PËRSHKRIME UDHËTIMESH

       

 NJE UDHETIM NE BREGDET
  (Reportazh i nxjerrë nga Ditari)

Në muajin prill të vitit 1971, me trupën mësimore të "Teknikumit Ekonomik", të qytetit të Vlorës, ku une isha mesues i  statistikes, bashkë me Hanëmen, gruan, me mësuesit Viktor Rapi, Ilia Guma, Agathokli Adhami, Bajram Hajrullai, Abedin Elmazi, Lili Dodi, Petrit Osmani, Vasil Zani dhe gratë e tyre, me një mikrobus, organizuam një vizitë turistike për në  qytetin antik të Butrintit.

  Pushimin e parë e bëmë në pishat e Llogorait, në lartësinë njëmijë metro, mbi nivelin e detit. Qëndruam në një bar-restorant midis pishave, pimë nga ujët e ftohtë të burimit dhe hëngrëm me shije mëngjesin e parapërgatitur. Pamja para
nesh, kur mijëra metro larg, dukej deti i pa fund, ishte mahnitëse. Dallgët përplaseshin, në ndjekje të njëra tjetrës dhe shkumëzimet e tyre të dukeshin si qindra anije te vogla, që garonin me shpejtësi. Dhe mëndja më shkoi në lashtësi:
A thua se, përsëri, pas mijëra vjetësh, Cezari i famshëm romak, po e çonte flotën e tij të madhe të imbarkuar, te lugina poshtë, që mban ende emrin e perandorit legjendar, për të zbarkuar aty e për t'u ndeshur, keqas, me rivalin e tij të vjetër, rebel, Pompeun? Po pse kështu? Për një kasaphanë të tillë njerëzore senatorëve romakë nuk u mjaftonte vendi i tyre, gjithë ai gadishull i madh Apenin? E, moj Shqipëria ime e vogël, gjithnjë e pa zot, arenë ndeshjesh e pushtimesh!     
Rruga gjarpërore e ngushtë, e asfaltuar dhe e mbajtur mirë, po me kthesa shumë të rrezikshme. Në lindje vargmalet e pafundme të Çikës, të mbushura me gjelbërim dhe që zbardhonin nga bagëtitë e imta, të shpërndara gjithandej në kullotat malore dhe që formonin, me ato këmborët dhe zilet e tyre, një simfoni madhështore. Edhe barinjtë, me ato krabat e gjata, ishin të veshur në të bardha.
Thellë dëgjohet ndonjë melodi baritore me fyell, shoqëruar nga këngët e bilbilave, kanarinave, kryeartëzave dhe zogjve të tjerë të shumtë gjithëngjyrësh. Më tej shtëpi të grumbulluara, në fshatra kala, me ledhe e mure midis ullinjve e agrumeve: Palasa, Dhërmiu Vunoi me Iliasin, Himara, Kullsi,
Piluri dhe Qeparoi. Njeri me i bukur se tjetri, të përjetuar në këngët e bukura himarjote: kush është lule vilajetit, Himara në mes të detit, shtatë fshatra që janë…

             Drekën e hëngrëm në Kampin e Pushimit të Punëtorëve Dhërmi, duke devijuar nga rruga kryesore për rreth dy kilometra, në mes të ullinjve shekullorë dhe plantacioneve me portokalle e qitro. Atje edhe fjetëm, në dhomat e Kampit, që gjatë dimrit shfrytëzoheshin edhe për hotel, duke e ndier aq afër erën e detit dhe gjëmimin nanuritës e gjumëdhënës të dallgëve të tij.
Ditën e nesërme, sa kaluam Spilenë, lagjen bregdetare të qytetit të Himarës, morrëm në të djathtë, buzë detit Jon, në një rrugë të ndaluar, si zonë ushtarake, por ku u lejuam, ngaqë kishim marrë autorizim qysh në Vlorë, nga organet përkatëse kufitare. Sa e pamë detin, të fshehur nga kodrat me ullinj e valanidh, u befasuam nga panorama mahnitëse e mrekullueshme, e pa parë në asnjë vend tjetër: Gjiri i vogël i bukur i Porto Palermos, Kalaja mesjetare e Ali Pashë Tepelenës dhe Kisha e Vasiliqise
Nuk mund të përshkruhet në letër një bukuri natyrore kaq e rrallë: Ai det aq i kthjellët, që përqafon nga të gjitha anët ishullin e vogël shkëmbor, shpella e madhe e thelluar me aq mund, ku strehohen njëherazi disa anije, kalaja mesjetare dhe kisha, nga ana tjetër, kodrat e gjelbëruara me ullinj, valanidh e shqope dhe më tej. malet e lart me kësulë bore. Vetë bukuria e natyrës të bën poet. Atje është zanafilla e vargjeve, që më lindën: 
Ne Palermo, poshtë, kur zbret
te Kish' e Vasiliqisë:
valanidh, shqope dhe det,
vendqëndrim i Perëndisë.
Atëherë menduam, pa guxuar ta themi: Sa keq që kjo perlë e rivierës shqiptare, padyshim më e bukura në vend dhe ndofta nga më të bukurat në botë, nuk kënaq kërkesat e turistëve të mbarë botës, por përdoret si bazë ushtarake për raketa e nëndetëse, të destinuara për të vrarë njerëz? Pse kështu, "të bukurën e dheut" e kishin rrethuar me tela me gjemba, e kishin ç'tjetërsuar e izoluar?
Si e lamë në krahun e majtë fshatin Qeparo, të vendosur në mal, kodër dhe fushë, qëndruam në Borsh, në një tjetër bukuri të rrallë të rivierës shqiptare. Ujëra të shumtë, ardhur nga mali, aty, ndenë kollonatat e një lokali tregtie,përplaseshin me njeri tjetrin dhe me muret e një rezervuari dhe shpërndaheshin në qindra stërkale, që, po t'u afroheshe, të jepnin një freski, sikur të depërtonin lehtësisht në trup, të futeshin në mushkëri, në gjak e të shtonin jetën.

Pastaj, ujërat vareshin fushës së mbjellë me agrume dhe sikur, shuheshin të derdhura të qeta, në detin e pa fund.
O, se ç'kënd i qetë ndenje e pushimi, i mrekullueshëm, i paparë, mund të bëhej atje poshtë: plazh nën agrume, pikturë natyrore me përzierje ngjyrash: e kaltërta e detit, grija e rërës së detit, e gjelbërta e fletëve të agrumeve dhe ullinjve, e verdha e kokrrave të pjekura të protokalleve, limonëve dhe qitrove, e zeza e kokrrave të ullinjve të pjekur.
Por, jo! Edhe kjo bukuri ishte "zonë e ndalueme" ushtarake, kufitare. Atje kishin vendosur një kamp përqendrimi të burgosurish ordinerë, që vuanin dënimin dhe bënin punë të detyruar në agrumishtet.  Po, pse nuk mund të gjendej një vend tjetër për kamp pune e përqendrimi? Ata, që thyenin normat e moralit aktual të shoqërisë, në se i kishin thyer vërtetë, pse duhet të izoloheshin e të ruheshin këtu, pse duhet pikërisht ata ta gëzonin këtë bukuri të rrallë? Nga ana tjetër, si mund të shijohej kjo mrekulli e natyrës dhe të merrje kënaqësi shpirtërore, në shoqërinë e meshkujve të dënuar, të lidhur me pranga dhe që hanë vetëm çorbë kazani?
Megjithatë, kam dëgjuar nga protagonisti kryesor i ndodhisë së më poshtme, vite më vonë, se dhe të burgosurit inspiroheshin nga ky mjedis i perëndishëm. Ata, hera herës, i harronin dhe u dukej se çliroheshin nga vuajtjet dhe prangat. Aty përpiqej të mbijetonte dhe një dervish i dënuar, i miri Bajram Çerçizi, me origjinë nga fshati Brataj i Vlorës, ish shoferi i Ahmet Myftar Dedejt, Kryegjyshit Botëror të Bekatshijve. Pikërisht ky, Barjam Çerçizi ishte një burrë shumë interesant, trupëmadh e i mençur, i dënuar për shkak të mbrojtjes së vendosur të pronës së Teqesë së tij. Krimi i tij ishte se, në territorin e Teqesë së vetë, kishte kapur dhe rrahur një vjedhës. Pra ky soj burri, që peshonte mbi 120 kile, veç të tjerave, këndonte shumë bukur. Dervish Barjami shpesh herë, aty në kamp, i printe kolonës së të burgosurve. Të burgosurit, në njësh kolonë, dilnin nga fjetoret për në punë, duke kënduar, këngën melodioze të kolonës zanore të filmit "Stjenka Razini". Në fillim këndonte solo, me atë zërin e bukur bas, dervish Bajrami, veshur me dollomanë e gjelbër të uniformës fetare bektashiane. Ai besnik i sektit të vetë, për të cilin ish sakrifikuar, nuk pranonte ta hiqte uniformën, megjithëse e pengonte, se i zgjatej deri të fundi këmbëve. Më pas, për shumë kohë, ushtonte i kombinuar kori i improvizuar, disa zërash, i të burgosurve të tjerë, për deri sa mbërrinin te fronti i punës së detyruar.
Rruga e asfaltuar, e ngushtë dhe me shumë kthesa, thuajse, nuk i ndahet bregut të detit dhe ne, me Hanëmen, patëm fatin të shihnim fshatrat e tjerë piktoresk të rivierës si: Shënvasinë, majtas, lart në kodër fshatin Sasaj; më tej Lukovën deri sa arritëm te Qafa e Gjashtës, ku na u çfaq pamja mahnitëse e qytetit të vogël të Sarandës; me tej deti Jon dhe në thellësi ishujt e bukur grek, me Korfuzin e famshëm, si kryeishull.
Atë natë ne fjetëm në Hotelin Turistik të Sarandës, që shquhej, në shkallë vendi, për gatimin dhe pritjen e mirë. Me Hanëmen e dashur rikujtuam "muajin e mjaltit", dhe na u duk vetja si në atë kohë, kur në këtë hotel, bujtëm disa netë.

Të nesërmen u nisem, si grup, për në qytetin e lashtë historik të Butrintit. Kaluam lumin e vogël të Kalasës, nëpërmjet një trapi me argano. Një pllakë e vogël ku shkruhej BUTHROS na bëri të mendonim se po hynim në qytetin antik, ish pronë kalimtare e Romakëve, Grekëve dhe Ilirëve, i dëgjuar për gërmimet dhe për zbulimet interesante të amfiteatrit të madh dhe të kollonatave, statujave dhe prerjeve të shumta monetare. Unë me Hanëmen vizituam Muzeun, ku nuk rruheshin më zbulimet e famshme, që kishim dëgjuar, nga që ato ishin grabitur dhe shpërndarë nëpër botë, por pamë disa shtatore të dëmtuara, kokën e famshme të Deas së bukur, ndofta kopje dhe mozaikë, basoreliev e shtylla prej mermeri të latuar. Të dy u ulëm në shkallët e amfiteatrit të lashtë, ku bëmë dhe disa fotografi, duke menduar se sa mirë do ishte që ky amfiteatër i madh e i bukur antik të rehabilitohej, të gjallërohej e të përdorej për festivale kombëtare, e pse jo, botërore teatrore.
Kur ia shfaqa mendimin, ashtu me zë të ulët, Hanëmja, që studionte për gjuhë letërsi më tha:
         -Këtë po mendoja dhe unë, por ne jemi thjeshtë endrimëtarë romantikë.
         -"Ti, nuk të qasin në fshat e vete më kërkon vajzën e priftit për grua!? "
         -Ule zërin se, po të dëgjuan, rrezik të na mbysin në ato ujërat e pista, nën këmbët tona, për t'u bërë pre gjërpinjësh.
Po atë ditë, pa u ndalur gjatë në vend tjetër, u kthyem në Vlorë.
    




       UDHËTIMI I PARË JASHTË KUFIRIT
                                                                  Në Maqedoni

            Më në fundu krijua një rast për ta kaluar legalisht Kufirin  Shtetëror: Më 12 dhe 13 Dhjetor 1992, në Shkup të Maqedonisë fqinje, do të mbahej një Seminar Ballkanik me ekonomistë dhe veprimtarë të shoqatave dhe organizatave  ekonomike private. Ne, në qytetin e Vlorës sapo e kishim krijuar "Shoqatën e Biznesmenëve Privatë", ku unë isha zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues, në shkallë vendi, dhe, njëkohësisht, Sekretar i Degës së Vlorës. Unë kisha disa muaj që isha shkëputur nga puna shtetërore dhe me 10 vlonjatë, nën kryesinë e "të përndjekurit politik", burrit të mirë Shefqet Levendi, kishim bashkuar ca kapitale modeste dhe kishim krijuar një aktivitet të vogël tregtar, me emrin e madh "Shoqëria Aksionare Vlora". Si të deleguar  të qytetit të Vlorës, së bashku me Shefqet Levendin, Ugur Mustafarajn, Kudret Sharrën, Vilson Sinën, Selaudin Xhyherin, Thanas Denekon dhe Agim Tragën, në datën 11 Dhjetor 1992, nisemi drejtë Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë. Ishim vendosur në dy autovetura: një Benc Mercedes, pronë e Agim Tragës dhe një Reno 9, pronë e Vilson Sinës.    
            Kufirin shtetëror e kaluam në pikën doganore të Qafëthanës. Nuk kishte nevojë për Vizë Ambasade. Ajo na u dha, lehtësisht, në Kufi, pasi paguam vetëm nga 17 $ për person dhe 80 $ siguracion mujor, për çdo autoveturë. Ishim nisur herët, që me natë nga Vlora, por kufirin e kaluam në mbrëmje. Ishim vonuar rrugës, për të eliminuar një defekt në sistemin e frenimit, por dhe në Doganë u sorollatëm gjatë, për formalitetet, sepse kishte shumë trafik dhe futeshim në një radhë me kamionët e mallrave dhe autobusët e shumtë me pasagjerë. Kjo ishte bezdia më e madhe dhe e vetmja e udhëtimit.
            Qysh në zbritje nga lartësia e Qafëthanës, tej kufirit tonë, në fshatrat e Strugës, të banuara, më së shumti me shqiptarë, dukej menjëherë ndryshimi: Rrugë të asfaltuara e të mirëmbajtura e shtëpi të ndërtuara e të lyera bukur dhe të vendosura me kriter, ndriçim i bollshëm dhe gjelbërim i kultivuar.
            Kaluam qytetin e vogël dhe të bukur të Strugës, vendosur buzë liqenit të Ohrit, me ato shtëpitë e ulëta, të pastra e me oborre të gjelbëruar dhe me rrugë të asfaltuara  e të ndriçuara, u futëm midis qytetit të Kërçovës dhe ndalëm e bujtëm në qytetin e Gostivarit, qendra këto të banuara, gjithashtu,
më së shumti, nga shqiptarë.
            U drejtuam në "Kafe, Bar, Restaurant "AZRA", të grishur nga tabela e shkruar shqip. Pronari ishte shqiptari E.Shukri. Sa hymë dhe sa ndenjëm në lokalin e vogël komod, dëgjuam veç këngë e muzikë shqiptare. Edhe personeli, të gjithë ishin shqiptarë dhe flisnin vetëm shqip. Aty takuam gruan e pronarit Eminen dhe kamarjeren durrsake Dhurata. Sa hynin dhe dilnin nga lokali vetëm shqip flisnin dhe përshëndeteshin. Në muret dhe mjediset e lokalit shihje piktura me pejsazhe nga Shqipëria dhe një flamur shqiptar. Në sfondin më dominues ishte e varur fotografia me marshallin Tito, më këmbë. Në bisedat që bënin, personel dhe klientë vendës, shfaqnin dashuri për shqiptarizmin dhe flamurin e kombit dhe simpati të veçantë për shqiptarët e tokës amë. E adhuronin Titon, që iu dha, pa u kursyer, shumë të drejta dhe liri. Dukej, ashiqare, urrejtja e grumbulluar e shqiptare për maqedonasit, sllavo-bullgarë, që kishin zënë postet shtetërore kyçe, si nëpunës, oficerë në polici e ushtri, qoftë dhe policë të thjeshtë.
Mësuam se edhe maqedonasit, sllavo-bullgarë, nuk i kishin qejf shqiptarët e pasuruar, kryesisht nga puna dhe kurbeti, por edhe nga që ishin të besimit islam dhe që, gjithnjë, aludonin për tokën amë dhe Shqipërinë e Madhe.
            Shqiptarët e asaj treve e flisnin gjuhën shqipe në një dialekt, paksa të veçantë, por shumë më afër toskërishtes dhe ndryshe nga kosovarët, që në timbër janë më të ashpër dhe në dialekt, më afër gegërishtes. Unë, kisha pasur përshtypjen se shqiptarët, që banonin në veri e veri lindje, jashtë kufirit të sotme, kishin të njëjtën të folme dhe unë i konsideroja, të gjithë, kosovarë. Jam çuditur se ata, jo vetëm që nuk ishin kosovarë, por, për ta kishin, njëfarë rezerve. Kështu p.sh, në disa qytete shqiptare të Maqedonisë për kosovarët flitej keq për cilësitë e tyre të dyshimta morale, shoqërore e familjare. Ata i kishin këto pozita të lëkundura dhe nuk duhet t'u zije shumë besë, mbasi janë pa karakter të fort dhe të dhënë, qorrazi, pas parasë. Këto unë nuk i besova.
            Shqiptarët e Maqedonisë, nga ndjesitë e mara në bisedat e shumta me ta, tregonin mall e dashuri të madhe për shqiptaret dhe shqiptarizmin. Adhuronin të njëjtët rilindas dhe festat tona kombëtare, veçanërisht atë të flamurit të përbashkët, me sfond të kuq dhe shqiponjën me dy krenarAta e shikonin me shumë simpati "vendin amë" dhe gëzoheshin për çdo arritje e ndryshim, drejt demokracisë dhe përparimit. Ata mendonin dhe përgjëroheshin për bregdetin shqiptar dhe për bukurinë e pafundësinë e detit. Kishin mësuar shpejt e mirë konceptet e tregtisë së lirë, se kishin rrahur prej shumë vitesh kurbetin dhe ëndërronin e shpresonin të vinin në Durrës dhe Vlorë, për tregti dhe turizëm.
Një tjetër përshtypje më bëri vizioni i gjerë politik, që prirej, jo nga tendenca ekstreme e të kundërta, por në favor e në dobi të kombit. Kështu edhe politikën zbutëse, pluraliste të Ramiz Alisë, që megjithëse ishte ish udhëheqës komunist, po ishte rizgjedhur president i vendit, e konsideronin pozitive.
Atëherë, aty, për Ramiz Alinë kishte dal një libër, ku trajtohej problemi: "Diktatori i fundit, apo demokrati i parë?"
            Atë natë, në pamundësi për të vijuar më tej, se shkoi shumë vonë, fjetëm në Kërçovë. Ishte një hotel shtetëror, që administrohej nga maqedonas, si shumica e lokaleve shtetërore. Hoteli ishte komod dhe me ngrohje dhe mëngjesin të paguar, me çmim 22 mijë dinar (20 marka, rreth 10 dollarë amerikanë)
            Të nesërmen, pasi anash kaluam qytetin e Tetovës, padyshim qendrën më të madhe të grumbullimit të shqiptare, rreth 40 kilometra më tej, mbërijtëm në Shkup. Qyteti ishte i madh, me rrethnjë milion banorë, midis të cilëve shumë shqiptarë. Kishte pamjen e një qyteti të ringritur, ku spikaste qendra me shtëpi shumë katshe, me rrugë të gjera, të pastra dhe me semaforë të shumtë, në çdo urë e kryqëzim, si dhe me qendrën e vjetër antike me kalldrëm, Pazari i Vjetër, Kisha e Xhami. Vizituam "Bit Pazarin", një qendër e madhe tregtie, zhurme e rrëmuje, me shumë kioska e tezga, ku me britma zëlarta, më së shumti shqip, reklamoheshin mallra nga më të ndryshmet, të vjetra e të reja, që shiteshin me çmime me shumicë dhe me pakicë, apo lidheshin kontrata shitblerje.  Shkupi, si kryeqyteti i vendit, nuk ishte vetëm një qendër e madhe administrative, politike, universitare, kulturore e artistike por edhe nyje e rëndësishme hekurudhore, ajrore e tregtare. Shkupi për ne dukej model i rregullit,pastërtisë, ndriçimit. Veç godinave shumëkatëshe, banesat e tjera ishin, gjithashtu, të rregullta e të ndërtuara me kritere urbanistike, të pastra e të lyera rishtazi, shumë prej tyre, në periferi, tip vilash të rrethuara me mure dhe me baçe të gjelbëruara. Rrugët ishin kudo të pastra e të asfaltuar dhe dyqanet, të mbushura me gjithfarë mallrash, me reklama dritash e manekinësh e zbukurime luksoze, të mbushura me njerëz që dilnin prej tyre me duart plotë.
Edhe pjesa antike e qytetit, e mbetur nga mesjeta, restauruar për bukuri, me rrugët dhe rrugicat me kalldrëm të rregullt, ku ishte Kisha e Madhe dhe Kalaja e vjetër, gumëzhinte nga zërat e tregtare me tezga dhe mallrat e vendosura e të varura deri jashtë dyqaneve. Po aty, ne pamë të lëviznin fshehurazi, për t'ju shmangur policëve, kambistët e shumtë, që preferonin markat gjermane, në këmbim të dinarëve të tyre të zhvlerësuar. Në disa nga shitoret, veçanërisht në serviset e automjeteve, por edhe në treg ne pamë shumë evgjitë, me ngjyrë të errët, që, çuditërisht, flisnin shqip. Edhe diçka tjetër: shumë nga shqiptarët veç shqipes dhe maqedonishtes dinin edhe turqisht. Hajde ta shpjegoje këtë popull shqiptaro-maqedonas, mbetje e natyrshme e përzierjeve të popujve ndër shekuj, rezultat i invazioneve dhe dyndjeve të vazhdueshme të grekëve, romakëve, bizantinëve, sllavo-bullgarëve, vllehve, barbarëve, arabëve dhe osmanllive!
Sidoqoftë kudo vumë re rregull, polici të fuqishme, respekt dhe mirëkuptim të plot. Të gjithë qytetarë të veshur bukur dhe kudo gjelbërim e pastërti.

O, Zot! Po ne, shqiptarët e tokës amë (siç thonë këta), kush na mallkoi? Ti, o Zot, nuk na ke mallkuar se na dhe, me bollëk: det e ujë, male dhe fusha të begata dhe atë nën tokë aqe të pasur. Pikërisht këto, ish Maqedonia, nuk i ka. Bile ajo është "ish". As emrin e vetë tradicional, nuk guxon ta ketë.  Le të
shpresojmë!!!






               NË GREQINË E LASHTË
                                                      Reportazh i vonuar

Me tregtarët simpatik grekë, që ishin nga qyteti Trikalla i Thesalisë, zotrinjtë Kosta Dhimos dhe Dimitri Dinapojas dhe dropullitin babaxhan Dhimokrat Makri, ne formuam, qysh në vitin 1992, një ndërmarrje të përbashkët tregtare Greko-Shqiptare, ku unë u punësova si administrator. Kryesisht, me nismën e Kostës, pasi u muarr pëlqimi i Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Trikallës, që ishte mik i tij, nëpërmjet meje, iu propozua Kryetarit të Bashkisë së Qytetit të Vlorës, zotit Elham Sharra, për të dërguar një delegacion të nivelit të lart, për të vizituar qytetin grek të Trikallës dhe për të bërë hapa konkrete në vëllazërimin e dy qyteteve. Pasi u shkëmbyen protokollet bashkiake, u pranua ftesa dhe u përcaktua që në delegacionin e Bashkisë së Vlorës të përfshihej Kryetari dhe zëvendës kryetari i Bashkisë, si dhe unë, në pozicionin e ndërmjetësit, si Këshilltar Ekonomik i Bashkisë së qytetit të Vlorës, shoqëruar
nga Dhimokrat Makri, në detyrën e përkthyesit.
 Morrëm me lehtësi vizat, nga Ambasada Greke në Tiranë dhe u nisëm nga Vlora me një autoveturë Ford: Z. Elam Sharra, Hajri Xhemali, unë dhe Dhimokrat Makri, duke pasur shofer vlonjatin Bernard Xhindi. Ishte data 26 Maj e vitit 1993.

