj të ndaj konceptin midis të Mirës dhe të Keqes, më duhet të theksoj se, unë nga ana ime nuk gjej aspak pesimizëm në konstitucionin etik e filozofik të Luan Kaman Çipit si poet. Përkundrazi! Përderisa ai vetë thotë diku më lart se në vijueshmërinë e familjes së tij, tashmë të përbërë prej mbesash e nipash të shumtë, ai zbulon nëpërmjet tyre, vetë vijueshmërinë jetës së tij, si qenie njerëzore dhe njëkohësisht ontologjike...
Por përveç këtyre konsideratave, akoma më të admirueshëm unë gjej një tjetër fakt. Në aktivitetin letrar të Luanit, ky njeri i rrallë nëpërmjet respektit të treguar ndaj miqve dhe kryesisht nëpërmjet mirësisë së tij, të jep për një çast përshtypjen, sikur kjo e fundit e mban atë të shkrirë shpirtërisht ndërmjet Dy Botësh... Me vullnetin që e karakterizon ai tenton me çdo kusht ti bashkojë ato. Nuk mund të ndodhë ndryshe përderisa si patriot i mirëfilltë, humanist, dhe jo kodra pas bregut për gjoja patriotizma të mëdha, nuk i dëshiron këto dy njësi kombëtare të qëndrojnë përjetësisht të ngrehosura ndaj njëra tjetrës. Njerëzit të mbyllen në atë botën e tyre karakteristike, pa dritën e domosdoshme, shpirtërore. Duke mos pritur asgjë tjetër në eskatologjinë e tyre veç kënaqësinë mazohiste të ndryshimit periodik e të alternuar të partive politike. Dita ditës duke u distancuar prej njeri tjetrit... Nuk duhet kurrsesi të harrojmë se ato grupime janë dy pjesë e së njëjtës Shqipëri të tejmunduar të cilat në të kaluarën u ndanë keq nga Diktatura dhe e famshmja Luftë e Klasave.
Veç duke paraprirë përherë kultura dhe edukata ato duhen ngjitur e bashkuar në radhë të parë për hir të vetë parimeve të humanizmit njerëzor. Shembulli letrar e poetik i Luanit është mjaft domethënës në këtë pikë. Njerëzit pozitivë e me mëndje të hapur nuk kanë veç ta përhapin këtë nismë të rëndësishme. Për vetë popullin e shumëvuajtur shqiptar!
Nuk më mbetet në këtë pikë veç ti uroj poetit suksese të mëtejshme në vizionin e tij letrar e njëkohësisht shoqëror...

ROBERT MARTIKO
       Shkrimtar









NË VEND TË PARATHËNIES PËR LIBRIN “PORTRETE MIQSH”





DISA PËRSHTYPJE  E   PËRSIATJE

NGA NJË MOZAIK PORTRETESH



        Në prag të Vitit të Ri më erdhi në dorë një libër, gjithashtu i ri, i pesti në kolanën me kujtime të shkruara nga  Luan Çipi. Ishte si një dhuratë ose, po të kemi parasysh thënien e Gabriel Garcia Markez-it “Jeta nuk është ajo që u jetua, po ajo që kujtohet për t’u treguar”, ishte më shumë se një dhuratë. Sepse, jo vetëm mua, po cilitdo që, nxitur nga leximi, i krijohet mundësia të kujtojë njerëz e ngjarje mbresëlënëse, i llogariten ditë jete shtesë në vitin që po lë. Dhe ndonëse i takojnë vitit të vjetër, ditështesat kanë vlagë edhe në vitin e ri, meqë kujtimet vazhdojnë të jenë në qendër të bisedave që zhvillohen midis shokëve. (Kujtimet shpesh i kalojnë kufijtë, duke u përhapur edhe te shokë e miq të tjerë, gjë që, në një farë mënyre, të kujton Facebook-un. Por, duke qenë më e vjetër, kjo mënyrë përhapjeje, ashtu si vera, e cila nuk mungon kurrë në tavolinat e festave të shokëve vlonjatë përshkruar prej Luanit, është me siguri më e mirë).

        Libri na sjell kujtime në trajtë portretesh të miqve të autorit. Ata s’janë thjesht miq. Mbi të gjitha, duke i dhënë për vite të tëra dashuri prej shoku, ata e kanë kthyer Luanin në një gjenerator dashurie, e cila nëpërmjet shkrimeve të tij, kalon natyrshëm te çdo lexues. Ai i do dhe i vlerëson njëlloj të gjithë, ashtu si e kërkon thjeshtësia e secilës figurë që përshkruhet. Jo më kot në libër theksohet shprehja e njërit prej tyre, që ndonëse është akademik, ndër më të shquarit njerëz të vendit, me modestinë që e karakterizon, u thotë miqve vlonjatë që janë mbledhur për t’i festuar ditëlindjen : “Mos e teproni. Secili nga ju mund të ishte po kaq i vlerësuar sa unë “. Këto fjalë më kujtojnë edhe një herë që “… në të gjitha kohërat ka pasur njerëz të aftë e me vullnet të fortë që, edhe pse kanë mbajtur mbi supe pesha nga më të rëndat dhe kanë zgjidhur probleme nga më të vështirët, kanë mbetur larg famës dhe zhurmës propagandistike. Mjaft prej tyre s’u mbuluan me dekorata dhe me tituj, që sigurisht i meritonin, por gjithsesi, ndërsa i shikoje të ecnin trotuareve drejt vendeve të punës dhe mundimeve të përditshme, ndjeje menjëherë autoritetin e tyre, që të imponohej vetvetiu. Dhe, aty për aty, të lindte dëshira për t’i pasur miq.

       “ Gjej kohë të jesh mik. Kjo është rruga e lumturisë”. Nënë Tereza na e ka lënë këtë porosi sidomos për t’u kujtuar që miqtë as bëhen e as kërkohen. Duhet të jesh mik që të rrethohesh prej tyre. Dhe Luani e ka gjetur gjithmonë kohën për të qenë i tillë. E kërkon dhe e gjen edhe tani, duke sfiduar moshën. Miqtë e autorit të librit nuk janë pak. Vetëm në këtë vëllim janë më shumë se njëzetë. Disa nuk jetojnë më, po asnjë s’i ndjen të larguar dhe portretet e tyre janë të ndërthurura jo pa qëllim me të shokëve që janë gjallë. Ata trokasin njëlloj në portat e zemrës së çdo lexuesi me impulset e dashurisë të shpërndarë paqësisht.

            Duhet thënë se autori ka qenë edhe me fat, që ka përthithur gjithçka të mirë prej miqve të tij. Po nuk duhet harruar që këtë fat ai e ndan me ne të gjithë dhe meqë kjo nuk kërkon vetëm dëshirë të mirë e bujari, por edhe aftësi e punë, çdo lexues mbushet njëherësh edhe me mirënjohje. Portretet natyrisht që kanë mjaft cilësi të vyera të përbashkëta… Pitagora e ka thënë që në lashtësi që të mirat e miqve janë të tilla, të përbashkëta. Edhe isoja e këngëve, që i bashkon zërat e miqve vlonjatë rreth tavolinave kur festojnë ditëlindjet e njëritjetrit veç këtë tregon. Po miqtë “nuk jetojnë vetëm në harmoni. Ata jetojnë edhe në melodi. Secili prej tyre ka “violinën e vet”, ka melodinë  që e bën të veçantë, të papërsëritshëm .Te të portretizuarit e këtij libri ajo vjen si një tjetër  burim  kënaqësie. Mjafton të lexosh emrat e tyre dhe një varg kujtimesh të bën ta ndjesh menjëherë këtë të vërtetë. H.Papajorgji, N.Gjyzari, Q.Sava, M.Shuka, D.Mustafaj, N.Mersini, S.Gjoka, Q.Kushta, M.Haxhiu, I.Panozaqi, B.Golemi, T.Daia, D.Qirzidhi, Th.Kona, G.Vishi, T.Xhaxho, R.Kripa, J.Pali, P.Pali, R.Martiko, E.Puto, A.Shehu, D.Martiko, I.Luzaj, L.Muhameti dhe A.Sopiqoti, të gjallë apo të larguar nga jeta, vijnë në kujtesën e atyre që i kanë njohur, jo vetëm me të veçantat e tyre,  që L.Çipi i ka qëmtuar me kujdes, por edhe me cilësinë nxitëse të përjetimeve e kujtimeve  të tjera te çdo lexues. Ato s’mbeten më personale, po bëhen objekt bisedash plot mall, ngrohtësi e shpesh me humor të hollë, te shokët e miqtë e tyre.

          Kërkimi i veçantive duket se e ka ndihmuar autorin ta bëjë më të larmishëm mozaikun e portreteve të tij. Në të ndriçohen anë të panjohura e befasuese si dhe mjaftë cilësi të çmuara të figurave që pasqyrohen . Kontrastimi me nënvlerësimin dhe me heshtjen e atyre që e kishin në dorë t’i vlerësonin këto figura dhe bënë të kundërtën, i gjallëron e i përafron më tepër portretet për çdo lexues të vëmendshëm. Disa prej miqve, me krenarinë që të bëjnë të provosh, të bindin se admirimin e kanë pak. Mjafton të kujtosh se njërit prej personaliteteve të pasqyruar me vërtetësi në këtë libër, njohës i 8 gjuhëve të huaja dhe autor i 120 veprave të botuara, kryesisht në Amerikë, titullin “Profesor Emeritus” ia ka dhënë më dorën e tij Presidenti i SHBA,  Ronald Regan. Diktatura, për dekada të tëra e mbajti të shuar emrin e tij, por ai mbijetoi ashtu si mbijetoi talenti i 15 vjeçarit të burgosur për vite të tëra, vetëm për shpirtin e tij të lirë, apo heroizmi i njërit prej simboleve të idealizmit, i cili mbeti i tillë edhe kur “shokët” pasi i shkelën idealet, e shkelën edhe atë vetë, derisa e burgosën dhe e vranë.

          Pasqyrimi i figurave të mozaikut të krijuar nga Luan Çipi është plot detaje mbresëlënëse, që i japin jetë karakterizimit të tyre. Emërohet një kompozitor shkodran në Vlorë dhe njerëzit me të cilët punon, lidhen aq fort me të, saqë krijojnë aliazhin e parë  me emrin: “shkodranvlonjaku”. Këtij shkodranvlonjaku nga më të shquarit e muzikës shqiptare, miqtë vlonjatë, kur i festuan 80 vjetorin e lindjes “i ngritën”dhe këngë, ku i kujtonin që s’ish vetëm akademik i kompozimit, por edhe vrapues i rrallë i 100 metërshit dhe futbollist i ekipit përfaqësues të Vlorës. Në libër gjen të përshkruar me simpati edhe elektricistin ambulant porosimarrës me celular dhe zgjidhës të urgjencave me biçikletë, i cili, ndonëse i zënë tërë ditën me punë, i befasonte shokët me vjershat e tyre të mësuara përmendësh, gjetur në faqet e internetit. Për njeriun që shprehet shkurt: “Jetova aq sa punova”, autori s’e ka pasur të vështirë karakterizimin, se fjalët e tij janë kuintesencë. Krejt i veçantë, ashtu siç qe, vjen shoferi “me kravatë” dhe politekniku që zgjidhte çdo problem elektrik e mekanik i cili, me t’iu krijuar mundësia, studioi dhe u bë një nga ekonomistet më të mirë. Diku, nga faqet e librit rishfaqet spektakli i paharrueshëm i futbollistëve të vegjël, fidanishtja e ekipit të “Flamurtarit” të mirënjohur edhe në botë, duke të kujtuar se “ brigadieri” i  tyre kishte qenë një nxënës i shkëlqyer, që “lufta e klasave” e shmangu, po ai s’u dorëzua dhe u bë ”Mjeshtër i Madh” dhe  një nga 10 futbollistët shqiptarë më të mirë të të gjitha kohërave . Pranë tij gjen gjithashtu edhe figurën e një futbollisti tjetër të mirënjohur të “Flamurtarit”, njëherësh dhe mjek stomatolog, që ekonomia e tregut nuk ka mundur t’ia zbehë shpirtin bamirës dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm. Nuk është me më pak vlera edhe pasqyrimi i portreteve të dy prej figurave të shquara të humorit vlonjat, që e bënin qytetin të qeshte edhe atëherë kur kishte dhimbje. Dhe dhimbja ishte e gjithfarëllojshme, deri edhe te ajo që do ta quanim pa ngurrim: dhimbje intelektuale. Rastet e saj gjenden rëndom në libër, po nuk mund të lihet pa përmendur ai i shkëlqimit të talentit të nxënësit “të deklasuar” që shkonte në shkollë me një trastë ku kish vetëm një copë buke misri, pak djathë dhe …librat. Mësoi dhe vuajti tërë jetën ai njeri, futi në përdorim  metodat matematikore në ekonomi, duke i  kursyer shtetit miliona dollarë dhe veç disa “lavdërimeve”, emërimeve e çemërimeve, jo vetëm që nuk fitoi asgjë, por jetoi duke mbartur mbi shpine ankthin targë te përndjekjes klasore.

          Ndërsa sjell shembuj të tillë, autori, kujdeset për t’i afruar njerëzit, për të gjetur dhe vlerësuar ato gjëra që i bashkojnë, duke iu kundërvënë ndarjeve bardhezi, që politika mjerane injekton çdo ditë. Si një nga shembujt më të mirë të këtij kujdesi është portreti i njërit prej miqve, gazetar që “…mediton, ndreq e shkruan“ si një paqtor mosmarrëveshjesh e keqkuptimesh, shkaktuar nga ndikimet e qëndrimeve ekstreme partiake. Jo rastësisht, por në fuqizim të këtyre përpjekjeve, në libër jepen portrete shokësh, miqsh dhe të njohurish me pikëpamje të ndryshme dhe me fate gjithashtu të ndryshme në rrugëtimin e jetës. S’është çudi që dikush do të habitej duke i dëgjuar  vlonjatët të këndojnë në unison me shokë e miq zëndryshëm politikisht, rreth të njëjtës tavolinë. Po shumica e njerëzve, që i njeh mirë, gjen te ata shembullin e bukur të miqësisë së sinqertë, që s’ka nevojë të vihet në provë…Provat prej kohësh e kanë humbur kuptimin duke ia lënë vendin impulseve, që s’bëjnë gjë tjetër, veçse shpërndajnë dashuri. Këtë ka bërë dhe Luan Çipi me librin e tij të ri. Lexojeni dhe do ta ndjeni.

    

       Harallamb Fandi

Tiranë, dhjetor 2011













               DALAN ISUF LUZAJ,
 POET,KRYETARI I LIDHJES SE SHKRIMTAREVE SHQIPTARO AMERIKANE

                   
                    Luan Çipi, vlonjati pa dekorata

  "Është vështirë në jetë, tepër e vështirë, kur ti të kesh kaluar të gjashtëdhjetat, dhe të kesh kthyer krahët, ndërkohë të tjerët të të thonë: ja një burr i mirë".  Bernard Show
E fillova me B. Shoun, jo se s'kam të tjerë për të thirrur në ndihmë për Luanin, por ky m'u duk më i pershtatshëm, për rastin në fjalë.
Kur për Luan Cipin para teje, kanë shkruar pena si Robert Mertiko, ndihesh ngushtë, ose e thënë saktë eklipsohesh, por gjithësesi unë do vërtitem, të qëmtojë c'ka i ka shpëtuar Robertit, dhe me këto grimca të mija do them dy fjalë të pathëna për Luanin.
Burrat e mençëm , trima dhe patriota, Atdheut i kanë ardhur paralel me kohën, që prej Kosove gjer në Camëri. Ata lindin për të mos vdekur. Një ndër qytetet e Atdheut, i ngarkuar pak më tepër me këta sojlli, është Vlora. Vlora ngelet si një vend i shenjtë i Atdheut dhe është i tillë. Eshtë i tillë, se gjithë Atdheu, vjen dhe falet në Vlorë, rinohet, merr zjarrin e shpirtit për ushqim gjaku, vetëm tek Flamuri.
Bijtë e Vlorës së shenjtë kanë ngelur etalon dijesh, nderi e patriotizmi. I vranë intelektualët, i burgosën, i internuan, por Vlora përkulet me nderim para tyre, si pjesa më e dhimbshme e saj.
Qindra intelektualë të nderuar, mbijetuan me shumë vështirësi, me një ekuilibritet tepër të qëndrueshëm.  Ata me ballin lart, mbritën edhe të plakur, në fund të stafetës së nderit.
            Një nga këta intelektualë sipëror është pa dyshim Luan Çipi. Çipajt në Vlorë jenë nga familjet, që bëjnë ballin e qytetit, por këta ngelen kështjella e pa marrë nga komunizmi.
Po merem me Luanin, se hyri në lëmin e letërsisë aq denjësisht sa dhe modest, për këtë dhunti të tij janë marrë penat para meje, por një gjë them me bindje, se Luani të shkruante herët, sot do të ishte një nga zërat e fuqishëm në letërsinë tonë.
Luanin e kam mik dhe mik të mirë shumë, ndaj dhe krenohem me këtë njeri.
Luani i shkurtër peshohet me flori, s'e them se e kam mik, por do më qeshnin gjithë vlonjatët që e njohin, në se s'them një të vërtetë.
Ai rrezaton mirësi, fisnikëri, ndaj të vërtetën dhe dashurinë e ka busull në jetë.
Për ta bërë të plot kornizën, pa i ngelur borxhe Hanëmes, gruas së tij, do të thoshja, se ajo është një shenjtëreshë, që ka qenë me fat bashkëshorti i saj, që e bëri shoqe jete.
          Nga këta prindër kanë lindur tre fëmijë të rrallë, dy vajza dhe një djalë. Meqënse e kam këtu djalin e Luanit në Çikago, po ju them dy gjëra për Kamanin. Kamani dhe Adela janë burr e grua, ish studentë të shkëlqyer për mjekësi në Tiranë. Erdhën në Amerikë dhe me shumë sakrifica punuan dhe vazhduan shkollën. Ata mbaruan shkëlqyeshëm, aq sa  shumë spitale kërkojne t'i kene me vehte.
Pa u larguar nga Kamani dhe Adela duhet t'u prezantoj dhe me trashëgimtarin e tyre  Nikolasin, vazhdus i denjë i Çipajve.
Luani fitoi, por c'fitoi Luani në diktaturë?
Ai fitoi dashurinë dhe kënaqësinë e jetës nga respekti i miqve, shokëve të brezit të tij dhe më tej, respektin e mijëra lexuesve të faqeve elektronike, por mbi të gjithë Luani fitoi medalionin e artë të nderit.
Chicago, me 30 prill, 2009
 
 

KOMENT PËR MONOGRAFINE" KUQUA":
I dashur Luan mirëmbrëma!

