PORTRETE MIQSH
MINELLA KOSTANDINI,
MIKU MË I DASHUR
Mino Puri, i thërrisnin, qysh në fëmijëri Minella Llukës, apo Konstandini, siç u mbiquajt më vonë.
I thërrisnin Puri, ndofta, nga që erdhi midis shokësh, ashtu, krejt i sinqertë dhe i pastër, si ujët e burimit. Minua, pa asnjë dyshim, ishte ndër shokët e mi më të vjetër dhe më gjurmëlënësi. Me Minon jemi njohur që herët kur kemi filluar ta ndjejmë jetën dhe i kemi belbëzuar njëri tjetrit. Ato vitet e para të fëmijërisë më zgjohen në kujtesë fort të mjegulluara, por, portreti i Minella Kostandinit spikat i fuqishëm dhe gjithnjë qëndron përballë meje: Çapkën, shumë i lëvizshëm që s'e mbante vendi, gjithnjë topolak e shëndet mirë dhe që, më shumë se çdo gjë tjetër, prirej pas detit të pa anë e të magjishëm.
Ne, familjarisht, banonim në Skelë të Vlorës, buzë detit, por shtëpia e Minos ishte edhe më afër detit, sa thua se lagej nga valët e shkumëzuara të tij. Deti me atë bukurinë dhe pafundësinë e tij përrallore na bëri ëndërrimtarë dhe na tërhiqte çdo ditë e më shumë.
Minua ynë i dashur ishte gjithnjë nismëtari për të na afruar drejt detit kaltërosh, të bukur e të mistershëm. Ishte ai, që na mësoi të gjithëve të notonim qysh sa kishim nisur të barisnim. Na i mësoi, njërin pas tjetrit, të gjitha stilet e notit, duke e nisur nga noti i qenit, ije, shpinë me pash, krol,
flutur. Organizonte gara se kush të mbërrinte i pari te koka e molit zero, kush të shkonte më larg, kush të zhytej e të merrte më shpejt kum te bova, kush të mbante frymë nën ujë më shumë, kush do nxirrte më shumë kalema e krimba si ushqim për peshqit, që kish teknikën e vetë dhe që ishte çelësi i suksesit në gjuetinë me grepa, kush do të hante më shumë tul xhixhivalleje të gjallë, kush do të gjente guaska deti të rralla, kush do ta bënte kalanë e kumit më të madhe, me më shumë bedena e më të bukur dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kush do të zinte më shumë peshq dhe kush do ta kapte peshkun më të madh. Për të gjitha garat Minua siguronte vendin e parë. Ai na e kaloi tëgjithëve, sidomos, me
talentin për të peshkuar. Nën ujë, me atë gjoksin e gjerë dhe leshtor, mbante shumë frymë. Zhytej në thellësi, te këmbët e ngelura të ish molit zero dhe në gurët aty poshtë, shkulte me forcë oktapod të gjallë. Shtrinte krahun e tij të fuqishëm leshtor dhe, oktapodi budalla, ia pushtonte drushtën me putrat e tij si ventuza. Atëherë Minua e tërhiqte kafshën e gjorë me fuqi dhe e shkëpuste nga foleja, pa pyetur për "mellanin" që nxirrte ai, si instinkt për të maskuar vendndodhjen.
Minua i përdorte, me sukses, gjithë llojet e peshkimit: Me kamaq, me pushkë, me pezevoll dhe me trata. Po, specialist i mirëfilltë, mjeshtër i parë në gjithë bregdetin e Vlorës, ishte për të gjuajtur peshq me grep e me parangall. Sekreti profesional niste që nga sigurimi i ushqimeve, kareme të diferencuara sipas llojit të peshkut, vendit të kapjes dhe motit. Ai i dinte, si asnjë tjetër, vendet ku grumbullohej më shumë peshk, orët e caktuara të ditës dhe të natës më të favorshme, muajt dhe stinët më të begatshme për peshkim.
Më e shijshme ishte kocja gushtake, që binte më dendur, te Plazhi Nartjotëve; murrat e molit zero dhe të vaporit të mbytur; bafat e Valltos së Dukatit, pa le kocja e dajlanit të Dukatit e përmendur në Enciklopedi, siç thoshte vetë Minua; levreku dhe licat e Karaburunit. Qefullin e ha pezevolli dhe lica bie si budallaqe në parangall, po ta kosh me cironkë të gjallë, porosiste hera herës.
Shpesh e dëgjonim të thoshte e të jepte komanda për ne:
-Ikim. Ngrihuni shpejt. I mblidhni rraqet!. Këtu s'ka më peshk, se ra lica dhe i trembi.
-Kjo shirok, që po fryn do të na afrojë peshk me bollëk. Bëhuni gati !
-Hidhe, hidhe pezevollin para, atje ku do të hedh unë këtë guralecin, se shoh një tufë me qefuj budallenj.
-Nesër do peshkuar me kamerdare, në thellësi, se peshku është larguar, i trembur nga plazhistët.
-Sot kam siguruar një pushkë pneumatike të mirë me shigjetë të gjatë, me tub, lopata dhe me maskë hermetike. Do gjuajmë matanë vrimës, te shkëmbinjtë e Ujit të Ftohtë.
-Këtë të diele do të vemi për bafa, në Vallto të Dukatit. Ato, të shkretat, aq të majme, tani shijohen, shoqëruar me verë brusko Zvërneci.
-Na vajti shumë mirë dita sot. Peshkun do ta ndajmë në katër pjesë. Ktheu me kurriz ti, Luan, dhe zgjidh:
-Kush do ta marrë këtë tufën e peshqëve këtu?
-Atë ta marrësh për vete.
-Po këtë?
-Llambi Kona!
-Po këtë?
-Harilla Papajorgji!
-Hallallta ketë, se u lodh shumë sot. Ktheu, tani. Kjo e fundit të ngeli ty. Dëgjoni: Unë, me pjesën time, do bëj me peshk një tavë të mirë narqoçe. Për darkë jeni nga unë. Hajdeni rreth orës tetë. Ti, Luan, na sill ca verë Narte. Mos harro mandolinën, se do këndojmë. Unë do lajmëroj dhe Vangjel
Mërkurin, që të vijë me gjithë kitarë.
-Po, kemi dhe ca mësime. Kush e duron nesër profesoreshë Marika
Bezhanin.
-Lere, ore. Ç'e kujton, se na është bërë si burri i nënës, na mori shpirtin. E di ç'ë? Më mirë nesër nuk vemi fare në shkollë, po dalim, andej nga Vapori i
Mbytur, se kam edhe nja dy shashka për t'i hedhur.
Me Minella Kostandinin ne ishim bashkë në një klasë, qysh në shkollën përgatitore, foshnjore si i thoshim, po kështu në shkollën fillore dhe në atë unike. Minella i zgjuar dhe i shkathët, mjaftohej me shpjegimin e mësuesve dhe kënaqej vetëm sa të merrte notë kaluese, çka nuk e kishte të vështirë edhe pa mësuar jashtë shkolle. Ne aktivizoheshim edhe në detyrat jashtë klase si në kor dhe në teatër. Të pesë klasat e shkollës fillore ne i përfunduam në vitin e parë pas Çlirimit të vendit nga nazifashistët. Më vonë u aktivizuam dhe në grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe në Pallatin e Kulturës së qytetit të Vlorës.
Bashkë ishim dhe në Tiranë. Ai në Shkollën e Mesme të Fizkulturës dhe unë e Harilla në atë Financiare. Unë veja shpesh në palestrën e shkollës së Minellës dhe, bashkë me të, ushtrohesha në veglat gjimnastikore. Ushtrimet e lira dhe kipet në tokë dhe në vegla, saltot, fikfaken dhe rondatën nga Minua i mësova. Si ushtrime toke ato u përsosën, më vonë, në cekëtinën e detit dhe në kumin e
buzëdetit të Vlorës.
Në vitin l956 u ribashkuam në Vlorë. Ai mësues fizkulture dhe unë anëtar i ekipeve përfaqësuese të Flamurtarit të Vlorës në gjimnastikë, mundje e ngritje peshe e më pas si gjyqtar e trajner i sporteve të rënda. Miqësinë e kishim të pandarë dhe sheshi prej çimentoje i shtëpisë së Kostandinajve, në lagjen Kume të Skelës ishte arena e takimeve, darkave, ahengjeve dhe vallëzimeve për një grup shokësh dhe shoqesh të ngushtë.
Ne, të rinjtë e Kumes, shumë kohë kaluam së bashku, shoqërisht e në mënyrë krejt vullnetare, për të ndërtuar dhe zgjeruar shtëpinë e Minos. Bënim blloqe çimentoje dhe ndihmonim ustallarët për ngritjen e mureve, suvatimet, hedhjen e soletës dhe për çdo lloj pune ndihmëse. Kjo ndjenjë solidariteti na jepte kënaqësi dhe duket se ishte si një shpërblim, sado i vogël, për përpjekjet shumë vjeçare të Minos sonë të dashur, që na ndihmonte e na drejtonte për të kapërcyer, si djem të virtytshëm, hapat e para dhe, më tej, vështirësitë e jetës.
Minella Kostandini u shqua edhe si një sportist cilësor, trajner, pedagog dhe drejtues i pasionuar i sportit vlonjat. Ai përfaqësoi për disa vjet Vlorën, si notari krolist më i shpejtë i kohës. Me shumë dashuri, urtësi e ndershmëri ushtroi dhe detyrën e mësuesit të fizkulturës në Gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës, më vonë kaloi instruktor dhe kryeinspektor fizkulture në rreth, shef i klubit i "Flamurtarit" për të gjitha sportet, përsëri mësues dhe organizator i dalluar manifestimesh sportive. Si meritë më e madhe, historike për jetën sportive të qytetit të Vlorës, është, padyshim, puna e tij si trajner i ekipit të femrave të "Flamurtarit" në not, ku si një metodist dhe pedagog i shkëlqyer, nxori një numër të madh kampionësh dhe rekordmenësh kombëtar.Nuk është rastësi vlerësimi im për Minon e dashur:
Minua u dashurua dhe u martua me Niqi Poron, një vajzë e mrekullishme, mësuese dhe amvise e mirë, që për ne, djemtë e Kumes, u bë shumë e afërt, familjarisht.
Ajo, me kujdesin e saj të pazakontë, ia shtoi dhe ia zbukuroi jetën Minos. Çifti i lumtur u gëzua me dy trashëgimtare të denja: Klajdën dhe Irenën, simbole të dashurisë, respektit dhe përkujdesjes së pakursyer për babën e tyre, çuditërisht shumë të rënduar fizikisht, në vitet e fundit.
Të duket e pabesueshme sesi ai trup aq i fortë, i kalitur me mijëra ditë në det, nuk u rezistoi i shëndetshëm deri në fund viteve. Për disa vjet, Minua ynë i dashur, përballoi me guxim shqetësime shëndetësore të një paralize parciale. Tri herë pati vdekje klinike, por tri herë u rikthye në jetë. Edhe në kushtet e disa goditjeve të parainfraktit ai ngeli një model vitaliteti dhe optimizmi, duke bërë, me vullnetin e tij të hekurt përmirësime, falë përpjekjeve titanike për mbijetesë. Shëtitjet mbi rërë, buzë detit, disa orë në ditë, duket se i lehtësonin dhembjet fizike dhe gjendjen e rënduar shpirtërore.
Ashtu mbeti, i pavdekshëm-shpirti i bukur i detit.
Mjeku stomatolog Sadedin Gjoka mbushi 75 vjeç, por si 50 vjet më parë, vazhdon të punojë i suksesshëm në profesionin e tij, tani më, në një Klinikë Private Stomatologjike në Tiranë, ku është zot i punës së vetë. Për të ardhur deri këtu ka kaluar një kalavar i gjatë përpjekjesh, mundimesh e deri vuajtjesh, i nisur nga ndihmësmjek dhe mjek stomatolog në Klinikat Shtetërore në Shqipërinë e 58
viteve më parë. Ai, në veprimtarinë e gjatë të tij si dentist, ka provuar dhe eksperimentuar, nën kujdesin dhe me nisiativën e mjekëve stomatolog që kishin studiuar jashtë shtetit, bisturinë për ndërhyrje deri në operacione të vështira, i ka takuar të caktohet mësues, në profesionin delikat e gati artistik të stomatologut në Shkollën e Mesme Mjekësore Vlorë, ka emigruar në Greqi ku ka
ushtruar për disa vjet profesionin e dentistit, është punësuar në klinikat e para private brenda vendit para 20 vjetësh, ku është njohur dhe ka ushtruar praktika te reja bashkëkohore dhe së fundi para 10 vjetësh, ka hapur dhe drejton klinikën e vetë modeste stomatologjike, në zemër të Kryeqytetit.
Me Sadedin Gjokën jemi njohur si nxënës të një shkolle, gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë, në qytetin e Vlorës dhe pas asaj kohe, kemi pasur shoqëri e miqësi të pandarë. Në vitet e rinisë na ka bashkua më shumë edhe aktiviteti i përbashkët sportiv, kur ai është shquar si një futbollist i talentuar i Sport Klub
" Dinamos" elegante dhe futbollist e trajner i "Flamurtarit" të bujshëm.
Në vitet 2000, në Tiranë ne u ribashkuam me shumë vlonjatë, shokë të hershëm fëmijërie e rinie. Me ta takohemi rregullisht tre herë në çdo javë. Më së shumti pimë kafe, çaj, por ndonjëherë dhe birrë a raki, apo festojmë datëlindjet e njeritjetrit. Në këto takime tregojmë kujtime e ngjarje të kaluara, bëjmë qyfyre e shaka, këndojmë, kryesisht këngët tona vlonjate qytetare e labe. Verës, në kohë të mirë, vend i parapëlqyer takimesh është Parku i Kryeqytetit, te Liqenit Artificial, që sadopak, na jep një vizion të përafërt imagjinar për detin dhe Vlorën tonë të dashur, magji që e kemi mbajtur të pashkëputur nga qenia jonë, si simbol ëndërrimtar bukurie dhe bashkimi. Vijnë në shoqërinë tonë
me Sadedinin: Llambi Kona, Llazar e Harilla Papajorgji, Niko Gjyzari, Sezai Hoxha, Milto Shuka, Bardhyl Golemi, Axhem Gjonaj, Minella Konomi, Irfan Bregu, Duro Mustafaj, Spiro e Pavllo Papa, Ymer dhe Pirro Veshi, Vasillaq Ndini, Nexhat Mersini, Kudret Arapi, Tajar Bonjaku, Astrit Isaraj, Lili Dodi, Luan Gorishti, Edmond Luçi, Etem Likaj, Perlat Rama, Laver Hasani, Minella Mosko, Reshat Kripa, Taulla Binaj, Xhoxhi Bitri, Nikolla Qirko, Vangjel Loli, Pandeli Janina,Vasil Deçka, Fatosh Voshtina, Sabavet Ymeri, etj. disa prej të cilëve tani nuk jetojnë më fizikisht, por ruhen e kujtohen me simpati. Në disa raste jemi takuar edhe së bashku me gratë, duke organizuar ndonjë piknik apo darkë të thjeshtë në natyrë.
Klinika e dentistit të spikatur vlonjat, mësuesit te pasionuar, ish futbollistit të talentuar, Sadedin Gjokës, është bërë një tjetër qendër e përhershme takimesh për ne dhe për vlonjatë të tjerë me banim në Tiranë. Secili prej nesh sikur është përtërirë dhe ribërë në këto vitet e fundit të jetës: gjithnjë më i
gjerë shpirtërisht, më i shkathët në veprime e në preokupime shoqërore reciproke, më i çiltër dhe më bujar në këshilla e mendime. Shokët tanë vlonjatë kanë takuar të jenë me arsim të lartë dhe specialistë pak a shumë të njohur, shumica, me tituj dhe grada shkencore.
Me të drejtë njëherë akademiku Bardhyl Golemi, me modestinë qe e karakterizon dhe për të shfaqur respektin dhe dashurinë e tij për të tjerët, tha: "Për mua, secili nga shokët tanë, mund të ishte i vlerësuar kaq sa unë." Problem janë vitet që mbartin në kurriz dhe kjo është një nga arsyet që unë
hera herës, në shenjë respekti dhe nderimi, përpiqem të përshkruaj portretin e gjithsecilit.
Këtu më shumë do të shkruaj për mikun tim të dashur Sadedin Gjoka, që mund të ishte ndër të parët për ta merituar pa mëdyshje nderimin si një intelektual i mirëfilltë duke qenë jo vetëm futbollist i shquar ndër vite, po dhe specialist i lartë mjeshtër i vërtetë me njohuri shkencore për profesionin dhe nga ana tjetër si personazh shoqëror mirëdashës, që dallohet në çdo gjë deri në këngëtar, frekuentues i jetës kulturore, teatrore dhe operistike, po mbi të gjitha si një filantrop e bamirës i rrallë.
Një ditë në Klinikën e tij në Tiranë diskutonim rreth një libri me kumtesa, botuar nga Shoqëria "Vlora", për Ismail Qemal Beun. Dihet se, çdo shqiptar patriot, entuziazmohet sa herë dëgjon emrin e vlonjatit të madh.
Dikush, me këtë rast, i frymëzuar nga aktet e shquara historike e patriotike shqiptare të vlonjatëve në tërësinë e viteve, tha: "Hajde Vlorë, hajde, ç'burra ke lindur e ke rritur!" Tjetri shtoi: "Ismail Qemal Vlorën, mbi të gjithë".
Po, vazhdova unë, ndesh shpesh qytetarë vlonjatë me vlera. Të duket sikur vlerat vlonjatëve ja shtojnë mjedisi që e rrethon: ullinjtë, portokallet dhe deti. Dhe vazhdova, ngaqë sa kisha mësuar se pikërisht këtu te kjo Klinikë Dentare e thjeshtë, një vlonjat ishte nismëtar i krijimit të Shoqatës Bamirëse
për mjekimin pa fitim me kosto, shpesh edhe falas, të pensionistëve dhe paraplegjikve: " Ja ku kemi këtu Sadon. Nuk krahasohen, thoni ju me njerëzit e shquar, Po, or po. Në rrënjë, po. Se, unë Malon ( Ismail Beun) e çmoj dhe e respektoj sa asnjë tjetër (idhull kam Skënderbeu dhe Mëmë Terezën), për
veprimtarinë e madhe dhe të shquar diplomatike dhe patriotike dhe, sidomos, për aktin suprem të ngritjes së Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë, pa të cilën vihej në dyshim vet ekzistenca e Shqipërisë, po Sadua përfaqëson njeriun model dhe ka vlera konkrete, si pjesë të mirësisë së madhe"
Një drejtim që e dallon dhe e lartëson dr, Sadedin, sidomos në kushtet e tanishme të një babëzie të paparë, shpesh kohë ryshfetesh, mashtrimesh dhe abuzimesh korruptive, është figura e tij humane. Dr. Sadedin Gjoka, si pjesëtar aktiv i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Stomatologëve, jo vetëm merr pjesë rregullisht deri në Kongreset Evropiane te Stomatologëve, por është ndër të parët që mbështet porositë e tyre humane dhe filantropike. Ai është i papërtuar në ndihmat dhe shërbimet falas për Shoqatën e Antikapatëve dhe Shoqatën e të Verbërve, duke i vizituar dhe mjekuar njerëzit e varfër falas dhe njerëzit në nevojë, me çmime të ulëta, në kosto.
Tani, të vijmë te çështja tjetër, që të jep gjithashtu, entuziazëm dhe frymëzim poetik, aqsa duhet të frenohesh, duke u mbajtur me këmbë në tokë:
Këtu e përfundoj pjesën e parë me mbresa dhe kujtime për një shokë të dashur fëmijërie, ish futbollistin e shquar, mjekun stomatolog vlonjat, Sadedin Gjoka, për të vazhduar në pjesën e dytë me aspekte të veçanta të jetës së tij.
Një nga takimet e zakonshme shoqërore ne, një grup pleqësh tiranas nga Vlora për variacion, vendosëm ta festojmë ndryshe: Pikërisht më 13 Korrik 2002, me dy
makina, shkojmë shoqërisht në Malin e Dajtit, për të festuar njëherazi, datëlindjen time dhe atë të Sadedin Gjokës, që për fat ishin të përafërta. Ishte një takim i përbashkët, ndryshe nga herët e tjera, që doli më mbresëlënës dhe na kënaqi të gjithëve. E kishim bërë traditë: Për të përjetuar ngjarjen dhe gëzimin që ndienim, poetët e njohur Irfan Bregu dhe Duro Mustafai po dhe unë si praktikant, deklamonim nga një vjershë të krijuar posaçërisht. Unë recitova
vjershën si më poshtë:
Viti 2006 do sillte një tjetër ngjarje për t'u mbajtur mend. Festuam 70 vjetorin e Sadedinit. Zakonisht ceremonitë e përkujtimit të datëlindjeve ne i festonim duke u bërë bashkë dy shokë, ta themi troç, më shumë për të pakësuar shpenzimet e rastit, që i kapërcenin fuqitë tona ekonomike, më së shumti prej pensionisti.
Unë pushimet verore zakonisht i kaloja në Vlorë, ndaj edhe këtë vit ditët iknin shpejt, ndërsa shokët këtu në Tiranë, prisnin çdo ditë të mblidheshin për të festuar drekën e përbashkët të "Sadedinit dhe Luanit", që rregullisht duhet të bëhej brenda muajit Korrik.
Kishte kaluar kohë pa ceremoni festive, derisa po afrohej Nëntori, ndaj me propozimin e Niko Gjyzarit, të punësuar te Kompania Private që administronte edhe Teleferikun "Dajti", u bë propozimi për një udhëtim me teleferik. Ç'është e vërteta shtyrja e festimit të përvjetorit të lindjes së Sadedinit dhe Luanit krijonte dhe një precedencë, që këto lloj festimesh, për ndonjërin edhe steriotipe e monotone, mos të bëheshin më. Po, ishte dhe një sebep tjetër për t'u takuar: Ishte kthyer nga Kanadaja, ku kishte shkuar te djali për vizitë, Llazar Papajorgji, që pas vdekjes se Llambi Konës ishte zgjedhur si kryeplaku ynë.
Me këtë rast kjo ngjarje u përjetua si vijon:
Dy vjet më vonë, në fillimin e muajit Nëntor 2007, duket se u harrua festimi i datëlindjeve tona, se unë serish gjate verës, sipas traditës, qëndrova gjatë në Vlorë. Siç dihet, datëlindja e Sados dhe datëlindja ime ishin ne Korrik. Shokët tanë të paduruar kërkonin me këmbëngulje të festoheshin patjetër datëlindjet tona. Unë i njoftoja nga Vlora se jam gati dhe ju ftoj, me shpenzimet e mia deri fjetjen, të vini në Vlorë. Ky është një rast i mirë, se ju vlonjatë jeni dhe, siç thoni të dëshiruar për Vlorën. Jo. Ata ngulnin këmbë të kthehesha shpejt në Tiranë për ceremoninë e përbashkët në garë me dr, Sadedinin. Kur e kuptuan se unë nuk shkulesha nga Vlora në ditët me diell e det, ata iu drejtuan Sadedinit,
që fundja ceremoninë ta organizonte ai i vetëm. Por më kot. Ai, megjithëse me të ardhura dhe i punësuar në Klinikën e tij private, nuk pranoi, me pretekstin se lezetin ceremonia e ka të bëhet e përbashkët me Luanin.
Darka u organizua në fillim të muajit Nëntor 2007, kur unë u ktheva në Tiranë.
Të gjithë shokët në këtë ceremoni, gati të hipnotizuar, po dhe të kënaqur ngaqë takimi u bë me një darkë madhështore bashkërisht me Sadedinin, nisën të gëzuar të falënderonin vetëm atë, duket të ndikuar nga pesha e madhe shoqërore të tij, po dhe ngaqë duket mua me kishin harruar në këtë periudhë 5 mujore largimi,
sipas të thes "larg syve-larg zemrës. Unë protestova dhe i kujtova se po gabonin dhe po më harronin. duke improvizuar, aty për aty, këtë vjershë:
Nëpërmjet pak kujtimeve ndër vite për shokun tim të dashur të fëmijërisë, mjekun stomatolog, ish futbollistin vlonjat Sadedin Gjoka, unë paraqita një pjesë të punës dhe të veprimtarisë së tij aktive, si dhe aspekte të jetës së përbashkët të një grupi shokësh vlonjatë, tani të moshuar e pensionistë, të ardhur prej vitesh në Kryeqytet, që shihen të mbledhur shpesh bashkërisht për
kafe, dreka e darka, me kujtimet e tyre rinore dhe dashurinë për vendlindjen,Vlorën e tyre të dashur, imazh i pa shlyer optimizmi, malli dhe bukurie, duke sfiduar vitet e rënduara të moshës së tretë.
Nexhat Mersini lindi më 4 mars të vitit 1937 ne fshatin Çeprat të Vlorës në një familje të pasur, me tradita patriotike dhe vdiq pa pritur, nga një infrakt zemre, në datën 27 korrik 2011 në qytetin e Vlorës, kur kishte ardhur me pushime dhe të gëzonte nipin e tij, në shtëpinë e re të sapo blerë nga i biri. E kam përcjell me dhimbje vdekjen dhe si shok i hershëm, ndihem i obliguar të shkruaj diçka për jetën e tij të mundimshme dhe veprimtarinë e tij të shquar si shkencëtar dhe ekonomist.
Duke qënë pak më i madh në moshë se Nexhati dhe ekonimist si ai në profesion, u lidhën me të ngushtë në marrëdheniet jetësore dhe në ato të punës. E kam si parasysh Nexhatin qysh fëmijë: Shtatë mesatar dhe i imtë, me vetullat e trasha dhe flokët e zeza përpjetë, të kreshpëruara. Gjithnjë me një trastë krahëve, ku fuste bashkë bukën e misrit me djathë lidhur me shami dhe librat e shkollës. Çdo ditë, qoftë me diell a me shi, për vite me radhë, ai përshkonte mbi dhjetë kilometra rrugë më këmbë, nga Çeprati në Vlorë, sepse ndiqte mësimet në shkollën shtatë vjeçare dhe në Gjimnazin e Vlorës. Disa vite bujti në lagjen Muradie në familjen fisnike numerike të Mantho Konomit, duke u konsideruar atje si djalë shtëpie.
Fjalëpakë dhe i pjekur para kohe, shpejt shkëlqeu talenti i tij i lindur për matematikën. Edhe mësuesit e ditur hije rendë të matematikës, mateshin kur e pyesnin dhe shpejt e përdorën si mjet didaktik për përvetësimin dhe përforcimin e dijeve. Ai u bë si etalon e nxitës për bashkënxënësit, që çuditërisht në shkallën e dijeve që jepeshin njësoj, ishin shumë larg tij. Xhatja shpejt u bë kalorsi superior, fitues i olimpiadave të matematikës në kuadër vendi dhe e lartësoi kështu emrin e Gjimnazit të tij, Ali Demi, që u rendit ndër shkollat e mesme më të dalluara në shkallë kombëtare.
Ishte kjo arsyeja që pushteti diktatorial komunist i kohës, në formë përjashtimore, duke kapërcyer rregullat e rrepta të luftës së egër të klasave, këtë pinjoll pasaniku të përmbysur, e veçoi dhe e dërgoi për studime universitare, në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranë.
Nga viti 1957 deri në vitin 1961, studenti Nexhat Mersini, kreu Universitetin e Tiranës dhe meritoi diplomën me rezultate të shkëlqyera.
Pas përfundimit të studimeve, atë, që meritonte të ishte pedagog statistike apo matematike në Universitet, e emruan Shef Plani në Kombinatin e Konservave “Ernest Telman” në Vlorë, ku punoi deri në vitin 1968. Kjo ndermarrje ushqimore ishte nga më të mdhatë në shkall vendi dhe punonte kryesisht për eksport konservash peshku, mishi dhe perimesh në 80% të prodhimeve të veta. Po ajo nuk e mbante dotë ekonomistin e talentuar, megjithëse ç’është e verteta, kjo periudhe pati të mirën e vet, se aty ai u evidentua si shkencëtar.
Nexhat Mersini jo vetem me njohuritë e fituara sistematikisht dhe më së miri në shkollë, por studjues i përjetshëm, përktheu e çfrytëzoi realizime shkencore bashkëkohore, kryesisht në rusisht. Paralel me aplikimet e reja të kësaj natyre jashtë vendit deri në Amerikën e përparuar, ishte i pari në vendin tonë që ndërmori studimin për aplikimin e metodave matematikore të prerjes, sipas programimit linear. Ishte hapi i parë drejt studimeve shkencore, shoqëruar me përfitim të dukshëm ekonomik, domosdoshmëri për hapa të tjerë të guximshëm, që u ndërmorën nga shkencëtari i ri. Ato u bënë model dhe hapën rrugë edhe për të tjerë studiues të profilit, të cilët ndoqën shpejt shembullin e tij.
Arritjet e para të suksesëshme shkencore e vendosën atë në vitin 1968 detyrimisht në Ministrinë e Financave, që ishte qëndra studjuese e efektivitetit të ekonomisë dhe financës për mbarë vendin, ku punoi si specialist deri në vitin 1970.
Në këtë Ministri fillimisht u përgjithsuan në shkallë vëndi metodat racionale të prerjeve matematikore kudo, si në Uzinën Mekanike të Gjirokastrës dhe gjetiu dhe më pas aplikimi i metodave matemikore në ekonomi, në gamë të gjerë, u shtri si normë e detyruar metodike e metodologjike, në të gjithë sektoret e ekonomisë si: planifikimi rrjetor në Portin e Durrësit, shfrytëzimi optimal i burimeve ujore dhe energjitike i lumit Drin e deri shtrimi matematikor për zgjidhje optimale i Bilancit Kombëtar Ndërdegësor. Nexhat Mersini bëri dhe “algoritmin e matricave të rallë” (problem shumë i vështire në lëmin e matematikës), për të cilin përveç Oxfordit e vlerësoi dhe Profesori i famshëm Leontieff, në NYU (nobelist).
Nexhat Mersini ka edhe meritën që me Profesorin e pa lodhur Kristian Bukuroshin të themeloi Institutin e parë të Informatikës në Shqipëri, që në rrjedhën e viteve e plotësoi dhe e përsosi, Kryetari i sotëm i Akademisë së Shkencave, profesor Gudar Beqiri.
Këto reforma të programuara dhe hapa praktike projektimi e llogaritjeje efektiviteti, ishin me vlera financiare dhe burim thesari për ekonominë e drobitur shqiptare. Ato nuk kërkonin mund fizik po thjesht aplikim shkencor në ekonomi, sipas shembullit të institutive të shumta shkencore të specializuara dhe të ekonomistëve të shquar bashkëkohor të botës, në lindje e në perëndim.
Këto studime kapërcyen barjerat klasore të kohës dhe detyruan organet përkatëse ta vleresojnë dhe çmojnë më shumë dhe më realisht tani shkencëtarin e afirmuar, që pas kësaj gjendej kudo dhe pyetej e vlerësohej nga të gjithë.
Nga viti 1970–1975 atë e caktuan profesor në Katedrën e Financimit të Ekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Më von Nexhat Mersini dha kontributin e tij në Akademinë e Shkencave, (Instituti i Studimeve Ekonomike), ku punoi deri në vitin 1979. Në këtë periudhë, si rezultat i kujdesit dhe vlerësimit të posaçëm prej kolegëve të tij të sektorit akademik profesorëve liberal e njerëzor të Universitetit, Pleurat Xhuvani dhe Isa Gorica, Nexhat Mersini dërgohet për specializim të mëtejshëm në Rumani, që ishte shtet me institucione shkencore të hershme e të konsoliduara.
Po rregjimi komunist nuk mund të vetdilte për një kohë të gjatë nga shinat e hekurta të luftës së klasave. Nexhat Mersinin cmirezinjtë, ziliqarët e karieristët e kishin të vështirë ta denigronin e mposhtnin në fushen e tij, ku shkëlqente si drita, prandaj do të gjenin të shfrytëzonin një terren tjetër, atë të "biografise se keqe". Kjo do të binte në sy edhe te organet më të larta shtetrore të kohës, të cilat njihnin çdo gjë për të, por ja kishin nevojën. Kështu shpjegohet fakti që Kryeministri, M.Shehu, në një takim me kuadrot e financës dhe ekonomisë në Tiranë, ju drejtua me fjalët: "Dëgjo mor djalë, ti je shume i zoti, por ruaju mos të të hanë burrokratët e Ministrisë së Financës". Po të mos kishte berë ato studime të rëndësishme për ekonominë e cfilitur shqiptare, (që M. Shehu ishte në dijeni) ai do ta “hante” vet Nexhatin, siç kishte ndodhur gjetiu edhe me të tjerë.
Letrat nga komunistë të bazës u tërheqin vëmendje kolegëve të tyre në qendër dhe ata me frikën se u rrezikohet kolltuku personal, siç parashikoi Kryeministri, e dëbojnë shkencëtarin e palodhur dhe e dërgojnë për të punuar thjeshtë si ekonomist në Kooperativën Bujqësore Malore të Dukatit të Vlorës, ku punoi pa familjen dhe në kushte tepër të vështira jetese, deri në vitin 1982.
Vështirësitë ekonomike që pushtuan vendin, pas shkëputjes me Kinën dhe njëfarë “zbutje” e luftës së klasave detyruan kthimin e shkencëtarit të pazevendësuseshëm në Ministrinë e Financave, ku profesor Nexhat Mersini, punoi si sekretar shkencor deri në vitin 1990.
Nexhat Mersini, si njeri përparimtar dhe pinjoll i ish klasës kapitaliste me ide nacionaliste, përkrahu proceset demokratike dhe u vendos familjarisht në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në viti 1992 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 ka qenë Drejtor Ekonomik i Radio Televizionit Shqiptar dhe nga viti 1994 deri në vitin 1996 Drejtor Ekonomik në Qytetin Studenti. Vëllai i tij, Ismet Mersini, arritideri Kryetar i Partisë Demokratike të Vlorës.
Një karakteristikë e veçantë dalluese e njeriu të mirë Nexhat Mersini ishte dhe besimi i tij në Zot dhe respekti i thellë për ata që besonin. Ai ishte idealist, tejet i ndershëm në kuptimin klasik dhe një demokrat i mirfilltë, që respektonte këdo pa cenuar kënd dhe pa ekstremitete politike. Ishte në çdo gjë për faljen si dhe përtej të mirës e të ligës, për bisedim e mirkuptim me këdo.
Ai e deshte shumë Kosovën, entusiazmohej nga sukseset e arritura nga shkëputja prej Sërbisë dhe aludonte për një bashkim sa më të shpejtë mbarë shqiptar.
Nexhat Mersini ishte një njeri besnik i shoqërisë dhe i miqsisë. Ai tjetërsohej e gjallërohej mes shokësh të vjeter vlonjatë, kur ne takoheshim në Tiranë me njeri tjetrin, pinim kafe bisedonim apo deri këndonim vlonjaçe e labçe dy tre herë në javë, apo i bënim vizita shoqi shoqit në shtëpi. Ishte kënaqësi e veçantë mardhënia reciproke me gjitonët vlonjatë miq të hershëm, Nuri e Aliqi Muço. Ai fliste kudo me respekt e dashuri për ta, ashtu siç i “qeshte nuri” kur takonte e shoqërohej me çdo shok e koleg të hershëm. Ai pinte kafe njërën pas tjetrës në filxhane të mëdha, apo tymoste duhan me tepri, dy zakone të mbrapshta, që e shoqëruan deri në fund.
Shkencëtari i shquar shqiptar Nexhat Mersini, krahas studimeve dhe aplikimeve të veçanta në ekonomi, ka sjellë në praktikë për ekonominë e vendit tonë, si nga asnjë tjetër, miljona dollarë përfitimi ekonomik. Ai nuk mori asgje nga shteti monist, jo pjesë fitimi, po as kthim pronash. Megjithatë, ai burrë madhështor, deri në çastet e fundit të jetës së tij, rojti me nder dhe i kënaqur, i ndihmuar prej fëmijëve të tij dhe meritoi falënderimet dhe dashurinë e shokëve dhe kolegëve sepse, si rralë kush, ruajti të pastër emrin e një njeriu të ditur e të ndershëm. Nexhat Mersini është bashkautor në shumë libra universitarë pë financimin e ekonomise dhe metodat matematikore në ekonomi. Ai ka botuar tre libra për metodat matematikore të aplikuara në ekonomike dhe deri në orët e fundit të jetës së tij po punonte paralelisht me një libër voluminoz për Krizën Ekonomike Botërore, si dhe guxonte të thellohej në argumentimin teorik të një ballafaqimi ku çuditërisht ndeshej me teoritë e Anshtajnit të Madh, vepra këto që nuk arriti ti përfundojë. Lexonte dhe përkthente nga gjuha ruse, italiane dhe angleze. Është vlerësuar nga Universiteti i Oksfordit në Angli me letër konsiderate për teoritë dhe mendimet e tij dhe ka marrë vlerësime optimiste edhe nga universitete të Francës, Rumanisë dhe Kanadasë.
Vlorë, më 09.09,2011
Telemaku ishte trup gjatë, hollak, që i merrej pak goja dhe kur fliste qysh në gërmëzimin e parë, kuptohej nga çdo vlonjat se ishte nartjot, sepse si shumica e banorëve të shatit Nartë, ngaqë gjuhën e mëmës e kishte greqisht, disa germa të
shqipes i formonte të mangëta e si të belbëta. Po kjo nuk ja përçmonte ligjëratën, përkundrazi e bënte atë gjithnjë më interesante dhe më të pëlqyer.
Duhet thënë që në fillim se Telemak Xhaxhua ishte njeri me humor të lindur, që asnjë veprim nuk kryente në jetë në çdo rrethanë, kurdoherë dhe kudo, pa një ndjenjë humori, pa bërë qyfyre si i quante ai, pa shaka të kripura. Atij i ishte bërë organike dhe nuk mund të përfytyronte formulimin e mendimit e nuk mund të shprehej pa një ndjesi apo përfundim dytësore, aq sa ndonjëherë, kur e cytnin me qëllim dashakeq, kalonte deri në zhvleftësim e tallje të partnerit bashkëbisedues apo viktimës objekt bisede. Sidoqoftë, gjithnjë ai dilte i fituar, sidomos në përpjekjet fatkeqe që dikush mund të ndërmerrte për ta
qesëndisur, përfolur apo nënvleftësuar atë.
Telemaku, më së shumti, banoi në fshatin Nartë, rreth 7 kilometra larg, në veri perëndim të qytetit të Vlorës, Ai shkonte e kthehej nga puna zakonisht me një biçikletë të vjetruar, që nxirrte dhe ajo tinguj vjetrimi e oksidimi, nga fërkimi i ashpër i pjesëve rrotulluese, skatolës, koronës dhe zinxhirit të pa
lubrifikua prej vitesh dhe të dukej se edhe ajo lëvizte e fliste e bashkëbisedonte me të zotin pafundësisht.
Fshati Nartë është në tërësinë e vetë nga ana panoramike e jetësore si një kartolinë e bukur turistike dhe si një shfaqe gazmore e veçantë, që të tërheq si me magji për jetë aktive, punë të dobishme dhe shoqëri të këndshme. Nartjotët, që në fshatin e tyre të bukur lodhen e rropaten gjithë ditës duke punuar fort, shfrytëzojnë çdo çast të lirë për t'u mbledhur bashkë, për të dëfryer e çlodhur aktivisht me valle, këngë dhe gatim karakteristikë. Janë të njohura në mbarë vendin vera "vlosh" dhe "ngjala qillomane", delikatesa të fshatit Nartë, që vetëm njëherë po t'i shijosh, do ti kujtosh e do përpëlitësh gjuhën sa të jetë jeta.... Këto "dhurata Zoti" nartjotët i kanë pasur në të gjitha kohët. Në qytetin e Vlorës dhe kudo, në periudhën e skamjes ekstreme hahej thuajse gjithë vitin bukë misri, "babanace" si quhej, ndërsa nartjotët gjithnjë kane konsumuar bukë "gruri rrumbulake".
Fshati i Nartës vërtetë është fare afër qytetit të Vlorës, por njëkohësisht është si një lagje e tjetër sojshme e zgjedhur e tij. Mund të them se as Vlora dhe as Narta nuk kuptohen tërësisht si kompleks unik dashurie dhe mirëkuptimi, pa njeri tjetrin. Nartjotët gazmorë e punëtorë venë e punojnë më së shumti në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e tij, në kripore e në ndërtim, në vreshtari dhe në peshkim, si dhe atje ku janë punët më të renda e me te vështira, po më te pagueshme e më të dobishme, Ata dallohen nga larg me ato veglat e tyre të punës të stërmëdha (lopatë e shat nartjoti).
Rinia qytetare vlonjate ka frekuentuar, në të gjitha kohët, shpesh dhe me dëshirë e kënaqësi, së bashku me vëndalijtë, rrugët e kalldrëmta e të pastra të Nartës; Kishat e vjetra të zbukuruara me ikona gjithfarësh; Pusin e Kavallonës me atë ujin e ftohtë dhe mjedisin ekzotik, ku zinin radhë vajzat e bukura nartiote, veshur me kostume popullore shumëngjyrëshe; dasmat karakteristike rituale, ku nuset shoqërohen për te burri të nisura e të stolisura me gjerdanë e monedha ari gushës dhe ku nga katet e dyta krushqit presin orendi e pajisje shtëpiake si dhurata për nusen; Liqenin e Nartës, me ato kaiket e shumta të peshkimit e deri Manastirin Mesjetar Ortodoks të Zvërnecit, ku qindra pelegrinë e gdhijnë çdo vit, me shprese se u shtohet jeta dhe u falen gjynahet. Vlonjatë e Nartjotë mblidhen për çdo rast fatlumë me njeri tjetrin, ndërsa në Festën e Karnavaleve, që nis ditën e verës, ceremoni tepër e veçantë e më se gazmore, ku këndohet, kërcehet e luhet muzikë sazesh dhe paraqiten veshje e maska gjithfarë
llojesh, festa zgjat tre ditë e tre net.
Telemak Xhaxhua gazmor, pjellë e vendlindjes, mbart karakteristikat e fshatit Nartë. Duhet thënë se ai është thelluar edhe në studimin e historikut të këtij ngulimi të hershëm karakteristik me doke e zakone të bukura tradicionale. Një pjesë e nartjotve kanë ardhur dhe janë vendosur në trevat e sotme nga Zvërneci bregdetar dhe më hershëm, si detarë piratë, nga Arta, po ka dhe dyndje të pjesshme Labërie e deri nga trevat veriore shqiptare. Sidoqoftë faktikisht ata janë bilinguistë dhe greqishtja e tyre paksa arkaike është më e afërt me origjinalin se e folmja himarjote.
Le të kenë ardhur nga të duan. Ky është kuriozitet historik dhe këtë le ta zgjidhin vetë ata dhe historianët. Nartjotët kane qenë gjithnjë pjesë e halleve shqiptare, pjesë e Vlorës heroike e patriote, qëndërestarë aktivë kundërshtie e proteste për çdo padrejtësi e shtypje, pjesëtarë dhe vatër rezistence
antifashiste dhe strehë e ilegalëve të parë vlonjatë, kundërshtarë të diktaturës dhe të çdo padrejtësie popullore, përkrahës të perëndimit e sidomos ëndërrimtarë për ditë më të lumtura dhe për marrëdhënie më të mira me bashkëfolësit fqinjë të Greqisë së ëndërruar, si ylli i mëngjesit, për burim mirësie, shprese e lirie. Nartjotët mbi çdo gjë kanë qenë dhe janë punëtorë si rrallë të tjerë, po që njëkohësisht si rrallë të tjerë, e duan dhe e gëzojnë jetën në vazhdimësi, për çdo çast dhe me çdo të mirë që ka.
Ja, ky është mjedisi që e lindi dhe e formësoi Telemak Xhaxhon, financierin dhe gaztorin e madh.
1.- TELEMAKU DHE SEKRETI SHTETËROR
Kur ishte kryerevizor financiar i Ministrisë Industri Miniera Tiranë, me nje grup shokësh siç ishte rregulli, ai u dërgua për të kontrolluar, revizionuar e mbyllur aktivitetin financiar, si dhe për të ndihmuan nxjerrjen e bilancit kontabël në një Minierë Kromi në zonën kufitare veriore. Pasi punuan për gati 15 ditë rresht, në kushte të papërshtatshme jetese e ushqimi, në acarin dimëror verior, grupi i kontrollit ishte lodhur e mërzitur edhe sepse gjendja dokumentare atje tregonte për parregullshmëri, falsitete e ndofta vjedhje.
Punonin me orë të zgjatura mbi dokumente dhe pushonin rreth një orë sa hanin drekën, diku në një mensë punëtorësh aty pranë dhe informonin e mbanin lidhur në telefon eprorët e tyre në Tiranë, hap pas hapi për rezultatet revizionimit.
Në një fillim jave, kur grupi ishte duke ngrënë atë pak lëtyrë që gatuhej aty, hapet dera e mensës dhe njëkohësisht dy batigardë të armatosur kërkojnë, gati duke bërtitur kryerevizorin. Kishte ardhur nga Tirana vete Ministri i Kontrollit gjeneral Sh., i dalluar nga te gjithë për arrogancë dhe skrupulozitet ekstrem.
-Ti je kryerevizori i Ministrisë Industri Miniera?
-Po, shoku gjeneral, Unë jam Telemak Xhaxhua nga Vlora.
-Pa hajde të na japësh shpjegime se morëm vesh për abuzimet e këtushme, që kanë shqetësuar deri Udhëheqjen e Lartë.
Telemaku shtyn derën dhe futet te dhoma e kontrollit. Nje erë e fortë fryn nga dritaret e lëna hapur për ajrosje dhe disa dokumente i përhap mbi tavolinat e deri për tokë. Fill pas Telemakut futet ne zyrën e vogël dhe gjenerali me shpurën e tij. Ai sa sheh gjendjen, vë dy duart në kokë e çirret e bërtet, sipas
zakonit:
-More, po ç'bëhet këtu: Dera e zyrës është e hapur dhe e pa mbyllur me çelës dhe pa dyllosur e vulosur, dokumentet gjenden jashtë kasaforte dhe të përhapura ne tavolina e deri në dysheme!
Po ç'bëni more ju të poshtër, që këtu buze kufirit i lini pa zot dokumentet e Partisë dhe sikur ia dorëzoni me duart tuaja armikut të egër titist, tamam këtu, buzë kufirit shtetëror? Po, sikur këtu të vinte një agjent imperialisto-revizionist dhe ti grabiste këto dokumente e projekte shfrytëzimi,
ku do shkonte fati i vendit. Kjo do formonte një katastrofë ndërkombëtare, që do cenonte emrin tonë të madh dhe do errësonte qiellin, që ndriçohet prej yllit marksist leninist, prej komandantit tonë legjendar... Do të të arrestoj, qen!
Telemaku, meqë ligjërata ishte e gjatë dhe i la kohë, e mblodhi shpejt veten dhe iu përgjigj gjeneralit, aty për aty:
-Kjo mund të bëhet dhe unë ta them me kuraje, se e di që jeni trim i shquar, ndaj po të flas me guxim, mbase të tepruar, si trimi trimit: Nga arrestimi unë nuk kam frikë se nuk humbas shumë, ngaqë edhe këtu si ne burg jam prej 15 ditësh, po, nëqoftëse është e mundur, para se të më arrestoni, a kini mirësinë të më lejoni të shpjegohem?
Gjeneralit që i pëlqeu dhe i shkoj për shtat sedrës se tij kryeneçe fjala "jeni trim i shquar", e futur enkas nga Telemaku, i dha leje atij për të dhënë shpjegime, ndaj Telemaku vazhdoi:
--Ju, shoku gjeneral, kini të drejte për çka thatë, se unë kam shkelur rëndë
normat elementar të punës dhe të porosive që kanë të bëjnë me ruajtjen e sekretit shtetëror, e sidomos faji rritet se ne jemi buze kufirit dhe fare afër, si thoni me të drejte ju, pranë agjenturave titiste. Po, duhet te dini se, unë specialisti më i mirë i vendit për kontrollin financiar, siç më kanë quajtur, edhe që jam dekorua për këtë, madje edhe i shoqëruar me disa vetë këtu, kam 15 ditë haptas që kërkoj e kërkoj, po deri tani nga këto shgaravina nuk kam marrë vesh asgjë, veç falsifikimeve në borderotë e pagesave, që tregojnë për vjedhje sistematike në shuma të mëdha parash. Ndaj mendova se si do mundet një agjent i maskuar i vetmuar titist do mund të vijë këtu për të marrë ta zëmë projekte e
studime rezervash kromi, etj., kur në këto dokumente këtu nuk gjenden fare. E aq me tepër ta bëjë këtë vjedhje për gjysmë ore që unë largohem për të ngrënë buke me sy nga kjo derë, ai nuk ka asnjë mundësi të zgjedh, kontrolloi dhe përvetësoi dokumentet sekrete të Partisë.
-Ik, more malukat, se qenke hezber dhe avokat nga goja ti. Pastaj, me përvojën tënde, vlerësimin që të kanë bërë dhe dekoratat e mara, na duhesh më shumë këtu se sa në burg. Ulu tani e na shpjego se çfarë ke zbuluar dhe si është e vërteta, që na alarmuan e na kanë prurë urgjentisht nga Tirana deri këtu!?
2.-TELEMAKUT I SËMURET NËNA NË FSHAT
Kur punonte në Ministrinë e Industri Minierave ne Tiranë, në detyrën e Kryerevizorit, Telemaku Xhaxhos i sëmuret nëna. Vëllai, dy vjeç me i vogël nga ai, po që i përngjante shumë dhe që banonte me nënën në fshatin Nartë, e mori disa herë rresht ne telefon dhe i tha se nëna ishte shumë e sëmurë. Ajo e kërkonte të birin e mërguar për ta takua për herë të fundit.
I alarmuar Telemaku, i dhembshur dhe shumë i lidhur me familjen, kërkon dhe merë takim menjëherë me zëvendësministrin nga varej, i shpjegon atij me durim gjendjen e nënës plakë e shumë të sëmurë dhe i lutet për ta lejuar të shkonte në Vlorë për të takuar nënën e tij të dashur, ndofta për të fundit herë.
-Ç'thua kështu, more Telemak, i thotë zëvendësministër Xhafa. Si guxon të kërkosh leje tani, që jemi në ngarkesë maksimale pune, kur Partia na ka bërë thirrje të risim shkallën e përgjegjësisë, të shtojmë kontrollin dhe kujdesin në punë dhe të mobilizojmë masat e gjera punonjëse për të rritur rendimentin dhe prodhimin e industrisë dhe te minierave tona, që janë mbështetja kryesore ekonomike e vendit, për të ngritur nivelin e jetesës dhe të mirëqenies së mbarë popullit.
-O shoku Xhafer, o vëlla i dashur! Po ç'thua kështu e bën propagandë pa qenë nevoja? Duket nuk me dëgjove mirë. Mos e more vesh se të thash për nënën e gruas? Jo, or jo po me vdes nëna ime që më ka bërë kokën dhe ajo po më kërkon me vendosmëri, t'i shkoj atje sa më parë, që t'i lehtësohet vdekja dhe t'i dalë shpirti pa mundim.
-Telemak, Telemak! Nuk të paskam njohur. Qenke me mbeturina mikroborgjeze dhe ke doza sentimentalizmi të sëmurë dhe idealizëm të tepruar. Pastaj ti nuk je as doktor qe ta ndihmosh e ti parandalosh vdekjen. Siç thua, ajo të pret ty, që të vdes, se ndryshe nuk i del shpirti. Kjo është një arsye më shume që të mos shkosh, që ti zgjatet jeta. Ik tani vrap, në krye të detyrës! Leje nuk të jap!
Iku Telemaku i dëshpëruar, po ndërkohë e gjeti vetë zgjidhjen dhe e morri shpejt vendimin. "Nuk më jep leje ti, o zëvendësministër i fandaksur e i pa shpirt, po unë te nëna do vete, qoftë dhe pa lejen tuaj edhe sikur të më pushoni fare nga puna".
Dhe u nis urgjentisht për Vlorë Telemaku, ndërsa një shokut të zyrës i tha se po nisem për një problem urgjent kontrolli në Minierën e Kromit në Bulqizë.
Në Vlorë dhe në Nartë për të ndihmuar e vizituar nënën në mjek dhe për ta kënaqur, së fundit herë, me lloj lloj ushqimesh e dhuratash, Telemaku u sorollat pak si gjatë, sa në fshatin Nartë e sa në Vlorë dhe megjithëse nëna duket se, me ndihmën e mjekëve dhe kujdesin e tij, ja hodhi të keqes së madhe, atij nuk i bënte zëmra të ikte larg saj.
Kur për këto detyra më shumë shpirtërore, por edhe për të bërë pazar ishte në pjacën e qytetit të Vlorës, para këmbëve të tij, dëgjon të frenojë e të ndalet një autoveturë. Prej saj zbret pikërisht zëvendësministër Xhafa. Ai e kish pikasur Telemakun nga larg, kish zbritur shpejt nga makina dhe i kish thirrur në emër. Telemaku, sa e pa me bishtin e syrit, vuri shpejt syzet e diellit për t'u maskuar sadopak dhe vazhdoj rrugën i shkujdesur dhe si pa droje, kinse nuk kish dëgjuar gjë. Po Xhafa këmbëngulës e shpirt kazmë e ndjek me vrap dhe e mbërthen për supesh: Telemak, të thash! Pse nuk përgjigje?
-Më fal. Nuk ju njoh, Unë nuk jam Telemaku, jam i vëllai thuajse binjak. Po nuk ke faj ti që kujton se jam Telemaku, se mbase më sheh për herë të parë. Neve, kur vishemi njësoj, gati na ngatërron edhe nëna. Ju kush jeni?
-Jam Xhafer zëvendësministri, eprori direkt i Telemakut.
-O, sa mirë që të takova. Po ku është ai, vëllai im mosmirënjohës. Kam 15 ditë që e kam lajmëruar se po na vdes nëna. Si nuk vjen ai maskara dhe do të thosha, si e mbani ju në punë atë nënëmohues? Si mund t'u dojë, t'u ndihmojë e të jetë i vlefshëm ai për ju dhe për Partinë tonë të dashur, ai burrë i poshtër, që nuk ka dhembshuri as për nënën e tij në pragëvdekjeje? Po dhe ju që e mbani pranë dhe jeni, gjoja, shokë dhe eprorë të tij nuk duhet të jeni më të mirë, se jeni edhe deri në kundërshtim me porosinë e Partisë që njeriu është kapitali më i çmuar dhe më e çmuara e më e nderuara midis njerëzve, padyshim është nëna!
Iku Xhaferi i turpëruar ndaj këtij sulmi të befasishëm, i bindur dhe i gënjyer, po edhe me nje rezervë e me një dyshim: Si mund të ndodhi një ngjashmëri e çuditshme dhe e përplot në të gjitha drejtimet: moshë, trup, të ecur, të folur!?