Në kufi, agjenti, veç vizës kufitare greke, më vendosi një stampë me njolla të zeza, mbi vizën Maqedonase në formë pulle, që unë e kisha të ngjitur në një faqe të Pasaportës. Siç e përktheu Dhimokrati stampa lexohej: "E pa përshtatshme me Greqinë." Në kontrollin e dytë që na bëri Posta Ushtarake Greke, pak metro larg  Doganës, e mbajti pasaportën time, diskutoi gjatë rreth sajë dhe ma dha, pasi u konsultuan me një civil. Grekët e kishin të pa pranueshme emërtimin Maqedoni, për fqinjët jugor, me pretendimin që Maqedonia i takon Greqisë. Kjo i shqetësonte deri doganierët dhe ushtarët grekë. Dhe ne, vemi e mërzitemi për qëndrimin e tyre ndaj nesh. Ata, me të gjitha problemet dogmatike nacionale, kështu sillen. Duket janë të sëmurë me diagnozën "manjako-helenizëm" Harrojnë që perënditë e lashta greke, janë me origjinë të përbashkët pellazgjike dhe se madhështia e lashtësisë, s'është vetëm e tyrja. E kapërceva shqetësimin, duke më ardhur keq për këta të sëmurë, fatkeqësisht, me diagnozë të pa shërueshme.
Vetëm një orë rrugë, midis terrenit të gjelbëruar dhe para na del Janina, kryeqendra e Epirit, bashkuar me Greqinë në vitin 1913, me liqenin e sajë të famshëm, arenë ndeshjesh, peripecish dhe aventurash, që na kujton Ali Pash Tepelenën dhe bijtë e tij, Frosinën dhe legjendat për të, bilbilejtë, të shtatë puset dhe deri gjyshin tim, Bektashin, të plagosur këtu, në luftë me grekët dhe të dekoruar, për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
Kaluam nëpërmjet qytetit në drejtimin veri lindor. Në të dy anët e rrugës, tepër malore, po të asfaltuar cilësisht, të bije në sy gjelbërimi natyror me shkurre e pyje, me qendra të shpeshta të banuara, me ndërtesa dykatëshe, dyqane të mbushura plot dhe pika pushimi e distributorë karburanti. Në lartësinë 1700 metro na tërheq vëmendjen Meçova, që popullohej nga çobanë të pasur. Siç mësuam pakicat vllahe, këtu në Greqi, jo vetëm që nuk përbuzen, por preferohen. Po kjo, si të shpjegohet? Dihet se vllehtë në Ballkan, historikisht, kanë ardhur nëpërmjet Italisë nga Rumania, ndërsa shqiptarët janë autoktonë dhe pellazgë, ashtu si grekët. Shpjegimi gjendet me fanatizmin ortodoks grek. Ata i pranuan vllehtë, nëpërmjet përqafimit të fesë së përbashkët.
Duke zbritur lartësitë shohim Kallabakën, qendër e rëndësishme peshkopate. Në lartësitë e maleve të Atosit, në veri, shihen katër Manastiret e Famshme të murgjve ortodoks, si të varur në shkëmbejë e thepisur, me Kryemanastirin Megalo Meteora... Më poshtë shohim qytezën e Pilit (URA), vendkalim prehistorik për Epirin, Artën dhe gjithë Thesalinë. Kishim hyrë, kështu, në Prefekturën e Trikallës, me kryeqendër qytetin që mban, po këtë emër, qytet i vogël dhe i bukur, me rreth 70 mijë banorë dhe që ndahet në mes nga një lum i vogël.
Në mbasditen e datës 26 Maj 2003, ora 17.00 ne u paraqitëm te Zyra e z. Kosta Dhimas, që na priste, me personelin e vet. Ai, pasi na qerasi me pasta dhe  pije freskuese, që i nxorri nga  frigoriferi i vendosur në një nga zyrat e tij, na paraqiti programin dhe na shoqëroi në Hotelin turistik  me 93 vende, me emrin "Dina", në qendër të qytetit. U lamë, pushuam pak për t'u shlodhur, për të
përballuar, qysh atë dite nje program te ngjeshur.
Takimi i parë me përfaqësuesit e Bashkisë së Trikallës u bë në Restaurantin pronë e Bashkisë, në pjesën antike të qytetit, në një zonë kodrinore. Nga pala greke morrën pjesë Kryetari i Bashkisë dhe tre zëvendës kryetarë, njeri prej të cilëve, siç na u prezantua, ishte me origjinë prindërore korçare. Takimi dukej mjaft i ngrohtë, qysh në fillim, dhe ne u befasuam, kur disa herë, jo vetëm nënkryetari me rrënjë Korçe, por edhe Kosta Dhimos, që skish qenë veçse disa herë në Vlorë, gjatë bisedës, përsëritnin shpesh se ishin allvanos.
            Siç morrëm vesh më von, njëfarë dashamirësie ndaj shqiptare ishte karakteristikë dhe  veçori e kësaj treve. Ata, jo vetëm që nuk përçmoheshin dhe urreheshin, por edhe pranoheshin si të barabartë në shoqëri e në tavolinë, bile edhe zgjidheshin në forumet udhëheqëse vendore. Biseda kishte karakter njohës.
Grekët u kënaqën kur mësuan se kishin të bënin me këshilltarë shqiptarë të zgjedhur direkt nga populli dhe jo me nëpunsa të thjeshtë, të emëruar nga shteti.

          Kryetari i Bashkisë së Trikallës, dhimarkua, siç quhej, ishte Kostandin Papastergjiu, rreth 60 vjeç, i rizgjedhur, me votë të lirë nga populli, në 6 legjislatura. Ai, me profesion ishte inxhinier ndërtimi dhe, në të njëjtën kohë, drejtonte vetë një biznes privat, që merrej me ndërtim banesash, shitje dhe dhënie me qira. Kostandini u çudit kur mësoi se në Shqipi posti i Kryetarit të Bashkisë e përjashtonte të drejtën e angazhimit, njëkohësisht me drejtim biznesi privat. Ai tha se në legjislaturat e ardhme asnjë biznesmen nuk do pranojë të vendos kandidaturën për t'u zgjedhur dhimarko. Po qe se unë do ta lija biznesin do ngelesha fukara dhe do meritoja mallkimin e fëmijëve të mi.
            Dhimarkua i Trikallës, siç dëgjuam nga të gjithë, por dhe siç konstatuam vet, ishte një grek i vërtetë, i zgjuar dhe shumë energjik: I pranishëm kudo dhe në çdo gjë që kishte lidhje me disiplinën urbane, me pastrim gjelbërimin e rrugëve dhe mjediseve  publike, të furnizimit me ujë, për ndriçim
dhe ngrohje, të mirëmbajtjes së rrugëve dhe kanalizimeve, të varrimit, transportit dhe higjienizimit e deri të artit, kulturës dhe edukimit, të shkencës dhe rinisë. Të gjithë e njihnin dhimarkon e tyre dhe e përshëndesnin me përzemërsi, dashuri e mirënjohje. Ai gjithnjë kërkues, skurpuloz, që qortonte e tërhiqte vërejtje, kritikonte e këshillonte edhe për gjëra të vogla e të
rëndomta, si për ndonjë fletë pemë në rrugë, për një degë të varur e të pa krasitur para një dyqani, apo një karike të vënë në trotuar, atje ku s'duhej, e që shkelte kufirin e lejuar e të paguar, apo për një detyrë të lënë më parë, po të pa zbatuar. Megjithëse ne shikonim kudo pastërti e përsosmëri ai mendonte se diçka duhej bërë akoma se "të tjerët, në Evropë, po na lënë pas". Në këtë takim foli dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, z. Elham Sharra, që  te ata la përshtypje, veçanërisht kur u shpjegoi origjinën e tij, si tregtar i deklasuar dhe i shpronësuar me dhunë si dhe i persekutuar familjarisht, me pesë viktima të burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist. Takimi zgjati, pa u kuptuar, mbi 5 orë. Darka ishte shumë e pasur me pije dhe ushqim të bollshëm e cilësor, ku dominonin prodhimet e mishit shumllojësh, sallatat dhe vera. Grekët, burra e gra, hanin e pinin si të babëzitur.

            Të nesërmen, datë 27 Maj, shkuam të katërt, si delegacion, shoqëruar nga greku Kosta Dhimos, në Bashkinë e qytetit të Trikallës. Na priti te porta e Bashkisë një nga nënkryetarët, shoqëruar me dy policë bashkiak, të veshur me uniformë, na përcollën për te zyra e Dhimarkos, në katin e dytë, ku, personalisht, na priti, na takoi me përzemërsi dhe na tregoi vendet për t'u ulur z. Kostandin Papasergjiu. U ndodhëm në një zyrë tejet të madhe, të mobiluar me shije: Në krye tavolina e punës e Kryetarit, anash, në dy faqe muri- etazherë të mbushur me libra e dosje dhe më poshtë, një kënd i posaçëm pritjeje me tavolinë të stërmadhe, për pritje e punë në grup. Pikërisht këtu u ulëm ne dhe përkundrejt zunë vendet katër nënkryetarët me dhimarkon grek në krye. U këmbyen përshëndetje dhe falënderime. Kryetari grek ishte enthusiast. Pasi  foli për buxhetin bashkiak shumë të pasur, me të ardhura që gjithnjë tepronin, se ishin më të mëdha nga shpenzimet, ai , premtoi me bujari për ndihma të mëdha, për lidhje afariste e këmbime tregtare, në kuadër të një binjakëzime eventual, midis dy qyteteve tona. Pas kësaj dhimarkua i Trikallës, që ishte, njëkohësisht, anëtari i këshillit të pushtetit lokal në komisionin përkatës ndërevropian në Strasburg, si dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak Panelenik në Athinë, autor librash të posaçme për funksionimin e pushtetit vendor, pra, ky burrë i mençur dhe dashamirës, që për aq pak kohë, na kishte bërë për vete, nisi të japi shpjegime për funksionimin e Bashkisë dhe për detyrat e tij, në formë përvoje:
            - Ai që lyp një shesh ndërtimi nga Bashkia, bën më parë një studim
të plotë pjesor, për zonën e ndërtimit, në përshtatje me kushtet urbanistike të
studiuara nga ne dhe të paracaktuara.  Kërkuesi paraqet treguesit e studiuar nga
ana konstruktive, arkitektonike, ekonomike dhe tekniko-teknologjike. Këto
shqyrtohen dhe miratohen nga Zyra Urbanistike e Bashkisë.
            -Sektori Ekonomik i Bashkisë administron pronën dhe buxhetin e Bashkisë, të miratuar nga Këshilli Bashkiak. Ndryshimet e mundshme, në kufijtë financiar të aprovuar, i nënshtrohen gjykimit dhe mund të ndryshohen në proces, vetëm nga Këshilli Bashkiak.
            -Taksat lokale për ndriçim e pastrim caktohen për çdo metërkatrore sipërfaqe disponibile të secilit subjekt. Arkëtimet e tyre bëhen nga Ndërmarrja Komunale Elektrike, që na i derdh, në llogarinë tonë, çdo muaj.
            -Të ardhurat e Buxhetit lokal vijnë: 20% nga pjesa e të ardhurave të centralizuara, 50% nga të ardhurat e transportit si dhe nga taksat lokale, që lidhen kryesisht me taksen e pasurisë së truallit dhe të vleftës së mjeteve kryesore.
            Pas takimit, shoqëruar personalisht nga Dhimarkua, vizituam personelin, që punonte në zyra të përbashkëta Në shenjë respekti të gjithë ngriheshin, njëherazi, më këmbë.
            Zyrat e përbashkëta të personelit ishin me specialistë, sipas profileve: Gjendja civile (të gjithë ofiqarët bashkë, secili me kompjuterin e vetë} ;urbanistika, arshiva, financa, policia bashkiake etj. Kudo me kompiutera të lidhur në rrjetë. Zyrat e nënkryetarëve ishin me madhësi normale, por të
pajisura më së miri.
            Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak ishte shumë komode, me vende të veçanta për presidiumin, sekretarinë, gazetarët, për këshilltarët dhe për popullin. Në presidium, për çdo çështje, veç anëtarëve të zgjedhur, zinte vend dhe specialisti përkatës, që referonte për çështjen. Të gjitha mbledhjet e Këshillit Popullor bëheshin të hapura.
            Këtu, në Bashki ne dhamë intervista në radion dhe në televizionin lokal. Operator televizioni ishte një emigrant shqiptar.
Po atë ditë, shoqëruar nga Dhimarkua bëmë një vizitë në Këshillin e Rrethit të Trikallës dhe morëm takim me Kryetarin, z. Papavasiliu, që kishte qenë funksionar i Ministrisë Greke të Bujqësisë. Ai e njihte mirë gjendjen në Shqipi dhe dukej dashamirës dhe i përzemërt, duke shprehur besimin e ndryshimeve të shpejta pozitive. Kishte qenë edhe vetë në Shqipi me një delegacion të Komunitetit Evropian dhe kjo e kish bindur edhe më shumë dhe i kishte shtuar simpatinë për vendin tonë mik Edhe në ambientet e Këshillit të Rrethit u bënë fotografi dhe projektim televiziv..

Dhimarkua i Trikallës nuk mund ta bënte të plot ceremoninë e prezantimit me autoritet e Prefekturës pa kryer ritin më të rëndësishëm për Grekët: Ai na shoqëroi me një eskortë automjetesh në drejtim të Mitropolisë, ku jashtë portës së madhe, na bëri nder Peshkopi At-Aleksej. Ati i nderuar ishte një prelat i rëndësishëm i Kishës Greke, por i moshuar dhe i ngadalshëm, në të folur. Ai tha se gëzohej që takonte përfaqësues të një qyteti bregdetar shqiptar. "Unë, tha Ai, si e tërë Kisha Greke, i kam përkrahur shqiptarët , si të gjithë njerëzit në nevojë, dhe i kam ndihmuar me të gjitha mundësitë e mia. Edhe ju duhet ta kuptoni mirë këtë dhe të përkrahni gjallërimin e fesë dhe vendosjen e paqes e të tolerancës midis njerëzve". Edhe këtu shkreptinë blicet e fotografive dhe kamerat televizive. Unë vura re, që pikërisht këto blice e kamera, e shqetësuan më shumë, anëtarin e delegacionit tonë bashkiak, z. Hajri Xhemali, i cili iu shmang me shpejtësi dhe iu fsheh atyre. Hajriu takoi të ishte çam, ashti si dhe, për fat të mire, besnikët e tij demokratë të Vlorës që kishin votuar për të. Si mund të dilte ai në fotografi me priftërinj, duke menduar se ata, apo shokë të tyre ishin shkaktarë të vuajtjeve dhe të kalvarit të mijëra çamëve te masakruar dhe përzënë me dhunë nga pronat e tyre në Greqi? Te autoritetet rajonale greke ra në sy për keq. Po, si do që të bënte Hajriu, këtu, në Greqi, Janullatusin nuk e hiqte dot nga Shqipëria. Ai ishte emëruar  Kryepeshkop i Kishës Shqiptare, i autorizuar nga Presidenti Berisha, idhulli i pa diskutueshëm i Hajri Xhemalit..

Një vizitë tjetër u bë në Pallatin e Rinisë, që ishte në proces ndërtimi nga Bashkia e Trikallës. Shumica e punëtore të ndërtimit ishin emigrantë shqiptar.
Pallati dukej se ndërtohej sipas një projekti të bukur e funksional. Përfshinte një kompleks mjedisesh për edukimin e brezit te ri me artin, kulturën dhe shkencën: Bibliotekë e madhe, salla edukimi për fëmijë e të rinj, salla sportive për shah e pikpong, për muzike, pikturë, sallë kompiuterash e interneti, informacion bashkëkohor televiziv e shkencor, etj.
Ne vizituam, aty afër edhe Qendrën Sportive të Bashkisë me fusha volejbolli, basketbolli, tenisi e deri pishinë.
Një tjetër përqendrim i këndshëm ishin Serat e Bashkisë ku përgatiteshin, në dy blloqe, të gjitha fidanët e luleve dhe të pemëve dekorative për lulishtet dhe sheshet e gjelbërta të qytetit. Serat ishin me ngrohje dhe përdornin si lëndë djegëse gazoil.
            Një qendër e madhe dhe e organizuar mirë ishte Parku i Strehimit dhe i Mirëmbajtjes së automjeteve dhe makinerive të Bashkisë. Veç këtij funksioni, kjo qendër e rëndësishme, kishte të grumbulluara  aty një numër servisesh dhe punishtesh ndihmëse për  metalin dhe drurin, servise të remontit kapital dhe shërbimet, gomisteri, bojaxhi, piktorë e dekoratorë. Qendra kishte financën dhe
buxhetin e vetë.

Qendra e Grumbullimit dhe Përpunimit të Ujërave të Zeza ishte një vepër moderne, ndofta, nga ç'kishim parë, më gjurmëlënësja për ne. Ajo, të jepte përshtypjen e një laboratori të vërtetë, të pastër dhe Ermirë, ku ata të personelit edhe servirnin kafe e pije freskuese. Ishte ndërtuar me fonde të Komunitetit Evropian. Ujërat e zeza të të gjithë qytetit ktheheshin në pleh të thatë, duke e çliruar lumin e Trikallës për ta lënë atë të qetë ta përshkojë mes për mes qytetin me, ujin e tij të kthjellët, si burim freskie dhe vend qetësie.
Nën administrimin e Bashkisë ishte dhe Hidrovori i Qytetit, një investim i madh me pompa të fuqishme dhe rrjet të gjerë tubacionesh, si dhe Parku Zoologjik, i vendosur në një kodër dominuese dhe që kishte shumëllojshmëri kafshësh dhe shpendësh të egra.
Bashkia e Trikallës, si dhe bashkitë e tjera që vizituam në Greqi, kishin në pronësi të tyre pasuri të pa tundshme si bare, restorante, hotele, godina banimi, salla mbledhjesh, të cilat i administronin me drejtues privatë me kontratë disa vjeçare, ose që i jepnin me qira. Ato ishin burime suplementare të
ardhurash për buxhetin e tyre.

Po atë mbas dite ne shkuam, të shoqëruar nga Dhimarkua i Trikallës dhe z. Kosta Dhima, në Bashkinë e Pilit, qytezë e vogël me 15 mijë banorë, 12 kilometra në veri të Trikallës. Na priti kryetari i Bashkisë së Pilit, z. Mihal Çuçija dhe, pothuaj, i gjithë Këshilli i Komunal, i mbledhur posaçërisht, me këtë rast. Në Pili gjetëm edhe Dimitri Dinapojasin, tregtarin Athinas, bashkëpronar i firmës tonë "Aulona Impex", që ishte me origjinë nga këto anë, por që kishte ardhur këtu, me rastin e vizitës sonë.
Mirëseardhjen na i uroj Kryetar Mihaili, rreth 50 vjeç, i zgjedhur për tre legjislatura rresht. Ai, bashkë me një grup pensionistësh, sa ishte kthyer nga Stambolli, ku kishin qenë për vizitë dhe kishin takuar atje, deri kryetarin e Bashkisë së Stambollit. Na bëri përshtypja gjerësia e mendimeve të tij dhe të këshilltarëve të tjerë, me të cilët biseduam, që ishin pa asnjë kompleks fetar, si dhe kujdesi për pleqtë. Ata, këtu ndihmoheshin nga pushteti lokal dhe favorizoheshin për të bërë një jetë sa më të gjallë kolektive, në mjedise të veçanta argëtuese e shlodhëse.
 Edhe në Pili Bashkia kishte pasuri të vetat, midis tyre barlulishten, që e jepte me qira, me tender, çdo 5 vjet. Kryetar Mihaili foli mirë për emigrantët e shumtë nga Shqipëria dhe premtoi për t'i punësuar dhe për t'i përkrahur, akoma më shumë ata, si dhe për të organizuar kontakte të ndërsjellët, ndihmë dhe
vendosje lidhjesh ndërbashkiake.
Për nderin e delegacionit tonë edhe aty u shtrua një darkë e pasur, që kaloi si jo më mirë. Darka u organizua në një nga lokalet, pasuri e Bashkisë, me pjesëmarrjen tonë dhe të shoqëruesve nga Trikalla, por ku morën pjesë Kryesia dhe Këshilltarë të zgjedhur të qytezës së Pilit. Në darkë u ngritën dolli dhe u bënë përshëndetje falënderimi dhe urimi për të shtuar lidhjet dhe miqësinë midis popujve tanë fqinjë e paqedashës dhe midis njësive administrativo-ekonomike përkatëse. Edhe këtu më ra në sy sa hamës dhe të gëzueshëm ishin grekët, kur shtroheshin në të ngrënë e në të pirë. Ata, njëkohësisht, bëheshin më të thjeshtë, më njerëzorë e më dashamirës.
Natën, vonë, u kthyem në hotelin "Dina", në Trikalla, për t'u larë dhe për t'u qetësuar e shlodhur, se të nesërmen, ditën e kishim më të ngarkuar dhe do bënim udhëtim të gjatë…
            Në datën 28 Maj 1993 nisemi për në Larisa, kryeqendrën e Thesalisë. Larisa, me mbi 200 mijë banorë, është një nga të pesë qytetet më të mëdha e më të rëndësishme të Greqisë. Qyteti është i shtrirë në një fushë të pafundme me ndërtesa shumë të bukura dhe me një pasuri të pa krahasuar, një qendër tregtare e financiare e madhe, me përqendrim bankash dhe institucione shkencore dhe sidomos me shumë kisha.
Ne erdhëm këtu, në LARISA, sipas programit, dhe vizituam një qendër të rëndësishme studimore, shkencore e biznesi "EDMMEX" Në fakt çka pamë, ishte një degë e kësaj shoqate mbarëkombëtare, se qendra është në Athinë. Shoqata aktivizonte mbi 600 veprimtarë të shquar nga ajka e shkencëtarëve,
inxhinjero-teknikëve dhe ekonomistëve të Greqisë, duke pasur në Këshillin e vetë Drejtues, figurat më të shquara të vendit. Kjo Degë e Thesalisë, këtu në Larisa ka 14 shkencëtarë dhe seksione të sajë veprojnë dhe në qytetin e Volosit dhe të Lamias.  Ajo drejton , me nivelet më të arritura përgjithësuese të shkencës bashkëkohore veprimtarinë e 25 mijë bizneseve. Drejtuesi i Degës së shoqërisë në Larisa ishte z. Mihana Pakapanis. Ne u çuditëm kur e dëgjuam. Ai e njihte shumë më mirë se ne gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe kërkonte, me insistim, bashkëpunim cilësor, në dobi të zhvillimit të shpejtë ekonomik në mashtabin evropian. Një inxhinier i EOMMEX.-it, me të cilin morëm kontakt na shpjegoj se biznesmenët e huaj, të shteteve të Komunitetit Evropian, përfshirë dhe ata grek, sipas legjislacionit në fuqi, kanë shumë përfitime, poqese do investojnë dhe do ngrënë ndërmarrje të përbashkëta, në formën e xhonvexherit, me biznesmenët shqiptarë . Ja disa nga përfitimet:
-Nga shteti Grek marrin kredi, pa interes, me kohë të gjatë shlyerje, deri në 35% të vleftës së investuar;
-Nga Tregu i Përbashkët Evropian, me anën e programit "ZOP" përfitojnë, nëpërmjet bankës greke Edvos dhe bankës agrare fonde për studime, si dhe ndihma falas për bizneset e përbashkëta, në disa drejtime si për studime, trasfertë teknologjie,  përgatitje profesionale.
Dega studimore e Larisës e këtij Institucioni Shkencor, më befasoi dhe më  habiti për përsosmërinë e organizimit, komfortin, pajisjet kompjuterike dhe elektronike, për bagazhin shkencore, shkallën e njohjes  dhe vizionin që dispononte për gjendjen dhe perspektivën e zhvillimit, në përgjithësi edhe për
ekonominë  dhe biznesin shqiptar, në veçanti.