 Është vërtetë fotografi inspiruese, por me inspiruese është  malli për njerinë e mirë. Më pelqeu dhe më rrëngjethi, se është burim i kulluar  shpirti dhe jo pellg i ndenjur.
Të lumtë! Të faleminderit!
vllazerisht
Dalani


Koment për reportazhin  "VIZITË NË AKUARIUMIN E ÇIKAGOS":
O LUAN CIPI !

QE PO KENAQ  GJITHE BOTEN  ME KETO XHEVAHIRE, TE LUMTE!
Mjeshterisht, shkrimi plot informacin dhene me  kulture.
Perqafime
Dalani

.

Koment për poezinë “QORTIMEET E MANIT”

Më  pëlqeve Luan, më pëlqeve shumë , sidomos  fundi .
Ngjanë  se do që të banosh larg, se kemi filluar të të shikojmë duke ngritur kokën  me këto krijimet e Çikagos e më tej.
Shkruaj, se ke një frymëzim  që vjen në ngritje .Ti ke shume zjarr e  je  si një minierë që  tani fillon  shfrytëzimi me metal të rrallë.
Përqafime të gjithëve
Dalan Luzaj
26 Mars 2011.I dashur Luan Cipi.
Ti je  jo një flori, por me tepër, ndaj meriton edhe më shumë.
Më bëhet shumë qejfi që të ka pëlqyer.
Unë dua që të them një pjesë të së vërtetës që ti me aq fisnikëri e fsheh  për t’u dukur i barabartë.
Qofshi mirë!
Përqafime
 Dalani
Çikago, Mars,28.2011.




PËR TË MIRIN LUAN ÇIPI
Nga Dalan  Luzaj

Shpërthehen shpirtrash vese, ferra,
Shtojnë të fshehura nëpër fjalë
Ti, miku im, me shumë vlera
Shndrit i pastër, si gurkristal.

Si bletë punëtore me zgjoje plot,
Ndanë mirësi dhe dashuri
Ikën e kthehet, nëpër botë,
 Mall, nga koha pa qetësi.

Ta ndjej në shpirt gjithë ëmbëlsinë,
Që reflekton me fjalë e sy.
Të parin zemrat duan njeriun,
Ndaj, bëjmë, ç’bëjmë e vijmë te ti.
Mars, 25. 2011



I dashur Luan Cipi.
Ti je  jo një flori, por me tepër, ndaj meriton edhe më shumë.
Më bëhet shumë qejfi që të ka pëlqyer.
Unë dua që të them një pjesë të së vërtetës që ti me aq fisnikëri e fsheh  për t’u dukur i barabartë.
Qofshi mirë!
Përqafime
 Dalani
Çikago, Mars,28.2011



O Luan Çipi

Që je thesar dhe gojë ëmbël. Det, po ç’det? Dete Vlore,që shkojnë aq mirë me njëri tjetrin, sa çuditet e gjithë bota me këtë dashuri dhe Ti u ngjanë të dy binjakëve, Jonit dhe Adriatikut.
Të falënderoj dhe të uroj atë që më do shpirti për veten time.
Dalan Luzaj
Prill 22,2011



I dashur Luan.


Pas bisedës telefonike ju vura leximit të materialit dhe po të përgjigjem.
Fillimisht dua t’ju falnderoj si mik familjar, si burr i mençëm, si patriot, si shkrimtar dhe poet, por mbi të gjitha sI njeri NJERI me zemër të madhe dhe largpamës.
Të jesh i sigurt se ata patriotet e Atdheut që kanë lenë emrin dhe trashgimin e tyre jo dhe jo s'kane berë kurrë më shumë se sa Ty. Por kjo është tjetër çeshtje .
Të them nga miqsia që kemi: Isufi të seleksjonohet nga epitetet dhe korespondeca, titujt e tj, për mua në se vleresohet nga organet e qeverisë të dali vetëm trashgimi letrar që i le brezave, dhe përpjekjet e tija për Atdheun. Këto janë ato që bejnë dritë dhe meritojnë vlerësim.

Më bukur dhe më mirë se kaq asnjë s'e ka formuluar. Duket që në dejet e tua vlonë gjak shqiptari të kulluar, dëshira e bukur dhe mirësia që të karakterizon çdo qelizë tënden.

 Përqafime
dalani
15 gusht 2011







                     ROBERT MARTIKO,
                          STUDJUES, SHKRIMTAR, KRITIK LETRAR



                               
                                    PER LUAN CIPIN ...
                                APO RRETH MAREDHENIEVE TE SHENJTA…
       
Duke pare foton e Luan Cipit ne faqet elektronike te Fjales se Lire, nuk munda ti rezistoj dot tundimit te shkruaj dy fjale te thjeshta per kete person teper te rralle ne kujtimet e mia te lidhura me njerez e persona te vecante te qytetit te Vlores. Eshte pikerisht e njejta buzeqeshje e embel e cila e ka shoqeruar Luanin nje jete te tere. E kam dalluar ne nje kohe kur kisha aq shume nevoje per nje shenje ngrohtesie e perkrahje, ashtu i diskrimuar padrejtesisht deri ne palce per shkak te nje sistemit gjakesor e vllavrases te ngritur ne piedestal.
Kryesisht i udhezuar ne cdo hap nga nena ime, u mesova qe i vogel ti dalloja karakeret fisnike nga provokimet keqdashese qe na shoqeronin ne cdo hap e padashur mund te na drejtonin drejt burgjesh apo kampesh te egra pune.
Ndryshe qendronte puna me Luanin. Me Cipajt na lidhte familjarisht nje miqesi e vjeter, prej tre brezash. Ishte nje familje qe rrezatonte me plot kuptimin fjales drite, besnikeri e fisnikeri. Kamanin, babane e Luanit ne kujtimet e tim eti edhe pse nuk pata rastin ta njihja nga afer, me dukej sikur qe edhe per mua i njohur. Mu dha rasti te njihesha me Bektashin apo Bardhyl Cipin. Qene persona qe interesoheshin per familjen tone edhe pas burgimit te pare te tim eti, madje edhe neper zyrat eblinduara te sistemit, per te kapercyer problemet tona ekzistenciale, ndonese konsideroheshim armiq te betuar te klases...
Me esencialja, te pakten sipas koncepteve tona, qe se kjo familje nuk u perlye kurre me aktet e zakoneshme te spiunllekut masiv. Madje Bektashi qendroi si burre edhe ne hetuesi, kur ra ne burg. Nuk u thye nga sistemi i hetuesve e xhahileve te paepur qe ne ate rast, mund tja kishin shndrruar denimin ne vite te pambaruara brenda telash me gjemba. Ajo qe dallova kur doli nga burgu, qe se perseri mbeti i njejti person, i pandryshuar ne karakter. Me sa dukej, kjo familje e dashur dhe e nderuar e kishte ne gjak pastertine shpirterore e morale.
Keshtu spjegohet edhe buzeqeshja nga larg, ndaj meje e Luanit. Duke qene nje tip i mbyllur e padashur konservator, me dukej sikur ne kete menyre, mund te mbroja te painfektuarit… Qe ne te vertete nje grime, ngandonjehere teper mikroskopike, mund ti ndante nga fati yne. Nuk doja ti beja dem askujt.
Sa per tim ate e dija per bukuri qe ne prezence te tij, familjarisht Cipajt flisnin mbare e prape kunder komunizmit. Madje kisha asistuar edhe une ne nje rast, kur Bektashi i u drejtua tim eti me fjale fshikulluese kunder sistemit e diktatorit. Ngaqe Dino Martikon, familja e Cipajve e njihte per bukuri qeedhe sikur mishin cope cope tja benin me gershere, nuk mund te nxirrnin asgje, sic u  tregua edhe ne dy hetuesite e tij te shumevuajtura. Miqesia konsiderohej prej tij si dicka e rralle dhe e shenjte. Jo vetem per miqte por edhe per fshesaxhinjte e panjohur te rruges... Nje tabu e kult i vertete vertete!
Do te desheroja qe Fatmir Terziu, ky padron zemergjere shtepie qe me aq dashuri e perkujdesje, pret e percjell mesazhet tona letrare,  ti jape Luanit adresen time elektronike per te komunikuar me tej. Ndiej nje deshire te vecante, te marr sa me pare ne duar librin "MAREDHENIE TE SHENJTA". E imagjinoj qe patjeter, sic qe ne jete buzeqeshja miredashese e shkrimtarit, do te jete edhe predispozicioni letrar i shprehur neper faqet e librit. Kam pershtypjen se jo pa qellim eshte zgjedhur prej tij nje titull i tille... Nuk hezitoj paraprakisht ta konsideroj nje predispozicion fisnik te nje shpirti te rralle, te dale prej palces e vlages se ngrohte nje familjeje me rrenje te fuqishme e te thella sic qe ajo e Cipajve.
Duke pergezuar edhe Irfan Bregun per dedikimin e tij cilesor, letrar, ndaj Luanit, ne valen e kujtimeve te bukura ndaj njerezve te vecante te Vlores, gjej rastin ti shpreh personalisht ndjenjat e mia me te mira... Nuk mund te harroj ne kete rast se me te njejten dashuri e miresjellje shoqeronte familjen tone edhe buzeqeshja dhe fjalet e ngrohta e motres se tij e cila banonte disa dhjetra metra larg baneses tone ne Lagjen Muradie ne Vlore, ne kohe e dite me te vertete te veshtira per ne.
Te mos harrojme se kujtimet e mbritura ne tru ne forme kujtimesh prej te kaluarash te hidhura pervec te tjerash, na sherbejne edhe per te rivleresuar e ridimensionuar gjithe boten…