Telemaku, si e përshëndeti me ëmbëlsi "burrin e botës" u nis shpejt drejt postës së qytetit dhe mori menjëherë në telefon Drejtorin e Minierës së Bulqizës që ishte njëkohësisht mik i vjetër besnik i tij dhe që, si shumica e kuadrove të bazës, e shihnin me neveri zëvendësministër Xhafën, që u rinte çekan në kokë dhe s'i falte për asgjë. Pikërisht këtij drejtori, në telefon nga Vlora, ia shpjegoi
hollësisht ngjarjen dhe ranë dakord e përgatitën terrenin për veprimet e mëtejshme.
Xhafa sapo mëriti në Tiranë thërriti në telefon Minierën e Bulqizës dhe kërkoi Telemakun. Ata, sipas marrëveshjes, i thanë se Telemaku është futur për një verifikim direkt në Galeritë e Zonës D, që është larg dhe do dalë prej andej në mbrëmje.
Në mbrëmje Telemaku, qe ishte nisur qysh në mëngjes nga Vlora, sapo mbërriti në Bulqizë, nga telefoni i Zyrës së Drejtorit të Minierës, lidhet direkt me zëvendësministrin dhe përshëndetet e bisedon gjatë për çështje pune krejt normalisht me të, pa e zënë fare në gojë nënën e sëmurë, megjithëse gjoja për kortezi, u pyetën reciprokisht për shëndetin e njeri tjetrit.
3.- TELEMAKU DHE BILANCI KONTABËL
Viti 1966 e gjen Telemak Xhaxhon shef finance në Ndërmarrjen Ushqimore të qytetit të Vlorës. Ai u kërkua dhe u vendos këtu si dorë e fortë, specialist i aftë finance, megjithëse kish një pozicion kyç në Ministri. Ndërmarrja Shtetërore Ushqimore e Vlorë, më e madhja në jug të vendit, ishte me rëndësi kombëtare si qendër industriale me shumë fabrika sa në Vlorë Himarë e deri në Sarandë për prodhim vaj ulliri e lule dielli, fabrikë sapuni gjithfarësh në Zonën Industriale të Vlorës, fabrika makaronash, kantina verë rakie dhe për pije alkoolike, që furnizonin Vlorën, Sarandën dhe Fierin, po edhe për eksport në vendet e lindjes. E administruar keq e nga njerëz të pa aftë, dembel e deri abuzues, kjo ndërmarrje e rëndësishme kombëtare kishte 5 vjet rresht që dilte me humbje, merrte donacion shtetëror dhe ishte vendosur për faliment financiar e mbyllje aktiviteti. Si përpjekje e fundit për mbijetesë u bë një ndryshim total në personelin drejtues, inxhinjero teknik dhe administrativ. U zgjodhën, nga ishin dhe nga s'ishin në Institucione e Ministri, kuadrot më të mira vlonjate, duke sakrifikuar, dëmtuar e dobësuar sadopak vendet e tyre te mëparshme të punës. Kështu u zgjodh edhe Telemak Xhaxhua, qe la detyrën e Kryerevizorit në Ministrin e Industri Minierave dhe u emërua Kryetar i Degës Financiar të
Ndërmarrjes Shtetërore Ushqimore të Vlorës. Ai banonte pranë familjes së tij në fshatin Nartë dhe vinte në qëndron e vet punës në qytetin e Vlorës, duke lëvizur me një biçikletë të vjetër dalëboje.
Pa kaluar dy vjet gjendja financiare e ndërmarrjes u shëndosh dhe mbi bazën e një disipline të fortë dhe të masave ekonomiko financiare efikase, duke vendosur një regjimi të rreptë kursimi e kontrolli, si dhe të kujdesit teknik për shfrytëzimin optimal të makinerisë, punës me tre ndërresa, që ndikoi direkt ne rritjen e rendimentit dhe kursimin e lendeve djegëse, u shtua prodhimi dhe u ul kostua, Kjo solli fitime të konsiderueshme, qe e vuri ndërmarrjen ne pararojë në shkallë vendi.
Dhe pikërisht në këtë kohë, në një drejtim të caktuar spikati shkathtësia dhe u
zbulua një tjetër "qyfyr i Telemakut", që u bë shkak edhe për këtë rrëfenjë. Edhe Telemaku, me stafin e tij te ekonomistëve dhe financierëve pati ndikimin e vete për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga humbja shumë vjeçare. Ata punonin ditë e natë me orar të zgjatur dhe pa pushime javore. Pra lodheshin mbi shkresa, dokumente e llogaritje, bënin analiza financiare, gjenin
mangësi e dobësi dhe programonin e ndërmerrnin masa përmirësuese, dhe rezultatet i sintetizonin në bilancet periodike kontabile, që pasqyronin në dinamik gjendjen e re financiare.
Këta njerëz të ndërgjegjshëm lodheshin dhe e kishin hak fjalën e mire dhe inkurajimin e mëtejshëm. Po të tjerë, në udhëheqje te aparatit shtetëror lokal e qendror e në Parti vazhdonin rutinën e punëve te zakonshme, tejet burokratike, siç ishte karakteristike e sistemit socialist te ekonomisë. Bënin mbledhje e kontrolle, mbanin konferenca politike dhe shisnin ideologji. Këto Telemaku punëtorë, i ndërgjegjshëm e me sens praktik, si shumë të tjerë, nuk i pëlqente dhe i përbuzte. Këta lloj njerëzish, thoshte Telemaku, veç shesin mënd kot së koti.
Pikërisht, qysh herët në mëngjes, hapi derën fare pa trokitur një i tillë burokrat, shoku Ismail, ish bashkënxënës me të. Ai, tani kapadai i nxitur nga vendi i tij i punës si revizor i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, i flet nga larg Telemakut dhe i thotë:
-Erdha unë, siç të thash në telefon, për të bërë analizën ekonomiko financiar të vitit, sipas dokumenteve kontabile dhe rezultateve të arritura. Prandaj më duhetbilanci kontabël vjetor dhe anekset e tij.
-I dashur Malo. Ti këtu je si i shtëpisë. Merr vet në dollapin e akteve qe e kam hapur apostafat. Atje i ke bilancet dhe çdo gjë që të duhet. Do ti jepja vete, po unë po përgatitem se duhet te takoj Drejtorin, mbasi jemi para mbledhjes së Këshillit Teknik te Ndërmarrjes, ku vjen edhe nje i deleguar i Ministrisë.
Malua, qe hiqej si kompetent, po ne fakt kish ngelur pas shokëve te kategorisë se Telemakut, i kënaqur për besimin, ashtu edhe ca naiv e i pakujdesshëm, nga dollapi zgjodhi të parin bilanc kontabël dhe ju fut punës për ta analizuar, sipas tij, gjendjen ekonomiko financiar të ndërmarrjes. Punoj atë ditë dhe dy
dite te tjera me pas, pa u konsultuar me kënd, se i dukej se do zbulohej paaftësia e tij dhe do i ulej autoriteti. Përfundimisht formuloi një raport analize me 5 faqe, që e shtypi vete ne makine shkrimi dhe e shumëfishoi dhe formuloi kështu materialin për analizën ne Këshillin Popullor të Rrethit, ku
propozonte dhe masa disiplinore te rrepta për shkaktaret dhe shkelësit, sipas pozicioneve, qe nga Drejtori shkarkim dhe deri te shef Telemaku paralajmërim për pushim nga puna.
Raporti u lexua në Këshillin e rrethit nga vet Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, qe ishte edhe ai një tip fodulli, njësoj si Malua.
Kryetari pasi lexoj materialin dhe masat e propozuara kërkoj shpjegime.Drejtori Ndërmarrjes Ushqimore, që ishte afër Telemakut i thotë ati me zë te ulet. Ç'na ke bërë mor Telemak ne kemi dy vjet me fitim, ndërsa këtu numërohen humbje kolosale. Më lër mua te flas, ndërhyn Telemaku dhe ngre dorën.
-Jo, jo thotë Kryetari. Të jap llogari Drejtori.
- Një pyetje kam, shpejton pa marrë leje Telemaku, Për cilin bilanc kontabël bëhet fjale.
- -Për vitin që kaloi, thotë Malua, natyrisht.
-Po nuk duhet të jetë kështu, se ne kemi dy vjet me fitim. Ju lutem, ta shohim bilancin kontabël që analizuat
-Ja ku është dhe Malua e ngre bilancin lart, ku lexohej me germa te mëdha viti 1965.
-Po, për vitin 1965, për 3 vjet përpara, u morën masa dhe u shkarkua i gjithë
personeli. Me ne çfarë keni?
Kishte ndodhur ajo që pritej. Malua kishte marre ne dollapin e bilanceve atë qe gjeti përpara dhe qe enkas e kishte vene ashtu Telemaku, megjithëse po aty ishte dhe bilanci kontabël i vitit 1968, që kërkohej.
Pa marre ndonjë masë nuk mund te mbaronte mbledhja e këshillit, ndaj u pushua ai qe e meritonte, Malo Ziu.
4.-TELEMAKU DHE PAKETA E CIGARES
TË KUJTOJMË REFIT HOXHËN
Kaluan shumë vjet nga koha kur zemra e Refit Hoxhës, mikut tim aq të mirë, nuk rreh më. Trupi i tij i pajetë shtrihet nën dhe në Babicë të Vlorës.
Kur iku Refiti, aq papritur, në pragtë pesëdhjetë vjetorit të jetës së tij, unë punoja në Fermën Bujqësore në Llakatund, ndërsa ai, në Kooperativën e Bashkuar të Novoselës së Vlorës. Ishim dërguar, si vullnetarë të detyruar për "të ndihmuar fshatin", që ta bënim dhe atë "të përparuar", si qytetin. Sapo ishte kthyer në mbrëmje për të fjetur në shtëpi, në Vlorë. Një atak në zemrën e tij të plagosur, i ndodhur pa ndihmën e parë aq të domosdoshme në këto raste, se ishte i vetëm me gruan e tij të paralizuar dhe... kaq ishte jeta e tij.
Kur e mora vesh vdekjen e papritur të Refit Hoxhës, ndjeva aq dhembje të thellë, sikur të ishte im vëlla. Dhe nuk isha i vogël. Isha mesoburrë, mbi dyzet vjeç, por nuk kisha provuar tjetër herë një humbje dhe një dhembje të tillë. Qaja me lot, si i marrë. Lotët nuk më reshtnin as të nesërmen, ditën e varrimit, aq sa, duket, s'iu lashë radhë as vëllezërve të tij të një nëne, që në të vërtetë e mbanin veten, duke u treguar lebër e burra zakoni. Jo vetëm ato ditë, po dhe më pas, sa herë më shkonte mendja te Refiti dhe kjo ndodhte vazhdimisht, kaloja në gjendje të thellë depresioni. Edhe unë po mos të desha, Refiti më shfaqej gjithnjë përpara, se rruga për në Llakatund kalonte detyrimisht midis varrezave
të Babicës.
Udhëtoja për ditë në atë rrugë dhe shpesh dy herë në ditë dhe, si në vajtje dhe në kthim, timoni i motoçikletës sime, instinktivisht, kthehej te varri i Fites, ku ndalesha gjatë e sikur bisedoja me bustin e tij të gdhendur mbi qivur.
Gjendjen e dëshpërimit ma shtonin dhe kortezhet me të vdekurit e përditshëm, që përcilleshin nga qindra të afërt në banesën e tyre të fundit. Me sa duket, isha në pragun e ndonjë depresioni psikik. Vetëm transferimi në qytetin e Vlorës, dy vjet më vonë, duket se më shpëtoi nga çmendina. Kjo gjendja ime ishte e pavetëdijshme, instiktive dhe që nuk shpjegohet e përligjet, por e vërteta e pamohueshme ishte se nisi, pikërisht me vdekjen e papritur dhe shumë të parakohshme të Refit Hoxhës, refleks i ndjenjës së dhembjes së madhe dhe i konsideratës së jashtëzakonshme që kisha për të.
Në të vërtetë me Refit Hoxhën u njohëm më nga afër në vitet pesëdhjetë, kur ai dhe vëllai im, Enver Çipi, që ishin moshatarë dhe miq të hershëm, vinin për të dhënë provime në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Unë, në fakt, jam moshatar me Zaim Hoxhën, vëllain e vogël të Refitit dhe me të kemi qenë bashkënxënës në shkollën shtatëvjeçare në Vlorë, si dhe gjatë shërbimit të
detyruar ushtarak në Tiranë.
Kështu që nga kjo lidhjet tona ishin fort miqësore e familjare. Miqësia dhe marrëdhëniet e mëtejshme me Refitin vazhduan mbi njëzetë e pesë vjet, duke qenë bashkë si mësues në Shkollën e Mesme Financiare të Mbrëmjes në qytetin e Vlorës, dhe për gati dhjetë vjet si pedagog në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT Vlorë, ku u bëmë miq shumë të ngushtë. Ishte nder i veçantë ta kishe mik Refit
Hoxhën. Jo vetëm se për mua ishte më i madh në moshë dhe shumë me përvojë e më i pjekur në jetë e në punë, si dhe me një rreth të gjerë familjar e shoqëror, por njëkohësisht, fort i ditur e me kulturë të gjerë dhe shumë i mençur.
Babai i Refitit, Nuro Hoxha nga fshati Tërbaç i Vlorës, ishte ndër mësuesit e parë të shqipes dhe i nderuar në të gjithë krahinën. Edhe vëllezërit e Refitit, Qaniu agronom dhe Zaimi mësues, ashtu si dhe të dy motrat e tij, Sanija dhe Jeta, mësuese. u bënë mjaftë të dëgjuar dhe me emër të mirë në Vlorë
Refiti ishte shumë i qetë, gjithnjë i drejtë, i logjikshëm dhe për çdo gjë jepte këshilla dhe zgjidhje të thjeshta, përfundimtare dhe krejt praktike. Ishte i papërtuar dhe kurdoherë i gatshëm për gjykimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, qoftë dhe kur ato ishin me acarime të tejskajshme. Këto raste, ishin aq të shpeshta, sa do mendoje se kishe të bëje me një institucion. Me atë zërin e trashë prej basi, që sikur e ndjej te veshi, gjithnjë të bindte dhe për çdo gjë t'i jepje të drejtë; me atë logjikën e hekurt, me njohjen dhe njohuritë që kish për gjithçka, të çudiste; me drejtësinë e tij absolute e të pa prekshme nga çdo lloj ndërhyrje, të kënaqte; me shembullin moral maksimal, ai sikur të hipnotizonte në çdo rast për të rënë dakord me zgjidhjen e tij optimale. Të ishte gjyqtar në organet e drejtësisë, pa dyshim, do të ishte më i miri, një fat për palët në gjykim dhe shembull për gjithë vendin, se do ishte perfeksion i drejtësisë dhe mirësisë.
Edhe në punën e tij si financier, shef finance në disa ekonomi të rrethit, ishte më i miri, me njohuri të gjera teorike, që i shtonte vazhdueshëm edhe si pedagog i kontabilitetit, në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT në Vlorë. Ai kishte arritur përsosmërinë për zgjidhjen e veprimeve praktike kontabële, për të cilat gjithnjë këshillohej me miqtë e tij, specialistë të mirëfilltë e të vjetër
vlonjatë, duke formuar një si kuvend pleqësie të vlerësuar në shkallë vendi.
QEVERIM KUSHTA
Inxhinieri i talentuar, që ndërtoi 40 vjet
Nga Llazar Bano dhe Luan Çipi
DY FJALË PËR NJË BURRË ME EMËR,
MEXHID HAXHIUN
E kam njohur Mexhid Haxhiun qysh fëmijë, sapo kishte filluar të shquhej talenti i tij si futbollist. E kam ndjekur me dashuri e simpati dhe më pas, kur na çudiste me virtuozitetin e tij të pashoq të futbollistit xhongler, kur duke luajtur me topin e rrumbullakët bënte veprime të papara dhe, sikur ta kishte gjymtyrë të tij topin e futbollit, driblonte e sikur fluturonte me të dhe shënonte lehtësisht gola fantastik e njërin me të bukurin se tjetrin.
Më tej, na bëhej zemra mal, kur mësonim për korrektesën e tij maksimale në jetë e në shoqëri, krenoheshim nga çdo sukses i tij dhe, në periudhën e egërsisë komuniste të luftës së ashpër të klasave, na vinte keq për qëndrimet nënvleftësuese, denigruese e ndonjëherë fyese ndaj tij. Shumëkush e vuante
poshtërimin së bashku me këtë njeri të duruar, gjithnjë të urtë, të sjellshëm e zëmër gjerë. Në këtë drejtim, sidomos ne vlonjatët, indinjoheshim e ndikoheshim edhe më shume se e dinim mirë edhe prejardhjen e shquar prej trimi dhe patrioti të Mexhid Haxhiut. E kaluara shkëlqente sidomos me gjyshin e tij, Osman Haxhiu, prefekt i Vlorës për një kohë të gjatë, burrë shteti, që spikati në veçanti si prijës i "Luftës se Vlorës", epopesë vendimtare për vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.
E kam parë Mexhid Haxhiun, si futbollist sapo lindi, të instruktuar nga Vasillaq Ndini, trajneri i parë që e zbuloi, më pas me Loro Boriçin e madh dhe në dhjetëra ndeshje si futbollist virtuoz të Partizanit dhe Flamurtarit dhe pjesëtar të imponuar nga opinioni publik, te ekipi përfaqësues i Kombëtares
Shqiptare, në krahë të Panajot Panos, të Vasil Rucit, si dhe të plejadës së shquar të futbollistëve të talentuar shqiptar, duke luajtur futboll të bukur, si rrallë të tjerë.Stadiumi Flamurtari, aso kohe, mbushej plot me burra e gra entuziaste që krenoheshin dhe inkurajonin në kor futbollistin e tyre të dashur, shumë të
preferuar e tepër elegant. Kur ai rrëmbente befasisht topin dhe drejtohej drejt portës kundërshtare, me fanellën kuqezi dhe numrin 10 në shpinë, të gjithë e ndiqnin të emocionuar duke e inkurajuar "forca dhjeta" dhe kur i afrohej portës rrufeshëm në pozicion të volitshëm thërrisnin "zhyte Xhite" që do thoshte godit Mexhid fort drejt portës dhe atëherë, herë me të djathtën dhe herë me të majtën si s'pritej, goditej fluturimthi topi që prekte një nga trekëndëshet e portës, duke fërshëllyer si plumb në formë gjethi për t'u pleksur me rrjetat e brendshme djathtas apo majtas, ndërsa portieri shihej i shtrire në anën e kundërt. Dhe atëherë, në Vlorë, apo gjetiu në rrethet e kategorisë së parë, ku gjithnjë kishte qindra tifozë vlonjatë që shoqëronin ekipin, nuk pushonin britmat inkurajuese dhe emrat e nderit me të cilat e kishte pagëzuar populli Mexhid Haxhiun si "uragan i ndërprere, "brigadieri", etj. Kjo nuk rreshti nga ditët e para kur e nisi si 16 vjeçar futbollin Mexhid Haxhiu dhe në vazhdimësi për të 16 vitet e jetës së tij aktive si lojtar titullar në fushat e futbollit, lojës masive popullore dhe ndofta midis të paktave kënaqësi, në ato ditë të vështira.
Mexhid Haxhiu u ngrit shpejt në nivelet më të lata cilësore të mjeshtërisë si futbollist, duke u klasifikuar me të drejtë dhe në anketën popullore sportive si sportisti më i mirë shqiptar i vitit 1972 dhe se fundi u përfshi midis dhjetë futbollistëve më të mirë të vendit për të gjitha kohët. Ky nivel i lartë cilësor u arrit, padyshim në radhe të pare falë cilësive vetjake, të talentit të tij të spikatur, punës këmbëngulëse e vullnetit të pamposhtur, po në ketë drejtim ka ndihmuar dukshëm fati që ai u lind dhe u rrit në Vlorën e futbollit. Kjo edhe për faktin që krahas tij në Vlorë bashkëvepruan shumë futbollist cilësor, mjeshtra sporti dhe anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit ndër vite, po dhe që Flamurtari i Vlorës ka dalë kampion kombëtar dhe ka marrë kupa e supërkupa dhe për më tepër ka fituar ndeshje të bujshme ndërkombëtare me ekipe elitare në futbollin evropian, si me Barcelonën dhe Partizanin e Beogradit.
Gjimnazisti i maturuar me notat vetëm dhjeta, do të detyrohej të priste të vinin vitet e demokracisë që të lejohej për të vazhduar studimet e larta dhe për t'u diplomuar (prapë një çudi), së bashku me djalin e tij, po tashmë në moshën 50 vjeçare. Diploma e Universitetit për këtë njeri faktikisht me kulturë të gjere autodidakte dhe zotërues perfekt i italishtes dhe anglishtes, ishte një akt formal e moral, që mposhti vetëm një nga diskriminimet dhe padrejtësitë gjysmë shekullore.
E kam të pashlyeshme në kujtesë Mexhid Haxhiun, gjithashtu, si trajner të brezave të futbollit vlonjat. Nuk do më harrohet kurrë "spektakli me topa futbolli" i ideuar dhe i realizuar nga Mexhidi pasionant dhe këmbëngulës me një grup fëmijësh të talentuar futbollistë të rinj: Në një pushim ndeshjeje
ndërkombëtare u shfaqën me madhështi në Stadiumin Flamurtari rreth 20 fëmijë shtatlartë, në gjithfarë pozicionesh, duke vrapuar me topat e futbollit në kokë, në sup, në qafë, në thembër e putër të këmbëve, që me përpikëri, ia përcillnin topin njeri tjetrit me shpejtësi maksimale për një kohë të gjatë, pa gabuar asnjëherë.
Në vazhdën e viteve, shumë më vonë, e shohim Mexhidin trajner të Flamurtarit dhe ekipeve të tjerë të futbollit elitar, gjithashtu të zgjedhur në Federatën e Futbollit; të caktohet ndërmjetës me Federatën Evropiane e Botërore të futbollit dhe me sportistë e trajnerë të spikatur kudo; të jetë pedagog i trajnerëve dhe arbitrave të futbollit shqiptar; autor dhe këshilltar asnjanës dhe përcaktues i të mirës, të përparuarës dhe të drejtës në sport, si dhe analist të thellë cilësor televiziv e deri gazetar sportiv.
Veprimtarinë e spikatur futbollistike dhe sjelljen shembullore të Mexhid Haxhiut unë i njihja mirë edhe sepse aktivizoheshim së bashku suksesshëm në aktivitetetsportive. Këto më mjaftonin për ta konsideruar atë, si u shpall më vonë në vitet e demokracisë, me plot meritë, " Mjeshtër i Madh" në sport dhe nga mbarë opinioni publik u cilësua si një nga bijtë brilant e më të nderuar të qytetit
të Vlorës e të mbarë Shqipërisë.
Po, kur e dëgjova, para pak ditësh, futbollistin e shquar Mexhid Haxhiun direkt, duke mbajtur një ese kritike e vlerësuese për shkrimtaren e pëlqyer e shumë produktive vlonjate, Vilhelme Vranari, për dy librat e saj të fundit, apo kur e kundrova më pas, në "intervistë televizive me zhurmues" te "Klani" me telekronistin dhe regjisorin e shquar Pandi Laço, unë jam mahnitur sërish, si ne ato vite kur ai demonstronte magjinë e futbollistit të madh.
Duke e dëgjuar, në të dy rastet, se çfarë fshihet këtë radhë te mendja dhe koka e tij, sërish u emocionova thellësisht, si në ato vite kur aq shumë vlerësohej më tepër këmba e tij e artë dhe njëkohësisht ndjeva sërish krenari, për shokun dhe mikun tim të zemrës, që si kurdoherë emeton cilësi të larta dijesh, mençurie, burrërie, vendosmërie dhe talenti shumëplanësh. Për kritikën letrare
Mexhidi kishte bërë një pune serioze dhe të lavdërueshme, çka dukej, jo vetëm me mbresat dhe përfundimet e paraqitura, po edhe nga që u ishte referuar filozofëve dhe specialisteve të letërsisë, për të nxjerrë argumente bindës dhe përfundime të sakta. Pasi dëgjova dhe intervistën u binda edhe njëherë si për vullnetin po dhe për maturinë dhe tolerancën e tij, karakteristika këto të mbartura në vite. Ishin këto momentet që më nxitën të shkruaj këto dy fjalë dhe të falënderoj publikisht Mexhid Haxhiun.
Këto, gjithashtu më nxorën në përfundimin se Vlorës dhe Shqipërisë nuk i kanë munguar thesaret njerëzore, ato kanë qenë dhe janë midis nesh dhe u takon drejtuesve të politikës dhe të shtetit në qendër dhe në rrethe kryesisht, po dhe institucioneve e individëve me mundësitë përkatëse, t'i zbulojnë ato, t'i evidentojnë, t'i nderojnë e vlerësojnë, (e kush më shumë se ai do ta meritonte të ishte NDERI I VLORËS), t'i inkurajojnë, dhe t'i shfrytëzojnë, për aftësitë e tyre dhe si model përsosmërie, e t'i vënë më mirë në dobi të kombit.
Vlorë, 04.10.2010
AKTORI QIRJAKO IRAKLI SAVA
Një nga shokët e mi më të mirë
Në "ditarin" tim të viteve të fëmijërisë është shkruar: Në shtatorin e vitit 1946 nisa klasën e parë të "Unikes" në Shkollën e Mesme Tregtare të Vlorës së bashku me Qirjako Savën... Atje u aktivizuam në jetën kulturore dhe sportive të qytetit…Në teatër na përzgjodhën të luajmë role po me Qirjako Savën. U caktuam te "Ora Gazmore" e qytetit, unë në bisedë në dialektin çam, Qirjako Sava, si gegë. Programi jepej me megafon, mbi Bankë te Sheshi Flamurit, sipas teksteve me humor për të rejat e ditës, që formulonte kryesisht poeti Perlat Hasani...
Po në vitin l946 u hap Shtëpia e Pionierit e qytetit të Vlorës dhe pa u ndarë nga Qirjako Sava, u përfshimë në veprimtaritë e shumta të sajë, duke qenë pjesëmarrës aktiv të teatrit dhe korit të Shtëpisë së Pionierit dhe të rretheve sportive. Atëherë, organizuam disa shfaqje artistike, si në qytetin e
Vlorës dhe në shumë fshatra të Himarës, Topalltisë, Myzeqesë, Kullësit, Selenicës e deri jashtë rrethit.
Kjo veprimtari artistike e kulturore për ne kish vlera të jashtëzakonshme, se veç zgjerimit të njohurive për muzikën, artin dramatik dhe sportin, me të cilin u morëm shpesh më pas, na mësoi dhe edukoi me një jetë kolektive, duke na hequr nga veset e këqija dhe duke na njohur shokë dhe miq të shumtë dhe cilësor. Aty në grupet e Shtëpisë së Pionierit u miqësuam më shumë me Qirjako Savën dhe Agron Çuçin, Niko Vangjelin, Reshat Kripën, Sadedin Gjokën dhe Duro Mustafain, shokë që ngelën, deri në fund ashtu siç ishim fëmijë, shumë të dashur, të talentuar, të virtytshëm dhe të pa vdekshëm. Atje u njohëm dhe me mësuesin e muzikës, të pa harruarin Tish Daija, shkodran- vlonjatin e madh, që
më pas shkëlqeu me gjeninë e tij si muzikant, dirigjent dhe kompozitor, artist i popullit, deputet dhe akademik.
Ndërkohë, vitet kalonin dhe ne po e kapërcenim fëmijërinë dhe po hynim në vështirësitë, bukuritë dhe peripecitë e adoleshencës.
Si shpjegohet prezenca kaq shpesh e Qirjako Savës, te "ditari" im i fëmijërisë? Kjo tregon sa i afërt ka qenë ai me mua, tregon ndikimin e madh reciprok për njeri tjetrin. Dhe kjo u ruajt për gjithë jetën.
Bashkë e nisëm edhe Gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës, më pas shkëputemi ca, për tu takuar në te
njëjtin grup sportiv, në vitin 1954, unë mundës dhe Qirjakua boksier dhe po bashkërisht stërvitemi pranë liqenit të Pogradecit, e më pas, marrim pjesë në ndeshjet dhe takimet sportive në Durrës dhe Tiranë. Në vitin 1956 jemi sërish në Vlorë dhe debutojmë në të njëjtin grup diletant teatror, pranë Shtëpisë së Kulturës, me regjisor Nazmi Bunjakun, ku midis të tjerave, vumë në skenë komedinë "Fejesë e Ngatërresë", të Minush Jeros.
Për të ardhur deri këtu Qirjako Sava kaloi në procesin e gjatë të formimit dhe edukimit artistik. Ai, u aktivizua me sukses në grupin teatror të Shtëpisë se Kulturës Vlorë qysh ngavitin 1949, kur regjisori Shefqet Resuli, vë në skenë
dramën e Konstandin Simomonovit ''Gështenjat e Pragës'', me aktorët e rinj Panajot Papingji, Petro Pema, Myqerem Ferra, Foto Shamo, Dhori Strati, Fatushe Kripa, Ervehe Gorishti, etj.
Këtu shkëlqen talenti i tij prej artisti të vërtetë dhe Qirjako Sava, në vitin 1951, në një Olimpiadë Teatrore Amatore në Tiranë me regjisor Kadri Roshin, merr diplomë nderi, së bashku me Evgjeni Shtrepin dhe Stefan Pemën, për të
ardhur në vitin 1953, në qytetin e Durrësit, kur u vu në skenë drama ''Po fillojmëme jetën'' e Makarenkos dhe Teatri i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës,
me pjesëmarrjen e Qirjako Savës, Bedri Mersinit dhe të një trupe krejt me të rinj të talentuar, mori çmimin e dytë.
Qirjako Sava u përfshi në grupet profesioniste të Teatrit dhe Estradës së qytetit të Vlorës, në vitin 1959, duke ardhur natyrshëm atje nga lëvizja
teatrale amatore, i përzgjedhur dhe i përfshirë, së bashku me një grup të rinjsh të talentuar, që patën të përbashkët talentin dhe vullnetin e tyre të spikatur.
Ai, u fut në këto trupa së bashku me Kristo Shkurtin, Bedrie Mersinin, Meliha Dodën, Vasil Beqarin dhe iu shtua artistëve më të vjetër të brezit të parë e në vijim: Gaqi Vishi, Leka Kruta, Pirro Sava, Liza Skrame, Vangjel Panozaqi,
Minella Mita, Evgjeni Shtrepi, Myqerem dhe Meliha Fera, Mishel Lako, Mojze Negrini, Liu Mone, Reshat Osmani, Kostandin Thana, Astrit Hasho, ku më pas, dora dorës, u plotësuan me aktorë të ardhura nga shkolla e aktrimit, si Albert Veria, Ali Roshi, Aleksandër Pogaçe, Vasillaq Godo, Adem Gjyzeli, Thabit Beqiri, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrame, Resmije Ruci, etj.
Midis këtij brezi të talentuar artistësh, ku më vonë, shkëlqyen dhe "Parodistët e Vlorës", dhe ku Qirjako Sava, zuri vend të rëndësishëm, grupet teatrale dhe të estradës së Vlorës, sipas regjisë së Nazmi Bunjakut, Shefqet Resulit, Minella Mitës, Myqerem Ferrës, Pirro Savës, Pëllumb Kullës, Kadri Roshit, Drita Pelingut, etj., dhanë mijëra shfaqje të bukura për spektatorët vlonjatë dhe në turne në mbarë Shqipërinë, duke marrë shpesh herë, vende nderi në shkallë kombëtare.
Që në fillim Qirjako Sava, tërheq vëmendjen e spektatorëve dhe bëhet i dashur për ta me atë pamje rinore, energjike, ekspresive dhe gazmore, si recitues, aktor me spektër të gjerë komik e dramatik për të mbajtur shpejt mbi supe role
më të rëndësishme e deri kryesore.
Premiera e parë, si trupë drame profesioniste, Vlora e vuri në skenë në vitin 1962, me pjesën teatrale "Fundosja e Skuadronit" të Kornejcukut, me regjisor të paharruarin Kujtim Spahivogli. Për këtë figurë të shquar të dramaturgjisë
shqiptare, duhet thënë se, përpara se të vlerësohet si artist, nga kolegët vlonjatë çmohet si njeri dhe personalitet. Është e rëndësishme të theksohet se
për interpretimin brilant në këtë shfaqje, Qirjako Sava merr duartrokitje të pareshtura nga spektatorët, si dhe përgëzime nga vetë Sulejman Pitarka e Naim Frashëri.
Ajo që e evidentoi dhe ia rriti më shumë vlerat si aktor, ishte një takim i estradave profesioniste në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1963. Shfaqja atje lidhej me numrat e saj përmes konferencierit dhe këtë rol e bëri Qirjakua. Duket e realizoi shumë mirë, sepse në përfundim të takimit, specialistët organizatorë kërkuan që ai të bënte edhe konferencierin e shfaqjes përfundimtare, me numrat
më të mirë të të gjitha estradave të vendit.
Në vitin 1969 Qirjako Sava u kompletua dhe me arsimin e lartë si aktor dhe regjisor, duke vënë në skenë, nën regjin e tij, 25 premiera, gjatë karrierës aktive si profesionist dhe tre të tjera, mjaftë të suksesshme, në vitet e fundit, si pensionist.
Ai e kujton me nostalgji premierën e parë të estradës si regjisor që u quajt "Zgjidh e merr" dhe që u vu në skenë në vitin 1972. Ajo u shfaq 46 herë, me sallën plot. Dhe më tej rolet dhe sukseset nuk kanë të sosur.
Kështu vijnë shfaqjet " Familja e gëzuar", "U takuam në udhëtim", "Dy shokët", "Çan anija shqiptare", "Banorët e pallatit tim. Duhet t'u kujtojmë lexuesve se në atë kohë, për sukseset e bujshme të trupës së estradës së Vlorës, punonin penat e mprehta gjurmëlënëse të Vangjel Picit dhe Flamur Laros. Më jetëgjatë si regjisor ishte i talentuari Myqerem Ferra, që u dallua sidomos për organizimin e spektakleve me një bosht, model që u ndoq me sukses edhe nga regjisori pasionant Nazmi Bunjaku.
Sipas Qirjako Savës modest, po me veprimtari, si rrallë kush, shumë të gjatë artistike, te çelësi i sekretit të sukseseve të tij gjendet puna këmbëngulëse me dashuri e pasion – " kemi punuar, pa u lodhur gjatë fizikisht dhe shpirtërisht, kemi ngritur në art dukuritë negative përmes humorit që mbarte me vete gëzimin edhe edukimin. Çelësi i suksesit tonë të vazhdueshëm, përsërit me vendosmëri Qirjakua, ka qenë shpirti i kolektivit, puna me pasion dhe dashamirësia, respekti, ndihma reciproke dhe harmonia në grup. Nuk kemi qenë vulgarë dhe nuk zgërdhiheshim për ti bërë spektatorët të qeshnin", po kjo vinte natyrshëm nëpërmjet skenarëve të zgjedhur me kujdes dhe interpretimit me dinjitet, deklaron aktori i shquar, duke qenë krenar për karrierën e tij mbi 50 vjeçare prej aktori profesionist.Myqerem Ferra, Qirjako Sava dhe Leka Kruta
Tani, Qirjako Sava edhe pse në moshën e tretë, po me freski e gjallëri, është gjithnjë aktiv, sa në drejtim të biznesit të tij privat, në vazhdim të traditës së hershme familjare, me kontribut të pakursyer e të vazhdueshme në jetën artistike të qytetit të Vlorës, si dhe në ndihmë e në përkrahje të grupit të
shquar të "Parodistëve të Vlorës", me Agron Hamon, Afrim Agalliun dhe Muhamet Likën, të cilët e duan dhe mbajnë përherë pranë.
Vlorë, 25.09.2010
I PALODHURI
Portreti i Vasillaq Ndinit
Vasillaq Ndinin e njoha qysh të ri, kur ai na falte kënaqësi të veçantë, tek e shihnim në fushën e futbollit, në pozicionin e sulmuesit, kur lëvizte aq bukur me topin, dredhonte dhe kalonte fare lirshëm, bënte sikur gjuante me të djathtën, duke mashtruar edhe portierin dhe pastaj me një shut bombë, e çonte me këmbën e majtë topin fuqishëm në trekëndësh, pikërisht aty ku lidhen traversat e kuadratit të portës. Dhe kjo nuk ishte rastësi, që ndodhte rrallë, po një përsosmëri e përsëritur me dhjetëra herë.
Vasillaq Ndini, ose Vaçi, siç i thërrisnin të gjithë, pasi mbaroi me rezultate
të mira Shkollën e Mesme Financiare në Tiranë, që ishte vazhdimi i shkollës së
dëgjuar "Tregtare" të Vlorës, dhe luajti futboll me "Partizanin" duke qënë në
krah të futbollistëve të famshëm Loro Boriçit, Refik Resmjes dhe të Muharem
Karanxhës dhe më pas, u kthye në Vlorë, ku sërish pati në krahë edhe si
futbollistë figura emblematike për Shqiptarët, si poetin Fatos Arapi dhe
kompozitorin akademik Tish Daija. Këtu, krahas punës si financier, në futboll
përfaqësonte ekipin e "Flamurtarit" e më pas u bë trajner i ekipit të të rinjve
të "Flamurtarit", nga ku doli ai brez i talentuar futbollistësh, të kurorëzuar
kampion kombëtar dhe që mundën disa ekipe me famë botërore si "Partizani" i
Beogradit dhe "Barcelona" e Spanjës. Vasillaqi, më vonë, gjatë punës, vazhdoi
dhe përfundoi edhe studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranë.
Vasillaq Ndini ishte i biri i Stavro Ndinit, një pasanikut vlonjat, tregtar dhe pronar tokash në Novoselë të Vlorës, me origjinë nga Poliçani i Gjirokastrës dhe nip në fisin e Papallarëve, ndër me të kamurit e Vlorës. Vëllai i madh i Vasillaqit ishte administrator i një ferme të fuqishme në Mifol e më pas në
Llakatund të Vlorës, ndërsa vëllai tjetër ishte Teli Ndini, dëshmori i parë i Vlorës, një nga antifashistët dhe atentatorët e parë në vend.
Vaçi ishte i suksesshëm dhe në punën e tij shtetërore, si financier, më pas shef llogarie në ndërmarrjen për shpim-kërkime në nafte dhe gaz, më në fund shef i financës në Komitetit Ekzekutiv të K.P. Rrethit Vlorë. Në këtë pozicion, që përplasej me interesa gjithfarësh, Vaçi, duke qenë rigoroz në kryerjen e detyrës, natyrisht, u ballafaqua dhe me njerëz të pa aftë, apo kundërvajtës, që nga ana e tyre, krijuan pakënaqësi e rezerva, duke pritur rastin e volitshëm për ta penguar apo ndëshkuar.
Ishte viti l975, kur gjëmonin thirrjet edhe në rrugët e Vlorës, të turmave
entuziaste: "Lini zyrat, burokratë, ejani me ne në fshat." Vaçin e nisën për në
Fermën e Llakatundit, për të filluar punë, si shef finance. Në një mbledhje me
kuadrot e fermës u lexua karakteristika e punës, ku jepeshin konsiderata për
veprimtarinëpolitiko profesionale. Karakteristikat, më së shumti, i bënin në
fshehtësi, persona të zyrave të kuadrit, caktuar për këtë qëllim, sipas porosive
të udhëheqjes. Vaçi po dëgjonte me vëmendje, fërkonte duart dhe buzëqeshte i
kënaqur. Mu drejtua mua, me zë të ulët:
-More, Luan! Po, unë kisha frikë se do na e nxinin punën tonë. Këta e paskan
bërë vlerësimin, sikur ne të kemi shkëlqyer. Po, atëherë, pse s'na ngritën në
përgjegjësi, po na prunë këtu, sikur të na kenë internuar? Me atë që dëgjova për
veten, këta më kanë bërë një karakteristikë të denjë për të qenë ministër
finance.
Vasillaqit i krijonte mendja...Me t'u kthyer atë mbas ditë në Vlorë shkoi fill e në Komitetit e Partisë dhe kërkoi takim me sekretarin e parë, me të cilin edhe njihej. Ai i shpjegoi atij, se në Fermën e Llakatundit ishte një vend vakant, i sapokrijuar, posti i nëndrejtorit. Me që karakteristikën, si e
dëgjova, e kishit bërë të shkëlqyer, të denjë për ministër finance, pse mos të caktohem unë në atë detyrë, që është pak më e lart dhe ka nën vartësi edhe shefin e financës? Sekretari e miratoi menjëherë propozimin dhe Vasillaqi e nisi punën në Llakatund, jo si kryefinancier, por si drejtuesi numër dy. Në këtë pozicion edhe rrogën e kish më të lart dhe nuk do të rinte gjithë ditën në zyrë me llogaritje e shkresa, por do të lëvizte, siç ishte në natyrën e tij, duke kryer, njëkohësisht, më shumë punë operative dhe gjurmëlënëse.
Vasillaqi, si nëndrejtor i ndërmarrjes bujqësore shtetërore Llakatund, mori mbi vete të gjitha kompetencat e drejtimit të punëve administrative ekonomike e financiare, me "kartë të bardhë" të dhënë nga drejtori, Ejup Mita, i cili si burrë i zgjuar që ishte, në këto anë, u lehtësua shumë. Ai e nisi punën me forcimin e sektorit të ndërtimit. Me përpjekjet e tij direkt u rikujtuan dhe u takuan, një për një, të gjithë ata vlonjatë në rreth e në qendër, që kishin pozicione të favorshme, për të siguruar burime financiare për një sërë investimesh të programuara, si dhe për të gjetur materialet dhe bazën teknike të
nevojshme. Vasillaqi shfrytëzoi mirë aftësitë e inxhinierit politeknik të ndërtim montimit, Feri Dishnica. Ferin familjarisht, e kishin syrgjynosur, si gjysmë të internuar, duke e hequr nga kryeqyteti, kinse për dyshimet politike e sociale. Ai ishte një talent i vërtetë. Drejtim tjetër që u përdor ishin dhe burrat shumë të zotë të fisit dibran të Ndreajve, specialistë ndërtimi me shumë përvojë e dhunti gjithfarëshe. Edhe këta të internuar atje, u shfrytëzuan me sukses për realizimin e objekteve ndërtimore.
Objekti i parë ishte "Ura e varur mbi Shushicë" që u projektua me guxim nga inxhinier Dishnica. Ura ishte me gjatësi njëqind metër, ku do kalonin edhe makina të tonazhit të madh. Kjo urë ishte me mjaftë dobi ekonomike se bashkonte në një të vetme tokat e ndërmarrjes, midis sektorit të Qendrës dhe sektorëve
Lubonjë e Selenicë. Shkurtoheshin rreth dhjetë kilometra rrugë. Për urën e varur, me vështirësi u siguruan litarë prej çeliku, që u gjetën në Fabrikën e Çimentos Vlorë, si dhe materiale të tjera e parafabrikate që më së shumti u
prodhuan apo u përshtatën nga fantazisti Feri Dishnica dhe Ndreajt e mençur.
Ta shihje Vaçin ato ditë në kantierin që gumëzhinte, nuk e njihje. Me një kashtore të madhe "meksikane" në kokë, me kanotiere e pantallona të shkurtra,
ish futbollisti energjik, ishte i gatshëm për çdo punë dhe mbante lart entuziazmin e të gjithë pjesëmarrësve, që nuk pyesnin për orar pune, aq me tepër se çuditeshin me stilin e ri të punës, të drejtuesit të tyre, që dallonte dukshëm nga nëpunësit e mëparshëm memurë, që kishin pasur në krye. Po aty u ngritën dhe mensa dhe fjetoret provizore. Kishte deri furnizimi me pije freskuese nga njësitë ambulante të tregtisë. Nuk mungonin këngët e vallet, sipas një programi të posaçëm artistik. Vaçi, ish sportist i njohur dhe pjesëmarrës në shumë aksione vullnetare të rinisë, dallohej për një shpirt kolektivi dhe solidariteti të veçantë dhe atje, në LLakatund, bëri shkollën e një drejtuesi e organizatori. Kjo përvojë i vlejti shumë për gjithë jetën, në detyrat e tjera drejtuese, që iu ngarkuan.
Një tjetër vepër, që i mori shumë kohë, ishte zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Vlorë-Llakatund. Më parë Ferma lidhej me qytetin e Vlorës nëpërmjet rrugës automobilistike Sherisht-BishtLumi-Risili-FundBunavi-Llakatund. Rruga e re e shmangu Sherishtën dhe Bishtin e Lumit dhe kaloi direkt, nëpërmjet varrezave, te Qafa e Koçiut, përmes fshatit Risili, duke shkurtuar rreth dhjetë kilometra, pra
sa gjysma e gjatësisë së mëparshme. Rruga, po nën drejtimin teknik të inxhinier Ferit, u bë me cilësi të mirë dhe i rezistoi gjatë viteve. Në këtë drejtim ndikoi dhe vënia e një dyshe punëtorësh me të gjitha pajisjet, deri në riasfaltim, që e mirëmbanin rrugën dhe riparonin menjëherë çdo gropëzim, sado të
vogël. Për këtë punëtorët mirëmbajtës kishin dhe stimuj të përvitshëm. Jo vetëm ndërtimi i rrugës, por sidomos, mirëmbajtja e saj ishte një përvojë e madhe përgjithësuese, me efekt të dukshëm ekonomik. Edhe kur kjo rrugë nacionale iu dorëzua organeve përkatëse të Ministrisë së Transporteve, Vasillaqi mirëmbajtjen e saj e mbajti për llogari të fermës, duke faturuar çdo vit shpenzimet sipas një
kuote të vendosur bashkërisht. Shumë vepra ndërtuese u bënë dhe për ujësjellësit për ujë të pijshëm të disa fshatrave, vepra të tjera ujitëse, nëpërmjet disa puseve arteziane të shpuar nga ndërmarrja gjeologjike, me insistimin e Vaçit, në fushën ujëmbajtëse të Llakatundit, si dhe një kanal i madh ujitës në Bishan, që mori ujë nga lumi Vjosës dhe shtoj e përmirësoj sipërfaqen nën ujë të asaj zone.
Vasillaq Ndini me këto punë të suksesshme të kryera dhe me stilin e veçantë të drejtimit, brenda një kohe të shkurtër u bë i njohur nga çdo punëtor, madje çdo familjar i fermës në të shtatë fshatrat, që e formonin atë. Veç këtyre ai u ndodhej atyre pranëpër ti ndihmuar në nevojë e hall, si për vizitë e shtrim në spital, për bursat e fëmijëve, për t'u siguruar pajisje shtëpiake, që merreshin me autorizim, e deri në fejesa e martesa, ndarje dhe evitim sheresh e mosmarrëveshjesh. Atë e dëgjonin dhe i kërkonin këshilla e mendime për ç'do gjë. Kudo ishte si pjesëtar familjeje.
Një ditë sekretari i partisë i organizatës së administratës, që quhej M. Q., i thotë Vaçit: -More, Vasillaq ! Me gjithë këto që bëre ti për këtë popull ne duhet të të ngremë monument! Po, besoj se ty nuk do të të lënë këtu, se je shumë i zoti. Do ikësh në Vlorë apo në Tiranë, po mua më vjen keq se për "Partinë" nuk mendove e nuk bëre, sa duhet.
-Po, deri sa kam bërë për popullin, kam bërë dhe për partinë, se ata janë të pandarë, i përgjigjet Vaçi, se e kuptoi ku i "rrihte" sekretarit.
-E kam llafin që nuk bëre një zyrë për mua, për sekretarin de, se s'ka kuptim që drejtori të jetë me zyrë komode dhe unë, që jam mbi të nga ana politike, të jem si në kolibe qensh.
-Po, mirë, o sekretar. Ti the se duhet të të ngrinim monument, po ti mua nuk më propozove të më jepnin asnjë dekoratë për të qenë. E lëmë kështu : Ti bëj propozimin për një urdhër pune të klasës së parë dhe unë të ndërtoj një zyrë komode po të klasës së parë. Si u la u bë. Vaçi e bëri shpejt zyrën, siç dinte t'i bënte punët ai, ndërsa dekorata atij i erdhi pak vonë, kur ishte transferuar në një punë me përgjegjësi në qytetin e Vlorës. Vasillaqit, "nuk i a hante qeni shkopin".
Aty, në Llakatund, Vasillaqi, paksa i madh në moshë, mësoi dhe motoçikletën dhe pas kësaj nuk e mbante më vendi, por lëvizte e lëvizte, thuajse i erdhi, në pak vjet, disa herë rreth ekuatorit. Ç'është e vërteta, nuk qe e lehtë ta mësonte dhe shumë herë u rrëzua e disa herë u vra, po prapë ngrihej, derisa u bë një mjeshtër. Ai ishte me vullnet të çeliktë dhe skish gjë që mos ta mësonte.
Vasillaqin shpejt e transferuan në qytetin e Vlorës dhe e emëruan drejtor të ndërmarrjes komunale "Banesa". Ishte Llakatundi që evidentoi vlerat e tij të drejtuese të një stili krejt të veçantë, që besoj se vinin nga tradita e tij familjare e stërlashtë, si njerëz të punës, të sakrificës dhe të
heroizmit. Ndërmarrja e tij e re, skish dyshim, brenda një kohe të shkurtër u bë më e mira në shkallë Republike, duke u zgjeruar, forcuar e modernizuar. Ai përsëri shfrytëzoi gjithë njerëzit e njohur, sidomos shpirtin dashamirës të vlonjatëve, që ishin me pozicione të dobishme në qendër, siguroi fonde investimesh dhe e transformoi qytetin e Vlorës, duke e nxjerrë në krye të sistemit komunal dhe ndërtimor. Rreth tij ai grumbulloi njerëz të punës, duke mos pyetur shumë për origjinën sociale dhe politike, të cilët i përkrahte dhe i mbështeste, për çdo gjë. Ishte i vetmi drejtor, që emër për emër, për të gjithë nëpunësit e deri punëtorët e vetë, kishte listën e tyre me datëlindje e të dhënat e nevojshme dhe i surprizonte ata me shpërblime apo ceremoni festive, në raste datëlindjesh jubilare, apo për ngjarje të tjera të rëndësishme.
Një gjë synoi gjithë jetën, por nuk e realizoi dot Vasillaqi. Shumë vlonjatë, po ai mbi të gjithë, kishin një kujtim dhe një respekt të jashtëzakonshëm për Teli Ndinin, antifashistin, atentatorin e guximshëm dhe dëshmorin e parë të Vlorës.
Pse ai, i pari në veprimtarinë sportive të qytetit dhe trimi, që ishte në ballë të trimave, deri sa e dha jetën aq heroikisht, në luftë të pabarabartë me dhjetëra milicë e xhandarë, mos të shpallej hero i popullit?
Edhe ndaj luftëtarëve të këtyre përmasave, që historia i nxori mbi klasat, disa hasetçi, bastardë, zhvillonin "luftën e klasave"? Po hero i vërtetë do të ishte Teli Ndini nga vlerësim i popullit që e pa, e dëgjoi dhe e ndjeu dhe jo nga këndvështrimi i zbatharakëve pa vlerë, shtrembërues të fakteve historike.
Sidoqoftë kjo është një çështje tjetër, që unë sa e ceka, për të "nxjerr një dert". Koha do ta vendos historinë në vendin e vet.
Vasillaq Ndini, i palodhuri, tani mbi 80 vjeç, jeton i gëzuar, me gruan e tij Shkodrane dhe fëmijët, nipat e mbesat e tij, sa në Vlorë dhe në Tiranë, duke e kaluar kohën, më së shumti në gjyqet e mërzitshme pa fund për rikthim pronash, por dhe në shoqëri të këndshme me shokët e tij vlonjatë.
Lexues të nderuar!
Duke rishikuar portretin e Vasillaq Ndinit, jam përpjekur, pa pretenduar se kam arritur nivelin e dëshiruar, t'u paraqes sa kam ditur për jetën e tij.
Ju lutem ta soditni atë me vëmendjen që meriton dhe ta njihni e ta vlerësoni për kontributin e tij të shquar, si të palodhur gjithë jetës së tij të gjatë, në kërkim të mirësisë, bukurisë dhe njerëzores. Unë, që pretendoj se e kam njohur gjatë dhe nga afër, e vlerësoj shumë atë dhe deklaroj pa ndrojtje, duke thënë se heronjtë e shkrimeve tona i kemi midis nesh. Ata duhet ti zbulojmë, vlerësojmë dhe respektojmë, derisa i kemi gjallë dhe t'u shprehim nderim e mirënjohje të thellë.
ÇOMJA
Thoma Tol Kona
Sot, është data 7 gusht 2010. Pas ca ditëve me zagushi, në Vlorën e bukur bregdetare, që në këto ditë vere zhurmon nga rendja e makinave dhe turmave të pafundme me turistë, po fryn një fllad i freskët. Janë orët e para të mëngjesit, ndaj po shkoj të këmbej dy fjalë e të pi një kafe, te Libraria e Universitetit Ismail Qemali, në lagjen Skelë, me shokun tim të fëmijërisë Teki Mukën. Jemi
duke ndenjur në lulishten para Librarisë përfshirë në një bisedë me ngjarje të hershme, në diskutim e koment të librit të ri të mikut tonë të përbashkët, Enver Memisha, për Luftën e Vlorës të vitit 1920. Ndërkohë, Çomja, me biçikletën e tij të pa ndarë, hyn midis nesh, na përshëndet dhe na qeras me
bujari, duke na ofruar kumbulla Vlore dhe rrush Vlosh.
Çome, i thërresin të gjithë në Vlorë Thoma Tol Konës, vëllait të shokut tonë të vjetër, Llambi Konës. Çomja është rreth 20 vjet më i ri nga ne. Tani punon elektricist ambulant (me celular) dhe të gjendet me përvojën, aftësinë, gatishmërinë dhe dashurinë e tij, sa herë që ta thërresësh, për të kryer dhe
zgjidhur me cilësi dhe shpejt e lirë, çfarëdo nevoje për defektet elektrike në linjat e brendshme apo në pajisjet elktroshtëpiake.
Po, këtë radhë Çomja, nuk erdhi për të eliminuar ndonjë defekt elektrik. Jo. Ai erdhi, si altruist, të daroviste me prodhime të bahçes personale, dy miq të hershëm të vëllait të tij, shumë të nderuarit, të ndjerit Harallamb, po që janë njëkohësisht dhe shokë të vëllezërve të tjerë të tij, Arqile e Viron Kona.