Në kthim, afër Trikallës, pasi përshkruam rreth 2 orë rrugë, ne u kthyem për të vizituar një Fabrikë Tullash. Fabrika ishte e teknologjisë bashkëkohore gjermane me kapacitet prodhues ditor 120 ton dhe që konsumonte 5 ton solar në ditë. Argjila sillej me dekovil nga larg, prej dy burimeve, që harmonizoheshin në destinacion, duke u përzier, në raportet e nevojshme, për të siguruar përbërjen optimale mineralogjike. Procesi kalonte në këtë rrugë teknologjike: Përpunimi mekanik i argjilës dhe nxjerrja e fitilave, presim dhe prerje; tharja e parafabrikateve në tunele me ventilim ajri; pjekje në furra ofman me proces të pa ndërprerë, duke përdorur si lëndë djegëse solar të injektuar nga lart me buciatorë italian; seleksionim dhe ambalazhim në platforma plastike. Çdo gjë këtu ishte e mekanizuar dhe e automatizuar dhe kryhej me pak punëtorë, në kushte komode pune. Cilësia e prodhimeve të shumëllojta ishte e lart dhe skarciteti minimal.
Në krahun tjetër të rrugës kryesore automobilistike Larisa- Trikalla, rrethuar nga të gjitha anët me mure, ishte një Fabrikë e Madhe për prodhim pijesh freskuese, ku pronari grek Kosta Klafa e kishte pagëzuar me mbiemrin e familjes "Klafa". Ne i thamë, nga emri duhet të jeni me origjinë shqiptare: Qafa- Klafa.

Nuk e dinin po dhe nuk e kundërshtuan. Ata kishin dy linja automatike për ambalazhin një litroshe, në shishe qelqi dhe një e gjysmë, në shishe plastike, me shumëllojshmëri prodhimesh, shumë cilësore, që i shpërndanin në gjithë Thesalinë. Na bëri përshtypje një ekspozitë retrospektive, e përgatitur me kujdes në një sallë të madhe, ku veç prodhimeve dhe ambalazheve të shumëllojta, të përdorura ndër vite, ishin paraqitur dhe fotografi të historikut të lindjes, rritjes dhe zhvillimit të biznesit, i cili kishte nisur nga hiçi, me karo dore ambulante, me gomarë e me karroca me kuaj. "Unë, na shpjegoj Kosta, e mbaj mënd
veten me rroba të arnuara dhe me libra të mara hua. Kjo më kujtohet sa herë që ndodhem para ndonjë vështirësie dhe me jep forcë dhe guxim, për të ecur më shpejt përpara. Ju, që jini të shkolluar, do ecni akoma më shpejtë drejt ndryshimeve dhe pasurimit. Unë kam shumë besim për këtë, se i shoh këtu shqiptarët, që bëjnë, pa qibër, çfarëdo lloj pune"

Për karshi kësaj Fabrike ne pamë një tjetër ku prodhohej filli i pambukut dhe peshqirë të llojeve dhe madhësive të ndryshme të markës "Klluciotira". Në këtë Fabrikë punonin 80 punëtorë dhe përpunonin 3 ton pambuk në 24 orë,  duke punua me tre ndresa, pa ndërprerje. Pronarët Vasili dhe Dimitri Kllucotiras ishin enthusiastë për rezultatet e arritura. Në shenjë respekti, ata, kishin përgatitur për secilin dhe na dhuruan nga një pako, me disa lloj peshqirësh.

Vizitën në vazhdim e bëmë te Fabrika e Sallamit "Diro Afoi Ntirokaltis", e krijuar 50 vjet më parë. Atë e drejtonin vëllezërit simpatikë: Stelio, një babaxhan, rreth të pesëdhjetave dhe Vani, më i ri. Fabrika prodhonte 70-80 lloj sallamesh, që dalloheshin nga përbërësit kryesisht, nga teknologjitë e posaçme të prodhimit dhe nga mënyra e ambalazhimit, deri në paketa plastike pa ajër dhe në kuti alumini. Aty shihje makineri e fura bashkëkohore, frigoriferë të fuqishëm, si dhe një linjë tradicionale për pjekje me
tymosje me lëndë djegëse druri. Nga kjo fabrikë furnizohej me sallam e gjithë Thesalia.
Steloja, që sa e kishte blerë autoveturën e tij shumë luksoze "Benz 3000", të porositur posaçërisht në Gjermani, për shumën maramendse 120 mijë dhrahmi, krenohej se në gjithë Greqinë, të tilla makina, numëroheshin me gishtat e dorës. Kjo ishte një mani e grekëve, që përcaktonte dhe vendin që zinin ata në shoqëri. Vëllezërit, që shprehnin keqardhjen, se kishin qenë të varfër dhe në të ri, nuk kishin pasur mundësi të arsimoheshin plotësisht, tani ishin më të kujdesshëm për arsimimin e fëmijëve. Dëshira e tyre superiore, tani që ishin pasuruar, ishte modernizimi i mëtejshëm i teknologjisë. Për këtë, aktualisht, kishin krijuar mundësi për të investuar rreth 500 milion dhrahmi në drejtim të mbarështimit të të gjitha llojeve  dhe kategorive të bagëtive, për të ndërtuar thertore moderne dhe për të bërë ndarje anatomike të mishrave më të përshtatshëm për prodhim sallami. Për investimet ata shfrytëzonin politikat favorizuese shtetërore, sipas së cilave, nërastëse fitimi i kompanisë destinohej për investime prodhuese,
përjashtoheshin derdhjet  si tatim fitimi në favor të shtetit.
Në mbasditën e 28 Majit në Dhomën Tregtisë së Trikallës u organizua një takim pune me biznesmenë të qytetit, përfaqësues të Bashkisë dhe të Institutit EOMMEX, të ardhur nga Larisa. Takimin e çeli Kryetari i Këshillit të Dhomës së Tregtisë z. Simios. Ai tha se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i mendimeve për lidhjet ekonomike dhe investimet e biznesmenëve trikallas në qytetit shqiptar bregdetar të Vlorës dhe anasjelltas. Përshëndeti, fill pas tij, Kryetari i Bashkisë i Trikallës, i cili edhe prezantoi delegacionin e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Ai, midis të tjerave tha: "Sot, këtu, na nderon me pjesëmarrjen e tij Kryetari i Bashkisë së qytetit të Vlorës, z Elam Sharra, Këshilltari Ekonomik, z. Luan Çipi dhe Përgjegjësi i Zyrës së Shërbimeve, pranë Bashkisë, z. Hajri Xhemali ( Siç kuptohet, Hajriun, që ishte, njëkohësisht nënkryetar Bashkie, Dhimarkua e s'postoj në radhë. Kjo, se ata, duke përfituar nga gjesti i tij në Kishë, kishin hetuar dhe mësuar se ai ishte një çam që ruante rezerva protokollare, ndaj u kundërvunë grekçe). Me këta zotrinjë, vazhdoji Dhimarkua, jemi bashkë e të pa shkëputur që nga e mërkura deri të shtunën. Objektivat e tyre janë njohja me qeverisjen tonë lokale, këmbim përvoje dhe bërja e traktativave për marrëveshje tregtare dhe investime të ndërsjella. Ne, morëm përsipër të ndërhyjmë në Athinë për intervenime serioze dhe për ndihmë në zgjidhjen e problemeve shqiptare. Ne, gjithashtu bëmë përgatitjen e nevojshme për binjakëzimin e qytetit tonë me qytetin e rëndësishëm bregdetar të Vlorës.
Këta Shqiptarë të mirë, siç formova mendimin unë, i paraqesin problemet e tyre me pathos dhe dëshirojnë të kapërcejnë sa më shpejtë vështirësitë e shumta e serioze të tranzicionit. Ata, fare hapur, vëllazërisht kërkojnë ndihmë nga Bashkia Jonë. Dhe ne kemi vendosur t'ia japim me dashamirësi. Duke përfunduar tha z. Papastergjiu, dua të falënderoj kolegun tim dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ta garantoj atë, për frymën tonë të ngrohtë dhe për gatishmërinë tuaj, të pa diskutueshme, o afaristë të Trikallës."Pas kësaj u bënë pyetje, që morën përgjigje nga z. Elham Sharra.
Mu desh edhe mua, në pozicionin e "Këshilltarit Ekonomik" të jepja shpjegime, që kishin lidhje me pozicionin gjeografik, popullatën, pasuritë dhe bukuritë e qytetit tim.
Diskutoj me mirëdashje edhe prefekti i Trikallës z. Papavasiliu, përfaqësuesi i EOMMEX-it nga Larisa, z. Bakaria, i cili u duk se edhe ai e njihte më mire nga ne Shqipërinë, vendin më të varfër të Evropës, duke e konsideruar si të domosdoshme lidhjen me Greqinë, fqinjin më të afërt. Në diskutimin, që pasoi,
Kryetari Dhomës se Tregtisë së Trikallës, z.Perikli, shpjegoi, së pari kontributin e kësaj dhome në pritjen dhe ndihmën e organizuar ndaj emigrantëve shqiptar, duke krijuar një komision permanent prej 5  afaristësh, që u morën me strehimin dhe punësimin e tyre dhe me pas parashtroi disa drejtime të punës dhe detyrave të përbashkëta për të ardhmen. Biznesmen të tjerë shtruan problemin e domosdoshmërisë së forcimit të rendit publik dhe të masave shtrënguese në Shqipi, për disiplinimin dhe organizimin e lëvizjes emigratore, për të mos pasur shqetësime nga refugjatët.
Kishte në sallë edhe disa shqiptarë. Poeti vlonjat, mësuesi Dhionis Qirixidhi, refugjat i hershëm, erdhi këtu nga Kallabaka dhe deklamoj në greqisht një poezi malli me kujtime e vlerësime për Vlorën dhe Shqipërinë.Ceremoninë e mbylli përgjegjësi i Dhomës së Tregtisë, i cili takimin e
konsideroj shumë të frytshëm.
Në mbrëmje, në një tjetër lokal të Bashkisë u shtrua një darkë më se e pasur, me pjesmarjen e shumë afaristëve dhe bashkiakëve, shoqëruar nga gratë e tyre, të veshura me elegancë, që ishin edhe ato boll të shëndetshme dhe me oreks të mirë.
Në datën 29 Maj 1993 vizituam qytetin e vogël me 10 mijë banorë të Kallabakës, qendër turistike dhe episkopate e hershme. Kjo zonë, si dhe e gjithë Thesalia,  Epiri dhe Maqedonia, kishte qenë 500 vjet nën sundimin otoman dhe kish provuar, si dhe pjesa tjetër e Ilirisë dhe Maqedonisë sundimet e huaja dhe invazionet  romake, sllave, bullgare, e barbare, për të qenë, së fundi e administruar nga Vilajeti i Janinës, me sundimtar  Ali Pash Tepelenën. Edhe pse ortodoksë, nën ndikimin e Kishës Bizantine,sundimi turk nuk i preku tempujt fetar të Krishterë
dhe, megjithëse ishte e detyruar të paguante taksa suplementare, popullsia e këtyre trevave, nuk u konvertua në myslimane, siç bëri me lehtësi, në trevat e tjera veriore dhe verilindore. Sidoqoftë shkëputja nga Turqia, u bë më vonë, rreth 60 vjet, pas pjesës unike greke.
Pasi morrëm takim me kryetarin e Bashkisë së qytetit të Kallabakës, bëmë një vizitë në Kompleksin Hotelier Turistik, "DIVAN", aty pranë. Ky Filial Turistik e kish qendrën e vet administrative në Athine dhe rrjetin e shpërndarjes në të gjithë Greqinë, përfshirë ishujt. Ishte një makinacion i mençur grek, që kishte bashkuar kapitale dhe pasuri në një rrjet hotelesh turistike cilësore, të cilat, me program dhe me mjetet e veta ia përcillnin turistet njëra tjetrës, bile me çmime konkurruese të liberalizuar, në formën e një minimumi,  për të shtuar numrin dhe për të zgjatur kohëqëndrimin e tyre.  Filiali i Kallabakës e kishte kapacitetin, jo pak, por 360 vende fjetje, me restorante dhe salla ndenje e pishina, ku shërbente një personel prej 100 vetash të shkolluar e të zgjedhur.
Vetëm në Prefekturën e Trikallës Kompleksi Turistik "DIVAN" dispononte 1500 shtretër.
Të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Trikallës dhe ai i Bashkisë së Pilit, siç ishte rregulli zyrtar, i bëmë një vizitë kortezije Mitropolitit të Kallabakës. Aty na priti vetë hirësia e tij Peshkopi z. Serafin, një prelat madhështor në shtat, pamje e moshë, njeri me kulturë të gjerë. Hirësia ishte i nderuar dhe i njohur në të gjithë Greqinë dhe në Kishën Bizantine, për njohuritë e tij theollogjike e shkencore. Siç morëm vesh ai kishte qenë shok, bashkënxënës dhe pedagog e teoricien me mikun e tij Janullatos, ekzarkun aktual të kishës shqiptare në Tiranë. Prelati i Kishës Greke, në këtë qytezë të rëndësishëm peshkopal, predikoi për ne, lidhur me rolin historik të fesë në lartësimin shpirtëror dhe dinjitetin njerëzor, për paqen dhe dashurinë me njeri tjetrin,
për forcimin e miqësisë midis popujve. "Mos u dëshpëroni asnjëherë dhe mos e
humbisni besimin për asnjë. Në thellësinë e shpirtit edhe te krimineli më i egër
nuk shuhet drita e Krishtit. Te jastëku i kriminelit më të madh të të gjitha kohërave, Beria, në Rusinë Sovjetike, u gjend një ungjill".
Pas kësaj bisede Peshkopi na përqafoi dhe u përlot. Më falni tha, po s'mëharrohet një ngjarje e trishtë, makabre, që them se u bëra unë shkak. Dhe kjo ka lidhje me dy shqiptarë dhe dy pleq grek, të afërtit e mi. Ata banonin te një fshat, këtu, prapa malit, të vetmuar, se djemtë i kishin në Gjermani, si emigrant. Kishin nevojë për krahë pune dhe unë zgjodha dy djem shqiptarë, nga Fieri. që mu dukën të përshtatshëm dhe hallexhi… Dhe ata brenda 6 muajsh, siç merrja vesh, e transformuan gjithë ambientin, baçen dhe shtëpinë e kushërinjve të mi… Por një mëngjes herët zgjohem i alarmuar nga Policia dhe shkoj te shtëpia në fshat. Të dy pleqtë: xhaxhai im dhe gruaja e tij, ishin coptuar me nga dhjetë të rëna sëpate. Të gjitha arturinat dhe paratë e kursyera ndër vite ishin grabitur… "Kriminelë ka dhe do ketë në çdo kohë, ata janë pjellë e satanait, neve na takon ta ndezim dritën e Krishtit dhe të ndriçojmë e të përhapim mirësinë dhe vëllazërinë, midis njerëzve". Kështu e mbylli fjalën e tij, me lotët, që ende i rridhnin, Serafini i Kallabakës.
U përqafuam, të përlotur dhe të dëshpëruar dhe sikur e ndjenim veten me faj, që ishim bashkatdhetarët e këtyre mostrave njerëzore- kriminelë dhe të pa besë.Peshkopi i Kallabakës na përcolli deri jashtë Mitropolisë, na dhuroi nga një ikonë dhe ne i dhamë një vazo qeramike artistike, prodhim i artizanëve vlonjatë.

U nisëm me autoveturat, duke gjarpëruar në një rrugë tepër malore. Nga larg duken shtëpi të vetmuara të vendosura majë malesh. Ishin Manastiret e Meteorës, që kishim dëgjuar e parë, si arena ngjarjesh e filmash të mistershme. Kishim zgjedhur rrugën për të shkuar te Manastiri më i famshëm "Megalo Meteora" Shkuam me makinë deri në njëfarë vendi. Më tutje nuk kaloje dot me mjet. Do duhej të
kacavirreshim me këmbë e duar. Së pari u futëm në radhë njeri pas tjetrit. Vargu i këmbësorëve nuk kish të sosur, edhe pse ishte një ditë e zakonshme  fund maji, pra jo sezon turistik. Një pjesë rruge u detyruam ta kalonim në një shkallare, tip marinari të varur midis shkëmbejsh.Te një shesh, para portës se madhe të Manastirit na pritën murgjit.

Në krye të tyre ishte Igumeni, At Athanasi, i njohur nga ne qysh në Vlorë. Ky murg, shumë simpatik dhe interesant, i shkolluar dhe i ri në moshë, është dalluar për ndihmat e shumta që i dha Spitalit Shtetëror, disa shkollave të qytetit dhe të varfërve, si dhe për pjesmarjen direkt me fonde dhe materiale për rindërtimin dhe rikonstruksionin e Kishës së Shën Todrit në qytetin e Vlorës. Ne e takuam me përzemërsi atë dhe i dhuruam një qeramikë artistike vlonjate. Pastaj, sipas programit, vazhduam vizitën me mjaft interes dhe kuriozitet, duke parë dhe duke u çuditur me antikitetet fetare dhe duke dëgjuar nga murgu ciceron për historikun e themelimit të Manastireve të Meteorës, që lidhej me përndjekjet dhe persekutimet e dyndjeve turke.(E pse jo, do të thosha unë edhe të Gotëve, Ostrogotëve, Saraçenve dhe fiseve të tjera barbare)  Ishte aty një murg plak, rreth të tetëdhjetave, që dinte e deklamonte, me këtë rast, një togë fjalësh shqip. Ai përgjigjej për çangën dhe hapte e mbyllte pelegrinazhin. Asistuam në momentin e mbylljes, kur vizitorët duhet të largoheshin. (Se, po vinte errësira e natës dhe shkallët marinarë e rruga shkëmbore ishte pa ndriçim) Ai, Murgu Plak, me një çekan metalik formuloi njëfarë muzike, duke goditur ritmikisht, mbi disa lastra metalike dhe deklamoi me gojë mbylljen, duke folur, në fillim greqisht dhe më pas latinisht: "Quizo. Adesso va tutti. Quizo, quizo!" Formova mendimin se fjalët tregonin lashtësi më të hershme se krishterimi grek, ndofta nga koha e Shën Palit, që thuhet se ka vizituar Ilirinë.
Në shërbim e lëvizje ishin edhe murgjë të tjerë. Disa, fare të rinj, të veshur me uniformë priftërore, të pastër, të bukur dhe shumë të sjellshëm. Na solli, fillimisht ujë, një grua buzagaze. Një shpirt i shenjtë dhe një besim i madh ju dikton bujarinë këtyre murgjve heroikë, që e shkojnë jetën në shenjtëri, në këtë
majë mali, jashtë çdo gëzimi njerëzor.
U freskuam, fillimisht, në dhomat e miqve. Ato ishin mjaft komode, me krevate dhe të gjitha pajisjet hoteliere të kohës me vaskë dhe WC porcelani, me dush e bolier elektrik për ngrohje uji dhe me pajisje për ngrohje ambienti me radiatorë dhe ujë të ngrohtë qarkullues. Na dhuruan nga një libër të ilustruar dhe nga një kasetë video, me pamje nga Manastiri.
Edhe aty, për nder të delegacionit nga Vlora, mike e Igumenit, u shtrua një drekë, me pjesmarjen e dhimarkos së Trikalles dhe atë të Pilit. U këmbyen përshëndetje ku u nënvizua roli i fesë për lidhjen e miqësisë dhe tolerancës midis popujve...At Athanasi e vlerësoi shumë Shqipërinë dhe shqiptarët dhe
veçanërisht Vlorën dhe vlonjatët, duke e kthyer veten si të ishte nga Vlora.

Folën të gjithë, përshëndetën dhe ngritën dolli, falënderuan dhe uruan, secili me pasion dhe oratori. Kur më erdhi radha mua për të ngritur dolli, sipas zakonit ballkanas, unë, pa pirë, isha si i dehur, ndikuar nga mjedisi, pompoziteti i lidërve pjesmarës dhe, ndofta nga ndonjëfarë përfshirje e ndikimi
mistik. Sapo ndërthura e fola pak fjalë, përkthyesi, shoku im i dashur Dhimokrat Makri, pa pritur u ngashërye dhe qau me dënesë dhe, natyrisht, e ndërpreu përkthimin, për gati pesë minuta, sa e mblodhi veten dhe kapërceu gjendjen e rëndë emocionale dhe pastaj, vazhdoi. Ndërkohë u ndikuan dhe të tjerët dhe si të sëmurë, të pa vullnetshëm, u përlotën dhe ata dhe kaluan si në gjendje habie.
Unë nuk po kuptoja se ç'ndodhte. Mendoja dhe flisja lirshëm, po, duket flisja, me ngjyrën, pathosin dhe magjinë që na kishte pështjellur:
 "Mendoj për popullin tim, thoshja, po kaq të lashtë e me tradita fisnikërie aq sa dhe fqinji ynë grek, por tani, kaq të varfër dhe kaq shumë të mjerë e me disnivel të madh mirëqenie, thelluar sidomos në vitet e fundit, kur emigroi masivisht e u kthye në shërbëtor. E di që 5 dekada më parë ishim, thuajse njësoj. Këto ditë e pash me sytë e mi se ku kanë arritur grekët, fal politikës perëndimore të zhvillimit dhe të ndihmës së Komunitetit Evropian, Amerikës dhe fal mençurisë dhe vendosmërisë së politikanëve të shquar grek. E di se ku kemi ngelur ne, si rezultat i mbylljes, egërsisë, megalomanisë dhe dogmatizmit. Ne, që jemi sot mbi 50 vjeç, kot që kemi rrojtur… Të kishim vdekur ne, thash, në kërkim të ndryshimeve më të thella e më të shpejta perëndimore, që të gëzonin pasardhësit tanë, të cilët nuk kanë borxh të heqin e të vuajnë, për fajin tonë. Për gjendjen e trashëguar, mizerabile, në drejtime të caktuara edhe institucionet fetare kanë kusuret e veta, se, po të kishim një kler, siç e
shohim këtu, të aftë, të shkolluar e të vendosur për rrezistencë në bllok, ndryshe do të ishte. Kjo përvojë po na vlen edhe për t'u korrigjuar, ndërsa ndihma juaj bujare materiale, përvoja juaj e pasur, përfshirë dhe edukimin fetar, do ta mbushi, sadopak, boshllëkun  dhe hendekun e madh të krijuar."
Dreka mbaroi me takime, përqafime e dhembshuri. Po zbrisnim nga maja e malit Athos me një mal mbresash dhe kujtimesh, të pa harruara.

Kryetari i Bashkisë së Pilit, Mihail Çuçija, që na shoqëronte në Meteora dhe na tregohej shumë i dashur, e paraqiti më madhështor veten me një surprizë të pa pritur. Sa zbritëm në qytezën e Pilit, ai na drejtoj në një lokal, pronë bashkiake, që administrohej me qira privatisht, gjoja për të na servirur një kafe. Në sallën e madhe na prisnin, të shtruar në tavolinë, gati për të nisur "vuajtjet" tona, në një tjetër darkë përrallore. Atje, një grup i madh burra e gra, ishin rreshtuar për të na takuar dhe për "t'u lodhur" së bashku. Ishin të ftuar, këtë radhe, në rang prefekture, intelektualë nga më të shquarit e zonës, deri një shkencëtar vendas, profesor në Universitetin Shtetëror të Athinës.

Në datën 30 maj 1993, në Bashkinë e Trikallës u organizua takimi i lamtumirës. Dhimarkua kishte përgatitur një projekt- protokoll ku paraqiste detyrimet dhe detyrat për forcimin e lidhjeve bashkiake, vizitat e ardhme, këmbimet kulturore,  artistike,  sportive e shkencore, ndihmat emergjente dhe lidhjettregtare e afariste, investimet e mundshme, pushimet e organizuara të fëmijëve shqiptarë në Greqi, etj. Nga ana jonë u paraqit një tjetër material, thuajse i njëjtë. Materialet u fotokopjuan dhe u lanë për unifikim dhe miratim nga Këshillat Popullor Bashkiak përkatës. Ato do nënshkruhen me rastin e kthimit të vizitës, në Vlorë, brenda muajit Qershor 1993.
Në kthim, drekën e hëngrëm buzë liqenit të Janinës.