06.04.2010
TE MUNDUARIT PERCAKTOJNE FIZIONOMINE E VERTETE
 TE NJE KOMBI OSE QYTETI
                 
                     Pas leximit të vjershës së autorit LUAN ÇIPI "Vlonjatët te ALBEMIGRANT
Ngandonjëherë edhe ca vargje fare të thjeshta, veç në thellësi të bukura e paqësore, si ato që pata rastin të lexoj në vjershën "Vlonjatët te ALBEMIGRANT" bëhen shkak për të të vënë padashur në mendime. Ndodhi kur arrita të kuptoj se delnin nga zemra e një personi aq të dashur e të respektuar në qytetin e Vlorës si Luan Çipi. Përmenden në këtë vjershë disa nga vlonjatët më të dalluar në
saitet e internetit, midis tyre edhe unë, dhe natyrisht e falënderoj autorin për theksimin e një fakti të tillë, madje në mënyrë poetike.Pas leximit të vjershës së autorit LUAN ÇIPI "Vlonjatët te ALBEMIGRANT"Nuk mund të mos vë në dukje qysh në fillim, për vetë natyrën e gjërave në botën ku jetojmë, është fakt i pamohueshëm se midis vëndeve dhe njerëzve që kanë banuar e vijojnë ti banojnë
ato, ekziston një lloj alkimie e fshehtë. Të gjithë banorët e botës, në mënyrë të paevitueshme, nuk mund të mos konsiderohen veç produkt i vendeve ku kanë lindur e në vijim jetuar. Duke dashur temës së mësipërme ti jap një ngjyrë shqiptare: pikërisht, në atë kthinë a skutë, ku gjithkujt i ka rënë koka, fillon të kryhet proçesi i vijueshëm i formimit individual. E përse jo i gërryerjes së vijueshme të ndërgjegjes apo psikikës së tij...Duke dalë nga bota e Frojdit në dritë, prej foshnjërisë së herëshme, bëhet i mundur absorbimi në mendjen e mentalitetin e individit i kulturës, klimës shoqërore, ideve si dhe traditave të vendit. Në një plan më të tendosur e të skajshëm do të doja të theksoja se nuk
mund të përjashtohen traumat shpirtërore të individit, kur në eksperiencën e hidhur të jetës ndërfuten papërshtatshmëritë e provokuara prej sistemeve politike apo mangësitë morale të imponuara prej diktaturave më të egra në historinë botërore, siç është fati apo relacioni historik, tragjik, i mjaft vlonjatëve në lidhje me qytetin e tyre të lindjes e jetës.Në këtë rast, duke dashur të përdor pjesërisht një shprehje të Ernest Hemingueit, shkrimtari apo çdo lloj artisti tjetër njësoj si një shpatë e kalitur në flakën e padrejtësisë bëhet padashur një observator, tregimtar apo interpret i jetës së hidhur të cilën është shtrënguar ta kalojë në vetmi apo heshtje të plotë.Me atë altruizmin e bukur njerëzor që Luani arrin të disponojë në shpirtin e tij, ndofta mund të donte të përfshinte në vjershën e tij një numër akoma më të madh vlonjatësh të mirë e të ndershëm që dikur përbënin ajkën e qytetit në fjalë... Shumica e tyre
gjënden të larguar njëherë e përgjithmonë nga qyteti i tyre. Dhe është fakt se duke pasë vendosur të kalojnë pragun e qytetit, këta individë janë shtrënguar njëkohësisht të ndryshojnë padashur jetën, gjuhën, madje edhe vetë kohën dhe hapësirën... Në toka të reja, të largëta, dita ditës janë njohur dhe vijojnë të njihen me eksperienca të reja njerëzore, të cilat dashur pa dashur i shtrengojnë të gjejnë dëshirën, për ti bërë të njohura në qytetin e tyre të lindjes, pikërisht aty ku jeta e tyre u ka lënë gjurmë të pashlyeshme. E duke dashur të futem në hollësira diçka të tepruara letraro - gjuhësore, tek shkrimtari ky fakt mund të shfaqet shpesh edhe nëpërmjet të ashtuquajturave fjalë të importuara, të
një natyre shterpë, të cilat në vendlindjen e tij janë të destinuara të mbeten përherë të papërdoruara e "hibride".... Por ajo që është më e rëndësishme qëndron në atë që në mjaft shkrimtarë të larguar prej vendlindjes së tyre, dallohet tentativa që shpesh të jepen në veprat e tyre letrare edhe elemente marxhinalë kulturash të një "shoqërie tjetër"...Në lidhje me qytetin e Vlorës më duhet të pranoj se ndiej të më jenë rrënjosur thellë në kujtesën time topografi të tilla të pashlyeshme e pothuajse simbolike si Kodra e Kusbabasë apo ajo e Budakut, ku në ndonjë rast në moshën fëminore gjenim strehë krejt të përkohëshme duke u fshehur, kur policët na ndiqnin natën. Nuk mund të mos kujtoj Sheshin e Flamurit me katër topat e tij prej mermeri të lëmuar sferik brenda shatërvanit të ndërtuar në të ashtuquajturën Kohë të Italisë apo Karabashin, Varoshin, Vrenezin, Topananë, Kúmet, Çolet, Rrugën e Izrealitëve, Sheshin e Kateqit... Gjithashtu, jo pak herë provoj të më shfaqen në ëndërr edhe mjaft vënde të tjera
të Vlorës të njohura me emrat Dom Marku, Uji i Ftohtë apo Kalaja mes gjithë atyre dallgësh e shkëmbenjsh të mprehtë me pamje pitoreske, të egër e madhështore... Reflektime të tilla, herë në trajtë të dukshme e herë jo i gjen edhe në librat e mij modestë. Madje, jo vetëm vendet e mësipërme por edhe mjaft elementë të tjerë me vulë të pastër vlonjate... Mbasi jo vetëm unë, por kushdo tjetër që ka jetuar për afër gjysëm shekulli në një vend të caktuar, nuk mund të shpëtojë kurrësesi prej imazhesh të tilla, të cilat mund të konsiderohen diçka më tepër se sa mbresëlënëse. Me sa duket kjo duhet të jetë arësyeja që shqopishtet e Jorkshairit të shkrimtares së famëshme angleze Emily Bronte: prej të njëjtit qytet, janë bërë për lexuesit e saj të panumërt kudo në botë aq të famëshme, saqë për një çast, gjatë leximit të romanit "Wuthering Heights" këtyre u krijohet përshtypja sikur i kanë ato para sysh. Edhe pse shumicës kurrë nuk i është dhënë mundësia të ketë parë ose të dijë se çfarë është një bimë e egër
shqopeje. Pa dashur të zgjatem, do të doja të shtoja diçka rreth Çarls Dikensit, i mirënjohur prej lexuesve si një prej kollosëve më të mëdhenj të letërsisë botërore. E kam fjalën, të përmend shkrimtarin e mësipërm sëbashku me atë urrejtjen e tij të madhe, të shfaqur me aq mjeshtëri në veprat e tij ndaj
Londrës së dikurshme, ku iu dha rasti të jetonte për vite të tëra... Edhe pse kryeqyteti grandioz e kozmopolit i ditëve të sotëshme, nuk ka asnjë lidhje me atë që përshkruhet prej Dikensit, madje në të ashtuquajturën Epokë të ndritur Viktoriane: i mbushur me burgje, me gjithë ato dyqane të vogla, të ngushta e të mjeruara, me gjykatës shpirtngushtë e maskarenj, me rrugë të qelbura e lagje të varfra, i përmbytur nga mjergulla dhe i nxirë nga tymi... Pak a shumë, krahasimisht në mënyrë të përngjajshme me ato elemente të tejskajëshme poshtërsie morale e gjithfarë elementësh mizerabiliteti apo dëshmitarë të një varfërie ekstreme që komunizmi dhe inkuizitorët e tij, veçanërisht në Shqipërinë e Kuqe, la pas në vitet nëndëdhjetë. Gjiri i Vlorës me bukuritë e tij të jashtzakonëshme mund të konsiderohet pa dyshim si një nga margaritarët më të shkëlqyer të detit Adriatik. Shtrirja e gjirit të kujton padashur madhështinë e Napolit e Sorrentos. E megjithatë është një qytet i cili u rrudh e u përkul keqas deri në tokë. U ndie të keqtrajtohej barbarisht e në mënyrën më ekstreme në kohën e të ashtuquajturës diktaturë të proletariatit. Kur më duhet të mendoj për bukuritë e një vendi mendja më shkon më tepër tek të vuajturit e tij: të djeshëm e të sotshëm se sa tek panoramat e mahnitëshme gjeografike. Duke folur për viktimat e së djeshmes dalloj se bëjnë pjesë në ta një numër mjaft i madh prej familjeve më të nderuara të Vlorës si Luzajt, Gjonzenelajt, Velajt, Meçajt, Kokoshajt, Koculajt, Hamzarajte,Mehmetajt,Agallinjte, Premtajt, Sharrajt, Sulajt, Bezhanajt, Papallarët, Lepenicajt, Llupajt, Kripajt, Hoxhajt, Koshenajt, Kuçajt, Muratajt, Vlorajt, Çalajt, Lamajt, Shaskajt, Sorrajt, Kreshpajt, Sherifajt, Alimerkajt, Vranarajt, Çepratajt, familja e profesorit tim të nderuar Daut Shtino, Osman Haxhiut, Kosta Çaushit, Pepe Levit, Hamza Kokës, Musa Jonuzit, dhe qindra e qindra tetjere...Ushtrënguan prej sistemit të kuq të mos kenë fytyrë dhe as mendim për të ardhmen e qytetit dhe vendit të tyre.
Ndonëse në rrugën e tyre të zhvillimit ekonomik Shqipëria nuk do të katandisej në atë farë feje... Optikisht siç u fotografua në gjithë botën veçanrisht nëpërmjet anijeve që mbartnin në vitet nëndëdhjetë të ashtuquajturit boat people... E megjithatë, duke dashur të tregoj se nuk jam aspak i njëanshëm, në këtë listë mund të inkludohen edhe mjaft familje të tjera vlonjate për së mbari, që ndonëse i përkisnin elitës së kuqe shpirtërisht e moralisht qëndronin kundër saj. Në mjaft raste ndihmonin me kujdes e fshehtësisht të parët. Më ka rënë rasti të njoh mjaft prej tyre, ku ndër ta mund të përmend pa ngurrim Fatos Arapin sëbashku me familjen e tij nderuar, të cilin e përmend në vjershën
"Vlonjatët te ALBEMIGRANT" Luan Çipi. Me fjalë të tjera, mbetem një nga ata që nuk çmojnë grataçjelet madhështore në krahasim me kultin e shënjtë të njeriut.
Sipas meje të ndjehesh patriot e i dashur ndaj vendit tënd, kjo nënkupton që kryesisht të përshkohesh prej ndjenjës së respektit e dashurisë ndaj të përngjajshmëve të tu... Jo vetëm Vlora por çdo tjetër vend i bukur ose i shëmtuar në botë do të bëhen me të vërtetë të bukur e të madhërishëm, kur vetë banorët e tyre do të duan e respektojnë njeri tjetrin. Duke u kthyer tek Luan Çipi me të cilin na lidh një miqësi e vjetër familjare: prej disa brezash, dalloj me admirim se përshkohet prej ndjenjash të sinqerta njerëzore. Gjen te ky individ tolerancë e moderim pa kurrfarë falsiteti, rivaliteti apo shënja dhune dhe egocentrizmi. Pikërisht këto tipare të shpirtit të tij përpiqet të nxjerrë në dritë e në një farë mënyre ti bëjë të vlefshme në një botë njerëzish të përçarë diçka më tepër prej të kaluarës së hidhur. Veç përherë të gozhduar në një kontur të paracaktuar: ku marëdhëniet midis njerëzve mbeten deri në vdekje të pandryshueshme e tragjike. E megjithatë, si në të gjitha epokat e zhvillimit të historisë botërore, individëve të veçantë u bie për detyrë të nxjerrin në dritë pjesën e tyre pozitive. Njerëzore. Kjo është arësyeja që përmend Luanin...
Në atë Vlorën e sotshme aq të zhvilluar nga pikpamja ndërtimore e me pamje të mahnitëshme aerografike unë mendoj se prapa kasollesh të thjeshta ekzistojnë përherë njerëz të varfër e të stërmunduar... Që duhet të dalin nga ajo gjëndje.
Sipas meje, njësoj si në të kaluarën edhe sot, pikërisht të munduarit përcaktojnë fizionominë e vërtetë të një kombi ose qyteti.
                                                                     ROBERT MARTIKO
                                                       Shkrimtar pas rënies së Murit të Berlinit






.

                                          RREFENJA TE VLORES
I dashur Luan

Sot perfundova se lexuari librin tend te cilin e fillova ta lexoj para dy ditesh.
Futet ne kategorine e librave qe nuk mund ta heqesh nga dora kur fillon ta lexosh.
Urimet e mia te perzemerta jo vetem per te por edhe per librat e tjere qe besoj se patjeter do te shkruash ose je duke shkruar.
Ajo qe me ben pershtypje te thelle eshte fakti se je nje person i rralle, i pershkuar prej ndjenjash te thella e te sinqerta njerezore, ne nje kohe kur bota e soteshme shkon dita dites drejt izolimit individual, ftohjes e varferimit te shpirtit.
Mbi te gjitha je nje person qe me ben te ndjehem krenar per miqesine me ty.
Urimet e mia me te mira ne familjen tende.

                                                                        Perqafime
                                                                          Robert


I dashur LUAN
Je nje mrekulli e vertete.
ROBERT


I dashur Luan
Te falenderoj nga zemra per kete poezi te bukur, ku ne figuren tende te mrekullueshme perfshihet kultura, deshira e shprehjes, gjuha e bukur si dhe memorja per te kaluaren e afert e te larget.
Ne rolin e nje ndermjetesi fisnik, me ndihmon per tu lidhur akoma me shume shpirterisht me pjesen e njerzve qe ne Vloren Tone na deshen dhe respektuan...
Perqafime vllazerore
Robert


 06/05/2011 20:20:50

Urime Luan per mendimin tend filozofik te shprehur vecanerisht ne strofen e fundit “Çuditë e kompiuterit”, ku trajton nje nga ekstremet e te ashtuquajturit "shperthim te kundert"…
Konkretisht: me pare mendimtareve u duhej te benin udhetime pa fund me karroca e kuaj per te shkembyer mendime, ndersa sot mjafton nje kompjuter i internetizuar per te perfituar gjithe eksperiencen njerezore.
Jetojme nje qyteterim planetar ku njerez te vecante: me sensin e larte te altruizmit e miqesise i cili rrjedh ne dejet e tua fisnike, gjejne mundesine per te komunikuar me nje kenaqesi te thelle midis tyre.
Kjo eshte shija e pare qe ndiej te me dhuroje poezia tende e bukur...
ROBERT MARTIKO




      I dashur LUAN

Te uroj gjithe te mirat familjarisht.
Nuk ka gje me te bukur nga ky shkrim tendi...
Per aresye se ndiej te shfaqet ne te gjithe dashuria tende si njeri
per familjen Martiko e Dinon ne vecanti.
Ne kete shkrim ke bere gjithe sintezen.
Ke mbledhur gjithe nektarin e thenieve...
Pasi edhe ti je nje individ i mencur, burreror, me nje goje perhere te embel e te dashur.

Sinqerisht me ke emocionuar.

Perqafime vllazerore

Te pres ne Shen Vasil.

Robert
04.08.2111


I dashur Luan
Te falenderoj per fjalet e mira per Dinon.... Je me te vertet nje njeri mjaft i vecante.
Kjo duket edhe ne fjalet e tua me te cilat pershkruan Shen Vasilin.
Por e keqja me ne qendron se ende nuk na kane dhene kullotat qe ndodhen pas malit ne Bregun e Detit.
Sikur te mundja te merrnim dicka ku te mundnim te ndertonim do te mund te vije aty per pushime te gjata si ne shtepine tende.
Me mori ne telefon Miho Gjini se edha tij, pervec Internetit, do ti botohet fjala e mbajtur ne takim te
gazeta "Tirana Observer" Pervec Petraq Trujes qe eshte nje mik i dashur e korrekt edhe
prezenca e Gani Bodos me la nje mbrese te madhe te jashtezakoneshme.
Per faktin se ai eshte pak i semure. Kushedi nese do ta bjere fati te takohem perseri me te.
Me le krejtesisht pa fryme me artikullin tend per Shen Vasilin.
Peraqfime
Robert
15.08.201

I dashur Luan
Porsa rilexova shkrimin tend rreth fjales se mbajtur ne Tekimin e djeshem.
Serishmi te falenderoj duke te vleresuar thellesisht per shpirtin tend te dashur fisnik e bujar.
Te falat e mia me te perzemerta Hanemes dhe gjithe familjes...
Perqafime vllazerore
Robert

 
.
       GËZIM LLOJDIA,
STUDIUS, GAZETAR, KRITIK, SHKRIMTAR
                KRITIKË LETRARE 'MARRËDHËNIE TË SHENJTA"
           Libri i Luan Çipit



Hyrje për një shkrim

Nëse do të kërkosh gur nga të vendlindjes, ku janë gurët e qoshesë do të thuash. Gurët më të punuar,  më të rëndësishëm . Gërmadhat e kujtimeve rrënojnë çdo ditë brengën e shpirtit tonë. Heqim çdo ditë nga një gur për ti nxjerr në xhogël  më tej shkojmë deri në themeli.
Observatori ynë njerëzor nuk ka të fokusuar në tenien  e tij gjithë jetën tonë. Ekziston vetëm memoria shpirtërore. Të gdhendurat e saj janë: hyrje dhe dalje, dhe gdhendje, që kanë lënë çdo ditë gjurmët e jetës tonë . Si në një dru arre , ku fotografimi është perfekt, si mënyrë. Në celulozën e tij stampohen fotografit e jetës. Kështu e shoh unë
librin marrëdhënie të shenjtë të një biri të Vlorës, djali të Muradies Luan Kaman Cipi.
Çfarë janë marëdhniet e shenjta? Atje në jug perëndim të truallit tonë, është shkruar edhe jeta jonë. Artisti i kinemasë, djali i doktor Fllokut, Timua ka shkruar kështu për truallin tonë:

Vura Sazani në vend të zemrës
Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit
Perëndimin okër të Nestor Jounzit
Thellësinë plumb të Skënder Kamberit...

Marrëdhënie të shenjta sipas meje lidhin vetëm njerëzia e shenjtëruar. Të shenjtëruar janë njerëzia e pikëzuar nga Perëndia. Është pjesë e zbulesës së hapësirës. Marrëdhënie të shenjta në konceptin filozofik lidhen mes njerëzve të cilët kanë të përbashkët frymën qiellore. Gjithë jetën marrëdhëniet e shenjtëruara kanë si përmbajtje lëndën: beton+arme, hekur e përkthyer në gjuhën njerëzore, kockë e mish, që njeh si pikë vetëm forcimin dhe konsolidimin.
Kryesisht kjo është dhe vetëm shkon për njerëzit e religjioneve fetare. Por marëdhënie të kësaj natyre, që i afron asaj mund të ndërtohen edhe nga njerëzë të zakonshëm që kanë brumë, që kanë besë, trimëri, flamur, atdhe. Madje  edhe njerëzë të zakonshëm mundohen të krijojnë mardhënie të tilla, por që kurrësesi nuk kanë atë forcë solide, atë pazgjidhshmëri si tek njerëzit e shenjtëruar. Tek
këta të fundit pika e rëndesës është qiellore. Ajo e  bënë atë të pazgjidhshme.
Tek të tjerët është tokësore. Sidoqoftë edhe këta të fundit lidhin marëdhënie.