Çomja, nuk është vetëm një mesoburrë nga ata të rrallët e kohës së sotme, që respekton miqtë e vëllait, që nuk jeton më, por edhe një njeri krejt i veçantë si lexues i pasionuar i letërsisë artistike dhe si një person me memorie fenomenale, që zotëron përmendësh me dhjetëra vjersha, që nga Ali Asllani,
Fatos Arapi, Xhevair Spahiu, Irfan Bregu, pa përjashtuar Naimin, Migjenin dhe Poradecin. Ai deklamon rrjedhshëm dhe saktë citate filozofësh, qysh të Grekëve të lashtë, si dhe shumë fjalë të urta të popullit tonë. Edhe më shumë: Ai këndon aq bukur, sa vëllai i tij Llambi Kona (për të cilin kam shkruar gjatë), por edhe më tej: Çomja i bie bukur fizarmonikës. Dhe diçka tjetër: Ta shikosh sa mirë e
ka selitur dhe e mban bahçen e tij me lule të shumëllojta dhe me pemë frutore e hardhi, do çuditesh.
Po unë, "sa s'lojta mendsh", kur ai nisi të recitonte, si të ishte një aktor
profesionist teatri, një vjershë të gjatë:
Doni ta kundroni, ngjituni në Çikë,
Tej e ndanë shikoni: Të dhjetë mrekullitë,
Ngjyrat e Ylberit, parajsë e pa parë:
E gjelbërt, e kaltërt, vjollcë, gri dhe ar.
S'janë prej njerëzisë, lindur me dëshirë,
Po prej Perëndisë, nga mëma natyrë.
Këtu, shkëmb e gur, kështjella për mbret
Çerdhe për shqiponjat. Atje, fushë e det.
Po sa gjinj të bukur dhe plazhe me kum,
Riviera shqiptare: Himarë - Orikum
Radhima, në qoshe, Tragjas e Dukat,
Jonufra më poshtë, Llogoraja lart.
................
Grupi Lapardhasë kalon simfonitë,
Me këngën "Janinës se ç'i panë sitë".
Trupa nga Himara qëndron mbi të tjerë,
Vajzat përmbi valë janë mall i pa shterë.
Jo vetëm për kodra, për fushë e për mal,
Jo vetëm për këngë, valle e aheng,
Po edhe për punë, për besë dhe për fjalë
Po edhe për mënd, për penë e dyfek.
Ismail Bej Qemalit po i shkëlqen nuri,
Luftëra legjendare në Gjorm e Tragjas,
Nga maj e Smokthinës sokëllin Ziguri
Për liri, o burra, më ndiqni nga pas!
Naftë prej Gorishti, Serë Selenice
Ullinj, portokall, qitro e limonë
Dolomit dukati, gipsi prej Babice
Gjithë rrethi Vlorës mirësi bulon.
Unë ri e mendoj me ditë e me natë
Për Vlorën e bukur mund të shkruash gjatë.
Dhuratë mbi dhuratë, në qytet e fshat
Virtyt edhe nder - Njeriu Vlonjat.
-Çome, o vëlla, po kjo është vjersha ime! Kur e paske mësuar përmendësh. Sa shumë më befasove, sa shumë ma bëre qejfin. Dhe më vonë, si u qetësova dhe i largova emocionet e lindura nga dashuria që mu shtua për këtë lexues tejet të vëmendshëm dhe njeri të veçantë, nisa ta pyes: Po ku e gjete? Unë nuk e kam botuar, veçse e kam postuar në setet internetike të diasporës shqiptare.
Dhe Çomja, që i dredhoi pyetjes, më çuditi sërish: nxori nga trasta gazetën e
ditës "T" dhe e hapi te faqja 22.
-Lexoje, tha. Një artikulli yt, që titullohet: "Xhebro Gjika dhe dashi përçor".
-Po më befason për së dyti. Po unë nuk i kam nisur asnjë shkrim "T".
Kthehem në shtëpi i nervozuar dhe sipas adresës elektronike anas gazetës, nis në
drejtim të saj, këtë tekst:
I nderuari kryeredaktor i Gazetës T
Lexova i çuditur sot, në gazetën tuaj "T", shkrimin tim "Xhebro Gjika dhe dashi
përçor" dhe shtroj disa pyetje për ju:
-Ku e keni gjetur shkrimin, pse nuk ka referencë?
-Si mund të botohet, çfarëdo lloj shkrimi, pa lejen e autorit? Ju, mund të pretendonit, po të kishit referencën, se shkrimin e kemi marrë nga libri im, i blerë prej jush. Duhet të dini se të gjitha librat e mi, duke përfshirë dhe ''Për të qarë e për të qeshur" unë nuk i kam shitur, po vetëm i kam dhuruar,
duke ruajtur plotësisht të drejtën e autorit.
- Sa është detyrimi që më keni?( Kjo edhe për shaka).
-Kur keni dëshirë të botoni prej shkrimeve të mia, ose të bashkëpunoni, (se unë kam gati publicistikë dhe rrëfenja të shumta) pse nuk korrespondoni me mua, që pas kësaj edhe mos t'u mundojë, po ti nis me internet nga kompjuteri im dhe ju, veç ti faqosni dhe ilustroni,
Unë, që ju respektoj: Luan Çipi
Brenda ditës erdhi dhe përgjigjja:
Shumë i nderuar z.Luan!
Shkrimin që kemi botuar në gazetën T është e vërtetë që nuk ju është marrë leje Ju për botim. Por këtë shkrim na e solli, me konsideratën me të lart për ju por edhe për personazhin Gjika, shefi i politikës së gazetës T. Unë do komunikojë me të që gabime të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket shkrimeve tuaja jemi të hapur por edhe të kënaqur që ti botojmë, dhe ti reklamojmë .
Miqësisht Drejtori
Ja kështu mu prish imazhi dhe bukuria e ditës, se nga njëra anë Çomja më gëzoi, madje më qerasi edhe me rrush e kumbulla, pa i bërë ndonjë shërbim dhe nga ana tjetër, Drejtori i T, më dëshpëroi.
Shkrimin e bëra për disa qëllime:
Të ndaj me ju gëzimin që më dha Çomja, ta evidentoj atë dhe veprimin e tij të pazakontë dhe ta falënderoj publikisht.
T'u tregoj se në qytetin e Vlorës lexohet shumë dhe cilësisht.
Të bind Drejtorin"T" për të më dërguar një përgjigje më të plot.
LILUA
Përkujtojmë Ilia Panozaqin
Nuk e shmang dot Lilon, mikun tim krejt të veçantë e të pavdekshëm. Ai më shfaqet përditë, më zë rrugën e sikur më thotë: Jam unë Lilua. Ti përditë me "Triçin" (nofka e tij për një shokun tonë të hershëm, Niko Vangjeli)) dhe me shokë të tjerë, bën deri këngë dhe shaka, ndërsa për mua nuk kujtoheni, thuajse fare?
Po pse vallë, nuk kam shkruar për të asnjë fjalë, deri më sot? ... Edha tani jam në mëdyshje, se nuk kam siguri te vetja, për ta paraqitur siç e meriton, në përmasat e madhështisë së tij, njeriun e mirë, Ilia Panozaqi.
Ilia, ishte i vitlindjes 1928. Kishte lindur në Vlorë, në familjen e dëgjuar të Panozaqëve, pastiçerë me origjinë Përmetare.
Lilon, siç i thërrisnin të gjithë, për afërsi e dashuri, e njoha nga afër në vitin 1953, në zyrat e Ministrisë së Financave në Tiranë, kur na bashkoi fati në një punë, si financierë të rinj. Ai, gati gjashtë vjeç më i madh, u bë mësuesi dhe shoku im më i mirë. Si vlonjatë dhe beqarë, të sapoardhur në kryeqytet nga larg, për të ndarë shpenzimet dhe për bashkëjetesë më të lehtë, u strehuam në një dhomë të përbashkët, pronë e Teknikumit Financiar aty. Punonim ditën si financierë dhe në mbasdite, ndiqnim Institutin e Lartë Ekonomike, të porsa çelur. Lilua kishte mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës me rezultate të mira. Ai kishte ndjekur në këtë shkollë, gjatë 6 vjetëve edhe kurset e detyruara të gjuhës italiane dhe frënge dhe dy vjetet e fundit (pas çlirimit) gjuhën jugosllave. Ndërsa zotëronte më mirë gjuhët perëndimore, gjuhën sllave, nuk e pëlqente. Ne, në Institutin Ekonomik, shumicën e lëndëve profesionale i ndiqnim me pedagogë rus dhe në gjuhën ruse. Lilua, që nuk kishte asnjë njohuri për këtë gjuhë, madje edhe gjuhën tjetër sllavo jugosllave e kishte nënvlerësuar, e pati
vërtetë më të vështirë ndjekjen e studimeve, por fal vullnetit dhe zgjuarsisë së tij të veçantë, shpejt i arriti dhe i kaloi shokët.
Ndërkohë vitet ikin dhe ne jeta na ndan, secilin në hallet e veta. Lilua e përfundon ditën, me rezultate të mira, Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe riemërohet në Ministrinë e Financave. Ai, tani përcjell atje edhe përvojën e Seksionit të Financave të Komitetit Ekzekutiv të K.P. Rrethit Vlorë, ku punoi gjatë dhe cilësohet, pa qenë në parti, si punonjës i ndershëm, i aftë dhe me të ardhme. Unë erdha të punoja, si ekonomist në ndërmarrjet e rrethit të Vlorë, ku edhe banoja familjarisht.
Një ditë vëllai im, Bektashi, që ishte shofer autobusi në linjë Vlorë Rrogozhinë, pasi ishte kthyer në shtëpi nga udhëtimi, më thotë:
- Luan, sot në mëngjes, u kryqëzova me një shofer kamioni tjetër soj, që më tërhoqi vëmendjen, jo vetëm se ishte shoku yt. Ai ishte Lilua.
- Po, e di. Ka ardhur, pasi shprehu vullnetin dhe nismën për të punuar në prodhim, sipas thirrjes që u është bërë nëpunësve të administratës qendrore. Ai e la nëpunësinë dhe duket ka filluar, pa qibër si shofer, profesion që e njeh mirë dhe e ka për zemër. Me këtë rast erdhi edhe në Vlorën e tij të dashur, ku, besoj se edhe do zgjidhë edhe probleme të tjera të jetës, si strehimin, martesën dhe krijimin e familjes.
-E kuptoj dhe mirë ka bërë, po unë mendoj se nuk do të vazhdoj gjatë me këtë zanat, më thotë im vëlla me intuitën e një profesionisti të vjetër, se ai nuk e ka hequr ende kravatën nga qafa dhe unë, 30 vjet që drejtoj automjete, deri tani, nuk kam parë ndonjë shofer me kravatë.
Dhe vërtetë pak muaj e lanë Lilon shofer dhe pas kësaj e caktuan Shef Finance, në TEC.-in e Vlorës. Shoferë gjeje me bollëk po një specialist kontabël, si Ilia Panozaqi, nuk e gjeje lehtë në mbarë Vlorën. Pas kësaj, ai edhe e zgjodhi shoqen e tij të jetës, një mësuese të re e të bukur, po, për fatin e tyre, pa u
trashëguar me fëmijë.
Në Vlorë Lilua u gjend sërish, midis nesh, shokëve të tij të vjetër të fëmijërisë, shkollës dhe të qytetit të tij të lindjes. U bë prapë bashkë me
Pandeli Janinën, padyshim shokun më të dashur, si të ishin binjak, jo vetëm në moshë, shkollë, profesion po dhe në urtësi e mirësi. Ata i gjeje gjithnjë bashkë në bibliotekën e qytetit duke lexuar, në bar lulishtet, duke pushuar,
pranë radios apo televizorit, në teatrot apo kinematë e qytetit, për të soditur
të parët çdo premierë, apo buzë detit duke marrë diell, apo duke notuar.
Lilua, pa fëmijë, gjithë dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen ua kushtoi nipave të vet të shumtë e të mbarë, që e rrethonin dhe e gëzonin, deri në çastet e fundit të jetës, si të ishin bijtë e tij
.Kaluan vite dhe Lilos iu dha rasti të dilte sërish "vullnetar" këtë radhë për të shkuar në fshat. Ishin kohë të çuditshme, kur nga Partia e Punës, e vetmja drejtuese e Shtetit, kërkohej popullimi i fshatit të ri socialist, me kuadro qytetare. Ata, sipas tyre, në fshat do shkundeshin prej ngarkesave "borgjeze",
do lidheshin më mirë me njerëzit e thjeshtë dhe do kontribuonin, që "fshati, të bëhej njësoj si qyteti". Lilon, këtë radhë, e caktuan Shef Finance në Kooperativën Bujqësore të fshatit Armen
. Lidhur me këtë periudhë të vështirë të jetës së tij në fshat, kur Lilos i duhej të lëvizte çdo ditë për në qytet me një motoçikletë rrangallë, ai gjithnjë me humor të pashuar tregon ngjarje të shumta gazmore e qesharake, siç ishte më së shumti jeta aso kohe. Për të paraqitur, sadopak, karakterin e tij të gëzueshëm, po paraqes më poshtë një nga tregimet e tij me humor, që ka lidhje me një prej
bashkudhëtarëve të tij nga qyteti.
Në fshat, tregon Lilua, prunë, bashkë me qytetarë të tjerë edhe xha Bazon, larguar prej shumë vjetësh nga Armeni. Meqë xha Bazua, " beqar i staxhionuar", duket se e kishte harruar jetën relativisht më të vështirë të fshatit, se ish mësuar, në shumë vite, me lehtësitë e jetesës në qytet, ku, si beqar hante në restorant, punonte në fabrikë, frekuentonte hera herës teatrin, kinemanë, ndeshjet sportive, kërcimet në pistat publike, etj, atje në Kooperativë, si fshatar i vetmuar, duhet të punonte me bel në ugaret, apo të kujdesej për të ushqyer dhe mjelë çdo ditë një dhi, që ia dhuruan nga kooperativa, siç ishte rregulli. U mërzit shpejt xha Bazua dhe një ditë, qysh në mëngjes, mblodhi ato pak rraqe vetjake, në një valixhe druri dhe drejt e te autobusi i linjës urbane, te stacioni në brinjë të kodrës poshtë Zyrave të Kryesisë së Kooperativës. Një shoku i tij, që kish mësuar për ''dezertimin" e mundshëm dhe rikthimin në qytet
të xha Bazos, nga zyrat e Kryesisë 20 metro më larg, i bërtet zëlart:
-Ku vete, xha Bazo?
-Ika, ika..., nuk dajandis dot më, po ri kthehem në qytet.
-Po me dhinë, çdo bëhet? Ajo, sipas zemër gjerësisë së Partisë, të është dhuruar dhe tani është prona tënde
.-E lash dhinë, nuk më intereson më. Le ta theri e ta hajë Kryesia.
Lilua i gëzueshëm, i rrethuar përherë me dashamirës e i shkueshëm me shokët dhe miqtë e shumtë, gjithnjë buza gaz dhe optimist, ishte kërkues dhe i vendosur në punët dhe në detyrat e tij. Ai, edhe në fshatin Armen, punoi fort, pa u kursyer dhe me ndershmërinë e aftësitë e tij drejtuese, organizuese, teorike dhe praktike, si ekonomist dhe financier i shquar, vuri dorë të hekurt në ruajtjen prej keqbërësve dhe shtimin e pasurisë së përbashkët, kontribuoi për shtimin e të ardhurave dhe pakësimin e shpenzimeve të tepërta, që shpejt të ngrihej vlera e ditës së punës dhe të ardhurat vjetore të çdo kooperativisti, duke fituar dashurinë dhe simpatinë e të gjithëve
. Erdhën ditët e përmbysjes së madhe. Triumfoi polipartizmi dhe u shemb, njëherë e përgjithmonë diktatura komuniste, me luftën e klasave dhe përpjekjet "donkishoteske për të ruajtur dhe forcuar "pronën socialiste". Lilua u vendos, qysh në fillim krahë lëvizjes demokratike dhe ishte ndër intelektualët e parë vlonjat që përkrahën pa rezerva ndryshimet progresiste, për kthimin e pronës
private dhe të besimit fetar, duke qenë aktiv edhe pas daljes në pension e deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Gëzimi i Lilos ishte i pafund, sidomos kur mori vizën dhe udhëtoi jashtë kufirit shtetëror te motra dhe njerëzit e vet të mërguar në Amerikë. U kthye prej andej i përtërirë dhe i rinuar me besimin e patundur se Shqipëria jonë e dashur tashmë i ka të gjitha hapësirat për të shkuar shpejt drejtë qytetërimit
perëndimor.
Po vitet ikin pa u ndalur dhe sa i kish mbushur 80 vjetët, Lilua u sëmur pa shpresë shërimi dhe ndërroi jetë, i përcjellë nga mijëra bashkëqytetarë të dëshpëruar, për në banesën e fundit, në varret e Babicës, i nderuar me madhështinë dhe solemnitetin që krijon Vlora, për burrat e saj të shquar.Qytetarët e Vlorës, kujtimin dhe modelin e Ilia Panozaqit, do ta ruajnë të gjallë ndër breza
TAKIM ME AKADEMIKUN BARDHYL GOLEMI
Po i afrohet 77 vjetorit të lindjes dhe çuditesh me freskinë dhe kapacitetin mendor të Bardhyl Golemit, njërit prej anëtarëve më të vjetër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Them se kam pasur fatin dhe nderin ta kem njohur doktor profesorin dhe shkencëtarin e mirënjohur Shqiptar, Bardhyl Golemi, qysh në fëmijëri dhe të jem ulur shpesh ballas me të, në të njëjtën tavolinë, si shok dhe mik. Këtu, përballë njeri tjetrit, edhe me shume se në përpjekjet dhe mundin shkencor, kur i përqendruar, është thuajse dal jete, në pasionin dhe dhuntinë e tij prej njeriu të veçantë, këtu, sy me sy, njihet më mirë dhe zbulohet e plot madhështia e njeriu të vërtete. Në këto kushte, midis shokësh të vjetër, shumica të ardhur nga Vlora prej vitesh në Tiranë, duke ngrënë së bashku një darkë të thjesht, në një rast përvjetori lindje, janë formuar prej meje këto vargje për të:
Po pse ky frymëzim poetik për protagonistin e kësaj darke shokësh?Bardhyl Golemi është autor i disa mijëra faqeve të shkruara në libra të veçantë dhe në tekstet e universitetit për elektroteknikën. Ai, gjatë 55 viteve ka punuar me 80 breza studentësh dhe ka përgatitur 4700 inxhinierë, prej tyre më shumë se 500, në Universitetin e Prishtinës, ku ka dhënë leksione të elektronikës për dhjetë vite me radhë. Ai, ndër të rrallët intelektualë nga Shqipëria, është takuar me Kosovën në vite të vështira për fatet e saj, duke zbuluar, nxitur e kultivuar te të rinjtë e Kosovës, sidomos te ajo e Universitetit të Prishtinës, jo vetëm dëshirën për të studiuar, por edhe shpirtin e ndezur nga zjarri i lirisë, si dhe ëndrrat e bukura, për ta parë Kosovën të pavarur.
Bardhyl Golemi, shkencëtar i sotëm, nuk lindi si një rastësi. Ai i ka pasur të dy prindërit e tij mësues. Ata janë me origjine nga qyteti i Gjirokastrës, po më gjatë, kanë punuar në rrethin e Vlorës. Babai i tij, Muhamet Golemi ka qenë një burrë i ditur dhe i respektuar dhe si në Sarandë dhe në Vlorë kishte fituar dashurinë dhe simpatinë e të gjithëve, ndërsa Xhemileja ishte dhe ajo një mësuese e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë, për taktin pedagogjik, urtësinë dhe ëmbëlsinë e fjalës së saj.
Talenti i gjithanshëm dhe prirjet për t'u bërë dijetar, Bardhyl Golemit, iu shfaqën herët. Të gjitha klasat, që nga fillorja në Universitet, ai i përfundoi me notat "shkëlqyeshëm"! Gjimnazin e mbaroi në Vlorë me "Medaljen e Artë". E veçanta tjetër është se, duke qenë student i shkëlqyeshëm i Universitetit (në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike), Tiranë,në vitin e fundit të tij, duke qenë vetë student, u caktua të jepte leksione për bashkë studentët e viteve të para.
Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, si student i parë i tij, e përfundoi me nota shkëlqyeshëm e po këtë vit u emërua pedagog i Universitetit. Ai ishte, gjithashtu, ndër të parët, që në vitin 1979 mbrojti doktoratën, dhe prej 31 vjetësh mban gradën "Doktor i Shkencave" elektroteknike, veç titullit "Profesor", ndërsa prej 11 vjetësh është zgjedhur edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Detyratdrejtuese në strukturat e Universitetit e jashtë tij, kanë qenë të shumta.
Bardhyl Golemi është autor i mijëra faqeve studimesh shkencore, publikuar brenda e disa edhe jashtë vendit. Ai është Laureat i Çmimit të Republikës të Klasës së Parë dhe i disa Urdhrave të tjerë. Para pesë vjetësh, në prani të akademikëve, profesorëve e specialistëve, Akademia e Shkencave organizoi
promovimin e veprës së plotë të Bardhyl Golemit në librin "Bazat teorike të elektroteknikes" një traktat në tre vëllime dhe 1400 faqe
Është një fakt i rrallë, që edhe pa qenë anëtar partie por duke çmuar vlerat dhe ndershmërinë në punën për t'i shërbyer Atdheut, në kundërshtim me mentalitetin e kohës, që në poste të larta duhet të ishin komunistë, ai pa qenë i tillë, qysh atëherë, falë dhuntive drejtuese e organizative dhe profesionalizmit të tij të spikatur, u caktua Zëvendës Ministër i Arsimit, për arsimin e lartë dhe të mesëm, detyrë që e kreu me zotësi e ndershmëri për mbi 10 vjet (1981-1991). Në këtë kohë u caktua edhe Kryetari i Komisionit Kombetar i UNESCO-s për Shqipërinë, detyra që e nderojnë atë, sepse i kreu me nder dhe devotshmëri.
Edhe pas viteve 90, Bardhyl Golemi, si dhe më parë, mbeti njeriu i arsimit dhe i shkencës e nuk u përfshi drejt për drejtë në politikë e as në ndonjë parti të veçantë politike. Detyra të tij e përditshme ishte dhe është pjesëmarrja aktive
në punimet shkencore teorike e praktike, në institucione e firma që lidhen me fushën e tij, duke zhvilluar deri ne ditët e sotme leksione e seminare të ndryshme, në Akademi dhe Universitet , si dhe jashtë tyre, në qarqet
intelektuale e shkencore, në Shqipëri e Kosovë. Ai, së fundi veç botimit të librave në ndihmë të studentëve dhe inxhinierëve elektrikë, po merret me studime të tjera të rëndësishme për problemet e bioelektromagnetizmit dhe impakteve të
tij shëndetësore, me problemet e depistimit elektromagnetik në mjedisin e Shqipërisë; është angazhuar në udhëheqje doktoraturash, në përgatitje mikrotezash për studentët e ciklit të dytë, si dhe është
përfshire në juri për miratim doktoraturash e studime të tjera.
Këtë punë gjysmë shekullore Bardhyl Golemi e bën edhe sot me pasion e dashuri, ndërsa fjala e tij peshon e vlerësohet, nga të gjithë Shqiptarët, gjithnjë e më shumë, këtu dhe në Kosovë, që ngelet përtë, gjithë herë, një kujtim i përmallshëm e një dashuri e veçantë
.
Tiranë, 10 Qershor 2010
Duke qenë në praktikë një nga nxënësit e tij të parë në administrim ekonomi dhe mik i hershëm familjar qysh nga babai im, e quaj për nder dhe privilegj, me rastin e promovimit të librit “SHPIRTI I ZJARRTË NË ORËN E HIJEVE”, që i dedikohet jetës së tij heroike, të rikujtoj ndonjë çast të veçantë intim, sintezë deklarimesh të shkruara në këtë libër të bukur, që lidhet me jetën e martirit të demokracisë Dino Martiko.
Megjithëse kaloi thuajse gjysmë shekulli e kam të ruajtur, si ta kisha sot para sysh figurën e Dino Martikos, të atij buri me sqimë, që çdo gjë e kishte harmonike dhe të bukur: Si fjalën e ëmbël, mendimin e pjekur dhe të mençur, karakterin dhe besën e burrërinë e vendosur dhe vendimin e vulosur për drejtësi, fisnikëri e dinjitet. Atë e karakterizonte guximi, trimëria dhe patriotizmi nacionalist shqiptar. Ai, si asnjë tjetër bashkëkohës, dallohej për bagazhin e njohurive për ekonomi, administrim dhe financë. Dino Martiko, nga ana tjetër shquhej për përsosmërinë fizike me trupin lastar dhe veshjen e paraqitjen e bukur, nga këmbët me këpucët e shtrenjta e deri te koka me flokët e dredhur të mbajtur me kujdes të përhershëm, nga këmisha firmato, kravata e kombinuar e deri te kostumi i zgjedhur, sipas stinëve.
Ai burrë, maturant me rezultate te shkëlqyera në radhët e studentëve të Institutit Tregtare të Vlorës, ishte ndër antifashistët e parë të vendit, që kontribuoi për lirimin e Atdheut të robëruar nga zgjedha fashiste, me pastërti dhe dashuri të pafundme për vendin e tij të shumëvuajtur.
Dino Martiko ishte dinamik dhe gjithnjë në lëvizje, trim dhe guximtar dhe asnjëherë në pasivitet, plogështi e qetësi, duke punuar e luftuar gjithë jetës për mirëkuptim, drejtësi dhe harmoni.
Janë fakte historike dhe dëshmi personale mendimet dhe konsideratat e shprehura edhe nga shokët dhe dashamirësit e tij në librin që po promovojmë sot, ku për të kanë shkruar:
“Pishtar ndër vite", siç thotë prozatori, poeti dhe publicisti qeparotas Petraq Pali;
“Ballë larti - mençuri, lis i lartë- fisnikëri”, thotë poetja Albana Lifshini;
“Intelektual nga më të fortët e më të mençurit e bregdetit jonian”, thotë për të poeti i ëmbël bashkëkrahianar, Valter Lazri;
" Një burrë i rrallë, me karakter të kulluar”, thotë Xhovan Gallani, prej Torontos;
“Një njeri me karakter formidabile”, pohon nga Franca ish bashkëvuajtsi i tij në burgje Dilaver Rapo Premti;
“Gjithmonë optimist, i ndershëm, serioz, kurajos, antikomunist”, e kujton një tjetër ish i burgosur politik, Sefer Dauti nga Vlora;
“Nëse mund të them se njihja diçka nga karakteri i tij burrëror kur ishte i pa arrestuar, në burg munda të konstatoj gjithë madhështinë e stoicizmit dhe të karakterit të tij të paepur”, thotë bashkëvuajtësi vlonjat Lavdosh Beqo. Duke shtuar se:”Individë të rrallë si ai do të rrojnë përjetësisht në zemrat e shqiptarëve të ndershëm”;
“Dua te vdes me rroba të pastra”, kujton t’i ketë thënë Dino nga burgu i Zejmenit Murat Gjonzenelit, të riut vlonjat krenar e nacionalist, që e kaloj jetën në burgjet komuniste, bashkë me vëllezërit e tij trima;
“Mos u bëj bashkëpunëtori i Sigurimit. Ruaju nga provokimet dhe mos e humb shpresën që një ditë do të dalësh nga burgu” e këshillonte Dinua në burg Alajdin Kapon, djalin e mikut të tij Sulejman.
“Do vijë koha që dhe shqiptarët do të fitojnë të drejtat e tyre” i pat thënë optimisti Dino Martiko bashkëkrahinarit të tij, bashkëvuajtës në Burgun e Ballshit dhe shokut të tij, Llambro Nesturi;
“Më trazon dhe emocionon shumë psikologjikisht kujtimi i figurës humane, njerëzisht të paarritshme...Karakteri i tij mbeti përherë i çeliktë dhe të burgosurit i qanin hallin dhe i rrëfeheshin pa kurrfarë rezerve...” e kujton në Burgun e Vlorës, në vitin 1954 Vasil Llajo, një shoku i tij i burgosur;
-Mësuesi i Merituar, shkrimtari dhe poeti pasionuar dhe studiuesi i historisë së bregdetit, Minella Gjoni, thotë me krenari prej bashkëfshatari: ”Për Dino Martikon, këtë burrë të madh të krahinës së Bregdetit më është dhënë mundësia të shkruaj,...Në mënyrë që ky martir i lirisë e njëkohësisht ky hero - fisnik i dinjitetit njerëzor, të zërë vendin që meriton në Histori”
-Shkrimtari shqiptaro-amerikan Pjer Pandeli Simsia, Dino Martikon e cilëson “njeri me cilësi idealiste dhe me moral të lart, me ndjenjë vlerësimi superior për idealen, të pastrën, të bukurën, madhështoren dhe...gjigand të madh intelektual”
-Shkrimtari shqiptaro- kanadez, Sillo Muçko thotë: “Karakteri i Dino Martikos është legjendë e vërtetë burrash të moçëm shqiptar”.
“Dino Martiko”... me erudicionin dhe vizionin e tij për të ardhmen...mbeti deri në vdekje një individ i pathyeshëm si model njerëzor. Karakteri i tij burrëror tregoi se qe mbrujtur me idealin e lart të besës dhe shenjtërisë së mikut. Një Mateo Falkone i vërtetë...” thotë nga Italia Durim Tahiraj, shoku i gjimnazit i Robert Martikos.
-Poeti Stefan Martiko, i një gjaku me Dino Martikon, thotë për të se: “Ai luftoi brenda kafazit për lirinë, duke e shpallur atë si virtyt”
-Thoma Dupi, bashkënxënës me Robertin dhe mik i vjetër i familjes Martiko thotë se: ”Është e vështirë të shkruash për një Mbinjeri të tillë...Gjej të ndërfutura në shpirtin e tij ndjenjën e humanizmit, patriotizmit, dëshirave, aspiratave për një jetë të bazuar në parimet e ndershmërisë njerëzore...”
Piktori, prozatori dhe poeti Spiro Kirizidi, shokë në Gjimnazin“Halim Xhelo” Vlorë me Robertin dhe person i brendshëm për shumë vite i familjes Martiko duke i kujtuar ato vite të largëta thotë se:” Më habiste aq shumë sqima prej aristokrati e Dinos dhe... mendoja... se në atë gjoks rrihte patjetër zemra e një njeriu të ditur, të mençur, me horizont e njëkohësisht të ndjeshëm...ishte...një njeri i rrallë i cili adhuronte të drejtën dhe urrente gënjeshtrën.
Pasi qëmtova dhe paraqita momentet e rëndësishme të karakterizimeve të njerëzve në zë, miq e dashamirës të Dino Martikos dhe të birit te tij të denjë e po kaq të nderuar, shkrimtarit të spikatur Robert Martiko, që pati nderin të na ftoi me këtë rast solemn, mua nuk më ngelet veçse të falënderoj për ftesën dhe për organizimin e kësaj ceremonie promovuese.
Me këtë rast i rekomandoj të gjitha organizmave shoqërore, organeve vendore dhe shtetërore dhe uroj që, heroi i ditës së sotme, patrioti atdhetar, intelektuali i spikatur, trimi i mençur shënvasjot Dino Martiko, i denigrua, i ndjekur, i persekutuar e burgosur deri në vdekje pa të drejtë nga regjimi totalitar komunist, të bëhet edhe më evident, për t’u vendosur në radhën superiore të nderit, në shkallë kombëtare.
Vlorë, 05.08.2011
DIONIS QIRIZIDHI
Dionis Qirizidhi, mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe poeti i spikatur vlonjat, është një figurë e dashur gjurmëlënëse, që prej kohësh më ka ngelur në mëndje, me premtimin e heshtur vetiak se duhet të shkruaj, sadopak për të, duke nderuar kujtimin e tij. Po e them, që në fillim, se ai ishte i biri i Koco Zengjinit, një shofer kamioni, ardhur prej kohësh nga Janina në Vlorë, ku morri një emër të mirë dhe u dallua sidomos për profesionalizmin dhe burrërinë dhe karakterin e tij. Duket "zengjini" ishtë
nofka, e vendosur nga mikpritësit, për të shprehur pasurinë e shpirtit të tij bujar e paqësor, po dhe ndofta, për ti rënë shkurt e për të kapërcyer vështirësin e shqiptimit të mbiemrit të tij, të një greku safi.
Nisi, siçi thërrisnim ne, qysh në të ri, ishte rreth 25 vjeçkur unë e njoha më mirë dhe më nga afër. Ai, "më beri për vehte" brënda një kohe të shkurtër, kur të dy punonim në Fermën e Llakatundit dhe udhëtonim çdo ditë për atje nga Vlora, në të njëjtin autobuz.
Mund ta dashuroje e ta adhuroje edhe nga larg Nisin, me atë veshjën e bukur e të pastër gjithnjë, me trupin të gjatë e "kaba", me kokën e madhe të mbuluar nga flokët e gjatë të zes e kacurel, që ecte duke u lëkundur sa djathtas-majtas, si të ishte marinar, me atë fytyrën gjithnjë buza gaz e që shpërndante kurdoherë, ngrohtësi e mirësi, dhunti këto, të trashëguara familjarisht, ndër breza prej kohësh.Në një nga ditët e zakonshmë të udhëtimit tonë për të nisur punën në Fermën e Llakatundit, 15 kilometro larg qytetit të Vlorës, Nisin, me një tufë gazetash, shuk nën sqetull dhe me një çantë, varur krahëve, do ta shihje të vinte më herrët dhë të zintë vëndin e parë, pranë shoferit të autobuzit. Edhe në se në ndonjë rast të vecantë vonohej, ai vend nuk zihej nga të tjerët, po rezervohej për të. Nisi nuk linte asnjë boshllëk në kohë, po sa nisej autobuzi ngrihej më këmbë dhe, me zërine tij bas prej aktori të vërtetë, fillonte e lexontë gazetat në lajmet më të rëndësishme të ditës, apo recitonte poeezinë e tij te fundit.
Nisi ishte mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore të Fermës, që kishte mbi dymijë hektar tokë nën ujë dhe mbarështronte mbi dymijë njisi gjedhi, duke qenë furnizuesja kryesore e qytëtit të Vlorës, sidomos me qumësht dhëe zarzvate.
Duhet thënëse, fal talentit dhe spektrit te gjerë të njohurive dhe aftësive të tij, Dionisi, shpejt u bë figurë kryesore, për gjallërimin e jetës kulturor, artistike e sportive të kësaj qendre të madhe pune e prodhimi.
Atë, mëgjithëse mësues dhe intelektual i mirfilltë, shpesh mund ta gjeje në mes të komunitetit të punëtorëve, të pleksur pa ndrojë me shtresat më të varfëra e më të pazhvilluara, duke kontribuar për emancipimin dhe zhvillimin shoqëror, kulturor e sportiv të tyre. Më i gëzueshëm dhe si me krahë, ai, ndjehej midis romëve të shumtë të Llakatundit, me hobinë dhe dashurinë e përherëshme për
kuajt e vrapimit, duke marrë pjesë edhe vetë në garat me kuajt e tyre të shpejt.
Si përgjegjës të veprimtarisë kulturore për krahinën e Llakatundit, ku e zgjodhën njëzëri, ai u bë programuesi dhe drejtuësi i një sërë shfaqiesh teatrale, korale, gjimnastikore e futbollistike, që jo vetëm ngritën dhe përmirësuan mjediset përkatëse të Shtëpisë së Kulturës, këndeve e fushave
sportive të futbollit, baskët bollit dhe volibollit, po që e vendosën Fermën e Llakatundit në ballë të disa konkurseve të kohës, në shkallë rrethi, për disa breza.
Po thëm një të vërtetë të jetuar, kur Dionis Qirizidhin e kam parë në Sallën e Madhë të Shtëpisë së Kulturës "Labëria" të Vlorës, si organizator dhe referuesi kryesor i një Sesioni Shkencor për Kulturën në shkallë rrethi dhë më pas, si një ndër organizatorët e grupevë folklorike vlonjate, që zunë vendë të para në Festivalin Mbarkombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Ishtë koha kur edhe poezitë dhe krijimet e para letrare të Dionisit, pëlqeheshin dhe zgjidheshin si tekste këngësh.
Ndërkohë vitet kalonin dhe Dionisi rritej pa ndërprerje, me krijimtaritë e tij letrare, që botohej në periodikët lokal e kombëtar.
Ërdhën dhë vitet e përmbysjes së madhe, e mundësisë së plot të veprimit, e lirisë dhe demokracisë dhe Dionisi, u përfshi në radhët e intelektualëve demokrat vlonjat.
Në kërkim të një jete më të mirë, duke e pasur edhe gruan minoratare greke, Dionisi familjarisht emigron ndër të parët në Greqi, ku banon dhe tani.
Gjatë një vizite pune në Greqi, në maj të vitit 1993, i përfshirë si këshilltar ekonomik, në një delegacion bashkiak të qytetit të Vlorës, e gjej Dionisin befasisht atje. Ishte nje takim që organizohej prej Bashkisë së Qytetit Grek Trikalla, së bashku me Dhomën e Tregtisë së Thesalisë, për nder të dëlegacionit bashkiak të qytetit të Vlorës. Unë isha në podiumin e konferencës, në anën e miqve, kur e shoh Dionisin në sallë, si të ishte këtë radhë në një autobuz të stërmadh, sërish me dorën lart dhe që kërkon me insistim të marri fjalën. Dhe foli gjatë, në një greqishte të pastër e të rjedhshmë e plot pathos: Kishte ardhur i malluar nga Kallabaka posaçërisht, sa kish marrë vesh për vlonjatët e tij. Deklamoj një poezi të bukur malli, që kishtë përgatitur me këtë rast, ku, siçpritej, fliste për bukuritë
dhë shpaloste dashurinë për Vlorën e mrekullueshme bregdetare, qytetin e tij të lindjes dhe për Shqipërinë, atdheun e tij të shtrenjtë, ashtu si shprehej ai, tashmë të munguar prej disa vjetësh.
Në Tiranë, vite më vonë, afër ish Pallatit të Mbrëtit Zog, te vëndi i punës i inxhinjërit vlonjat, të mirit Petraq Karaj, ku gjen për ditë dhjetra vlonjat të moshuar, që kalojnë orë të tëra bashkbisedimi me kujtimet e bëmave të tyre rinorë (Midis tyre Skëndër Kamberi, Nestor Jonuzi, Lame Fandi, Qerim Vrioni, Spiro Gjidede, Axhem Gjoni, Sadedin Gjoka etj.), ndesha të flitej shumë herë për kujtimet, ngjarjet e hershme si dhe për të rejat, që kanë lidhje me vlonjatin simpatik e të njohur nga të gjithë bashkqytetarët, Dionis Qirizidhin.
Dionisi, tani rreth 60 vjeçar e burrë i pjekur, ishte berë edhe më i njohur, jo vetëm për vlonjatët po edhe për shqiptarët e tjerë emigrantë në Greqi, pse jo edhe për studjues e njerëz të shquar në shkallë vendi. Duke përballar vështirësitë e shumta të emigracionit për mbijetësë dhe për edukimin e fëmijvë
të tij, ai kohën e lirë e kalonte në sallat e bibliotekave dhë të arshivave, sa në Janinë, në Athinë e në Selanik, e më së gjati te e famshmja "Gennadius Lybrary", në gjurmim të lashtësisë së Shqiptarëve, të lidhjeve të hërshme më Grekët, të kontributit të tyre për çlirimin e Greqisë dhe të Shqipërisë nga
zgjedha pesqind vjeçare otomane. Zbulon kështu të dhëna historike të panjohura deri tani nga Histriografia Shqiptare, fakte të reja për veprimtaritë e arvanitasve të shquar në luftën për pavarsinë e Greqisë, për Ali Pashë Tepelenën, për shtegtarin e lirise, Lord Bajronin, për plakun e mençur vlonjat
Ismail Qemali dhe për shkrimtarin e patriotin Fan Noli . Dionisi, hulumton e shkruan për ta, si një shqiptar i vërtetë, më dashuri zemrë dhe me besim e shpresë se kontribuon për shtimin dhe forcimin e mardhënieve dhë të miqsisë së mirë midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit.
Nuk janë rastësi vlerësimet e bëra për punën e frytshme të Dionisit nga akademikë, shkrimtarë dhe artistë në zë. Kështu akademiku shqiptar profesor doktor Kristo Frashëri duke vlerësar librin voluminoz të Dionisit "Shtegtari i Lirisë" thotë: "Me këtë punim thellësisht të dokumentuar kushtuar Lord Bajronit studiusi Dionis Qirizidhi e ka ndricuar me objektivitet jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë letrare tëkëtij "shtegtari" romantik të pavdekshëm." Nga ana e tij,profesori i merituar Marios Byron Raizis, që është Presidenti i Shoqërisë Helenike të Bajronistëve dhe Bashkëpresident në Këshillin Ndërkombëtar, ka thënë për veprën e Dionis Qirizidhit: Pavarësisht madhësisë së tij (350 faqe) "Lord Bajron-Shtegtari i Lirisë" do ti dhurojë kënaqësi lexuesit tëtij shqiptar dhe nëse përkthehet nëanglisht, vendi i tij nëbibliografinëgjigande tëBajronit do të jetëi pakrahasueshëm.
Doktor Moikom Zeqo, një studjues i ditur e i dashur për të gjithë shqiptarët për dy nga librat voluminoze të Dionis Qirizidhit thotë: Pata shkruar për librin "Pasqyrat e Afërditës", se ai libër ishte sui generis i cuditshëm...dhe me rastin e botimit te librit...për Bajronin dua tëshpreh vlerësimet e mia për këtë punë substanciale, të rëndësishme.
Me kete portret të thjeshtë dashamirës aq sa i pata mundësitë dhe aftësitë, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, dua ti uroj, mikut tim të dashur Dionis Qirizidhi, shëndet dhe lumturi si dhe vullnet e mundësi për punë të tjeraletrare e shkencore.
Gëzimi me i madh fëmijëror për ne, djemtë e lagjes Skele të Vlorës, ishte kumi dhe deti. Mblidheshim çdo mbas dite, pasi qetoheshim në shtëpitë tona, pas çerdhes dhe kopshtit, shkollës foshnjore, si quhej dhe ndaheshim në dy grupe e loznim buzë detit në kum futboll, duke përdorur top lecke, të përgatitur nga më të rriturit. Caktonim “trarët” e portës me gurë, bënim nga një kuadrat duke vizuar me shkop në rërë kufijtë e fushës, emronim një më të rritur si refer (arbitër) dhe luanim me atë farë topi sa lodheshim, shkriheshim në djersë dhe pastaj të gjithë, laheshim e freskoheshim në det.
Po bashkë në Lagjen Skelë, madje në një bangë për 5 vjet sa zgjati, ishim me Karillën edhe në Shkollën Fillore. Kishim në klasë dhe shokët e tjerë të paharruarit Minella Kostandinin, Llambi Konen, Guri Sejdinin, Sherif Thanasin, Mete Sinanin, Neim Numanin, Xhevdet Xhuvelin, Kanerina Sharen, Bubulina Arapin, Aretina Taton.
Po erë djerse dhe gjirizi;
Po na kishte rënë në pjesë
Çikago, 21 Shkurt 2011
Ndërkohë, vitet kalonin dhe ne po e kapërcenim fëmijërinë dhe po hynim në vështirësitë, bukuritë dhe peripecitë e adoleshencës.
Më 16 tetor 1949 nisem për Tiranë dhe në vitin e më pasmë mësimor aty erdhi edhe Niko Vangjeli. Na kishte dalë e drejta e vazhdimit të shkollës së mesme, në atë që quhej “Teknikumi Financiar” Tiranë. Ai u vendos në rrugën e Durrësit, për karshi centralit të vjetër elektrik, në ambientet ku sot është Gjimnazi “Qemal Stafa”
Tirana e atyre viteve ende nuk e kishte marrë veten dhe kudo gjendeshin gjurmë lufte. Ndihej pak gjallëri dhe rrallë shihje të lëvizte ndonjë makinë apo të jepej ndonjë aktivitet artistik, përjashtuar spektaklet e një kinemaje dhe të një teatri. Në kinemanë “17 nëntori” shfaqeshin filma italianë, trofe lufte, pa përkthim dhe në teatër rrallë jepeshin premiera. I vetmi vend që gjallëronte, ditë e natë ishte Pazari i Madh, i “Vjetër”, siç quhej. Atje shiteshin e bliheshin lloj, lloj mallrash e rraqesh dhe kishte dyqane artizanësh dhe restorante me gjellë të shijshme, të gatuara me mish të sapo therur, në një degë peme, po aty, shoqëruar me bukë gruri.
Njëherë tjetër bashkë me Nikon shkuan ne Mal te Zi. Ishte një ditë feste për malazeztë e shkëputur nga Serbia. Ja si i këndova kësaj ngjarjeje:
MIKU MË I DASHUR
Mino Puri, i thërrisnin, qysh në fëmijëri Minella Llukës, apo Konstandini, siç u mbiquajt më vonë.
I thërrisnin Puri, ndofta, nga që erdhi midis shokësh, ashtu, krejt i sinqertë dhe i pastër, si ujët e burimit. Minua, pa asnjë dyshim, ishte ndër shokët e mi më të vjetër dhe më gjurmëlënësi. Me Minon jemi njohur që herët kur kemi filluar ta ndjejmë jetën dhe i kemi belbëzuar njëri tjetrit. Ato vitet e para të fëmijërisë më zgjohen në kujtesë fort të mjegulluara, por, portreti i Minella Kostandinit spikat i fuqishëm dhe gjithnjë qëndron përballë meje: Çapkën, shumë i lëvizshëm që s'e mbante vendi, gjithnjë topolak e shëndet mirë dhe që, më shumë se çdo gjë tjetër, prirej pas detit të pa anë e të magjishëm.
Ne, familjarisht, banonim në Skelë të Vlorës, buzë detit, por shtëpia e Minos ishte edhe më afër detit, sa thua se lagej nga valët e shkumëzuara të tij. Deti me atë bukurinë dhe pafundësinë e tij përrallore na bëri ëndërrimtarë dhe na tërhiqte çdo ditë e më shumë.
Minua ynë i dashur ishte gjithnjë nismëtari për të na afruar drejt detit kaltërosh, të bukur e të mistershëm. Ishte ai, që na mësoi të gjithëve të notonim qysh sa kishim nisur të barisnim. Na i mësoi, njërin pas tjetrit, të gjitha stilet e notit, duke e nisur nga noti i qenit, ije, shpinë me pash, krol,
flutur. Organizonte gara se kush të mbërrinte i pari te koka e molit zero, kush të shkonte më larg, kush të zhytej e të merrte më shpejt kum te bova, kush të mbante frymë nën ujë më shumë, kush do nxirrte më shumë kalema e krimba si ushqim për peshqit, që kish teknikën e vetë dhe që ishte çelësi i suksesit në gjuetinë me grepa, kush do të hante më shumë tul xhixhivalleje të gjallë, kush do të gjente guaska deti të rralla, kush do ta bënte kalanë e kumit më të madhe, me më shumë bedena e më të bukur dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kush do të zinte më shumë peshq dhe kush do ta kapte peshkun më të madh. Për të gjitha garat Minua siguronte vendin e parë. Ai na e kaloi tëgjithëve, sidomos, me
talentin për të peshkuar. Nën ujë, me atë gjoksin e gjerë dhe leshtor, mbante shumë frymë. Zhytej në thellësi, te këmbët e ngelura të ish molit zero dhe në gurët aty poshtë, shkulte me forcë oktapod të gjallë. Shtrinte krahun e tij të fuqishëm leshtor dhe, oktapodi budalla, ia pushtonte drushtën me putrat e tij si ventuza. Atëherë Minua e tërhiqte kafshën e gjorë me fuqi dhe e shkëpuste nga foleja, pa pyetur për "mellanin" që nxirrte ai, si instinkt për të maskuar vendndodhjen.
Minua i përdorte, me sukses, gjithë llojet e peshkimit: Me kamaq, me pushkë, me pezevoll dhe me trata. Po, specialist i mirëfilltë, mjeshtër i parë në gjithë bregdetin e Vlorës, ishte për të gjuajtur peshq me grep e me parangall. Sekreti profesional niste që nga sigurimi i ushqimeve, kareme të diferencuara sipas llojit të peshkut, vendit të kapjes dhe motit. Ai i dinte, si asnjë tjetër, vendet ku grumbullohej më shumë peshk, orët e caktuara të ditës dhe të natës më të favorshme, muajt dhe stinët më të begatshme për peshkim.
Më e shijshme ishte kocja gushtake, që binte më dendur, te Plazhi Nartjotëve; murrat e molit zero dhe të vaporit të mbytur; bafat e Valltos së Dukatit, pa le kocja e dajlanit të Dukatit e përmendur në Enciklopedi, siç thoshte vetë Minua; levreku dhe licat e Karaburunit. Qefullin e ha pezevolli dhe lica bie si budallaqe në parangall, po ta kosh me cironkë të gjallë, porosiste hera herës.
Shpesh e dëgjonim të thoshte e të jepte komanda për ne:
-Ikim. Ngrihuni shpejt. I mblidhni rraqet!. Këtu s'ka më peshk, se ra lica dhe i trembi.
-Kjo shirok, që po fryn do të na afrojë peshk me bollëk. Bëhuni gati !
-Hidhe, hidhe pezevollin para, atje ku do të hedh unë këtë guralecin, se shoh një tufë me qefuj budallenj.
-Nesër do peshkuar me kamerdare, në thellësi, se peshku është larguar, i trembur nga plazhistët.
-Sot kam siguruar një pushkë pneumatike të mirë me shigjetë të gjatë, me tub, lopata dhe me maskë hermetike. Do gjuajmë matanë vrimës, te shkëmbinjtë e Ujit të Ftohtë.
-Këtë të diele do të vemi për bafa, në Vallto të Dukatit. Ato, të shkretat, aq të majme, tani shijohen, shoqëruar me verë brusko Zvërneci.
-Na vajti shumë mirë dita sot. Peshkun do ta ndajmë në katër pjesë. Ktheu me kurriz ti, Luan, dhe zgjidh:
-Kush do ta marrë këtë tufën e peshqëve këtu?
-Atë ta marrësh për vete.
-Po këtë?
-Llambi Kona!
-Po këtë?
-Harilla Papajorgji!
-Hallallta ketë, se u lodh shumë sot. Ktheu, tani. Kjo e fundit të ngeli ty. Dëgjoni: Unë, me pjesën time, do bëj me peshk një tavë të mirë narqoçe. Për darkë jeni nga unë. Hajdeni rreth orës tetë. Ti, Luan, na sill ca verë Narte. Mos harro mandolinën, se do këndojmë. Unë do lajmëroj dhe Vangjel
Mërkurin, që të vijë me gjithë kitarë.
-Po, kemi dhe ca mësime. Kush e duron nesër profesoreshë Marika
Bezhanin.
-Lere, ore. Ç'e kujton, se na është bërë si burri i nënës, na mori shpirtin. E di ç'ë? Më mirë nesër nuk vemi fare në shkollë, po dalim, andej nga Vapori i
Mbytur, se kam edhe nja dy shashka për t'i hedhur.
Me Minella Kostandinin ne ishim bashkë në një klasë, qysh në shkollën përgatitore, foshnjore si i thoshim, po kështu në shkollën fillore dhe në atë unike. Minella i zgjuar dhe i shkathët, mjaftohej me shpjegimin e mësuesve dhe kënaqej vetëm sa të merrte notë kaluese, çka nuk e kishte të vështirë edhe pa mësuar jashtë shkolle. Ne aktivizoheshim edhe në detyrat jashtë klase si në kor dhe në teatër. Të pesë klasat e shkollës fillore ne i përfunduam në vitin e parë pas Çlirimit të vendit nga nazifashistët. Më vonë u aktivizuam dhe në grupet artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe në Pallatin e Kulturës së qytetit të Vlorës.
Bashkë ishim dhe në Tiranë. Ai në Shkollën e Mesme të Fizkulturës dhe unë e Harilla në atë Financiare. Unë veja shpesh në palestrën e shkollës së Minellës dhe, bashkë me të, ushtrohesha në veglat gjimnastikore. Ushtrimet e lira dhe kipet në tokë dhe në vegla, saltot, fikfaken dhe rondatën nga Minua i mësova. Si ushtrime toke ato u përsosën, më vonë, në cekëtinën e detit dhe në kumin e
buzëdetit të Vlorës.
Në vitin l956 u ribashkuam në Vlorë. Ai mësues fizkulture dhe unë anëtar i ekipeve përfaqësuese të Flamurtarit të Vlorës në gjimnastikë, mundje e ngritje peshe e më pas si gjyqtar e trajner i sporteve të rënda. Miqësinë e kishim të pandarë dhe sheshi prej çimentoje i shtëpisë së Kostandinajve, në lagjen Kume të Skelës ishte arena e takimeve, darkave, ahengjeve dhe vallëzimeve për një grup shokësh dhe shoqesh të ngushtë.
Ne, të rinjtë e Kumes, shumë kohë kaluam së bashku, shoqërisht e në mënyrë krejt vullnetare, për të ndërtuar dhe zgjeruar shtëpinë e Minos. Bënim blloqe çimentoje dhe ndihmonim ustallarët për ngritjen e mureve, suvatimet, hedhjen e soletës dhe për çdo lloj pune ndihmëse. Kjo ndjenjë solidariteti na jepte kënaqësi dhe duket se ishte si një shpërblim, sado i vogël, për përpjekjet shumë vjeçare të Minos sonë të dashur, që na ndihmonte e na drejtonte për të kapërcyer, si djem të virtytshëm, hapat e para dhe, më tej, vështirësitë e jetës.
Minella Kostandini u shqua edhe si një sportist cilësor, trajner, pedagog dhe drejtues i pasionuar i sportit vlonjat. Ai përfaqësoi për disa vjet Vlorën, si notari krolist më i shpejtë i kohës. Me shumë dashuri, urtësi e ndershmëri ushtroi dhe detyrën e mësuesit të fizkulturës në Gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës, më vonë kaloi instruktor dhe kryeinspektor fizkulture në rreth, shef i klubit i "Flamurtarit" për të gjitha sportet, përsëri mësues dhe organizator i dalluar manifestimesh sportive. Si meritë më e madhe, historike për jetën sportive të qytetit të Vlorës, është, padyshim, puna e tij si trajner i ekipit të femrave të "Flamurtarit" në not, ku si një metodist dhe pedagog i shkëlqyer, nxori një numër të madh kampionësh dhe rekordmenësh kombëtar.Nuk është rastësi vlerësimi im për Minon e dashur:
E njihni, apo s'e njihni
Mikun tim me shpirt të Artë?
Është Minella Kostandini,
Po e them me zë të lart!
Ti o djalë, vajzat e mia,
Kur të lexoni ditarin,
Në personazhet e tija
Minon e keni të parin.
Do qëndrojmë të pavdekur
Përherë miq, pranë e pranë,
Lidhur fort, çelik e hekur,
Nuk ka forcë që na ndanë.