                                               NË TURQI
                
                                                                                                                                                                               
            Në datën 29 Qershor 1995 me autobusin e Axhensisë Turistike "Kamberi", së bashku me biznesmenin vlonjat Ladi Toçi, u nisëm në një guidë turistike, pesë ditore, për në Stamboll të Turqisë.
            Sipas mendimit këmbëngulës të Vilson Haxhirajt, nipit të respektueshëm të Hanëmes, ortak në biznesin privat me bashkudhëtarin tim, Ladin, ne duhet të hulumtonim në Turqi dhe, mundësisht, të vendosnim lidhje me ndonjë Bankë turke, për të investuar atje kapitale financiare, ose për të kryer
kambizëm valute, me interes  të lart. Problemi shtrohej kështu: Si është e mundur që disa njerëz më se të zakonshëm në Shqipëri, e bënin këtë operacion të guximshme fitimprurës dhe ne, që kishim dhe njerëzit tanë atje, mos ta bënim?
Pse duhet ata të ishin më të zotë se ne? (Ishte fjala për përfaqësuesit e firmave "të fuqishme" Vefa, Cenaj, Kamberi.
            Paraprakisht me telefon unë bisedova me kushërinjtë e mi në Stamboll dhe Izmir dhe morra pëlqimin e tyre për begenisje.
Në autobus, së bashku me ne udhëtonin dhe turistë të tjerë, kryesisht vlonjatë, por edhe fierakë e tiranas, që, më së shumti, ishin cikrimtarë dhe vinin për ndonjë tregti të vogël me çanta e valixhe.
Midis bashkëudhtarve ishin dhe vlonjatët: Ibrahim Haxhiu, me të shoqen, Jeta Hasani me burrin, Spiro Kamberi me gruan, Liza Hoxha, Ildiz Brahimaj, Laureta Lamaj dhe Taip Shabani. Autobuzin e drejtonin Meleq Ymeri dhe Pasho Pashaj.
Nga Vlora u nisëm herët në mëngjes. Kufirin shqiptar e kaluam nga Dogana e Tushememishtit. Kontrolli maqedonas ishte analitik dhe torturues dhe na morri mbi 3 orë kohë. Duket se të gjithë shikonin nga duart, për ndonjë ryshfet.
Udhëtuam ditë e natë, pa pushim, nëpërmjet Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, drejt kufirit Bullgar. Përsëri vonesa torturuese në Doganën Bullgare.
Mëngjesi i ditës së nesërme na gjeti në tokën turke, në qytetin kufitar të Edirnesë. Udhëtuam gjithë ditën në një autostradë të mrekullueshme dhe mbrëmja na zuri në Stambollin e madhërishëm. Qëndruam në lagjen Sulltan Mehmet, të pjesës evropiane te Stambollit, ku hotelet ishin buzrrugës, pa vend parkimi të posaçme për automjete. Zumë vend në Hotel "Faik", në rrugën Fabrika, afër sheshit Aksaraj, të bulevardit Ataturk. Dhoma jonë, në katin e tretë ishte me ujë të ngrohtë, vaskë, televizor dhe ventilator. U lamë dhe fjetëm. Gjumi na zuri menjëherë, se kishim 24 orë në udhëtim. Mëngjesin, e paguar e hëngrëm në restorantin e hotelit. Nga holli u lidhëm me telefon në Izmir, me Qemal Çipin,
djalin e xhaxhait dhe me Ajahanin, motrën e tij në Stambollin Aziatik. Qemali më ftoi për një vizitë në Izmir, ndërsa Ajhani më premtoi se do vinte për të më takuar.Lëvizja në Stamboll bëhej, kryesisht, me tramvaj dhe me taksi. Lidhja e pjesës Evropiane me atë Aziatike kryhej nëpërmjet urave të stërmëdha të Galatës, Ataturkut dhe Fatihut.
Ajhani e mbajti fjalën dhe erdhi e na morri me taksi. Ishte një grua energjike dhe e dashur, mbi të gjashtëdhjetat, po e mbajtur mirë. Kishte mbaruar në Turqi për Jurispundencë dhe ishte specializuar në Francë. Veç frëngjishtes, fliste pak anglisht dhe dinte shumë pak fjalë shqip. Ishte në pension, por e aktivizuar në detyrat e Partisë Liberale. Kishte mendime të përparuara, kundër qëndrimeve fanatike e konservatore. Zumë vend në një Bar Lulishte dhe biseduam për probleme nga më të ndryshmet. "Femrat, këtu në Turqi, tha Ajhani, janë pa vlerë dhe, deri në lëvizje, të kufizuara e të ndaluara. Ja, unë, këtu ku rri, duhet të jem e kujdesshme edhe në qëndrim. Nuk mund ta hedh dot këmbën mbi këmbë, duke ndenjur në karrige, se tërheq vëmendjen dhe i shqetësoj burrat turq, si p.sh. ata fanatikët, qe janë duke u futur te dera e xhamisë, për karshi, ose të atyre
grave me ferexhe, qe janë  duke kaluar aty në rrugë. Unë e pata  të vështirë që erdha me taksi në zonën ku jeni akomoduar ju dhe ku  ka shumë lëvizje turistësh të huaj, sepse, kjo njihet si qendër për kontrabandën, drogën dhe prostitucionin, dhe gratë që futen këtu, janë të dyshimta…"
Dhe vërtetë. Kjo ishte një zonë me lëvizje të madhe tregtare, sidomos e specializuar për kofenksione e bizhuteri.  Kishte dhe shume tregtarë ambulantë, që, sa merrnin vesh se për ta tregohej pak interes, të qepeshin, duke të ndjekur deri sa të ta shisnin mallin, qoftë dhe me gjysmën e çmimit fillestar. Kishte
shumë blerëse të ardhura nga Rusia. Pamë gra e vajza të fuqishme, që ngarkonin deri autobusë me lloj lloj mallrash, të hedhura rifunzo mbi sediljet. Pamë dhe shumë reklama mallrash në gjuhën ruse, bile, në disa dyqane edhe shitëse ruse.

Një ditë, së bashku me Ajhanin, vizituam disa Banka, kryesisht private. Na bëri përshtypje reputacioni i Ajhanit. Ajo, duket se, kishte njohje të afërt me disa bankierë, ndofta se i kishte të së njëjtës Parti. Vumë re se ata e nderonin, e respektonin dhe ngriheshin menjëherë më këmbë, ndonjëherë me të gjithë
personelin.
Në Turqi kishte inflacion galopant, që dukej çdo ditë në çvlersimin e lirës turke, krahasuar me monedhat e huaja. Duke kontrolluar depozitat e vitit 1991 të Çetit, nipit të dajos s'im prej 11.3 milion lira turke të vendosura në marsin e  vitit 1991, ato vërtetë ishin bërë 99 milion, por konvertoheshin me 2325 dollarë amerikane, ( thuajse sa ishin pra disa vitesh) sepse, për efekt inflacioni interesat në monedhën e vendit rriteshin nga 62-95%, për çdo vit.Bankierët turq i pritën me çudi propozimet e inspiruar nga nipi i Hanëmes, për të depozituar paret tona në valutë të huaj me interes të lart. Pra misioni i udhëtimit tonë rezultoi i pa suksesshëm.
Ajhani na ftoj për një darkë në shtëpinë e saj modeste në pjesën aziatike të Stambollit, në lagjen Kabatas. Kishte bërë një përgatitje të thjeshtë, por me shumë shije. Për të më nderuar mua dhe mikun tim, Vladimir Toçi, kishte ftuar dhe një miken e saj, më të re, bankiere, që fliste mirë anglisht. Biseda u soll rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të cilët Ajhani kishte mall e dashuri.
Ishte një dëshirë e hershme, e pa realizuar për të, një vizitë në Shqipëri.
Me grupin e turistëve nga Shqipëria u bë vizitë, me një anije të vogël, në bregdetin e Marmarasë, nga soditëm madhështinë e Stambollit dhe plazhet e tij të shumtë e të bukur Me autobusin tonë, targë Vlore, bëmë  vizitë në pjesën kodrinore aziatike, në atë që quhej Ballkoni i Stambollit, nga ku na u çfaq e
pafundme panorama e qytetit përrallor e gjigand, plotë bukuri e kontrast...Darkën e fundit e hëngrëm në lokalin "Harem", ku veç pijeve dhe ushqimit të bollshëm, kishte muzikë dhe vallëzim në një pistë të madhe, ku këndohej në disa gjuhë të botës dhe ku, për çudinë tonë evropiane, aty, në  Stambollin e "Turqisë anadollake" u dha një program artistik valëzimi me kërcimtare, gati lakuriq. Aty pamë turistë nga të gjitha vendet e botës, të vendosur në grupe, sipas kombësive. Këngëtarë të zgjedhur dhe orkestra e kompletuar dhe cilësore ishte e gatshme të luante çfarëdolloj melodie, simbas kërkesave të pjesmarësve gazmorë. U luajtën dhe u kënduan edhe këngë shqip, të shoqëruara në kor edhe prej nesh.
Edhe kthimi me autobus për në Shqipëri ishte një torturë e vërtetë. Lëvizje, pa pushim, ditë e natë, me këmbë mbledhur, pranë sediljes, vapë e padurueshme, aq
më tepër për shkak të mos funksionimit të sistemit të kondicionerëve ftohës, defekte në impiantin elektrik, bërje gomash, vonesa të mërzitshme e diskredituese në pikat doganore bullgare e maqedonase.
Një natë fjetëm në një motel rruge në tokën Bullgare. Një pushim të gjatë e bëmë në Sofje, ku hëngrëm drekë dhe vizituam Kishën e bukur të "Shën Sofisë" dhe mjediset për rreth. Duke kaluar nëpër Bullgari vumë re një tranzicion të butë.
Asnjë prishje prone e pasurie, asnjë xham i thyer. Vazhdonte tregtia shtetërore në dyqanet, magazinat universale, hotelet dhe restorantet e deri në kambizmin e valutës. Asnjë mall nuk shitej me valutë të huaj. Çdo gjë dukej si më parë. Në vitrinat e tregtoreve të pijeve alkoolike p.sh. vumë re deri shishe me Vodka Ruse "Stalino", me fotografi të marshallit Stalin veshur me grand uniformë.
Ndenjëm, në një pushim të gjatë në Tetovë, ku dëgjoje të flitej vetëm shqip.
U kthyem nga Qafa e Thanës. Na u desh disa ditë sa ta merrnim veten prej lodhjes dhe deri sa u normalizuam  nga edemet në këmbët. Ishte udhëtim interesant, i vlefshëm  e njohës, plotë kuriozitete, por që nuk duhej bërë me të tilla mjete, duke udhëtuar pa pushim ditë e nate.






                                                  NË  STRUGË
                                                                                                                                                   

Më 17 korrik të vitit 2000 u nisëm për të bërë disa ditë pushim në qytetin Strugë të Maqedonisë. Në autoveturën tonë tip FORD Fiesta, me targë Vlore, Hanëmja u vendos në vendin e parë, krahas meje, dhe në sediljen pas ishin shoku im i vjetër i feminis dhe i pa ndarë gjithë jetës, Niko Gjyzari, me të shoqen, Parashqevinë, edhe ajo një shoqja jonë e mirë, qysh në fëmijëri.
U vendosëm në dy dhoma privatisht, të një shqiptari strugan, që na i rekomanduan. Çmimet ishin mjaftë të favorshme. Struga, gjithnjë e më shumë, po merrte pamjen e një qyteti turistik. Në të gjitha anët shihje shtëpi të bukura, shumica dy katëshe dhe midis tyre edhe vila të reja, të ndërtuara me gusto. Na bëri përshtypje se dyert, kudo, liheshin hapur, ditën dhe natën. Struganët, disa prej të cilëve kishinmë shumë se dy palë shtëpi, i jepnin dhomat për turistët e huaj me çmime të ulëta, 10 marka krevati, në natë. Shumica vinin nga Tirana, por kishte dhe turistë të brendshëm, sidomos shqiptarë nga Shkupi. Në hotelet me ngrënie duhet të paguaje 40-45
marka, në natë. Ne gatuanim vetë. Ushqimet dhe frutat ishin me çmime, thuajse, si në Tiranë, bile dhe pak më lirë. Po kështu me çmime të arsyeshme, më lirë se në Tiranë, ishte dhe ngrënia në restorantet.
Vizituam edhe qytetin e vogël të Ohrit, qendër e hershme peshkopate dhe administrative, të vendosur buzë liqenit, pjesërisht në kodër, me kala dhe ndërtime  iliro-vllahe, ku , tani, dalloheshin hotele komode, buzë liqenit.

Kudo ndihej roli i pushtetit vendor. Ne Strugë po bëheshin sistemime të bukura të plazhit dhe të mjediseve pranë tij. Plazhi pastrohej çdo ditë. Kudo të binte në sy rregulli, vaditja dhe mirëmbajtja e luleve, gjelbërim dhe stola, regëti ambulante e shumëllojshme, shumë varka e motobarka (gjemi, siç i thoshin vendit), që dhe ato ishin të shumë llojta: me rrema, bedalje, motorë dhe deri me vela.
    Një ditë vozitëm në liqen me një gjemi, pronë e një shqiptari, ardhur nga Prenjasi në vitin 1944 dhe që punonte në Strugë si mësues. Ai na tha se kur erdhi në Strugë ky qytet ishte nën juridiksionin e shtetit shqiptar, pas bashkimit që i kishte bërë, Italia Fashiste, Kosovës dhe një pjesë të Maqedonisë, me popullsi, kryesisht shqiptare, në kuadrin e përfshirjes në të njëjtën Perandori. Tani ai mësues i varfër, e shfrytëzonte kohën e lirë për të shtuar të ardhurat e familjes së vetë, siç bënin gjatë verës shumica e vendasve.
Po na bien më qafë ata,"vëllezërit e mi" të përtej kufirit, na thosh mësuesi.  Ata shpesh organizojnë ekspedita në grup dhe na grabisin barkat tona, ose u heqin dhe vjedhin vetëm motorët e tyre. Vijnë natën, i lidhin barkat tona pas njëra tjetrës, i rimorqojnë dhe pasi i çojnë në brigjet e tyre, i shkatrojnë dhe i transformojnë atje. Përfitojnë nga që policia këtu është shumë e mefshtë dhe u a ka frikën.
Me gjeminë e shqiptarit (varkë me motor dhe tendë) shkuam në bregun për kundruall. Rrethinat e Strugës, nga ana lindore e saj me fshatrat Vranisht, Zagraçan, Radolisht, Frengaj, Radazda, etj ishin të banuara me shumicë shqiptare.
Aty, buze liqenit të Ohrit, në pesë ditë me diell pushuam qetësisht, nën rezet e diellit dhe të pamjes së bukur të liqenit. Kisha pranë Hanëmen time të shtrenjtë dhe dy nga shokët e mi më të mirë të fëmijërisë, shkollës, punës, Paçin dhe Nikon. Ishte një harmoni dhe mirëkuptim i plotë. Nikua ishte një shok i jashtëzakonshëm, i dashur, i gëzueshëm i urtë dhe tolerant, me të kemi qëndruar gjithnjë afër dhe nuk jemi ndarë qysh nga fëminija e largët sa e kemi njohur veten. Paçi, shoqe e vjetër klase, ishte një mike shembullore për ne, nënë e mirë, bashkëshorte besnike e ideale, që me rreptësinë dhe korrektesën e saj, paraqiste një karakter të fort e të veçantë.
Në kalldrëmet e Strugës së lashtë, ku ne shkonim shpesh, veçanërisht në mbrëmjet, kishte shume lëvizje dhe gjallëri. Aty ishte përqendruar pjesa më e madhe e tregtimit të bizhuterive, kinkaleritë, konfeksionet dhe metrazhet.
                                   
                                                                               
   Nikua, si gjithnjë, e trajtonte me respekt të veçantë Paçin. Sidomos, këto kohët e fundit, pas operacionit abdominal, kur ajo ishte ende e shqetësuar, e plogët dhe pa humor, kujdesi për të ishte edhe me i madh dhe nuk linte rast pa i bërë qejfin me plotësimin e çdo kërkese dhe me dhurata  të vogla. Ishte pikërisht në këto rrugë të vjetra të Strugës, në këtë pazar të mbushur me çdo gjë, kur Nikua sërish e mbushi Paçin me dhurata e me blerje të gjithçkaje që ajo kërkonte, përfshirë dhe disa flokate, mbulesa të leshta divanesh, çka ishte një dëshirë e hershme e saj. Me këtë rast Paçi i tha, veças, në mënyrë konfidenciale Hanëmes: Nikua më bën mua dhurata, po unë as që kam për ti gëzuar ato, se jam për atë rrugë…
                              Dhe vërtetë, pak kohe kaloi dhe neve na u desh ta përcjellim Paçin tonë të dashur, për në banesën e fundit. Ajo do të ngelet e pavdekur në kujtesën tonë, si model i korrektesës parimore dhe i sinqeritetit maksimal, që s'e njihte diplomacinë apo metaforën, po ta "përplaste" çdo gjë direkt, pa dredha, e pa tëkeq, natyrshëm dhe bruto, pa e përpunuar, ashtu si e mendonte aty për aty, por,  gjithnjë me pastërti e dashamirësi. Ne e ndjemë shumë humbjen e saj, se jo vetëm i krijoi shqetësime dhe probleme shokut tonë më të mirë, Nikos, por edhe ne humbëm një shoqe të dashur, të afërt dhe të gjendur për çdo hall, të zgjuar dhe të sinqertë, balancë precize matjeje dhe vlerësimi .
                                                                               
            Kur ishim në Strugë ne vendosëm të ktheheshim nga Ohri, të vizitonim Shën Naumin dhe ta kalonim kufirin nëpërmjet Doganës së Tushemishtit, por sa u nisëm konstatuam se na kishin humbur pasaportat, me vizat kufitare. U detyruam të rikthehemi nga Dogana e Kakavijës, ku, për fat takuam me një oficere të njohur nga Llakatundi, dhe nuk patëm vështirësi kalimi. Drekën e hëngrëm në një lokal malor, në të dalë të Elbasanit. Në ora 15.00 ishim në Tiranë. Kontrollova kilometrazhin dhe kishim përshkruar vetëm 130 kilometra rrugë. Kishte qenë më afër Struga se Vlora.







  SËRISH ME PUSHIME NË TURQI

Për në Vlorë gati u nisëm
Po, na  prapësoi Wimi
"Ne një plan të ri kurdisëm:
Ju ftojmë: Në Turqi të vini!"

Hipëm bashkë në aeroplan
16 Gusht, dita e martë,
Hanëmen e kisha pranë
     Më  tej: Anxhel, Uim, Artë. 
                                                    .
Udhëtimi zgjati një orë  
                                                      Antalje, stacion i parë                                                                            
Turqit na e bëjnë me dorë
"Pushimet ju vafshin mbarë"

Autobuzi  gjarpëron
Superstrada ADANA
Madhështi që mrekullon
Parajsa në MARMARA.


Kudo hotele dhe vila
Qindra. Pika Turistike
Lulishte me trëndafila
Mbushur, kjo Turqia mike.

Po ne, ku do bujtnim vallë?
Mos e humbim këtë perlë!
-Jo, kudo rreth e vërdallë
Është më bukur, sa më thellë!


"Kemal Bay" quhet hoteli
Bash te gjiri i Qemalit
Ngrihej si një lafshë gjeli
Buzë detit, rrëzë malit.

Me pishinë e shatrivan
Park jahtesh dhe mol në det
Jashtë- lule, jargavan,
Brenda freskë e salltanet.

Me Ti-Vu dhe Bus-Dollap
Kasafortë, Kondicioner
Me karton derën e hap
Banja- si për milionerë

Mëngjesit merë reze dielli
Noton në pishinë dhe det
Në shezlon, me sytë nga qielli
Haje dhe pije, si mbret.

Mbas dite shkrihu në Saun
Djersa çurkë të rrjedh nga pas.
Ushqime?- Të ngopësh kaun.
Ruaj barkun të mos plas!

Verë e kuqe dhe e bardhë,
Çdo lloj lëngu me bardhak,
Rrush, kumbulla, shalqi, dardhë
Birrë e ftohtë, për merak.

Hip e zbrit me ashensorë
Po deshe, bën dhe pazar
Blen çdo gjë, që zë me dorë
Me lira, rubla, dollarë.



Veç kujdes… Ruhu nga ruskat!
Në turma shihen ngado
Të shkathëta, të bukura, "zuskat"
Rrezik përplase me to.

Gjen dhe nga vende të tjera
Ukrainas dhe bullgarë
Gjermanë dhe austriakë
Kazakë edhe tartarë

Kaluam 10 dit' të rralla
Në diell, pishinë e det
Përrallat nuk na qenkan përralla
Po, Turqi - realitet.








NË MAL TË ZI

Prapë me  Nikon në Igallo
të pandarë në det e breg,
si dikur çifte në ballo.
Këtë radhë tek e tek.

Dit' e Majit 22
  pak orë pas pavarësisë
gëzonte gjithë Mali i Zi
ç'gërshetimin prej Serbisë.

Kaluam dhjetë ditëtë rralla
"CENTAR" hotel, me mjekim.
çdo ditë me diell  në qiell
çdo natë yje plot shkëlqim.

Nismëtar ishte Laveri
me Bejkën, që i vinte pas.
Ishte ndarë nga revolveri.
Shëtitje, hare dhe gaz.

Një talent të rrallë shfaqi
Kumaxhiu Vangjel  Taqi:
Valle, këngë e fjalë paqi
ndaj  të gjithëve na kënaqi.

Bashkëshortja, Athina Kuqi
bëri terapi, sa mundi
"Sikur dhe malet të shemben
Vitin tjetër me Hanëmen."


I urti Namik Shameti,
që në dhomë me Nikon fjeti
desh të ulej nga shëndeti
po, menyja ish prej mbreti.

Një pyetje mori dhënë :
Ish Igallua qendër e madhe?
Pse në hartë nuk është me shenjë?
Ky problem na solli halle.

Vallë kush është kryeqendra
Herceg Novi a Igalli?
-Herceg Novi paska brenda
Igallon. Biçim mëhalli.

Herceg Novi  bazë e vjetër,
me kështjella mesjetare
arena lufte për mbretër
me kisha e katedrale.

Për karshi duket Kotori,
po, sa thellë deti u futka?
Shën Stefani dhe Tivari
Razini i Teutës, Budva.

Ja, na përshëndet Ulqini,
banuar nga shqiptarë.
gjelbërimi, palma, blini
përqafuar, të pa ndarë.

Bulevard i madh u çel
shkon i lirë, kalon kufijtë,
nuk ka me barrierë me tel,
na dolën vëllezër komshinjtë.


Jemi ende në Igallo,
po ditët ecin me turr
Cërna Gora kërcen ballo,
vallja nuk pushka  kurrë..

Kudo shprehja "Dobër dan"
dhe dyqane me një euro,
valixhja më s'nxë e s'mban
na u mbush vegla e metro.