Sjellë artistikisht kohën e vetë
Një frazë kjo e shkëputur nga parathënia analizë e Dr Irfan Bregut që shtjellon vlerat artistike të librit. Dr I. Bregu thotë se: shkrimtari na i ndërtoi rrëfimet në vetë të parë, duke sjellë grimca nga jeta  e vetë intime, familjare  dhe shoqërore, në të kaluarën, duke reflektuar  të dhëna të përvojës  gjer në atë pikë  sa të ndryshohen në hullitë e trillimit. Sinteza e Dr. Bregut kërkon vëmendje sepse, gazetari i njohur dhe poeti  i Vlorës,  ka marrë në shqyrtim një vepër që flet për njerëzinë e këtij qyteti në jugperëndim, atje ku deti bëhet magji, ku dielli puth vargmalin e Karaburunit dhe muzgjet ndërkaq, që të mbysin
epshet e natës detare. Duke shqyrtuar analizën e Dr. Irfan Bregut për vlerat e këtij libri, mund të thuhet se aty është historia e qytetit tonë dhe njerëzia  e tij brenda. Duket sikur shpërfillet koncepti kohë  dhe rrëfimi i ndërtuar në kohë të lirisë  së të shkruarit. Shkrimtari Çipi ka punuar  një material bruto,
me bollëkun e saj , që kanë  prodhuar 50 vite, nën një regjim tjetër. Edhe atje jetohej dashurohej, flihej herët dhe  zgjohej dhe më shumë, punohej.
Protogandistët e saj janë sjellur me një karakteristikë të veçantë, jo në formë kujtimesh të mërzitshme por me një rrëfim interesant, që herë i ngjasojnë një tregimi të shkurtër, herë një rrëfimit të sinqertë. Në optikën e Dr. Bregut libri është një punim i mirëfilltë artistik me të dhëna të kohës, një histori e
vogël e qytetit, një monument i vogël për ata njerëz aqe  të thjeshtë, që do ti shërbente qytetit si kohë për kujtesë. Në memorien e këtij qyteti ka shumë ngjarje historike, por libri është fokusuar në jetët e personazheve të zakonshëm.
Njerëz të mirë.
Njeriu në këtë botë është një udhëtar. Gjurma, që ai lë përmbi tokë është një dëshmi për ekzistencën e tij. Fillon me: „shpirtra detarë". Deti në jetën e njëqyteti është forca lëvizëse e tij. Deti është shtrojera për peshkatarët. Humbëtirë e madhe ujore. Qyteti në këmbët e tij llapashitej nën kapotën ushtarake. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij kërkonin rishtazi një copë truall të ri.  Për ata, që si varr u mbeti deti, streha e fundme e tyre, vendi ku ish ngjizur dhimbja , gëzimi, dëshpërimi, ëndrra, frika, dhe vdekja në fund. Deti ua lau qefinët e vdekjes, i mbështolli deti, i mbuloi në krahët e tij, në fundin e tij dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë, derisa të treten, deri sa të mos mbetet asgjë. Mirëpo njeriu i detit shtrihej jo në ujërate kaltra por nën baltovinën e ftohtë  të kodrës me emrin Babicë.
Befasimi që ndjen ai që lexon germë për germë është se ngjarjet rrjedhin çuditërisht  bukur si dhe janë shkruar me një hollësi të habitshme deri në imtësia si refren për këngën: Ciqe o Ciqe/merr derrin e piqe... për të rrëfyer gjithshka që ka në thelb një fabul të mirëfilltë. Jetën e një njeriu, shkrimtari
Çipi, e përshkon me dy-tre faqe që do të mbushnin plotë tokën e shpirtit njerëzor. Ka një përzgjedhje të habitshme të ngjarjeve të cilat do të gjejnë vend. Është si puna e një murri që ndërtohet nga tulla, llaci dhe çdo gjë është në përqindje të barabartë. As tulla nuk ka tepër dhe as llaç me bollëk. Është
bërë një llogari ekonomike në fletët e librit. I ruaj në kujtesë personazhe që kurrë nuk i kam njohur dhe as do të mund ti njohë ndonjëherë. Jo sepse nuk kemi kohëpër tu takuar, por kohët tona, tashmë nuk përputhen me njëra- tjetrën. Sepse ata shtrihen nën baltovinën e ftohtë  të kodrës me emrin Babicë. Fati injeriut të ndershëm pasqyron jetën e Refit H. Një përshkrim që të nxit ta lexosh deri në
fletën e fundit. Arsyet që shqyrtojnë këtë kureshtje është se mënyra  e të shkruarit është e rrjedhshme, është realiste. Pa tepri dhe pa shumë lëvdime. Nuk ka monotoni fjalësh. Refiti në jetën e tij është një njeri që përshkon rrugën e e jetës nga ndershmëria deri tek rrëzimi shpirtëror. Është ngjethës, që do të
thotë të prek në mish, sepse për shkak edhe të dehjes  ai mërgohet nga kjo jetë.
Inxhinieri i paharrueshëm, quhet Vaso Suli  e kishte lindurnë Muradie thotë Luani, dhe shtëpitë tonë ishin pothuajse ngjitur, krahë njëra-tjetrës. E ka njohur që në vogli. Fletët e jetës së Vasos janë shumë. Ndërsa shkrimtari ka ruajtur në tenin e tij rreth 14 fletë, për librin e vetë . Aty është punuar me daltë artisti. Është gdhendur me mjeshtëri portreti iinxhinierit. Është një trup bust. Është fytyra, dhe krejt jeta . Të gjitha tiparet janë përfaqësuese. Si skulptura, pena derdhka vërtetë art . Kjo është mjeshtëri e krijuesit . Është art i lëngëzuar në jetë njerëzore. Me një kulturë shumë përfaqësuese Luan Çipi derdhë portrete pa shumë vështirësi. Siç duket, të akumuluara brenda shpirtit për periudha të gjata kohore, rrëfimet bëhen tregime të vërteta realiste të një kohe që ka perënduar sytë dhe trupin, të një shekulli që ne i grisëm, këmishët.
Një tregim , që brenda ka jetën me të gjithasakrificat e saj është i titulluar: „ Sedra e bukur që vret". Qartësojmë e burrave të asaj kohe dhe më parë që kur e nxirrnin llafin, pas nuk kthenin. Një vështrim post- mortum për Nuro Boden është një rikthim në jetën   e këtij njeriu të zakonshëm . Ndonëse ka përshkrime fragmentare si meteor, pra ndriçues i shkurtër hapësinor, dritë e beftë, që u shua shpejt, ai mbetet i ngulitur në tru. Nuk të shqitet lehtë nga mendimi si iku nga flaka e një zjarri  për sedrën e tij, u dogj si flakënaj, u shua në hapësirën tonë dhe pas mbeti hiri, pra gjurma e këtyre rreshtave që sjell Luan Cipi.
Tre personalitete ne udhën time
Përgjithësisht mund të quhen novela të vogla me fabula interesante . Një drejtues largpamës bënë fjalëtë mira për Ejup Mitën, si drejtues të fermës së Llakaundit në  Topallti të Vlorës. Tregimi i dytë që sjell kërshëri është personaliteti i Pirro Dodbibës. Për ish ministrat e diktaturës, ka pak fakte si
e mbyllën ata  jetën  nëpër qytete apo ferma  ku i degdisnin. Ishministri i Bujqësisë e dërguan në fermën e Llakatundit. Riedukimi mes njerëzvetë cilët ai i kishte drejtuar kur ishte në postin e ministrit. Jeta që shpesh bëhej ferr për një fjalurinë të hedhur pa kuptim. Kur e kam parë këtë rrëfim në shtypin
shqiptar kam nxituar ta lexoj me kërshëri. Shumë ministra të kohës përfunduan si armiq të diktaturës. Pati plumba me bollëk, mirëpo  pati edhe „riedukime" nëpër vende larg qyteteve, kryesisht ferma bujqësore. Nuk është rastësi që në fshatra të Vlorës apo ferma të saj u mbyllën ministra të diktaturës. Liri Belishovën e dërguan fillimisht në Kuç të Vlorës. Një polic duke e shtyrë i thërriste shpejt
se s'kemi kohë, ndërsa ajo grua trimëreshë-anëtare e byrosë politike i tha: E shikon këtë sy e kam vrarë në luftë, që të fitojë vendi lirinë, jo të na shtyjnë me kondakët e pushkës policët. Ndërsa në fermën e Kotës ishin mbyllur dy personalitete. Një mbrëmje vere, pas një plenumitë viteve 70, sollën aty Abdyl
Këllezin. ish zv-kryeministrin, kryetarin e komisionit të planit të shtetit. Kishin një rregull të përcaktuar: Ca muaj drejtor të fermës. Ca muaj furnitor.
Pas përfundimit të këtij misioni pushkatimi, diku në periferi të qyteteve apo në malin me gropa. Ish-ministrin e  bujqësisë e caktua ekonomist dhe mbijetoi në një kohë, që ta merrte plumbi shpejt. Rrëfimi i Pirros kur ishte për vizitë në Uzbekistan kur udhëtonte me Sekretarin e parë të KQ Republikës, duke pandehur se ministri shqiptar nuk e zotëronte rusishten, i nxjerr mllefin shoferit
"Avash,avash gjidi hajvan", nxjerr në shesh shumë anë të fshehura të ish-drejtuesve të atij sistemi, qoftë edhe atij rus. Misterioziteti që përfshinte jetët e ministrave pas rrëzimit nga posti dhe pritja me ankth se çfarë do të pësonte, ishte e përhershme mënyrë, që mbeti deri në fund të saj.
Pra çfarë bënte Pirrua atje në fermën e Llakatundit. Ai i shkruante më diktatorit. E ruanin me policë apo ishte i lirë. Për të shkuar nga ferma e Kotës në qytet, familja e Abdyl Këllezit, duhej të merrte leje të posaçme. Pra kuriozitete mbetet se si e jetonte kohën,  ministri i rrëzuar i diktaturës.
 Shumë familje ministrash që kishin mbajtur poste shtetërore u izoluan në Vlorë, kështu edhe  familja e  ministrit Beqir Balluku në Selenicë, e Vasil Katit në Kotë. Një rrëfim interesantë që ka sjell Aleko Likaj për vajzën e Liri Belishovës më ka mbetur në kujtesë e freskët dhe pashlyeshme.
Për figurën e ish-ministrit Pirro Dodbiba: Të rrëqethte, qartësia e kujtesës së tij. Kjo është merita e krijuesit ka përcaktuar koordinatat për të cilat do të shkruaj dhe ka ecur vetëm nëpër ato piketa pa shkelur asgjë më shumë . Përmbi prarimin e lodhur të kohës, ai nxiste perla të mendimit. Askush nuk e kishte menduar    se edhe jeta e këtij ish-ministri do të kalonte pa brengosjen e saj.
Në 50 vjetët e saj, diktatura i mbeti stoike ashpërisë së luftës së klasave. Në ato periudha të vështira, ata u munduan të mbijetonin nga rreziqet, që kanë qenë jo të pakta dhe shumë kanosëse, sepse kohë me  plumba, ushtarë dhe pushkatime ishin një refren pas çdo grupi armiqësor.  Mirëpo cfarë vendi ishte ferma në Topallti.   Nga kreshtat e vargmaleve, shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa,
lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje, ndonëse
gjelbërimi zë fill në mërmërin pranverore.

Kohët e shkrimtarit  
Shkrimtari Luan Cipi, në të gjithë rrëfimet ka qenë bashkudhëtar i jetës së tyre . E rrëfen jetën e tjetrit sikur ti ketë kryer më parë një skaner. Shkrimtari Luan Çipi përdorë jo ditarin, por memorien shpirtërore. Që do të thotë përdorë kujtesën e kthjelltë. Zoti i dërgoi pa enigmat, që mbarten në këto raste.
Engjejt e qiellit plot hire e kanë mirë adresuar për rrëfime që të ngjisin. Kjo sepse ai i përket edhe një tarikati që ka si bazë udhën e shpirtit. Duken të thjeshta, por që të gjitha mbeten si në trurin tëndë si një ngarkesë plot me elementë. Ka zbritje qiellore. Shqyrtojmë se ky tarikat ka një përvojë të
shkëlqyer me shkrimet, që ka zbritur nga shekujtë kur funksiononte ora shpirtërore. Nuk ka kurfarë rastësie, që ai është djali i një dervishi nderi.
Nga ky tarikat është ngjizur edhe  poeti ynë  kombëtar Naimi. Në errësirën dimërore , kur zogoria e qenëve, gati sa s'kafshonte hënën, krijuesi ka akumuluar elemnetët bazë për ti dhënën shtysë librave të tij. Çdo gjë që është shkruar në këtëlibër është në kohën dhe vendin e vetë. Befasia pas një shqyrtimi
të këtillë është se: Përse ke vonuar kaq shumë? O se më qartësisht: Ku ishe gjithë këtë  kohë ? Përse na ke munguar  kaq gjatë me lëndën tënde shpirtërore?
Apo  ne nuk kemi bërë dot një lidhje shpirtërore se ti ishe aty, por ne nuk të kemi vëmë re. Kështu kreshtat dhe proceset kimike , që ishin shfaqur  ishin një vegim për të mbruajtur lëndën  në brendi të brendisë, në thellësi të thellësisë.
I ngjizur nga fryma e shpirtit bektashi  të atyre njerëzve, që njohin pavdekësinë. Ata vdesin, pa vdekur. Që nuk gremisen vërtetë, por shkojnë, jo për tu rrëzuar, por sepse Zoti i tyre i thërret.
 Gjurma  e Luan Kaman Cipit është një gjurmë jete e rëndë. Dhe ky krijim dhe të tjerat ndriçojnë aftësitë krijuese, të cilat ai i ka përballuar shkëlqyeshëm.

28,29  Qershor 2010



LAURA MERSINI-PROFESORE, KOZMOGOLOGE AMERIKE


I dashur Xhaxhi Luan,

Une nuk mund te gjej fjale te shprehe mirenjohjen time per ate dashuri, respekt dhe ngrohtesi qe ju i dhate kujtimit te babit dhe familjes sone! Duke ju patur ju prane, une kisha nje pjese te miresise dhe dinjitetit te babit.

Per mua eshte nder te jem pjese familjes suaj dhe te vellazerohem me femijet tuaj! Heren tjeter qe do vije ne Shqiperi me Jeff-in dhe Grace, do tu kontaktoj qe te takohemi me ju, Hanemen dhe femijet.

Ju falenderoj prape nga zemra per iniciativen per esen e mrekullueshme dhe perpjekjet per te nderuar kujtimin e nje miku qe u kishte te shtrenjte ne zemer.

Ju perqafoj te dyve me dashuri,

Laura



LAME KOÇO FANDI- KIMIST, PIKTOR, KRITIK ARTI





.





















Saturday, November 26, 2011

I dashur Luan,


mengjesi i kesaj te diele me diell e ajer me solli adresen tende te re elektonike. Une u lehtesova sa e pashe, sepse po behesha gati te te shkruaja. Vetem se, ndryshe nga si veprohet zakonisht ne raste te tilla, do ta nis me nje verejtje: titulli i librit , “ Mos me harroni “ , eshte i pavend . Ku harroe tiqe na ke bere te mos harrojme aq shume njerez te mire me shkrimet etua ?!... Harroet miresia jote qe te ndrit veshtrimin , kur ai zbulonmiresi ne veshtrimin e mjaft njerezve dhe sinergjinë qe lind prej tyreti e perhap per ta bere pasuri te shume te tjereve , nepermjetshkrimeve te tua ? Jo , Luan , titulli nuk shkon . Ai duhej te ishtendryshe . Se si duhej te ishte eshte e kote te mundohem per ta gjeturshpejt e shpejt , sepse per të duhet rrëmuar ne mendjet, zemrat dhe kujtimin e atyre qe ke gdhendur me dalten tende si dhe te lexuesve te shumte qe kane perthithur nga librat e tu ndjenjat e nje miqesie dhe dashurie qe, ndonese hyjne ne kuadrin gjithenjerezor , kane AND-në etyre, e cila zberthehet pa veshtiresi me tetë shkronja : L-U-A-N Ҫ-I-P-I .


“ Na ishte njëhere nje burrë “ , thua tidhe une , duke qene plotesisht dakord me Robert Martikon , do ta lija menjane ne pleqerine e vet pesimizmin e kesaj shprehjeje. Sepse ti je pa moshe, jo vetem ne pamje e ne shpirt . Ti je pa moshe edhe ne kerkimin tend . Ai eshte njelloj si dje edhe sot ne pulsimin e parreshtur qe i jep jetë krijimtarise. Koha e shkuar e foljes “Na ishte nje here…” nuk ngjit ne natyren qe ke . E pranueshme do te ishte vetem “ E ardhmja e perparme”, kohe që e kemi mesuar ne shkolle, atehere kur, siҫ na e kujton ti , luhej “ me top prej lecke me qime kali “ . Edhe kur vargjet i shkruan “…si jane zakonet, thelle ngaKuҫi gjer ne Brat , ku me vargje bisedohet , si me burrat dhe me grate“ ti s’mbetesh rob i se shkuares, ku ne vargje gjeje aty ketu ndonje pergjigje te ndriҫuar nga zgjuaresia popullore apo nga humori befasues . Ne vjershat e tua me te mira, perveҫ ketyre cilesive te vyera dhe fisnikerise se trasheguar nga te paret e tu, gjejme edhe boten e pasur te nje njeriu me njohuri te shumeta, jo vetem te kultivuar , por edhe pasionant . “ Adoleshentët “ e moshes tende , që ne preher mbajne kompjuterin ne vend te nje borse llastiku per te qetesuar dhimbjet, numerohen me gishta . Gjithesesi, nuk ka dhe aq  rendesi numri. Rendesi ka lloji i dhimbjes . Dhimbja jote eshte dhimbje krijuesi dhe krijimi dihet qe nuk ka moshe . Ketu e gjen pergjigjen edhe pyetja qe ben ne nje nga poezite e tua : “ Po pse mendja me behet det / e mendimi bredh aq larg ? “ . Dallgezimi I mendimeve eshte ne natyren e poeti , po kur poeti eshte bir i detit, si shkruan ne nje prej poezive te tua, dall gezimi eshte thjesht  shprehje e ripertritjes. Ndryshe do te ishin te paverteta vargjet :


“ Une gjysh Luani , i
ngjitem tetedhjetes
Gezimi i madh nuk me le te vuaj “


Per ta ruajtur te pandryshuar kete gezim, bashke me shoket dhe miqte e, me ke prane edhe mua. Sepse gezimi yt eshte prone e te gjitheve . Ti gjithmone e ke ndare ate me te tjeret .

Te perqafoj me dashuri

Lame Fandi


PER HARRILLA KUÇULIN:

E lexon dhe thua:"Ka lezet!" Gojemjalti me kujtoi njeriun qe si femijeve dhe te rriturve u fliste me te njejten ngrohtesi . Me vjen mire qe ngrohtesine dhe dashurine e njerezve si ai po e mbledh dhe po e shperndan ne nje mase me te madhe , ngaqe ne krijimet qe sjell ndjejme te jete shtuar dhe dashuria jote per ta .



 PER XHEVDET KOFINEN

 Poezi me saktesi matematike dhe me dashuri qe s'njeh parametra . Ishte nje takim befasues, ku parafytyrimi tretet lehtesisht ne realitetin qe mbartin vargjet. Te falenderoj per kenaqesine qe me fale.



GUDAR TOTO FOLKLORIST, GJEOLOG

 I dashur Luan
Lexova materialin tend per Duron tone dhe dua te te them qe, edhe pse e kisha lexuar paraprakisht, me pelqeu shume. Fjalet e tua na i shtojne dashurine dhe respektin per te.

Ishte kenqesi e vecante te lexoja c'ke shkruar per Nestor Nepravishten. Me ringjalle ndjesine e respektit te merituar te nje kohe te hereshme.

Por, mbi te gjitha, me vjene shume mire qe ne i themi me dashuri e haptazi c'dime e c'ndiejme per shoket tane te mire, dhe kjo, vec kenaqesise qe na jep, na lidh edhe me shume me njeri - tjetrin.
Pervec kesaj, dua te them se eshte nje gje shume e mire qe kemi midis nesh nje shok qe e ka aftesine e ciltersine te shkruaj ato qe ai dhe ne ndiejme.
Kur flitet apo shkruhet per nje njeri te nderuar, ai nderohet edhe me teper por edhe autori gezon falenderime e respekt. Ti Luan meriton falenderime dhe respekt per cdo gje qe na ke dhuruar dhe qe jane kontribute te vlefshme.

Gudari.
I dashur Luan,
Lexova librin tend "Mos me harroni".
Pak avash, por keshtu kap me mire ate c'ka ke hedhur ne leter, ndien dhe kenaqesh me te, deperton, aq sa mundesh, ne motivin qe te ka nxitur drejt temes dhe ndjenjen qe pasqyron gjithecka qe ke shkruar.
Ke shkruar shume per shoket e miqte, ke shkruar per femijet, per femijet e femijeve, etj., te gjitha plot ndjenje, por edhe plot miresi e urtesi.