Jemi njohur shumë herët,
Sa dalluam nënë e babë,
Dhe nuk ishim si të tjerët,
Po, si dy kokat në shkabë.
Nuk na lidhi dhënia, marrja;
Nuk u fut parja në mes
Vendimtare ishte ngjarja:
Sporti, kënga, fjala besë;
Lojërat, qysh në fëmijëri,
Kumi, deti kaltërosh,
Vallet, këngët, në rini
"Gëzo çastin, që të rrosh!"
Dhe më pas, si familjarë
Punë ditën, dëfrim natën.
Kudo ishim të pandarë
Në dysh e ndanim kafshatën.
Minua u dashurua dhe u martua me Niqi Poron, një vajzë e mrekullishme, mësuese dhe amvise e mirë, që për ne, djemtë e Kumes, u bë shumë e afërt, familjarisht.
Ajo, me kujdesin e saj të pazakontë, ia shtoi dhe ia zbukuroi jetën Minos. Çifti i lumtur u gëzua me dy trashëgimtare të denja: Klajdën dhe Irenën, simbole të dashurisë, respektit dhe përkujdesjes së pakursyer për babën e tyre, çuditërisht shumë të rënduar fizikisht, në vitet e fundit.
Të duket e pabesueshme sesi ai trup aq i fortë, i kalitur me mijëra ditë në det, nuk u rezistoi i shëndetshëm deri në fund viteve. Për disa vjet, Minua ynë i dashur, përballoi me guxim shqetësime shëndetësore të një paralize parciale. Tri herë pati vdekje klinike, por tri herë u rikthye në jetë. Edhe në kushtet e disa goditjeve të parainfraktit ai ngeli një model vitaliteti dhe optimizmi, duke bërë, me vullnetin e tij të hekurt përmirësime, falë përpjekjeve titanike për mbijetesë. Shëtitjet mbi rërë, buzë detit, disa orë në ditë, duket se i lehtësonin dhembjet fizike dhe gjendjen e rënduar shpirtërore.
Ashtu mbeti, i pavdekshëm-shpirti i bukur i detit.
Dr. SADEDIN GJOKA NË KLINIKË
Mbresa për një shok të dashur
Mjeku stomatolog Sadedin Gjoka mbushi 75 vjeç, por si 50 vjet më parë, vazhdon të punojë i suksesshëm në profesionin e tij, tani më, në një Klinikë Private Stomatologjike në Tiranë, ku është zot i punës së vetë. Për të ardhur deri këtu ka kaluar një kalavar i gjatë përpjekjesh, mundimesh e deri vuajtjesh, i nisur nga ndihmësmjek dhe mjek stomatolog në Klinikat Shtetërore në Shqipërinë e 58
viteve më parë. Ai, në veprimtarinë e gjatë të tij si dentist, ka provuar dhe eksperimentuar, nën kujdesin dhe me nisiativën e mjekëve stomatolog që kishin studiuar jashtë shtetit, bisturinë për ndërhyrje deri në operacione të vështira, i ka takuar të caktohet mësues, në profesionin delikat e gati artistik të stomatologut në Shkollën e Mesme Mjekësore Vlorë, ka emigruar në Greqi ku ka
ushtruar për disa vjet profesionin e dentistit, është punësuar në klinikat e para private brenda vendit para 20 vjetësh, ku është njohur dhe ka ushtruar praktika te reja bashkëkohore dhe së fundi para 10 vjetësh, ka hapur dhe drejton klinikën e vetë modeste stomatologjike, në zemër të Kryeqytetit.
Me Sadedin Gjokën jemi njohur si nxënës të një shkolle, gjashtëdhjetë e pesë vjet më parë, në qytetin e Vlorës dhe pas asaj kohe, kemi pasur shoqëri e miqësi të pandarë. Në vitet e rinisë na ka bashkua më shumë edhe aktiviteti i përbashkët sportiv, kur ai është shquar si një futbollist i talentuar i Sport Klub
" Dinamos" elegante dhe futbollist e trajner i "Flamurtarit" të bujshëm.
Në vitet 2000, në Tiranë ne u ribashkuam me shumë vlonjatë, shokë të hershëm fëmijërie e rinie. Me ta takohemi rregullisht tre herë në çdo javë. Më së shumti pimë kafe, çaj, por ndonjëherë dhe birrë a raki, apo festojmë datëlindjet e njeritjetrit. Në këto takime tregojmë kujtime e ngjarje të kaluara, bëjmë qyfyre e shaka, këndojmë, kryesisht këngët tona vlonjate qytetare e labe. Verës, në kohë të mirë, vend i parapëlqyer takimesh është Parku i Kryeqytetit, te Liqenit Artificial, që sadopak, na jep një vizion të përafërt imagjinar për detin dhe Vlorën tonë të dashur, magji që e kemi mbajtur të pashkëputur nga qenia jonë, si simbol ëndërrimtar bukurie dhe bashkimi. Vijnë në shoqërinë tonë
me Sadedinin: Llambi Kona, Llazar e Harilla Papajorgji, Niko Gjyzari, Sezai Hoxha, Milto Shuka, Bardhyl Golemi, Axhem Gjonaj, Minella Konomi, Irfan Bregu, Duro Mustafaj, Spiro e Pavllo Papa, Ymer dhe Pirro Veshi, Vasillaq Ndini, Nexhat Mersini, Kudret Arapi, Tajar Bonjaku, Astrit Isaraj, Lili Dodi, Luan Gorishti, Edmond Luçi, Etem Likaj, Perlat Rama, Laver Hasani, Minella Mosko, Reshat Kripa, Taulla Binaj, Xhoxhi Bitri, Nikolla Qirko, Vangjel Loli, Pandeli Janina,Vasil Deçka, Fatosh Voshtina, Sabavet Ymeri, etj. disa prej të cilëve tani nuk jetojnë më fizikisht, por ruhen e kujtohen me simpati. Në disa raste jemi takuar edhe së bashku me gratë, duke organizuar ndonjë piknik apo darkë të thjeshtë në natyrë.
Klinika e dentistit të spikatur vlonjat, mësuesit te pasionuar, ish futbollistit të talentuar, Sadedin Gjokës, është bërë një tjetër qendër e përhershme takimesh për ne dhe për vlonjatë të tjerë me banim në Tiranë. Secili prej nesh sikur është përtërirë dhe ribërë në këto vitet e fundit të jetës: gjithnjë më i
gjerë shpirtërisht, më i shkathët në veprime e në preokupime shoqërore reciproke, më i çiltër dhe më bujar në këshilla e mendime. Shokët tanë vlonjatë kanë takuar të jenë me arsim të lartë dhe specialistë pak a shumë të njohur, shumica, me tituj dhe grada shkencore.
Me të drejtë njëherë akademiku Bardhyl Golemi, me modestinë qe e karakterizon dhe për të shfaqur respektin dhe dashurinë e tij për të tjerët, tha: "Për mua, secili nga shokët tanë, mund të ishte i vlerësuar kaq sa unë." Problem janë vitet që mbartin në kurriz dhe kjo është një nga arsyet që unë
hera herës, në shenjë respekti dhe nderimi, përpiqem të përshkruaj portretin e gjithsecilit.
Këtu më shumë do të shkruaj për mikun tim të dashur Sadedin Gjoka, që mund të ishte ndër të parët për ta merituar pa mëdyshje nderimin si një intelektual i mirëfilltë duke qenë jo vetëm futbollist i shquar ndër vite, po dhe specialist i lartë mjeshtër i vërtetë me njohuri shkencore për profesionin dhe nga ana tjetër si personazh shoqëror mirëdashës, që dallohet në çdo gjë deri në këngëtar, frekuentues i jetës kulturore, teatrore dhe operistike, po mbi të gjitha si një filantrop e bamirës i rrallë.
Një ditë në Klinikën e tij në Tiranë diskutonim rreth një libri me kumtesa, botuar nga Shoqëria "Vlora", për Ismail Qemal Beun. Dihet se, çdo shqiptar patriot, entuziazmohet sa herë dëgjon emrin e vlonjatit të madh.
Dikush, me këtë rast, i frymëzuar nga aktet e shquara historike e patriotike shqiptare të vlonjatëve në tërësinë e viteve, tha: "Hajde Vlorë, hajde, ç'burra ke lindur e ke rritur!" Tjetri shtoi: "Ismail Qemal Vlorën, mbi të gjithë".
Po, vazhdova unë, ndesh shpesh qytetarë vlonjatë me vlera. Të duket sikur vlerat vlonjatëve ja shtojnë mjedisi që e rrethon: ullinjtë, portokallet dhe deti. Dhe vazhdova, ngaqë sa kisha mësuar se pikërisht këtu te kjo Klinikë Dentare e thjeshtë, një vlonjat ishte nismëtar i krijimit të Shoqatës Bamirëse
për mjekimin pa fitim me kosto, shpesh edhe falas, të pensionistëve dhe paraplegjikve: " Ja ku kemi këtu Sadon. Nuk krahasohen, thoni ju me njerëzit e shquar, Po, or po. Në rrënjë, po. Se, unë Malon ( Ismail Beun) e çmoj dhe e respektoj sa asnjë tjetër (idhull kam Skënderbeu dhe Mëmë Terezën), për
veprimtarinë e madhe dhe të shquar diplomatike dhe patriotike dhe, sidomos, për aktin suprem të ngritjes së Flamurit dhe të Shpalljes së Pavarësisë, pa të cilën vihej në dyshim vet ekzistenca e Shqipërisë, po Sadua përfaqëson njeriun model dhe ka vlera konkrete, si pjesë të mirësisë së madhe"
Një drejtim që e dallon dhe e lartëson dr, Sadedin, sidomos në kushtet e tanishme të një babëzie të paparë, shpesh kohë ryshfetesh, mashtrimesh dhe abuzimesh korruptive, është figura e tij humane. Dr. Sadedin Gjoka, si pjesëtar aktiv i Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Stomatologëve, jo vetëm merr pjesë rregullisht deri në Kongreset Evropiane te Stomatologëve, por është ndër të parët që mbështet porositë e tyre humane dhe filantropike. Ai është i papërtuar në ndihmat dhe shërbimet falas për Shoqatën e Antikapatëve dhe Shoqatën e të Verbërve, duke i vizituar dhe mjekuar njerëzit e varfër falas dhe njerëzit në nevojë, me çmime të ulëta, në kosto.
Tani, të vijmë te çështja tjetër, që të jep gjithashtu, entuziazëm dhe frymëzim poetik, aqsa duhet të frenohesh, duke u mbajtur me këmbë në tokë:
Po Sadua, Sadedin Gjoka?
Merr nder, kur me të bën toka,
Të lartësohet koka.
Thua: "Biri i Malos", rroka!
Sa i dashur, aq i mirë,
Buzagaz e plot hir.
Si kërcente dhe këndonte,
Po aq bukur me top lozte.
Shumë e donin, se na donte,
Për gjithçka ai ndihmonte,
Na shëronte, na mjekonte,
Jetën tonë e zbukuronte.
Qysh fëmijë dhe në rini
Dikur, kur ishte në Vlorë,
Ashtu bën edhe tani
Me flokë të bardhë borë.
Vlorën prure në Tiranë
Sadedin, o mik i rrallë,
Do të jemi gjithnjë pranë,
Në gëzime dhe në hall..
Tinga do mbushet klinika
Me bobole dhe xinxifa,
Me fiq deti e xhixhivalle,
Me qitro e portokalle
Do kujtojmë djemtë çamarrokë
Dhe vajzat si shtojzovalle,
Kur këndonim, mbledhur tok,
Kur loznim dhe hidhnim valle,
Kur bënim cfita në rërë
Top lecke me qime kali,
Dhe, me pas, në det, të tërë:
"Le të dali ku të dali!"
Hej ti, moj rinia jonë,
Kur u "qethëm me shelegë".
Kemi, kemi ç'të kujtojmë
Jetë në zbore, breg më breg.
Tani, ti moj Vlorë e vyer,
Dashuri e pa kufi,
Iluzionin e ke kthyer
Pleqërinë e bën rini.
Këtu e përfundoj pjesën e parë me mbresa dhe kujtime për një shokë të dashur fëmijërie, ish futbollistin e shquar, mjekun stomatolog vlonjat, Sadedin Gjoka, për të vazhduar në pjesën e dytë me aspekte të veçanta të jetës së tij.
Një nga takimet e zakonshme shoqërore ne, një grup pleqësh tiranas nga Vlora për variacion, vendosëm ta festojmë ndryshe: Pikërisht më 13 Korrik 2002, me dy
makina, shkojmë shoqërisht në Malin e Dajtit, për të festuar njëherazi, datëlindjen time dhe atë të Sadedin Gjokës, që për fat ishin të përafërta. Ishte një takim i përbashkët, ndryshe nga herët e tjera, që doli më mbresëlënës dhe na kënaqi të gjithëve. E kishim bërë traditë: Për të përjetuar ngjarjen dhe gëzimin që ndienim, poetët e njohur Irfan Bregu dhe Duro Mustafai po dhe unë si praktikant, deklamonim nga një vjershë të krijuar posaçërisht. Unë recitova
vjershën si më poshtë:
Për Sadedinin kam shkruar
Fjalë zëmre, që rrjedhin vetë;
Po, ka qenë vend i shtruar,
Jo 1000 metro mbi det.
Sot po flas nga Mali i Dajtit,
Ku erdhëm apostafat
Formuam "hojen e mjaltit".
Lum si ne për këtë fat.
Dikush thotë:" janë pleq të rrjedhur.
Po gëzojnë vitet e ngelur."
Le të rijnë ata meskinë
Si qen. Të ruajnë shtëpinë!
Ne, do dalim, do barisim
Sa këmbët vetë t'i lëvizim.
Do këndojmë, valle do hedhim
Do hamë, do pimë e do bredhim.
Viti 2006 do sillte një tjetër ngjarje për t'u mbajtur mend. Festuam 70 vjetorin e Sadedinit. Zakonisht ceremonitë e përkujtimit të datëlindjeve ne i festonim duke u bërë bashkë dy shokë, ta themi troç, më shumë për të pakësuar shpenzimet e rastit, që i kapërcenin fuqitë tona ekonomike, më së shumti prej pensionisti.
Unë pushimet verore zakonisht i kaloja në Vlorë, ndaj edhe këtë vit ditët iknin shpejt, ndërsa shokët këtu në Tiranë, prisnin çdo ditë të mblidheshin për të festuar drekën e përbashkët të "Sadedinit dhe Luanit", që rregullisht duhet të bëhej brenda muajit Korrik.
Kishte kaluar kohë pa ceremoni festive, derisa po afrohej Nëntori, ndaj me propozimin e Niko Gjyzarit, të punësuar te Kompania Private që administronte edhe Teleferikun "Dajti", u bë propozimi për një udhëtim me teleferik. Ç'është e vërteta shtyrja e festimit të përvjetorit të lindjes së Sadedinit dhe Luanit krijonte dhe një precedencë, që këto lloj festimesh, për ndonjërin edhe steriotipe e monotone, mos të bëheshin më. Po, ishte dhe një sebep tjetër për t'u takuar: Ishte kthyer nga Kanadaja, ku kishte shkuar te djali për vizitë, Llazar Papajorgji, që pas vdekjes se Llambi Konës ishte zgjedhur si kryeplaku ynë.
Me këtë rast kjo ngjarje u përjetua si vijon:
Sadedin Gjokës(Në 70 vjetor)
Do festojmë 70 vjetorin,
Vërtet pak si me vonesë,
Po nderojmë edhe Nëntorin,
Që për ne mbaron me festë.
Jemi miq e shokë me besë.
-Sot kam bërë kurban një derr.
Mish ka plot, raki dhe verë,
Bëni qejf, mos i kurseni
dhëmbë e nofulla i kini
Për to "ju rroftë Sadedini".
Dy dolli në një bardhak
E kanë hak
Me fund piheni rakinë,
Ta nderoni Sadedinë,
Ta kënaqni shoqërinë!
Dy vjet më vonë, në fillimin e muajit Nëntor 2007, duket se u harrua festimi i datëlindjeve tona, se unë serish gjate verës, sipas traditës, qëndrova gjatë në Vlorë. Siç dihet, datëlindja e Sados dhe datëlindja ime ishin ne Korrik. Shokët tanë të paduruar kërkonin me këmbëngulje të festoheshin patjetër datëlindjet tona. Unë i njoftoja nga Vlora se jam gati dhe ju ftoj, me shpenzimet e mia deri fjetjen, të vini në Vlorë. Ky është një rast i mirë, se ju vlonjatë jeni dhe, siç thoni të dëshiruar për Vlorën. Jo. Ata ngulnin këmbë të kthehesha shpejt në Tiranë për ceremoninë e përbashkët në garë me dr, Sadedinin. Kur e kuptuan se unë nuk shkulesha nga Vlora në ditët me diell e det, ata iu drejtuan Sadedinit,
që fundja ceremoninë ta organizonte ai i vetëm. Por më kot. Ai, megjithëse me të ardhura dhe i punësuar në Klinikën e tij private, nuk pranoi, me pretekstin se lezetin ceremonia e ka të bëhet e përbashkët me Luanin.
Darka u organizua në fillim të muajit Nëntor 2007, kur unë u ktheva në Tiranë.
Të gjithë shokët në këtë ceremoni, gati të hipnotizuar, po dhe të kënaqur ngaqë takimi u bë me një darkë madhështore bashkërisht me Sadedinin, nisën të gëzuar të falënderonin vetëm atë, duket të ndikuar nga pesha e madhe shoqërore të tij, po dhe ngaqë duket mua me kishin harruar në këtë periudhë 5 mujore largimi,
sipas të thes "larg syve-larg zemrës. Unë protestova dhe i kujtova se po gabonin dhe po më harronin. duke improvizuar, aty për aty, këtë vjershë:
I futur si kot e me zor në garë
Doktor Sadedini përfund më la
Ndaj mendja në kokë qëndron si në darë
"Ti them, mos ti them dy fjalë për ta".
Se baba na flet, nga vari, ku ndodhet:
O djem, mos i lini t'u mbysin në det
Se notin e dini, i kini salvadoret
Ndaj nxirreni dufin, pa flini të qet.
Nuk ka më të keqe në botë se harresa
Kur miqtë dhe shokët të lenë në borë
Mundohu, tregoju u duhet kujtesa,
Se ndjehesh mes tyre e jo krejt pas dore.
Andaj sot e them, këtë do ta dinit,
Korriku i nxehtë, kur avujt lart çohen,
Nuk është përvjetori i doktor Sadedinit,
Po dy përvjetorë, që vonë po festohen.
Dhe ju, miq të dashur, pesë muaj behari,
Në pritje e ankthe, po në heshtje vari,
Sadon e ëmbël nëpër këmbë e kishit,
Pse më deshtë mua, si thelën pas bishtit?
A mos vallë klinika qe e mbyllur 5 muaj,
Dhe nuk nxirr para për një darkë modeste
Dhe ju qetë të zënë, se "po mblidhnit duaj"
Ne fushat e grurit, me kokën ndenë feste?
Jo, mor jo! Një shok prisnit me shumë mall
Pa atë s'u ahet dhe as që këndohet
Ndaj kujtohuni shokë, nxirrmëni nga ky hall
Se ky Luan Çipi kaq lehtë nuk harrohet.
kafe, dreka e darka, me kujtimet e tyre rinore dhe dashurinë për vendlindjen,Vlorën e tyre të dashur, imazh i pa shlyer optimizmi, malli dhe bukurie, duke sfiduar vitet e rënduara të moshës së tretë.
NEXHAT MERSINI, SHKENCËTARI
QË I DHA SHTETIT MILIONA DHE S’MORI ASGJË
Duke qënë pak më i madh në moshë se Nexhati dhe ekonimist si ai në profesion, u lidhën me të ngushtë në marrëdheniet jetësore dhe në ato të punës. E kam si parasysh Nexhatin qysh fëmijë: Shtatë mesatar dhe i imtë, me vetullat e trasha dhe flokët e zeza përpjetë, të kreshpëruara. Gjithnjë me një trastë krahëve, ku fuste bashkë bukën e misrit me djathë lidhur me shami dhe librat e shkollës. Çdo ditë, qoftë me diell a me shi, për vite me radhë, ai përshkonte mbi dhjetë kilometra rrugë më këmbë, nga Çeprati në Vlorë, sepse ndiqte mësimet në shkollën shtatë vjeçare dhe në Gjimnazin e Vlorës. Disa vite bujti në lagjen Muradie në familjen fisnike numerike të Mantho Konomit, duke u konsideruar atje si djalë shtëpie.
Fjalëpakë dhe i pjekur para kohe, shpejt shkëlqeu talenti i tij i lindur për matematikën. Edhe mësuesit e ditur hije rendë të matematikës, mateshin kur e pyesnin dhe shpejt e përdorën si mjet didaktik për përvetësimin dhe përforcimin e dijeve. Ai u bë si etalon e nxitës për bashkënxënësit, që çuditërisht në shkallën e dijeve që jepeshin njësoj, ishin shumë larg tij. Xhatja shpejt u bë kalorsi superior, fitues i olimpiadave të matematikës në kuadër vendi dhe e lartësoi kështu emrin e Gjimnazit të tij, Ali Demi, që u rendit ndër shkollat e mesme më të dalluara në shkallë kombëtare.
Ishte kjo arsyeja që pushteti diktatorial komunist i kohës, në formë përjashtimore, duke kapërcyer rregullat e rrepta të luftës së egër të klasave, këtë pinjoll pasaniku të përmbysur, e veçoi dhe e dërgoi për studime universitare, në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranë.
Nga viti 1957 deri në vitin 1961, studenti Nexhat Mersini, kreu Universitetin e Tiranës dhe meritoi diplomën me rezultate të shkëlqyera.
Pas përfundimit të studimeve, atë, që meritonte të ishte pedagog statistike apo matematike në Universitet, e emruan Shef Plani në Kombinatin e Konservave “Ernest Telman” në Vlorë, ku punoi deri në vitin 1968. Kjo ndermarrje ushqimore ishte nga më të mdhatë në shkall vendi dhe punonte kryesisht për eksport konservash peshku, mishi dhe perimesh në 80% të prodhimeve të veta. Po ajo nuk e mbante dotë ekonomistin e talentuar, megjithëse ç’është e verteta, kjo periudhe pati të mirën e vet, se aty ai u evidentua si shkencëtar.
Nexhat Mersini jo vetem me njohuritë e fituara sistematikisht dhe më së miri në shkollë, por studjues i përjetshëm, përktheu e çfrytëzoi realizime shkencore bashkëkohore, kryesisht në rusisht. Paralel me aplikimet e reja të kësaj natyre jashtë vendit deri në Amerikën e përparuar, ishte i pari në vendin tonë që ndërmori studimin për aplikimin e metodave matematikore të prerjes, sipas programimit linear. Ishte hapi i parë drejt studimeve shkencore, shoqëruar me përfitim të dukshëm ekonomik, domosdoshmëri për hapa të tjerë të guximshëm, që u ndërmorën nga shkencëtari i ri. Ato u bënë model dhe hapën rrugë edhe për të tjerë studiues të profilit, të cilët ndoqën shpejt shembullin e tij.
Arritjet e para të suksesëshme shkencore e vendosën atë në vitin 1968 detyrimisht në Ministrinë e Financave, që ishte qëndra studjuese e efektivitetit të ekonomisë dhe financës për mbarë vendin, ku punoi si specialist deri në vitin 1970.
Në këtë Ministri fillimisht u përgjithsuan në shkallë vëndi metodat racionale të prerjeve matematikore kudo, si në Uzinën Mekanike të Gjirokastrës dhe gjetiu dhe më pas aplikimi i metodave matemikore në ekonomi, në gamë të gjerë, u shtri si normë e detyruar metodike e metodologjike, në të gjithë sektoret e ekonomisë si: planifikimi rrjetor në Portin e Durrësit, shfrytëzimi optimal i burimeve ujore dhe energjitike i lumit Drin e deri shtrimi matematikor për zgjidhje optimale i Bilancit Kombëtar Ndërdegësor. Nexhat Mersini bëri dhe “algoritmin e matricave të rallë” (problem shumë i vështire në lëmin e matematikës), për të cilin përveç Oxfordit e vlerësoi dhe Profesori i famshëm Leontieff, në NYU (nobelist).
Nexhat Mersini ka edhe meritën që me Profesorin e pa lodhur Kristian Bukuroshin të themeloi Institutin e parë të Informatikës në Shqipëri, që në rrjedhën e viteve e plotësoi dhe e përsosi, Kryetari i sotëm i Akademisë së Shkencave, profesor Gudar Beqiri.
Këto reforma të programuara dhe hapa praktike projektimi e llogaritjeje efektiviteti, ishin me vlera financiare dhe burim thesari për ekonominë e drobitur shqiptare. Ato nuk kërkonin mund fizik po thjesht aplikim shkencor në ekonomi, sipas shembullit të institutive të shumta shkencore të specializuara dhe të ekonomistëve të shquar bashkëkohor të botës, në lindje e në perëndim.
Këto studime kapërcyen barjerat klasore të kohës dhe detyruan organet përkatëse ta vleresojnë dhe çmojnë më shumë dhe më realisht tani shkencëtarin e afirmuar, që pas kësaj gjendej kudo dhe pyetej e vlerësohej nga të gjithë.
Nga viti 1970–1975 atë e caktuan profesor në Katedrën e Financimit të Ekonomisë në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Më von Nexhat Mersini dha kontributin e tij në Akademinë e Shkencave, (Instituti i Studimeve Ekonomike), ku punoi deri në vitin 1979. Në këtë periudhë, si rezultat i kujdesit dhe vlerësimit të posaçëm prej kolegëve të tij të sektorit akademik profesorëve liberal e njerëzor të Universitetit, Pleurat Xhuvani dhe Isa Gorica, Nexhat Mersini dërgohet për specializim të mëtejshëm në Rumani, që ishte shtet me institucione shkencore të hershme e të konsoliduara.
Po rregjimi komunist nuk mund të vetdilte për një kohë të gjatë nga shinat e hekurta të luftës së klasave. Nexhat Mersinin cmirezinjtë, ziliqarët e karieristët e kishin të vështirë ta denigronin e mposhtnin në fushen e tij, ku shkëlqente si drita, prandaj do të gjenin të shfrytëzonin një terren tjetër, atë të "biografise se keqe". Kjo do të binte në sy edhe te organet më të larta shtetrore të kohës, të cilat njihnin çdo gjë për të, por ja kishin nevojën. Kështu shpjegohet fakti që Kryeministri, M.Shehu, në një takim me kuadrot e financës dhe ekonomisë në Tiranë, ju drejtua me fjalët: "Dëgjo mor djalë, ti je shume i zoti, por ruaju mos të të hanë burrokratët e Ministrisë së Financës". Po të mos kishte berë ato studime të rëndësishme për ekonominë e cfilitur shqiptare, (që M. Shehu ishte në dijeni) ai do ta “hante” vet Nexhatin, siç kishte ndodhur gjetiu edhe me të tjerë.
Letrat nga komunistë të bazës u tërheqin vëmendje kolegëve të tyre në qendër dhe ata me frikën se u rrezikohet kolltuku personal, siç parashikoi Kryeministri, e dëbojnë shkencëtarin e palodhur dhe e dërgojnë për të punuar thjeshtë si ekonomist në Kooperativën Bujqësore Malore të Dukatit të Vlorës, ku punoi pa familjen dhe në kushte tepër të vështira jetese, deri në vitin 1982.
Vështirësitë ekonomike që pushtuan vendin, pas shkëputjes me Kinën dhe njëfarë “zbutje” e luftës së klasave detyruan kthimin e shkencëtarit të pazevendësuseshëm në Ministrinë e Financave, ku profesor Nexhat Mersini, punoi si sekretar shkencor deri në vitin 1990.
Nexhat Mersini, si njeri përparimtar dhe pinjoll i ish klasës kapitaliste me ide nacionaliste, përkrahu proceset demokratike dhe u vendos familjarisht në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në viti 1992 u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga viti 1992 deri në vitin 1994 ka qenë Drejtor Ekonomik i Radio Televizionit Shqiptar dhe nga viti 1994 deri në vitin 1996 Drejtor Ekonomik në Qytetin Studenti. Vëllai i tij, Ismet Mersini, arritideri Kryetar i Partisë Demokratike të Vlorës.
Një karakteristikë e veçantë dalluese e njeriu të mirë Nexhat Mersini ishte dhe besimi i tij në Zot dhe respekti i thellë për ata që besonin. Ai ishte idealist, tejet i ndershëm në kuptimin klasik dhe një demokrat i mirfilltë, që respektonte këdo pa cenuar kënd dhe pa ekstremitete politike. Ishte në çdo gjë për faljen si dhe përtej të mirës e të ligës, për bisedim e mirkuptim me këdo.
Ai e deshte shumë Kosovën, entusiazmohej nga sukseset e arritura nga shkëputja prej Sërbisë dhe aludonte për një bashkim sa më të shpejtë mbarë shqiptar.
Nexhat Mersini ishte një njeri besnik i shoqërisë dhe i miqsisë. Ai tjetërsohej e gjallërohej mes shokësh të vjeter vlonjatë, kur ne takoheshim në Tiranë me njeri tjetrin, pinim kafe bisedonim apo deri këndonim vlonjaçe e labçe dy tre herë në javë, apo i bënim vizita shoqi shoqit në shtëpi. Ishte kënaqësi e veçantë mardhënia reciproke me gjitonët vlonjatë miq të hershëm, Nuri e Aliqi Muço. Ai fliste kudo me respekt e dashuri për ta, ashtu siç i “qeshte nuri” kur takonte e shoqërohej me çdo shok e koleg të hershëm. Ai pinte kafe njërën pas tjetrës në filxhane të mëdha, apo tymoste duhan me tepri, dy zakone të mbrapshta, që e shoqëruan deri në fund.
Nexhat Mersini kishte një dashuri deri në përkushtim për Vlorën, historinë e lavdishme të saj, Ismail Qemalin dhe Pavarësinë dhe krenohej se xhaxhai i tij ishte dëshmor i Luftës së Njëzetës. Ai e adhuronte Vlorën për bukurinë e saj, si të zgjedhur nga Zoti dhe ishte tepër i gëzuar edhe pse po vdiste, nga që djali i tij u bë i vlefshëm dhe ardhur nga Kanadaja, me kursimet e emigrimit, arriti të blinte një apartament buze detit, në Ujin e Ftohtë të Vlorës.
Nexhat Mersini ka bashkëshorte Stelën, ekonomiste, ka djalin, Aurel Mersini, bisnesmen në Kanada si dhe vajzën Laura Mersini-Houghton, shqiptaro amerikane, shkencëtare e afirmuar amerikane në fizikë dhe kozmologji, profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut në Amerikë që nga viti 2004, si dhe një nip nga djali dhe një mbesë nga e bija. Ai ndihej me të drejtë krenar për këtë trashgimni të vyer.Nexhat Mersini, Jeffi dhe Laura
Shpreh bindjen, që me kohë, vepra e shkencëtarit të shquar Shqiptar, Nexhat Mersini, do evidentohet e plot dhe kolegët e tij (edhe tani me pozicione të rëndësishme në Qeveri e Presidencë), do ti japin atij të paktën pas vdekjes, nderet dhe meritat që i takojnë.
QYFYRET E TELEMAKUT
Skica me humor vlonjat
Telemak Xhaxhua ishte, mbi çdo gjë financier i mirë, i dalluar midis dhjetëra specialistëve vlonjatë dhe model në shkallë kombëtare. Ai punoi për një kohë të gjate shef finance në disa ndërmarrje të rrethit të Vlorës, më shumë në Ndërmarrjen Ushqimore dhe në Ndërmarrjen e Ndërtimit "Perlat Rexhepi, po për disa vite ishte dhe kryerevizor në Ministrinë e Industri Minierave në Tiranë. Ishte nga ata djem Vlore që krenohej me të drejtë se mbaroi, pas shkollës fillore 5 vjeçare në fshatin Nartë me mësuesin e paharruar Jorgo Ceko, Shkollën e Mesme Tregtare 8 vjeçare të qytetit të Vlorës dhe më vonë ndoqi e përfundoi suksesshëm me korrespondence pa u shkëputur nga puna, studimet për financë-kontabilitet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Telemaku ishte trup gjatë, hollak, që i merrej pak goja dhe kur fliste qysh në gërmëzimin e parë, kuptohej nga çdo vlonjat se ishte nartjot, sepse si shumica e banorëve të shatit Nartë, ngaqë gjuhën e mëmës e kishte greqisht, disa germa të
shqipes i formonte të mangëta e si të belbëta. Po kjo nuk ja përçmonte ligjëratën, përkundrazi e bënte atë gjithnjë më interesante dhe më të pëlqyer.
Duhet thënë që në fillim se Telemak Xhaxhua ishte njeri me humor të lindur, që asnjë veprim nuk kryente në jetë në çdo rrethanë, kurdoherë dhe kudo, pa një ndjenjë humori, pa bërë qyfyre si i quante ai, pa shaka të kripura. Atij i ishte bërë organike dhe nuk mund të përfytyronte formulimin e mendimit e nuk mund të shprehej pa një ndjesi apo përfundim dytësore, aq sa ndonjëherë, kur e cytnin me qëllim dashakeq, kalonte deri në zhvleftësim e tallje të partnerit bashkëbisedues apo viktimës objekt bisede. Sidoqoftë, gjithnjë ai dilte i fituar, sidomos në përpjekjet fatkeqe që dikush mund të ndërmerrte për ta
qesëndisur, përfolur apo nënvleftësuar atë.
Telemaku, më së shumti, banoi në fshatin Nartë, rreth 7 kilometra larg, në veri perëndim të qytetit të Vlorës, Ai shkonte e kthehej nga puna zakonisht me një biçikletë të vjetruar, që nxirrte dhe ajo tinguj vjetrimi e oksidimi, nga fërkimi i ashpër i pjesëve rrotulluese, skatolës, koronës dhe zinxhirit të pa
lubrifikua prej vitesh dhe të dukej se edhe ajo lëvizte e fliste e bashkëbisedonte me të zotin pafundësisht.
Fshati Nartë është në tërësinë e vetë nga ana panoramike e jetësore si një kartolinë e bukur turistike dhe si një shfaqe gazmore e veçantë, që të tërheq si me magji për jetë aktive, punë të dobishme dhe shoqëri të këndshme. Nartjotët, që në fshatin e tyre të bukur lodhen e rropaten gjithë ditës duke punuar fort, shfrytëzojnë çdo çast të lirë për t'u mbledhur bashkë, për të dëfryer e çlodhur aktivisht me valle, këngë dhe gatim karakteristikë. Janë të njohura në mbarë vendin vera "vlosh" dhe "ngjala qillomane", delikatesa të fshatit Nartë, që vetëm njëherë po t'i shijosh, do ti kujtosh e do përpëlitësh gjuhën sa të jetë jeta.... Këto "dhurata Zoti" nartjotët i kanë pasur në të gjitha kohët. Në qytetin e Vlorës dhe kudo, në periudhën e skamjes ekstreme hahej thuajse gjithë vitin bukë misri, "babanace" si quhej, ndërsa nartjotët gjithnjë kane konsumuar bukë "gruri rrumbulake".
Fshati i Nartës vërtetë është fare afër qytetit të Vlorës, por njëkohësisht është si një lagje e tjetër sojshme e zgjedhur e tij. Mund të them se as Vlora dhe as Narta nuk kuptohen tërësisht si kompleks unik dashurie dhe mirëkuptimi, pa njeri tjetrin. Nartjotët gazmorë e punëtorë venë e punojnë më së shumti në qytetin e Vlorës dhe në rrethinat e tij, në kripore e në ndërtim, në vreshtari dhe në peshkim, si dhe atje ku janë punët më të renda e me te vështira, po më te pagueshme e më të dobishme, Ata dallohen nga larg me ato veglat e tyre të punës të stërmëdha (lopatë e shat nartjoti).
Rinia qytetare vlonjate ka frekuentuar, në të gjitha kohët, shpesh dhe me dëshirë e kënaqësi, së bashku me vëndalijtë, rrugët e kalldrëmta e të pastra të Nartës; Kishat e vjetra të zbukuruara me ikona gjithfarësh; Pusin e Kavallonës me atë ujin e ftohtë dhe mjedisin ekzotik, ku zinin radhë vajzat e bukura nartiote, veshur me kostume popullore shumëngjyrëshe; dasmat karakteristike rituale, ku nuset shoqërohen për te burri të nisura e të stolisura me gjerdanë e monedha ari gushës dhe ku nga katet e dyta krushqit presin orendi e pajisje shtëpiake si dhurata për nusen; Liqenin e Nartës, me ato kaiket e shumta të peshkimit e deri Manastirin Mesjetar Ortodoks të Zvërnecit, ku qindra pelegrinë e gdhijnë çdo vit, me shprese se u shtohet jeta dhe u falen gjynahet. Vlonjatë e Nartjotë mblidhen për çdo rast fatlumë me njeri tjetrin, ndërsa në Festën e Karnavaleve, që nis ditën e verës, ceremoni tepër e veçantë e më se gazmore, ku këndohet, kërcehet e luhet muzikë sazesh dhe paraqiten veshje e maska gjithfarë
llojesh, festa zgjat tre ditë e tre net.
Telemak Xhaxhua gazmor, pjellë e vendlindjes, mbart karakteristikat e fshatit Nartë. Duhet thënë se ai është thelluar edhe në studimin e historikut të këtij ngulimi të hershëm karakteristik me doke e zakone të bukura tradicionale. Një pjesë e nartjotve kanë ardhur dhe janë vendosur në trevat e sotme nga Zvërneci bregdetar dhe më hershëm, si detarë piratë, nga Arta, po ka dhe dyndje të pjesshme Labërie e deri nga trevat veriore shqiptare. Sidoqoftë faktikisht ata janë bilinguistë dhe greqishtja e tyre paksa arkaike është më e afërt me origjinalin se e folmja himarjote.
Le të kenë ardhur nga të duan. Ky është kuriozitet historik dhe këtë le ta zgjidhin vetë ata dhe historianët. Nartjotët kane qenë gjithnjë pjesë e halleve shqiptare, pjesë e Vlorës heroike e patriote, qëndërestarë aktivë kundërshtie e proteste për çdo padrejtësi e shtypje, pjesëtarë dhe vatër rezistence
antifashiste dhe strehë e ilegalëve të parë vlonjatë, kundërshtarë të diktaturës dhe të çdo padrejtësie popullore, përkrahës të perëndimit e sidomos ëndërrimtarë për ditë më të lumtura dhe për marrëdhënie më të mira me bashkëfolësit fqinjë të Greqisë së ëndërruar, si ylli i mëngjesit, për burim mirësie, shprese e lirie. Nartjotët mbi çdo gjë kanë qenë dhe janë punëtorë si rrallë të tjerë, po që njëkohësisht si rrallë të tjerë, e duan dhe e gëzojnë jetën në vazhdimësi, për çdo çast dhe me çdo të mirë që ka.
Ja, ky është mjedisi që e lindi dhe e formësoi Telemak Xhaxhon, financierin dhe gaztorin e madh.
1.- TELEMAKU DHE SEKRETI SHTETËROR
Kur ishte kryerevizor financiar i Ministrisë Industri Miniera Tiranë, me nje grup shokësh siç ishte rregulli, ai u dërgua për të kontrolluar, revizionuar e mbyllur aktivitetin financiar, si dhe për të ndihmuan nxjerrjen e bilancit kontabël në një Minierë Kromi në zonën kufitare veriore. Pasi punuan për gati 15 ditë rresht, në kushte të papërshtatshme jetese e ushqimi, në acarin dimëror verior, grupi i kontrollit ishte lodhur e mërzitur edhe sepse gjendja dokumentare atje tregonte për parregullshmëri, falsitete e ndofta vjedhje.
Punonin me orë të zgjatura mbi dokumente dhe pushonin rreth një orë sa hanin drekën, diku në një mensë punëtorësh aty pranë dhe informonin e mbanin lidhur në telefon eprorët e tyre në Tiranë, hap pas hapi për rezultatet revizionimit.
Në një fillim jave, kur grupi ishte duke ngrënë atë pak lëtyrë që gatuhej aty, hapet dera e mensës dhe njëkohësisht dy batigardë të armatosur kërkojnë, gati duke bërtitur kryerevizorin. Kishte ardhur nga Tirana vete Ministri i Kontrollit gjeneral Sh., i dalluar nga te gjithë për arrogancë dhe skrupulozitet ekstrem.
-Ti je kryerevizori i Ministrisë Industri Miniera?
-Po, shoku gjeneral, Unë jam Telemak Xhaxhua nga Vlora.
-Pa hajde të na japësh shpjegime se morëm vesh për abuzimet e këtushme, që kanë shqetësuar deri Udhëheqjen e Lartë.
Telemaku shtyn derën dhe futet te dhoma e kontrollit. Nje erë e fortë fryn nga dritaret e lëna hapur për ajrosje dhe disa dokumente i përhap mbi tavolinat e deri për tokë. Fill pas Telemakut futet ne zyrën e vogël dhe gjenerali me shpurën e tij. Ai sa sheh gjendjen, vë dy duart në kokë e çirret e bërtet, sipas
zakonit:
-More, po ç'bëhet këtu: Dera e zyrës është e hapur dhe e pa mbyllur me çelës dhe pa dyllosur e vulosur, dokumentet gjenden jashtë kasaforte dhe të përhapura ne tavolina e deri në dysheme!
Po ç'bëni more ju të poshtër, që këtu buze kufirit i lini pa zot dokumentet e Partisë dhe sikur ia dorëzoni me duart tuaja armikut të egër titist, tamam këtu, buzë kufirit shtetëror? Po, sikur këtu të vinte një agjent imperialisto-revizionist dhe ti grabiste këto dokumente e projekte shfrytëzimi,
ku do shkonte fati i vendit. Kjo do formonte një katastrofë ndërkombëtare, që do cenonte emrin tonë të madh dhe do errësonte qiellin, që ndriçohet prej yllit marksist leninist, prej komandantit tonë legjendar... Do të të arrestoj, qen!
Telemaku, meqë ligjërata ishte e gjatë dhe i la kohë, e mblodhi shpejt veten dhe iu përgjigj gjeneralit, aty për aty:
-Kjo mund të bëhet dhe unë ta them me kuraje, se e di që jeni trim i shquar, ndaj po të flas me guxim, mbase të tepruar, si trimi trimit: Nga arrestimi unë nuk kam frikë se nuk humbas shumë, ngaqë edhe këtu si ne burg jam prej 15 ditësh, po, nëqoftëse është e mundur, para se të më arrestoni, a kini mirësinë të më lejoni të shpjegohem?
Gjeneralit që i pëlqeu dhe i shkoj për shtat sedrës se tij kryeneçe fjala "jeni trim i shquar", e futur enkas nga Telemaku, i dha leje atij për të dhënë shpjegime, ndaj Telemaku vazhdoi:
--Ju, shoku gjeneral, kini të drejte për çka thatë, se unë kam shkelur rëndë
normat elementar të punës dhe të porosive që kanë të bëjnë me ruajtjen e sekretit shtetëror, e sidomos faji rritet se ne jemi buze kufirit dhe fare afër, si thoni me të drejte ju, pranë agjenturave titiste. Po, duhet te dini se, unë specialisti më i mirë i vendit për kontrollin financiar, siç më kanë quajtur, edhe që jam dekorua për këtë, madje edhe i shoqëruar me disa vetë këtu, kam 15 ditë haptas që kërkoj e kërkoj, po deri tani nga këto shgaravina nuk kam marrë vesh asgjë, veç falsifikimeve në borderotë e pagesave, që tregojnë për vjedhje sistematike në shuma të mëdha parash. Ndaj mendova se si do mundet një agjent i maskuar i vetmuar titist do mund të vijë këtu për të marrë ta zëmë projekte e
studime rezervash kromi, etj., kur në këto dokumente këtu nuk gjenden fare. E aq me tepër ta bëjë këtë vjedhje për gjysmë ore që unë largohem për të ngrënë buke me sy nga kjo derë, ai nuk ka asnjë mundësi të zgjedh, kontrolloi dhe përvetësoi dokumentet sekrete të Partisë.
-Ik, more malukat, se qenke hezber dhe avokat nga goja ti. Pastaj, me përvojën tënde, vlerësimin që të kanë bërë dhe dekoratat e mara, na duhesh më shumë këtu se sa në burg. Ulu tani e na shpjego se çfarë ke zbuluar dhe si është e vërteta, që na alarmuan e na kanë prurë urgjentisht nga Tirana deri këtu!?
2.-TELEMAKUT I SËMURET NËNA NË FSHAT
Kur punonte në Ministrinë e Industri Minierave ne Tiranë, në detyrën e Kryerevizorit, Telemaku Xhaxhos i sëmuret nëna. Vëllai, dy vjeç me i vogël nga ai, po që i përngjante shumë dhe që banonte me nënën në fshatin Nartë, e mori disa herë rresht ne telefon dhe i tha se nëna ishte shumë e sëmurë. Ajo e kërkonte të birin e mërguar për ta takua për herë të fundit.
I alarmuar Telemaku, i dhembshur dhe shumë i lidhur me familjen, kërkon dhe merë takim menjëherë me zëvendësministrin nga varej, i shpjegon atij me durim gjendjen e nënës plakë e shumë të sëmurë dhe i lutet për ta lejuar të shkonte në Vlorë për të takuar nënën e tij të dashur, ndofta për të fundit herë.
-Ç'thua kështu, more Telemak, i thotë zëvendësministër Xhafa. Si guxon të kërkosh leje tani, që jemi në ngarkesë maksimale pune, kur Partia na ka bërë thirrje të risim shkallën e përgjegjësisë, të shtojmë kontrollin dhe kujdesin në punë dhe të mobilizojmë masat e gjera punonjëse për të rritur rendimentin dhe prodhimin e industrisë dhe te minierave tona, që janë mbështetja kryesore ekonomike e vendit, për të ngritur nivelin e jetesës dhe të mirëqenies së mbarë popullit.
-O shoku Xhafer, o vëlla i dashur! Po ç'thua kështu e bën propagandë pa qenë nevoja? Duket nuk me dëgjove mirë. Mos e more vesh se të thash për nënën e gruas? Jo, or jo po me vdes nëna ime që më ka bërë kokën dhe ajo po më kërkon me vendosmëri, t'i shkoj atje sa më parë, që t'i lehtësohet vdekja dhe t'i dalë shpirti pa mundim.
-Telemak, Telemak! Nuk të paskam njohur. Qenke me mbeturina mikroborgjeze dhe ke doza sentimentalizmi të sëmurë dhe idealizëm të tepruar. Pastaj ti nuk je as doktor qe ta ndihmosh e ti parandalosh vdekjen. Siç thua, ajo të pret ty, që të vdes, se ndryshe nuk i del shpirti. Kjo është një arsye më shume që të mos shkosh, që ti zgjatet jeta. Ik tani vrap, në krye të detyrës! Leje nuk të jap!
Iku Telemaku i dëshpëruar, po ndërkohë e gjeti vetë zgjidhjen dhe e morri shpejt vendimin. "Nuk më jep leje ti, o zëvendësministër i fandaksur e i pa shpirt, po unë te nëna do vete, qoftë dhe pa lejen tuaj edhe sikur të më pushoni fare nga puna".
Dhe u nis urgjentisht për Vlorë Telemaku, ndërsa një shokut të zyrës i tha se po nisem për një problem urgjent kontrolli në Minierën e Kromit në Bulqizë.
Në Vlorë dhe në Nartë për të ndihmuar e vizituar nënën në mjek dhe për ta kënaqur, së fundit herë, me lloj lloj ushqimesh e dhuratash, Telemaku u sorollat pak si gjatë, sa në fshatin Nartë e sa në Vlorë dhe megjithëse nëna duket se, me ndihmën e mjekëve dhe kujdesin e tij, ja hodhi të keqes së madhe, atij nuk i bënte zëmra të ikte larg saj.
Kur për këto detyra më shumë shpirtërore, por edhe për të bërë pazar ishte në pjacën e qytetit të Vlorës, para këmbëve të tij, dëgjon të frenojë e të ndalet një autoveturë. Prej saj zbret pikërisht zëvendësministër Xhafa. Ai e kish pikasur Telemakun nga larg, kish zbritur shpejt nga makina dhe i kish thirrur në emër. Telemaku, sa e pa me bishtin e syrit, vuri shpejt syzet e diellit për t'u maskuar sadopak dhe vazhdoj rrugën i shkujdesur dhe si pa droje, kinse nuk kish dëgjuar gjë. Po Xhafa këmbëngulës e shpirt kazmë e ndjek me vrap dhe e mbërthen për supesh: Telemak, të thash! Pse nuk përgjigje?
-Më fal. Nuk ju njoh, Unë nuk jam Telemaku, jam i vëllai thuajse binjak. Po nuk ke faj ti që kujton se jam Telemaku, se mbase më sheh për herë të parë. Neve, kur vishemi njësoj, gati na ngatërron edhe nëna. Ju kush jeni?
-Jam Xhafer zëvendësministri, eprori direkt i Telemakut.
-O, sa mirë që të takova. Po ku është ai, vëllai im mosmirënjohës. Kam 15 ditë që e kam lajmëruar se po na vdes nëna. Si nuk vjen ai maskara dhe do të thosha, si e mbani ju në punë atë nënëmohues? Si mund t'u dojë, t'u ndihmojë e të jetë i vlefshëm ai për ju dhe për Partinë tonë të dashur, ai burrë i poshtër, që nuk ka dhembshuri as për nënën e tij në pragëvdekjeje? Po dhe ju që e mbani pranë dhe jeni, gjoja, shokë dhe eprorë të tij nuk duhet të jeni më të mirë, se jeni edhe deri në kundërshtim me porosinë e Partisë që njeriu është kapitali më i çmuar dhe më e çmuara e më e nderuara midis njerëzve, padyshim është nëna!
Iku Xhaferi i turpëruar ndaj këtij sulmi të befasishëm, i bindur dhe i gënjyer, po edhe me nje rezervë e me një dyshim: Si mund të ndodhi një ngjashmëri e çuditshme dhe e përplot në të gjitha drejtimet: moshë, trup, të ecur, të folur!?
Telemaku, si e përshëndeti me ëmbëlsi "burrin e botës" u nis shpejt drejt postës së qytetit dhe mori menjëherë në telefon Drejtorin e Minierës së Bulqizës që ishte njëkohësisht mik i vjetër besnik i tij dhe që, si shumica e kuadrove të bazës, e shihnin me neveri zëvendësministër Xhafën, që u rinte çekan në kokë dhe s'i falte për asgjë. Pikërisht këtij drejtori, në telefon nga Vlora, ia shpjegoi
hollësisht ngjarjen dhe ranë dakord e përgatitën terrenin për veprimet e mëtejshme.
Xhafa sapo mëriti në Tiranë thërriti në telefon Minierën e Bulqizës dhe kërkoi Telemakun. Ata, sipas marrëveshjes, i thanë se Telemaku është futur për një verifikim direkt në Galeritë e Zonës D, që është larg dhe do dalë prej andej në mbrëmje.
Në mbrëmje Telemaku, qe ishte nisur qysh në mëngjes nga Vlora, sapo mbërriti në Bulqizë, nga telefoni i Zyrës së Drejtorit të Minierës, lidhet direkt me zëvendësministrin dhe përshëndetet e bisedon gjatë për çështje pune krejt normalisht me të, pa e zënë fare në gojë nënën e sëmurë, megjithëse gjoja për kortezi, u pyetën reciprokisht për shëndetin e njeri tjetrit.
3.- TELEMAKU DHE BILANCI KONTABËL
Viti 1966 e gjen Telemak Xhaxhon shef finance në Ndërmarrjen Ushqimore të qytetit të Vlorës. Ai u kërkua dhe u vendos këtu si dorë e fortë, specialist i aftë finance, megjithëse kish një pozicion kyç në Ministri. Ndërmarrja Shtetërore Ushqimore e Vlorë, më e madhja në jug të vendit, ishte me rëndësi kombëtare si qendër industriale me shumë fabrika sa në Vlorë Himarë e deri në Sarandë për prodhim vaj ulliri e lule dielli, fabrikë sapuni gjithfarësh në Zonën Industriale të Vlorës, fabrika makaronash, kantina verë rakie dhe për pije alkoolike, që furnizonin Vlorën, Sarandën dhe Fierin, po edhe për eksport në vendet e lindjes. E administruar keq e nga njerëz të pa aftë, dembel e deri abuzues, kjo ndërmarrje e rëndësishme kombëtare kishte 5 vjet rresht që dilte me humbje, merrte donacion shtetëror dhe ishte vendosur për faliment financiar e mbyllje aktiviteti. Si përpjekje e fundit për mbijetesë u bë një ndryshim total në personelin drejtues, inxhinjero teknik dhe administrativ. U zgjodhën, nga ishin dhe nga s'ishin në Institucione e Ministri, kuadrot më të mira vlonjate, duke sakrifikuar, dëmtuar e dobësuar sadopak vendet e tyre te mëparshme të punës. Kështu u zgjodh edhe Telemak Xhaxhua, qe la detyrën e Kryerevizorit në Ministrin e Industri Minierave dhe u emërua Kryetar i Degës Financiar të
Ndërmarrjes Shtetërore Ushqimore të Vlorës. Ai banonte pranë familjes së tij në fshatin Nartë dhe vinte në qëndron e vet punës në qytetin e Vlorës, duke lëvizur me një biçikletë të vjetër dalëboje.
Pa kaluar dy vjet gjendja financiare e ndërmarrjes u shëndosh dhe mbi bazën e një disipline të fortë dhe të masave ekonomiko financiare efikase, duke vendosur një regjimi të rreptë kursimi e kontrolli, si dhe të kujdesit teknik për shfrytëzimin optimal të makinerisë, punës me tre ndërresa, që ndikoi direkt ne rritjen e rendimentit dhe kursimin e lendeve djegëse, u shtua prodhimi dhe u ul kostua, Kjo solli fitime të konsiderueshme, qe e vuri ndërmarrjen ne pararojë në shkallë vendi.
Dhe pikërisht në këtë kohë, në një drejtim të caktuar spikati shkathtësia dhe u
zbulua një tjetër "qyfyr i Telemakut", që u bë shkak edhe për këtë rrëfenjë. Edhe Telemaku, me stafin e tij te ekonomistëve dhe financierëve pati ndikimin e vete për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga humbja shumë vjeçare. Ata punonin ditë e natë me orar të zgjatur dhe pa pushime javore. Pra lodheshin mbi shkresa, dokumente e llogaritje, bënin analiza financiare, gjenin
mangësi e dobësi dhe programonin e ndërmerrnin masa përmirësuese, dhe rezultatet i sintetizonin në bilancet periodike kontabile, që pasqyronin në dinamik gjendjen e re financiare.