Autobuzi gjarpëron,
                                     asfalti nxin si arap,
muzika shqip po gjëmon.
Iki, po do kthehem prapë

Igallo, 02.06.06





                                   
              NJË VIZITË MBRESËLËNËSE

Kur shoku dhe miku ynë i fëmijërisë, Duro Mehmet Mustafaj, na komunikoi ftesën që Shtabi i Posaçëm, na ftoi për të marrë pjesë, si miq të Vranishtit, në Festën e Përvitshme të Fshatit, ne, një grup vlonjatësh me banim të hershëm në Tiranë, pranuam njëzëri.
Vranishtin shumëkush e njihte për historinë e tij të lavdishme, në luftërat për Liri, Pavarësi e Çlirim. Të gjithë kishim dëgjuar dhe ishim rritur me respektin për Sali Vranishtin, komitin trim antiturk e  përkrahës të fukarasë, krahun e armatosur të Ismail Qemalit, kapitenin trim të luftës së njëzetës. Unë nga lagjja Muradie e Vlorës dhe që më pëlqen të këndoj labçe e kujtoja shpesh Vranishtin për një vajzë flori, që i këndohet se, si e pa vëlla, morri trimërisht hakën e babait të vrarë pabesisht dhe u fut në histori, në këngë e në legjendë; Mjeku Sadedin Gjoka nga Topanaja, me Rukijen, të shoqen e tij Shkodrane, e ka njohur për vallet e burrave gjigand, që transmetojnë me gjallëri dhe optimizëm, nëpërmjet kërcimit dhe këngës, trimëri dhe heroizëm.
Inxhinieri Sabavet Ymeri, vëllai i pilotit të famshëm vlonjat Babaçe Faiku, e kujtonte Vranishtin për aktin e rezistencës masive kundër nazisteve dhe për barbarinë  dhe masakrën e tyre të pashembullt.
 Diplomati Pirro Veshi, vëllai i Ymerit, ish sekretarit të Qarkorit të Rinisë dhe veprues aktivë në këtë zonë, gjatë Luftës, e kujton Vranishtin për dëshmorin e pare antifashist të Qarkut të Vlorës.
  Inxhinieri nga Tragjazi Axhem Gjonaj, që ka emër dhe njohje të mirë, si drejtues për të gjithë rrethin e Vlorës, e kujton Vranishtin për historianin jurist Sali Hallkokondi, për këshilltarët e shquar Rapo Meto e Alush Majko, për mësuesit e palodhur veteranë Xhemil Veli Duka, Daut Sefer Gjikondi dhe Besim Feim Xhebraj; inxhinieri Sezai Hoxha, pasjonant për gjeologjinë, e kujton Vranishtin për ujërat e Honit dhe për Gurin e Zotit
 Shkrimtari Skënder Hasko, nga Dukati i Vlorës, duke kujtuar vizitat historike të plakut të Vlorës dhe heroit të pavarësisë kombëtare, Ismail Qemalit në Vranisht para dhe pas vitit 1912, kalon në lashtësi dhe kujton
qytezën prehistorike të  Horës, lidhur me mërgimtarët e hershëm që i kanë dhënë emrin Horës analoge në Itali.
 Ekonomisti agrar Minella Mosko, kujton me nostalgji e respekt kohën kur Vranishti ishte qendër e një ekonomie të fuqishme bujqësore e blegtorale.

Po këto njohje ishin pak, fare pak. Ne në Vranishtin e ditëve tona, në atë ditë vere  morëm njohuri e kujtime të paharrueshme. U befasuam sa e kaluam Horën dhe u ndodhem te pylli i bukur, në hyrje të fshatit. Nga mikrobusi, ku ishim bashkë me miqtë Vlonjato-Tiranas të Vranishtit, tësponsorizuar nga biznesmenë vranishtiot, nga larg dëgjonim, kënge dhe muzikë. Qindra bijë të Vranishtit, në këtë ditë simbolike, në përgjigje të thirrjes së organizatorëve, të veshur me rrobat më të bukura, kishin ardhur nga Vlora, gjithë Shqipëria, po dhe nga jashtë Atdheut, duke marrë me vete dhe njerëz të tjerë dashamirës, miq, e turistë, po dhe kurjozë që donin të vërtetonin mrekullitë e paraqitura herë pas here me mjeshtëri nga gazetarët e, pse jo, për mua, më të mirës gazetë periodike lokale të vendit, Gazetës “HORA. Shihnim nga afër tani, në tribunën skenë, të ngritur hijshëm, në hije të pemëve shumëvjeçare, Ansamblin e  Famshëm Folklorik të Këngëve dhe Valleve të Vranishtit, laureat i disa çmimeve kombëtare, duke kërcyer e kënduar hijshëm, me finesë e bukuri të paparë.

Sa zbritëm u takuam me burra e gra, shumë prej tyre të njohur në mbarë vendin, për trimëritë në luftë po dhe për kulturën e vlerat mbarëkombëtare. Në radhë të parë ishte rapsodi i shquar, poeti, shkrimtari, mësuesi tani veteran, mik për të gjithë ne, Muhamet Tartari me të shoqen po dhe dhjetëra doktorë, profesorë, ushtarakë, shkrimtarë e gazetarë të shquar, që i bëjnë nder Vlorës dhe më tej.
Në Tribunën e improvizuar u mbajtën referate dhe kumtesa me tema shkencore, që secila në përmbajtjen e vetë kishin të pashkëputur kumtin e dashurisë për vendlindjen, për bashkëfshataret, për shoqërinë dhe njeri tjetrin, karakteristike kjo e unitetit të fortë të kësaj zone, ku pikëpamjet politike ngelen vetjake, ndërsa shoqëria dhe dashuria është një kultivar i vendlindjes, që i bashkon dhe i mban në miqësi të përhershme dhe shuan sherret dhe mosmarrëveshjet tradicionale apo të përkohshme.

Duke kaluar disa orë të këndshme midis njerëzve të mrekullueshëm të këtij fshati në hijet e pemëve dhe të gjelbërimit për rreth, të Zotët e Shtëpisë, duke ruajtur traditën, na ftuan në lokalet turistike tregtare aty pranë, dhe bashkë me ta, shijuam mishin e qengjit të pjekur në hell dhe rakinë, duke biseduar e medituar për të kaluarën heroike, çka na i nxiste dhe na kujtonte monumenti madhështor i simbolit historik të Vlorës, Kapiten Sali Vranishtit, jo dhe larg çudisë natyrore, Gurit të Zotit, dukej sikur qe i gjalle  dhe na fliste e na tregonte Udhën e Zotit.


Vlorë,20. 6.2009



























                                               UDHËTIMI I LARGËT


Më së fundi u plotësua dhe një qëllim e nj endërr e kahershme: Udhëtimi drejt perëndimit të largët. Pas pesë aplikimesh të dështuara për vizë amerikane e kanadeze, çuditërisht, njera pas tjetrës, dolën dy viza: Për Kanada, në përpjekje për "bashkim familjar" me Linditen, vajzën e madhe, ku do të takohem edhe me Kamanin, djalin tim, që do vijë nga Amerika; në Evropë, vizë "shengen", për të ndenjur (në vajtje e në ardhje) ca ditë në Holandë, te vajza e vogël, Arta. Ja si e përjetova, paraprakisht, këtë ngjarje tepër të gëzueshme:

Më së fundi…VIZA

Po ikën mërzia, na u sosën hallet,
Lajmi i gëzuar mjedisin po tund,
Një krijese e bukur, buis e po ngjallet:
"Shëtisni kudo, botën e pafund!"

Për në Kanada doli viza e parë
Dhe një tjetër, Shengen, ju e kini hak
Tani, kur të doni, kontinentet mbarë
Bridhni lart e poshtë, fare pa merak.

Holanda e bukur, vendi i mrekullive.
Na presin Wimi, Anxhela dhe Arta.
Do t'i shihni vetë, fletët e mullijve,
Vendet e begatshme, të parë veç në harta,

Serat mbushur lule: vjollcë e tulipane,
Kanale lundruese, anije gjigande,
Parcela me jonxhe e lopë laramane,
Arti dhe piktura, krenari Rembrande.


Më tej: Pafundsi, fluturim në qiell,
Si dikur Kolombi, kish çarë oqeanin.
Ne udhtojmë lart, afër hënë e diell
Nriçuar me shpresë, yjet po na mbanin.

Ja dhe Kanadaja, tok' e pa mbarim,
krenare, parajsë, pasuri e shtuar,
Një vend i bekuar, dritë në perëndim,
Krijuar nga njerëz puntorë e të zgjuar.

Dhe në tokë ne gjetëm, si në qiell-dritë:
Vali, Deni, Niku, vezullim shandani.
Është vendi i bekuar, që mledh mirësitë:
Lindita e Majklli, Dela dhe Kamani.
Shënime shpjeguese:
 Kamani, djali im, në Amerikë,
 Dela , gruaja e tij; Lindita, vajza ime, në Kanada,
 Majklli, burri i sajë;
 Arta, vajza ime në Holandë,
 Wimi, burri i sajë;
 Deni, Vali, Anxhela dhe Niku, nipat dhe mbesat e mia.

Është data 15 mars e vitit 2009. Ngrihem herët në mëngjes, me dhimbje koke nga pagjumësia: Dje, për drekë lamtumire, më kishin ftuar shokët e vjetër me banim në Tiranë: Duro Mustafaj, Irfan Bregu, Bardhyl Golemi, Niko Gjyzari, Llazar e Harilla Papajorgji, Sezai Hoxha, Axhem Gjoni dhe Sadedin Gjoka. Nga dashuria e mendimi për shokët e shtrenjtë vlonjatë, po dhe nga meraku e kureshtja për çdo gjë të re e të panjohur që prisja të shihja, gjumin e bera me copa dhe me dukej sikur nuk kisha fjetur fare. Eshte dita për t'u nisur me avion nga Tirana në Budapest-Bruksel.
Patëm disa propozime transporti, për të shkuar deri në Aeroportin e Rinasit: Gjitoni pilot Osman Kushta kërkoi të na përcillte me Bencin e tij të kuq; komshiu tjetër, ish deputeti Sokol Hajro, më vuri në dispozicion Opelin rozë; Valteri, nipi simpatik i Hanëmes, që banon një kat më lart tha: Do tu çoj unë në Rinas me Wolswagenin blu, të madh e të sapo blerë; jo, tha Axhem Gjoni, shoku im i dashur, me takon mua, me "Polon" time metalizato. Unë jam pensionist dhe nuk dëmtohem e nuk kërkoj leje për t'u larguar nga puna, po dhe serbatorin e kam plot me karburant, se e ka mbushur Niko Gjyzari, para një muaji.
 Një orë para nisjes na erdhi në shtëpi doktor Sadedini. Jam i ngarkuar nga shokët t'u percjell deri në aeroport. Po iu dhurojë dhe veprën e Ciceronit "arti i të pleqeruarit", ta lexoni rrugës.
Në  aeroportin e rinovuar tashmë, ende të vogël, po komod "Nënë Tereza", kontrollorët, na hoqënkapardinën, pallton, këpucet e deri rripin e mesit. Pas kontrollit dhe pritjes së gjatë, hipëm në avion. Personeli i shërbimit i avionit të Shoqërisë Austriake "Malev" nr. 431, na priti me buzeqeshje e mirseardhje. U ulëm në radhën 12 dhe vendosëm rripat e sigurisë. Nisja, udhëtimi dhe zbritja ishin të qeta. Pas një ore e gjysmë mberrijmë në Budapest. Serish kontroll e
heqie rripash, po, për ne te moshuarit, pa reptësi. Midis shqiptarëve, që ishin
të shumte, na u ndodh Gerti Osmani, emigrant në Gjermani, ku është shpërngulur me gjithë familjen e tij  çame, para 15 vjetësh. Në Hamburg ishte diplomuar për ekonomi dhe punon i sukseseshëm, siç tha, pedagog në një Universitet. Gerti na shoqëroi deri sa zumë vendet, në radhën 22 të avionin tjetër të Shoqërsë Malev, me numër 602. Gerti ishte shumë i gatshëm dhe i sjellshem, po na beri përshtypje
se nuk na lehtësoi në barrën e çantave  tona të fryra. Kur e falënderuam pë ndihmesën ai na tha: Më falni për çantat, po kam një përvojë jete të hidhur se, në një rast, më kanë ngelur në dorë dhe më kanë dëmtuar shumë, dy çanta shqiptarësh të mbushura me "mall te keq".
Udhëtimi nga Budapesti në Bruksel ishte, gjithashtu, i rehatshëm dhe zgjati një orë e gjysmë. Ne avion, kur dëgjoi që po flisnim shqip, na përshendeti dhe na ofroi ndihmë një tjetër djalosh simpatik pukjan, qe quhej Avni Terbani. Ai, na i rëmbeu të dy çantat dhe na shoqëroi deri te vendi i bagazheve, e më pas me valixhet tona dolëm, nëpërmjet exit-it të gjatë, deri sa takuam njerëzit tanë të dashur: Artën, Anxhelën dhe Wimin. Pas një ore udhtimi me autoveturën "KIA", mbritem në Roosendaal, qytet holladez, në kufi me Belgjikën, ku banon vajza jonë
Arta, me trashëgimtaren e sajë të vetme, bukuroshen Anxhela, si dhe me burrin e saj, me te cilin ndenjëm gjatë në Tiranë dhe tani e kemi mjaftë të afërt, si djalë shtëpie, inxhinjerin holandez  Wim van der Wouden.
                                         
Erdhëm në zonën 30 të qytetit kufitar Holandez, Roosendaal, te shtëpia e Artës (Montberg 10), rreth orës 22 të datës 15 mars 2009. Menjëherë na shtruan ushqim
të bollshëm, cilësor e të veçantë për ne, shoqëruar me verë të zgjedhur. Më pas vizituam shtëpinë 3 katëshe, të marrë me qera nga një vendase. Kati i pare zihej nga një zyrë e madhe e kompletuar me te gjitha pajisjet kompiuterike, po aty garazhi, një banjë e vogël, një korridor dhe nga pas një oborr me basen uji e peshq. Hyrja korespondon me një shesh te madh me vend parkime e lulishte dhe zyra e katit të parë lidhet me një oborr të rrethuar me lule. Më tej një pamje e bukur me një liqen te populluar me peshq e rosa. Kati i dytë lidhet, me shkallët e brendëshme, që të çojnë deri në katin e tretë. Në katin e dytë është soxhornua tejet e madhe, me guzhinen për gatim e ngrënie dhe këndin e ndenjies me oxhak,
divan e poltrone dhe me një televizor bashkëkohor.
Në katin e tretë janë tre dhoma gjumi të kompletuara me paisje komode, si dhe sistemi i paisjeve ngrohëse e aspiruese, dhe larësja e tharësja e rrobave. E gjitë shtëpia ka ngrohje qëndrore me gaz dhe sistem unik aspirimi, ujë të ngrohtë e të ftohtë të pijshëm gjatë 24 orëve. Të bien në sy, në të gjitha
katet, dritaret e stermëdha, plotë dritë.
Të nesërmen morra një biçikletë (në shtëpi secili ka një biçikletë të vetën) dhe dola perreth. More po ku jam këtu? Në përrallë, apo në ëndër. Shtëpitë të vendosura si kuti shkrepsesh njera pas tjetrës me blloqe të unifikuar e të para studjuar nga grup arkitektësh e urbanistësh. Rrugë të shtruara me kujdes me pllaka shumëngjyrëshe, të vecanta për atomjete, biçikleta e këmbësore. Kudo gjelbërim i përhershëm. Pastërti e gjithanëshme dhe asnjë grumbull plehrash, veç dy kazanë hermetikë për çdo shtëpi, ku diferencohen mbetjet dhe që tërhiqen çdo javë, nga shërbimi komunal. Shtëpitë me dritare të stërmëdha, ku gjindja ekspozon lloj lloj xhigla- miglash të sajuara nga specialistë apo të mbledhura nga lashtësia. Makina lluksoze të parkuara para shtëpive, në vende të veçanta, apo buzë trotuarve. Në kembë nuk sheh njeri kot, po me biçikleta e makina apo që shoqërojnë qentë e ndonjë, që bredh me vrap, për të ruajtur formën sportive.
Pash vetëm një lypës, dhe ai modern e i veshur mirë, duke luajtur në violinë, para derës së kishës. Njerëzit, të gjatë e të paster, vishen thjesht, më së shumti me të pambukta dhe me këpucë rrobe e gome. Gratë të zbukuruara, të veshura e të krehura bukur, të gjata e me së shumti bjonde me sy të kaltertë.

Tregtoret ishin të mbushura me mall gjithfarësh (supermarkete), të grumbulluara në pika, diku pak larg qendrave të banuara urbane, me cilësi e çmime për të gjitha shtresat. Të specializuara, në dyqane të veçanta kanë ngelur shitja e bukës dhe kekut, dyqanet e mishit shumllojesh, djathërave gjithfarësh, pijeve alkolike, luleve etj.
Në Holandë janë ulur kembëkryq emigrantë marokenë, turq dhe nga ish kolonite holandeze, që kanë dhe tregëtoret e tyre, po që janë punësuar kudo, pa dallim.
Krahasuar me ne, në Shqiperi, ku diferenca në paga është e thellë, çmimet m'u duken të arsyeshme, madje, për frutat, zarzavatet, qumshtin dhe vezët ishin të përafërta.
Vizituam dhe dy qytete Belge: Essen-in, buzë kufirit, ku banun Arta me familjen, si dhe Antwerp, një qytet i lashtë, ish kryeqendra e vendit, me ndertesa të larta e rrugë karakteristike. Këtu na ranë në sy prostitutat, që kishin lokale të lincensuara, të dalluara nga ngjyra e kuqe. Drekuam në një restaurant
italian, ku pame të ulur shumë të rinj, që terhiqeshin nga çmimet e diferencuara, posaçerisht për ta. Në Belgjikë ndihej një nivel me i ulët për sinjalistikën, gjerësinë e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre. Atje, anës rrugëve, madje edhe brenda qytetit, të binin në sy shtyllat e rrjetit elektrik, si të ishe te ne, në mes të Kavajës së vjetër.
Të nesërmen, më 17 mars 2009, mësuam një lajm që na tronditi: Ishim në Hollandë, te shtëpia e Wimit, unë e Hanemja në katin e dytë, ndërsa Wimi dhe Arta, poshtë në zyrë. Duke qënë në katin e dytë, te soxhornua, dëgjon çdo gjë që bëhet te zyra, në katin e parë, se të dy katet kanë një boshllëk komunikues, të kufizuar me parmakë. Arta po bisedonte në telefon, me sa duket me Mimin, djalin e dajë Muratit, që punon në një qëndër ndërkombëtare në Hagë. Nga ana e Artës dëgjohet një britmë dëshperuese dhe pyetjet: Kur ndodhi, si ndodhi? Pas një heshtjeje,
Arta me thërret poshtë. Hanëmja, ndërhyn dhe pyet: I ka ndodhur gjë vëllait, Skënderit? Vërtet, ashtu ishte. Skënderit i kishte rënë infrakt në gjumë, dhe kishte vdekur, në mes të natës. U mblodhëm të gjithë të përmendnim dhe ti jepnim kuraje motrës, së pikëlluar e të goditur aq rëndë. Ajo, brenda 2 muajve, humbi dy vellezër, njerin më të mirë se tjetrin.
-Pse ndodhi kështu, më ikën të dy vëllezërit, njeri pas tjetrit, si nuk u gjenda dhe unë atje, ç'më gjeti mua të mjerën?
-Po të ishje ti atje, do ta ngjallje? Atë as gjindja e shtëpisë në Vlorë, nuk e ndihmuan dot. Ai vdiq pa vuajtur, pa e marrë vesh as vetë, si i dashuri i Zotit.
-Po, do të doja te isha dhe unë atje, të ndaja dhimbjen e madhe me motrat, me vellain Dunin, që me ngeli vetëm, me Batien e mirë, gruan e pikëlluar e më të dëmtuaren dhe me nipat e mbesat e mia.
-Po nuk e kupton, Nemja ime, se kjo tregon, që vëllezërit, ty  të kanë dashur aq shumë, sa nuk  të penguan, për t'u nisur në këtë udhëtim të shumë pritur, për të takuar  fëmijtë e tu, të shpërndarë nëpër botë? Ne i kishim prerë biletat para tre muajsh dhe nga vdekja e Muratit kaluan, siç e do tradita jonë fetare, mbi 40 ditë, ndërsa Skënderi vdiq, gjithashtu, pa të ndalur, pasi ti kishe fluturuar me avion dhe kishe mbërritur te vajza e vogël, në Holandë… Këto arsyetime e lehtësuan dhe e kthyen në realitet Hanëmen dhe i dhanë kurajë, për t'u stabilizuar dhe gradualisht, për të ecur drejt njëfarë normaliteti të metejshëm, aq më tepër për ta mbajtur të fshehur shqetësimin dhe dhëmbjen e madhe, për mos ta kaluar te mjedisi perreth. Pas kësaj morrëm në telefon Shqipërinë dhe bëmë ngushllimet e nevojshme.
Për fund jave na erdhi për vizite nipi i Hanëmes, Durim Bani me të shoqen, Evën dhe të birin 12 vjeçar, Klajnertin. Kaluam disa orë së bashku, duke medituar e kujtuar të afërmit tanë në Shqipëri, e sidomos duke përjetuar, në kujtim virtual, ndarjen e dhimbjes me njerëzit e familjes Bani, në Vlorë.
Sesa shpejt ikën nëntë ditë as që e morrëm vesh.






                                 UDHËTIMI PËR NË KANADA
                         
Në datën 24 mars 2009 nisemi nga aeroporti i Brukselit, me një avion të shoqerisë Jet Ayrwais 9W 230. Na shoqëroi deri te kontrolli pasaportave Wimi, madje deri te Gejti ynë, personeli i shërbimit na hipi në dy karike me rrota, nga ato të paraplegjikeve, duke na tërhequr një zezak nga indonezia, si te ishim
rikshi e kuli, në mes të Kinës. Asnjë lloj kontrolli. Në stolat, afer gejtit të hyrjes te avioni ynë, ishin ulur vetëm indjanë: shumica e burrave me ato tip çallme rreth kokës dhe gratë, me ballin me pike mes vetullave, e me veshje të lehta, si shalle, rreth trupit. Ata kishin ardhur nga Nju Deli, për të fluturuar drejt Kanadasë. Në avionin, me rreth 400 vende, shumica ishin indjanë, midis tyre shumë fëmijë, që qanin e çirreshin, pa pushim… Lidhëm rrypat e mezit, hapëm televizorët e veçantë për çdo pasaxher dhe zgjodhëm rrubriken me filma. Sjellje shembullore e personelit, larje duarsh me pece të sapo sterilizuara, ushqim me menu, shumë i pelqyeshem dhe i bollshëm, në tre vafte. Kafe, çaj e pije
freskuese, sa herë të doje.
Mbërritem në Aeroportin e Torontos pas 8 orë udhëtimi dhe me një ulje të këndëshme. Procedurat i kaluam me lehtesi dhe pa na ndihmuar kush. Në zyrën e emigracionit na pritën me ngrohtësi dhe na shërbyen shpejt. Pastaj morrëm valixhet dhe me një karo dore dolëm në peron, ku takuam Linditën dhe Majkllin. U përqafuam të mallëngjyer. Majkllin, që e kishim parë,  veçse në fotografi, e futëm menjëherë në zemër, se na u duk edhe me i mire nga çkish pozuar: i gjat dhe i ri, me trup atleti, i qeshur e i gëzuar. Hipëm në Benc Mercedesin 320 të Lindites dhe pas 15 minutash arritëm në Missisuaga ne " 3091 Joel Kerbel Place"
Ishte prekës dhe mallëngjyes takimi me mbesen time 21 vjeçare, Valmirën dhe nipin 19 vjeçar, Denin, me të cilët nuk ishim parë që prej gati 8 vjetësh. Tani, të rritur e të zbukuruar, studentë universiteti. Na erdhi keq tek i pamë aq të mirë e perfaqësues të denjë të racës së bukur shqiptare, kur kishin filluar ta harronin gjuhën e mëmës dhe mendonin për ta gjetur fjalën e kërkuar. Kjo, nga që nuk kishin asnjë kontakt me shqiptarët, për një kohë të gjatë. Po me tej, si do vejë? Duket më kot unë andej, nga maja e Llogorait, i frymëzuar nga ajo pamje fantastike, thur poezi e, si gjysh, jap porosi:

Kur ngjite në Llogora
shikon larg në horizont
thua: mos nga qielli ra
mrekullia e pa zakontë,

Fryn një fllad e një duhi
plakun e bëjnë më të ri,
të riut i japin mënd.
                                                                Si mund të lihet ky vend?