Shoh jeten ne ato vjersha,se jeta jane njerezit dhe dashuria e lidhjet midis tyre, dhe kjo eshte me e para, e s'ka si te jete ndryshe.
Ndaj, i rrembyer nga ndjesi te verteta per njerezit, nxitur nga ato qe lexoja, vjershat e tua do t'i quaja: KENGE PER NJEREZIT E MIRE NGA NJE NJERI I MIRE.

Jeta e perditshme te rremben me te mirat e problemet e saj.
Por dashuria per njerezit e lidhjet me ta bejne qe gjithmone te ndiesh terheqjen e forte nga njerezorja, te gezohesh nga qe sheh se njerezit qe ke perreth jane te mire, se ka dashuri e nxitje per marredhenie te mira shoqerore e miqesore.
Eshte pak te thuash qe kjo eshte nje gje e mire a shume e mire. Kjo eshte optimizem kur duhet optimizmi, kjo eshte jete cdo ore e minute qe duhet jeta. Libri yt Luan t'i jep keto ndjesi dhe kete nxitje.

Sinqerisht te uroj dhe pres te gezoje kenaqesi te tjera nga punet e tua.
Gudar Toto









THOMA TOL KONA,
PUNËTOR, LEXUES I PASIONUAR, MUZIKANT AMATOR


Gusht, 2010

 
RRETH LIBRI “Për të qarë dhe për të qeshur, të LUAN ÇIPIT

Kur lexon librin “Për të qarë dhe për të qeshur” me autor z. Luan Çipi,  del përpara një krijimtari letrare e re. Aty jepen ngjarje dhe portrete njerëzish të thjeshtë, nga jeta e përditshme. Lexuesi e kupton se ka të bëjë me njohje të jetës, sepse fjalët aty rrjedhin natyrshëm. Ato, si fije të padukshme, prekin emocionet e gjithkujt. Autori ka arritur tek  e veçanta, të cilën do ta kishte zili çdo shkrimtar.
Libri është mësimdhënës. Me arsyetime të sakta, si pika të vena mbi i, Z. Luan Çipi, nga përpunues i mirëfilltë i shifrave dhe ekonomist i shkëlqyer, kalon në mënyrë harmonike te fjala artistike. Këtë të vërtetë, gazetari Duro Mustafaj, e thekson shumë mirë. Na pëlqen ti themi Luanit tonë ato fjalët e çmuara të Gëtes “E dua shumë njeriun që lakmon të pamundurën”.
Të gjithëve na kujtohen nënat tona bujare, të përkushtuara gjer në madhështi. I kemi parë ato kur ishim të vegjël sesi i mbushnin përparëset me fruta e zarzavate nga kopshtet e shtëpive dhe me sytë që u shkëlqenin, hynin në derën e gjitonit dhelehtësoheshin, se kishin bërë diçka të mirë. Këtë ka bërë autori i librit.
Kujtoj këtu fjalët e Nobelistes - Nënë Tereza: ’’Neve njerëzit e thjeshtë edhe në mos bëfshim dot gjëra  të mëdha, mund të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe’’. Në këtë rast autori e ka venë veten në vendin e furrtarit të mirë, që e përzien brumin medurim dhe nxjerr bukë të mrekullueshme.
Në tregimet gjen individë të prekshëm, të skalitur, si me daltë, si te ‘’A kishin faj gomarët e Xhonit’’. Xhoni e bënte shpejt e shpejt punën për llogaritjen e pagave. E bënte në mënyrë të përsosur si automat, disa orë përpara orarit zyrtar. Si e kryentekëtë punë, fshehurazi largohej nga zyra shkonte në shtëpinë e tij. Familja unike e Xhonit komandohej nga nëna e tij plakë, që s’të falte për punë tregtie.
Bukur është paraqitur ngjarja me Osman beun, plakun gjigand, veshur me tirq dhe me qylaf labi në kokë. Të gjetura janë tregimet ‘’Xha Xhebrua gjen makinë’’. Xhebro Gjika poeti i madh i Labërisë vazhdon të flas në vargje të bëra shpejt dhe bukur.
 Sidoms të tërheqin vëmendjen tregimet ‘’Samari i gomarit të Xhelo Agajt, ‘’Apologjia e Jasin Balos, ‘’Ku, ku, ça na ka gjetë’’, etj. të cilat
përforcojnë mendimin se shqiptarët janë njerëz të zgjuar dhe me dinjitet.
Aty, ka tregime të abuzimit me detyrën të personave publik dhe zyrtarë, për të
qarë dhe për të qeshur: ‘’E pësoi i ndershmi...’’,’’Sekretari shpirt grymur...’’, por edhe ndodhi me të vërteta që s’ke si i mohon: Brigadjeri’’, ‘’Prostituta’”,’’Kryetari Sevdalli’’.
Ndër tregimet kulminante janë: ‘’Sikur të kisha lindur çalaman: Më erdhi radha edhe mua për tú pyetur
-Ku mund të shkosh për të punuar, ti, shoku Luan?
-Unë? Asgjëkund! Mirë jam këtu, se unë fshatin as që e njoh fare.
- Jo, jo, ky s’është argument. Aq më mirë, do ta njohësh edhe fshatin, siç njeh qytetin. Pse, kujt do t’ia lëmë ne fshatin tonë socialist?
Të gjetura janë tregimet ‘’Kiçua me Rumon’’, ‘’Bullgarka’’, ku përmëndet drejtori injorant. Sapo ndesh me të tillë karaktere të bie ndër mend thënia e popullit ‘’Merr nga dhitë bëj zabitë’’. Apo ‘’Djajtë kundër Seferit’’, ‘’ Vunotasit’’, etj.
Tërësia e tregimeve shoqërohet me thënie të njerëzve të shquar nëpër kohëra.
Këto citate janë korniza, ku brendia e tregimit është e sintetizuar me
aforizmin, që shtjellohet  e qartësohet më tej.

Libri lexohet me dëshirë, sepse shkrimtari ka bujarinë të japi shumë nga vetja e tij me ngjarje e përvojë të jetuar gjatë dhe se përcjell përfundime e porosi  të kërkuar e të zgjedhura të mendimtarëve e shkrimtarëve  në zë dhe kam besim se do jetë dhe duhet të jetë i pranishëm në çdo bibliotekë, si një libër shumë vlefshëm dhe shumë i  lexuar.










                               VIRON KONA, SHKRIMTAR

Luan!

 Je kaq i mirë, saqë gjithnjë ndihem borxhli ndaj teje. Nuk është se, kjo
konsideratë shërben si justifikim, por, gjithsesi, mbetet shprehje respekti për
ty dhe shkrimet e tua, ku shfaq dashuri dhe mirësi, botë të pasur shpirtërore të
bollshme, ku kemi çfarë të marrim dhe të mësojmë. Unë, mbase kam më shumë arsye
të të respektojë, në radhë të parë për ato çfarë t`i ke shprehur gjithnjë për
Llambin tonë të dashur, që asnjëherë nuk dua që ta besoj se nuk e kemi mes nesh,
sepse, në të vërtetë, ai ndodhet përherë mes ne familjarëve që na jepte dritë dhe jetë, por dhe juve miqve e shokëve, që ju dhuronte kënaqësi dhe gëzime të pafundme.
Të uroj vitalitet të përhershëm, sepse je si shiu që vadit kopshtin kur është
thatësirë, dhe, ne, qofshim vlonjatë apo nga çdo vend i Shqipërisë, e dëshirojmë
atë impuls gjallërie qe t`i,(jo na injekton), por na i nxit natyrshëm me fjalët
e mençura, prozë apo vargje, por që kanë dhe bukurinë e  bashkimit si një tufë
trëndafilash ngjyrëbukur dhe aromëmirë.
Të falënderoj për vargjet që më dërgove, janë të bukur dhe ndihet në to dashuria
dhe krenaria, fryma e miqësisë dhe e bashkëpunimit, por edhe nxitjes.
Urimet më të mira për ty dhe familjen, por dhe një penë gjithnjë të begatë!
                                     
                                             Viron Kona



I  dashur Luan!

Të falënderoj për kënaqësinë që na jep me shkrimet e tua të bukura. Ato mbeten në kujtesë si gjëra tepër të çmuara. Por, nga unë, familja e fisi ynë, ke edhe falënderime që kanë të bëjnë me respektin ndaj kujtimit të Llambit tonë të dashur dhe të paharruar, ashtu siç është e paharruar edhe çdo grimcë e çast, që ju keni kaluar bashkë. Zakonisht njerëzit, edhe shumë nga ata që shkruajnë, më tepër flasin për veten, por, ti, në shkrimet dhe krijimtarinë tënde, ke një vlerë të veçantë dhe të respektueshme, sepse shkruan dhe përjeton sinqerisht dhe artistikisht jetën, gëzimet  e vështirësitë e të tjerëve: të parët miqtë, shokët, vendin, historitë dhe ngjarjet e një fshati, krahine, qyteti e më larg. Ka një fjalë të urtë që thotë, se “kush jeton për të tjerët, jeton edhe për veten”. Nëse njeriu do të jetonte vetëm me veteveten dhe vetëm me kujtimet e  tij, do të ishte përgjysmë, kurse ti,  jeton jetën dhe I gëzohesh asaj në mënyrën më të plotë të mundshme. Dhe kjo nuk është pak.

Unë, ndihem përherë I ngarkuar, së pari me punën , sepse me të mbaj ekonominë dhe familjen, por edhe me krijimtarinë, e cila edhe kur s`ka gjë për të më thënë më del përpara dhe më zë rrugën…Gjithsesi, “kush do, gjen” - thotë proverbi dhe, për gjërat e mira, vjen çasti dhe koha. Kur ato bëhen në çastin e duhur, përfundimi është I mirë.

Të falënderoj dhe të uroj edhe një herë për poezinë e mrekullueshme”Katër shokët”, të ndjerë dhe të shkruar me stil të qartë dhe shprehës. Poezia është nxitëse edhe për shumë të tjerë, sespe t`I arrin në përgjithësim, pra, nuk janë thjesht vargje intime dhe miqësore, por është një poezi e vërtetë, që  buron natyrshëm dhe pa sforco nga zemra dhe shpirti yt transparent, I qartë e I kaltër si qielli e deti; I bardhë si Dielli.

Përqafime dhe urime

Të fala familjes tënde të respektuar e të nderuar,

Me shumë respekt

Viron Kona që të nderon





DR.PROF. MURAT GECAJ, STUDIUES, PUBLICIST

I nderuar Luan Çipi,
Përshëndetje!
Të njoftoj se, ashtu siç dija, e bëra një shkrim dhe sot e dërgova e u publikua në Faqen  e Internetit "Fjala e Lire". Bashkëngjitur, u publikua dhe vjersha jote, që e dërgova unë. Kërkoj ndjesë që nuk të mora leje, por mendova se ia vlen ta publikojmë.
Megjithëse e shihni dhe vet në Internet, shkrimin po ua bashkëngjis.
Këto ditë do ta dërgoj dhe në ndonjë gazete dhe, ndoshta, botohet.
Ju uroj gjithë të mirat, familjarisht dhe mirë se të vishë në Atdhe!
Me respekt shoqëror:
Murat Gecaj



I dashur Luan Çipi,
Përshëndetje dhe urime për vjershën kushtuar “VLONJATES ARISTROKATE” Drita Pelingu. Vërtetë, ashtu si thua edhe në vargjet e tua të frymëzuara, është e vështirë ta përshkruash figurën e kësaj artisteje teatrale, e cila do të mbetet gjatë dhe e pashlyer në kujtesën e brezave në Shqipëri.
Gjithë të miat dhe më bëhet qejfi që edhe atje, larg Mëmëdheut, gjen frymëzimin e tokës sonë dhe të njerëzve të saj.
Me respekt
Murat Gecaj
Tiranë, 12 Prill 2011



Koment te Fjala e Lirë

Per vjershën ”NJE PERVOJE TURKE”

Shume mire e ke, Luan,
qe keshillon turizmin,
po ku jane njerezit,aman,
qe ta degjojne zerin?

Shum' shohin boten me dylbi,
shkojne e vine symbyllur
dhe jetojne kot ne Shqiperi,
ata na jane vulehumbur.

Thone do shkojme ne Europe,
por keshtu kot ata e kane,
se po biem si ne nje grope,
qe nga ajo zor kemi per t'dale.

Ketu secili mendon per vete,
qe te perfitoje sa me shume,
t'ia ndiej lezetin kesaj jete
dhe te tjereve t'u beje zollum...

Lum si ti, shkove ne Kemer,
shetite e u kenaqe shume,
nga ai vend kujtime ti merr,
qe mos t'i harrosh kurre...

Miqesisht: M.Gecaj-Tirane





                                  Dr. FATMIR TERZIU,

                            KRITIK LETRAR, DREJTORI "FJALA E LIRË'

                            

                                      Komunikimi filozofik i Luan Çipit
                                      25/03/2010

Prej kohësh më ka tërhequr mënyra dhe komunikimi i penës së Luan Çipit...
                          Komunikimi filozofik i Luan Çipit

Prej kohësh më ka tërhequr mënyra dhe komunikimi i penës së Luan Çipit. Që në kontaktin e parë me shkrimet e tij, më ka rënë në sy tipari hulumtues, pastërtia e komunikimit, rrjedha e elementëve që mbartin memorjen, kulturën, identitetin dhe mbi të gjitha shprehja e dashamirësisë në kuadrin e aspekteve që lidhen me historiken e shoqërisë. Në këtë kuadër një fotografi e shokëve të tij të vjetër, më solli disa emaile në postën private, ku në lexim e sipër kuptoja se lotët e mallit kishin gërshetuar atë që në thelb pena e Luan Çipit kishte prurë për lexuesin dhe publikun e gjerë. Me këtë ndërthurje sa logjike dhe tipike hulumtuese apo pasqyruese të njohurisë dhe njohjes, më shumë se sa një kujtesë
apo rrëfenjë, pena e Çipit sjell argumenta të fuqishëm që i duhen brezave, historisë, lëmisë letrare dhe tërë aspekteve të identitetit. Duke parë reportazhet e tij, që vijnë në mesin tonë, natyrshëm ne nuk lexojmë vetëm aspektet që lidhen me hapësirën, vendin dhe lëvizjen, por gjejmë në to edhe elementin që ndërlill kohën me situatat e aspektet ku autori pëshpërit mes stilit dhe penës së tij, për të hulumtuar të veçantën, të bukurën, të pathënën.
E veçanta, tërheqësja, njerëzorja dhe protagonistja e shkrimeve të Çipit, rrjedh mes një proze të bukur, mes një udhëtese delikate e të fiksuar në kulturë, gjuhë dhe mjaft elementë që lidhen me filozofinë e fjalës. Parë në këtë aspekt, reportazhet e Çipit, nuk janë vetëm pasojë udhëtese që kapërcen vende dhe rrëfen kultura të ndryshme, por janë mesazhe integruese që lexohen njësoj për të gjithë, për zotëruesit e këtyre kulturave, por edhe për bujtësit e tyre. Lexojmë Çipin në Amsterdam, Athinë, Toronto e gjetkë dhe natyrshëm kemi parasysh veç kryqëzimit të kulturave dhe identiteve edhe madhështinë e fjalës shqipe që na afron këto elemente mes nesh, mes lexuesve dhe hapësirës ku jetojmë. Ian Jack, në vëllimin e tretë të tij me "Reportazhe në libër" gjen pikërisht këta elementë të domosdoshëm që sipas
tij e bëjnë shkrimin tipik dhe 'aromatik'. Po në të njëjtën mënyrë që herët dy reportazhierët e mirënjohur shqiptarë, Thoma Noti dhe Lirim Deda, mendonin se elementët tërheqës në reportazh vijnë nga komunikimi lirik dhe nga gjuha tipike e përzgjedhur. Përpos faktit që Luan Çipi, është një komunikues logjik, natyrshëm diktohet edhe poezia e tij, ajo që ka një ndikim poetik edhe tek tërësia e shkrimeve të tij. Në këtë lidhje zhanresh, poetika si një element letrar është një ushqim në komunikimin letrar të Luan Çipit. Në këtë ushqim natyrshëm është familja, rrethi njohës i tij dhe tërë dashuria që nis me nipin e përfundon me njeriun më të dashur e të afërt të jetës… Por kur Çipi ulet për shokët dhe zë e shkruan, ja si shprehet ai me penën e tij, ja si komunikon ai me gjuhën dhe fjalën e tij: "Jam ulur e shkruaj për shokët e mi të fëmijërisë, tani moshatarë, mbi 70 vjeçar, që mblidhen të festojnë bashkërisht, përvjetorët e lindjes. Njëkohësisht nga kompjuteri po dëgjoj Enriko Karuzon. Muzika e
harmonizuar dhe e përshtatur, shoqëruar me instrumente dhe teknikë bashkëkohore, është regjistruar në një CD-i me 150 këngë, që i solli Llazari nga Kanadaja, dhuratë nga i biri, pas një vizite turistike atje. Magjepsem nga zëri dhe muzika me këngët e zgjedhura. Ato, perla të gjenisë njerëzore, kanë ngadhënjyer prej qindra vjetësh dhe nuk harrohen, sa të jetë njerëzimi Ato ngelën të pavdekshme, se u krijuan dhe u hodhën në letër nga njerëz të talentuar e të kujdesshëm, vetëm nëpërmjet 7 notave muzikore. Kështu veprojnë edhe peshkatarët e mençur e guximtarë, që nxjerrin brilantet nga thellësia e oqeanit.  Po të liheshin atje, në errësirën e ftohtë, askush nuk do mrekullohej prej tyre."