Këta njerëz të ndërgjegjshëm lodheshin dhe e kishin hak fjalën e mire dhe inkurajimin e mëtejshëm. Po të tjerë, në udhëheqje te aparatit shtetëror lokal e qendror e në Parti vazhdonin rutinën e punëve te zakonshme, tejet burokratike, siç ishte karakteristike e sistemit socialist te ekonomisë. Bënin mbledhje e kontrolle, mbanin konferenca politike dhe shisnin ideologji. Këto Telemaku punëtorë, i ndërgjegjshëm e me sens praktik, si shumë të tjerë, nuk i pëlqente dhe i përbuzte. Këta lloj njerëzish, thoshte Telemaku, veç shesin mënd kot së koti.
Pikërisht, qysh herët në mëngjes, hapi derën fare pa trokitur një i tillë burokrat, shoku Ismail, ish bashkënxënës me të. Ai, tani kapadai i nxitur nga vendi i tij i punës si revizor i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, i flet nga larg Telemakut dhe i thotë:
-Erdha unë, siç të thash në telefon, për të bërë analizën ekonomiko financiar të vitit, sipas dokumenteve kontabile dhe rezultateve të arritura. Prandaj më duhetbilanci kontabël vjetor dhe anekset e tij.
-I dashur Malo. Ti këtu je si i shtëpisë. Merr vet në dollapin e akteve qe e kam hapur apostafat. Atje i ke bilancet dhe çdo gjë që të duhet. Do ti jepja vete, po unë po përgatitem se duhet te takoj Drejtorin, mbasi jemi para mbledhjes së Këshillit Teknik te Ndërmarrjes, ku vjen edhe nje i deleguar i Ministrisë.
Malua, qe hiqej si kompetent, po ne fakt kish ngelur pas shokëve te kategorisë se Telemakut, i kënaqur për besimin, ashtu edhe ca naiv e i pakujdesshëm, nga dollapi zgjodhi të parin bilanc kontabël dhe ju fut punës për ta analizuar, sipas tij, gjendjen ekonomiko financiar të ndërmarrjes. Punoj atë ditë dhe dy
dite te tjera me pas, pa u konsultuar me kënd, se i dukej se do zbulohej paaftësia e tij dhe do i ulej autoriteti. Përfundimisht formuloi një raport analize me 5 faqe, që e shtypi vete ne makine shkrimi dhe e shumëfishoi dhe formuloi kështu materialin për analizën ne Këshillin Popullor të Rrethit, ku
propozonte dhe masa disiplinore te rrepta për shkaktaret dhe shkelësit, sipas pozicioneve, qe nga Drejtori shkarkim dhe deri te shef Telemaku paralajmërim për pushim nga puna.
Raporti u lexua në Këshillin e rrethit nga vet Kryetari i Komitetit Ekzekutiv, qe ishte edhe ai një tip fodulli, njësoj si Malua.
Kryetari pasi lexoj materialin dhe masat e propozuara kërkoj shpjegime.Drejtori Ndërmarrjes Ushqimore, që ishte afër Telemakut i thotë ati me zë te ulet. Ç'na ke bërë mor Telemak ne kemi dy vjet me fitim, ndërsa këtu numërohen humbje kolosale. Më lër mua te flas, ndërhyn Telemaku dhe ngre dorën.
-Jo, jo thotë Kryetari. Të jap llogari Drejtori.
- Një pyetje kam, shpejton pa marrë leje Telemaku, Për cilin bilanc kontabël bëhet fjale.
- -Për vitin që kaloi, thotë Malua, natyrisht.
-Po nuk duhet të jetë kështu, se ne kemi dy vjet me fitim. Ju lutem, ta shohim bilancin kontabël që analizuat
-Ja ku është dhe Malua e ngre bilancin lart, ku lexohej me germa te mëdha viti 1965.
-Po, për vitin 1965, për 3 vjet përpara, u morën masa dhe u shkarkua i gjithë
personeli. Me ne çfarë keni?
Kishte ndodhur ajo që pritej. Malua kishte marre ne dollapin e bilanceve atë qe gjeti përpara dhe qe enkas e kishte vene ashtu Telemaku, megjithëse po aty ishte dhe bilanci kontabël i vitit 1968, që kërkohej.
Pa marre ndonjë masë nuk mund te mbaronte mbledhja e këshillit, ndaj u pushua ai qe e meritonte, Malo Ziu.
4.-TELEMAKU DHE PAKETA E CIGARES
Qyfyret, shakatë dhe bëmat e Telemak Xhaxhos janë të shumta dhe ato qarkullojnë në bisedat gazmore midis shokësh vlonjatë sa herë që ata takohen me njeri tjetrin kudo që janë, qoftë dhe në Tiranë, kur e kujtojnë me nostalgji e mall atë dhe u duket sikur janë ende në shoqëri me të, duke pirë kafe buzë detit në Skelë, Ujë të Ftohtë apo Radhimë. Disa nga qyfyret i tregon me entuziazmin rinor inxhinieri i vjetër i ndërtimit Xhoxhi Bitri, që ka punuar paksa gjatë me të, kur Telemaku ishte Kryetari i Degës Financiare të Ndërmarrjes Shtetërore të Ndërtimit "Perlat Rexhepi" në Vlorë. Telemaku, thotë XhoxhBitri, i improvizonte veprimet e mençura dhe gjente zgjidhje të shpejta në të dhjetat e sekondës.
=Meqë pinte shumë cigare, aty në tavolinën e punës, megjithëse ishte i varfër me një familje numeroze që vetëm nga rroga e tij ushqehej, ai shfrytëzonte çdo rast që ti ofroheshin cigare nga paqetat e shokëve. Kështu bënte më shpesh me Llazarin, K/inxhinierin, një djalë të ri babaxhan, që e donte shumë se e kishte dhe bashkëfshatar. Merrte nga paqeta e tij, sepse edhe Llazari nga kjo ndjehej i
kënaqur ndërsa Telemaku kursente cigaret e tij. Kjo për më tepër ndodhte se shumë herë LLazari e gjente Telemakun me paqetën bosh.
Një ditë Llazari u vonua dhe nuk erdhi në orën e zakonshme dhe Telemaku, pasi e prit ca, e humbi durimin se ju ça hunda për duhan, ndaj nxori një paqete të pahapur nga kasaforta, ku e mbante të fshehur për një ditë të keqe dhe, taksirat, do pinte nga paqeta e tij e rezervës. Kur e kishte në duart e tij
paqetën e cigareve dhe po i griste celofanin, te dera e zyrës u shfaq befas Llazari, që natyrisht zgjati dorën të merrte, siç ishte rregulli dhe zakoni qofte edhe njëherë një cigare të hekurosur nga miku i tij i dashur.
Telemaku, sa e pa, e mbuloi komplet paqetën me putrat e tij dhe me një gjest dëshpërimi e vërviti me delikatesë komplet paqetën e mbyllur të cigareve, në koshin e letrave e të mbeturinave që e kish aty afër, me mendimin që ta merrte me vonë, kur të ikte Llazari. Me një fytyrë të tjetërsuar si i dëshpëruar Telemaku ngrihet më këmbë, takon me përzemërsi e si me keqardhje Llazarin dhe, si i pafajshëm i thotë:
-Mendova se i kisha nja dy cigare të ngelura, ndaj e nxora nga sirtari, sa të pikasa ty së largu, po kjo dreq paqete, qenka fare bosh!!!
5.-TELEMAKUT I MARRIN BILANCIN
Aty nga fundi i muajit Janar, Llazari, në pozicionin e Kryeingjinerit të Ndërmarrjes, i ngarkuar për të bërë raportin vjetor të punës se vitit të kaluar, siç qe rregulli i përvitshëm, për ta bërë më të plotë atë, kërkon nga Telemaku edhe Bilancin Financiar, që ai, sapo e kishte nxjerr, në mbyllje te llogarive te vjetra kontabile. Bilanci ishte dokument i rëndësishëm dhe sipas rregullave të atëhershme formonte "sekret shtetëror", ndaj Telemaku, që i njihte ligjet dhe u trembej atyre, ia dha bilancin Telemakut, pasi i morri një dëftese që kërkoi të firmosej nga marrësi dy herë, ku edhe theksohej karakteri sekret, përgjegjësia e ruajtjes me kujdes dhe kthimi në një afat të caktuar. Telemaku këtë e bëri, jo vetëm se kishte frikë nga përgjegjësia e humbjes dhe ngaqë si ekonomist ishte i kujdesshëm po për ta bërë më të përgjegjshëm Telemakun, që e dinte se nga natyra ishte pak rëmujxhi me shkresat, që as vetë nuk i dinte ku i linte.
Koha e caktuar kaloi dhe Telemaku më kot i kërkoi Llaparit kthimin e Bilancit, për ta vendosur në arshivë. I shkoi disa herë në zyrë, e thërriti edhe në zyrën e tij, ku pasi pinë duhan iu lut dhe iu përgjërua si shok dhe si bashkëfshatar.
Në të gjitha rastet i kërkonte bilancin dhe i thoshte mos u trego indiferent, se këtu e kam shkresën me firmën tënde, që të çon deri në penalitet. Kërkoje, gjeje
dhe ma sill shpejt!
Një ditë, kur Llazari shkoi për të pirë cigaren e mëngjesit nuk e gjeti aty Telemakun, po dëftesa mëkatare, me firmën e tij, ishte po aty, mbi tavolinë, ku duket e kishte Harruar Telemaku një ditë më parë, pasi u grind me të. Meqë bilancin nuk po e gjente dot, për të shmangur grindjet dhe telashet me
Telemakun, sipas tij skolastik, vendosi t'ia marrë përkohësisht dëftesën e fajit.
Të nesërmen Telemaku prapë me të njëjtin avaz ngulte këmbë për kthimin e Bilancit, ndryshe, tani u mbush kupa, do ankohej te Drejtori, se nuk mbante më luga pilafin.
Ikë ku të duash i tha tashmë i mërzitur Llazari, të thash, ndërrova zyrë dhe jam ende rrëmujë prit edhe ca ditë,se fundi nuk ke ç' bën. (aludoi se "nuk ke dëftesë")
Dhe Telemaku, sikur e nuhati arsyen e kundërshtimit dhe aty për aty:
-Po marr dëftesën e vërtetuar me firmën tënde dhe që sot do të të denoncoj te drejtori, si njeri që abuzon me sekretin shtetëror i thotë i nxehur ketë radhe Telemaku.
-Çfar dëftese?
-Ja këtë. Dhe, pasi e nxjerr vërtetimin origjinal nga sirtari i tavolinës, ia fërkon letrën me firmën e tij në fytyrë
Telemaku i shkathet kishte parashikuar edhe ndonjë lojë të Llazarit, ndaj dëftesën e kishte bërë në dy kopje.
6.- TELEMAKU MERR SHPËRBLIM
=Ndërmarrja e Ndërtimit, ku Telemak Xhaxhua ishte Kryetar i Degës Financiare, në një vit kishte plotësuar e tejkaluar detyra e planit të shtetit dhe treguesit financiar, kështu që sipas ligjit të hozrashotit, kishte të drejtën e përdorimit të një fondi monetar vetjak në dispozicion të Drejtorit, që të bënte shpërblime mbi pagat e zakonshme për disa kategori punonjësish, ku përfshiheshin më të dalluarit në punë dhe më nevojtarët. Fondi, rregullisht llogaritej nga Kryetari i Degës se Financës, në një përqindje të caktuar mbi fitimin faktik të vitit ushtrimor.
E llogariti Telemaku fondin dhe ia njoftoi komisionit përkatës me shprese se do përfshihej edhe ai në listën e shpërblimit, se në të vërtetë, i plotësonte të dy kushtet: Edhe punëtor i pakursyer ishte, po dhe hallexhi dhe që familja i vuante se nuk ngopej, si i thonë, as me bukë thatë.
E merr i gëzuar Telemaku listën me kandidatët, i bindur se në të do shihte dhe emrin e tij, po jo. Ata, të komisionit, e kishin plotësuar limitin e fondit me të tjerë, pa e përfshirë Telemakun. Secili kishte venë emrin e vetë dhe të miqve e më të njohurve, pa bërë ndonjë faj të madh, se faktikisht shumica hallexhinjë ishin. Nuk kishte si e kundërshtonte propozimin, në interes të tij, ndaj Telemaku i mençur u thotë:
-More shokë të dashur të komisionit, plotësisht të ndershëm dhe të saktë, të më falni, po unë zbulova dhe një rezervë fondi dhe ju mund të shtoni në listën e shpërblimit edhe 3 a 4 të tjerë.
Edhe në listën shtesë... Telemaku nuk ishte përfshirë, se për ti bërë qefin dhe sipas sugjerimit të Drejtorit, Sekretarit të Partisë dhe Kryetarit të Komitetit Profesional u shtuan 4 miq të tyre.
Telemaku, që e sheh se ende nuk i kishte ardhur radha e shpërblimit të tij, u thotë se zbuloi rezervën e fundit, duke u thelluar në kërkimet dhe duke punuar si për vete, ndaj... mund të shtoni edhe 3 të tjerë.
Komisioni më së fundi u kujtua dhe e përfshiu në listën e shpërblimeve vjetore
Telemakun me një rrogë mujore të plot. Këtë ai e pa me bishtin e syrit, ndaj deklamoi i gëzuar, me zë të lartë dhe me vendosmëri:
-Ishte rezerva e fundit. Listën e konsideroj të mbyllur. Tjetër fond nuk ka!
7.-TELEMAKU NË ARBITRAZH
Gjykimi i konflikteve ekonomiko financiare midis ndërmarrjeve shtetërore të dikastereve të ndryshme bëhej nga Arbitrazhi i Lartë Shtetëror i Tiranës.Ndërmarrja Shtetërore e Ndërtimeve "Perlat Rexhepi" Vlorë duke qenë prej kohe në vështirësi fondesh nuk i kishte kryer likuidimin e faturave të transportit për llogari të lëvizjeve në objektet e ndërtimit te parafabrikateve të objektet xheniere të mbrojtjes, që zinin shuma te mëdha monetare dhjetëra milionëshe. U krijua një konflikt me Parkun e Transportit të Mallrave Vlorë, për detyrime financiare debitore të shume faturave të paguara në afat. Çështja shkoj për gjykim në Arbitrazhin e Lartë Shtetëror në Tiranë. Përfaqësues i palëve ishte nga njëra anë Telemaku, që nuk dëgjonte mirë nga veshët dhe nga ana tjetër Pëllumbi qe ishte vuvaç nga goja dhe i vononte, belbëzonte e i hante fjalët.
Në seancën e parë përgatitore të gjyqit u krijuan skena deri qesharake, se për mungesë dokumentesh dhe argumentesh Telemaku bënte edhe më shumë sikur nuk dëgjonte edhe thoshte "përsërite faktin", ndërsa Pëllumbi belbëzonte dhe vonohej nga emocioni e pasiguria me shumë se zakonisht. Trupi Gjykues, që kishte dhe shumë çështje të tjera për të gjykuar, i lodhur, i bezdisur dhe i shqetësuar, gjeti argumentin se përfaqësuesi i Parkut të Mallrave nuk dispononte faturat që pretendonte, ndaj e mbylli seancën dhe caktoj një afat të largët gjykimi, ku duhet të silleshin edhe dokumentet përkatëse që argumentonin detyrimin.
Në seancën tjetër palëve ju desh të prisnin se, atë ditë, kishte shumë grupe të tjera para tyre për gjykim. Pritja ishte aq e gjatë sa që krijoi padurim dhe sidomos Pëllumbi, që llllpër fat të keq ishte edhe i sëmure dhe kishte dhëmbje te padurueshme barku atë ditë, kërkoi të shkonte në banjën e burrave, pak larg prej aty. Atje, në paradhomë u parapërgatit dhe hoqi pallton e madhe. Pallton dhe një qeskë të madheplastike me faturat e sjella për gjyq, i vari te një varëse në lmur dhe vetë ndenji gjatë në banjë, sa kreu nevojat e ngutshme personale dhe sa llu rehatua e u lehtësua për të përballuar me sukses gjyqin e radhës që e priste llllnga çasti në çast. Kur u kthye dhe veshi pallton, qeskën me fatura nuk e gjeti më aty. Pasi kërkoi me ngut gjithandej, pyeti dhe s'gjeti gjë, por ndërkohe lpalët u futën të thirrura se u erdhi radha për gjykim. Pëllumbi kur e pikasi se pala kundërshtare nuk u gjet as në korridor, nxitoi të hyj në sallë, pa i tallar e pyetur dot për fatin e qeskës me dokumente, se ata kishin zënë vendet e caktuara, sipas rregullit, në sallën e gjyqit.
Është e kuptueshme, duke mos pasur ato që kërkoheshin si argumente dhe që vërtetonin detyrimin, gjyqi u mbyll në favor të Telemakut dhe morri formë të
prerë, për mos t'u hapur kurrë më.Telemaku i gëzuar u thoshte dëgjuesve: U thashë se ata nuk kanë asnjë dokument.
Ne "ndërtuesit" jemi të saktë dhe të drejtë. Ata "të transportit" gjithnjë gënjejnë. Shoferë hesapi, rrotë hesapi, pa bina e gjithnjë në rrotullim!
Në dalje Pëllumbi dyshues, arriti ta pyes Telemakun, nëse dinte gjë për fatin e qeskës me dokumente. Ai në fillim bëri sikur nuk dëgjoi pastaj i tha. More po e pash një qese me letra të pista që duket kishte rënë nga varësja në shesh dhe pastruesja e Dikasterit, duket se pyeste se e kuja është, po unë as që e dëgjova tamam dhe as e dija e kuja ishte ajo qeskë si e ndotur. Ajo e mori dhe me duket
se e hodhi aty te koshi i lloshrave, se duket e pandehu si me mbeturina ushqimesh.
Këtë veprim Pëllumbi dyshoi e pretendoi se e beri vetë Telemaku, po ai e kundërshtoi prerazi aty për aty dhe më tutje, gjithë jetës kur e pyesnin me qesëndi për zhdukjen enigmatike të qeskës, asnjëherë nuk e pranoi këtë akuzë.
8.-BIÇIKLETA E TELEMAKUT
Biçikleta e Telemakut ishte një objekt i njohur, sa dhe vetë Telemaku dhe me qyfyre e histori, si të ishte Rosinanti i Don Kishotit. Telemaku edhe i moshuar e i stërmunduar, në fshatin Nartë ku banonte, siç thamë, shkonte e kthehej nga puna me një biçikletë të vjetërsuar, që nxirrte dhe ajo, njësoj si ai, tinguj vjetrimi e oksidimi, nga fërkimi i ashpër i pjesëve rrotulluese, të pa lubrifikua prej vitesh. Tek i shihje gjithnjë bashkë, të dukej se edhe ajo lëvizte si bashkudhëtare e përhershme e besnike, që e shoqëronte kudo dhe çirrej e dukej sikur bashkëbisedonte pa pushuar me të zotin. Dhe për t'ia hequr "këngën", çka mund të bëhej fare lehtë me pak graso ose vaj lubrifikanti, iste gjëja më e thjeshtë. Po Telemaku nuk dëgjonte nga veshët mire dhe kjo zhurmë nuk e shqetësonte. Kur ia rekomandonin lubrifikimin e saj shokët, që bezdiseshin dhe kthenin kokën nga larg të dëshpëruar, ai u përgjigjej indiferent: "Shikoni punët tuaja ju, mos ndërhyni në punët e brendshme familjare". Se vërtetë biçikleta ishte pjesë e vlefshme dhe e dashur e trupit të vetë, pjesëtare e familjes së tij. Me të, jo vetëm që nuk e ndiente rrugën dhe i dukej rrugëtimi si pune sporti që e kaliste fizikisht, po e kishte edhe si karro transportuese, se kur kthehej për shtëpi, në timon, zgarat e në çdo pjesë të saj, shihje të vartura trasta me ushqime e sende shtëpiake të konsumit e të përdorimit të përditshëm. Biçikleta ngjyre blu laramane nga shumë duar boje hedhur nder vite me penel nga Telamaku disa vite me parë, ishte e njohur në të gjithë Vlorën. Ajo kishte dy zgara, Në të parën zakonisht lidhej një shportë thuprash, ku ngarkoheshin sendet më me vlerë, që ai t'i kishte nën kontroll gjithë kohën e rrugëtimit,
Telemaku te puna e vetë e mbështeste biçikletën zakonisht jashtë në një shtyllë elektrike centrifugale, ku e lidhte me një zinxhir të gjatë qeni, që kur lëvizte me biçikletë e mbante pështjellë në zgarën e prapme. Po dhe kur harronte për ta lidhur, biçikletën e vjetër blu dalëboje nuk e ngacmonte kush, ngaqë ishte e Makut të mirë.
Telemaku, pasi e kishte lyer disa here me boje, ngjyrash të ndryshme, me që këtë pune e bënte pa cilësi si amator me furçë dore, pa e hequr bojën e vjetër, pa e pastruar me letër zmerilio të imtë, po ashtu, bojë mbi bojë, a trupi i biçikletës dukej si me shtresa dhe krejt i shëmtuar. Rinte e sodiste nga larg, biçikletën e tij të dashur, më jetëgjatë prodhim Kinez dhe kujtonte me radhë biçikletat e ndryshme që kishte përdorur gjatë jetës se tij të gjate, kur asnjë dite nuk kishte ngelur pa një farë lloj biçiklete. Kujtonte me nostalgji kohën e fëmijërisë, me biçikletën e pare italiane me rrotat e dubluara ndihmëse pas, që e ndihmonin për ta mësuar dhe për mos t'u rrezuar mbi kalldrëmin e rrugës se
fshatit Nartë. Shumë mbresa i kishin lenë biçikletat italiane me stampat Bianci, Sporti, Volsit, pastaj Gjermane Mifa, Daimond dhe Nauman, për të vazhduar, në vitet me vonë, në marka Rumune, Çeke, Polake, Franceze dhe për të mbërritur te kjo e fundit, Kinezja, pak e madhe dhe e rendë, po qe nuk "kishte të vdekur", e që i dukej se "do ta vinte edhe atë përpara". Markat e ndryshme te
biçikletave ju duken si etapat e jetës së tij dhe të vendit të tij, bashkëshoqëruar me shumë prurje shtetesh të huaja e deri me shumë pushtues.
Në ato vitet e fundit të jetës së tij, Telemaku, e pati dhe më të vështirë, se ju pakësuan të ardhurat, e iu bënë të pamjaftueshme edhe për ushqimin e përditshëm të familjes së tij të madhe, aq sa dhe biçikletën e tij tejet të vjetërsuar nuk e zëvendësonte dot me një më të re. Ai punësoi gruan, që ishte ende e re e në moshëpune aty, në një vend te afërte, se ajo për fat të keq, nuk e dinte ta ngiste biçikletën, megjithëse dhe kështu do rropatej e do lodhej shumë gjithë ditën me lopatë në dorë, për të kryer proceset e rënda të punës te Kriporja e Nartës. Madje, që ajo të lehtësohej sadopak dhe ta bënte më shpejt normën ditore, që kërkonte kohë dhe mund tej aftësive dhe forcës së një gruaje, ai shkonte për ditë dhe e ndihmonte, duke pedaluar në rrugën e gjatë ngadalë me biçikletën e tij kineze, në ditë me diell e me shi, megjithëse e ndiente gjithnjë e më shumë rëndimin e viteve,
Dhe i pandare nga biçikleta ishte dhe fundi i jetës se Telemakut të mirë e gazmor. Në një ditë të mbrapsht me kohë të keqe me suferinë, vetëtima e bubullima ai ishte duke shkuar, si zakonisht të ndihmonte për plotësimin e normës së rëndë të punës së gruas së vetë. Detyrohet, për ti bërë ballë shiut me fortunë, t'i zbresë dhe ta marrë nga dora biçikletën, shoqen e tij të jetës, kur një rrufe e goditi në mes të rrugës dhe e la të rënë pa ndjenja.
Ashtu do na ngelet ndër mend Telemak Xhahxhua: I shtirë në mes të rrugës me dorën shtrënguar te timoni dhe me shatin e tij nartjot të madh pranë, po çuditërisht me buzën në gaz, sikur donte të bisedonte me shokët dhe të vazhdonte, me natyrën e tij gazmore e optimiste, të tregonte qyfyret e tij të
pafundme.
Tiranë, Nëntor, 2010
FUND
TË KUJTOJMË REFIT HOXHËN
Kaluan shumë vjet nga koha kur zemra e Refit Hoxhës, mikut tim aq të mirë, nuk rreh më. Trupi i tij i pajetë shtrihet nën dhe në Babicë të Vlorës.
Kur iku Refiti, aq papritur, në pragtë pesëdhjetë vjetorit të jetës së tij, unë punoja në Fermën Bujqësore në Llakatund, ndërsa ai, në Kooperativën e Bashkuar të Novoselës së Vlorës. Ishim dërguar, si vullnetarë të detyruar për "të ndihmuar fshatin", që ta bënim dhe atë "të përparuar", si qytetin. Sapo ishte kthyer në mbrëmje për të fjetur në shtëpi, në Vlorë. Një atak në zemrën e tij të plagosur, i ndodhur pa ndihmën e parë aq të domosdoshme në këto raste, se ishte i vetëm me gruan e tij të paralizuar dhe... kaq ishte jeta e tij.
Kur e mora vesh vdekjen e papritur të Refit Hoxhës, ndjeva aq dhembje të thellë, sikur të ishte im vëlla. Dhe nuk isha i vogël. Isha mesoburrë, mbi dyzet vjeç, por nuk kisha provuar tjetër herë një humbje dhe një dhembje të tillë. Qaja me lot, si i marrë. Lotët nuk më reshtnin as të nesërmen, ditën e varrimit, aq sa, duket, s'iu lashë radhë as vëllezërve të tij të një nëne, që në të vërtetë e mbanin veten, duke u treguar lebër e burra zakoni. Jo vetëm ato ditë, po dhe më pas, sa herë më shkonte mendja te Refiti dhe kjo ndodhte vazhdimisht, kaloja në gjendje të thellë depresioni. Edhe unë po mos të desha, Refiti më shfaqej gjithnjë përpara, se rruga për në Llakatund kalonte detyrimisht midis varrezave
të Babicës.
Udhëtoja për ditë në atë rrugë dhe shpesh dy herë në ditë dhe, si në vajtje dhe në kthim, timoni i motoçikletës sime, instinktivisht, kthehej te varri i Fites, ku ndalesha gjatë e sikur bisedoja me bustin e tij të gdhendur mbi qivur.
Gjendjen e dëshpërimit ma shtonin dhe kortezhet me të vdekurit e përditshëm, që përcilleshin nga qindra të afërt në banesën e tyre të fundit. Me sa duket, isha në pragun e ndonjë depresioni psikik. Vetëm transferimi në qytetin e Vlorës, dy vjet më vonë, duket se më shpëtoi nga çmendina. Kjo gjendja ime ishte e pavetëdijshme, instiktive dhe që nuk shpjegohet e përligjet, por e vërteta e pamohueshme ishte se nisi, pikërisht me vdekjen e papritur dhe shumë të parakohshme të Refit Hoxhës, refleks i ndjenjës së dhembjes së madhe dhe i konsideratës së jashtëzakonshme që kisha për të.
Në të vërtetë me Refit Hoxhën u njohëm më nga afër në vitet pesëdhjetë, kur ai dhe vëllai im, Enver Çipi, që ishin moshatarë dhe miq të hershëm, vinin për të dhënë provime në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Unë, në fakt, jam moshatar me Zaim Hoxhën, vëllain e vogël të Refitit dhe me të kemi qenë bashkënxënës në shkollën shtatëvjeçare në Vlorë, si dhe gjatë shërbimit të
detyruar ushtarak në Tiranë.
Kështu që nga kjo lidhjet tona ishin fort miqësore e familjare. Miqësia dhe marrëdhëniet e mëtejshme me Refitin vazhduan mbi njëzetë e pesë vjet, duke qenë bashkë si mësues në Shkollën e Mesme Financiare të Mbrëmjes në qytetin e Vlorës, dhe për gati dhjetë vjet si pedagog në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT Vlorë, ku u bëmë miq shumë të ngushtë. Ishte nder i veçantë ta kishe mik Refit
Hoxhën. Jo vetëm se për mua ishte më i madh në moshë dhe shumë me përvojë e më i pjekur në jetë e në punë, si dhe me një rreth të gjerë familjar e shoqëror, por njëkohësisht, fort i ditur e me kulturë të gjerë dhe shumë i mençur.
Babai i Refitit, Nuro Hoxha nga fshati Tërbaç i Vlorës, ishte ndër mësuesit e parë të shqipes dhe i nderuar në të gjithë krahinën. Edhe vëllezërit e Refitit, Qaniu agronom dhe Zaimi mësues, ashtu si dhe të dy motrat e tij, Sanija dhe Jeta, mësuese. u bënë mjaftë të dëgjuar dhe me emër të mirë në Vlorë
Refiti ishte shumë i qetë, gjithnjë i drejtë, i logjikshëm dhe për çdo gjë jepte këshilla dhe zgjidhje të thjeshta, përfundimtare dhe krejt praktike. Ishte i papërtuar dhe kurdoherë i gatshëm për gjykimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve, qoftë dhe kur ato ishin me acarime të tejskajshme. Këto raste, ishin aq të shpeshta, sa do mendoje se kishe të bëje me një institucion. Me atë zërin e trashë prej basi, që sikur e ndjej te veshi, gjithnjë të bindte dhe për çdo gjë t'i jepje të drejtë; me atë logjikën e hekurt, me njohjen dhe njohuritë që kish për gjithçka, të çudiste; me drejtësinë e tij absolute e të pa prekshme nga çdo lloj ndërhyrje, të kënaqte; me shembullin moral maksimal, ai sikur të hipnotizonte në çdo rast për të rënë dakord me zgjidhjen e tij optimale. Të ishte gjyqtar në organet e drejtësisë, pa dyshim, do të ishte më i miri, një fat për palët në gjykim dhe shembull për gjithë vendin, se do ishte perfeksion i drejtësisë dhe mirësisë.
Edhe në punën e tij si financier, shef finance në disa ekonomi të rrethit, ishte më i miri, me njohuri të gjera teorike, që i shtonte vazhdueshëm edhe si pedagog i kontabilitetit, në Filialin e Fakultetit Ekonomik të UShT në Vlorë. Ai kishte arritur përsosmërinë për zgjidhjen e veprimeve praktike kontabële, për të cilat gjithnjë këshillohej me miqtë e tij, specialistë të mirëfilltë e të vjetër
vlonjatë, duke formuar një si kuvend pleqësie të vlerësuar në shkallë vendi.
Po ta njihje Refit Hoxhën
Kurë s'të venitej kujtimi
Mençuri, që çudit botën,
Veç një fjalë-ndryshon mendimi.
Hyn guximshëm në çdo prag,
Bashkon çifte e shëronte plagë,
Ndalte ndarje, shere e gjak.
Qysh i ri, ish si një plak .
Në mjeshtri si financier,
Një kontabilist i rrallë,
Midis shokësh, timonier
Që printe ngaherë në ballë.
Po, Refit Hoxha, më i miri në farefisin, miqësinë dhe shoqërinë, për fatin e tij të keq, nuk arriti dot të ndërtojë një çerdhe të ngrohtë familjare. Ai, në moshë të pjekur u njoh dhe u dashurua, si rrallë kush, me fisniken e bukur nga qyteti i Vlorës Lumturi Hamzaraj, me të cilën shumë shpejt edhe u martua. Brenda një kohe të shkurtër Lumes shtatzënë, iu krijuan shqetësime serioze shëndetësore, aq
sa të vetmen shpresë shpëtimi i thanë se e kishte nëpërmjet provokimit të dështimit të fëmijës. Po edhe kjo, që u pranua me keqardhje nga Refiti, nuk e shpëtoi fatkeqen. Dalëngadalë ajo u paralizua krejt dhe gjymtyrët e poshtme nuk i ndiente fare. Vitetkalonin, pa asnjë përmirësim e shpresë. Edhe perspektiva ishte e pa krye. Ajo ngeli uloke dhe për çdo gjë i shërbente në vend me devotshmëri, motra e sajë e pandarë e heroike, S., që për të sakrifikojë deri vitet më të bukura të rinisë. Edhe në këto çaste të vështira, për asnjë moment Lumes nuk iu nda burri i sajë i mirë e gjithnjë besnik, Refit Hoxha.
Vëllezërit dhe motrat e Refitit, më shumë se kushdo tjetër, e shikonin me keqardhje gjendjen e re të krijuar. Ata i qëndruan afër për çdo gjë, deri financiarisht, por kur i humbën plotësisht shpresat e rehabilitimit, u dëshpëruan edhe më shumë, jo vetëm se vëllai i tyre i mirë u gjend pa një
bashkëshorte, me të cilën do të zgjidhte bashkërisht vështirësitë dhe detyrat familjare, por ai ngeli edhe pa trashëgimtar, siç ishte një detyrë në jetë, madje, natyrshëm, u kthye vetëm në një shërbyes i ish gruas së tij, me të cilën tani, në të vërtetë, nuk e lidhte më asnjë detyrim bashkëshortor njerëzor, veç
qëndrimit human. Këtë detyrë, të përkujdesjes për të sëmurën, arsyetonte kushdo, mund ta bënte edhe çdo grua e moshuar, kundrejt një pagese. Ata mendonin se: si nga ana fetare dhe nga ana njerëzore kjo martesë e dështuar duhet të zgjidhet sa më shpejt, kur Refitin e kishin ende të ri, tridhjetë e pesë vjeçar.
Me që nuk guxonin të ndërhynin direkt vet, këtë barrë ma ngarkuan mua, duke pasur parasysh se bashkëpunonim në Filial dhe kishim kontakte të shpeshta si dhe afrim e ndikim të dyanshëm. Me që për këtë ngulën këmbë shumë, në një mbrëmje takimi të zakonshme, nga ato që ne i kishim thuajse të përnatshme, pas mësimdhënies, të ulur me nga një gotë raki para, filluam ta trajtojmë larg e
larg këtë temë. Duhet thënë se ai, kohët e fundit e kishte shtuar shumë të pirët dhe shpesh kthehej në shtëpi i dëshpëruar dhe i shqetësuar. Kjo e rëndonte edhe më shumë gjendjen e tij shëndetësore. Kishte arritur mbipeshë dhe ndiente dhembje në zemër... Më së fundi, unë ia thashë me shumë ndrojtje mendimin e opinionit për këtë çështje.. Ai më dëgjoi me vëmendje, më përqafoi me dashuri
dhe me lot në sy, më tha:
-I dashur Luan! Të kuptoj plotësisht. E kuptoj dhe tolerancën fetare dhe që kjo rrugë zgjidhje është sipas logjikës njerëzore, mandej dhe sipas porosisë së zotit dhe dëshirës së farefisit dhe të miqve e shokëve të mi më të dashur. Po, unë do të të përgjigjem, siç ka thënë Çajupi: Tani që Zoti më mori si grua bashkëshorten time, unë as Zotit nuk i besoj. Kjo punë nuk bëhet. Unë do të rri përgjithmonë me Lumen time të shtrenjtë, me shoqen time të mirë fatkeqe. Po të isha unë në gjendjen e saj, ajo nuk do të më ndahej për asnjë çast, po do t'i ngryste deri ditë e fundit të jetës së saj me mua. Kështu do të bëj dhe unë, deri sa të vdesim..
.
Dhe vdiq Refiti fatkeq, pa i shërbyer me tej gruas, ndërsa Lumja rrojti, ashtu e paralizuar shumë vite më pas, e dënuar të vuante shumëfish, e mirë dhe gojë ëmbël siç ishte, po edhe me dhimbjen e madhe shpirtërore, me kujtimin dhe dashurinë e pashuar për njeriun e saj aq fisnik e besnik.
Ja, ky ishte vlonjati Refit Hoxha, modelin e të cilit do duheshin faqe romani për ta përshkruar, ndaj me këto mundësi që pata, mendova se duheshin rishkruar aspekte nga jeta e tij dhe se duhet përkujtuar e respektuar ndër vite ai, si një burrë me cilësi e virtyte, që rrallë i ndesh gjetiu.
Vlorë, më 05.10.2010
QEVERIM KUSHTA
Inxhinieri i talentuar, që ndërtoi 40 vjet
Nga Llazar Bano dhe Luan Çipi
Qeverim Kushta, djali i Mësuesit të Popullit, vlonjatit Ibrahim Kushta, qysh në moshë shumë të re e pëlqenteprofesionin e ndërtuesitdhe kishte shumë dëshirë të merrte këtë profesion në jetë. Por, që të realizonte këtë dëshirë aso kohe, nuk ishte e lehtë. I dolën përpara shumë raste dhe shumë mundësi deri te mjekësia, por ai donte vetëm ndërtimin! Pas shumë përpjekjesh, kjo dëshirë u përputh me fatin dhe ai fillon studimet ne Teknikumin e Ndërtimit në Kryeqytet, që e mbaron me sukses. Pas kësaj futet ne Fakultetin e Inxhinierisë të UShT dhe del inxhinier ndërtimi.
Fati e kishte shkruar që këtë mjeshtëri të bukur dhe të vështirë inxhinieri i ri ta ushtronte tërë jetën dhe të bënte një emër, që mund ta lakmonte dhe mjeku më i mirë.
Punën e filloi si teknik ndërtimi në Fabrikën e Çimentos. Ishte i ri, shumë i ri, i porsa dalë nga bankat e shkollës. Kishte merak për punën! Provonte emocionet e para, që janë për këdo krejt të natyrshme. Dhe këto emocione i kaloi me sukses. Tereni i vështirë ku ngrihej Fabrika, ngarkesa e punës që
përballonte, jo vetëm që se trembën, por e kalitën edhe më shumë. Përfiton me
mençuri nga përvoja e inxhinierëve të huaj dhe fillon rrugën e jetës me fitore.
Tekniku i ri i ndërtimit dha shenja se premtonte shumë për të ardhmen! Aty në praktikën jetësore, djaloshi i ri kupton dhe më shumë se ngritja e nivelit të arsimimit ishte domosdoshmëri për të ecur para.
Pas një viti pune, shkëputet dhe shkon në Universitetin Shtetëror Tiranë për studime në degën e inxhinierisë së ndërtimit dhe në periudhën 1954-59 e përfundon dhe atë me sukses.
Në vitin 1959, inxhinieri i ri emërohet në zbatim punimesh ndërtuese në NShN"Perlat Rexhepi" Vlorë, në kantierin e ndërtimit pranë Fabrikës së Çimentos, ku punon edhe tre vjet deri në vitin 1961, kur i dalluar në punë emërohet në kantier e qendrës, si kryeinxhinier edhe për pesë vjet të tjerë. Ndërkohë
kantieri shumëfishohet dhe përfshin ndërtime të shumëllojta në qytet e fshat dhe për të gjithë rrethin.
"Pasioni" ishte virtyti që e karakterizonte gjithë jetës inxhinierin Qeverim Kushta, po ai shoqërohej dhe nga mendimi krijues. Lufton dhe këmbëngul për ngritjen e nivelit profesional të zbatuesve të projekteve, zgjedh, krijon dhe vendos dokumentacionin teknik, synon për ngritjen e cilësisë dhe të rendimentit e efektivitetit në punë. Një punë të veçantë novatore e krijuese Qeverim Kushta
bëri për ndarjen e proceseve të punës ndërtuese, për atë nismë që u quajt specializimi i punimeve të ndërtimit, duke e përqendruar vëmendjen te punimet e lrifiniturës, për të korrigjuar kështu edhe një nga dobësitë e punimeve të atëhershme. Eksperimentimi i punimeve të specializuara nisi në banesën "Hark", pallati masiv 6 katesh pranë qendrës së pushtetit lokal, provë që arriti rezultate të kënaqshme. Brigada e posaçme u zgjodh me specialistë nga më të aftët, u instruktua dhe u ndihmua çdo ditë direkt nga inxhinieri pasionant e krijues Qeverim Kushta. Kjo formoi dhe mendimin nga të gjithë qytetarët vlonjat që ky pallat të ngelet, deri në ditët tona, si model për cilësi e komoditet.
Një veçori e shfaqur nga inxhinieri i ri Qeverim Kushta ishte se ai, ndryshe nga drejtues të tjerë, kërkonte nga punëtorët punë, rendiment e cilësi, duke neglizhuar "njollat" në biografi. Duke mos u ndikuar nga llafet, thash e themet dhe opinionet e imponuara, dhe i njëjti qëndrim u mbajt dhe më vonë, si drejtor apo shef, ku u shfaqën dhe më shumë aftësitë e tij teorike, praktike dhe drejtuese, administrative e organizative.
Puna projektuese dhe preventivuese ishte një tjetër dhunti e rrallë dhe pasion e "dobësi" i inxhinierit ndërtues Qeverim Kushta. Kjo u diktua shpejt nga specialistët e kohës deri ne Ministri, prandaj atë e përzgjodhën dhe e emëruan fillimisht si projektues në Byronë e Projektimit të Ndërtimeve në Vlorë, detyrë që e kreu për 4 vite. Shpejt Qeverimi shkëlqeu edhe si projektues dhe me intensitet punoi për ti dhënë qytetit të Vlorës objekte të bukura e të rëndësishme si shkolla e institucione në bashkëpunim me specialistë të talentuar të Byrosë se Projektimit, ku përgjegjës ishte Ing. Vangjel Loli, me projekte
zbatimi të kompletuara me arkitekturë, urbanistikë, konstruksion dhe deri në instalimet hidrosanitare e elektrike. Kështu u arrit të përfundoheshin me sukses projektet cilësore për objektet e rëndësishme të kohës si Shkolla "Ali Demi", shkolla Tregtare, shkolla "Muço Delo", shkolla Industriale, etj.
Nga viti 1970 deri në vitin 1977 Qeverim Kushta punoi si Kryeinxhinier në Ndërmarrjen e Ndërtimit "Perlat Rexhepi" në Vlorë. Në këtë periudhë të tërheq vëmendjen fakti se janë realizuar me sukses disa objekte të rëndësishme dhe voluminoze siç janë:
-Hidrocentrali i Smokthinës me kapacitet 9200 kw.
-Uzina e Sodë PVC
-Polivinil Kloridi
-Fabrika e Pllakave dhe Tubove prej Eternitit.
Të tërheqin vëmendjen disa fakte interesante për Hidrocentralin e Smokthinës. Kjo vepër e veçantë dhe e vështirë ndërtimore ishte jashtë kapacitetit dhe karakterit të ndërmarrjes, aq më tepër se tereni ishte tepër malor dhe pa infrastrukturën e nevojshme. Inxhinier Kushta me kurajë ngre zërin dhe me guxim mban qëndrim kritik ndaj çdo gabimi të projektit dhe propozon e ngul këmbë për ndryshime e masa konkrete, që çdo mangësi të korrigjohet dhe vepra të realizohet sa më shpejt. Korrigjohet konstruksioni i kanalit prurës i parashikuar me gurë, duke u zëvendësuar sipas variantit të inxhinier Kushtës, më të mirë, më me rezistencë, më të mundshëm e më të shpejt për ndërtim, me element lugjesh beton arme të parafabrikuar. Duhet theksuar se në këtë drejtim një punë të konsiderueshme,për të përballuar vështirësitë e shumta, duke sakrifikuar, kanë bërë personeli inxhinjero teknik bashkëpunues e në veçanti drejtori i kantierit Mehmet Kojani, inxhinieret Agim Pustina, Bashkim Kushta, Polimer Ruci, Miltiadh Çerkezi, Vangjel Loli dhe Herman Shvencner. Për prodhimin e lugjeve të betonit u ndërtuan dy poligone në dy pika të caktuara, çka e lehtësoi dukshëm punën. Në këtë vend, ku copa e e shkëmbit, sa del nga nëntoka në sipërfaqe, thërrmohet dhe sikur shkrin, në atë vend me teren shumë të vështir për ndërtim, në atë kantier hidrocentrali të projektuar keq, ndryshimet sollën dyfishimin e vlerës fillestare.
Pikërisht aty, ku dhe ishin vështirësitë më të mëdha të jetës së tij, inxhinier Qeverim Kushta nuk u mposht, por u rit e u konsolidua si një krijues aktiv me sens praktik. Ky hidrocentral, tepër i vështirë dhe që vet projekti u korrigjua gjatë zbatimit, u ndërtua shpejt dhe punon pa ndërprerje me kapacitet të plot. Inxhinier Kushta e kujton me nostalgji këtë periudhe, duke e konsideruar si një nga punët më të rëndësishme të jetës së tij. Hidrocentrali Smokthinës njëkohësisht formon çelësin e suksesit dhe të bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy drejtuesve të ndërmarrjes së ndërtimit "Perlat Rexhepi",
midis inxhinierëve Qeverim Kushta dhe Llazar Nasto, që paralelisht ndiqnin punimet në kantierin e rëndësishëm për ndërtimin e veprës industriale Sodë PVC, ku së bashku me inxhinierët kinezë, dhanë kontribut për punime ndërtimi cilësore dhe me teknologji më të përparuar.
Në ndërtimin e Fabrikës së Eternitit kontributi i inxhinier Kushtës dhe shokëve të tij novatorë shkoi dhe më tej në përdorimin gjerësisht të elementëve parafabrikat me beton të paranderur, gjë që përmirësoi teknologjinë dhe shkurtoi afatin e ndërtimit dhe të dorëzimit të veprës para kohe.
Në vitet 1967-1981, inxhinierin e talentuar dhe tani me përvojë e nivel shkencor, e gjejmë të emëruar përgjegjës të Zyrës se Urbanistikës dhe Projektimit te Rrethit të Vlorës, padyshim një nga zyrat më të rëndësishme projektimi në shkallë vendi. Dobësia e tij tani janë projektet dhe vetëm projektet. Këtu edhe sedra e punës është më e madhe.
Ai shton kërkesën e llogarisë për rritjen e rendimentit dhe të cilësisë në punën projektuese, ngulmon dhe krijon kushtet për shfrytëzimin më të mirë të literaturës teknike, duke synuar në rritjen e volumit të projektimit, në funksion të shfrytëzimit maksimal të kohës së punës në dispozicion. Në këtë drejtim edhe duke shfrytëzuar profilin, prirjen dhe dëshirën e çdo specialisti, sipas modeleve të përparuara bashkëkohore, u arrit një ndarje e specializim profesional. Këto masa efikase dhanë shpejt rezultatet e dëshiruara dhe vet specialistët projektues e preventives u bënë më të ndërgjegjshëm për të punuar edhe jashtë orarit, sipas kërkesave dhe modelit të drejtuesit të tyre pasionant, të cilin e konsideronin, jo vetëm drejtues por edhe shok të dashur, që i mbronte dhe i korrigjonte me dashamirësi dhe në mirëkuptim të plot.
Në muajin prill të vitit 1972 u krijuan kushtet që organet përkatëse të dërgonin në Itali, Inxhinier Kushtën dhe një specialist tjetër, për përvojë një mujore në punimet e rifiniturës dhe hidrosanitare, sipas një programi të përbashkët midis dy shteteve. Kjo vizitë në Italinë fqinje, me emër në botë për ndërtime cilësore e deri fantastike, ishte një privilegj dhe një shkollë e madhe për inxhinier Kushtën të etur për dituri. Ai atje, me syrin teknik të një specialisti me përvojë e konstatoi prapambetjen tonë dhe diferencën në nivelet projektuese dhe ndërtuese, që vinin kryesisht nga diferencat e thella në shkallën e zhvillimit ekonomik e teknik. Kjo vizitë u bë një shkollë madhe për të, që e përjetoi me punë të sforcuar, duke mbajtur shënime e duke pyetur e u thelluar për çdo të re.
Mbi këtë bazë të madhe vrojtimesh dhe përvoje u përcaktua metoda e transmetimit dhe aplikimit sa më të gjerë te punonjësit e Byrosë Shqiptare të projektimit, duke hartuar një program konkret për aplikim, që përfshiu:
-Montimin e elementëve të lehtë beton arme me boshllëqe, metodë që u zbatua në
disa banesa të Vlorës;
-Suvatimin dhe bojatisjen me metoda të përparuara. Kështu suvatimet e brendshme u bënë me llaç të zakonshëm, por të përzier edhe me doza të caktuara allçie, duke kryer njëkohësisht edhe procesin e patinimit.
Vitet 1981-1983 e gjejnë inxhinier Qeverimin si Përgjegjës të Seksionit Komunal të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Vlorë. Kudo që shkoi solli një frymë të re me metoda e kërkesa novatore. Transmetohet edhe këtu pa kursim përvoja shumë vjeçare në ndërtim, thyhen konceptimet e marrjes me vogëlima rutinë, duke përcaktuar objektivat kryesore për bërjen dhe mirëmbajtjen e kanalizimeve, rrugëve, trotuareve e pastrim gjelbërimin. Edhe këtu u harmonizua dhe u ngrit në nivelet më të larta bashkëpunimi me personelin inxhinjero teknik e në veçanti me talentet e kohës inxhinierët Gjon Boçari, Llazar Nasto, Vangjel Loli, Resmi Canaj, Sami Canaj, Misto Mele, Arben Meksi, Piro Stefa etj. Në qendër të vëmendjes u vu harmonizimi i marrëdhënieve të mira me dikasterin e ndërtimit dhe
të shërbimeve komunale në qendër, duke siguruar ndihmesë maksimale nga inxhinieret me emër në mbarë vendin, që drejtonin këto institucione si me Ismail Ahmetin, Farudin Hoxhën, Leandro Zoton, Tomor Hoxhën Kudret Arapin etj.
Pasi mblodhi një përvojë pune 25 vjeçare, i kalitur fuqimisht në sektorin e vështirë të ndërtimit, inxhinier Kushtën e emërojnë Drejtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit "Perlat Rexhepi" Vlorë, një ngandërmarrjet më të fuqishme të vendit, duke pasur besim të plot te suksesi i padiskutueshëm i këtij kuadri, tashmë të formuar në të gjitha drejtimet. Në këtë kohë kjo ndërmarrje jetonte një periudhe të vështirë me probleme e mosrealizime të detyrave. Inxhinier Qeverim Kushta e mori me seriozitet e besim këtë detyrë. Ai konstatoi menjëherë dobësi të theksuara organizative. Kjo ishte hallka kryesore ku ai u kap, për ta bindur dhe imponuar personelin drejtues dhe inxhiniero teknik që secili të kryente më së miri punën e vet. Ai konstatoi se në ndërmarrje kishte kuadro të zot, prandaj parashtron kërkesa dhe detyra për secilin dhe gjen përkrahje e mbështetje nga inxhinierët LLazar Nasto e Dule Arizi dhe ekonomistet Dhimitër Puka, Agron Bani dhe Tasim Tare, etj. Shumë shpejt u dukën rezultatet e para. Filloi realizimi dhe tejkalimi i detyrave të planit, që natyrshëm te shumë njerëz krijoi habi dhe shtroi pyetjen: Si u arrit?
Inxhinier Qeverimi modest përgjigjej: Asnjë sekret të veçantë nuk ka. Punë dhe vetëm punë , harmoni e mirëkuptim. Forcat aktive - këtu ishin. Së bashku i vumë në lëvizje.
Inxhinieri Qeverim Kushta punoi në sektorin e vështirë të ndërtimit mbi 40 vjet, duke dhënë një kontribut më se të çmuar për ndërtimin dhe zbukurimin e qytetit të Vlorës. Dhe mos harrojmë se Vlora nuk ishte kjo, e sotmja. Ajo kishte boll
kasolle dhe mbulohej me moçale. Vlora, Skela, UjiFtohtë kanë qenë të ndara nga njëra tjetra me boshllëqe të theksuara. Inxhinier Kushta dha kontributin e tij të vlefshëm që ky bashkim të vinte sa më shpejt, për ta unifikuar në një qytet
të vetëm e të bukur, siç është sot. Dhe në këtë tërësi ngelen dhe do të qëndrojnë për shumë vjet veprat e mira dhe të bukura ndërtuar apo projektuar prej tij. Disa prej tyre populli i ka pagëzuar me emra karakteristike, që do kujtojnë dhe do ta ruajnë të pavdekshëm vet emrin e inxhinierit Qeverim Kushta.Nuk mund ta mbyllim këtë monografi modeste për inxhinierin e shquar pa theksuar edhe disa aspekte të tjera jetësore të tij:
Kushdo që e ka njohur në Vlorë apo më tepër ka punuar me inxhinier Kushtën e çmon atë si një punëtor të pa lodhur dhe specialist të mençur e krijues, po njëherazi dhe një shok e mik tepër të dashur e shumë njerëzor. Ai arriti të bëhet një drejtues i paharruar që është futur në zemrat e vlonjatëve, si njeri kërkues e këmbëngulës, po dhe i drejtë, vlerësues e dashamirës, ndaj merr nga secili falënderim, respekt dhe mirënjohje. Edhe jashtë pune, në bibliotekë, pistë vallëzimi, në shëtitje apo takimet shoqërore, do dalloje lehtazi pastërtinë, karakterin dhe thjeshtësinë e kësaj figure emblematike e të dashur të njeriut vlonjat të thjeshtë e të çiltër. Prandaj edhe tani, sa herë që mund të shëtitësh më të, do takosh bashkëqytetarë që e përshëndesin me dashuri, e përgëzojnë, e falënderojnë dhe i kujtojnë "këtë apo atë të mirë", apo që e ftojnë, në shenjë respekti, për "kafe", duke tërhequr këshillat e tij ende të vlefshme, apo duke kontribuar për mendime e zgjidhje teknike e deri projekte të thjeshta falas për nevojtarët, literaturë, manualë e përvojë, të cilat vazhdon ti japi me bujari, shoqëruar gjithnjë me buzëqeshjen e tij të ëmbël, karakteristike.
Po të gërmosh më thellë në figurën e tij, do të ndeshesh me një intelektual të kompletuar. Ai, pa u impenjuar direkt në asnjë parti politike, e njeh dhe e çmon të kaluarën e lavdishme historike të popullit tonë dhe krenohet me luftën nacional-çlirimtare, që na vendosi përkrahë fitimtarëve, duke qenë krenar për vëllain e tij Hasn Kushta, që dha jetën heroikisht për çlirimin e vendit, për babain e tij patriot, pjesmarës aktiv edhe në Luftën e Vlorës në vitin l920 dhe në lëvizjen demokratike të qershorit 1924 dhe Mësues i Popullit, për të tre djemtëe tij të mirë e në veçanti për Sokol Kushtën, Mjeshtrin e Sportit, legjendën e futbollit Shqiptar. Qeverimi, madje është marrë edhe vetë me futboll, me sport dhe me art. Është këngëtar i mirë dhe njohës apasionant i muzikës, deri asaj operistike.