Këta, nipat tanë në Kanada, as që arrijnë dot më të lexojnë në shqip, pa le të kenë ndër mend të rikthehen në Atdhe … Po, le të kthehemi ku e lamë:
Shtëpia e Linditës ishte e bukur dhe komode. Në një bllok të ri ndërtesash tre katëshe, që ende nuk është sistemuar plotësisht, afër Parkut. Në hyrje, pasi lije majtas garazhin e bollshëm, që hapej me pult, nga larg, në të djathtë, nëpërmjet 5 shkallëve hyje në koridor dhe ngjiteshe në katin e dytë. Majtas një dollap muri për këpucët dhe veshjet e rënda. Kati dytë një sallë ndenjie e ngrënie, të kompetuara më së miri me sallon pritje, televizor të stermadh "Magnavox", tavolinë komode e karrike të rehatshme, rrafte të mbushur me libra, panorama e portrete te çmueshme në muret, bufe e kondrabufe guzhine, lavapjatë, lavastovilie, sobë lektrike dhe me elktrovalë, frigorifer tepër i madh, filtruse e ftohëse uji të pijshëm, si dhe të gjitha paisjet e tjera bashkëkohore. Nga të dy krahët veri e jug dritare të mëdha, si dhe një ballkon i bollshëm.

Me shkallë të brendëshme zbret si në katin e parë, apo ngjite në të tretin. Në katin e parë, veç garazhit ka një dhomë gjumi, një banjë, dollap muri, si dhe dalje në një oborr të vogël. Hedh sytë te muri anësor dhe lart sheh të varura dy lança të vogla kanotazhi. Po, këto janë tonat, na shpjegon Lina, dhe i përdorim vetë, ne ujkendet e posaçme. Prej katit të parë zbret në katin e nëndheshëm, ku
janë vendosur larësja dhe tharësja e rrobave, kasaforta e madhe, biçikletat, rrobat edhe këpucët e stines së tejkaluar, të vendosura ne dollap e me sistem dhe, me tej, depo të bollshme, për çfardolloj nevoje në perspektivë, e ndofta për të shtuar e ndërtuar edhe një dhomë të re. Në katin e tretë janë tre dhoma
gjumi, të kompletuara me dollape muri, krevate e dyshekë të rehatshëm, si për mbret dhe paisje të tjera të domosdoshme, si dhe dy banja njera me vaske e tjetra me dush.
Për ne ishte përgatitur një dhomë e posaçme, me krevat, dyshek e jastekë shumë komodë, në katin e tretë, me pamje nga jug- perendimi. Fjetëm, sikur të ishim në shtëpinë tonë.
Të nesërmen dola, qysh herët në mëngjez, kur të gjithë shkuan në punët, apo shkollat e tyre dhe unë ngela vetëm me Hanëmen. Kështu bëra dhe ditet e tjera, pasi shkëputesha nga Hanemja, Kompiuteri, dhe qenushi "Maks", miqtë e mi më kohëgjatë. Do me jepet rasti për përshkrime gjeografike, apo takime shoqërore e miqësore, po nuk mund të lë për më tej impresionet nga një vizitë e jashtzakonshme:





NË ONTARIO
Përshtypje udhëtimi

Megjithëse kanë kaluar kohë, ne jemi ende të "goditur" nga mrekullia Niagara!Në datën 28 mars 2009 ishte një kohë e bukur, që na ndihmoi të shijonim ngjarje e njohje të reja, të veçanta: Bukurinë mahnitëse të katarakteve të Niagarës dhe fotografimin e tyre nga disa kënde vështrimi; lojën në kazino dhe gëzimin e fitimit qyl; ushqimin superdozë, me çmim fiks; fluturimi në kabinat komode të karoselit gjigand në pesë rrotullime; shikimin në lartësinë 59 metroshe nga tunelet e kështjellës dhe kontaktin freskues me stërkalat e Ujëvarës së Niagarës; vizitën në Shtëpinë e Fluturave, me mjediset speciale për qindra specie të papara, nga më të çuditshmet e më të bukurat e botës. Kudo turma njerëzish në rradhë e tok, kryesisht pleq, deri  të kërrusur e që gati zvariteshin, nga të gjitha ngjyrat dhe racat e globit.
Ajo që të bën më shimë përshtypje, këtu në Kanada, është klima e ashpër dhe e paqëndrueshme, më së shumti, me rreshje. Megjithëse prill, pranverë e vërtetë në Shqipëri, që ta ka enda të dalësh e të shëtisish më kembë në natyrë, qoftë dhe ashtu, me mjedise jo fortë të pastërta e të pa kultivuara, këtu, në Kanada takon që sot është një klimë e pranueshme dhe kohë me diell, nesër të jetë shumë ftohtë e me shi, dhe mund të ndodhi që mengjesi i pasnesërm të jetë edhe me borë. Sot, data 6 prill 2009, gdhiu me borë të shtruar, mbi çatitë dhe rrugët. Kjo na befasoi dhe na bëri të kujtojmë, me kënaqsi, klimën në Atdheun tonë.

Njëzetë ditë më parë
Ne, ishim në Vlorë.
Atje, lamë behar
Këtu, bie borë.

Shkëlqen Niagara,
Zbardhet Kanadaja,
Mbuluar nga bora…
Oh, s'ka si Kavaja.

Nuk ka as, si Braka,
Nuk gjen kund, si Vlora.
E mirë Misisuaga,
Po, se sheh nga bora.

Këtu hasim me ca norma të tjera jetese. Ka më pak bashkësi e lidhje familjare. Secili mendon punon më shumë për vete: punon e mbledh para për nevojat vetiake;
gatuan, më së shumti për vete dhe po vetë i lanë enët, apo teshat personale. Nëqoftëse të merzitet e tërëndohet burri, a gruaja shkëpute, merr një tjetër e bashkëjeton me të, duke i ndarë në mes shpenzimet e qirasë, apo shpenzimet e tjera të përbashkëta, por pa u armiqësuar me bashkëshortin e parë dhe, kur është nevoja, duke e takuar dhe e ndihmuar atë, apo duke ndarë ndonjëfarë përgjegjësie për fëmijët e përbashkët të mitur. Pas moshës 18 vjeç fëmija nuk të pyet më, si prind dhe si rregull, del "në bukë të vetë".
Gjindja, këtu në Kanada, punojnë shumë, pa qibër, në çfardolloj punësh dhe kur gjejnë, angazhohen me punë të dyta, boll të nxjerrin sa më shumë të ardhura. Me sa duket, si i nxjerrin, shumë më tepër nga ne, ashtu dhe i shpenzojnë ato, sidomos për qiratë e larta, ndriçimin, ngrohje-ftohjen dhe ujin, shpenzimet për autoveturat në karburant, siguracione, remonti e gjoba policie, si dhe për taksa e tatime të larta lokale e shtetërore. Bilanci, me së shumti masivisht, është negativ dhe manovrohet me kartat dhe kreditë bankare. Po, ama, rrojnë, si njerëz të qytetëruar, me konceptin se jemi qenie të përkohshëm, duhe të jetojmë të sotmen dhe nuk duhet vrarë shumë mendja për të nesërmen.

                      Edhe për të ngrëne, si rregull, tjetër gjë. Nuk kanë orar preciz për vaftet, mandje as numërohen 3 vaftet tona klasike. Hanë kur ti marrë urija. Mëngjezi haet me kembë, ose merret me vete: Kafe amerikane, lëngje frutash, sufllaqe të përgatitura me feta buke e në mes tyre sallatra, djathëra manure, rrypa mortadello, apo proshutë. Darka është vafti baze, po një darkë-drekë, sa vijnë nga puna, rreth ores 18-20. Atëhere, shtrohen në tavolinë me sallatra e barishte gjithfarësh, fileto peshku, apo llomka me biftekë vici të pjekur në furrë, garniturë nga kavanoza të gateshme me sallce e përbërës të tjerë të shijshëm dhe gjithnjë shoqëruar me verë cilesore. Vonë, para gjumit, secili konsumon lëngje, ose fruta të freskëta. Pak bukë, pak kripë e thuajse fare yndyrë dhe shumë ujë, direkt nga çesmat, pasi e filtrojnë dhe e ftohin.
Si rregull, në qytet, e bëjnë pazarin një herë në javë, duke shkuar me makinat e tyre personale në supermarketet universale.
Pak njerëz gjen në rrugët e tyre të gjera e të pastra, e të ndërtuara më së miri, me sinjalistikë të thjeshtë e të kuptueshme, me mbikalime të shumta dhe bajpase të lehta, të shtrira në transversalet Veri-Jugë, e Lindje-Perëndim; apo në kafenetë e ralla e parqet e shumta të populluara me zogj gjithfarë ngyrash e me ketra zijosh. Më këmbë sheh vetëm qytetarë të paktë, që rendin për freski e kalitje trupore, si dhe zonja, apo zotrinj, që u shërbejnë e shëtisin, të tërhequr prej rripave nga qentë e tyre të racës.
Ka njerëz nga të gjitha ngjyrat, të padiferencuar prej njeri tjetri. Shume aziatik e më pak afrikane i sheh, të ulur apo në kembë, për të ngrënë, apo pushuar në lokalet e specializuara për ushqim kinezë apo vietnamezë, japonezë, apo indiane. Ka kudo klinika me emra e mjekë aziatik.

Nje qytezë kineze, me mjedise të shumtë, gjëndet fare afër nesh. Atje ka shitore të specializuara dhe supermarket të kompletuar me gjithfarë mallrash të zgjedhura, cilësore e të vendosuar bukur, për të varfer e për të pasur, po gjithnjë të etiketuara e të sortuara, të freskëta e të konservuara, me copë apome peshë. Dhe kudo një buzqeshje e sjellje e kulturuar, që të grish për blerje e begenisje. Edhe ndërtimet apo zbukurimet këtu kujtojnë Kinën e tyre të dashur, punëtore e paqësore. Kur unë i them Majkllit, dhëndrit tonë kanadez, se dhe te ne, në Shqipëri, po vijnë shumë kinezë ai ma kthen:  "Kjo të bind se Shqipëria po futet shpejt në rrugën e zhvillimit. Kinezët janë indikatorë të leverdisë ekonomike dhe e kerkojnë atë, të paret, kudo që të jetë e kudo që të  ndihet".
Me tej është duke u përfunduar një qëndër tregëtimi, njëkohësisht dhe pushimi e argëtimi, e madhe dhe e bukur indiane. Në këto anë duket se aziatikët janë popullata me dominuese ndër emigrantët. Ata i sheh kudo tek shërbejnë, punojnë, pleq e të rinj, duke shoqëruar fëmijtë e tyre të shumtë, apo në lëvizje me automjetet e tyre, kryesisht japoneze, gjermane e amerikane.

Po, vendas e më të hershëm, ata që e drejtojnë Kanadanë, ende më të shumtit, më të pasurit e më te diturit, janë anglezët dhe pas tyre, francezët dhe italianët, si dhe evropianë të tjerë nga Spanja, Irlanda, Rusia, etj.
Vizituam edhe një "Moll", tregëtore të madhe, me dhjetra pavione , disa kate, nga ku hipje me shkallë të levizshme, me pafundësi shitoresh të specializuara, të mbushur me mallra cilësore e të shumellojshëm, të prura nga të gjitha anët e botës. Kishte aty mjedise për ngrënie, pije freskese, akullore (deri edhe për diabetikë), kënde të gjelbëruara për lexim shtypi e reklamash, për shlodhje e
relaks. Të gjitha komode të ndriçuara dhe të ajrosura mirë dhe me sistem qëndror ngrohjeje optimale. Kishte një sinjalistikë me qendra orientuese e tabela për të lëvizur me lehtësi, në ato labirinthe, ku ndryshe, mund të humbasesh.

Vizitova dhe supermaketin "IKEA", të madh e të specializuar për të tërhequr çfardolloj malli të nevojshëm për ndërtime e paisje shtëpiake. Duhet të zgjidhje e të merrje çfarë të doje vetë e, pasi ta paguaje, kryesisht me kartkrediti nëpërmjet makinave rregjistruese automatike, ta transportoje mallin e blerë, me karro dore e ta ngarkoje në mjetin tënd. Merr e ik, për hesapin tënd, pa qënë nevoja të pyesësh njeri, se malli është i vlerësuar dhe me çmimet përkatëse në etiketat, apo tabelat elektronike dhe për të, ke udhezimet e hollësishme, shpesh në disa gjuhë, si ta montosh kur është rasti, apo si ta përdoresh atë. Kur pagesa kryhet me kartekrediti në makinat elektronike, mund të mos biesh ne kontakt fare me njeri, me asnjë shitës, apo punëtor shërbimi. Natyrisht çdo gjë kontrollohet nga kamerat përkatëse dhe nga ndërgjegjja, apo frika e klientit, i cili detyrohet të respektojë kriteret e caktuara, ndryshe vihet para saksioneve të renda.
Në tregtoret e mallrave të zhvleftesuara, gjeje çdo gjë me çmim të lirë (natyrisht jo aq lirë, sa te Gabi ynë), ndërsa te ndonjë tregtore e specializuara, gjeje çfardolloj malli, fare të lirë, me çmim një dollarë. Kudo mallin mund ta blije dhe ta ktheje, kundrejt konfermës, poqese bëheshe pishman.
Në një ujkend bujtëm për darkë te një restaurant me gatim grek. Ishim me Linditën, vajzën tonë dhe Majkllin. Ushqime gjithfarësh, me guzhinë si te ne: nga qoftet, byreku, japraku, shishqebap e deri te embelsirat dhe frutat. Mund të haje sa të doje dhe t'i mbushje pjatat disa herë, me një çmim fiks paraprak. Hëngrëm dhe e tepruam, si të babëzitur, aqsa edhe në mëngjes nuk kishim më uri. Mentalitet shqiptari: Mos të na shkoi dëm, asgjë e paguar.

Në një tjetër ujkend, këtë radhë edhe me nipin e mbesën: Denin dhe Valin shkuam, po me makinë, në një restorant cilësor që quhej "Le Castelio". Vera e mirë dhe ushqimi ci sjijshëm, që nga bërxollat e biftekët e viçit e deri te gjithfarë prodhimesh deti, gjithnjë shoqëruar me garniture e sallata te shijshme, ishin aq të bollshme, sa qëne nuk i përgjysmuam dot, por në fund, siç ishte rregull kudo, na i paketuan në kuti të vecanta dhe i konsumuam të nesërmen në shtëpi. Shumë e shijshme, këtu ishte njëlloj sallate me gjethurina e barishte, djathëra, salcë e përbërës të tjerë, që u përgatit nga guzhinjeri, aty afër në një tavolinë, në prezencën tonë dhe që, ndarë në pjata për secilin, u hëngër e para, me shume kënaqësi. Falas nga pronari të jepej dhe një oreksndjellse me tranguj kornishonë turshi, bukëhudhre, gjalpë rrumbull, sa një kokërare e djathë të shkrirë, si gjizë. Shërbimi këtu ishte shumë i mirë: Bëhej pronotimi dhe rezervimi i tavolinës qysh më parë, në pritje, sa hyje, te shërbenin për heqien e palltove dhe vendosjen në garderobë, të shoqëronin kamarierët dhe të servisnin fillimisht bonusin e lokalit dhe ujë të ftohtë me akull, nga ibrikë inoksi dhe të rinin në kokë për të plotësuar shpejt çdo lloj kërkese. Natyrisht, në këtë restorant çmimet ishin fortë të "kripura". Përfundimisht, ngelëm shumë të kënaqur dhe falënderuam organizatorin dhe nismëtarin e këtij ujkendi, Majkllin, dhëndrin tonë të mirë, të kujdesëshëme bujar.
Më datën 5 prill, nipi im Deni, organizon një shëtitje me makinen e tij në drejtim të qytezës së afërt Brampton. Nuk kishte asgjë të veçantë e të dukej si vazhdim i Missisuagës, duke kaluar nga rruga veri jugu në lindje perëndim. Kudo rrugë të gjera, me disa korsi, pastaj autostradë me kufizim shpejtësie 90 deri 120 km. Në kthim, drejt Torontos, ndënjëm në një Park, buzë liqenit super të madh Ontario. Bimët kanë filluar të çelin dhe bari  ska nisur të gjelberohet. Ne liqen patat e paprekshme nga njerzit dhe qytetarë që, tek tuk, kanë filluar të peshkojnë. Ketrat na shoqërojnë kudo. Aty me poshtë një grup aziatikësh, që duket se diç festojnë. Dikush është duke furnizuar e përgatitur barbikjunë për të pjekur mish a peshk. Mësova se patave, që lundrojnë aty afër, nuk duhet t'u hedhesh ushqim, ndryshe gjobohesh nga policia. Gjobë të rëndë, rreth 100 dollarë merr edhe po tu tek të përmjerësh jashtë, në natyrë, qoftë dhe në një bythë peme, apo ndënë një kembe ure, siç bëhet rëndomë, pa të keq, në Tiranë anës Lanës. Po të harosh rripin e makinës pa e vënë, ke 200 dollarë gjobë dhe, po protestove të shtohet, ndërsa, po e shkele shpejtësinë e lejuar, të hiqet patenta. Dhe ne themi sa të civilizuar janë këta njerëz: nuk hedhin një bisht cigare apo një copë letre përdhe. Hidhe, po deshe, ndiq teken dhe huqin tënd, pa do të të fluturojnë dollarët, me "pikat e gjakut" të trupi tënd.
Më datën 7 prill ndihet një zile e fortë në telefonin tim "mexhikxhek", që ma ka dhuruar im bir (një USB, sa një kuti shkrepse) dhe këtë "marifet", një magji të elektronikës, e mbaj kudo me vete, të lidhur me Laptopin. E ngre receptorin dhe dëgjoj një zë të dashur në shqip. Ishte Bert Poshnjari, nipi i ish futbollistit të njohur vlonjat, Pandeli Opingari (Pompeos), dhëndri i shokut tim të ngushtë Llambi Kona. Berti një burrë i gjindshëm, bujar e gjithnjë në humor, më propozoi një kafe. Hipim në Bencin e tij lluksoz 320 dhe nisemi drejt Torontos.  Jashtë ishte ftohte dhe sapo qe shkrire bora. Brenda makinesme kondicioner hapur kishe kënaqsi te rije e të bisedoje..
- Si rroni këtu, ju mesdhetarët, o Berti?! Këtu, jeni, patjetër të kënaqur nga infrastruktura rrugore, komoditeti brënda shtëpisë, me ngrohje, ujë e drita: bollëku dhe cilësia në mallrat e konsumit ditor për ushqime e veshmbathje; punësimi dhe kreditë, kur i kini pararametrat e kërkuar, makinat lluksoze personale. Për të gjitha këto, aferim ju qoftë. Po, është ftomë e madhe, o vëlla. Të lësh Vlorën, me 300 ditë diell, e të vish në Toronto, me 300 ditë reshje, nuk eshte ndonjë mençuri e madhe, më duket mua. Këtë pyetje e shtroj sidomos për ty, qytetar evrope, inxhinjer ndërtimi e biznesmen i sukseseshëm, me biznes, pasuri e katandi në mes të Tiranës. Nuk them se ti nuk rron mirë edhe këtu, po këtu as që duke si individ, ndërsa atje je elitë. Pse nuk kthehesh dhe, bashkë me shokët e tu të rinj e të ditur, ta bësh Vlorën si Toronton?

-Po të dëgjoj me vëmendje, i dashur Luan dhe paraprakisht, të jap të drejtë. Unë këtë e kam menduar dhe kam bindjen që kështu duhet bërë, tani, që po krijohen hapsirat e nevojshme për zhvillim e për jetë më të sigurtë e më të mirë edhe në Shqipëri. Po, na ka rrobëruar Kanadaja me politiken e saj të mençur globale, na ka vënë zgjedhën e parasë dhe të "iluminitetit". Dua unë, po nuk do Elvira, ime shoqe. Ajo,matematikane në Shqipëri, këtu investoi sërish mund, dije e para dhe morri kulturë kanadeze dhe tani këtu, po si mësuese matematike, paguhet shumë më mirë e ndjehet e kënaqur. Fëmijët e mi kanë rreth 10 vjet që banojnë në Kanada dhe nga Shqipëria u larguan të vegjël. Ata i ka magjepsur dhe iluminuar
Kanadaja, duke ua përkedhelur prirjet vetiake për sport, për balet e drejtime të tjera, mbase dytësore, duke i ushqyer me doza të lehta e të natyrshme, në këto drejtime, pa i lodhur e pa i stërmunduar me ngarkesa, për studim të thelluar e të rënduar. Kjo i ka afruar shumë me Kanadanë, aq sa ata tani e adhurojnë atë, pa qënë të vullnetshëm për kthim në Shqipëri, madje as në Itali, qoftë dhe për të plotësuar studimet, e aq më pak për banim. Ka dhe probleme të tjera: Kemi edhe këtu debitorë e kreditorë, shtëpi e pasuri, e në këtë kohë krize, vlera e tyre është më e vogël, etj. Ti, thua për mua pse nuk kthehem, po ka këtu plot shqiptarë, mandje dhe me diploma universiteti, që bëjnë punë të rëndomta, po që nuk kthehen më. Është dhe çështja e krenarisë vetiake, për mos t'u quajtur dështak, po edhe e pasigurisë për të gjetur atje punë e jetesë normale. Duhet që shteti shqiptar, tani, të merret më shumë me emigrantët, për t'i mbajtur ;gjithnjë pranë mëmëdheut dhe, kur të puqen interesat nga të dy anët, të krijojë dhe kushte riatdhesimi, duke formuar deri infrastrukturë të posaçme për këtë qëllim e pse jo edhe bonuse,sepse ne ketë mes, Shqipëria do përfitonte përvojën dhe diturinë e tyre kanadeze.
Duke biseduar me Bertin, nuk e kuptuam se si na iku koha. Kishim mbërritur në Toronto te Kafja, ku hera herës mblidhen dhe shqiptarë, po nuk gjetëm ndonjë të njohur. Morrëm nga një kafe ekspres dhe u nisem për të shtëpia e Bertit. Na priti Arianthi, vjehra e Bertit. Unë i dhurova gazetën shqiptare "Republika", ku kisha botuar një artikull përkujtimor, me rastin e gjashtëvjetorit të vdekjes së burrit të saj, Llambi Kona, shokut tim të ngushtë të femijërisë. Arjanthi më priti me mall e me dashuri.
Shtëpia e Bert Poshnjarit, në Toronto, e blerë me kredi dhe e likujduar plotësisht, ishte një vile tipike kanadeze, me dy garazhe, oborr te madh dhe tre kate, përfshirë nënkatin prej betoni. Në katin e parë një zyrë e kompletuar me të gjitha paisjet kompiuterike, dhoma e ndënies, e gatimit dhe e pritjes, të pajisura me shije e me gjithçka të nevojshme si dhe dy garazhet e automjeteve; në katin e dytë tre dhoma gjumi të bollshme dhe tre banja, kudo me dollape muri dhe të gjitha mobiliet dhe komoditetet e nevojshme. Nënkati formonte një sipërfaqe të madhe, ku mësonin të qetë fëmijtë, të kompletuar me gjithçka u nevojitej, që nga tavolinat, kolltuqet, raftet, sistemet kompiuterike për të dy.
Në një qoshkë ishin vendosur paisjet për ngrohje uji me bolier të madh e sobë, që përdornin si lëndë djegëse gazin metan.

Këtu e pashë më nga afër konstruksionin e lehtë dhe praktik të shtëpisë tipike kanadeze: Një katllavan, rreth 2.5 m lartësi, ku derdhen mure betoni perimetral me trashësi rreth 10 cm. Për katet e tjera muret ngrihen në lartësi tek tulle, pa e pasur të domosdoshme suvatimin dhe lyerjen, me ngjyra të veçanta për çdo shtëpi, apo bllok shtëpish, vishen nga brenda me lesh xhami dhe pas tij me
kartonxhes. Midis tullës dhe kartonxhesit, bashkë me leshin e xhamit ndërthuret dhe rrjeti i instalimeveelektrike e hidraulike. Dyshemetë janë me dërrasë e tallash druri të presuar, mbuluar me parkete, makete, ose pllaka qeramike, ndërsa tavanet me panele kartonxhesi. Çatia mbulohet me leterkatrama (të ashtuquajturat tjegulla kanadeze). Kollonat formohen nga tubo inoksi të lehta ose trare druri. Pra, gjithçka, për të ulur në minimum koston e ndërtimit, brenda disa parametrave të caktuar superiorë jetese dhe në funksion të ruajtjes maksimale të energjisë termike.