Vazhdon…




DR.PROF.BARDHYL GOLEMI, AKADEMIK
 


I dashur Luan!
 Gëzohem qe jeni mirë, ju presim të na vini. Imelet e tua na kënaqin , ato i lexojmë thuajse kolektivisht
Janë në agjendën e grupit.  Faleminderit!.

1)Imeli për Sezon ishte me të vërtetë një elegji e goditur, në të ishin thurur mjafte bukur dhimbja me dashurinë, kujtimet me respektin, figura e tij me vlerat që ai si "i heshtur " , në heshtjen e tij domethënëse i ka mbartur dhe përçuar tërë jetën e vet. Rrofsh për vlerësimin! Dje sipas adetit vajtëm përsëri në familjen e tij, unë, Sadua Fatoshi, Pirua.

2 ) Imeli i mëparshëm "Qortimet e Manit", ishte shkruar mjaftë bukur, me ndjenja të pastërta atdhedashurie, me qortime 
për politikën, me këshilla të vlefshme etj . Na pëlqeu,të përgëzojmë dhe të falënderojmë.       

Përshëndetje, të fala  dhe mirësetënavini!
   Bardhyli












                                   
 VASIL QESARI

SHKRIMTAR, POET, PERKTHYES, GAZETAR, FOTOREPORTER, FOTOGRAF


Pershendetje, Luan !

Uroj te jeni mire dhe me shpirt e trup atleti, siç edhe keni qene gjithmone. Kam
ndjekur kohet e fundit shume krijime tuajat ne poze e poezi dhe ne menyre te
veçante, me kane terhequr kujtimet tuaja per qytetin tone te shtrenjte Vloren,
per shume "personazhe" te saj, njerez te njohur e te panjohur te cilet kane lene
gjurme ne historine e saj moderne. Sigurisht, ajo per çka ju shkruani eshte
pjese e jetes suaj, por do te thosha se eshte edhe pjese e historise se qytetit
tone. Prandaj, mendoj se kesisoj ato kane nje rendesi te veçante jo vetem per
ne, por edhe per breza te tjere. Shkrimet tuaja, shpesh, jane nje kronike e
gjalle e atyre koheve dhe pershkruhen nga nje humor i holle dhe i kendshem.
Situatat qe pershkruani, jane mjaft te veçante dhe te "qendisura" plot detaje te
kendeshme. Personazhet - teper te vecante ! Poezite te ndjera e plot
nostalgji... Urime per gjitheçka, Luan ! E mbi te gjitha, per dashurine e madhe
ndaj qytetit tone te lindjes dhe njerezit e saj. Humanizmi juaj, malli,
dashuria dhe vleresimi ndaj njerezve - jane shprehje e nje fisnikerie te rralle
si edhe nje vlere e paçmuar shpirterore !
Ju uroj gjithe te mirat !



Nje vjershetor optimist ( Nuri Drassa)

Nje rrefim teper i kendshem, shkruar jo vetem me sens adhurimi te merituar per personazhin ne fjale, por edhe me nje humor te spikatur, te kendshem e "eksploziv". Tregimi eshte shtjelluar bukur, me nje stil te thjeshte por terheqes. Me situata tipike dhe detaje te "vizatuara" gjer ne detaje te cilat te mbeten ne mend dhe nuk harrohen kollaj...Une km qene i vogel, por e mbaj mend te ndjerin Nuri Drassa. Ishte kryetar i "Keshillit te Prinderve"ne shkollen Numer 1 dhe e kujtoj, ashtu siç e pershkruan Luani: te shkathet, te gjalle, dinamik, plot humor dhe me syte e tij gjithmone te ndritshem e plot jete. Sy te cilet
flisnin qarte per nje njeri te veçante, teper human e altruist...
Urime Luan !...



I dashur Luan,

Mesazhi yt me gezoi dhe me preku pa mase.Me vjen mire qe ti ke mundur te shohesh sitin tim, kendin tim "sekret", ku shaqen shijet dhe pasionet e mia djaloshare e te tanishme. Eshte kenaqesi kur dikush te vlereson e aq me teper ku ai eshte vlonjat dhe njeri i nderuar dhe i respektuar, siç jeni ju. Me preku jashte mase, konsiderata juaj per prinderit e mi te ndjere si edhe per familje time. Nuk ka gezim me te madh, kur sheh qe kujtimi i tyre mbetet i gjalle dhe i vleresuar. Siç edhe te kam shkruar, nga ana ime, une vazhdoj te lexoj me kenaqesi te madhe, rrefenjat e tua te mrekullueshme per njerez dhe fate personazhesh vlonjate.
Eshte per here te pare qe shkruhet per ta. Per me teper me aq dashuri e respekt, me nostalgji e me aq ndjenje miresie per te mos i harruar. Puna juaj eshte e mrekullueshme! Ju pasqyroni ne te, njekohesisht, shpirtin tuaj te madh i cili rrezaton dashuri, miresi dhe nje altruizem te pashoq ...
Edhe une ju perqafoj me shume dashuri e mirenjohje!



  Dy fjale z.Luan Cipi ....
 May 10, 2009

I nderuar z. LUAN,

Rrefimet tuaja, me ngjarje te jetuara nga Vlora, kane rendesi te vecante jo vetem nga ana letrare e kujtimore por mbi te gjitha, mendoj, historike... Them keshtu, sepse jemi te ndergjegjshem se sa veshire eshte te kemi sot materiale te tilla te shkruara per figura te tjera te shquara te ketij qyteti, ne te kaluaren e larget dhe te afert. Prandaj, zgjedhja juaj e goditur per te pershkruar njerezit qe jane apo ishin edhe "personazhe" te spikatura te Vlores do te mbetet nje reference jo vetem letrare por edhe historike. Ajo eshte nje homazh i ndjere dhe teper ngazellyes, per gjithe ata qe ne vitet e merzitjes, limontise dhe territ - i sollen qytetit te Vlores - pakez drite, gjalleri, gezim e nje atmosfere tjeter. Brezi i te rinjve te pasluftes e me pas, do te ishte nje nga me te miret qe per fat te keq, nuk arriti te kapte kulmet e aftesisve te tij, per arsye te sistemit diabolik politik. Nje prej tyre eshte edhe i paharruari Vaso Suli - djaloshi i qeshur dhe zemer-arte i qytetit te Vlores. Ai rrezatonte kudo: edukate, mencuri dhe nje miresi mahnitese ...
Tani, i dashur Luan - mendoj se do te ishte mire - te shkruaje nder te tjera edhe per disa "personazhe" te tjera te cilet kane qene "pikante" ne historine e qytetit tone. Shpesh, kam menduar per disa "tipa" njerezisht te tille te cilet kane qene vertet "personazhe". Une kam shkruar per dy pej tyre: Tol Francezin dhe biblifilin Sotir Koca apo edhe per ndonje tjeter qe tani s'me vjen nder mend. Por, sigurisht ka edhe shume te tjere si Memduh Shara, Gaq Vishi, Cobani, Lic Karrocieri e te tjere qe s'me kujtohen tani... Ju siguroj se keto "copeza" kujtimesh, te shkruara me stil terheqes, humor te holle dhe mjaft besnik ndaj se vertetes, do te lexohen jo vetem me endje - por do te jene edhe nje "arkiv"
historik per Vloren ...
Gjithsesi, ju them sinqerisht se gjithe "kronikat" tuaja vlonjate i lexoj me nje kenaqesi teper te vecante ..
Miqesisht te fala:

Vasil QESARI
France













          JETA HASANI DHE ANASTAS QESARI,
     INTELEKTUALE VLONJATE

            I dashur profesor Luani
   
  Kam disa kohe qe po lexoj shkrimet Tuaja ne internet dhe te then te drejten
jam befasuar.
E di qe ne ekonomi ke qene Apsolut por qe te shkruaje ne proze dhe poezi aqe
thjesht e terheqes nuk e mendoja. Te lumte.

                  










                                                 JANAQ PANI, POET

                                                   

                                                               Përshëndetje
:    
     

       MJAFT NGA MIQTE

Mjaft nga miqtë i kam larg
në atdheun e të parëve,
atje dhe zoti Luan
nga aradha e shkrimtarëve.

Ka një zemër të florinjtë
se ashtu e ka për fis,
me ca vargje gostit miqtë
dhe sa ëmbël i qëndis.

Çdo krijim e ka një vlerë
kur përhapet në eter
të gëzojnë dhe të tjerë
për seicilin është nder.

Mik Luan, fjalët e tua
dalin nga një shpirt i bardhë,
ato më gëzuan mua
e të them mirë se ke ardhë.
                                
April 14, 2010









Përshëndetje i dashur mik Luan.

 Të admiroj për përkushtimin tuaj në adresë të të gjithë krijuesve  (këtu renditem edhe unë) për t'u përcjellë vlerësime ashtu si shpirti juaj bujar i ndjen. Jini vital e i papërtuar si rrallëkush e u a kam zili këtë vitalitet. Ju ndjekgjithmonë e u lexoj me vemendje gjithçka ju përcillni në faqet elektronike. U uroj me zemër shëndet e gëzime e, në se jini akoma
në Çikago përshëndes përzemërsisht edhe degët e frytet e familjes së lumtur Çipi.

Ju përqafoj miqësisht nga larg Janaqi.
 
Shumë i respektuari mik e dashamir Luan Çipi, të përshëndes ngrohtësisht nga Torontoja e të falenderoj me zemër të gëzoshi lumtur ditë e vite në mes të dashurve të tu të zemrës. Vlerësoj përkushtimin tuaj për të më lexuar dhe përkujdesjen tuaj të përherëshme për të bërë vlerësime që më frymëzojnë. Më gëzon fakti që te personi juaj është mbrujtur një njeri me vlera për t'i a patur zili si krijues e hulumtues vlerash brenda vetes dhe te të tjerët.
Megjithse nuk jemi parë ndonjëherë sy më sy, më ngjan se fjalën tënde e zërin tënd e ndjej si jehonë vitesh brenda vetes e ndaj po të bëj këtë deklaratë miqësie. E di që jini në Çikago te të dashurit e tu e marr shkas t'i uroj e t'i përshëndes për gjithçka të bukur e të mirë që kanë arritur të ngrenë për vete e për ju e për të gëzuar edhe miqtë e dashamirët ngado që janë.
 Lus Zotin që të na i bëjë mbarë një ditë të ulemi e ta pimë një kafe së bashku e të ndjejmë ngrohtësinë e dorës të njeri tjetrit.
 Të përqafoj miqësisht
 Janaqi.

Luan Çipi - majë Çike
përshëndet prej Amerike,
ç'ka një zë që frymëzon
si një det që valëzon
zemra e tij veç këndon,

Këto urime dashurore
Si bore e bardhë në Qore.
Më gëzove mik Luani
Borxh ta ka Janaq Pani.

JANAQ PANI


Mik Luani, mik Luani
brenda zemrës Janaq Pani
po  të mban e s'të lëshon
se je vlerë që na nderon...


Përshëndetje nga Torontoja.
.

Qershor,15,2011











             ILIR KALEMAJ,

STUDJUES, OPINIONIST, KRITIK
      cikli i tregimeve te Luan Cipi

Cikli i tregimeve dhe rrefenjave te z. Luan Cipi te cilen autori i poston ne
menyre te rregullt dhe te vazhdueshme te Art-Cafe dhe disa sajte te tjera te
diaspores, percjellin realitetin e nje dimensioni njerezor madje edhe nen
thembren e nje diktature totalitariane qe me retoriken e ngurte synonte krijimin
e nje uniformiteti barazitar ku e vecanta ndeshkohej, percmohej, izolohej sikur
te ishte murtaje dhe i mbahej distance. Keto tregime qe percjellin ate flladin e
embel te Vlores dhe fshatrave perreth duken dhe rrefehen nga autori si ndodhi
personale, mbushur me humor, ironi dhe ku perfshihen mjaft elemente sarkastike
qe nga njera ane vene ne loje sjelljen kontradiktore te normave te ngurta te
pushtetit stalinist dhe nga ana tjeter shfaqin personazhe (reale apo te
imagjinuar), mbushur me te meta, por me jete dhe karakter. Gjithashtu
interesante jane format e humorit popullor sidomos kur keto permbanin elementin
e ironise ndaj pushtetmbajtesve dhe me sjellin nder mend nje studim te
paradokohe te studjueses australiane Shannon Woodcock ne lidhje me kete teme.

Nderkohe, do ishte mire nese autori i 'letrarizonte' disi me tej ne nje variant
me te plote, duke futur elemente te metafores dhe figurave te tjera letrare per
te dale pertej nivelit te skicave te thjeshta apo rrefenjave me stil popullor ne
nje permbledhje te plote e cila pa dyshim do kontribuonte ne nje volum te
mrekullueshem dhe me plot vlere dhe jo vetem nga kendvshtrimi letrar, por edhe
socio-politik dhe historik.
Ilir Kalemaj
PhD Candidate in Political Science
MA International Relations/European Studies
Central European University
May 10, 2009



      AGIM BACELLI,
       SHKRIMTAR, GAZETAR

                            NJE PERSONALITET PRANE TAVOLINES

I dashur Luan,
e lexova me shume kenaqesi kete tregim per Pirro Dodbiben. e mrekullushme. E ke
shkruar shume bukur dhe me dashuri. Te pergezoj dhe te uroj te na japesh shkrime
te tjera kaq te mire.

Te fala, Agimi
May 27, 2009 





                 KOZETA ZYLO,
POETE, SHKRIMTARE, PLUCISTE


I nderuar z.Luan,
 
Jam emocionuar pamase me reportazhin qe keni sjelle prane nesh, me titullin:
"Udhetim i larget"
Vete titulli duket sikur permban gjithcka, une ndjeva dy perjetime emocionale te kunderta: cfilitjen e shqiptareve qe vazhdojne dhe ne shekullin e 21 te kerkojne vize, por dhe gezimin e madh qe ju keni ndjere per te realizuar ate enderr te kahershme...
Pershrkrimi tejet real veshur me art, me fustanin shumengjyresh te pranveres, e
 rremben lexuesin ne magjine e atij udhetimi, dhe ndoshta -ndoshta duket sikur
eshte nje bashkeudhetari juaj, ngase te gjithe ne ne forma te ndryshme i kemi
perjetuar keto, ne mos ne, prinderit tane...!
Sidoqofte nje enderr e realizuar, eshte si nje vello e tylte dhe  bardhe, me
kurore qe e veshin nuset ne diten e shenjte te tyre!
Ju e keni peshkruar rrugetimin tuaj te gjate, me zemer te zjarrte e shpirt
trazuar, ne cdo ndalese duket sikur me troket me germat kujtesen time, kujtesen
e te gjitheve...! 
Tani qe e ke realizuar endrren e kahershme, dukesh si nje polumbar, qe nga
guackat e detit po na dhuron ne lexuesve vetem margaritare te cmuar.  Te uroj se
shpejti te vizitosh dhe Ameriken, ne endrrat e tua ndoshta, ndoshta do te
pelcasin lulevjollcat, gonxhet e shpreses se dikurshme, per Perendimin, ngase
ato s'duhet te ngelen vetem mbi detin e Vlores, por le te vallezojne edhe ketu
mbi dallget e Oqeanit!
  Urime,  Me mirenjohje te thelle,
Kozeta Zylo, 




Gjithmone ju lexoj me kenaqesi z.Cipi, ju dukshem shpirtezoni shkrimet...
Eshte krenari qe midis nesh kemi POETIN E KOMBIT AGIM SHEHUN. Pena e tij do te
jete e pavdekshme per gjithe brezat qe do te vijne!
Faleminderit Fatmir per punen e vyer!
Perzemersisht,
Kozeta Zylo,
New York 06/01/2011


Fort i respektuar z.Cipi,

Ne qe u shperndame si zogjte e korbit, nje liber i ri gjithmone na buzeqesh dhe vjen si nje yll qe shndrit nga larg, eshte dritez memedheu me pikeza dielli.
Vetem librat na kane mbetur prane zemres, te tjere afrohen dhe i ndjejme prane, ndjejme shpirtin e nje memedhetari qe komunikon dhe frymon nepermjet shkrimeve aq te vyera qe na sjell ketu prane Qeparoit apo ne website te tjera.
I kam lexuar shpesh shkrimet dhe krijimet tuaja, po keshtu dhe kete radhe lexova dhe komentin e shkrimtarit te mirenjohur z.Duro Mustafaj, dhe papritur m'u duk sikur na sheruan kallon e ngrire, me ngrohtesine e nje zemre te paster, me zjarr germash shqipe.
Ju keni sjelle kujtimet e jetes, nje jete me plot pune, halle dhe miqesi, te cilat jane kujtime qe dallgezojne qenien e lexuesve dhe per rrjedhoje flatrazohen brenda meje.
Ato jane si dallendyshe shtegtare qe largojne mjegullen e harreses nga syte e mi.
Ju jeni nje rrefimtar, nje kalores i bardhe neper mengjeset detare te Vlores dhe sillni prane nesh medaljonin e kujteses per vendin dhe njerezit qe ju rrethojne.
Ketu qendron disi e vecanta e rrefimit tuaj nga autoret e tjere, eshte nje risi qe shpresoj te terheqesh lexues te shumte.
Miresia juaj ne shkrimet fshin hijet e shumta apo harresen dhe nanurit djepin e kujteses…
Urime dhe mirenjohje te thelle,
Kozeta Zylo, New York


     Vëllai i madh  Luan,
 Ju falënderoj gjithmonë për mirësinë e shpirtit tuaj që na inkurajoni pamasë.  Jemi shumë krenarë të dy me Qemalin që njohëm një mik kaq fisnik së bashku me bukurinë: kolegen time Hanëme! Vërtetë jemi shumë të zenë, por gjithmonë për miq të mirë e gjejmë kohën, pasi për ta ne kemi shumë nevojë.  Ju përqafoj me shumë mall të dyve duke shtrire krahët që nga New Yorku!