Tani, inxhinier Qeverim Kushta, që sapo i mbushi 75 vjeç pensionist, shëtit optimist dhe i gëzuar rrugëve të Vlorës së bukur dhe çdo ditë e përshkon më këmbë rrugën Vlorë- Skelë-Ujiftohtë. Atij i gëzon shpirti kur shikon ndërtimet cilësore e të shumta, ndofta nga më të mirat në vend, që zbukurojnë çdo ditë Vlorën e tij të dashur. Ai krenohet dhe uron kolegët dhe nxënësit e tij ndërtues, arkitektët Sami Canaj, Pirro Stefa dhe Arben Meksi, konstruktorët LLazar Nasto, Ferdinand Xhaxho dhe Fred Marku, si dhe ndërtuesit e tjerë duar artë.
Ai shqetësohet dhe porosit për kujdes e maturi, kur konstaton shtrembërime dhe gafa urbanistike dhe dëshiron që të mos bëhen gabime, që kushtojnë shtrenjtë dhe nuk ndreqen lehtë. Ai nuk reshtet së thëni: Mos ja zini Vlorës pamjen madhështore të detit, kujdes gjelbërimin, kujdes pyllin e Sodës!
Qeverim Kushta është i ngazëlluar dhe entuziast e optimist për gjendjen dhe perspektivën e qytetit të tij të lindjes, të bekuar nga zoti. Ai është i bindur, që specialistët e talentuar të ndërtimit të këtij qyteti, nuk do ta prishin perspektivën, por do ta bëjnë gjithnjë e më e më të bukur Vlorën e tij të dashur.
Vlorë, 10.10.2010
DY FJALË PËR NJË BURRË ME EMËR,
MEXHID HAXHIUN
E kam njohur Mexhid Haxhiun qysh fëmijë, sapo kishte filluar të shquhej talenti i tij si futbollist. E kam ndjekur me dashuri e simpati dhe më pas, kur na çudiste me virtuozitetin e tij të pashoq të futbollistit xhongler, kur duke luajtur me topin e rrumbullakët bënte veprime të papara dhe, sikur ta kishte gjymtyrë të tij topin e futbollit, driblonte e sikur fluturonte me të dhe shënonte lehtësisht gola fantastik e njërin me të bukurin se tjetrin.
Më tej, na bëhej zemra mal, kur mësonim për korrektesën e tij maksimale në jetë e në shoqëri, krenoheshim nga çdo sukses i tij dhe, në periudhën e egërsisë komuniste të luftës së ashpër të klasave, na vinte keq për qëndrimet nënvleftësuese, denigruese e ndonjëherë fyese ndaj tij. Shumëkush e vuante
poshtërimin së bashku me këtë njeri të duruar, gjithnjë të urtë, të sjellshëm e zëmër gjerë. Në këtë drejtim, sidomos ne vlonjatët, indinjoheshim e ndikoheshim edhe më shume se e dinim mirë edhe prejardhjen e shquar prej trimi dhe patrioti të Mexhid Haxhiut. E kaluara shkëlqente sidomos me gjyshin e tij, Osman Haxhiu, prefekt i Vlorës për një kohë të gjatë, burrë shteti, që spikati në veçanti si prijës i "Luftës se Vlorës", epopesë vendimtare për vetë ekzistencën e Kombit Shqiptar.
E kam parë Mexhid Haxhiun, si futbollist sapo lindi, të instruktuar nga Vasillaq Ndini, trajneri i parë që e zbuloi, më pas me Loro Boriçin e madh dhe në dhjetëra ndeshje si futbollist virtuoz të Partizanit dhe Flamurtarit dhe pjesëtar të imponuar nga opinioni publik, te ekipi përfaqësues i Kombëtares
Shqiptare, në krahë të Panajot Panos, të Vasil Rucit, si dhe të plejadës së shquar të futbollistëve të talentuar shqiptar, duke luajtur futboll të bukur, si rrallë të tjerë.Stadiumi Flamurtari, aso kohe, mbushej plot me burra e gra entuziaste që krenoheshin dhe inkurajonin në kor futbollistin e tyre të dashur, shumë të
preferuar e tepër elegant. Kur ai rrëmbente befasisht topin dhe drejtohej drejt portës kundërshtare, me fanellën kuqezi dhe numrin 10 në shpinë, të gjithë e ndiqnin të emocionuar duke e inkurajuar "forca dhjeta" dhe kur i afrohej portës rrufeshëm në pozicion të volitshëm thërrisnin "zhyte Xhite" që do thoshte godit Mexhid fort drejt portës dhe atëherë, herë me të djathtën dhe herë me të majtën si s'pritej, goditej fluturimthi topi që prekte një nga trekëndëshet e portës, duke fërshëllyer si plumb në formë gjethi për t'u pleksur me rrjetat e brendshme djathtas apo majtas, ndërsa portieri shihej i shtrire në anën e kundërt. Dhe atëherë, në Vlorë, apo gjetiu në rrethet e kategorisë së parë, ku gjithnjë kishte qindra tifozë vlonjatë që shoqëronin ekipin, nuk pushonin britmat inkurajuese dhe emrat e nderit me të cilat e kishte pagëzuar populli Mexhid Haxhiun si "uragan i ndërprere, "brigadieri", etj. Kjo nuk rreshti nga ditët e para kur e nisi si 16 vjeçar futbollin Mexhid Haxhiu dhe në vazhdimësi për të 16 vitet e jetës së tij aktive si lojtar titullar në fushat e futbollit, lojës masive popullore dhe ndofta midis të paktave kënaqësi, në ato ditë të vështira.
Mexhid Haxhiu u ngrit shpejt në nivelet më të lata cilësore të mjeshtërisë si futbollist, duke u klasifikuar me të drejtë dhe në anketën popullore sportive si sportisti më i mirë shqiptar i vitit 1972 dhe se fundi u përfshi midis dhjetë futbollistëve më të mirë të vendit për të gjitha kohët. Ky nivel i lartë cilësor u arrit, padyshim në radhe të pare falë cilësive vetjake, të talentit të tij të spikatur, punës këmbëngulëse e vullnetit të pamposhtur, po në ketë drejtim ka ndihmuar dukshëm fati që ai u lind dhe u rrit në Vlorën e futbollit. Kjo edhe për faktin që krahas tij në Vlorë bashkëvepruan shumë futbollist cilësor, mjeshtra sporti dhe anëtarë të ekipit kombëtar të futbollit ndër vite, po dhe që Flamurtari i Vlorës ka dalë kampion kombëtar dhe ka marrë kupa e supërkupa dhe për më tepër ka fituar ndeshje të bujshme ndërkombëtare me ekipe elitare në futbollin evropian, si me Barcelonën dhe Partizanin e Beogradit.
Gjimnazisti i maturuar me notat vetëm dhjeta, do të detyrohej të priste të vinin vitet e demokracisë që të lejohej për të vazhduar studimet e larta dhe për t'u diplomuar (prapë një çudi), së bashku me djalin e tij, po tashmë në moshën 50 vjeçare. Diploma e Universitetit për këtë njeri faktikisht me kulturë të gjere autodidakte dhe zotërues perfekt i italishtes dhe anglishtes, ishte një akt formal e moral, që mposhti vetëm një nga diskriminimet dhe padrejtësitë gjysmë shekullore.
E kam të pashlyeshme në kujtesë Mexhid Haxhiun, gjithashtu, si trajner të brezave të futbollit vlonjat. Nuk do më harrohet kurrë "spektakli me topa futbolli" i ideuar dhe i realizuar nga Mexhidi pasionant dhe këmbëngulës me një grup fëmijësh të talentuar futbollistë të rinj: Në një pushim ndeshjeje
ndërkombëtare u shfaqën me madhështi në Stadiumin Flamurtari rreth 20 fëmijë shtatlartë, në gjithfarë pozicionesh, duke vrapuar me topat e futbollit në kokë, në sup, në qafë, në thembër e putër të këmbëve, që me përpikëri, ia përcillnin topin njeri tjetrit me shpejtësi maksimale për një kohë të gjatë, pa gabuar asnjëherë.
Në vazhdën e viteve, shumë më vonë, e shohim Mexhidin trajner të Flamurtarit dhe ekipeve të tjerë të futbollit elitar, gjithashtu të zgjedhur në Federatën e Futbollit; të caktohet ndërmjetës me Federatën Evropiane e Botërore të futbollit dhe me sportistë e trajnerë të spikatur kudo; të jetë pedagog i trajnerëve dhe arbitrave të futbollit shqiptar; autor dhe këshilltar asnjanës dhe përcaktues i të mirës, të përparuarës dhe të drejtës në sport, si dhe analist të thellë cilësor televiziv e deri gazetar sportiv.
Veprimtarinë e spikatur futbollistike dhe sjelljen shembullore të Mexhid Haxhiut unë i njihja mirë edhe sepse aktivizoheshim së bashku suksesshëm në aktivitetetsportive. Këto më mjaftonin për ta konsideruar atë, si u shpall më vonë në vitet e demokracisë, me plot meritë, " Mjeshtër i Madh" në sport dhe nga mbarë opinioni publik u cilësua si një nga bijtë brilant e më të nderuar të qytetit
të Vlorës e të mbarë Shqipërisë.
Po, kur e dëgjova, para pak ditësh, futbollistin e shquar Mexhid Haxhiun direkt, duke mbajtur një ese kritike e vlerësuese për shkrimtaren e pëlqyer e shumë produktive vlonjate, Vilhelme Vranari, për dy librat e saj të fundit, apo kur e kundrova më pas, në "intervistë televizive me zhurmues" te "Klani" me telekronistin dhe regjisorin e shquar Pandi Laço, unë jam mahnitur sërish, si ne ato vite kur ai demonstronte magjinë e futbollistit të madh.
Duke e dëgjuar, në të dy rastet, se çfarë fshihet këtë radhë te mendja dhe koka e tij, sërish u emocionova thellësisht, si në ato vite kur aq shumë vlerësohej më tepër këmba e tij e artë dhe njëkohësisht ndjeva sërish krenari, për shokun dhe mikun tim të zemrës, që si kurdoherë emeton cilësi të larta dijesh, mençurie, burrërie, vendosmërie dhe talenti shumëplanësh. Për kritikën letrare
Mexhidi kishte bërë një pune serioze dhe të lavdërueshme, çka dukej, jo vetëm me mbresat dhe përfundimet e paraqitura, po edhe nga që u ishte referuar filozofëve dhe specialisteve të letërsisë, për të nxjerrë argumente bindës dhe përfundime të sakta. Pasi dëgjova dhe intervistën u binda edhe njëherë si për vullnetin po dhe për maturinë dhe tolerancën e tij, karakteristika këto të mbartura në vite. Ishin këto momentet që më nxitën të shkruaj këto dy fjalë dhe të falënderoj publikisht Mexhid Haxhiun.
Këto, gjithashtu më nxorën në përfundimin se Vlorës dhe Shqipërisë nuk i kanë munguar thesaret njerëzore, ato kanë qenë dhe janë midis nesh dhe u takon drejtuesve të politikës dhe të shtetit në qendër dhe në rrethe kryesisht, po dhe institucioneve e individëve me mundësitë përkatëse, t'i zbulojnë ato, t'i evidentojnë, t'i nderojnë e vlerësojnë, (e kush më shumë se ai do ta meritonte të ishte NDERI I VLORËS), t'i inkurajojnë, dhe t'i shfrytëzojnë, për aftësitë e tyre dhe si model përsosmërie, e t'i vënë më mirë në dobi të kombit.
Vlorë, 04.10.2010
AKTORI QIRJAKO IRAKLI SAVA
Një nga shokët e mi më të mirë
Në "ditarin" tim të viteve të fëmijërisë është shkruar: Në shtatorin e vitit 1946 nisa klasën e parë të "Unikes" në Shkollën e Mesme Tregtare të Vlorës së bashku me Qirjako Savën... Atje u aktivizuam në jetën kulturore dhe sportive të qytetit…Në teatër na përzgjodhën të luajmë role po me Qirjako Savën. U caktuam te "Ora Gazmore" e qytetit, unë në bisedë në dialektin çam, Qirjako Sava, si gegë. Programi jepej me megafon, mbi Bankë te Sheshi Flamurit, sipas teksteve me humor për të rejat e ditës, që formulonte kryesisht poeti Perlat Hasani...
Po në vitin l946 u hap Shtëpia e Pionierit e qytetit të Vlorës dhe pa u ndarë nga Qirjako Sava, u përfshimë në veprimtaritë e shumta të sajë, duke qenë pjesëmarrës aktiv të teatrit dhe korit të Shtëpisë së Pionierit dhe të rretheve sportive. Atëherë, organizuam disa shfaqje artistike, si në qytetin e
Vlorës dhe në shumë fshatra të Himarës, Topalltisë, Myzeqesë, Kullësit, Selenicës e deri jashtë rrethit.
Kjo veprimtari artistike e kulturore për ne kish vlera të jashtëzakonshme, se veç zgjerimit të njohurive për muzikën, artin dramatik dhe sportin, me të cilin u morëm shpesh më pas, na mësoi dhe edukoi me një jetë kolektive, duke na hequr nga veset e këqija dhe duke na njohur shokë dhe miq të shumtë dhe cilësor. Aty në grupet e Shtëpisë së Pionierit u miqësuam më shumë me Qirjako Savën dhe Agron Çuçin, Niko Vangjelin, Reshat Kripën, Sadedin Gjokën dhe Duro Mustafain, shokë që ngelën, deri në fund ashtu siç ishim fëmijë, shumë të dashur, të talentuar, të virtytshëm dhe të pa vdekshëm. Atje u njohëm dhe me mësuesin e muzikës, të pa harruarin Tish Daija, shkodran- vlonjatin e madh, që
më pas shkëlqeu me gjeninë e tij si muzikant, dirigjent dhe kompozitor, artist i popullit, deputet dhe akademik.
Ndërkohë, vitet kalonin dhe ne po e kapërcenim fëmijërinë dhe po hynim në vështirësitë, bukuritë dhe peripecitë e adoleshencës.
Si shpjegohet prezenca kaq shpesh e Qirjako Savës, te "ditari" im i fëmijërisë? Kjo tregon sa i afërt ka qenë ai me mua, tregon ndikimin e madh reciprok për njeri tjetrin. Dhe kjo u ruajt për gjithë jetën.
Bashkë e nisëm edhe Gjimnazin "Ali Demi" të Vlorës, më pas shkëputemi ca, për tu takuar në te
njëjtin grup sportiv, në vitin 1954, unë mundës dhe Qirjakua boksier dhe po bashkërisht stërvitemi pranë liqenit të Pogradecit, e më pas, marrim pjesë në ndeshjet dhe takimet sportive në Durrës dhe Tiranë. Në vitin 1956 jemi sërish në Vlorë dhe debutojmë në të njëjtin grup diletant teatror, pranë Shtëpisë së Kulturës, me regjisor Nazmi Bunjakun, ku midis të tjerave, vumë në skenë komedinë "Fejesë e Ngatërresë", të Minush Jeros.
Për të ardhur deri këtu Qirjako Sava kaloi në procesin e gjatë të formimit dhe edukimit artistik. Ai, u aktivizua me sukses në grupin teatror të Shtëpisë se Kulturës Vlorë qysh ngavitin 1949, kur regjisori Shefqet Resuli, vë në skenë
dramën e Konstandin Simomonovit ''Gështenjat e Pragës'', me aktorët e rinj Panajot Papingji, Petro Pema, Myqerem Ferra, Foto Shamo, Dhori Strati, Fatushe Kripa, Ervehe Gorishti, etj.
Këtu shkëlqen talenti i tij prej artisti të vërtetë dhe Qirjako Sava, në vitin 1951, në një Olimpiadë Teatrore Amatore në Tiranë me regjisor Kadri Roshin, merr diplomë nderi, së bashku me Evgjeni Shtrepin dhe Stefan Pemën, për të
ardhur në vitin 1953, në qytetin e Durrësit, kur u vu në skenë drama ''Po fillojmëme jetën'' e Makarenkos dhe Teatri i Shtëpisë së Kulturës së Vlorës,
me pjesëmarrjen e Qirjako Savës, Bedri Mersinit dhe të një trupe krejt me të rinj të talentuar, mori çmimin e dytë.
Qirjako Sava u përfshi në grupet profesioniste të Teatrit dhe Estradës së qytetit të Vlorës, në vitin 1959, duke ardhur natyrshëm atje nga lëvizja
teatrale amatore, i përzgjedhur dhe i përfshirë, së bashku me një grup të rinjsh të talentuar, që patën të përbashkët talentin dhe vullnetin e tyre të spikatur.
Ai, u fut në këto trupa së bashku me Kristo Shkurtin, Bedrie Mersinin, Meliha Dodën, Vasil Beqarin dhe iu shtua artistëve më të vjetër të brezit të parë e në vijim: Gaqi Vishi, Leka Kruta, Pirro Sava, Liza Skrame, Vangjel Panozaqi,
Minella Mita, Evgjeni Shtrepi, Myqerem dhe Meliha Fera, Mishel Lako, Mojze Negrini, Liu Mone, Reshat Osmani, Kostandin Thana, Astrit Hasho, ku më pas, dora dorës, u plotësuan me aktorë të ardhura nga shkolla e aktrimit, si Albert Veria, Ali Roshi, Aleksandër Pogaçe, Vasillaq Godo, Adem Gjyzeli, Thabit Beqiri, Bujar Asqeriu, Kristaq Skrame, Resmije Ruci, etj.
Midis këtij brezi të talentuar artistësh, ku më vonë, shkëlqyen dhe "Parodistët e Vlorës", dhe ku Qirjako Sava, zuri vend të rëndësishëm, grupet teatrale dhe të estradës së Vlorës, sipas regjisë së Nazmi Bunjakut, Shefqet Resulit, Minella Mitës, Myqerem Ferrës, Pirro Savës, Pëllumb Kullës, Kadri Roshit, Drita Pelingut, etj., dhanë mijëra shfaqje të bukura për spektatorët vlonjatë dhe në turne në mbarë Shqipërinë, duke marrë shpesh herë, vende nderi në shkallë kombëtare.
Që në fillim Qirjako Sava, tërheq vëmendjen e spektatorëve dhe bëhet i dashur për ta me atë pamje rinore, energjike, ekspresive dhe gazmore, si recitues, aktor me spektër të gjerë komik e dramatik për të mbajtur shpejt mbi supe role
më të rëndësishme e deri kryesore.
Premiera e parë, si trupë drame profesioniste, Vlora e vuri në skenë në vitin 1962, me pjesën teatrale "Fundosja e Skuadronit" të Kornejcukut, me regjisor të paharruarin Kujtim Spahivogli. Për këtë figurë të shquar të dramaturgjisë
shqiptare, duhet thënë se, përpara se të vlerësohet si artist, nga kolegët vlonjatë çmohet si njeri dhe personalitet. Është e rëndësishme të theksohet se
për interpretimin brilant në këtë shfaqje, Qirjako Sava merr duartrokitje të pareshtura nga spektatorët, si dhe përgëzime nga vetë Sulejman Pitarka e Naim Frashëri.
Ajo që e evidentoi dhe ia rriti më shumë vlerat si aktor, ishte një takim i estradave profesioniste në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1963. Shfaqja atje lidhej me numrat e saj përmes konferencierit dhe këtë rol e bëri Qirjakua. Duket e realizoi shumë mirë, sepse në përfundim të takimit, specialistët organizatorë kërkuan që ai të bënte edhe konferencierin e shfaqjes përfundimtare, me numrat
më të mirë të të gjitha estradave të vendit.
Në vitin 1969 Qirjako Sava u kompletua dhe me arsimin e lartë si aktor dhe regjisor, duke vënë në skenë, nën regjin e tij, 25 premiera, gjatë karrierës aktive si profesionist dhe tre të tjera, mjaftë të suksesshme, në vitet e fundit, si pensionist.
Ai e kujton me nostalgji premierën e parë të estradës si regjisor që u quajt "Zgjidh e merr" dhe që u vu në skenë në vitin 1972. Ajo u shfaq 46 herë, me sallën plot. Dhe më tej rolet dhe sukseset nuk kanë të sosur.
Kështu vijnë shfaqjet " Familja e gëzuar", "U takuam në udhëtim", "Dy shokët", "Çan anija shqiptare", "Banorët e pallatit tim. Duhet t'u kujtojmë lexuesve se në atë kohë, për sukseset e bujshme të trupës së estradës së Vlorës, punonin penat e mprehta gjurmëlënëse të Vangjel Picit dhe Flamur Laros. Më jetëgjatë si regjisor ishte i talentuari Myqerem Ferra, që u dallua sidomos për organizimin e spektakleve me një bosht, model që u ndoq me sukses edhe nga regjisori pasionant Nazmi Bunjaku.
Sipas Qirjako Savës modest, po me veprimtari, si rrallë kush, shumë të gjatë artistike, te çelësi i sekretit të sukseseve të tij gjendet puna këmbëngulëse me dashuri e pasion – " kemi punuar, pa u lodhur gjatë fizikisht dhe shpirtërisht, kemi ngritur në art dukuritë negative përmes humorit që mbarte me vete gëzimin edhe edukimin. Çelësi i suksesit tonë të vazhdueshëm, përsërit me vendosmëri Qirjakua, ka qenë shpirti i kolektivit, puna me pasion dhe dashamirësia, respekti, ndihma reciproke dhe harmonia në grup. Nuk kemi qenë vulgarë dhe nuk zgërdhiheshim për ti bërë spektatorët të qeshnin", po kjo vinte natyrshëm nëpërmjet skenarëve të zgjedhur me kujdes dhe interpretimit me dinjitet, deklaron aktori i shquar, duke qenë krenar për karrierën e tij mbi 50 vjeçare prej aktori profesionist.Myqerem Ferra, Qirjako Sava dhe Leka Kruta
Tani, Qirjako Sava edhe pse në moshën e tretë, po me freski e gjallëri, është gjithnjë aktiv, sa në drejtim të biznesit të tij privat, në vazhdim të traditës së hershme familjare, me kontribut të pakursyer e të vazhdueshme në jetën artistike të qytetit të Vlorës, si dhe në ndihmë e në përkrahje të grupit të
shquar të "Parodistëve të Vlorës", me Agron Hamon, Afrim Agalliun dhe Muhamet Likën, të cilët e duan dhe mbajnë përherë pranë.
Vlorë, 25.09.2010
I PALODHURI
Portreti i Vasillaq Ndinit
Vasillaq Ndinin e njoha qysh të ri, kur ai na falte kënaqësi të veçantë, tek e shihnim në fushën e futbollit, në pozicionin e sulmuesit, kur lëvizte aq bukur me topin, dredhonte dhe kalonte fare lirshëm, bënte sikur gjuante me të djathtën, duke mashtruar edhe portierin dhe pastaj me një shut bombë, e çonte me këmbën e majtë topin fuqishëm në trekëndësh, pikërisht aty ku lidhen traversat e kuadratit të portës. Dhe kjo nuk ishte rastësi, që ndodhte rrallë, po një përsosmëri e përsëritur me dhjetëra herë.
Vasillaq Ndini, ose Vaçi, siç i thërrisnin të gjithë, pasi mbaroi me rezultate
të mira Shkollën e Mesme Financiare në Tiranë, që ishte vazhdimi i shkollës së
dëgjuar "Tregtare" të Vlorës, dhe luajti futboll me "Partizanin" duke qënë në
krah të futbollistëve të famshëm Loro Boriçit, Refik Resmjes dhe të Muharem
Karanxhës dhe më pas, u kthye në Vlorë, ku sërish pati në krahë edhe si
futbollistë figura emblematike për Shqiptarët, si poetin Fatos Arapi dhe
kompozitorin akademik Tish Daija. Këtu, krahas punës si financier, në futboll
përfaqësonte ekipin e "Flamurtarit" e më pas u bë trajner i ekipit të të rinjve
të "Flamurtarit", nga ku doli ai brez i talentuar futbollistësh, të kurorëzuar
kampion kombëtar dhe që mundën disa ekipe me famë botërore si "Partizani" i
Beogradit dhe "Barcelona" e Spanjës. Vasillaqi, më vonë, gjatë punës, vazhdoi
dhe përfundoi edhe studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranë.
Vasillaq Ndini ishte i biri i Stavro Ndinit, një pasanikut vlonjat, tregtar dhe pronar tokash në Novoselë të Vlorës, me origjinë nga Poliçani i Gjirokastrës dhe nip në fisin e Papallarëve, ndër me të kamurit e Vlorës. Vëllai i madh i Vasillaqit ishte administrator i një ferme të fuqishme në Mifol e më pas në
Llakatund të Vlorës, ndërsa vëllai tjetër ishte Teli Ndini, dëshmori i parë i Vlorës, një nga antifashistët dhe atentatorët e parë në vend.
Vaçi ishte i suksesshëm dhe në punën e tij shtetërore, si financier, më pas shef llogarie në ndërmarrjen për shpim-kërkime në nafte dhe gaz, më në fund shef i financës në Komitetit Ekzekutiv të K.P. Rrethit Vlorë. Në këtë pozicion, që përplasej me interesa gjithfarësh, Vaçi, duke qenë rigoroz në kryerjen e detyrës, natyrisht, u ballafaqua dhe me njerëz të pa aftë, apo kundërvajtës, që nga ana e tyre, krijuan pakënaqësi e rezerva, duke pritur rastin e volitshëm për ta penguar apo ndëshkuar.
Ishte viti l975, kur gjëmonin thirrjet edhe në rrugët e Vlorës, të turmave
entuziaste: "Lini zyrat, burokratë, ejani me ne në fshat." Vaçin e nisën për në
Fermën e Llakatundit, për të filluar punë, si shef finance. Në një mbledhje me
kuadrot e fermës u lexua karakteristika e punës, ku jepeshin konsiderata për
veprimtarinëpolitiko profesionale. Karakteristikat, më së shumti, i bënin në
fshehtësi, persona të zyrave të kuadrit, caktuar për këtë qëllim, sipas porosive
të udhëheqjes. Vaçi po dëgjonte me vëmendje, fërkonte duart dhe buzëqeshte i
kënaqur. Mu drejtua mua, me zë të ulët:
-More, Luan! Po, unë kisha frikë se do na e nxinin punën tonë. Këta e paskan
bërë vlerësimin, sikur ne të kemi shkëlqyer. Po, atëherë, pse s'na ngritën në
përgjegjësi, po na prunë këtu, sikur të na kenë internuar? Me atë që dëgjova për
veten, këta më kanë bërë një karakteristikë të denjë për të qenë ministër
finance.
Vasillaqit i krijonte mendja...Me t'u kthyer atë mbas ditë në Vlorë shkoi fill e në Komitetit e Partisë dhe kërkoi takim me sekretarin e parë, me të cilin edhe njihej. Ai i shpjegoi atij, se në Fermën e Llakatundit ishte një vend vakant, i sapokrijuar, posti i nëndrejtorit. Me që karakteristikën, si e
dëgjova, e kishit bërë të shkëlqyer, të denjë për ministër finance, pse mos të caktohem unë në atë detyrë, që është pak më e lart dhe ka nën vartësi edhe shefin e financës? Sekretari e miratoi menjëherë propozimin dhe Vasillaqi e nisi punën në Llakatund, jo si kryefinancier, por si drejtuesi numër dy. Në këtë pozicion edhe rrogën e kish më të lart dhe nuk do të rinte gjithë ditën në zyrë me llogaritje e shkresa, por do të lëvizte, siç ishte në natyrën e tij, duke kryer, njëkohësisht, më shumë punë operative dhe gjurmëlënëse.
Vasillaqi, si nëndrejtor i ndërmarrjes bujqësore shtetërore Llakatund, mori mbi vete të gjitha kompetencat e drejtimit të punëve administrative ekonomike e financiare, me "kartë të bardhë" të dhënë nga drejtori, Ejup Mita, i cili si burrë i zgjuar që ishte, në këto anë, u lehtësua shumë. Ai e nisi punën me forcimin e sektorit të ndërtimit. Me përpjekjet e tij direkt u rikujtuan dhe u takuan, një për një, të gjithë ata vlonjatë në rreth e në qendër, që kishin pozicione të favorshme, për të siguruar burime financiare për një sërë investimesh të programuara, si dhe për të gjetur materialet dhe bazën teknike të
nevojshme. Vasillaqi shfrytëzoi mirë aftësitë e inxhinierit politeknik të ndërtim montimit, Feri Dishnica. Ferin familjarisht, e kishin syrgjynosur, si gjysmë të internuar, duke e hequr nga kryeqyteti, kinse për dyshimet politike e sociale. Ai ishte një talent i vërtetë. Drejtim tjetër që u përdor ishin dhe burrat shumë të zotë të fisit dibran të Ndreajve, specialistë ndërtimi me shumë përvojë e dhunti gjithfarëshe. Edhe këta të internuar atje, u shfrytëzuan me sukses për realizimin e objekteve ndërtimore.
Objekti i parë ishte "Ura e varur mbi Shushicë" që u projektua me guxim nga inxhinier Dishnica. Ura ishte me gjatësi njëqind metër, ku do kalonin edhe makina të tonazhit të madh. Kjo urë ishte me mjaftë dobi ekonomike se bashkonte në një të vetme tokat e ndërmarrjes, midis sektorit të Qendrës dhe sektorëve
Lubonjë e Selenicë. Shkurtoheshin rreth dhjetë kilometra rrugë. Për urën e varur, me vështirësi u siguruan litarë prej çeliku, që u gjetën në Fabrikën e Çimentos Vlorë, si dhe materiale të tjera e parafabrikate që më së shumti u
prodhuan apo u përshtatën nga fantazisti Feri Dishnica dhe Ndreajt e mençur.
Ta shihje Vaçin ato ditë në kantierin që gumëzhinte, nuk e njihje. Me një kashtore të madhe "meksikane" në kokë, me kanotiere e pantallona të shkurtra,
ish futbollisti energjik, ishte i gatshëm për çdo punë dhe mbante lart entuziazmin e të gjithë pjesëmarrësve, që nuk pyesnin për orar pune, aq me tepër se çuditeshin me stilin e ri të punës, të drejtuesit të tyre, që dallonte dukshëm nga nëpunësit e mëparshëm memurë, që kishin pasur në krye. Po aty u ngritën dhe mensa dhe fjetoret provizore. Kishte deri furnizimi me pije freskuese nga njësitë ambulante të tregtisë. Nuk mungonin këngët e vallet, sipas një programi të posaçëm artistik. Vaçi, ish sportist i njohur dhe pjesëmarrës në shumë aksione vullnetare të rinisë, dallohej për një shpirt kolektivi dhe solidariteti të veçantë dhe atje, në LLakatund, bëri shkollën e një drejtuesi e organizatori. Kjo përvojë i vlejti shumë për gjithë jetën, në detyrat e tjera drejtuese, që iu ngarkuan.
Një tjetër vepër, që i mori shumë kohë, ishte zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Vlorë-Llakatund. Më parë Ferma lidhej me qytetin e Vlorës nëpërmjet rrugës automobilistike Sherisht-BishtLumi-Risili-FundBunavi-Llakatund. Rruga e re e shmangu Sherishtën dhe Bishtin e Lumit dhe kaloi direkt, nëpërmjet varrezave, te Qafa e Koçiut, përmes fshatit Risili, duke shkurtuar rreth dhjetë kilometra, pra
sa gjysma e gjatësisë së mëparshme. Rruga, po nën drejtimin teknik të inxhinier Ferit, u bë me cilësi të mirë dhe i rezistoi gjatë viteve. Në këtë drejtim ndikoi dhe vënia e një dyshe punëtorësh me të gjitha pajisjet, deri në riasfaltim, që e mirëmbanin rrugën dhe riparonin menjëherë çdo gropëzim, sado të
vogël. Për këtë punëtorët mirëmbajtës kishin dhe stimuj të përvitshëm. Jo vetëm ndërtimi i rrugës, por sidomos, mirëmbajtja e saj ishte një përvojë e madhe përgjithësuese, me efekt të dukshëm ekonomik. Edhe kur kjo rrugë nacionale iu dorëzua organeve përkatëse të Ministrisë së Transporteve, Vasillaqi mirëmbajtjen e saj e mbajti për llogari të fermës, duke faturuar çdo vit shpenzimet sipas një
kuote të vendosur bashkërisht. Shumë vepra ndërtuese u bënë dhe për ujësjellësit për ujë të pijshëm të disa fshatrave, vepra të tjera ujitëse, nëpërmjet disa puseve arteziane të shpuar nga ndërmarrja gjeologjike, me insistimin e Vaçit, në fushën ujëmbajtëse të Llakatundit, si dhe një kanal i madh ujitës në Bishan, që mori ujë nga lumi Vjosës dhe shtoj e përmirësoj sipërfaqen nën ujë të asaj zone.
Vasillaq Ndini me këto punë të suksesshme të kryera dhe me stilin e veçantë të drejtimit, brenda një kohe të shkurtër u bë i njohur nga çdo punëtor, madje çdo familjar i fermës në të shtatë fshatrat, që e formonin atë. Veç këtyre ai u ndodhej atyre pranëpër ti ndihmuar në nevojë e hall, si për vizitë e shtrim në spital, për bursat e fëmijëve, për t'u siguruar pajisje shtëpiake, që merreshin me autorizim, e deri në fejesa e martesa, ndarje dhe evitim sheresh e mosmarrëveshjesh. Atë e dëgjonin dhe i kërkonin këshilla e mendime për ç'do gjë. Kudo ishte si pjesëtar familjeje.
Një ditë sekretari i partisë i organizatës së administratës, që quhej M. Q., i thotë Vaçit: -More, Vasillaq ! Me gjithë këto që bëre ti për këtë popull ne duhet të të ngremë monument! Po, besoj se ty nuk do të të lënë këtu, se je shumë i zoti. Do ikësh në Vlorë apo në Tiranë, po mua më vjen keq se për "Partinë" nuk mendove e nuk bëre, sa duhet.
-Po, deri sa kam bërë për popullin, kam bërë dhe për partinë, se ata janë të pandarë, i përgjigjet Vaçi, se e kuptoi ku i "rrihte" sekretarit.
-E kam llafin që nuk bëre një zyrë për mua, për sekretarin de, se s'ka kuptim që drejtori të jetë me zyrë komode dhe unë, që jam mbi të nga ana politike, të jem si në kolibe qensh.
-Po, mirë, o sekretar. Ti the se duhet të të ngrinim monument, po ti mua nuk më propozove të më jepnin asnjë dekoratë për të qenë. E lëmë kështu : Ti bëj propozimin për një urdhër pune të klasës së parë dhe unë të ndërtoj një zyrë komode po të klasës së parë. Si u la u bë. Vaçi e bëri shpejt zyrën, siç dinte t'i bënte punët ai, ndërsa dekorata atij i erdhi pak vonë, kur ishte transferuar në një punë me përgjegjësi në qytetin e Vlorës. Vasillaqit, "nuk i a hante qeni shkopin".
Aty, në Llakatund, Vasillaqi, paksa i madh në moshë, mësoi dhe motoçikletën dhe pas kësaj nuk e mbante më vendi, por lëvizte e lëvizte, thuajse i erdhi, në pak vjet, disa herë rreth ekuatorit. Ç'është e vërteta, nuk qe e lehtë ta mësonte dhe shumë herë u rrëzua e disa herë u vra, po prapë ngrihej, derisa u bë një mjeshtër. Ai ishte me vullnet të çeliktë dhe skish gjë që mos ta mësonte.
Vasillaqin shpejt e transferuan në qytetin e Vlorës dhe e emëruan drejtor të ndërmarrjes komunale "Banesa". Ishte Llakatundi që evidentoi vlerat e tij të drejtuese të një stili krejt të veçantë, që besoj se vinin nga tradita e tij familjare e stërlashtë, si njerëz të punës, të sakrificës dhe të
heroizmit. Ndërmarrja e tij e re, skish dyshim, brenda një kohe të shkurtër u bë më e mira në shkallë Republike, duke u zgjeruar, forcuar e modernizuar. Ai përsëri shfrytëzoi gjithë njerëzit e njohur, sidomos shpirtin dashamirës të vlonjatëve, që ishin me pozicione të dobishme në qendër, siguroi fonde investimesh dhe e transformoi qytetin e Vlorës, duke e nxjerrë në krye të sistemit komunal dhe ndërtimor. Rreth tij ai grumbulloi njerëz të punës, duke mos pyetur shumë për origjinën sociale dhe politike, të cilët i përkrahte dhe i mbështeste, për çdo gjë. Ishte i vetmi drejtor, që emër për emër, për të gjithë nëpunësit e deri punëtorët e vetë, kishte listën e tyre me datëlindje e të dhënat e nevojshme dhe i surprizonte ata me shpërblime apo ceremoni festive, në raste datëlindjesh jubilare, apo për ngjarje të tjera të rëndësishme.
Një gjë synoi gjithë jetën, por nuk e realizoi dot Vasillaqi. Shumë vlonjatë, po ai mbi të gjithë, kishin një kujtim dhe një respekt të jashtëzakonshëm për Teli Ndinin, antifashistin, atentatorin e guximshëm dhe dëshmorin e parë të Vlorës.
Pse ai, i pari në veprimtarinë sportive të qytetit dhe trimi, që ishte në ballë të trimave, deri sa e dha jetën aq heroikisht, në luftë të pabarabartë me dhjetëra milicë e xhandarë, mos të shpallej hero i popullit?
Edhe ndaj luftëtarëve të këtyre përmasave, që historia i nxori mbi klasat, disa hasetçi, bastardë, zhvillonin "luftën e klasave"? Po hero i vërtetë do të ishte Teli Ndini nga vlerësim i popullit që e pa, e dëgjoi dhe e ndjeu dhe jo nga këndvështrimi i zbatharakëve pa vlerë, shtrembërues të fakteve historike.
Sidoqoftë kjo është një çështje tjetër, që unë sa e ceka, për të "nxjerr një dert". Koha do ta vendos historinë në vendin e vet.
Vasillaq Ndini, i palodhuri, tani mbi 80 vjeç, jeton i gëzuar, me gruan e tij Shkodrane dhe fëmijët, nipat e mbesat e tij, sa në Vlorë dhe në Tiranë, duke e kaluar kohën, më së shumti në gjyqet e mërzitshme pa fund për rikthim pronash, por dhe në shoqëri të këndshme me shokët e tij vlonjatë.
Lexues të nderuar!
Duke rishikuar portretin e Vasillaq Ndinit, jam përpjekur, pa pretenduar se kam arritur nivelin e dëshiruar, t'u paraqes sa kam ditur për jetën e tij.
Ju lutem ta soditni atë me vëmendjen që meriton dhe ta njihni e ta vlerësoni për kontributin e tij të shquar, si të palodhur gjithë jetës së tij të gjatë, në kërkim të mirësisë, bukurisë dhe njerëzores. Unë, që pretendoj se e kam njohur gjatë dhe nga afër, e vlerësoj shumë atë dhe deklaroj pa ndrojtje, duke thënë se heronjtë e shkrimeve tona i kemi midis nesh. Ata duhet ti zbulojmë, vlerësojmë dhe respektojmë, derisa i kemi gjallë dhe t'u shprehim nderim e mirënjohje të thellë.
VASILLAQ NDINI
Në 80 vjetor
Ta mësoni, që ta dini
Dhe ta ngulni mirë në kokë:
Një të dytë, si Vaçi Ndini
Rrallë mund të lindi kjo tokë.
Është i lumtur, krejt me fat
Bashkshortja, fëmijë dhe shokë
Kush e njohu thellë dhe gjatë
Kush e pati mik për kokë.
-Triplo, Vaçi, gjuaj gjatë
Oh, ç' kënaqsi na jep teta
Shih golin me rafashatë
Shiko sprintin, si shigjeta.
Po Vaçin, si trainer,
E kujtoni e mbani ment?
Si zbuloi timonier, si e lindi brigadier,
Si na grishte në kuvend?
Me të rrijtë dhe Flamurtar
Të stërvitur mirë gjithmonë
Sa çuditën botën mbarë
Beograd e Barcelonë?
Në Shpim Kërkim financier
Kryeshef në Komitet
Me "udheheqien" jep e merr
Llaktundi mirë të pret.
Nëndrejtor në Llakatund
U zbulove si drejtues
Dhe tregove, më në fund
Se ishje një yll ndriçues.
Dhe pastaj, në Komunale
Le gjurmë që nuk shlyhen kurrë
Banesa, rrugë e kanale
Plazhe, mole përmbi gurë.
*
Në ditët e pleqërisë dhe kontribut të vërtetë
U përgjigje kur të folën, me përvojë, me nder, me besë
Ishte thirrja e Teli Ndinit, një shëmbull, një amanet
Pë r Shqipërine e për mbarë Kombin jam gati sërish të vdes.
Luan Çipi
Te Restorant "Vlora" Tiranë, Janar, 07..2010
ÇOMJA
Thoma Tol Kona
Sot, është data 7 gusht 2010. Pas ca ditëve me zagushi, në Vlorën e bukur bregdetare, që në këto ditë vere zhurmon nga rendja e makinave dhe turmave të pafundme me turistë, po fryn një fllad i freskët. Janë orët e para të mëngjesit, ndaj po shkoj të këmbej dy fjalë e të pi një kafe, te Libraria e Universitetit Ismail Qemali, në lagjen Skelë, me shokun tim të fëmijërisë Teki Mukën. Jemi
duke ndenjur në lulishten para Librarisë përfshirë në një bisedë me ngjarje të hershme, në diskutim e koment të librit të ri të mikut tonë të përbashkët, Enver Memisha, për Luftën e Vlorës të vitit 1920. Ndërkohë, Çomja, me biçikletën e tij të pa ndarë, hyn midis nesh, na përshëndet dhe na qeras me
bujari, duke na ofruar kumbulla Vlore dhe rrush Vlosh.
Çome, i thërresin të gjithë në Vlorë Thoma Tol Konës, vëllait të shokut tonë të vjetër, Llambi Konës. Çomja është rreth 20 vjet më i ri nga ne. Tani punon elektricist ambulant (me celular) dhe të gjendet me përvojën, aftësinë, gatishmërinë dhe dashurinë e tij, sa herë që ta thërresësh, për të kryer dhe
zgjidhur me cilësi dhe shpejt e lirë, çfarëdo nevoje për defektet elektrike në linjat e brendshme apo në pajisjet elktroshtëpiake.
Po, këtë radhë Çomja, nuk erdhi për të eliminuar ndonjë defekt elektrik. Jo. Ai erdhi, si altruist, të daroviste me prodhime të bahçes personale, dy miq të hershëm të vëllait të tij, shumë të nderuarit, të ndjerit Harallamb, po që janë njëkohësisht dhe shokë të vëllezërve të tjerë të tij, Arqile e Viron Kona.
Çomja, nuk është vetëm një mesoburrë nga ata të rrallët e kohës së sotme, që respekton miqtë e vëllait, që nuk jeton më, por edhe një njeri krejt i veçantë si lexues i pasionuar i letërsisë artistike dhe si një person me memorie fenomenale, që zotëron përmendësh me dhjetëra vjersha, që nga Ali Asllani,
Fatos Arapi, Xhevair Spahiu, Irfan Bregu, pa përjashtuar Naimin, Migjenin dhe Poradecin. Ai deklamon rrjedhshëm dhe saktë citate filozofësh, qysh të Grekëve të lashtë, si dhe shumë fjalë të urta të popullit tonë. Edhe më shumë: Ai këndon aq bukur, sa vëllai i tij Llambi Kona (për të cilin kam shkruar gjatë), por edhe më tej: Çomja i bie bukur fizarmonikës. Dhe diçka tjetër: Ta shikosh sa mirë e
ka selitur dhe e mban bahçen e tij me lule të shumëllojta dhe me pemë frutore e hardhi, do çuditesh.
Po unë, "sa s'lojta mendsh", kur ai nisi të recitonte, si të ishte një aktor
profesionist teatri, një vjershë të gjatë:
Doni ta kundroni, ngjituni në Çikë,
Tej e ndanë shikoni: Të dhjetë mrekullitë,
Ngjyrat e Ylberit, parajsë e pa parë:
E gjelbërt, e kaltërt, vjollcë, gri dhe ar.
S'janë prej njerëzisë, lindur me dëshirë,
Po prej Perëndisë, nga mëma natyrë.
Këtu, shkëmb e gur, kështjella për mbret
Çerdhe për shqiponjat. Atje, fushë e det.
Po sa gjinj të bukur dhe plazhe me kum,
Riviera shqiptare: Himarë - Orikum
Radhima, në qoshe, Tragjas e Dukat,
Jonufra më poshtë, Llogoraja lart.
................
Grupi Lapardhasë kalon simfonitë,
Me këngën "Janinës se ç'i panë sitë".
Trupa nga Himara qëndron mbi të tjerë,
Vajzat përmbi valë janë mall i pa shterë.
Jo vetëm për kodra, për fushë e për mal,
Jo vetëm për këngë, valle e aheng,
Po edhe për punë, për besë dhe për fjalë
Po edhe për mënd, për penë e dyfek.
Ismail Bej Qemalit po i shkëlqen nuri,
Luftëra legjendare në Gjorm e Tragjas,
Nga maj e Smokthinës sokëllin Ziguri
Për liri, o burra, më ndiqni nga pas!
Naftë prej Gorishti, Serë Selenice
Ullinj, portokall, qitro e limonë
Dolomit dukati, gipsi prej Babice
Gjithë rrethi Vlorës mirësi bulon.
Unë ri e mendoj me ditë e me natë
Për Vlorën e bukur mund të shkruash gjatë.
Dhuratë mbi dhuratë, në qytet e fshat
Virtyt edhe nder - Njeriu Vlonjat.
-Çome, o vëlla, po kjo është vjersha ime! Kur e paske mësuar përmendësh. Sa shumë më befasove, sa shumë ma bëre qejfin. Dhe më vonë, si u qetësova dhe i largova emocionet e lindura nga dashuria që mu shtua për këtë lexues tejet të vëmendshëm dhe njeri të veçantë, nisa ta pyes: Po ku e gjete? Unë nuk e kam botuar, veçse e kam postuar në setet internetike të diasporës shqiptare.
Dhe Çomja, që i dredhoi pyetjes, më çuditi sërish: nxori nga trasta gazetën e
ditës "T" dhe e hapi te faqja 22.
-Lexoje, tha. Një artikulli yt, që titullohet: "Xhebro Gjika dhe dashi përçor".
-Po më befason për së dyti. Po unë nuk i kam nisur asnjë shkrim "T".
Kthehem në shtëpi i nervozuar dhe sipas adresës elektronike anas gazetës, nis në
drejtim të saj, këtë tekst:
I nderuari kryeredaktor i Gazetës T
Lexova i çuditur sot, në gazetën tuaj "T", shkrimin tim "Xhebro Gjika dhe dashi
përçor" dhe shtroj disa pyetje për ju:
-Ku e keni gjetur shkrimin, pse nuk ka referencë?
-Si mund të botohet, çfarëdo lloj shkrimi, pa lejen e autorit? Ju, mund të pretendonit, po të kishit referencën, se shkrimin e kemi marrë nga libri im, i blerë prej jush. Duhet të dini se të gjitha librat e mi, duke përfshirë dhe ''Për të qarë e për të qeshur" unë nuk i kam shitur, po vetëm i kam dhuruar,
duke ruajtur plotësisht të drejtën e autorit.
- Sa është detyrimi që më keni?( Kjo edhe për shaka).
-Kur keni dëshirë të botoni prej shkrimeve të mia, ose të bashkëpunoni, (se unë kam gati publicistikë dhe rrëfenja të shumta) pse nuk korrespondoni me mua, që pas kësaj edhe mos t'u mundojë, po ti nis me internet nga kompjuteri im dhe ju, veç ti faqosni dhe ilustroni,
Unë, që ju respektoj: Luan Çipi
Brenda ditës erdhi dhe përgjigjja:
Shumë i nderuar z.Luan!
Shkrimin që kemi botuar në gazetën T është e vërtetë që nuk ju është marrë leje Ju për botim. Por këtë shkrim na e solli, me konsideratën me të lart për ju por edhe për personazhin Gjika, shefi i politikës së gazetës T. Unë do komunikojë me të që gabime të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket shkrimeve tuaja jemi të hapur por edhe të kënaqur që ti botojmë, dhe ti reklamojmë .
Miqësisht Drejtori
Ja kështu mu prish imazhi dhe bukuria e ditës, se nga njëra anë Çomja më gëzoi, madje më qerasi edhe me rrush e kumbulla, pa i bërë ndonjë shërbim dhe nga ana tjetër, Drejtori i T, më dëshpëroi.
Shkrimin e bëra për disa qëllime:
Të ndaj me ju gëzimin që më dha Çomja, ta evidentoj atë dhe veprimin e tij të pazakontë dhe ta falënderoj publikisht.
T'u tregoj se në qytetin e Vlorës lexohet shumë dhe cilësisht.
Të bind Drejtorin"T" për të më dërguar një përgjigje më të plot.
LILUA
Përkujtojmë Ilia Panozaqin
Nuk e shmang dot Lilon, mikun tim krejt të veçantë e të pavdekshëm. Ai më shfaqet përditë, më zë rrugën e sikur më thotë: Jam unë Lilua. Ti përditë me "Triçin" (nofka e tij për një shokun tonë të hershëm, Niko Vangjeli)) dhe me shokë të tjerë, bën deri këngë dhe shaka, ndërsa për mua nuk kujtoheni, thuajse fare?
Po pse vallë, nuk kam shkruar për të asnjë fjalë, deri më sot? ... Edha tani jam në mëdyshje, se nuk kam siguri te vetja, për ta paraqitur siç e meriton, në përmasat e madhështisë së tij, njeriun e mirë, Ilia Panozaqi.
Ilia, ishte i vitlindjes 1928. Kishte lindur në Vlorë, në familjen e dëgjuar të Panozaqëve, pastiçerë me origjinë Përmetare.
Lilon, siç i thërrisnin të gjithë, për afërsi e dashuri, e njoha nga afër në vitin 1953, në zyrat e Ministrisë së Financave në Tiranë, kur na bashkoi fati në një punë, si financierë të rinj. Ai, gati gjashtë vjeç më i madh, u bë mësuesi dhe shoku im më i mirë. Si vlonjatë dhe beqarë, të sapoardhur në kryeqytet nga larg, për të ndarë shpenzimet dhe për bashkëjetesë më të lehtë, u strehuam në një dhomë të përbashkët, pronë e Teknikumit Financiar aty. Punonim ditën si financierë dhe në mbasdite, ndiqnim Institutin e Lartë Ekonomike, të porsa çelur. Lilua kishte mbaruar Shkollën Tregtare të Vlorës me rezultate të mira. Ai kishte ndjekur në këtë shkollë, gjatë 6 vjetëve edhe kurset e detyruara të gjuhës italiane dhe frënge dhe dy vjetet e fundit (pas çlirimit) gjuhën jugosllave. Ndërsa zotëronte më mirë gjuhët perëndimore, gjuhën sllave, nuk e pëlqente. Ne, në Institutin Ekonomik, shumicën e lëndëve profesionale i ndiqnim me pedagogë rus dhe në gjuhën ruse. Lilua, që nuk kishte asnjë njohuri për këtë gjuhë, madje edhe gjuhën tjetër sllavo jugosllave e kishte nënvlerësuar, e pati
vërtetë më të vështirë ndjekjen e studimeve, por fal vullnetit dhe zgjuarsisë së tij të veçantë, shpejt i arriti dhe i kaloi shokët.
Duke banuar në të njëjtën dhomë, në shoqëri e dreka e darka të përbashkëta, unë u njoha dhe me shokët e tij të vjetër, që shpejt u bënë edhe miqtë e mi më të mirë: Pandeli Janina (Mërkuri), Bardhyl Bino, Laver Hasani, Foto Sava, Ksanthipi Lito, Tahire Reka, Jani Papa, Anest Bezhani, Fatos Xhyheri, Patrokli Suli, Refit Hoxha, Ismail Xhyheri, Filip Isaija, Hajdar Verdeniku, Agathokli Adhami.
Ishte kënaqësi e madhe shoqërimi me Lilon. E ndjeje veten të qetë e të afruar, pavarësisht nga diferenca e moshës. Bisedat e tij ishin gjithnjë me kuptim, me fjalë e mendime të zgjedhura, të dobishme e të moralshme dhe gjithnjë me humor të këndshëm dhe shprehje optimiste. Ishte me durim dhe këmbënguljepër të zgjidhur, ndjekur e çuar, deri në fund, çdo vështirësi e problem. Në këtë drejtim përfshihej i gjithi me shembullin personal dhe me aftësitë për të kryer cilësisht çdo lloj pune nga ato të rëndomtat e deri më të vështirat, që kërkonin kohë e mund, studim e njohuri. Çuditeshe sa me cilësi e shije gatuante, lante, pastronte, bënte hekurosjen e rrobave dhe deri arnimin e tyre, si një shtëpiake dhe nikoqire e mirë. Mrekulloheshe nga prirja e tij për teknikën e deri mirëmbajtjen, riparimin dhe drejtimin e motoçikletës dhe automjetit.Ndërkohë vitet ikin dhe ne jeta na ndan, secilin në hallet e veta. Lilua e përfundon ditën, me rezultate të mira, Fakultetin Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe riemërohet në Ministrinë e Financave. Ai, tani përcjell atje edhe përvojën e Seksionit të Financave të Komitetit Ekzekutiv të K.P. Rrethit Vlorë, ku punoi gjatë dhe cilësohet, pa qenë në parti, si punonjës i ndershëm, i aftë dhe me të ardhme. Unë erdha të punoja, si ekonomist në ndërmarrjet e rrethit të Vlorë, ku edhe banoja familjarisht.
Një ditë vëllai im, Bektashi, që ishte shofer autobusi në linjë Vlorë Rrogozhinë, pasi ishte kthyer në shtëpi nga udhëtimi, më thotë:
- Luan, sot në mëngjes, u kryqëzova me një shofer kamioni tjetër soj, që më tërhoqi vëmendjen, jo vetëm se ishte shoku yt. Ai ishte Lilua.
- Po, e di. Ka ardhur, pasi shprehu vullnetin dhe nismën për të punuar në prodhim, sipas thirrjes që u është bërë nëpunësve të administratës qendrore. Ai e la nëpunësinë dhe duket ka filluar, pa qibër si shofer, profesion që e njeh mirë dhe e ka për zemër. Me këtë rast erdhi edhe në Vlorën e tij të dashur, ku, besoj se edhe do zgjidhë edhe probleme të tjera të jetës, si strehimin, martesën dhe krijimin e familjes.
-E kuptoj dhe mirë ka bërë, po unë mendoj se nuk do të vazhdoj gjatë me këtë zanat, më thotë im vëlla me intuitën e një profesionisti të vjetër, se ai nuk e ka hequr ende kravatën nga qafa dhe unë, 30 vjet që drejtoj automjete, deri tani, nuk kam parë ndonjë shofer me kravatë.
Dhe vërtetë pak muaj e lanë Lilon shofer dhe pas kësaj e caktuan Shef Finance, në TEC.-in e Vlorës. Shoferë gjeje me bollëk po një specialist kontabël, si Ilia Panozaqi, nuk e gjeje lehtë në mbarë Vlorën. Pas kësaj, ai edhe e zgjodhi shoqen e tij të jetës, një mësuese të re e të bukur, po, për fatin e tyre, pa u
trashëguar me fëmijë.