                                           *

Është data 10 prill 2009, ditë e premte. Të papriturat nuk paskan të sosur. Këtë radhë surpriza ishte pjellë e një bashkëpunimi ndërkontinental: Arta, vajza ime e vogël, nga Hollanda, Lindita, vajza ime e madhe, nga Kanadaja dhe Kamani, im bir, nga Amerika, të tre pinjollët tanë gazmorë, ishin marrë vesh për të organizuar çdo gjë në heshtje dhe për të na krijuar kushte për kënaqsi të pafundme .
 Unë dhe  ime shoqe, Hanëmja ishim të shtrirë ne krevat, për pushimin e mbasditës, të përqëndruar në lexim romanesh, çka mbushte me kenaqësi boshllëkun në kohë, një traditë e hershme kjo, qysh nga fëmijëria jonë
 -"Gjyshi Lanka, nëna Nemja, Ajlavju- verimaç (Ju dua shume)", dikush ishte futur nga dera dhe po na belbëzonte afër veshit. Kthejmë kokën, ç'të shohim njerzit më të dashur: nipi i vogël Nikolasi, vetëm 3 vjecar, që po na fliste, na puthte e na përqafonte me dashuri; djali yne i vetëm, Kamani dhe nusja e bukur e djalit tonë, Adela, që të dy mjekë të specializuar në Amerikë e që punojnë në profesionin e tyrnë qytetin e Çikagos. Pas tyre, Lindita, vajza jone, kryeorganizatoria e surprizes, duke qeshur. Dhe ne, krejt të hutuar e të çuditur.
          -Po ju, nga zbritët këtu, nga qielli?
          -Shumë e saktë, sapo zbritëm nga qielli me aeroplan supersonik: Nga Çikago në Misisaga, vetëm për një orë e gjysëm, përgjigjet shpejt, im bir.
Ishin pushimet e Pashkës Katolike dhe ne ndenjem tre ditë me ta. Vërtetë u lumturuam, na u shtua jeta. Ishte i jashtëzakonshëm Nikolasi. Emrin e dytë, siç e do rregulli në Amerikë, e ka edhe ai Kaman ( si gjyshi dhe si babai i tij), ndërsa e thërrasin shkurt, Niku. Ai, gjatë të tre ditëve, nuk na u nda, për asnjë çast.
        -Po kjo çudi, thoshte Hanemja, kur ne e takuam, se fundi, në Vlorë, ky ishte vetëm 18 muajsh, dhe ne kemi 500 ditë pa e parë, ndërsa vogëlushi nuk na ndahet, sikur të kishim qënë për ditë me të, duket, na afron gjaku i përbashkët.
Po sa i mirë është, sa i ëmbël, sa i qeshur, sa i zgjuar, tëpke si i ati, madje, edhe më i mirë, se, me sa duket, trashëgon cilësitë më të mira të dy prindërve të vetë.
Pasi hëngrem drekën e mrekullueshme, që na kish përgatitur Majklli, dhëndri yne kanadez, duhet thënë me mjaftë mjeshtëri, ne dolëm, me këmbënguljen e Anit e vizituam tregetoret për reth.
-Asnjë ndryshim nuk ka nga Çikago, tha Dela, kur ishim në një Moll të madh. Po ai bollek malli, po ai sistem estetik paraqitjeje, po ato çmime. Shpejtë e morrëm vesh qëllimin e vërtetë urgjent të vizitës në këtë qëndë të madhe tregtare: na mbushën me dhurata të kostueshme.


                                         *

Një tjetër ngjarje gjurmëlënëse ishte vizita te "Tora Kanadeze", një vepër monumentale e ndërtuar në vitin 1972, në qëndër të Torontos, 530 metra e lartë, ndër më të lartat në botë. Pasi ngjiteshe me një ashensor me shpejtësi 20 kilometra në orë, brenda pak minutash, duke dëgjuar shpjegimet e ciceronit, pa e marrë vesh, arrije lartësinë maksimale. Aty, pasi dolëm në fotografi kolektivengjitemi më lart dhe zëmë vend në restorantin e sallës së madhe rrotulluese, q137 nga ana e jashtme ishte krejtesisht xham. Prej andej e shihje Toronton si nga aeroplani, në të gjithë madhështinë e sajë dhe nga të gjitha pozicionet. Ja aty poshtë gradacelat e Dowontounit Torontian me qëndra biznesi e hotele me emër: CITI, RBC DEXIA, BMO, Bahraton Centre, Hilton, Shareton Centre, Roial York, etj. Platforma gjigande e restorantit rrotullohet gati dy herë dhe për ne pamje të tjera madheshtore shfaqen: Hekurudha dhe trenat që levizin; oxhake të lart fabrikash, çuditerisht, pa tym; liqeni i madh e i pafund, i Ontarios, gati sa dyfishi i sipërfaqes së Shqipërisë; një ishull në mes të tij me banesa allasoj; anije që lëvizin e ndërlidhin brigjet midis ishullit dhe Kontinentit; një aeroport, më tej, me dhjetra aeroplanë të vegjël, që ngrihen e ulen, njeri pas tjetrit; parqe të shumtë me pemë e kushte argëtimi, pushime e qetësie; kudo gjelbërim e rrugë të drejta e të gjera me mbikalime e nënkalimdhe në të gjitha drejtimet, me qindra automjete në levizje apo parkim.
Ndërkohë kamarieret venë e vijnë dhe na servirin menunë e pasur e të veçantë me sallatë të shijshme, gjellë me mish shumellojësh, apo peshk sipas deshirës dhe embelsirë, zupë, apo akullore, shoqëruar me verë cilësore. Salla është e mbushur plot, me banorë të të gjitha kontinenteve. Cmimi fiks 35 dollare për person, me shtesa per teprimet e kërkuara jashtë limitit.
Zbresim, të kënaqur, në katin e dytë: Mund të kaloje te një dysheme xhami e, kush guxonte, do te shihte poshtë këmbëve një humnerë të vërtetë thellësie maramendëse, 500 metroshe. Në këtë kat, si dhe pranë restorantit, kishte. me tepri, banja për burra e gra, të pastra e praktike, me ujë, detergent, tharëse me ajër, apo letër higjenike. Edhe aty, në platformën statike, për vizitorët që nuk kërkonin ngrënie, kishte mjedise ku mund të admiroje pamjet e bukura të Torontos, duke lëvizur në të gjithë perimetrin, ose duke përdorur, natyrisht me pagesë, dylbitë e shpërndara buzë xhamave, gjithandej. Për të zbritur, gjithashtu, duhet të zije radhë dhe kur plotesoje numrin e kërkuar, të angazhoje ashensorin përkatës. shoqëruar nga personi i posaçëm i shërbimit..
Largohemi si të hutuar, duke uruar e bekuar këtë popull kaq vital, këta shkencëtarë e mjeshtra, me mendje të shquara, që kanë projektuar e ndërtuar këtë kryevepër njerëzore dhe ku pa, afër Polit të Veriut, në kete klimë kaq të ftohtë, sigurisht, me kushte tejet të vështira.

                                          *

Mbas dite, ndërsa im bir me familjen e tij, ishin për vizitë te disa të afërm nga gruaja, Majklli Kanadez, dhëndri ynë, si gjithnjë i gatshëm, përveshi mëngët dhe u bë protagonist i artit të kulinarisë. Produktet e tij mjeshtërore, që i shijuam për darkë, ishin, gjithashtu, një gjë shumë e veçantë, për t'u mbajtur mend gjatë. Paskan qënë me fat vajzat e mia, për bashkëshortët që kanë zgjedhur, duke e vendosur veten në radhët e "zonjave të rënda" perëndimore. Do largohemi për Shqipëri, si prindër të qetë e të sigurtë, se ato, më së fundi, e kanë gjetur lumturinë e kërkuar.








          NË KISHËN e " Shën Pjetrit", në MississuagaKANADA

             Unë dhe gruaja ime, Hanëmja, me    Linën, vajzën time që banon në Kanada dhe Majkllin, burrin e saj kanadez, në daten 17 maj 2009,  ishim në kishë. Duhet të respektonim përkatësinë fetare të dhendrit tonë, çka na e lejonte dhe na e këshillonte tolerance dhe mirkuptimi ndërfetar, karakteristikë
dhe normë e kaherëshme në vëndin tonë.

                                  Ne, morrëm pjesë në një meshë në kishën e "Shën Pjetrit", që është  një  kishë  anglikane, në Mississuaga, e përfshirë në protektoratin  shpirtëror të Mbretëreshës së Anglisë,  dhe që dallon nga kishat katolike romane, se është  në pozicione më liberale. Kështu p.sh. kleriket këtu martohen dhe kanë fëmijë; për besimtarët pranohet divorci, sipas dëshirës dhe mirkuptimit të palëve  dhe kjo nuk i nështrohet gjykimit të posaçëm dhe as që lihen afate për rimartese, etj. Asistuam në një meshë, me tematike te caktuar paraprakisht te shpjeguar për pjesmarësit, ne disa panflete, qe na  shpërndanë te dera e Kishës. Ato shpjegonin programin dhe rekomandonin faqet përkatëse të kapitullit të Biblës, që do referohej. Ligjeratën unë dhe Hanemja nuk e merrnim vesh  mirë, se mbahej anglisht, po atë e ndjenim shpirterisht, edhe nën efektin emocional të mjedisit për rreth. Ligjëruesin pasinant e ndiqnin të gjithë me biblën përpara, me seriozitetin më të madh. Diku, të gjithë, si në kor, miratonin: Amin. Kjo zgjati rreth një orë. Pastaj prifti u tërhoq në një pozicion të dukshëm në këmbë, me biblen  hapur në dorë, ndërsa në plan të parë doli, te një kthinë e caktuar, dava skene, kori kompleks me të rinjë e të moshuar, ulur dhe me pentagram para secilit. Sipas  drejtimit të dirigjentit së pari nisi të këndonte solisti dhe pastaj i gjithe grupi, si  të ishte një kor profesionistësh. Pjesmarësit  në
sallë e shoqëronin korin me zë të lehtë. Më pas  dirigjenti përshëndet dhe pas
tij, largohet kori nga skena, del në fund të sallës dhe secili xhvesh uniformën korale. Pas kësaj nga salla shkon e takon priftin ligjërues, një burrë trupmadh, i veshur me sqimë dhe ata, bashkë me një kryqmbajtës, të tre, ridalin në sallë dhe përshëndesin pjesmarrësit, ndërsa prifti i bekon duke bërë kryqin me dorë, në persona të caktuar. Pas kesaj Prifti, me një trastë me bukë, tip biskotash dhe prifteresha, me një godë me verë,    ( që përfaqsojnë trupin dhe gjakun e Jezu Krishtit) vendosen në ball të sallës dhe aty gjindja, me sa duket ata që janë të pagëzuar, shkojnë para priftit me të dy duart  të shtrira para. Prifti, së pari u hedh në dorë nga një copë bukëbiskotë, që ata e hanë, ndërsa prifteresha u lag buzët me solucionin magjik dhe pas kësaj në fytyrat e gjithësecilit besimtar dallon një relaks mistik të    veçantë.

        Dhe kështu mbaron ceremona zyrtare. Kush do, shkon në një sallë të posaçme dhe gjen kënaqsi  të metejshme nga ngrohtësia e mikpritësve, që presin e përshëndesin me dashamirësi dhe qerasin me kafe amerikane, apo çaj kanadez. Aty dhe  bisedohet e shërbehet nga gra të moshuara vullnetare shume mikpritëse e të veshura, të krehura e te stolisura bukur.
Linditen dhe Majkllin, me kërkesen e tyre,  i priti Kryeprifteresha, një zonjë e këndëshme,  e afruar dhe gazmore, edhe ajo e martuar e me fëmijë. Asaj iu dorëzuan dokumentat e celebrimit, të hartuara në rrugë shtetërore, që do marrin formë  ligjore ditën e martesës, po nga ana e Kishës.








    Martesa kishtare e Linës me Majkllin
     Të nesërmen me Majkllin dhe Linditën morrëm sërish takim me krypriftereshën, në zyrën e saj. U lexua Bibla në kapitullin përkatës. u pyetën bashkëshortët dhe u përcaktua qëndrimi që do të mbanin në Altar si dhe u zgjodh drafti organizativ i  Ceremonisë Solemne të datës 30 maj 2009, kur do celebrohet përfundimisht martesa. Edhe në daten 29 maj, një ditë para Ceremonise, u dhanë udhëzime dhe u bënë provat, sipas instruktazhit të mazhordomit.
      Në datën 30 maj 2009, ditën e shtunë, në ora 15, filloi Ceremonia Solemne, drejtuar personalisht nga Kryeprifetresha, shoqëruar me organo, nga një prift virtuoz.
       Për të ardhur deri këtu, një orë para, nusja veshi fustanin e bardhë  dhe bëri grimin e nusërise. Me vello në kokë dhe  një tufë me lule të zgjedhura, hipi në një limuzinë të bardhë. Takoi që edhe shoferi të ishte shqiptar prishtine.  Shoqëruan prindrit dhe të afërtit, të veshur me kostume të posaçme.
Të gjithë ne u vendosëm në një dhomë të veçantë, caktuar për njerzit e nuses.
Kjo dhomë e Kishës ishte e nderuar me fotografinë madhështore të Mbretëreshës së Anglisë.
                   Erdhi urdhëri që të zinim vendet. Kamani, vëllai i nuses merr për dore Hanëmen, të ëmën e nuses dhe e çon në krahun e majtë të sallës së madhe të Kishes,  në rrjeshtin e parë. Pas tyre eci dhe unë dhe vendosem pranë Hanëmes. Pas nesh, në krahun tonë, vendosen gjind e shoqëri të palës së nuses.
     Ndërkohë pala e burrit kishte zënë vend në krahun tjetër dhe në rreshtin e parë ishte vendosur nëna e dhëndrit me të motren e saj. Kamani, vëllai i nuses, nëpërmjet duartrokitieve dhe blicave të aparateve fotografik, nën tingullin e një marshi të bukur të luajtur me organo, shoqëron nusen për në Altar. Po kështu ben edhe  Josefi, babai Majkllit, për dhendrin. Para Altarit vendosen nusja me dhëndrin, shoqëruar nga dëshmitarët përkatës.
         Kryeprifteresha, me Biblën para duarve, lexon tekstin e      ceremonise  martesore. Gjindja shoqëron me zë të ulët leximin e Biblës.
Kryeprifteresha lexon detyrat e bashkëshortëve. Diktohet dhe përsëritet së pari nga dhëndri dhe më pas nga nusja betimi i detyrave të secilit në këtë kontratë martese. Merret bekimi i prindërve për martesën. Pranohet pëlqimi i dhëndrit dhe nuses per bashkimin martesor. Këmbehen unazat. Kryeprifteresha deklaron se martesa morri formën përfundimtare. Behet puthja  e çiftit. Nënshkruan secili në aktin e martesës dhe vërtetohet nga dëshmitarët e palëve. Pas kësaj, sipas dëshirës, pas çiftit, kalon secili dhe bie në gjunjë para altarit dhe kryeprifteresha u jep bekimin e Krishtit.
     Gjatë gjithë ceremonisë vazhdon muzike liturgjike.
Më së fundi, sipas një muzike marciale del nga Kisha së pari çifti, krahë për krahu dhe pastaj me rradhë prindërit dhe gjithë të tjerët. Ndërkohë me përjashtim të orëve kur lexohet Bibla, bëhen fotografi cilësore, nga një profesioniste e zgjedhur dhe e paguar shtrenjtë. Kështu, duke takuar  e përqafuar secili çiftin e duke bërë fotografi me të, përfundon ceremonia zyrtare.
    Pas kësaj, ne, prindërit, nga të dy krahët me nusen  dhe dhëndrin hipim në limuzinën 12 vendëshe dhe shkojmë drejt e në Darkën e Madhe. I them kështu, për
ta dalluar nga dy darkat e tjera, njera më e mirë se tjetra, po me më pak pjesmarës, vetëm me familjarët e të dya palëve, të bëra këto në datën 29 dhe 31 maj 2009.
                Darka e Madhe e Dasmës bëhet në një nga lokalet më në zë, e më të shtrenjtë të Ontarios në "The Old Mill Inn "(Mulliri i vjetër). Ky lokal ishte si një Kala e Lashtë e rikonstruktuar në stil modern. Historia e krijimit të Mullirit të Vjetër nis nga viti 1793, kur një Mulli Druri, nga pronari i tij i quajturiLamber Mill,  lindur në vitin 1914, në World Wars, u kthye në një hotel restorant. Formën më të persosur, me emrin e sotmë, lokali madhështor e morri në vitin 1929, kur u shtua salla e vallëzimit dhe ajo e ceremonive martesore të Bashkisë, pastaj u rikonstruktua dhe u zgjerua në vitin 1970, sërish në vitin 1980 ju shtuan edhe 60 dhoma fjetje dhe shume salla ngrënie e ceremonie, parking të madh, kënde për lojna tenisi, golfi, çiklizmi dhe fitnesi, si dhe mjedise të gjelbëruara e të zbukuruara, si në përralla.
      Darka ishte shumë e pasur me ushqime të cilësisë së lart. Gjatë gjithë kohës u ndie të këndonte dhe ti binte instrumentave, një muzikant i talentuar dhe i palodhur. I veçantë ishte momenti kur nusja  vendosi për karshi  vetes një tufë vajzash beqare dhe hodhi në drejtim të tyre një buqetë lulesh. E kapi ajo më e shkathëta, që  takoi të ishte edhe vajza më e bukura, që, sipas traditës, gezon tani privilegjin për të qënë me fat, pasonjesja e nuses se tanishme, pra nusja e rradhës.
      Darka e Madhe, që nisi me qerasi ushqimesh brumi, byrekaqe me spinaq, qofte aragoz e të tjera sorte, në masë të vogël, po shumë të shijshme, vazhdoi me një supë të veçantë zarzavatesh, me pije gjithfarësh dhe verë tepër cilësore e birë kanadeze, me mishra shumë llojshe e me garniturë pikante, të pjekura mirë e shumë të shijshme dhe përfundoi me ëmbëlsira të zgjedhura e më në fund, me tortën e stërmadhe.
      Në dasëm nuk këndohej nga pjesmarësit kanadeze, ndaj, kur Ani morri kitarën dhe filuam të këndonim ne,  ëengët e bukura të dasmës Shqiptare, ra një heshtje e plot dhe të gjithë na dëgjonin me kenaqsi e na duartrokisnin pafundsisht, duke kërkuar biz. Kjo e ndryshoi jo vetëm atmosferën, po  rriti dhe dashurinë e respektin ndaj nesh, që na e shfaqën, pastaj, prindrit e dhëndrit, motra, tezja dhe të afërt e të ftuar kanadezë. Ishte një fat i madh, thanë, që u lidhëm me një vajzë shqiptare, që është vetë shumë e bukur, e dashur dhe e zonja, por ka edhe njerëz kaq të mirë, te bukur, të qeshur dhe të gezueshëm. Nuk e morrëm vesh si kaluan katër orë dhe erdhi mesnata.
      Surpriza më e madhe na doli në fund: Na shoqëruan për të fjetur në dhomën 301. Ishte një apartament i vërtetë, me te gjitha komoditet, po dhe me një çmim fantastik. Na dhanë një zarf, ku kishte një kartoçinë dhe një çeles. Kartoni dixhital ishte për hapjen e portes hyrëse, ndersa çelsi për kasafortën. Sa e hapje portën ndizeshin dritat dhe gjëmonte një muzikë  e lehtë dhome. U futëm në
një paradhomë me tavolinë e libra, që komunikonte me dy dyer. Njera nga dyert ishte e hapur. Hyjmë brenda dhe shohim divankrevat, kolltuke, karige, kënd tualeti, kënd gatimi, televizor, frigorifer të mbushur dinga me çtë të donte e bardha zemër, ekspres kafeje, diskofon me bokse të fuqishëm, kasafortë, oxhak ngrofës artificial. Në këtë soxhiorno shohim një derë të hapur. Futemi: Dhoma matrimoniale, si dhomë perandori, me të gjitha komoditet. Shohim një tjetër  derë të hapur: Banja e stermadhe me kend tualeti dhe vaskë gjashtëkëndëshe me hidromasazh. Në të djathtë nga një derë xhami duket dhoma e vogël e dushit dhe
në të majtë një WC e vogël allafranga. Të gjitha komoditet e ngrohjes, freskisë dhe ajrosjes ishin me sitem qëndror, për të gjithë Hotelin, në të gjitha mjediset e tij, në parametrat optimal.
        Fjetëm atë natë, deri në mëngjes vonë. U ngritëm dhe provuam banjën mengjezore në vaskën me hidromasazh. Mëngjezin e hangrëm po aty. Na shoqëroi Ani me Adelen dhe Nikun .

        Pas dy orësh ne shkuam në shtëpinë Linës, dhe me pas na priste, në një tjetër lokal, mishi i qenjgjit në hell, alla shqiptarçe, po që u poq me qymyr druri, në një zgarë, ku helli dridhej jo me dorë, po me ndihmën e një elektromotori.
                                      


















          NË PARKUN ZOOLOGJIK TË TORONTOS
                                                   Mbreslënie e pazakontë

         Në datën 18 maj 2009, së bashku me gruan time Hanëmen, me gocën e madhe që banon në Mississaga, Linditen dhe burrin e saj kanadez, Majkllin, vizituam Parkun e madh Zoologjik të Torontos
                  Pa dyshim "Toronto Zoo", eshte një nga Kopshtet Zoologjike me te spikatur ne botë. Ai çmohet për: shumëllojshmërinë e  mbi 500 specieve me mbi 6500 kafshë; për zgjedhjen e kujdeseshme cilesore të tyre, në menyre selektive,
nga të gjitha anët e botës; për trajtimin dhe mbarështrimin e tyre; si dhe për ndërtimin  dhe krijimin e mjediseve me teknollogji të ngjashme me origjinën, në përshtatje për nga relievi, temperatyra, flora, fauna dhe ushqimi, si te ishin
ne vendin prej nga kanë ardhur.
           Këtu janë të sajuara në miniaturë, si të ishin në kontinentet dhe mikroklimën e tyre: savanat afrikane, tundrat aziatike, poli i veriut, arktiku dhe ekuatori.
           Parku i madh përfshin Pavionin Afrikan, që mu duk më interesanti, afër tij Pavioni Indo-Malavian, pastaj Pavioni Australiano Aziatik, dhe më tej, pavionet  Amerikane e Kanadeze, me rezervatet, abitatet dhe anekset e konfortet përkatese, që të mahnisin.





Do të duhen disa ditë për të admiruar larminë dhe pafundesinë e shtrirjes së këtij Parku të çuditshëm  e gjigand, pjellë e mendjes, kujdesit dhe e durimit të kanadezëve të mençur e punëtorë. Po unë do të mundohem të paraqes ato mbresa që grumbullova nga një vëzhgim i pjesëshëm, por, dua të them i paharushëm e i paparë

Përshtypja e parë krijohet që në hyrje, me kapacitetin  e madh parkus të automjeteve, me mikpritjen e vizitorëve të shumtë, me  mjetet e shumta të propagandës dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve, si transporti rural, restorantet dhe banjat publike, pikat shlodhëse dhe argetuese për femijët, të riturit, të moshuarit dhe paraplegjikët, sinjalistika orientuese dhe reklama, sigurimi nga
agresivitet i mundshëm i kafshëve, shërbimi i urgjencës mjeksore e veterinare, temperature e mjediseve të  brendëshme etj. që na shoqëruan  gjatë gjithë kohës e deri në daljen përfundimtare.
Një tjetër përshtypje ishte vazhdimësia e punimeve për mjedise të reja, apo për
përmiresimin e atyre ekzistuese. Kudo  dukeshin gjurmet e punimeve.
       Siç shkrova, që në fillim, Pavioni Afrikan ishte kryemrekullia: më interesanti  më i madhi dhe më i plotësuari:

 Krenaria e zhirafave qafëgjata, delikatesa e drerëve dhe kaprojëve, madhështia e luanit  dhe e tigrit, pesha e elefantëve, hipopotamëve, derave të egër, rinocerontëve dhe arinjve, bukuria e zebrave,zhdërvjelltësia e gorillave, shimpazeve, dhive të egra, dhelprave e kunalleve, ujqëve e çakejve, cicërimi i zogjve, rëshqitja e zvaranikëve e reptileve,  dhe ndrimi i ngjyrës të kameleonit, zhytja fokave dhe bretkocave, notimi i peshqëve të specieve të pafundme, fluturimi  dhe tundja e krahëve plot kënaqësi e flutrave, ecja krenare e strucit e  deri te shkelqimi i palloit fantastik shumëngjyrësh, nuk mund të harrohen lehtë.
        Do më duhet të kthehem prapë e prapë, për disa ditë rresht, për të soditur këtë mrekulli të realizimit artificial njerëzor, në konkurim me natyrën e vërtetë, për të arritur ngopjen e kureshtjes dhe të deshirës së pafundme, për të përfytyruar realisht botën e madhe të qenësishme shumedimensionale,
në unisonin bashkënjerëzor.