 Kozeta 


NJE UDHETIM AVENTURESK

Vellai im i madh Luan,

Kurre mos shterrofte pena juaj flori!
E lexova dhe vertete jepni ca detaje qe te befasojne me menyren se si e
shkruani.

Ju perqafojme me mall,
 Kozeta dhe Qemali 
January 14, 2011


Kozeta Zylo on 06/12/2011 12:53:17

Vajza e bukur Arte, na rrezatoi me miresine e saj, bukurine dhe dashurine gati hyjnore qe ka per prinderit e saj. E po dardha nen dardhe bie! Jeni nje cift fisnik i mrekullueshem, akoma e kam ne buze shijen e kafese prane detit ne Vlore ku dy ciftet u takuan se bashku per here te pare. Jemi krenare me ecjen e femijeve shqiptare kudo ne bote. Ju perqafojme me mall,

Kozeta Zylo



Urimet me te mira autorit z.Luan Cipit per kete paraqitje te librit te tij me poezi para publikut shqiptar. Z.Cipi ka dhunti dhe te imponon respekt per penen e tij dhe po aq per miqesine qe iu dhuron bashkatdhetareve. Ai eshte nje shembull i miresise, xhentilences dhe mirenjohjes qe iu jep shqiptareve ne vite per punen e tyre te bukur karshi cdo gjeje. Dhe te kesh keto virtyte doemos qe do te marresh respektin e te gjitheve qe e duan dhe e respektojne. Po kaq urime nga thellesia e zemres do t'i jepja shkrimtarit te mirenjohur z.Robert Martiko qe me penen e tij te holle ka sjelle prane nesh portretin fisnik te z.Cipi. E falenderoj dhe shkrimtarin zemermadh z.Pali qe na njoftoi per kete publikim kaq te bukur.
Mos ju shterrofte pena kurre,
Kozeta Zylo




AJETNURO,
SHKRIMTAR, PUBLICIST DREJTORI TRIBUNES SHQIPTARE

    Të nderuar lexues të Tribuna Shqiptare!
Albemigrant.com dhe publikimi i saj TribunaShqiptare.com janë pjesë e të gjithë
shqiptarëve, kudo që ndodhen pasi ajo mbahet prej të gjithë shqiptarëve të
cilët ndihmojnë me mbajtrej e faqeve me lajme, analiza, opinione, krijime
letrare. Por, nuk e dija dhe nuk më kishte vajtur mendja që një pjesë e mirë e
atyre që ndihmojnë në mbajtej e këtyre faqeve të "freskëta" dhe tërheqëse, janë
nga Vlora e flamurit, nga Vlora e Pavarësisë. Vargjet e  mëposhtëme na kujtojnë
disa nga emrat e vlonjatëve që firmosin materiale për albemigrant e Tribuna
Shqiptare. Faleminderit poeti ynë Luan Çipi!

Ajet Nuro, Montreal, Kanada




Dua t'ju uroj për shkrimin "HANËMJA - DASHURIA MË E MADHE"
 

Ai gjendet në krye të listës së shkrimeve më të lexuara gjat ditës (sot më 9 gusht: http://tribunashqiptare.com/mostpopular.php?view=viewed&type=daily),



Sinqerisht, miku juaj,
Ajet
June 12, 2009,














PERAQ JANKO PALI,
SHKRIMTAR, POET, PUBLICIST DREJTORI I "LIDHJES QEPAROTASE"

I dashur Luan !

Sinqerisht,jam emocionuar shume qysh mengjesin e sotem kur lexova shkrimin Tuaj reth"Kryeplakut".(edhe here te tjera kam ndier  keto emocione kur keni shkruar per Babane Tim, per punen dhe vepren e tij si edhe shume here per punen Time, ose te Jolandes apo Anes, fjalet Tuaja jane plot melos dhe vlera)
U emocionova se: Ne rrefimin e "Kryelakut" detyrimisht duhet kerkuar me e mira,ajo qe bashkon dhe jo qe ndan njerezit.
Roli i individit ne shoqeri eshte primar dhe si i Tille eshte lumturi kush e ka fatin ta udheheqin njeres brilante si ne rastin e barba Naqes,qe ishte me shume se per nje fshat !
U emocionova serish me dashurine qe JU shkruat ato pershtypje,une gjat gjithe jetes kam shprehe dhe shpreh miqesi dashuri maredhenie fisnike me njerezit, komunikim brilant pa interesa dhe pa prapaskena e konjuktura dhe ndjehem mire kur kam dicka per te thene dua ta them domosdo,edhe te jete gabim dua te shprehem per ate qe ndjej e me pas gjykoj dhe veproj.Kam ne gjak besen dhe fisnikerine, nuk tradhetoj,nuk intrigoj zbatoj pergjithesisht porosite e "nenes"!
Te uroj Te gezosh jeten i shendetshem dhe te gezosh Femijet nipa e mbesa.
Zoti Ta beje Diell se gjithmone trasmeton tek ne vec dashuri.
Eshte nder per ne qeparotasit qe jeni miku jone, sic jemi edhe ne tuajt.
Faleminderit, Faleminderit.
Familajrisht te fala.
pjp





Mikut tim, Luan Cipit !

Si gjithmone, i ri  do ngelesh
Kur mbi gryke vershkellen
Edhe kengen si bylbyli
Afer neve na e sjell !

Ate kenge shpirt vlonjace
qe vete zemra te kendon
Dhe te mblidhen detet bashke
Adriatik dhe deti JON !

Iso le te mbane malet
Cika e Karaboruni
Se ashtu kendojne Labet
sa dhe vendi Vulen Vuri !

Ne cdo kohe e situate
Ne cdo etape e epope
Kur kendojne e cfryjne vlonjate
Dallga ngrihet permbi re !

Ah moj Vlore e bekuar
Me kengen tende te dashur
Iken djemte mergimit shkuan
Per nje Labce te spikatur !

Moj Vlore e bukur ne grope...
Ashtu thote kenga legjende
Sot kendojne Luan Ciper
Qe jetes ti japin Jete !

Miqesisht pjp
 


Luan
Sa lezet te paska fjala
ajo fjale qe Ty dhuron
Thua se ka dale nga dallga
Adriatik a deti JON !

Natyrisht s'ka s'i ndodh ndryshe
Kur nga dere fisnike rrjedh
Fjala jote eshte vec kenge
Dashuri e respektin hedh !

Neper miq e neper shoke
Ty kendon se ke kenduar
zemra jote e florinjte
vec se te mira ka shkruar !

Te kam njohur qysh te ri
specialist e financier
Perbrenda nje talent i ri
Permbi letrat drite hedh !

Prozen edhe poezine
i skalit e u jep nur
Luan Cipi eshte nga Vlora
Kenge e tij nuk shuhet kur'!

Pershendetje te dergoj
pak dhe me te emblin varg
Pac shendet e jete te gjate
O vlonjati babaxhan !



Z. Luan Cipi !
Si zakonisht i vemendshem dhe i kujdeshem duke shprehur vetem fisnikeri,
dashmiresi dhe mbi te gjitha nje patriotizem brilant !

JU falenderoj nga zemra.
pjp




 I dashur Luan !





E mora vellimin Tuaj poetik "Mos me harroni" qe me dergove te atachuar,e ruajta ne dokumentat e mia.
Shume prej vjershave dhe poezive Tuaja edhe here tjeter i pata lexuar keto vite në Iternet, nje pune shume e vyer dhe me vlera shoqerore.
Zemra dhe Pena Juaj ka derdhur dhe ka lene te gdhendur nje pasuri te madhe ne letrat shqipe, Ju si askush keni permende ne Te, te gjithe jeten Tuaj te ndare me miq e shoke, u ke kenduar me ate shpirtin Tend prej poeti te gjitheve, qofshin keta miq e shoke apo familjare. E shkrojtura Juaj do te ngelet e ngjitur si amalgam per te gjithe.
Nuk dua te bej analizen e librit, mbasi kur te dale nga botimi do ta rikthejme si ne shirit te gjithe ate pune edhe ne publicitetin e saj nje per nje, mbasi personazhet qe levrijne ne vargjet Tuaja jane njeres publike qe i kane dhene shoqerie dhe atdheut, e aqe me shume qe jane njeres qe lane mbrapa mbresa dhe histori.
Si miku Jot e ndiej veten krenar qe ashtu si im ate edhe une jam personazh ne kengen Tuaj. Edhe here te tjera shume here ju keni shkruar me shpirtin dashmires per Tim Ate dhe per mua, gje kjo, qe shume fishon respektin dashurin miqesine per Ju si nje mik i nderuar dhe nje Intelektual plot sqime dhe dinjitet.
Jam sinqerisht shume i gezuar qe keni montuar nje sere fotosh nga miq dhe shoke te vyer.
Here pas heresh mbasi te dali libri kam deshire te publikojme sa te mundemi kete pune shumevjecare Tuajen.
Libri juaj ka vecanti mbasi aty, kendohet dashurise njerzore, atdheut vendit, mallit dhe brengave, gje kjo, qe shton vlerat e librit.
Nuk di po sinqerisht me shpirt dhe zemer po Ju them pa as me te voglin kopliment , jeni nje person , politeknik dhe i gjithanshem ne disa fusha te jetes , jo vetem si Intelektual i mirefillte, por jeni njeri i ditur dhe une e kam krenari qe pata fatin ne moshen e trete qe jemi, te jemi se bashku ne cdo hall.
Zonjes Haneme mi bej te fala dhe Gezohem shume per harmonine qe keni ndertuar ne familjen Tuaj te mrekullushme me femije klasike plot fisnikeri dhe kulture. dmth... do ve soji ne soj...!
Edhe njehere miku IM Pac Shendet dhe kurre mos Tu shterofte Pena.
Gjithe personazhet qe levrijne ne kete vellim Poetik Tuajin, te gjalleve Ju uroj shendet dhe te vdekurve Lavdi Kujtimit Te tyre.
PJP
  Thursday, June 16, 2011


DY FJALË LUAN ÇIPIT
Luan Cipi, miku im, do të them nja dy tre fjalë
Nga brigjet e blujta të Jonit, mrekullisë që i jam falë .
Lexova në internet, për "Darkën e Madhe" shtruar
Dhe pse mbushi 50 vjet, ende zgjat e pambaruar ?!

Qeparoi fshati im, ka ditur si pritet miku
Me nder dhe me bollëk, pa ju dridhur kurrë qerpiku.
Po kur dikush e tepëron, dhe zakonet zë përdhos
Atë "mik" e hedh në kosh, kokën ja lyen me “kos”!
 Kështu ja bëri dhe Shehut, që u duk se u vra vetë
Dënuar, anatemuar nga Klani, natën e tretë.
Qeparoi, e di gjithë bota: të nderon të respekton
Kur barabar bisedon, ndron mendim, nuk e tepëron !
 Prandaj Perëndia vet atë vend e ka bekuar
I ka dhenë çdo të mirë, qindisur e zbukuruar
Me njerëz deli njerëz, të çmuar dhe të zgjuar
Vend që lindi kapedanët, sa trima aq të shkolluar!
 Raca jone“Shqipe e Pastër”, që folenë e ka aty
Bijë shkëmbi, pjellë strralli, Qeparoj lule, stoli.
Rrethuar për gjithë jetën me det e plot bukuri
Vend i lashtë dhe me nam për bëma dhe histori!
 Të falem nderit o vëlla, shumë i nderuar Luan
Mik i qeparotasve tanë, o njeriu me taban!
O intelektual me sqime, o vlonjati i bekuar
Origjinë Gjirokastrite, brez pas brezi i nderuar !
Nga Qeparoi Ju pershëndes! Iterneti më mungon.
Po, nuk ndahem dot nga miqtë dhe kur Joni më freskon!
Ju përshndes të gjithëve, vëllazërisht pa përjashtim
Miq te "Lidhjes Qeparotase": Paçi jetë, dritë e BEKIM !
miqesisht pjp
Pereshndes dhe pergezoj nga zemra z Luan Cipi, shkrimtar, potet dhe publicist, qe here pas here me shkrimet e tij dinjitoze,bashkekohore dhe teper te arrira na sjell nje kenaqesi dhe nje artdashuri te vecante.
Ne shkrimet e tij plot sqime e mencuri, ku portretizon here pas here figura dhe njeres te shquar te kombit, ai skalit ne ndergjegjen tone madheshtine e ketyre njerezve, qe sakrifikuan per memdhene.
Portreti i shkencetarit Nexhat Mersini, vlonjatit te mirenjohur, Intelektualit me ze ne shkalle kombetare, njeriut te mire, me ka befasuar.
Dija dhe kisha degjuar shume pak per te.
Z Luan, ka pikturuar te gjalle kete portret duke na ka dhene, nepermjet penes se tij te holle, te gjitha vyrtytet dhe madheshtine e ketij njeriu te madh qe i sherbeu vendit deri ne grahmen e fundit.
Sinqerisht edhe ne emrin Tuaj e falenderoj z Luan Cipi qe me shkrimet e tij e zbukuron sa me shume kete faqe dhe kete komunitet qeparotas dhe miqte e tij.
Respekt !
Ju Faleminderit.
Sinqerisht
pjp
VA/USA
 




Luan!
 Ju pergezoj per kete reportazh te bukur "Ne dreke tek LLAZAR BASKO", nje reportazh modest , shkruar me shume ndjenja miqesore njerezore dhe plot sqime.
Kurdohere LLazar Basko, ka qene Model duke personifikuar Intelektualin bashkekohor vlonjat.
 Ai rrjedh nga nje Familje Fisnike dhe nga  nje familje me tradita Patriotike dhe Kulturore she si i Tille, natyrisht do shkelqeje kurdo, kudo dhe kurdohere.
Une, burin e motres te Llazarit (Marikes) i ndjeri Ing.Mihal Naqo e kam pase edhe pergjegjes edhe mik si edhe JU  dhe shpesh me Mihalin (Paste ndjeste kam qene per vizite disa here ne shtepi te tyre ne Varosh)
Ju pergezoj per reportazhin dhe pershkrimin e Tij plot vertetesi, shkruar embel dhe natyral.
Petraq Pali 








             PERPARIM HYSI,
            POET LIRIK, TREGIMTAR

I nderuar z.Luan!

Jam Përparim Hysi dhe, duke lexuar ç'ke shkruar, s'kam si të mosfalënderoj për cilësinë e shkrimeve, për temën që rreh dhe, mbi tëgjitha, për atë realitet pa zbukurime. Ato"sanijet" një kallëp ishin dheboll që të kishe "partishmërinë" dhe ecje përpara. Drejtoni ulokët nga
mëndja dhe jo vetëm nga këmbët. Sidoqoftë, edhe njëherë të falënderojdhe nuk mund të lë jashtë një fakt: xha Xhebroja apo i famshmi XhebroGjika, trajtuar nga ju në atë episod,është përshkruar dhe nga unë nënjë tregim me titull "Huqi". Ka patur një zgjuarësi natyrale dhe ështëkthyer në legjendë me bëmat e tij.
Miqësisht,
Përparim Hysi 25 prill 2009

I lexova ato tregimet për çamët. Dhe jam nga ata që them që çamët injoh mirë. Mikun tim më të mirë nga fëmijëria e kam çam. Çam ngaMargëlliçi.I ati i tij ka qenë hoxhë dhe njeri shumë i ditur. Ke shumëtë drejtë për zotësinë dhe për  zgjuarësinë e çamëve. Unë do tështoja:nga gjithë ç'flasin shqip, tej e kendej kufirit, çamët janë mëpunëtorët: dinë të rrojnë dhe në majë të gurit. Besnikëria, pabesia janë
pak të papërcaktueshme se pyll pa derra nuk ka. Ndjeva kënaqësi për trajtimin real dhe ndaj dhe të shkrova.
Miqësisht,
 Përparim Hysi  28 prill 2009

I dashurLuan!
Sa më vjen mirë që, edhe mysafir, nuk të rrinë duarët rehat, aq më erdhimirë për komentin e bukur apo analizën që bënte Gëzim LLojdia përlibrin tënd. Fragmente nga ai libër-në mos të tërin- unë kam lexuar dheajo që ta zbukuron ballin si shkrimtar dhe si njeri,se ti ke ditur  tërrëfesh ashtu si ke parë. Nuk ke ditur të bësh "shartime" alergjike përhir të bindjeve të iks personazhi. Dhe nuk ka se si bëhet më bukur. Ekam parë atë zëmrën tënde që ka ditur të rrahë me aq dhimbje e dashuri, sa me një komunist, aq dhe me një që, lufta brënda llojit, ekatandisi në zgrip. Kësisoj, je pakëz përjashtim. Dhe  ky qëndrimi yt më
bën që të të dua dhe më tepër. Kalofsh mirë i dashur së bashku mezonjën tuaj të nderurar dhe relaksou në atë mjedis dëbore, që gjithsesi, zbutet e amortizohet mes nipërve aq të dashur.
Përqafime,
26 janar 2011



Pak nga pak
Pak nga pak,duke pirë "ilaçin" made in Luan Çipi,do bëhemi banorë tëÇikagos. Se ky,LuanÇipi,është i çudtishëm të ngjitet me shkrimet e tijsi gripi. Mirë që nuk është "gripderri".Fillon me"storet", me akuarumindhe prit, pak nag pak, të thuash:-Çikagon e njoh mirë se kam lexuarguidën made in Luan Çipi që e konsideron kohën flori. Ah,sikur të bënim
të gjithë kështu! Vallë,a  ka më bukur!


