NJE UDHETIM NE BREGDET (Reportazh i nxjerrë nga Ditari) Në muajin prill të vitit 1971, me trupën mësimore të "Teknikumit Ekonomik", të qytetit të Vlorës, ku une isha mesues i statistikes, bashkë me Hanëmen, gruan, me mësuesit Viktor Rapi, Ilia Guma, Agathokli Adhami, Bajram Hajrullai, Abedin Elmazi, Lili Dodi, Petrit Osmani, Vasil Zani dhe gratë e tyre, me një mikrobus, organizuam një vizitë turistike për në qytetin antik të Butrintit. Pushimin e parë e bëmë në pishat e Llogorait, në lartësinë njëmijë metro, mbi nivelin e detit. Qëndruam në një bar-restorant midis pishave, pimë nga ujët e ftohtë të burimit dhe hëngrëm me shije mëngjesin e parapërgatitur. Pamja para nesh, kur mijëra metro larg, dukej deti i pa fund, ishte mahnitëse. Dallgët përplaseshin, në ndjekje të njëra tjetrës dhe shkumëzimet e tyre të dukeshin si qindra anije te vogla, që garonin me shpejtësi. Dhe mëndja më shkoi në lashtësi: A thua se, përsëri, pas mijëra vjetësh, Cezari