Në Vlorë Lilua u gjend sërish, midis nesh, shokëve të tij të vjetër të fëmijërisë, shkollës dhe të qytetit të tij të lindjes. U bë prapë bashkë me
Pandeli Janinën, padyshim shokun më të dashur, si të ishin binjak, jo vetëm në moshë, shkollë, profesion po dhe në urtësi e mirësi. Ata i gjeje gjithnjë bashkë në bibliotekën e qytetit duke lexuar, në bar lulishtet, duke pushuar,
pranë radios apo televizorit, në teatrot apo kinematë e qytetit, për të soditur
të parët çdo premierë, apo buzë detit duke marrë diell, apo duke notuar.
Lilua, pa fëmijë, gjithë dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen ua kushtoi nipave të vet të shumtë e të mbarë, që e rrethonin dhe e gëzonin, deri në çastet e fundit të jetës, si të ishin bijtë e tij
.Kaluan vite dhe Lilos iu dha rasti të dilte sërish "vullnetar" këtë radhë për të shkuar në fshat. Ishin kohë të çuditshme, kur nga Partia e Punës, e vetmja drejtuese e Shtetit, kërkohej popullimi i fshatit të ri socialist, me kuadro qytetare. Ata, sipas tyre, në fshat do shkundeshin prej ngarkesave "borgjeze",
do lidheshin më mirë me njerëzit e thjeshtë dhe do kontribuonin, që "fshati, të bëhej njësoj si qyteti". Lilon, këtë radhë, e caktuan Shef Finance në Kooperativën Bujqësore të fshatit Armen
. Lidhur me këtë periudhë të vështirë të jetës së tij në fshat, kur Lilos i duhej të lëvizte çdo ditë për në qytet me një motoçikletë rrangallë, ai gjithnjë me humor të pashuar tregon ngjarje të shumta gazmore e qesharake, siç ishte më së shumti jeta aso kohe. Për të paraqitur, sadopak, karakterin e tij të gëzueshëm, po paraqes më poshtë një nga tregimet e tij me humor, që ka lidhje me një prej
bashkudhëtarëve të tij nga qyteti.
Në fshat, tregon Lilua, prunë, bashkë me qytetarë të tjerë edhe xha Bazon, larguar prej shumë vjetësh nga Armeni. Meqë xha Bazua, " beqar i staxhionuar", duket se e kishte harruar jetën relativisht më të vështirë të fshatit, se ish mësuar, në shumë vite, me lehtësitë e jetesës në qytet, ku, si beqar hante në restorant, punonte në fabrikë, frekuentonte hera herës teatrin, kinemanë, ndeshjet sportive, kërcimet në pistat publike, etj, atje në Kooperativë, si fshatar i vetmuar, duhet të punonte me bel në ugaret, apo të kujdesej për të ushqyer dhe mjelë çdo ditë një dhi, që ia dhuruan nga kooperativa, siç ishte rregulli. U mërzit shpejt xha Bazua dhe një ditë, qysh në mëngjes, mblodhi ato pak rraqe vetjake, në një valixhe druri dhe drejt e te autobusi i linjës urbane, te stacioni në brinjë të kodrës poshtë Zyrave të Kryesisë së Kooperativës. Një shoku i tij, që kish mësuar për ''dezertimin" e mundshëm dhe rikthimin në qytet
të xha Bazos, nga zyrat e Kryesisë 20 metro më larg, i bërtet zëlart:
-Ku vete, xha Bazo?
-Ika, ika..., nuk dajandis dot më, po ri kthehem në qytet.
-Po me dhinë, çdo bëhet? Ajo, sipas zemër gjerësisë së Partisë, të është dhuruar dhe tani është prona tënde
.-E lash dhinë, nuk më intereson më. Le ta theri e ta hajë Kryesia.
Lilua i gëzueshëm, i rrethuar përherë me dashamirës e i shkueshëm me shokët dhe miqtë e shumtë, gjithnjë buza gaz dhe optimist, ishte kërkues dhe i vendosur në punët dhe në detyrat e tij. Ai, edhe në fshatin Armen, punoi fort, pa u kursyer dhe me ndershmërinë e aftësitë e tij drejtuese, organizuese, teorike dhe praktike, si ekonomist dhe financier i shquar, vuri dorë të hekurt në ruajtjen prej keqbërësve dhe shtimin e pasurisë së përbashkët, kontribuoi për shtimin e të ardhurave dhe pakësimin e shpenzimeve të tepërta, që shpejt të ngrihej vlera e ditës së punës dhe të ardhurat vjetore të çdo kooperativisti, duke fituar dashurinë dhe simpatinë e të gjithëve
. Erdhën ditët e përmbysjes së madhe. Triumfoi polipartizmi dhe u shemb, njëherë e përgjithmonë diktatura komuniste, me luftën e klasave dhe përpjekjet "donkishoteske për të ruajtur dhe forcuar "pronën socialiste". Lilua u vendos, qysh në fillim krahë lëvizjes demokratike dhe ishte ndër intelektualët e parë vlonjat që përkrahën pa rezerva ndryshimet progresiste, për kthimin e pronës
private dhe të besimit fetar, duke qenë aktiv edhe pas daljes në pension e deri në ditët e fundit të jetës së tij.
Gëzimi i Lilos ishte i pafund, sidomos kur mori vizën dhe udhëtoi jashtë kufirit shtetëror te motra dhe njerëzit e vet të mërguar në Amerikë. U kthye prej andej i përtërirë dhe i rinuar me besimin e patundur se Shqipëria jonë e dashur tashmë i ka të gjitha hapësirat për të shkuar shpejt drejtë qytetërimit
perëndimor.
Po vitet ikin pa u ndalur dhe sa i kish mbushur 80 vjetët, Lilua u sëmur pa shpresë shërimi dhe ndërroi jetë, i përcjellë nga mijëra bashkëqytetarë të dëshpëruar, për në banesën e fundit, në varret e Babicës, i nderuar me madhështinë dhe solemnitetin që krijon Vlora, për burrat e saj të shquar.Qytetarët e Vlorës, kujtimin dhe modelin e Ilia Panozaqit, do ta ruajnë të gjallë ndër breza
TAKIM ME AKADEMIKUN BARDHYL GOLEMI
Po i afrohet 77 vjetorit të lindjes dhe çuditesh me freskinë dhe kapacitetin mendor të Bardhyl Golemit, njërit prej anëtarëve më të vjetër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Them se kam pasur fatin dhe nderin ta kem njohur doktor profesorin dhe shkencëtarin e mirënjohur Shqiptar, Bardhyl Golemi, qysh në fëmijëri dhe të jem ulur shpesh ballas me të, në të njëjtën tavolinë, si shok dhe mik. Këtu, përballë njeri tjetrit, edhe me shume se në përpjekjet dhe mundin shkencor, kur i përqendruar, është thuajse dal jete, në pasionin dhe dhuntinë e tij prej njeriu të veçantë, këtu, sy me sy, njihet më mirë dhe zbulohet e plot madhështia e njeriu të vërtete. Në këto kushte, midis shokësh të vjetër, shumica të ardhur nga Vlora prej vitesh në Tiranë, duke ngrënë së bashku një darkë të thjesht, në një rast përvjetori lindje, janë formuar prej meje këto vargje për të:
BARDHYL GOLEMIT
Në 70 vjetor
Me emrin e madh Bardhyl,
Bardhësi, besë karakter,
Librin dhe penën në mill
Kurdoherë mbajte me nder.
Që nga Lenci e nga Sharli
Ohmi, Volta e Faradej,
Edisoni e Xhejms Vati,
Xhejms Klark Maksvell,
Henri Herc e Guljem Markoni,
Shpikësi Tomas Edisoni
Për shumë ditë, në dhjetëra vjet
Qenë për ty idhuj në jetë.
Ndër shokët gjithnjë në ballë,
Kalon në një vit, dy klasë
Vlora, të rriti si djalë,
Tirana, nisi të flas,
Bjer e ngriu, me lexim,
Vërtetim, eksperiment,
Pa pushim, pa dëfrim
Si shkencëtar i vërtetë.
Kudo fitove besimin
Mësues, lavdi e nder
Thjeshtësia, mirëkuptimi,
Fjala, besa, morën vlerë.
Jo vetëm si pedagog,
Metodist e novator,
Një drejtues i pa shok,
Dhe doktor e profesor.
Këto çdo student i thotë,
Kudo e me zë të lart
Kur, përhapur nëpër botë,
Maten si të barabartë.
Ti, ke qenë fort prodhimtar
Program, tekste mësimore,
Në krye mbi arsimtarë,
Autor librash shkencore.
Mbledhur sot kujtojmë,gëzojmë
Midis shokësh të vërtetë,
Përvjetorin të festojmë
Të na rrosh dhe 100 vjet.
Po pse ky frymëzim poetik për protagonistin e kësaj darke shokësh?Bardhyl Golemi është autor i disa mijëra faqeve të shkruara në libra të veçantë dhe në tekstet e universitetit për elektroteknikën. Ai, gjatë 55 viteve ka punuar me 80 breza studentësh dhe ka përgatitur 4700 inxhinierë, prej tyre më shumë se 500, në Universitetin e Prishtinës, ku ka dhënë leksione të elektronikës për dhjetë vite me radhë. Ai, ndër të rrallët intelektualë nga Shqipëria, është takuar me Kosovën në vite të vështira për fatet e saj, duke zbuluar, nxitur e kultivuar te të rinjtë e Kosovës, sidomos te ajo e Universitetit të Prishtinës, jo vetëm dëshirën për të studiuar, por edhe shpirtin e ndezur nga zjarri i lirisë, si dhe ëndrrat e bukura, për ta parë Kosovën të pavarur.
Bardhyl Golemi, shkencëtar i sotëm, nuk lindi si një rastësi. Ai i ka pasur të dy prindërit e tij mësues. Ata janë me origjine nga qyteti i Gjirokastrës, po më gjatë, kanë punuar në rrethin e Vlorës. Babai i tij, Muhamet Golemi ka qenë një burrë i ditur dhe i respektuar dhe si në Sarandë dhe në Vlorë kishte fituar dashurinë dhe simpatinë e të gjithëve, ndërsa Xhemileja ishte dhe ajo një mësuese e nderuar dhe e respektuar nga të gjithë, për taktin pedagogjik, urtësinë dhe ëmbëlsinë e fjalës së saj.
Talenti i gjithanshëm dhe prirjet për t'u bërë dijetar, Bardhyl Golemit, iu shfaqën herët. Të gjitha klasat, që nga fillorja në Universitet, ai i përfundoi me notat "shkëlqyeshëm"! Gjimnazin e mbaroi në Vlorë me "Medaljen e Artë". E veçanta tjetër është se, duke qenë student i shkëlqyeshëm i Universitetit (në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike), Tiranë,në vitin e fundit të tij, duke qenë vetë student, u caktua të jepte leksione për bashkë studentët e viteve të para.
Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, si student i parë i tij, e përfundoi me nota shkëlqyeshëm e po këtë vit u emërua pedagog i Universitetit. Ai ishte, gjithashtu, ndër të parët, që në vitin 1979 mbrojti doktoratën, dhe prej 31 vjetësh mban gradën "Doktor i Shkencave" elektroteknike, veç titullit "Profesor", ndërsa prej 11 vjetësh është zgjedhur edhe Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Detyratdrejtuese në strukturat e Universitetit e jashtë tij, kanë qenë të shumta.
Bardhyl Golemi është autor i mijëra faqeve studimesh shkencore, publikuar brenda e disa edhe jashtë vendit. Ai është Laureat i Çmimit të Republikës të Klasës së Parë dhe i disa Urdhrave të tjerë. Para pesë vjetësh, në prani të akademikëve, profesorëve e specialistëve, Akademia e Shkencave organizoi
promovimin e veprës së plotë të Bardhyl Golemit në librin "Bazat teorike të elektroteknikes" një traktat në tre vëllime dhe 1400 faqe
Është një fakt i rrallë, që edhe pa qenë anëtar partie por duke çmuar vlerat dhe ndershmërinë në punën për t'i shërbyer Atdheut, në kundërshtim me mentalitetin e kohës, që në poste të larta duhet të ishin komunistë, ai pa qenë i tillë, qysh atëherë, falë dhuntive drejtuese e organizative dhe profesionalizmit të tij të spikatur, u caktua Zëvendës Ministër i Arsimit, për arsimin e lartë dhe të mesëm, detyrë që e kreu me zotësi e ndershmëri për mbi 10 vjet (1981-1991). Në këtë kohë u caktua edhe Kryetari i Komisionit Kombetar i UNESCO-s për Shqipërinë, detyra që e nderojnë atë, sepse i kreu me nder dhe devotshmëri.
Edhe pas viteve 90, Bardhyl Golemi, si dhe më parë, mbeti njeriu i arsimit dhe i shkencës e nuk u përfshi drejt për drejtë në politikë e as në ndonjë parti të veçantë politike. Detyra të tij e përditshme ishte dhe është pjesëmarrja aktive
në punimet shkencore teorike e praktike, në institucione e firma që lidhen me fushën e tij, duke zhvilluar deri ne ditët e sotme leksione e seminare të ndryshme, në Akademi dhe Universitet , si dhe jashtë tyre, në qarqet
intelektuale e shkencore, në Shqipëri e Kosovë. Ai, së fundi veç botimit të librave në ndihmë të studentëve dhe inxhinierëve elektrikë, po merret me studime të tjera të rëndësishme për problemet e bioelektromagnetizmit dhe impakteve të
tij shëndetësore, me problemet e depistimit elektromagnetik në mjedisin e Shqipërisë; është angazhuar në udhëheqje doktoraturash, në përgatitje mikrotezash për studentët e ciklit të dytë, si dhe është
përfshire në juri për miratim doktoraturash e studime të tjera.
Këtë punë gjysmë shekullore Bardhyl Golemi e bën edhe sot me pasion e dashuri, ndërsa fjala e tij peshon e vlerësohet, nga të gjithë Shqiptarët, gjithnjë e më shumë, këtu dhe në Kosovë, që ngelet përtë, gjithë herë, një kujtim i përmallshëm e një dashuri e veçantë
.
Tiranë, 10 Qershor 2010
DY FJALË PËR DINO MARTIKON
Me rastin e promovimit të librit jetëshkrimor për të
E kush do ta mendonte se pas gati 50 vjetësh do piqeshim serish këtu, në Shën Vasin e bukur me portretin e njeriut të vyer, patriotit atdhetar Dino Martiko? Kjo u bë e mundur nga biri i tij i devotshëm Roberti, që e ringjalli atë dhe e vendosi në piedestalin e merituar.
Ai burrë, maturant me rezultate te shkëlqyera në radhët e studentëve të Institutit Tregtare të Vlorës, ishte ndër antifashistët e parë të vendit, që kontribuoi për lirimin e Atdheut të robëruar nga zgjedha fashiste, me pastërti dhe dashuri të pafundme për vendin e tij të shumëvuajtur.
Dino Martiko ishte dinamik dhe gjithnjë në lëvizje, trim dhe guximtar dhe asnjëherë në pasivitet, plogështi e qetësi, duke punuar e luftuar gjithë jetës për mirëkuptim, drejtësi dhe harmoni.
“Dua te vdes me rroba të pastra”, kujton t’i ketë thënë Dino nga burgu i Zejmenit Murat Gjonzenelit, të riut vlonjat krenar e nacionalist, që e kaloj jetën në burgjet komuniste, bashkë me vëllezërit e tij trima;
-Mësuesi i Merituar, shkrimtari dhe poeti pasionuar dhe studiuesi i historisë së bregdetit, Minella Gjoni, thotë me krenari prej bashkëfshatari: ”Për Dino Martikon, këtë burrë të madh të krahinës së Bregdetit më është dhënë mundësia të shkruaj,...Në mënyrë që ky martir i lirisë e njëkohësisht ky hero - fisnik i dinjitetit njerëzor, të zërë vendin që meriton në Histori”
Vlorë, 05.08.2011
DIONIS QIRIZIDHI
Dionis Qirizidhi, mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe poeti i spikatur vlonjat, është një figurë e dashur gjurmëlënëse, që prej kohësh më ka ngelur në mëndje, me premtimin e heshtur vetiak se duhet të shkruaj, sadopak për të, duke nderuar kujtimin e tij. Po e them, që në fillim, se ai ishte i biri i Koco Zengjinit, një shofer kamioni, ardhur prej kohësh nga Janina në Vlorë, ku morri një emër të mirë dhe u dallua sidomos për profesionalizmin dhe burrërinë dhe karakterin e tij. Duket "zengjini" ishtë
nofka, e vendosur nga mikpritësit, për të shprehur pasurinë e shpirtit të tij bujar e paqësor, po dhe ndofta, për ti rënë shkurt e për të kapërcyer vështirësin e shqiptimit të mbiemrit të tij, të një greku safi.
Nisi, siçi thërrisnim ne, qysh në të ri, ishte rreth 25 vjeçkur unë e njoha më mirë dhe më nga afër. Ai, "më beri për vehte" brënda një kohe të shkurtër, kur të dy punonim në Fermën e Llakatundit dhe udhëtonim çdo ditë për atje nga Vlora, në të njëjtin autobuz.
Mund ta dashuroje e ta adhuroje edhe nga larg Nisin, me atë veshjën e bukur e të pastër gjithnjë, me trupin të gjatë e "kaba", me kokën e madhe të mbuluar nga flokët e gjatë të zes e kacurel, që ecte duke u lëkundur sa djathtas-majtas, si të ishte marinar, me atë fytyrën gjithnjë buza gaz e që shpërndante kurdoherë, ngrohtësi e mirësi, dhunti këto, të trashëguara familjarisht, ndër breza prej kohësh.Në një nga ditët e zakonshmë të udhëtimit tonë për të nisur punën në Fermën e Llakatundit, 15 kilometro larg qytetit të Vlorës, Nisin, me një tufë gazetash, shuk nën sqetull dhe me një çantë, varur krahëve, do ta shihje të vinte më herrët dhë të zintë vëndin e parë, pranë shoferit të autobuzit. Edhe në se në ndonjë rast të vecantë vonohej, ai vend nuk zihej nga të tjerët, po rezervohej për të. Nisi nuk linte asnjë boshllëk në kohë, po sa nisej autobuzi ngrihej më këmbë dhe, me zërine tij bas prej aktori të vërtetë, fillonte e lexontë gazetat në lajmet më të rëndësishme të ditës, apo recitonte poeezinë e tij te fundit.
Nisi ishte mësues në Shkollën e Mesme Bujqësore të Fermës, që kishte mbi dymijë hektar tokë nën ujë dhe mbarështronte mbi dymijë njisi gjedhi, duke qenë furnizuesja kryesore e qytëtit të Vlorës, sidomos me qumësht dhëe zarzvate.
Duhet thënëse, fal talentit dhe spektrit te gjerë të njohurive dhe aftësive të tij, Dionisi, shpejt u bë figurë kryesore, për gjallërimin e jetës kulturor, artistike e sportive të kësaj qendre të madhe pune e prodhimi.
Atë, mëgjithëse mësues dhe intelektual i mirfilltë, shpesh mund ta gjeje në mes të komunitetit të punëtorëve, të pleksur pa ndrojë me shtresat më të varfëra e më të pazhvilluara, duke kontribuar për emancipimin dhe zhvillimin shoqëror, kulturor e sportiv të tyre. Më i gëzueshëm dhe si me krahë, ai, ndjehej midis romëve të shumtë të Llakatundit, me hobinë dhe dashurinë e përherëshme për
kuajt e vrapimit, duke marrë pjesë edhe vetë në garat me kuajt e tyre të shpejt.
Si përgjegjës të veprimtarisë kulturore për krahinën e Llakatundit, ku e zgjodhën njëzëri, ai u bë programuesi dhe drejtuësi i një sërë shfaqiesh teatrale, korale, gjimnastikore e futbollistike, që jo vetëm ngritën dhe përmirësuan mjediset përkatëse të Shtëpisë së Kulturës, këndeve e fushave
sportive të futbollit, baskët bollit dhe volibollit, po që e vendosën Fermën e Llakatundit në ballë të disa konkurseve të kohës, në shkallë rrethi, për disa breza.
Po thëm një të vërtetë të jetuar, kur Dionis Qirizidhin e kam parë në Sallën e Madhë të Shtëpisë së Kulturës "Labëria" të Vlorës, si organizator dhe referuesi kryesor i një Sesioni Shkencor për Kulturën në shkallë rrethi dhë më pas, si një ndër organizatorët e grupevë folklorike vlonjate, që zunë vendë të para në Festivalin Mbarkombëtar Folklorik të Gjirokastrës. Ishtë koha kur edhe poezitë dhe krijimet e para letrare të Dionisit, pëlqeheshin dhe zgjidheshin si tekste këngësh.
Ndërkohë vitet kalonin dhe Dionisi rritej pa ndërprerje, me krijimtaritë e tij letrare, që botohej në periodikët lokal e kombëtar.
Ërdhën dhë vitet e përmbysjes së madhe, e mundësisë së plot të veprimit, e lirisë dhe demokracisë dhe Dionisi, u përfshi në radhët e intelektualëve demokrat vlonjat.
Në kërkim të një jete më të mirë, duke e pasur edhe gruan minoratare greke, Dionisi familjarisht emigron ndër të parët në Greqi, ku banon dhe tani.
Gjatë një vizite pune në Greqi, në maj të vitit 1993, i përfshirë si këshilltar ekonomik, në një delegacion bashkiak të qytetit të Vlorës, e gjej Dionisin befasisht atje. Ishte nje takim që organizohej prej Bashkisë së Qytetit Grek Trikalla, së bashku me Dhomën e Tregtisë së Thesalisë, për nder të dëlegacionit bashkiak të qytetit të Vlorës. Unë isha në podiumin e konferencës, në anën e miqve, kur e shoh Dionisin në sallë, si të ishte këtë radhë në një autobuz të stërmadh, sërish me dorën lart dhe që kërkon me insistim të marri fjalën. Dhe foli gjatë, në një greqishte të pastër e të rjedhshmë e plot pathos: Kishte ardhur i malluar nga Kallabaka posaçërisht, sa kish marrë vesh për vlonjatët e tij. Deklamoj një poezi të bukur malli, që kishtë përgatitur me këtë rast, ku, siçpritej, fliste për bukuritë
dhë shpaloste dashurinë për Vlorën e mrekullueshme bregdetare, qytetin e tij të lindjes dhe për Shqipërinë, atdheun e tij të shtrenjtë, ashtu si shprehej ai, tashmë të munguar prej disa vjetësh.
Në Tiranë, vite më vonë, afër ish Pallatit të Mbrëtit Zog, te vëndi i punës i inxhinjërit vlonjat, të mirit Petraq Karaj, ku gjen për ditë dhjetra vlonjat të moshuar, që kalojnë orë të tëra bashkbisedimi me kujtimet e bëmave të tyre rinorë (Midis tyre Skëndër Kamberi, Nestor Jonuzi, Lame Fandi, Qerim Vrioni, Spiro Gjidede, Axhem Gjoni, Sadedin Gjoka etj.), ndesha të flitej shumë herë për kujtimet, ngjarjet e hershme si dhe për të rejat, që kanë lidhje me vlonjatin simpatik e të njohur nga të gjithë bashkqytetarët, Dionis Qirizidhin.
Dionisi, tani rreth 60 vjeçar e burrë i pjekur, ishte berë edhe më i njohur, jo vetëm për vlonjatët po edhe për shqiptarët e tjerë emigrantë në Greqi, pse jo edhe për studjues e njerëz të shquar në shkallë vendi. Duke përballar vështirësitë e shumta të emigracionit për mbijetësë dhe për edukimin e fëmijvë
të tij, ai kohën e lirë e kalonte në sallat e bibliotekave dhë të arshivave, sa në Janinë, në Athinë e në Selanik, e më së gjati te e famshmja "Gennadius Lybrary", në gjurmim të lashtësisë së Shqiptarëve, të lidhjeve të hërshme më Grekët, të kontributit të tyre për çlirimin e Greqisë dhe të Shqipërisë nga
zgjedha pesqind vjeçare otomane. Zbulon kështu të dhëna historike të panjohura deri tani nga Histriografia Shqiptare, fakte të reja për veprimtaritë e arvanitasve të shquar në luftën për pavarsinë e Greqisë, për Ali Pashë Tepelenën, për shtegtarin e lirise, Lord Bajronin, për plakun e mençur vlonjat
Ismail Qemali dhe për shkrimtarin e patriotin Fan Noli . Dionisi, hulumton e shkruan për ta, si një shqiptar i vërtetë, më dashuri zemrë dhe me besim e shpresë se kontribuon për shtimin dhe forcimin e mardhënieve dhë të miqsisë së mirë midis dy popujve më të vjetër të Ballkanit.
Nuk janë rastësi vlerësimet e bëra për punën e frytshme të Dionisit nga akademikë, shkrimtarë dhe artistë në zë. Kështu akademiku shqiptar profesor doktor Kristo Frashëri duke vlerësar librin voluminoz të Dionisit "Shtegtari i Lirisë" thotë: "Me këtë punim thellësisht të dokumentuar kushtuar Lord Bajronit studiusi Dionis Qirizidhi e ka ndricuar me objektivitet jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë letrare tëkëtij "shtegtari" romantik të pavdekshëm." Nga ana e tij,profesori i merituar Marios Byron Raizis, që është Presidenti i Shoqërisë Helenike të Bajronistëve dhe Bashkëpresident në Këshillin Ndërkombëtar, ka thënë për veprën e Dionis Qirizidhit: Pavarësisht madhësisë së tij (350 faqe) "Lord Bajron-Shtegtari i Lirisë" do ti dhurojë kënaqësi lexuesit tëtij shqiptar dhe nëse përkthehet nëanglisht, vendi i tij nëbibliografinëgjigande tëBajronit do të jetëi pakrahasueshëm.
Doktor Moikom Zeqo, një studjues i ditur e i dashur për të gjithë shqiptarët për dy nga librat voluminoze të Dionis Qirizidhit thotë: Pata shkruar për librin "Pasqyrat e Afërditës", se ai libër ishte sui generis i cuditshëm...dhe me rastin e botimit te librit...për Bajronin dua tëshpreh vlerësimet e mia për këtë punë substanciale, të rëndësishme.
Me kete portret të thjeshtë dashamirës aq sa i pata mundësitë dhe aftësitë, në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, dua ti uroj, mikut tim të dashur Dionis Qirizidhi, shëndet dhe lumturi si dhe vullnet e mundësi për punë të tjeraletrare e shkencore.
KUQUA
Kujtime për një shok të dashur
Disa herë kam shkuar nëpër mend të shkruaj për shokun tim më të vjetër dhe më të afërt të fëmijërisë, për atë që ne i thërrisnim me dashuri e afinitet “Kuqo”, ose Karilla, po që në Gjendje Civile është regjistruar me emrin dhe mbiemrin Harilla Papajorgji, i biri i Nikos dhe i Kristinës dhe i lindur në lagjen Kume-Skelë të qytetit të Vlorës, në vitin 1934.
Ndofta nuk e përcaktoj dot saktë pse nuk kam shkruar para të gjithëve për shokun më të ngushtë të fëmijërisë dhe rinisë së hershme, po me sa duket se: është më e vështire të shkruash për të siç e meriton, apo ngaqë ai u shkëput më shpejt nga ne, shokët e parë, apo se u ngrit shumë lart e i morri shpejt gradat dhe titujt superior shkencor dhe akademik dhe për më tepër, bëri karriere të bujshme politike, duke u anëtarësuar deri në forumin më të lart të Partisë së Punës së Shqipërisë, në Komitetin Qendror të saj.
Duket se nga të tre faktorët renditur si më sipër, ky i fundit më ka penguar mè shumë. Po kur e analizova me gjakftohtësi, jashtë ndikimeve dhe pikëpamjeve politike, thjeshtë nga ana njerëzore këtë çështje, mu desh t’i përgjigjesha pyetjes:
A e ka përdorur ndonjëherë Hariilla ketë lartësim si me katapultë, si distancë largime prej meje?
Pasi e kontrollova gjithë jetën time të gjatë dhe analizova kontaktet e shumta dhe marrëdhënien e gjatë me të, arrita në përfundimin e sigurt:
Jo, kurrë ndonjëherë!
Ahere dal unë i poshtëruar dhe jo ai. Unë që ndofta pa vetëdije, por dhe pa arsye shoqërore e njerëzore, kërkoj ta mënjanoj, ta largoj e ta diferencoj nga shokët e tjerë, për arsyen e thjeshtë se ai u ndoll, u josh, u gënjye apo e detyruan rrethanat dhe u distancua e bëri profesion primar, në një pjesë kohe, politikën e Partisë së Punës, që shpejt koha e nxori jashtë mode.
Gjykuar me kalimin e viteve jashtë frikës dhe presionit ideologjik, kam arritur në përfundimin që ajo politikë e asaj kohe, e mbështetur mbi teorinë marksiste leniniste dhe e udhëhequr nga persona të mbrapshtë dhe pa përvojën e drejtimit shtetëror, në sistemin e tejzgjatur socialist utopik, e la disa vjet pas zhvillimin dhe përparimin e vendit, duke përdorur dhunë e deri terror, te ashtuquajtur e dhe prej vet kastës sunduese “diktaturë e proletariatit”. Ajo vendosi pronën e përbashkët si bazë zhvillimi ekonomik dhe drejtimin ekstremist të centralizuar, na grabiti pronën dhe lirinë e deri gati na skllavëroi me pune si angari e me pagese minimale, pa minimumin e kërkesave jetësore deri te kufizimi i bukes, qumështit, vezeve, mishit,etj., e për më tepër, hoqi fenë dhe zhduku parimet e lirisë e të demokracisë., duke na ndarë dhe izoluar nga bota perëndimore, ku përfshiheshim tradicionalisht.
Po, a ishte fajtor Harilla?
Nuk them se jo. Edha ai, ndofta më pak dhe ne, po më shumë klika qendrore drejtuese, injorante deri kriminale, është fajtori përgjegjës kryesor. Historia dhe brezat që vijnë, do ta gjykoje saktësisht këtë.
Përfundimisht, unë dua të shkëpus dhe të nxjerr e ta marr me vete, në kujtimet e mia shokun më të vjetër dhe më të afërt të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme, Kuqon, si i flisnim me intimitet dhe ta trajtoj me atë dashuri fëmijërore e njerëzore, jashtë politikës, të keqes që shpesh ka ndarë vëllain nga vëllai dhe birin nga babai.
Këtu e mbyll historinë politike, për të shkuar me mendim mbi 70 vjet para, (dikush do te thoshte në lashtësi), në kohën time të cinglit, të litarthit, llastiqeve, topit prej lecke, rrethit prej teli dhe të pafkave prej guri, lodrave tona të pandara:
-Karilla, ore! Po, thuaj usta Pandit, të më nxjerr, nga gomat e automobilave që djeg edhe për mua një rreth teli.
Të nesërmen rrethi i magjishëm, me diametër thuaj sa gjatësia jonë fëmijërore, i pastruar nga bloza pas djegies, erdhi. Ma dorëzoi Karilla, pasi ia kishte përgatitur xhaxhai i tij, usta shumë profesionesh, duar arti Pandeli Papajorgji, pikërisht ai që i kishte ngjitur dhe nofkën ”Kuqo”, Karillës, mbasi ai vinte si i kuq në fytyrën mbushur me preka të kuqërremta.
E mbaj mend ketë ngjarjen e rrethit prej teli, qysh kur ishim 5 vjeç. Gëzoja si rrallë deri atëherë, se u pajisa me një lodër të sajuar nga ato të kohës, që ne e përdornim duke e shtyrë e rrotulluar, sa me dorë sa me një tel të kthyer dhe... lum si ne, që na dukej vetja se me të do shëtisnim botën, në gare së kush do ta rrotullonte e do ta mbante për një kohë sa më të gjatë pa e përmbysur.
Ditën tjetër do loznim duke u hedhur pupthi me litarë, duke hedhur në kuadrate të vizuara në shesh me pafka guri, duke goditur cinglin me dragaç dhe më pas duke bëre cfita me top prej lecke.
Gëzimi me i madh fëmijëror për ne, djemtë e lagjes Skele të Vlorës, ishte kumi dhe deti. Mblidheshim çdo mbas dite, pasi qetoheshim në shtëpitë tona, pas çerdhes dhe kopshtit, shkollës foshnjore, si quhej dhe ndaheshim në dy grupe e loznim buzë detit në kum futboll, duke përdorur top lecke, të përgatitur nga më të rriturit. Caktonim “trarët” e portës me gurë, bënim nga një kuadrat duke vizuar me shkop në rërë kufijtë e fushës, emronim një më të rritur si refer (arbitër) dhe luanim me atë farë topi sa lodheshim, shkriheshim në djersë dhe pastaj të gjithë, laheshim e freskoheshim në det.
Unë dhe Karilla të lehtë në peshë dhe të shpejtë në vrapim, nuk ndaheshim asnjëherë nga njeri tjetri, po gjithnjë qëndronim në të njëjtën skuadër, luanim futboll në vijën e parë, si sulmues të krahut dhe merreshim vesh mirë me njeri tjetrin, pa ndaluar deri sa fitonim me mbi 10 -12 gola, me diference 3-4 gola ndaj kundërshtarit.
Duke kujtuar Karillën nuk mund të harroj shokët e tjerë të dashur: Minella Llukën dhe Llambi Konën, Lik Lejlekun dhe Petraq Daken, Ferik Muhametin dhe Kristaq Ninin, Guri Abedinin dhe Toli Ndinin, Nikolla Odisene dhe Vllasi Baben, Vangjel Kuqin dhe Sezai Hoxhën.
Me kalimin e kohës ne, sipas shembullit të shokëve më të mëdhenj, të Llazarit dhe Sezaiut, nisëm të merreshim me peshkim. Këtu ishim me fat se drejtoheshim nga Minella Kostandini që e kish pasion dhe ishte me prirje për këtë. Më kujtohet, si në vidioklip, shoqëruar nga tallazet e dallgëve të detit kaltërosh, tabloja si më poshtë dhe me gjëmojnë veshët nga komandat zëembla të shokut tonë të dashur:
-Ikim. Ngrihuni shpejt. I mblidhni rraqet!. Këtu s’ka më peshk, se ra lica dhe i trembi.
-Kjo shirok, që po fryn do të na afrojë peshk me bollëk. Bëni gati trastat !
-Hidhe, hidhe pezevollin para, atje ku do të hedh unë këtë guralecin, se shoh një tufë me qefuj budallenj.
-Nesër duhet peshkuar me kamerdare, në thellësi, se peshku është larguar, i trembur nga plazhistët.
-Sot kam siguruar një pushkë pneumatike të mirë me shigjetë të gjatë, me tub, lopata dhe me maskë hermetike. Do gjuajmë matanë vrimës, te shkëmbinjtë e Ujit të Ftohtë.
-Këtë të diele do të vemi për bafa, në Vallto të Dukatit. Ato, të shkretat, aq të majme, tani shijohen, shoqëruar me verë brusko Zvërneci.
-Na vajti shumë mirë dita sot. Peshkun do ta ndajmë në katër pjesë. Ktheu me kurriz ti, Luan, dhe zgjidh:
-Kush do ta marrë këtë tufën e peshqëve këtu?
-Atë ta marrësh për vete.
-Po këtë?
-Llambi Kona!
-Po këtë?
-Harilla Papajorgji!
-Hallall ta ketë, se u lodh shumë sot. Ktheu, tani. Kjo e fundit të ngeli ty. Dëgjoni: Unë, me pjesën time, do bëj me peshk një tavë të mirë narqoçe. Për darkë jeni nga unë. Hajdeni rreth orës tetë. Ti, Luan, na sill ca verë Narte. Mos harro mandolinën, se do këndojmë. Unë do lajmëroj dhe Vangjel Mërkurin, që të vijë me gjithë kitarë.
Po bashkë në Lagjen Skelë, madje në një bangë për 5 vjet sa zgjati, ishim me Karillën edhe në Shkollën Fillore. Kishim në klasë dhe shokët e tjerë të paharruarit Minella Kostandinin, Llambi Konen, Guri Sejdinin, Sherif Thanasin, Mete Sinanin, Neim Numanin, Xhevdet Xhuvelin, Kanerina Sharen, Bubulina Arapin, Aretina Taton.
Mësuesi ynë kujdestar, i përndershmi Zenel Dervishi, nga Tragjazi i Vlorës, pikërisht mua dhe Harillën, që venim edhe më mirë me mësime, na kishte për qejf dhe na mbante afër. Ishte ky mësues pasionant që na futi në grupin teatror të shkollës dhe na besoi role kryesore, në disa shfaqie të sukseshme me karakter patriotik e edukativ.
Pas mbarimit të shkolles fillore 5 vjeçare në vitin 1945, ne sërish ndoqëm bashkërisht vitet e “Unikes” në Shkollën e Mesme Tregtare 8 vjecare dhe më tej, Teknikumin Financiar, që ishte homologia e saj në Tiranë.
Me Harillën në Vlorë, ne ishim të pashkëputur edhe në aktivitetet jashtëshkollore në Shtepinë e Pionierit, me drejtues artistik të madhin Tish Daia. Atje na u dha rasti të shëtisnim me shfaqie artistike dhe teatrore në të gjitha fshatrat e rrethit të Vlorës.
Kur shkuam ne në Tiranë, Shkolla e Mesme Financiare, kishte disa vjet që funksiononte, duke vazhduar me kontingjentet e ish Shkollës Tregtare të Vlorës, të mbyllur, gjatë kohës së luftës. Gjetëm atje disa vlonjatë të njohur si Mynyr Maskën, Thoma Çomorën, Mellani Qirkon, Zare Demirin, Pano Varfin, Shyqri Rokon. Ata na pritën me ngrohtësi. Ne ishim shtatë vlonjatë, që i nisëm, bashkërisht mësimet si konviktorë: unë, Parashqevi Bitri, Harilla Papajorgji, Laver Muçohasani, Xhevdet Xhuveli, Skënder Dano e Serie Tushi.
Konvikti me shkollën ishin në të njëjtin kompleks ndërtesash dhe në sistem të përbashkët organizimi. Drejtor i shkollës ishte Shukri Bulica, nga Kuksi, njeri me autoritet dhe aftësi organizimi, që kishte qënë zëvendës Ministër i Financave. Ai u jepte kompetenca dhe bashkëpunonte më së miri me nëndrejtorët e moshuar dhe shumë të aftë Malo Frashëri dhe Laze Ajazi, ekonomistë me përvojë dhe aftësi, me mësuesit e kontabilitetit Xhemil Çela dhe Lefter Kriqi, kontabilistë shkencëtarë dhe më të shquarit në mbarë vendin, me mësuesit e financës, kreditit, statistikës Niazi Boçari, Kadri Zoga, Petraq Nase, Galip Juka, Iljaz Fishta, Shefqet Kruja, kuadro me kulturë dhe aftësi profesionale të spikatur, me mësuesit e gjuhës dhe të letërsisë, poetë dhe shkrimtarë të shquar Nonda Bulka e Gjergj Zhej, me mësuesin e pasionuar të gjeografisë, Vexhi Demiraj, me mësuesit e matematikës Gaqo Theoari dhe Ilia Guma, me kimistin Rrok Zojsi e deri mësuesit e gjuhës së huaj Rahime Dervishi e Nikitinin rus, që pretendonte se do ankohej deri te lideri numër një, të cilit i jepte, personalisht, mësimin e gjuhës ruse.
Konvikti, nën vartësi të drejtorit të shkollës, kishte administratën e vet që administrohej direkt nga drejtori i posaçëm, nga mësuesi rigoroz, i kudondodhur dhe i pa lodhur Foto Gjika nga fshati Qeparoi i Vlorës. Ai ishte, njëkohësisht anëtar i Këshillit Pedagogjik të Shkollës. Si personel i konviktit ishin kujdestarët Selaudin Peçi, i moshuar, mjaftë kërkues e serioz dhe Drita Çela, një vajzë e re, gjithnjë e dashur dhe e qeshur, të kundërt në karakter, por që plotësonin njeri tjetrin.
Ne flinim të ndarë ne dhoma gjumi me tre deri katër krevatë druri tip marinar (çift, njeri mbi tjetrin), me dyshek leshi dhe çarçafë të bardhë e gjithnjë tè pastër e te larë në lavanderine e madhe me kaldajë qymyri. Unë rija lart krevatit dhe Harilla, poshtë meje.
Personeli më i dashur për ne ishte ai i kuzhinës. Kryekuzhinieri, Ganiu, ishte i moshuar, po i kish lezet dora, aqësa kur ne e përgëzonim për shijen e veçantë që i jepte gatimit, që nga supat e deri te imam bajallditë, tava e kosit, tava tiranase e deri te gjellët me zarzavate, orizi, fasulet, brumërat e ëmbëlsirat, ai thoshte se mirë më vjen, por nuk më bëjnë shumë përshtypje urimet tuaja, se unë i kam pritur ato shpesh direkt nga Mbreti Zog, ku kam shërbyer, disa vjet.
Kuzhina dhe buka e grurit ishte vërtet e rëndësishme për ne, që shihnim në shtëpitë tona dhe gjetiu mungesa e racionim ushqimesh dhe ku hanim me kufizim dhe vetëm bukë misri.
Megjithëkëtë, ne që mësonim, merreshim me veprimtari jashtëshkollore, kërcenim, këndonim e loznim, gjithë ditën në atë moshë të re vitale, ishim gjithnjë të pa ngopur. Hera, herës,”stefanrit” siç na e vunë nofkën “qotinjtë”, unë, Dhimua, Fotua, Ramiu, Kuqua Karilla (më i shkurtri dhe më depërtuesi) “sulmonim” tinës kuzhinën dhe hanim ç’të gjenim deri, duke fshirë për fundi Më kujtohet njëherë në Konvikt kishin ardhur, të dërguar për përgatitjen ushtarake të rinisë disa oficerë, që midis të tjerash, nisën të na shpjegonin jashtë nivelit normal didaktik, që shihnim ne të mësuesit tanë. Unë dhe më shumë Harilla, nisëm t’i pyesnim dhe i ngacmonim qëllimisht dhe ata u shfaqën siç ishin, deri nën nivelin tonë dhe kështu u bënë krejt qesharak. Pa e pasur një qëllim parësor, ne qysh atëherë ishim të mbrujtur me njëfarë ndjenje të urrejtjes së brendshme ndaj njerëzve të privilegjuar, siç mendonim se ishin oficerët dhe kishim ndjenjën e përçmimit të formalizmit dhe të shtyrjes false.
Gjatë jetës në Konvikt, por dhe në Shkollë unë isha, vazhdimisht bashkë kudo, me Harilla Papajorgjin dhe një vit me vonë, kur erdhi edhe Niko Vangjeli, të tre formonim një shoqëri të pa ndarë. Shokë të tjerë të të njëjtit vit ishin Parashqevi Bitri, Laver Muçohasani, Stavri Qirjako, Muzafer Ahmati, Agim Leksi, Emin Idrizi, Irfan Hado, Shkelqim Ceka, Jolanda Moisiu, Semiha Qylafku, Petrit Karapici, Eduard Babani, Bardhyl Pelinku, Suzana Sulkuqi, Albert Pasho, Esat Bashari, Hatixhe Xhaja, Foto Zhupa, Dhimo Beleri, Rahmi Shehu, Jeta Gjogu, Muhamet Quku, Sotiraq Shuka, Andon Çomo, Anton Shoshi, Emin Sejko, Kristo Ciroko, Efigjeni Liço, Kleopatra Polloshi, Valentina Tole, Kristofor Dilo, Niko Simaku, Idriz Mitaj, Suzana Zelka, Meliha Sheme, Hiqmete Tafani, Naime Shahu, Grigor Mima, Esat Cakrani, Serie Tushe, Skënder Dano, Zare Demiraj, etj.
Mësimet në Shkollë jepeshin me seriozitetin maksimal. Ne, ende nuk kishim në të gjitha disiplinat tekste të plota dhe të mirëfillta mësimore, por mësuesit tanë, të kujdesshëm, i paraqisnin njohuritë në lëndët profesionale pa u nxituar dhe na krijonin mundësi të mbanim shënime. Ata përgatiteshin me durim, më së miri, mbi bazën e literaturës së shumtë që dispononin si dhe duke shfrytëzuar esencën e leksioneve të mara në Universitetet jashtë shtetit. Aq të plota ishin njohuritë profesionale që morëm në këtë Shkollë të Mesme, sa, në Shkollën e Lartë të ndjekur më pas, këto lëndë, na u dukën fare të njohura, një përsëritje në një formë të re.
Shumë e gjerë dhe e shumëllojtë ishte dhe veprimtaria jashtëshkollore, ku merrnin pjesë veç konviktorëve dhe të jashtmit, shumica Tiranas safi. Ne formuam ekip përfaqësues në futboll, volejboll e basketboll, në atletikë dhe në shah, ku mateshim me shkollat e tjera të Kryeqytetit, duke konkurruar sidomos me Politeknikumin dhe Skollën Bujqësore, qe ishin qendra, gjithashtu të mëdha dhe rivale.
Në kor, teatër dhe balet grupet artistike të shkollës, gjithashtu, ishin të dalluara, merrnin pjesë me sukses ne olimpiadat e organizuara, çdo vit, duke dhënë shfaqje si brenda dhe jashtë Tirane, disa herë dhe në sallën e Teatrit Popullor. Drejtues artistik dhe regjisor vinin herë pas here artistë të shquar të Ansamblit të Ushtrisë dhe Teatrit Popullor si koristi Tare Devolliti, regjisori Andon Pano dhe artistja e popullit Melpomeni Çobani.
Unë me Harillen ishim në kor dhe në teatër, bashkë me Jovan Gulinën, Hyrie Korbin dhe Kristo Shkurtin.
Përvoja e Shtëpisë së Pionierit në Vlorë më shërbeu dhe këtu. Një rol të rëndësishëm për grumbullimin e të rinjve, në orët e pushimit jashtë orarit të detyruar të studimit në Konvikt, luante “Ora Gazmore”, që organizohej çdo javë e drejtuar nga unë dhe shoku im i dashur dhe i pa ndarë Niko Vangjeli, që na shoqëronte me fizarmonikën e tij kromatike me pulla, ndërsa unë luaja me mandolinën klasike “Gibson” dhe Harilla i binte xhazbandit.
Ky emision, që jepej me mikrofon dhe altoparlant, në “Qendrën e Zërit”, çelej me okelion: “Ora gazmore, sahati gazit, Arqile Pantazi, ja filloi avazit.” Arqilea ishte një nxënës i klasës poshtë meje, konviktor nga Korça, i papërmbajtur e rrëmujaxhi, që s’linte dy gurrë bashkë, i prirë për prapësi, por dhe i shoqërueshëm, shakaxhi e në humor të përhershëm. Në këtë emision, ne fshikullonim të meta e dobësi dhe evidentonim gafat e qyfyret e ndodhura gjatë jetës së përditshme në shkollë e në konvikt.
Gjatë pushimeve verore ne vazhdonim të kontribuonim për detyrat e shkollës . Një vit shkuam me brigadë kulturore, nën drejtimin në fshatrat e rrethit të Tiranës në Petrelë e Kllojkë. Të binte në sy prapambetja e madhe dhe padituria, thuajse masive. Ishte muaji i Ramazanit dhe katundarët tiranas, duke qenë shumë besimtarë, gjithë kohës e kalonin me rritet fetare dhe faleshin në xhami. Ata vazhdonin të hanin të ulur, këmbëkryq, rreth sofrës së ulët, në poçe qeramike të përbashkëta dhe me dorë, edhe pse, në raftet dhe sergjenet e tyre mund të shihje, aty këtu edhe pjata e komplete ngrënie, ndërsa mua dhe Harillës na kujtoheshin fshatrat e Vlorës, ku kishim shkuar po me shfaqe teatrale, si pioniere dhe dallonim diferenca të theksuara.
Në vitet e tjera, pa u ndarë nga Harilla, shkuam vullnetarë të rinisë për ndërtimin e Kombinatit të Tekstilit në Yzberish, si dhe në Sektorin e Fraveshit, në ndërtimin e“Rrugës se Dritës” Milot-Burrel. Ne, gëzonim, nxiteshim dhe punonim, akoma më shumë, se na stimulonin me akordim shenjash, me lecka të qëndisura me fije ari, “S”, sulmues. Në ndërtimin e Kombinatit na dhanë dhe “Medalje Pune”. Ishin këto forma stimuluese, të zgjuara, të cilat nga ana tjetër, merrnin dhe karakter politik, pse shtonim afrimin dhe përkushtimin për punë, devotshmëri dhe besnikëri ndaj organizatorëve dhe ideatorëve partiak.
Edhe Shkollën e Mesme, si unë dhe Harilla e përfunduam, vetëm me notat pesa, që ishin vlerësimet maksimale.
Ishte fundi i viti 1952. Pikërisht, në këtë kohë u çel Instituti i Lart Ekonomik. Unë, megjithëse bëra kërkesë, dhe rregullisht duhet të pranohesha ndër të parët, u refuzova dhe mu desh ta përfundoja në mbrëmje dhe me korrespondencë, ndërsa Harilla ishte nga të parët student në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. Tiranës, ku, pas përfundimit ngeli pedagog, po aty dhe vazhdoi kështu karrierën akademike e shkencore.
Jeta na ndau dhe unë shkova ushtar në Ersekë.
Duhet thënë se, më shumë nga kushdo, Harilla Papajorgji, u dëshpërua nga kjo ndarje e detyruar dhe e padëshiruar. Kjo duket nga fjalët inkurajuese që nuk mbi ndau me letrat e dërguara herë pas here, me nënshkrimin intim: Të puth nga larg - Kuqua, që të do fort.
Dhe Harrilla, ngeli për mua gjithë jetës Karilla i fëmijërisë dhe i rinisë, Kuqua, i pa ndarë në të mirë edhe në të keqe.
Mua, mu desh dy vjet ngelur pas, të ndiqja mësimet në shkollën e Lartë me korrespondence dhe ai më vuri ne dispozicion leksionet e tij, të mbajtura dhe të ruajtura cilësisht, më ndihmoi nëpërmjet pedagogut dhe mikut të përbashkët Dervish Gjiriti, te transferohesha si ushtar në Tirane, për të pasur kushte me të favorshme për studim, me ndihmoi dhe më pas në Vlorë, kur u ktheva pranë familjes.
Harilla u martua me një shoqen tonë skelare, Olimbi Janinën, dentiste, një grua e mrekullueshme dhe shoqe dinjitoze për të, me të cilin lindën një djalë dhe një vajzë. Po si ajo dhe vajza e dashur vdiqën dhe pikëlluan shumë Harillën tonë të dashur.
Erdhën vitet kur ai u ngrit deri në pozicione të rëndësishme shtetërore e partiake, si Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe kandidat i K.Q te Partisë së Punës, por për ne, shokët e vjetër, ngeli i barabartë dhe nuk gjente rast për të na dhënë krahun e tij të fuqishëm, (Nga ana figurative ishte i fuqishëm krahu, po fizikisht mjaft i dobët, i thyer në fëmijëri, kur bashkë me mua kalonim ne Kume, hendekun e Taq
Kuqit).
Në një tjetër moment Harilla Papajorgji edhe pse Ministër, sa here vinte në Vlorë, të parin do më takonte mua dhe boll një xhiro me të në Bulevard, për të fshirë në opinion fëlliqësitë e ”luftës së egër të klasave”. Dhe, kur vinte, shpesh më merrte në makinën e tij. Makinën e linim te baraka e Çamëve, në të hyrë të Plazhit të Vjetër dhe vazhdonim të ecnim me këmbë, duke kujtuar vitet e lumtura, plotësisht në liri, të fëmijërisë. Kuqua i dikurshëm, tani personalitet i kohës, kthehej si fëmijë dhe gëzonte e lumturohej, tek shikonte gjurmët e vjetra dhe e shfaqte veten tej maskës dhe falsitetit të shtirur të kohës, duke u shtrirë e rrotulluar, larg syve djallëzor të shokëve të sotëm të punës, në rërën e pastër të thellësisë se Kumeve, deri afër Zvërnecit.
Një dite unë, krejt i lirë dhe në besim të plotë, duke parë bunkerët e shpërndarë në të gjithë bregdetin, shumica të rrëzuar në brinjë, apo të kthyer përmbys, nga dallgët dhe rrebeshet e kohës, i them: O Kuqo, po si shpjegohet, ky veprim antiekonomik, kur populli vuan për bukën e gojës, pse ju i hidhni paratë në det?
Harilla si i trembur, hedh shikimin për rreth mos dëgjoi kush dhe i shqetësuar përgjigjet (e mbaj mend si tani):
Hesht Luan, se këta kanë vesh kudo dhe të q.... nenën. Kjo që thua ti kështu është, po hajt kundërshtoj, po deshe. Të zhdukin, me kuç e me maç... Mbylle gojën dhe hesht, po do që të ushqesh kalamajtë, ndryshe je i humbur ti dhe ata...
Kur im vëlla, Bektash Çipi, ra ne burg dhe para se të dënohej e mbajtën 8 muaj në hetuesi e në birucë, në tortura e pa bukë, me akuza politike, deri në komplot të organizuar kundër “prijësit”, Harilla, që e zhbiroi dhe e mori vesh intrigën dhe të vërtetën, së pari më dërgoi lajm inkurajues dhe pastaj erdhi vet më takoi, më jep krahë dhe ndërhyn për mos të më dëmtar edhe mua me familjen time.
Një herë tjetër, kur vdiq nëna ime, Harilla, jo vetëm qe erdhi apostafat nga Tirana, po më parë u kthye te shokët e tij me pozitë në Vlorë dhe erdhi në shtëpinë time për ngushëllim, bashkë me ta.
Dhe, jo vetëm për mua, po për gjithë shokët e fëmijërisë e deri për çdo vlonjat, ndihmoi dhe kontribuoi Harilla Papajorgji, për çdo hall e problem që atij i shtronin për zgjidhje. Ai do interesohej direkt për ta zgjidhur, ose do vinte në lëvizje shokët dhe miqtë e shumtë.
Ishim dikur bashkë në Kampin e Pushimit në Durrës, në një seminar me ekonomistët dhe unë i shqetësuar se, sikur e kisha barë në kurriz, i paraqes për ndihmë çështjen e mikut tim vlonjat Sefer Dauti, që e kishin arrestuar e dënuar për agjitacion e propagandë, vetëm se, pas një vizite në Suedi, kishte folur me shokë e miq për çuditë dhe mrekullitë e asaj bote. Harilla, jo vetëm më dëgjoi dhe më mirëkuptoi, por edhe ndërhyri, për të dalë nga burgu, pas kryerjes së gjysmës së dënimit.