                                      *      *    *
Do të gjezdisësh botën, pa luajtur nga vëndi? Deshifro mesazhet e Sillo
Muckos. Aty gjenë bukuritë, gjen muzikën më të bukur
dhe,patjetër,çuditë. Fare gratis nga Sillo Mucko që nuk lë ditë pa na
qerasur.I përmblodha që të dy në këtë mesazh se janë pjesë e"Qeparoit
grup" dhe që të dy janë balli i kësaj shoqate. Dhe që të dy dhe i
përqafoj me ngrohtësi.

Përparim Hysi 
  29 janar 2011




                                                              PER DRITA PELINGUN 
Për "Zonjën aristokrate", kush do shkruante vallë më bukur
Është një Zonjë me"tabiate", a kështu më është dukur
Është një Zonjë me aq merita, i ke nisur e stolisur
Dhe e vlefshme porsi drita, aq në role:e paarritur.


Pak e ftohtë nga natyra, por e madhe tek luante
Nëpër role, dil pasqyra se më qe aq sharmante
Mbeti-mbeti dinjitoze, si një Zonjë Aristokrate
Dhe një penë, si ti, serioze (lavdinë ia ngrite: me kate!)

100-vjeç  të bëhet Drita dhe ty, o Luan Çipi, të ndritët mëndje dhe të të këndojë zëmra.
PËR TIM NIP

                12 Prill 2011
Të të rrojë Lukasi
Të të rrojë Lukasi qoftë dhe Ardian
E, more gjysh! Që vargje zë shkruan
Ndaj dhe të uroj: pak është dhe një shekull
Ndoshta do arrijnë (thonë:s'do ketë të vdekur)

Ky është dhe lajmi që na bën me krahë
Nipër dhe mbesa do të rrojnë aq sa...
Aq sa sot duket si legjenda
Por për pavdekësinë po lufton shkenca.
Përqafime, Përparim
9 prill 2001




LUANIT DHE PETRAQIT
Mirëseerdhët, ore miq! Ja më gjetët këtu mua
Pa ju pak si eksiq, se të dyve unë ju dua.
Luani shpon me "bodec", po ku pyes unë e Petraqi
Nuk na lë i shkreti neps( muhabeti na kënaqi)

Pa zëmë e shkëmbejmë tepsitë, si  dy komshi të mirë
Pa shpëtojnë edhe gjemitë( se miqësia është e mirë)
Kemi shpirt prej babaxhani dhe asnjë faj nuk e fshehim
Pleqëria që thotë Luani, le të vijë,po i vëmë shqelmin.

Pleqëria po nxjerr gjuhën,edhe hapur na përqesh
Por i japin ne"munxën", e dërgojmë të shkojë për lesh
E dëgjoj që leh si kone, më bën prapa ham-ham
Kur më sheh pas një"zonje", mënd pëlcet dhe bën bam.

Ja! E shoh që qesh Petraqi, porse Luani po tund kokën
-Ia këput si kot Papi, sikur ja ka "pushtuar" botën?!!!
Edhe zëmë, edhe qeshim, e shpiem gojën vesh më vesh
Ja, kështu, o miq do vdesim dhe askush nuk na përqesh.

Ju përqafoj që të dyve. Shumë respekt për zonjat tuaja të nderuara.

Me mall,

Përparim   Hysi
7 prill 2011


I dashur Luan!

Të falnderoj për vargjet, për telefonatën e veçantë dhe për gjithçka shkruan rreth shkrimeve të mia.Me të vërtetë, këndellem në sedër, se e di që më shkruan jo një lexues dhe aq. Përkundrazi, një penë e kultivuar në prozë e poezi dhe kjo gjë më bën dyfish të prekshëm.
Familjarisht, të uroj gjithë të mirat!

Përqafime
Papi

11 shtator 2011

Ja dhe Vasua...

Friday, September 9, 2011
I dashur Luan!

Unë e kuptoj se duke evokuar njerëz të njohur, ti sikur vë një copë prej shpirtit. Me këto përjetime, ti po ngre një galeri me stenda të mëdha. Ky, për mua, është muzeumi më i bukur, vizitorët e të cilit(njëri prej tyre jam unë), nuk mërziten kurrë. Pacë vetëm shëndet se e di që me të tjerë"Vaso e Mersinë" do pasurohte ajo "galeri portretesh" që do ta kenë zili ,historikisht, të gjithë ata piktorë që përjetësoojnë me penelin e tyre: portrete. Të tuat ,gjërojnë jetë e mirësi, se kanë dorën e një "ustai" që djeg vajguri me hallet e botës.

Përqafime,Përparimi

9 shtator 2011

I dashur Luan!

Ka mëse dy vjte që, vazhdimisht, i lexoj shkrimet tuaja:në prozë e poezi. Nëse në shkrimet në prozë je i drejtpërdrejtë, kjo ndodh se nuk shkruan me apriori, por tregon se çfarë ke parë. Ke përjetime si të gjithë dhe,ndryshe,nga ata që bëhen"fluturak",ti je aq konkret dhe i kapshëm,se të dy këmbët i ke në stere.Kështu të mbaj mënd, me Ejup Mitën; me Telemak(Xhaxhon); me mbretin e humorti vlonjat,të pavdekshmin, Xhebro Gjika; tani me Nexhat Mersinin dhe mjaft e majft të tjerë. Nuk ka"aritfice" në shkrimet e tua dhe aq më shumë ndasi ideologjike që, për disa, dolën aq të shplara(e kam fjalën për "ndasitë"), sa harrojnë se njerëzit, para s e të jenë të majtë, të djathtë, centristë a liberalë, janë njerëz që lënë gjurmë në jetë, sipas karakterve apo genet që trashëgojnë. Dhe ndaj dhe personazhet e rrëfimeve të tua, jetojnë në kujtesën e lexuesëve. Nga ana tjetër, ky është dhe një tipar juaji personal se nuk di të krijosh "mite". Përkundrazi, je aq racional dhe i drejtë sa të befason.
S'më mbetet tjetër, veç të të uroj shëndet dhe krijimtari të mbarë.
Familjarisht, gjithë të mirat!

Miqësisht,
Përparimi

7 shtator 2011









                    MAKFIRE CENOLLI,
                   SHRIMTARE, POETE


           
            Njeherit falenderoj edhe te nderuarin z. Luan Cipi per tregimet e
bukura qe na ofron cdo here, duke i uruar shendete jete te gjate dhe suksese ne
penen e shkelqyer qe ka!
            Pershendetje edhe njehere per Ju dhe gjithe familjen!

Me shume respekt
Maki me familje











             PIRRO LOLI,
STUDIUS, SHKRIMTAR, KRITIK LETRAR



Per NJE UDHTIM AVENTURESK

I DASHUR LUAN,

KETE TREGIM QE KE SHKRUAR SIPAS REALIZMIT MAGJIK( LEXO) TRAGJIK, DO BEJE MIRE
T'IA DERGOJE HERI KLINTONIT. FIRMOS DHE UNE.

PERSHENDETJE
PIRRO LOLI



I DASHUR LUAN,
JU FALENDEROJ JO VETEM PER FJALET E MIRA RRETH POEZIVE TE MIA, POR NDJENJAT E PERBASHKETA QE KEMI PER KETE TE URUAR ATDHE.UNE KAM PROVUAR DHE EMIGRANTIN DHE DRAMEN E DJEMVE TE TU SE DHE UNE I KAM LARG, PERTEJ OQEANIT TE TRE CUNAT.POR BASHKE NUK NA LIDHIN VETEM DRAMAT E PERBASHKETA, POR DHE POEZIA.AJO NA I BEN ME TE PREKSHEM DHE ATDHEUN, DHE DRAMAT TONA. NDAJ NJE VLERESIM KOLEGESH TE SINQERTE SI JU ME DHA EMOCIONE E DETYRIME RECIPROKE.
PERQAFIME E RESPEKT
PIRRO LOLI

 28 Mar 2011

KTHEHUNI DJEM!
Nga Luan Çipi( I nxitur nga cikli poetik ATDHEU, i Pirro Lolit)

Çka  i mungon sot  Atdheut
Jeni  ju, o balta pjellore  e vendit tim,
Ju, më të mirët e dheut.

Ju, që shpejt me mijëra mërguat.
Dhe mirë betë,
Se patë botë me sy: Të mirë e të keqe.
Punuat, hulumtuat dhe mësuat.

Gjetët  të njëjtën baltë zoti dhe atje,
Po, njerëz  të mirë e punëtorë
Dhe ju u betë si ata.

Tanimë boll.
Njëzetë vjet, janë shumë.

Kthehuni dhe bëjeni  Atdheun tuaj,
Me punë,
Si  atë, atje.
Se ai, atje, kurrë nuk  u bëhet  Atdhe.

Vizitor te djali, në Çikago,
Mars, 29. 2011












           DANIEL GAZULLI,
             STUDIUS, GJUHTAR, SHKRIMTAR


I dashur Luan,

para pesë minutash lexoba tek TSH poezinë tënde që ma kishe dedikuar me rastin e
Festës së Pavarësisë. Të jam mirënjohës për respektin.
Urimet më të mira ty e familjes tënde.

Përzemërsisht,
Daniel Gàzulli
02.04.2010 


PËR ÇUDITË E NIPIT NIKOLAS
Saturday, June 11, 2011
Emocionuese, Luan. Vertete emocionuese. Nje poezi e mrekullueshme qe vjen mbi te gjitha nga ajo dashuni e pakapshme qe kemi per nipat, driten e drites se synit. Pergezimet e mia!
daniel gazulli












           NAUM PRIFTI,

                 TREGIMTAR, DRAMATURG


I dashur Luan,

Me kenaqe me portretin per gazetashitesin Met, prane Hotel Sazanit ne Vlore.
Emrin ia kisha harruar, as mbiemrin nuk ia dija, por e pata njohur ne fund te
viteve '50, sa here vija vizite te Dr. Çaushi, prinderit e bashkeshortes sime.
Te Meti blija gazetat e dites. 
Fliste papushim per kampin e Mathauzenit, duke treguar peripecite e jetes se
tij. Mbaj se vlonjatet e quanin te çaktisur dhe fajin ia hidhnin kampit te
shfarosjes ne Gjermani, por e verteta eshte se jo te gjithe ata qe u kthyen
gjalle prej andej ishin te kategorise se tij.
Me respekt
Naum Prifti






 

               LUIGJ SHKODRANI,
           SHKRIMTAR, PUBLICIST

I nderuar z.Luan,pranoni pershendetjet me te perzemerta nga ana ime.Te falemnderit shume per
mesazhin tuaj. Quhem Luigj Shkodrani dhe jetoj ne Danimarke. Jam i rregjistruar ne listat ku dhe ju jeni te rregjistruar dhe ndaj i marr si shkrimet si dhe prozen e poezine e derguar nga ju. Me ka terhequr jashtezakonisht pena juaj dhe me qe me jepet rasti ju pergezoj,  per risite qe ju na sillni ne listat tona
elektronike.
Perndryshe, kjo faqe"Shqip.dk", eshte nje faqe qe une e mbaj ne menyren me humane, sepse keshtu eshte kjo puna jone, qe jeta na degdisi rrugeve te botes
dhe ja ku u perhapem si zogjte e korbit.
Ndaj pranova qe te aktivizohem dhe te kaloj kohen ne kete faqe, qe i sherben sado pak mergimtarve tane, qe jetojne ne Danimarke. Mundohem te sjell sa mshume risi tek kjo faqe.
Me shume veshteresi te them se je i mirepritur me shkrimet e tua, duke i derguar ne adresen time personale, por me vjen keq, qe nuk mund te kontriboj dicka per ju, me nje shperblim sado te vogel, sepse nuk kam mundesi as per vete, te nxjerr gje nga kjo pune, vetem e bej thjeshte per humanizem.
Te uroj te gjitha te mirat.
Me respekt
Luig


Aurora says, "Përshlndetje, Zotëri! Kam lexuar me shumë dashuri e kureshtje shumë tregime tuajat në internet dhe më kanë lënë shumë mbresa... jam një vajzë çame dhe kur dëgjoj të flitet mirë për vendin tim, paraardhësit e mi me aq dashuri dhe dhembshuri nga pena e një djali të Labërisë,mikpritësja e parë e Shqipërisë,nuk mund veçse të më bëhet qejfi, të ndihem e nderuar dhe tejmase e lumtur... Ju përcjell përzemërsisht respektet e mia
,Aurora ."
















 .





RESHAT KRIPA 

            I dashur Luan,   lexova shkrimet dhe poezite e botuara ne internet dhe ndjeva nje kenaqesi te veçante, megjithese nje pjese prej tyre i kisha lexuar edhe me pare. Te lumte! Ke bere nje pune shume te mire. Mendoj qe nje gje te tille ta beje edhe une. Te falat tuaja u a trasmetova te gjithe shokeve qe erdhen dje per kafe. Ke gjithashtu shume te fala prej tyre. Perqafime.

Reshati
5 shkurt 2011















           I dashur Luan,
Te pergezoj per essene e shkelqyer per mikun tone Nexhatin. Mua me duket e plote dhe te them te verteten qe, per shkaqe qe dihen, nuk kam te dhena te tjera per jeten e tij. Nexhatin e kam parasysh ne femini kur vinte ne shkollen "Naim Frasheri" nga Çeprati me ate fukarallekun e tij, me librat ne nje traste rrobe. Ishte i shkelqyer, sidomos ne matematike. Ne kete lende ishte numri nje.
Per periudhen tjeter ti e di qe na ndau koha. Por rrugen e jetes se tij e kam ndjekur sa here qe me shfaqesh rasti. Mbaj mend, dhe besoj se nuk e kam gabim, kur punonte ne kombinat dhe shpiku metoden e prerjes matematike te llamarines, e pushuan nga puna dhe qendroi nje vit pa pune. per kete ka shkruar nje artikull ne "Zerin e Popullit" edhe Vangjush Gambeta. Kjo gje me ka mbetur ne mendje.
Te fresketa kam ditet e sotme kur shoqeria jone u gjallerua perseri dhe nuk harroj ato takimet dhe bisedat me te, sidomos kur ishin te pranishem edhe Nuriu me Aliqin, me te cilet kishte nje lidhje te veçante, te cilen mendoj se duhet ta perfshish ne esse.
Pershendetje.
               Reshati
              9/7/2011




Luan i dashur,

ju falënderoj edhe në emër të motrës time, për poezinë e bukur. Jeni nga të rrallët që shkruani për njerëzit e shquar të qytetit tonë. Ju lumtë!

Përshëndetje!

Reshat Kripa
13 Prill 2011

 

Faleminderit, i dashur Luan, per librin "Mos me harroni". E lexova me nje endje te madhe. Pashe te pasqyruar ne art shoqerine e sinqerte dhe te drejte. Urime!
Reshati
11.09.2011



<><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><> <><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><><>




- Art-Cafe: NA KENAQE ME KETE POEZI E MESAZHIN QE PERCJELL FALEMINDERIT, I NDERUAR!
 
Jorgo Telo






O Luan Çipi,
vargjet e kësaj poezie kushtuar artistit te madh të popullit brilantit Kadri Roshit ,i cili la trashëgimëni të pa shlyeshme rrolet e tij filmike dhe ngelet njeri ndër personalitetet me te kujtuara dhe te adhuruara të këtij shekulli.
Vargjet tuaja të bukura plotë diamante, kushtuar këtij artisti të madh të trojeve shqiptare.
Vargjet tuaja te bukura m`rikujtuan një kohë te rroleve te mëdha dhe se me kënaqen vargjet tuaja andaj ju lumtë penda dhe ju ndritë jeta e vepra gjithmonë.
Me respekt ju përshëndes
Neki Lulaj
17.04.2011





























































































































































.

Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

PËRSHKRIME UDHËTIMESH

JETA IME