Njëherë tjetër i shkoj në Tiranë, në shtëpinë e tij dhe i lutem të ndërhyje për një padrejtësi deri për përjashtim nga Fakulteti i Mjekësisë të një mbesës sime studente atje. Harilla, pasi më detyroi të hanim darkën, nga një tas fasule që u gjet atje, jo vetëm nuk u mërzit nga barra që i ngarkova po më tha: Sa mirë që më kujtove se kam edhe disa ankesa të tjera ku duhet të ndërhy. Dhe menjëherë, të gjitha i zgjidhi me një bisedë telefonike
Ishte një tjetër rast që një mbesën time, mbaruar shkëlqyer për statistike, e emëruan, për hakmarrje personale ndaj babës se vet, në Malësinë e Madhe, krejt jashtë profilit, si mësuese dhe Harilla me Nikon e ktheu atë, për ta emëruar në pozicionin përkatës, si Statisiciene në Tiranë .
Këto janë rastet e mia, po sa kam dëgjuar gjithkund, Harilla Papajorgji, i tillë ishte për të gjithë dhe ndërhynte energjikisht, në të gjitha herët, kur i mbushej mendja se ishte para një padrejtësie, që edhe pse rrezikonte e humbte kreditë për rastet e tij personale, ai ndërhynte deri në zgjidhjen pozitive përfundimtare.
Ishin këto arsyet që unë shkrova kujtimet për ketë shok e mik të shtrenjtë, pa pasur asnjë konsideratë për egërsinë dhe padrejtësitë masive të asaj periudhe tjetërkund, duke menduar se duhet çmuar njeriu në tërësinë e tij dhe jo bardhë e zi. Ndryshe do biem në pozitat e justifikimit të diktaturës kriminale, që vrau deri bashkëpunëtorët, shokët dhe miqtë e vet më të ngushtë.
Me Harillën unë u ritakova dhe bëra shoqëri të afërt edhe pas vitit 1997, kur erdha në Tiranë pensionist, për të ndenjur e banuar pranë fëmijëve të mi. Ja si i këndova shokut tim të dashur në një darkë shoqërore, kur Harilla mbushi 68 vjeç:
Jorganin, për një plesht, dogji
Vet, Harilla Papajorgji.
Kur një dash therri e poqi,
Ai burrë e di se ç’hoqi.
Ndaj u mblodhëm, këtë herë
Ta urojmë e ti bëjmë nder,
Se kaloi një jetë të tërë
Det me dallgë e rrugë me rërë.
Të kujtojmë Kume e Çole
Edhe lojërat me kaçole,
Si barisnim përmbi qyngje,
Si “luftonim” me llastiqe.
Bashk’ ishim në “fishinjore”
Në një rresht dorë për dore,
Të pandarë një jetë të tërë
Në det, te “Guri me vërë”,
Dhe kur erdhëm në Tiranë,
Asnjëherë nuk u ndamë,
Njësh krevati “marinar”
Buka ndahej barabar.
Në një shkollë e në një klasë
Unë në bankë ai në dërrasë
Bashkë në kor e në teatër,
Si dy vëllezër në një vatër.
%
Shpejt erdhi vërshimi lumit,
Që ndër skaje na degdisi,
S’ka më erë deti e kumi
Ti, në Komitet Qendror,
Me një lider “zjarr e prush”
Unë në erë, shi e borë
Për t’i bërë “malet- fushë”…
Punuam me ngulm e besë
Impenjim në vetëmohim
Utopi e pambarim.
Por, kur pamë se ç’kishim bërë,
“Leninizmin në veprim”,
Rezultoi në ujë një vërë
Shtetëzim e kooperim.
Tash na duhet të bashkuar
T’i kthejmë sytë nga Shqipëria,
Grupimet qofshin mallkuar!
Politikë është shqiptaria.
%
Le ta lëmë kohën e shkuar,
Vitet ikën pa u ndjerë.
Rrofsh e qofsh gjithë i gëzuar
Dhe njëqind vite të tjerë!
Tiranë, 27.11.2002
Harilla Papajorgji tani jeton i qetë me gruan e tij farmaciste, duke përballuar me optimizëm edhe ndonjë pasiguri shëndetësore, sie gjithë moshatarët dhe gëzon për djemtë, çupën dhe nipat e mbesat te fisit te madh shqiptar të Papajorgjëve, që i shtohen e shumohen, në Tiranë, Vlorë dhe në mbarë botën deri në Amerikë, Kanada e Australi.
Me shokë të tjerë fëmijërie, të mbledhur në Tiranë, herë pas here bëhemi bashkë me Harillën, gjithnjë të pandarë për kafe, dreka e darka, dhe si të rinjohur, bashkëjetojmë prej shumë vjetësh në Kryeqytet duke kujtuar të përtërirë Vlorën, si në ato vite të paharruara të fëmijërisë dhe të rinisë së hershme.
Edhe këtë herë, para se të nisesha në Amerikë, unë takova e pash një Harilla gjithashtu të dashur e të thjeshtë, të gëzuar dhe optimist, të ditur dhe të ndryshuar e të rinovuar në mendime të kohës, që kritikon ashpër të këqijat e periudhës kur edhe ai ishte drejtues. Ai, tani përkrah pa rezerva dhe haptas, ndryshimin e përparimin vendit dhe zhvillimin kapitalist pro perëndimor, por në bashkësi e unitet mbarëkombëtar e shumë partiak, në marrëveshje e mirëkuptim, pa grindje e konflikte.
Çikago, 21 Shkurt 2011
NIKO NAKO VANGJELI
Një nga shokët më të dashur
Niku Vangjeli (Gjyzari), padyshim, krahas Minella Kostandinit, Harilla Papajorgjit, Llambi Konës dhe Sezai Ibrahimit (Bazaj), futet në pesëshen e shokëve më të vjetër, më të dashur dhe me të cilët bashkjetuam më gjatë, duke qenë afër njeri tjetrit, për çdo gjë, deri në marrëdhëniet e ngushta familjare.
Niko Gjyzari ishte i biri i Nako Ngjelës, një tregtar vlonjat dhe i mama Sotirës nga fshati Nartë i Vlorës.
Ai lindi në lagjen Skelë të Vlorës, më 10 Nëntor 1934.
I nisi një vit më vonë mësimet, por megjithatë në të njëjtën shkollë, u njohëm qysh fëmijë, pa u ndarë gjithë jetës, si në Shkollën Fillore, në atë Shtatë Vjeçare në Vlorë, në Shkollën e Mesme Financiare në Tiranë, ushtar, në Fakultetin Ekonomik të U.Sh. në Tiranë, në punë e aktivitete artistike kulturore e teatrore, me së shumti në Vlorë, dhe serish në 20 vjetet e fundit në Tiranë. Ai, formon kështu, një rekord bashkëjetese të afërt shoqërore, me kohë më të gjatë , rreth 60 vjeçare.
Njohja me Niko Vangjelin, si thërritej atëherë është qysh nga viti 1942, në Shkollën Fillore të Skelës, në ato takimet sportive e artistike jashtëshkollore, në ndeshjet midis klasave dhe midis shkollave fillore, në ekipet dhe grupet përfaqësuese, në mjediset e shkollave dhe në kumin e bregdetit.
Më nga afër u bashkuam, për mos t’u ndarë më, në vitin 1945-46, në rrethet artistike të Shtëpisë së pionierit në Vlorë, ku ai, së bashku me Piro Dokon e Nikollaq Papën të tjetër pionier nga Vlora, u dalluan si fizarmonicistë. Në grupe të përbashkëta artistike me vlonjatë të tjerë moshatar, qoftë dhe me një apo dy vjet diferencë, nën drejtimin e Thoma Çaçit dhe të Tish Daisë, ne formuam një kompleks koral, instrumental e balet, së bashku me grupin teatror. Në këto aktivitete dallohej Qirjako Sava, Agron Çuçi, Reshat Kripa, Llambi Kona, Minella Lluka, Harilla Papajorgji, Stefan Pema, Afroviti Babe, Fejzie Fisheku, Bedrie Mersini, Faruk Mezini, Niko Gjyzari, Petraq Doko, Bubush Osmani, Milto Shuka, Hito Xhyheri, Mihallan Shkurti, Selamet Mullai, Viron e Pavllo Asduriani, Stefn Pina, Sulejman Dibra, etj.
Me Grupet Artistike të Shtëpisë së Pionierit dhe më pas me ato të Shtëpisë së Kulturës sè qytetit Vlorë, me këta shokë dhe me qendër Niko Vangjelin, ne nuk lamë fshat të rrethit tone pa dhënë shfaqe të bukura, nën drejtimin e mjeshtërit të muzikës, të riun e talentuar Tish Daija, të ardhur nga Shkodra si mësues muzike në qytetin e Vlorës. Këto shfaqe të bukura gjallëronin sado pak jetën e zymtë e monotone të fshatit, pa asnjë lloj tjetër gëzimi, përpos dasmave të martesave dhe synetllëkut.
-Në një kthim me autobus të mbushur me pionierë, pjesëtarë të grupeve artistike të shkollave të qytetit, fëmijët, të entuziazmuar, këndonin, gëzonin dhe brohorisnin, duke parë mbërritjen, më së fundi, në Vlorën e tyre të bukur, disa duke nxjerrë dhe kokat jashtë dritareve të autobuzve, fare të shkujdesur. Kjo shkaktoi një tragjedi të rëndë, me vrasje e plagosje, gjë që na shqetësoi e na dëshpëroi pa masë, duke lënë gjurmë për gjithë jetën.
Kjo veprimtari artistike e kulturore për mua, Nikon dhe shokët e tjerë, kishte vlera të jashtëzakonshme, se veç zgjerimit të njohurive për muzikën, artin dramatik dhe sportin, me të cilin u morëm kudo më pas, na mësoi dhe edukoi me një jetë kolektive, duke na hequr nga veset e këqija dhe duke njohur shokë dhe miq të shumtë dhe cilësor. Aty në grupet e Shtëpisë së Pionierit ne u njohëm më nga afër dhe u miqësim më shumë me Niko Vangjelin (Gjyzari), një nga miqtë e mi më të mire, për gjithë jetën si dhe me Qirjako Savën dhe Agron Çuçin, shokë që ngelën, deri në fund ashtu siç ishim fëmijë, shumë të dashur, të talentuar, të virtytshëm dhe të pa vdekshëm. Atje u njohëm dhe me mësuesin e muzikës, të pa harruarin Tish Daija, shkodranin- vlonjatin e madh, që më pas shkëlqeu me gjenialitetin e tij si muzikant, dirigjent dhe kompozitor, anëtar i dy akademive: shqiptare dhe kosovare.
Ndërkohë, vitet kalonin dhe ne po e kapërcenim fëmijërinë dhe po hynim në vështirësitë, bukuritë dhe peripecitë e adoleshencës.
Më 16 tetor 1949 nisem për Tiranë dhe në vitin e më pasmë mësimor aty erdhi edhe Niko Vangjeli. Na kishte dalë e drejta e vazhdimit të shkollës së mesme, në atë që quhej “Teknikumi Financiar” Tiranë. Ai u vendos në rrugën e Durrësit, për karshi centralit të vjetër elektrik, në ambientet ku sot është Gjimnazi “Qemal Stafa”
Tirana e atyre viteve ende nuk e kishte marrë veten dhe kudo gjendeshin gjurmë lufte. Ndihej pak gjallëri dhe rrallë shihje të lëvizte ndonjë makinë apo të jepej ndonjë aktivitet artistik, përjashtuar spektaklet e një kinemaje dhe të një teatri. Në kinemanë “17 nëntori” shfaqeshin filma italianë, trofe lufte, pa përkthim dhe në teatër rrallë jepeshin premiera. I vetmi vend që gjallëronte, ditë e natë ishte Pazari i Madh, i “Vjetër”, siç quhej. Atje shiteshin e bliheshin lloj, lloj mallrash e rraqesh dhe kishte dyqane artizanësh dhe restorante me gjellë të shijshme, të gatuara me mish të sapo therur, në një degë peme, po aty, shoqëruar me bukë gruri.
Mësimet në Shkollë jepeshin me seriozitetin maksimal. Shumë e gjerë dhe e shumëllojtë ishte dhe veprimtaria jashtëshkollore, ku merrnin pjesë veç konviktorëve dhe të jashtmit, shumica Tiranas safi. Ne formuam ekip përfaqësues në futboll, volejboll e basketboll, në atletikë dhe në shah, ku mateshim denjësisht me shkollat e tjera të Kryeqytetit
Përvoja e Shtëpisë së Pionierit në Vlorë na shërbeu dhe këtu. Një rol tërëndësishëm për grumbullimin e të rinjve, në orët e pushimit jashtë orarit të detyruar të studimit në Konvikt, luante “Ora Gazmore”, që organizohej çdo javë e drejtuar nga unë dhe shoku im i dashur dhe i pa ndarë Niko Gjyzari, që na shoqëronte me fizarmonikën e tij kromatike me pulla, ndërsa unë me mandolinë.

Gjatë pushimeve verore ne vazhdonim të kontribuonim për detyrat e shkollës dhe të organizatës së rinisë. Një vit shkuam me brigadë kulturore në fshatrat e rrethit të Tiranës në Petrelë e Kllojkë. Në vitet e tjera shkuam vullnetarë të rinisë për ndërtimin e Kombinatit të Tekstilit në Yzberish, si dhe në Sektorin e Fraveshit, në ndërtimin e“Rrugës se Dritës” Milot-Burrel. Ne, gëzonim, nxiteshim dhe punonim, akoma më shumë, se na stimulonin me akordim shenjash, me lecka të qëndisura me fije ari, “S”, sulmues. Në ndërtimin e Kombinatit na dhanë dhe “Medalje Pune”. Ishin këto forma stimuluese, të zgjuara, të cilat nga ana tjetër, merrnin dhe karakter politik, pse shtonim afrimin dhe përkushtimin për punë, devotshmëri dhe besnikëri ndaj organizatorëve dhe ideatorëve partiak.
Kur mbaroj Niko Vangjeli Shkollën e Mesme, punoi shumë pak kohë dhe e thërit të kryej shërbimin ushtarak, thuajse në të njëjtën kohë me mua. Edhe si ushtar ne u takuam disa herë, ndërkohë qè thuajse çdo javë komunikonim me letra, një pjesë e të cilave gjendet ende në arshivat tona, si dëshmi e sinqeriteti dhe dashurisë intime prej shokësh të vërtetë.Data e zezë e 7 prillit në vitin 1956, përkohësisht ndërroi ngjyrë për mua dhe Niko Gjyzarin Kjo datë na solli lirimin nga ushtria, pas 28 muaj shërbimi të detyrueshëm. Duhet të bënim 36 muaj, por reforma e parë në ushtri e shkurtoi kohën e shërbimit, U kthyem që të dy në Vlorë .
Për dy muaj u çmallëm me familjen, miqtë e shokët e deri me “gurët e sokakut”. Isha për ditë me shokët e mi të dashur, Niko Gjyzari e Filip Minga, gjithashtu të liruar, para kohe, nga shërbimi ushtarak. Pastaj unë dhe Nikua filluam punë si financier në qytetin e Vlorës, duke u takuar thuajse çdo ditë, ndërkohë që gjenim kohë të konsultoheshim dhe të përfundojmë me korrespondencë Fakultetin Ekonomik të U.Sh.Tiranë, që të rinj, sic ishim dhe të pashkëputur nga procesi i shkollimit, e përfunduam me sukses, brenda 5 vjetësh.
Kohën e lirë edhe në këto vite ne e kalonim me aktivitete sportive dhe artistike, duke u angazhuar sa në Shtëpinë e Kulturës së qytetit te Vlorës edhe në dëfrime me shoqëri të zgjedhur rinore e pa vese. Shpesh shkonim në fshatin Nartë, ku ishin dajat e Nikos dhe ne kishim shumë shokë të mirë dhe me ta ja shtronim në aheng, ku ne dhe i binim veglave muzikore për qefin tonë dhe të gjindes, duke pasur veç shoqërisë së zgjedhur edhe peshk të freskët të pjekur në zgarrë, tavë narqoçe, ngjala qillomane e verë cilësore.
Ndërkohë ne u dashuruam dhe zgjodhëm shoqet e jetës, që edhe ato u benë shoqe shumë të mira, lindëm fëmijë dhe asistuam bashkërisht në të gjitha gëzimet reciprokisht, duke u vendosur në vendin e shokut më të ngushtë dhe në krye të tavolinës familjare. Gjithashtu bijtë tanë, që u ritën, u martuan dhe u trashëguan, ruajnë me besnikëri traditat e miqsisë me njeri tjetri, duke shpresuar që kjo të vazhdojë zinxhir, pafundësisht.
Ishte një periudhë e shkurtër gati dhjetë vjeçare, kur Niko Gjyzari, pa qenë fare në Parti, u ngrit si me katapultë deri në pozicionet më të larta Shtetërore e Partiake. Duke e analizuar me kujdes edhe unë jam deri sot i habitur nga ky katapultim. E kam njohur si askush Nikon e qetë, thuajse indiferent për politikën, që nuk beri kurrë kërkesë dhe pa asnjë përkrahje familjare e farefisnore dhe kam ndarë e përzgjedhur si faktor vetëm vjehrrën e tij, komuniste militante e hershme dhe veprimtare aktive në qytetin e Vlorës. Vetëm kjo kishte mundësinë e levës së Arkimedit, dhe ndofta ardhja dhe njohja me Petro Doden, ish sekretarin e parë të Partisë së Punes në Rrethin e Vlorës.
Sidoqoftë Nikua, me tre vëllezërit e tij punëtore dhe me vonë me tendenca të djathta e veprimtar të Partisë Demokratike, me baba barba Nakon, qe ka lozur bixhoz ne tavolinat e elitës se borgjezisë Vlonjate (çka edhe për ketë është përndjekur nga Komunistet} na ka lëne me çudi deri ne ditët e sotme, kur ende e shohim Nikon të qetë e paqësor dhe q♪ i gjykon në thellësinë e arsyes ngjarjet, si të ishte pasues i Gandit, apo Rugovës.
Sido qe është aderimi ne një krahë të politikes ka qenë dhe është çështje e vetë Nikos. Unë e kam pasur gjithnjë shok të dashur, ai nuk me ka imponuar, në se i ka idetë e tij të majta, dhe ndërkohë me ka qëndruar në të gjitha situatat e jetës sime, deri në rreziqe eminente, shok i afërt e i dashur, që më ka ndihmuar e inkurajuar pa rezerva, Nikua edhe duke qenë në Kryeqytet sikur ka qenë me mua në Vlorë, në të mira e të këqija dhe me është gjendur më shumë se një vëlla i mirë.
Erdhën vitet e nderuara te lirisë dhe demokracisë dhe në këto 15 vjetët e fundit jemi serish në Tirane, midis shokësh fëmijërie vlonjate, në dreka e darka të përbashkëta dhe thuaj çdo ditë, po me Nikon, për biseda e kafe.
Ja, si i këndova Nikos, në ditën e festimit të 70 vjetorit të tij:
NIKO GJYZARIT
(NË 70 VJETOR)
Dua dhe unë diç, të shkruaj,
Ta përjetoj këtë ditë,
Por, s’kuptoj sa shumë po vuaj
Dhe asgjë s’po nxjerr në dritë.
Ndofta se, vite shkuan
Plot u mbushën shtatëdhjetë
Nga ai mot i bekuar,
Kur Nikoja mori jetë.
10 Nëntor 34
Ishte dimër, erë dhe shi,
Flakëron zjarri në vatër,
Skelë e Vlorës në stuhi.
Kur një lajm çau n’eter
Haber, si rrallë të tjerë
“Nën Sotira lindi djalë”
Një foshnjë me yll në ballë.
Nako Ngjela fluturonte,
Gëzimi pushtoi dhe detin
Daullja, defi gjëmonte
Vlora, sikur lindi mbretin.
%
Vitet ikin, s’pyesin fare,
As për djepe, as për vare
Për fëmijë, të ri e plak
Në çdo ditë- një shuplakë.
Ikin si fshesarë dhe mbretër
E reja bëhet e vjetër.
70 vjet, si ikën, vallë?
Kot, sa sillemi vërdallë!
Gjate kësaj kohe gjithashtu u përtëri marrëdhënia e hershme intime midis familjeve tona. Shkojmë bashkërisht deri ne pushime jashtë shtetit, ne Maqedoni e Mal te zi.
Kështu: Më 17 korrik të vitit 2000 u nisëm për të bërë disa ditë pushim në qytetin Strugë të Maqedonisë. Në autoveturën tonë tip FORD Fiesta, me targë Vlore, Hanëmja u vendos në vendin e parë, krahas meje, dhe në sediljen pas ishin shoku im i vjetër i fëmijërisë dhe i pa ndarë gjithë jetës, Niko Gjyzari, me të shoqen, Parashqevinë, edhe ajo një shoqja jonë e mirë, qysh në fëmijëri.
U vendosëm në dy dhoma privatisht, të një shqiptari strugan, që na i rekomanduan. Çmimet ishin mjaftë të favorshme.
Struga, gjithnjë e më shumë, po merrte pamjen e një qyteti turistik. Në të gjitha anët shihje shtëpi të bukura, shumica dy katëshe dhe midis tyre edhe vila të reja, të ndërtuara me gusto. Na bëri përshtypje se dyert, kudo, liheshin hapur, ditën dhe natën. Struganët, disa prej të cilëve kishin më shumë se dy palë shtëpi, i jepnin dhomat për turistët e huaj me çmime të ulëta, 10 marka krevati, në natë. Shumica vinin nga Tirana, por kishte dhe turistë të brendshëm, sidomos shqiptarë nga Shkupi. Në hotelet me ngrënie duhet të paguaje 40-45 marka, në natë. Ne gatuanim vetë. Ushqimet dhe frutat ishin me çmime, thuajse, si në Tiranë, bile dhe pak më lirë. Po kështu me çmime të arsyeshme, më lirë se në Tiranë, ishte dhe ngrënia në restorantet.
Vizituam edhe qytetin e vogël të Ohrit, qendër e hershme peshkopate dhe administrative, të vendosur buzë liqenit, pjesërisht në kodër, me kala dhe ndërtime iliro-vllahe, ku , tani, dalloheshin hotele komode, buzë liqenit.
Kudo ndihej roli i pushtetit vendor. Ne Strugë po bëheshin sistemime të bukura të plazhit dhe të mjediseve pranë tij. Plazhi pastrohej çdo ditë. Kudo të binte në sy rregulli, vaditja dhe mirëmbajtja e luleve, gjelbërim dhe stola, regëti ambulante e shumëllojshme, shumë varka e motobarka (gjemi, siç i thoshin vendit), që dhe ato ishin të shumë llojta: me rrema, bedalje, motorë dhe deri me vela.
Një ditë vozitëm në liqen me një gjemi, pronë e një shqiptari, ardhur nga Prenjasi në vitin 1944 dhe që punonte në Strugë si mësues. Ai na tha se kur erdhi në Strugë ky qytet ishte nën juridiksionin e shtetit shqiptar, pas bashkimit që i kishte bërë, Italia Fashiste, Kosovës dhe një pjesë të Maqedonisë, me popullsi, kryesisht shqiptare, në kuadrin e përfshirjes në të njëjtën Perandori. Tani ai mësues i varfër, e shfrytëzonte kohën e lirë për të shtuar të ardhurat e familjes së vetë, siç bënin gjatë verës shumica e vendasve.
Po na bien më qafë ata,”vëllezërit e mi” të përtej kufirit, na thosh mësuesi. Ata shpesh organizojnë ekspedita në grup dhe na grabisin barkat tona, ose u heqin dhe vjedhin vetëm motorët e tyre. Vijnë natën, i lidhin barkat tona pas njëra tjetrës, i rimorqojnë dhe pasi i çojnë në brigjet e tyre, i shkatrojnë dhe i transformojnë atje. Përfitojnë nga që policia këtu është shumë e mefshtë dhe u a ka frikën.
Me gjeminë e shqiptarit (varkë me motor dhe tendë) shkuam në bregun për kundruall. Rrethinat e Strugës, nga ana lindore e saj me fshatrat Vranisht, Zagraçan, Radolisht, Frengaj, Radazda, etj ishin të banuara me shumicë shqiptare.
Aty, buze liqenit të Ohrit, në pesë ditë me diell pushuam qetësisht, nën rezet e diellit dhe të pamjes së bukur të liqenit. Kisha pranë Hanëmen time të shtrenjtë dhe dy nga shokët e mi më të mirë të fëmijërisë, shkollës, punës, Paçin dhe Nikon. Ishte një harmoni dhe mirëkuptim i plotë. Nikua ishte një shok i jashtëzakonshëm, i dashur, i gëzueshëm i urtë dhe tolerant, me të kemi qëndruar gjithnjë afër dhe nuk jemi ndarë qysh nga fëminija e largët sa e kemi njohur veten. Paçi, shoqe e vjetër klase, ishte një mike shembullore për ne, nënë e mirë, bashkëshorte besnike e ideale, që me rreptësinë dhe korrektesën e saj, paraqiste një karakter të fort e të veçantë.
Në kalldrëmet e Strugës së lashtë, ku ne shkonim shpesh, veçanërisht në mbrëmjet, kishte shume lëvizje dhe gjallëri. Aty ishte përqendruar pjesa më e madhe e tregtimit të bizhuterive, kinkaleritë, konfeksionet dhe metrazhet.
Nikua, si gjithnjë, e trajtonte me respekt të veçantë Paçin. Sidomos, këto kohët e fundit, pas operacionit abdominal, kur ajo ishte ende e shqetësuar, e plogët dhe pa humor, kujdesi për të ishte edhe me i madh dhe nuk linte rast pa i bërë qejfin me plotësimin e çdo kërkese dhe me dhurata të vogla. Ishte pikërisht në këto rrugë të vjetra të Strugës, në këtë pazar të mbushur me çdo gjë, kur Nikua sërish e mbushi Paçin me dhurata e me blerje të gjithëçkaje që ajo kërkonte, përfshirë dhe disa flokate, mbulesa të leshta divanesh, çka ishte një dëshirë e hershme e saj. Me këtë rast Paçi i tha, veças, në mënyrë konfidenciale Hanëmes: Nikua më bën mua dhurata, po unë as që kam për ti gëzuar ato, se jam për atë rrugë…
Dhe vërtetë, pak kohe kaloi dhe neve na u desh ta përcjellim Paçin tonë të dashur, për në banesën e fundit. Ajo do të ngelet e pavdekur në kujtesën tonë, si model i korrektesës parimore dhe i sinqeritetit maksimal, që s’e njihte diplomacinë apo metaforën, po ta “përplaste” çdo gjë direkt, pa dredha, e pa të keq, natyrshëm dhe bruto, pa e përpunuar, ashtu si e mendonte aty për aty, por, gjithnjë me pastërti e dashamirësi. Ne e ndjemë shumë humbjen e saj, se jo vetëm i krijoi shqetësime dhe probleme shokut tonë më të mirë, Nikos, por edhe ne humbëm një shoqe të dashur, të afërt dhe të gjendur për çdo hall, të zgjuar dhe të sinqertë, balancë precize matjeje dhe vlerësimi .
Kur ishim në Strugë ne vendosëm të ktheheshim nga Ohri, të vizitonim Shën Naumin dhe ta kalonim kufirin nëpërmjet Doganës së Tushemishtit, por sa u nisëm konstatuam se na kishin humbur pasaportat, me vizat kufitare. U detyruam të rikthehemi nga Dogana e Kakavijës, ku, për fat takuam me një oficere të njohur nga Llakatundi, dhe nuk patëm vështirësi kalimi. Drekën e hëngrëm në një lokal malor, në të dalë të Elbasanit. Në ora 15.00 ishim në Tiranë. Kontrollova kilometrazhin dhe kishim përshkruar vetëm 130 kilometra rrugë. Kishte qenë më afër Struga se Vlora.
Njëherë tjetër bashkë me Nikon shkuan ne Mal te Zi. Ishte një ditë feste për malazeztë e shkëputur nga Serbia. Ja si i këndova kësaj ngjarjeje:
NË MAL TË ZI
Prapë me Nikon në Igallo
të pandarë në det e breg,
si dikur çifte në ballo.
Këtë radhë tek e tek.
Dit’ e Majit 22
pak orë pas pavarësisë
gëzonte gjithë Mali i Zi
ç’gërshetimin prej Serbisë.
Kaluam dhjetë ditë të rralla
“CENTAR” hotel, me mjekim.
çdo ditë me diell në qiell
çdo natë yje plot shkëlqim.
.
Për karshi duket Kotori,
po, sa thellë deti u futka?
Shën Stefani dhe Tivari
Razini i Teutës, Budva.
Ja, na përshëndet Ulqini,
banuar nga shqiptarë.
gjelbërimi, palma, blini
përqafuar, të pa ndarë.
Bulevard i madh u çel
shkon i lirë, kalon kufijtë,
nuk ka me barrierë me tel,
na dolën vëllezër komshinjtë.
Jemi ende në Igallo,
po ditët ecin me turr
Cërna Gora kërcen ballo,
vallja nuk pushoka kurrë..
Autobuzi gjarpëron,
asfalti nxin si arap,
muzika shqip po gjëmon.
Iki, po do kthehem prapë
Igallo, 02.06.06
Duke përfunduar këtë detyrë të fundit të hartimit të monografive, për të pestë shokët e mi të fëmijërisë, mund të them me bindje të plot se, Niko Gjyzari, ashtu si është njeri i thjeshtë dhe që asnjëherë nuk kërkoi të veçohet e të dalë mbi shokët e tjerë, (megjithëse jeta e diferencoi dhe e ngjiti ne nivele drejtuese, si asnjë nga shokët e vetë), ka vërtet edhe sot e kësaj dite, megjithëse gati 77 vjeçar, nje veçori dalluese: Ai vazhdon të punojë në një Kompani private dhe krejt i suksesesh në specialitetin e tij si financier, mbahet atje nga pronari me dëshirë e kënaqësi, duke qenë, ashtu si barba Nakua, babi i tij, që rrojti 93 vjeç, i kthjellët dhe i shëndetshëm.
Ai mu shfaq në të gjitha përmasat dhe me madhështinë e tij të dikurshme dhe vetvetiu, padashur më rrodhën dy pika lot. Duket vitet e pleqërisë më kanë dobësuar aqsa nuk i vetkontrolloj dot më emocionet. Aty për aty mendova: Sa e padrejtë është kjo botë!?
Ai, njeriu që dinte të shfrytëzonte gëzimet e çastit dhe të përfitonte të mirat shoqërore rastësore, njeriu i këngës dhe i valles, i rakisë, duhanit dhe i ahengut. Pse pikërisht ai, më i miri, më i afti, më i dashuri, iku nga kjo botë para nesh? Ky largim dëshpërues e i parakohshme është një keqardhje dhe dëm e mungesë e madhe për të gjithë ne, që nuk e mendonim dhe nuk e kishim në dorë, për shokët, gruan e tij më të re, të dhembshur dhe aq shumë e lidhur me të dhe për të dy djemtë e tij të dashur. Këtë gjëmë nuk e zhbënim ne dhe as që e ndalnim dot. Në se do mundemi, le ta kujtojmë dhe nderojmë atë, siç e meriton:
Aristidh Sopiqoti lindi në qytetin e Vlorës, më 13 dhjetor 1932, në një familje të ardhur këtu 200 vjet përpara, nga Sopiku i Gjirokastrës.
Takimet e para të afërta e miqësore me Aristidhin i kam regjistruar në “Ditar” në shtator të vitit 1945, menjëherë pas çlirimit të vendit, si bashkënxënës në ciklin e ultë të Shkollës së Mesme Tregtare në Vlorë. Kjo, e vetmja shkollë e mesme e qytetit, ishte vendosur në godinat me dy kate të ish Hipodromit të Qytetit të Vlorës, pranë Varrezave Ortodokse, aty ku më pas u vendos Shkolla e Mesme Mjekësore dhe Shkolla Pedagogjike. Ajo, pozicionohej në krahun e majtë të rrugës Vlorë- Skelë, në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, me palestër e terrene sportive, si dhe me klasa dhe salla të bollshme.
Shkolla Tregtare e Vlorës ishte me tetë vjet. Tre vitet e para ishin ato që quheshin unike dhe pas përfundimit të tyre merrje “semimaturën”. Drejtor shkolle qysh në fillim, u caktua Harilla Kuçuli, një bregas energjik, autoritar, simpatik e patriot, i shkolluar në Itali, me aftësi të shquara pedagogjike dhe administrative. Gjuhën shqipe dhe letërsinë e jepte nartjoti pasionant, studjusi i thelluar i gramatikës shqipe, Jorgo Ceko; mësues matematike kishim fterjotin Xhevdet Kofina, metodist i mirë dhe filozof popullor, si dhe Ilia Gumën, nga Qeparoi i Vlorës; në frëngjisht ishin Jorgo Pilika dhe Jani Ziguri; në gjeografi shkodrani Kel Gashi dhe korçari Kostaq Balldadori; në biologji Marika Bezhani. Ishin tre paralele të klasave të para. Veç shokëve të vjetër, që kishim në shkollën fillore 5 vjeçare të Skelës, na u shtuan dhe shumë shokë të rinj, ardhur nga shkollat fillore të lagjes Muradije, Vrenez e Varosh.
Më shumë shokë u bëmë me Aristidh Sopiqotin në Shtëpinë e Pionierit të Qytetit të Vlorës, në grupin e korit dhe të veglave muzikore, ku ishim nën drejtimin dhe kujdesin e mësuesit tonë të muzikës, të riun e talentuar shkodran Tish Daija, që më vonë u bë kompozitor i shquar dhe drejtuesi shume vjeçar i Ansamblit të Madh të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare dhe Anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave.
Edhe në kryeqytet, kur ai me shokun e tij të pandarë Engjëll Isaraj vazhduan Shkollën e Mesme Mjekësore, me ta ne takoheshim shpesh edhe pse unë isha në Teknikumin Financiar, po shkollat e konviktet i kishim afër njeri tjetrit. Politeknikumin Mjekësor Aristidhi e mbaroi me rezultate te mira në muajin korrik te vitit 1952. Na u desh secilit të ndaheshim për disa vjet për të kryer Shërbimin e Detyruar Ushtarak, për t’u takuar sërish në Tiranë, në Universitet dhe më pas në qytetin e lindjes, në Vlorë.
Aristidhi e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1961. Ai, menjëherë fillon punën si mjek patolog dhe shpejt specializohet nga Fakulteti i Mjekësisë i U.Sh. Tiranë si mjek ftiziatër, duke u vendosur për gjithnjë në Dispanserinë Antituberkulare të qytetit të Vlorës.
I dalluar për aftësi profesionale dhe drejtuese, në vitin 1969 emërohet Drejtor i Shërbimit Antituberkular i Rrethit të Vlorës. Gjatë kësaj kohe evidentohen aftësitë e tij të veçanta si radiolog i aftë dhe njohës i mirë i specialitetit të fiziatztristit, si klinicist i talentuar, sidomos i sëmundjeve të mushkërive, duke kontribuar për diagnostikimin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të TBC, që në ato viti kishin përhapje masive.
Komunikimi i tij i ngrohtë me pacientët dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me mjekët e njohur të kohës si Hasan Shehi dhe Ylvi Pustina, më të vjetër në moshë e më me emër në profesion, marrëdhënia e afërta e tepër e kujdesshme me mjekët e rinj të sapo ardhur nga shkollat si dhe aftësitë e tij drejtuese dhe organizative, tërhoqën vëmendjen e autoriteteve të shëndetësisë në kryeqytet, që propozuan dhe realizuan shpejt vlerësimin e dr. Aristidh Sopiqotit për shpërblimin nga Kuvendi Popullor me dekoratën “Për Shërbim të mirë të Popullit”.
Qytetarët Vlonjatë kujtojnë me mirënjohje jo vetëm aftësinë dhe sjelljen njerëzore të buzagazit Aristidh Sopiqoti, Drejtor shumëvjeçar i Dispancerise Antiturbekulare, por dhe gjithë atë plejadë mjekësh, vlonjatë dhe të ardhur nga mbarë Shqipëria, që shërbyen me devotshmëri e humanizëm të thellë në rrethin e Vlorës në Spitalet e Vlorës, Selenicës, Himares, Llakatundit, Bratit, Kuçit dhe Sevasterit, si dhe në të gjitha Qendrat e tjera Mjekësore, Farmacitë, Ambulancat, Maternitetet dhe Klinikat e shumta të Shërbimit Mjekësor, pa përjashtuar Klinikat Dentare, deri te ato në Qendrat e Punës e të Prodhimit, në Spitalin Neuropsikiatrik, si qendër të specializuar mbarëkombëtare, apo në Degën e Institutit të Kontrollit Shëndetësor dhe Laboratorin Obstetrik dhe Epideomiologjik, në Seksionin e Shëndetësisë pranë Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, etj. Nuk gjen se cilin të vendosësh të parin në radhë, nga mjekët e famshëm që kanë shërbyer në Vlorë, po pa u trembur se gabojmë, le të përmendim me këtë rast me nderim emrat e Petraq Popës, që qysh në vitin 1920 vullnetarisht u largua nga Turqia për të ndihmuar luftëtarët vlonjat të Luftës heroike të Vlorës në ekipin e Spitalit të Llakatundit; apo Sezai Çomon, që krijoi qysh në vitin 1921 Spitalin e Parë Psikiatrik të Vlorës; të famshmin Ali Mihali dhe pasuesit e tij emërmëdhenj Azduriani, Dhimitri, Agalliu, Dervishi, Flloku, Kauri, Hysenbegasi, Kallfa, Shyti, Ashiku, Angjeli, Myrzabegu, Kutulla, Mehmet Mihali, Isaraj, Beltoja, çifti Andoni, Osmani, Pavli, Gjidede, Gjoka, Nekiu, Iljazi, Konomi, Jazaj, Çela, Harizi, Papajani, Bisholla, Tetova, Gjodede, Gega, Dredha, Kapo, Kojdheli, Koçi, Muhameti, Islami, Mati, Hysi dhe dhjetëra të tjerë.
Përveç kontributit profesional si mjek si rrallë kush, gjatë 41 vjetëve, Aristidh Sopiqoti, ishte dhe një njeri me botë të madhe shpirtërore, që e shprehte në punë, në kontaktet me kolegët dhe pacientët, ku ishte gjithnjë human e i papërtuar, për të ndihmuar në çdo kohë me qetësi, shaka e buzëqeshje. Edhe në shoqëri, midis nesh, ishte gjithnjë në humor, i afruar dhe i gatshëm për çfarëdolloj ndihme dhe pa me të voglin interes.
Takoj që aty nga vitet tetëdhjetë, për festimin e një ngjarjeje të veçantë, të ishim mbledhur ne, një grup shokësh fëmijërie, në familjen e Sopiqotëve në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës, në një shtëpi tip Elbasançe, afër Kishës së Shën Todrit. Ishim shokët prej shumë vitesh, bashkëmoshatarët: dr. Engjëll Isaraj, kimisti Yzeir Nona, mësuesi Milto Shuka, gjeologu Sezai Hoxha. Bashkë me ne ishin dhe djemtë tanë Edi, Ani dhe Blendi edhe ata shokë në të njëjtën klasë. Ky fakt i tërhoqi vëmendjen Napolon Sopiqotit, më të moshuarit të shtëpisë. Ai, burrë i nderuar i familjes së Sopiqotëve dhe financier me emër në qytetin e Vlorës, më thërriti për t’i ndenjur pranë dhe më tha i gëzuar: Sa e çuditshme është jeta e njeriut. Ju shoh juve dhe më behet zemra mal. Shokë dhe miq baballarët tanë, shokë shkolle dhe pune unë me Enver Çipin, vëllain tuaj, shokë fëmijërie e shkolle ti me Aristidhin dhe po shokë të ngushtë djemtë tuaj, Edi dhe Ani. Kjo shoqëri e pandarë në shumë breza është traditë vlonjate dhe provë lidhjeje dhe besnikërie që nuk do shuhet kurrë.
Djemtë tanë, shokë klase të një shkolle për shumë kohë, për disa vjet mësonin anglisht jashtë shkolle me profesorin poliglot, fort të mirë e të përkushtuar, Nestor Nepravishta. Ata, si tekst bazë kishin 3 metodat klasike, shumë të përdorura nga të gjithë dashamirësit Anglofonë, thuajse klandestinë të asaj kohe. Për çdo përfundim metode, profesori i nderuar, për ti dhënë seriozitet ngjarjes, i merrte rregullisht në provim nxënësit e tij, me teza të përgatitura dhe me komision. Më kujtohet dr. Aristidhi prezent, kur ai i përjetonte si të ish vet nxënës emocionet e provimit të djemve tanë dhe i gëzuar e “rroftë sebepi” në përfundim shtronte dreka e darka. Ai, shpejt futej në botën e tij të gëzueshme dhe shpërthente në këngë e valle, si dhe tregonte në ambientin e improvizuar festiv, barsoleta tërheqëse dhe shaka me kripë.
Tani im bir, Ani, ka shkuar larg dhe ushtron detyrën e mjekut human në Çikagon e Amerikës, po shoqëria dhe lidhjet me Edin, djalin e madh të dr.Aristidh Sopiqotit, janë të pandara. Kudo ku ka lëvizur Edi, deri emigrant në Greqi, apo së fundi, biznesmen në Picerinë “Aulona” te “UJI i Ftohtë” i Vlorës, jo vetëm nuk ka shterur miqësia, po ata lidhen thuajse për ditë, duke ndërruar përvoja, përjetuar ngjarje dhe duke përcjellë shaka e batuta të përditshme, nëpërmjet bisedave kompjuterike me internet në “Messenger” e “skajp”. Kështu im birr, emigrant në “fund të botës” e ndjen veten si të jetë çdo ditë në Vlorë, ndërsa Edi, qëndron në shoqëri të vazhdueshme me Anin dhe në njohje të plotë për çdo ngjarje, deri në ecurinë e përditshme, në kontakt reciprok edhe me gratë e fëmijët e njeri tjetrit.
Duke i mbyllur këto kujtime, si një qytetar i zakonshëm vlonjat, jam i bindur se nuk arrita lartësinë e duhur, por bashkëqytetarët në të ardhmen do më plotësojnë për të kompletuar si e meriton emri dhe veprimtaria e Dr, Aristidh Sopiqotit. Ndërkohë jam i qetë se kreva një detyrë që më mundonte prej kohësh dhe diçka shkrova për këtë shokë të dashur dhe mjek të shquar të gjerdanit të artë të mjekëve të qytetit të Vlorës.
.
KUJTOJMË DR.ARISTIDH SOPIQOTIN
Sot shfletova Ditarin tim të Viteve të Fëmijërisë dhe aty u ndesha me disa ngjarje dhe emra shokësh protagonistë, disa prej të cilave më ngjallën dëshirën për të shkruar më gjatë.
Kjo më kujtoi Dr. Aristidh Spiro Sopiqotin, shokun tim të fëmijërisë, që tani nuk rron më. Kështu, unë qëndrova te kjo fletë e ditarit tim dhe meditova fluturimthi për shokun e vjetër... Ai, thuajse moshatari im, doktor në mjekësi e radiolog në zë, që ka shpëtuar nga vdekja dhe u ka zgjatur jetën dhjetëra qytetarëve, deri shokë e bashkëmoshatarë, ka afro 4 vjet që nuk rron më. Ai, njeriu i mirë, i qeshur e i gëzuar, fjalë ëmbël e gojë mjaltë, që edhe pse ti ishe i drobitur e i sëmurë, të “ngrinte më këmbë” e të shëronte me diagnozën e saktë, me mjekimet dhe medikamentet e përzgjedhura, me kujdesin e pandarë dhe me buzëqeshjen e përhershme, tani është i ngurosur dhe i heshtur.
Ai, shoku i dashur, që për ne gjithnjë ngjallte shpresë e optimizëm dhe që nuk të linte për asnjë çast në shqetësim e depresion. Ai, që dhe në raste dëshpërimi e mërzitje, kur ti, si çdokush në jetë në momente të caktuara, ishe i sëmurë, apo i mposhtur nga hallet dhe vështirësitë e jetës, se ndjeje varfërinë dhe boshllëkun jetësor, dinte të shihte dritë edhe në fund të tunelit, ta ndriçonte plotësisht atë dhe të të kthente sërish në jetë. Ai, njeriu që dinte të shfrytëzonte gëzimet e çastit dhe të përfitonte të mirat shoqërore rastësore, njeriu i këngës dhe i valles, i rakisë, duhanit dhe i ahengut. Pse pikërisht ai, më i miri, më i afti, më i dashuri, iku nga kjo botë para nesh? Ky largim dëshpërues e i parakohshme është një keqardhje dhe dëm e mungesë e madhe për të gjithë ne, që nuk e mendonim dhe nuk e kishim në dorë, për shokët, gruan e tij më të re, të dhembshur dhe aq shumë e lidhur me të dhe për të dy djemtë e tij të dashur. Këtë gjëmë nuk e zhbënim ne dhe as që e ndalnim dot. Në se do mundemi, le ta kujtojmë dhe nderojmë atë, siç e meriton:
Aristidh Sopiqoti lindi në qytetin e Vlorës, më 13 dhjetor 1932, në një familje të ardhur këtu 200 vjet përpara, nga Sopiku i Gjirokastrës.
Takimet e para të afërta e miqësore me Aristidhin i kam regjistruar në “Ditar” në shtator të vitit 1945, menjëherë pas çlirimit të vendit, si bashkënxënës në ciklin e ultë të Shkollës së Mesme Tregtare në Vlorë. Kjo, e vetmja shkollë e mesme e qytetit, ishte vendosur në godinat me dy kate të ish Hipodromit të Qytetit të Vlorës, pranë Varrezave Ortodokse, aty ku më pas u vendos Shkolla e Mesme Mjekësore dhe Shkolla Pedagogjike. Ajo, pozicionohej në krahun e majtë të rrugës Vlorë- Skelë, në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, me palestër e terrene sportive, si dhe me klasa dhe salla të bollshme.
Shkolla Tregtare e Vlorës ishte me tetë vjet. Tre vitet e para ishin ato që quheshin unike dhe pas përfundimit të tyre merrje “semimaturën”. Drejtor shkolle qysh në fillim, u caktua Harilla Kuçuli, një bregas energjik, autoritar, simpatik e patriot, i shkolluar në Itali, me aftësi të shquara pedagogjike dhe administrative. Gjuhën shqipe dhe letërsinë e jepte nartjoti pasionant, studjusi i thelluar i gramatikës shqipe, Jorgo Ceko; mësues matematike kishim fterjotin Xhevdet Kofina, metodist i mirë dhe filozof popullor, si dhe Ilia Gumën, nga Qeparoi i Vlorës; në frëngjisht ishin Jorgo Pilika dhe Jani Ziguri; në gjeografi shkodrani Kel Gashi dhe korçari Kostaq Balldadori; në biologji Marika Bezhani. Ishin tre paralele të klasave të para. Veç shokëve të vjetër, që kishim në shkollën fillore 5 vjeçare të Skelës, na u shtuan dhe shumë shokë të rinj, ardhur nga shkollat fillore të lagjes Muradije, Vrenez e Varosh.
Më shumë shokë u bëmë me Aristidh Sopiqotin në Shtëpinë e Pionierit të Qytetit të Vlorës, në grupin e korit dhe të veglave muzikore, ku ishim nën drejtimin dhe kujdesin e mësuesit tonë të muzikës, të riun e talentuar shkodran Tish Daija, që më vonë u bë kompozitor i shquar dhe drejtuesi shume vjeçar i Ansamblit të Madh të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare dhe Anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave.
Edhe në kryeqytet, kur ai me shokun e tij të pandarë Engjëll Isaraj vazhduan Shkollën e Mesme Mjekësore, me ta ne takoheshim shpesh edhe pse unë isha në Teknikumin Financiar, po shkollat e konviktet i kishim afër njeri tjetrit. Politeknikumin Mjekësor Aristidhi e mbaroi me rezultate te mira në muajin korrik te vitit 1952. Na u desh secilit të ndaheshim për disa vjet për të kryer Shërbimin e Detyruar Ushtarak, për t’u takuar sërish në Tiranë, në Universitet dhe më pas në qytetin e lindjes, në Vlorë.
Aristidhi e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1961. Ai, menjëherë fillon punën si mjek patolog dhe shpejt specializohet nga Fakulteti i Mjekësisë i U.Sh. Tiranë si mjek ftiziatër, duke u vendosur për gjithnjë në Dispanserinë Antituberkulare të qytetit të Vlorës.
I dalluar për aftësi profesionale dhe drejtuese, në vitin 1969 emërohet Drejtor i Shërbimit Antituberkular i Rrethit të Vlorës. Gjatë kësaj kohe evidentohen aftësitë e tij të veçanta si radiolog i aftë dhe njohës i mirë i specialitetit të fiziatztristit, si klinicist i talentuar, sidomos i sëmundjeve të mushkërive, duke kontribuar për diagnostikimin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të TBC, që në ato viti kishin përhapje masive.
Komunikimi i tij i ngrohtë me pacientët dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me mjekët e njohur të kohës si Hasan Shehi dhe Ylvi Pustina, më të vjetër në moshë e më me emër në profesion, marrëdhënia e afërta e tepër e kujdesshme me mjekët e rinj të sapo ardhur nga shkollat si dhe aftësitë e tij drejtuese dhe organizative, tërhoqën vëmendjen e autoriteteve të shëndetësisë në kryeqytet, që propozuan dhe realizuan shpejt vlerësimin e dr. Aristidh Sopiqotit për shpërblimin nga Kuvendi Popullor me dekoratën “Për Shërbim të mirë të Popullit”.
Përveç kontributit profesional si mjek si rrallë kush, gjatë 41 vjetëve, Aristidh Sopiqoti, ishte dhe një njeri me botë të madhe shpirtërore, që e shprehte në punë, në kontaktet me kolegët dhe pacientët, ku ishte gjithnjë human e i papërtuar, për të ndihmuar në çdo kohë me qetësi, shaka e buzëqeshje. Edhe në shoqëri, midis nesh, ishte gjithnjë në humor, i afruar dhe i gatshëm për çfarëdolloj ndihme dhe pa me të voglin interes.
Dr. Aristidhi ka grua Dedin, financiere në profesion, grua e kulturuar dhe bashkëshorte e denjë për gjithë jetën dhe që u shqua për virtytet e saj të rralla me shërbimet e treguara edhe më shumë, në vitet e fundit të jetës së tij, kujdes që i largonte dhimbjet dhe lehtësonte vuajtjet. Të dy djemtë e çiftit Sopiqoti, Eduardi dhe Rudini janë djem të mbarë dhe që, për korrektësi e ndershmëri ndjekin shembullin e babait të vetë të nderuar.
Duke kujtuar shokun tim të dashur, do veçoja dy aspekte nga jeta e përbashkët, që dhe ato flasin për karakterin e tij human e gazmor: Takoj që aty nga vitet tetëdhjetë, për festimin e një ngjarjeje të veçantë, të ishim mbledhur ne, një grup shokësh fëmijërie, në familjen e Sopiqotëve në lagjen Varosh të qytetit të Vlorës, në një shtëpi tip Elbasançe, afër Kishës së Shën Todrit. Ishim shokët prej shumë vitesh, bashkëmoshatarët: dr. Engjëll Isaraj, kimisti Yzeir Nona, mësuesi Milto Shuka, gjeologu Sezai Hoxha. Bashkë me ne ishin dhe djemtë tanë Edi, Ani dhe Blendi edhe ata shokë në të njëjtën klasë. Ky fakt i tërhoqi vëmendjen Napolon Sopiqotit, më të moshuarit të shtëpisë. Ai, burrë i nderuar i familjes së Sopiqotëve dhe financier me emër në qytetin e Vlorës, më thërriti për t’i ndenjur pranë dhe më tha i gëzuar: Sa e çuditshme është jeta e njeriut. Ju shoh juve dhe më behet zemra mal. Shokë dhe miq baballarët tanë, shokë shkolle dhe pune unë me Enver Çipin, vëllain tuaj, shokë fëmijërie e shkolle ti me Aristidhin dhe po shokë të ngushtë djemtë tuaj, Edi dhe Ani. Kjo shoqëri e pandarë në shumë breza është traditë vlonjate dhe provë lidhjeje dhe besnikërie që nuk do shuhet kurrë.
Djemtë tanë, shokë klase të një shkolle për shumë kohë, për disa vjet mësonin anglisht jashtë shkolle me profesorin poliglot, fort të mirë e të përkushtuar, Nestor Nepravishta. Ata, si tekst bazë kishin 3 metodat klasike, shumë të përdorura nga të gjithë dashamirësit Anglofonë, thuajse klandestinë të asaj kohe. Për çdo përfundim metode, profesori i nderuar, për ti dhënë seriozitet ngjarjes, i merrte rregullisht në provim nxënësit e tij, me teza të përgatitura dhe me komision. Më kujtohet dr. Aristidhi prezent, kur ai i përjetonte si të ish vet nxënës emocionet e provimit të djemve tanë dhe i gëzuar e “rroftë sebepi” në përfundim shtronte dreka e darka. Ai, shpejt futej në botën e tij të gëzueshme dhe shpërthente në këngë e valle, si dhe tregonte në ambientin e improvizuar festiv, barsoleta tërheqëse dhe shaka me kripë.
Tani im bir, Ani, ka shkuar larg dhe ushtron detyrën e mjekut human në Çikagon e Amerikës, po shoqëria dhe lidhjet me Edin, djalin e madh të dr.Aristidh Sopiqotit, janë të pandara. Kudo ku ka lëvizur Edi, deri emigrant në Greqi, apo së fundi, biznesmen në Picerinë “Aulona” te “UJI i Ftohtë” i Vlorës, jo vetëm nuk ka shterur miqësia, po ata lidhen thuajse për ditë, duke ndërruar përvoja, përjetuar ngjarje dhe duke përcjellë shaka e batuta të përditshme, nëpërmjet bisedave kompjuterike me internet në “Messenger” e “skajp”. Kështu im birr, emigrant në “fund të botës” e ndjen veten si të jetë çdo ditë në Vlorë, ndërsa Edi, qëndron në shoqëri të vazhdueshme me Anin dhe në njohje të plotë për çdo ngjarje, deri në ecurinë e përditshme, në kontakt reciprok edhe me gratë e fëmijët e njeri tjetrit.
Duke i mbyllur këto kujtime, si një qytetar i zakonshëm vlonjat, jam i bindur se nuk arrita lartësinë e duhur, por bashkëqytetarët në të ardhmen do më plotësojnë për të kompletuar si e meriton emri dhe veprimtaria e Dr, Aristidh Sopiqotit. Ndërkohë jam i qetë se kreva një detyrë që më mundonte prej kohësh dhe diçka shkrova për këtë shokë të dashur dhe mjek të shquar të gjerdanit të artë të mjekëve të qytetit të Vlorës.
Vlorë,30.09.2011
.
Komentet
Posto një koment