                       NË DELTA PARK HOLANDË


Në datën 4 Qershor 2009,  me një avion të Shoqërisë Indiane "Jeet Airwais",  për gati shtatë orë udhëtim tepër komod, kemi ardhur nga Kanadaja në Belgjike dhe prej andej, me automjetin e dhënderit tonë holandez, për gati një orë, mbërritem  në Holandë, ne qytetin më jugor, Roosendaal, kufi me Belgjikën.
Është dita e shtunë e datës 6 Qershor 2009.  Me Hanëmen, gruan time, Anxhelen, mbesën, me tën vajzën time të dytë dhe Wimin, burrin e saje  holandez, nisemi në qëndrën e tregtimit të  fruta perimeve të qytetit  Roosendaal.  Ishte Dita e Festës së Trandafilave, që konsiderohet si festë  e qytetit. Tregu ishte i zbukuruar me flamurë e banderola  dhe në një skenë të improvizuar,  një orkestër frymore, në qëndrë e tregut të madh të perimeve, luante me entusiazem marshe rritmike. U mrekullova, për nderin që u bëhej luleve. Jo vetëm që i kishin vënë emrin Roozendal (Lëndina  e Trandafilëve), qytetit të tyre, po kishin caktuar dhe ditë feste të posaçme për trandafilet, si simbole të bukurisë dhe të jetës së gëzueshme.
Pasi furnizohemi me fruta zarzavate, për nevojat  e gjithë javës dhe i vendosim ato në shtëpine e vajzës  sime, me një atoveturë superstrade KIA, që të pestë, nisemi drejt Delta Park, një qëndër e rëndësishme turistike, ku paraqiten, veç të tjerave, edhe transformomet e mëdha të natyrës, si rezultat i punës vetmohuese të  holandezëve, detarë të guximshëm, trima e punëtorë të palodhur, ndër shekuj.
 Rruga e bukur, me dy korsi, ndarë në mes me viza bardhë e blu të pandërprera, kalonte në lëndina të pafundme, të mbjella kryesisht me foragjere e të qarkuar nga pemë të shumta, ku, aty këtu, duken qëndrat e fermave bujqësore dhjetra
hektarëshe, si dhe lopë e kuaj të racave të zgjedhura. Pasi kaluam qytetin Hus ( Goes), me ndertesa të ulta, po të bukura e plot gjelbërim, hyjmë te zona e digave të shumta gjigante. Në perëndim (majtas) deti i Veriut bëhet zap nga mijra ton beton e hekur dhe ndahet nga njësiperfaqe e pafund uji nga liqen i madh (djathtas), grabitur prej detit nga fuqia dhe mendja e holandezve famëmdhenjë. Ata, detare të guximshem, pasi paten pushtuar vise të largëta në
Afrikë, Azi e Oqeani,  duke mbartur atje përparim  e qytetari evropiane, ishin rrikthyer në vendin e tyre të lashtë, më të çmueshmin në botë dhe me mençuri, vullnet e guxim mbinjerëzor, kishin krijuar sipërfaqe të gjera toke, duke ja marrë atë detit, për të formuar oaze me ishuj të bukur e të bleruar. I tillë
ishte dhe ishulli ku po shkonim ne, në të cilin, si model i punës shumëvjeçare, ishte ngritur "Delta Park".
Makinat, sikur fluturojnë me shpejtësi maramendëse 120 km. në orë, jo më pak, se duhet përfituar koha e çmueshme; jo më shumë, se të pret gjoba e majme e policisë rrugore holandeze, që nuk të fal.

Nga larg duken siluetat gjigante të Elikave Ajrore për prodhim energjie elektrike nga enrgjia e errës. Jo  një e dy, po qindra. Kur afrohemi më afër dhe
kalojmë përbri tyre, duhet të shikonim qiellin, se çdo njera prej tyre, me konstruksion beton armeje dhe fletë duralumini, eshte  mbi 30   ml. e lart dhe
peshon dhjetra ton. Ndalemi e sodisim nga afër gjigandin paqësor: Asnjë zhurmë, asnjë ndotje, asnjë burim i krijuar me mundim raskapitës për gërmim e betonim, apo duke përdorur  lendë djegëse sekondare ( qe janë gjithnje e me shumë drejt shterimit), po veç shfrytëzim, pa shpenzime  i errës, kësaj energjie fisnike natyrore të pashterëshme. Mendja na shkoj te Karaburuni i Vlorës sonë dhe te zonat e tjera, të projektuara në Shqipëri për ndërtime analoge  dhe sa po shohim modelin holandez, na mbushet zemra me gëzim, për Shqipërinë tonë të dashur, aq të pasur me rajone të shumta errëmbajtëse, ashtu si  me burime të panumërta hidroenrgjitike dhe me një klimë aq të mirë, me diell 300 ditësh.
Pas një ore e gjysëm udhëtimi na duhet të parkojmë automjetin te vendi i posaçëm. Paguajmë çmimin e biletës së pranimitdhe hyjmë te godina qëndrore, me fasade xhamllëku " Delta Park" me emrin "Neeltje Jan" dhe një emblemë vajza nimfë,  e ulur mbështetur mbi dorën e djathtë, me nje top simbol në dorën e majtë të shtrirë para. Te duket sikur kjo emblemë është zgjedhur pë te paraqitur, bukurine, pastërtinë, delikatesën dhe mikpritjen, karakteristika
këto, jo vetën të këtij parku interesant, po te krejt Holandës.
Nga jashte xhamave shohim një skelet dinosauri të stërmadh, duket tjetër simbol i ketij Parku, ngaqë këtë skelet e pamë,  në përmasa më tëvogla edhe në pavionet e tjerë, ndofta si përfaqësues i prehistorisë së lavdishme zbuluese e kolonialiste holandeze.
Morrëm programin dhe intenerarin e mundshëm të lëvizjes brenda Parkut të Madh me 14 pavione. Një tren i posaçëm vihej në dispozicion për të shëtitur në teritoret më të largëta. Pasi vizituam tregetoren e këndshme me artikuj për përdorim imediat dhe suvenire, u ulëm në  bar restorantin, për  të thyer urinëdhe për kafe e  freskuese. Duhet nxituar se fillonte filmi tridimensional "Delta Finale". Pasi vendosëm syzet e erëta që na u ofruan të zotët e shtëpisë, zumë vend në qender, pak larg ekranit, siç na porositi dhëndri holandez, qe vjen shpesh këtu. Nuk kaluan veçse 2 minuta, kur u përfshimë nga efektet e çuditshme tridimensionale, ku dhe ne u bëmë pjestar i pasazheve filmike dhe i efekteve te bashkjetesës me kafshet grabitqare, oktapodët e gjarprijtë, që thuajse na afroheshin të na preknin, të na kafshonin, apo të na përqafonin; i thirrjeve të kalimtareve në orteqe e lugina të thella, që na përfshinin dhe neve, me rezikshmërinë dhe britmat e frikshme. Dolëm të kenaqur, po dhe të lehtësuar nga pasiguria dhe ankthi i krijuar në mënyrë virtuale të t pavedijshme.
Jashtë godinës qëndrore, te nje basen i madh mbushur me ujë, notonin fokat, që leviznin plotë madhështi dhe bënin në grup figura me numra levizëse interesante.

Ikim shpejt, se është orari për të nisur udhetimin me anije. Anija e madhe tre katshe me ngjyrë të bardhe ishte e paisur me karige, tavolina dhe bufe. Mund të qendroje edhe në  verandë dhe do shijoje pamje më të bukur, po ishte ftohtë dhe
frynte erë, ndaj qëndruam në katin e dytë. Pas një udhëtimi 45 minutash në liqenin e krijuar nga digat e larta, rrikthehemi në ishull.
Hyjmë në "Barkun e Balenës", një muze i madh e i bukur speciesh shumllojshe të detit, fosiliesh të kafshëve prehistorike, efektesh zanore të shkarkimit të rebesheve të ujrave, errës, të piskamave dhe të ulurimave rrënqethese.
Në një pavion tjetër, nëpërmjet një ventilatori të fuqishëm, provohej efekti i errërave,  me shpejtësi deri 133 km në orë. Duhet të mënjanoheshe e të ktheheshe në brinjë, se më kujtohet porosia e popullit tonë: "errës dhe plumbit mos i nxirr gjoksin" .
Diku, në një pavion tjetër, provohej forca e krahut, e matur me 25, 50 dhe 100 kg. Unë, natyrisht, si shqiptar krenar, provova maksimalen.

Kolovitja, në një makinë lavjerës, ishte një tjetër relaks që të jepte ky Park kompleks, qofsh fëmijë apo plak. Duhet ta kryeja edhe këtë, për të kapërcyer ngjarjet e provuara "për herë të parë", që ishin të pasosura këtu...
Në sipërfaqen e "Delta Parkut" shikoje, aty- këtu dhe mekanizma  gjigante të përdorura për shpimet e thella, si shtanga dhe dalta e nuk e di pse, deri gryka të vjetër topash artilerie të mesjetës, ndërsa, në mes të liqenit nga larg, duket një platforme gjigande rezervë me peshën  e modelit  të elementeve të digës, që na thane se peshonte mbi 100 mijë ton dhe ishte transportuar, si të gjitha shoqet e saj, nga nje anije gjigande e unikale në mbarë botën.
Mesa duket, këto modele u shërbejnë Holandezëve për të kujtuar punën e tyre heroike për krijimin me forcat e tyre të Holandës,  me sipërfaqe toke në përmasat e sotme, të shtuar nga vetë ata, duke ja marrë ujrave.
Në kthim ndalemi te fshati Wissenkerke, ku ende rruhet dhe është në punë një mulli bloje me errë. Nje godinë dy katshe e ngritur vertikalisht në lartësi rreth dhjetë metro, nëpërmjet fuqisë së errës që vë në lëvizje një elikë me diametër rreth 5 ml., nëpërmjet sistemit të transmetimit me rrypa e rrota, rotullon gurët bluajtës të mullirit. Mulliri prej shekujsh, duke qenë pronë private punonte, pa asnjë shpenzim dhe nxirte lloje të ndryshme miell gruri, për llogari të fermerëve për rreth, që i paguanin për këtë shërbim pronarit, me çmime të diferencuara sipas cilësisë, për çdo kg. mielli. Në mulli ishte dhe një
arkë paresh, si ato që përdorin fëmijët, ku, sipas dëshirës, çdo vizitor mund të depozitonte një vlerë simbolike, për  shpërblim të kënaqësisë së vizitës kurioze.
Duke vizituar mullirin holandez te blojës, mu kujtuan vargjet e një kënge të vjeter marinare, që këndonim në vegjëli:
Atje, ne Hollandë, në vendin e mullinjveJetonte Keti, një vajzë shumë e bukur...
Mirë mullirin e pashë dhe vërtetë ishte romantik, po Keti ku do jetë vallë?
Vazhduam udhëtimin, duke u kthyer nga kujtimet në realitetin e bukur.
Darkën e hëngrëm në qytetin Hus, në një restaurant Grek, të paisur me  kopje skulpturash e pikturash nga lashtësia elene, po dhe ku paguhej me çmime të kripura. Kështu është nga këto anë : "Do të bësh qejf, apo do  të mësosh, mos bëj hesap paratë e harxhuara".
















                              NE ROTTERDAM
                             

Ishte data 9 qershor 2009 kur nisemi nga qyteti holandez Roosendaal për në Rotterdam.  Distancën, që ndan dy qytetet, me autoveturë, e pershkuam në afër 1 orë.  Autostrada fushore, me 4 korsi, e mbajtur si jo më mirë, kalonte në pamje të bukura, nga të dy anët, ku shihej veç gjeberim, sipërfaqe të pafundme të mbjella me foragjere, fshatra të vendosura si në pikturë, apo shtëpi fermerësh, larg njeri tjetrit, si dhe kudo lopë laramane ne kullotje të lirë. Kaluam disa ura të gjata dhe  mbi liqenin, nga të dy anët dukeshin anije te inbarkuara, në pritje të orarit për ngritjen e krahëve të urave dhe për kalim në destinacionet e tyre.


Më larg, në të majtë, nga ana bregut te Detit të Veriut kudo shikoje në lëvizje elikat e gjiganteve energjitik, që me ndihmen e errës prodhonin, pa u lodhur, energji elektrike.
Futemi te tuneli i gjatë 1070 ml. një nga mrekullite e ndërtimeve holandeze.
Kujdes, duhet ulur shpejtësia e makinës deri ne 50 km. në orë, se ndryshe, për çdo metër më shumë, kamerat dixhitale rregjistrojnë gabimet dhe lajmerojnë për gjoba të mëdha.
Hyjmë në qytetin e shtrirë në 304 kilometra katrore, nga e cila 206 km. katrore tokë dhe diferenca, ujë. Qiellçareset, krejt të ndryshme, përshëndesin njera tjetrën dhe vëllazërohen me ndërtesa të stileve arqitektonike të ndryshme, por të zgjedhura me kujdes nga Këshilli i Arqitektëve të Qytetit, një organizëm bashkiak i dalluar për stilin e veçantë "kubik", me emër. Këtu ndërmeren kuvende botërore dhe diskutohen e vendosen gjetje e përhapje normash e normativash unike, për larmitë e formave të bukura arkitektonike të ndërtimeve moderne, gërshetuar me ato të traditës (siç eshte Manhatan, mbi lumin Maas).
Rotterdami është një qytet i madh, i dyti në Holandë pas Amsterdamit, me gati 600 mijë banorë, kryesisht holandezë po dhe siriane, turq, marokene dhe nga të gjitha kombësitë e botës. Vendasit e pasur, më së shumti, banojne ne vila komode për rreth qytetit. Qyteti është themeluar ne vitin 1340 dhe ndërsa në vitin 1796 ka pasur 50 mijë banorë, në vitin 1879 arriti 150 mijë banorë dhe ne vitin 1925 u bë me 350 mijë banorë. Në 14 maj të vitit 1940, në 5 ditët e fundit të luftës hitleriane me Vendet e Ulta, Rotterdami është bombarduar nga ajri  dhe thuajseëeshtë shkatruar tërësisht, në shenjë ndëshkimi për rezistencën aktive që i benë hordhive pushtuese naziste holandezet liridashës. Qyteti është rindërtuar
shpejt dhe në vitet 1950 deri ne vitin 1970 është rikonstruktuar, ndërsa, në vitin 1980 Këshilli Bashkiak ka iniciuar një zhvillim të shpejt e të veçantë të politikës urbanistike dhe arkitektonike, ndërsa në vitin 1990 janë hedhur hapat konkrete për të ndërtuar një qendër të re madhështore, në rrjedhën jugore të
lumit Maas, drejt Detit të Veriut.
Rotterdami është një qendër e madhe arsimore, kulturore e sportive. Këtu vepron Univeristeti Erasmus i Rotterdamit, me Fakultetin e spikatur te Mjeksise, po dhe me I'MBA (Master per Ekonomi Bisnes), i famshem ne shkallë evropiane e botrore.
 Në qytet gjatë gjithë vitit vlojnë aktivitetetet kulturor e artistik me Orkestren e Filarmonise, Akademine e Arteve të Bukura, me Pallatin e Kongreseve dhe të Koncerteve, me  disa teatro e midis tyre me atë më të riun, « Luxor », me
qendrat e koncerteve rook dhe të muzikes tekno, të vendosura në pjesën jugore të qytetit. Po aty janë muzeu i Artit, ai Historik dhe Muzeu i Kulturës Popullore,  Zooparku i madh, etj.  Ketu ne cdo fund janari organizohet kinofestivali ndërkombetar, çdo fund qershori festivali boteror i poezise dhe për fund viti festa e karnavaleve, tip Karaibe.
 Me emër te madh jane dhe ekipet futbollistike të qytetit si Feynordi, Sparta dhe Excelsior, që kanë sjellë trofe të rëndësishme të kampiones së Holandës, të Kupës UEFA (tre herë), të Kupës së Kampioneve (1970) Po kështu qyteti dallohet për traditat në marathonë, ku qyteti ka kampion botëror, në tenis, etj.Rotterdami, mbi të gjitha, është një port shumë i madh. Më i madhi në Evropë.
Për këtë shërben pozicioni shumë i favorshëm që ai ka në deltën e lumit Maas me thellësi optimale dhe lidhja e tij me  Detin e Veriut, çka krijon favore për krejt Evropen për t'u furnizuar me mallra të gjithfarllojeshme, nëpërmjet Oqeanit, për të kaluar pastaj, me transport të fuqishëm tokesor, hekurudhor e ajror, nëpërmjet konteniereve tepër cilësor, me mekanizma elktronik tip rrobotesh, thuajse fare pa njeri.
Shumë e rëndësishme, në Portin Gjigand, është industria petrokimike, me gjashtë rafineri të fuqishme për përpunimin e naftës brut dhe për prodhimin e të gjitha derivateve të mundëshëm,  si dhe një sistem petrolifer me rezervuare të pafundëm gjigant.
Zhvillim të theksuar ka  dhe industria e ndërtimit të makinerive.
Dhe të mendosh se të gjitha këto bashkëjetojnë me një turizem vjetor shumë miljonësh, me një infrastrukturë fine, me gjallërinë e pa krahasuar të veprimtarive kulturore, artistike e sportive, me një harmoni nderfetare e raciale shëmbullore, me sjellje tejet të kulturar dhe me një pastërti e shërbim rural, komunal e personal per t'u patur zili nga kushdo.
Ne, duke pritur për pak çaste në « Prachtig  Grand Cafe » buze lumit Maas, pasi na serviret kafe dhe çaj me biskota, sipas dëshirës, presim biletat dhe nisemi me anije për një udhetim turistik 45 minutesh në konturet e Portit të Madh. Para nesh shohim Urën Gjigande që lidh të dy brigjet e lumit të gjerë për 800 ml. gjatësi dhe me lartësi 139 ml., për të kaluar nën të çdo lloj anieje, deri ato oqeanike. Edhe vetë ura është një çudi e teknikës dhe e bukurisë bashkëkohore, si urë e varur tepër e gjatë e lidhur me kavo të fuqishme, vetëm në një pikë tërheqieje.

Hypim në anijen e bukur lumore « Spido » dhe zëmë vëndet në një nga sallat e mëdha të saj. Dhjetra pasagjerë, me aparatet fotografike në duar, zenë vend në tavolinat dhe kariket komode, ndërsa, në banakun e gjerë të anijes serviren, sipas dëshirës, pije dhe ëmbëlsira.
Hedhim sytë anash dhe madhështia nuk ka ku të futet e sesi të përshkruhet :
      Para na del grataciela  « de Maas », këtu, më afer, buzë lumit është ankoruar, për të mos lundruar më, një anije mesjetare me vela që quhej
COSTETCHELDE, me tutje lartësohet kulla më e lart e qytetit me restorantin rrotullues, si ajo e Torontos, po më e herëshme dhe natyrisht më pak e lart. Ja, në breg fare afër, një kub madhështor, godinë me dritare të mëdha me kombinim ngjyrash blu dhe gri, ndërtesa të tjera kubike madhështore gjithandej, në breg e në thellësi, nga të dy anët e lumit, aty më afër Kulla e bukur e Admiraliatit, që drejton gjithë manovrimet e anijeve në  lum e deri në det, më tej me dhjetra anije të akustuara që ngarkohen me vinçat e tyre dhe të tjera që shkarkohen me vinçat gjigande manjetike me komanda  e paisje elektronike rrobotesh; çisterna gjigande të instaluara buzë bregu, që depozitojnë, ruajnë e konservojnë në kushte ideale gjithfarë lëngjesh deri pije freskuese të ardhura nga kontinente të largët ; më tej rimorkiatorët MAGNUS, PEGASUS etj. që janë gati të tërheqin maune të fuqishme ; tragetet HELEN, INVOTIS, VILSON MAAS etj, në ngarkim apo shkarkim. Më në thellësi lartësohen oxhakë rafinerish e fabrikash, që nxjerin tym në lartësi. Më tej, pleksur midis vincash modern, një mulli për bluarje drithërash tipik holandez, rri aty për të kujtuar traditën ekonomike duke thënë : asgjë nuk duhet të shkoj dëm, të shfrytezojmë çdo lloj burimi energjitik, që na fal natyra sa  më gjatë që të jetë e mundur. Në një gji të hapur, midis kubikeve holandezë, një qytezë kineze sikur flet edhe ajo për harmoninë ndërkontinentale.

Si morrëm kthesën për të kaluar, në anën tjetër të lumit shohim doket e ndërtimit dhe të riparimit të anijeve. Ja aty sa ka marrë formë një anije druri, që ndërtohet  me dorë e me teknologjine e 500 vjeteve më parë, më tej për riparim kapital transoqeaniku MENKAR dhe sipër tij vinça të fuqishem bashkëkohor të markes "ect", ndërsa në breg - lum, kontenjerë cilësore, të vendosur në 7 rradhë dhe të tjerë që lëvizin me ndihmën e vinçave manjetik dhe të karocave elektrike të kompiterizuara; depo të pafundme të firmave WORTELBOER,TRICO; maune të stërgjata, që venë e vijnë në lum si dhe transoqeaniku gjigand  "Nju Rotterdam", anija më e madhe holandeze, e prodhuar dhjetra vjet më parë, për transport pasagjeres, po që tani, pasi e ka kryer misionin e saj, në pamundësi lundrimi e sigurie, do kthehet në qendër kujtimi, muzeu, argetimi, pushimi e relaksi.
Largohemi të mbushur me optimizem e gëzim për gjithçka madhështore të realizuar nga holandezët e mençur dhe punëtorë, në këtë port gjigand dhe me besim e shpresë se ky shembull do të jetë një model edhe për qytetin tim  të lindjes, Vlorën e dashur, që për fat ka kushte natyrore të njejta, për pozicionin
gjeografik, si dhe për gjerësinë, madhësinë e gjirit detar dhe thellësinë e detit.





                    NË AMSTERDAM

Nuk mund të largohesh nga Holanda pa e parë kryeqendrën e saj, Amsterdamin.
Kryeqyteti administrativ ligjor është Haga, po, në shumë drejtime, Amsterdami luan rolin kryesor në jetën ekonomike , kulturore, shkencore, artistike dhe sportive. Kështu më tha edhe dhendri im holandez Willem. Ndaj, në datën 13 qershor 2009, në një ditë te bukur, që në Shqipëri do ta quanim pranverore,
nisemi me automjet nga qyteti më jugor i Holandës, Roosendaal, për në veri, drejt Amsterdamit.


Një ballkanas çuditet nga pamja e rrugëve të Holandës: Arterie të pafundme rrugësh të asfaltuara fushore, parale e tërthore, nënkalime e mbikalime. Fushë dhe vetëm fushë e pambarim. Të gjitha të mbjella me foragjere; lopë, kryesisht
laramane, po dhe xhers e raca të tjera të zgjedhura; kanale të mbushura me ujë, gjithnjë plot, megjithëse rreshjet këtu janë gjithëvjetore e si me porosi; pemë të shumta, që rrethojnë e kufizojnë parcelat, qendrat e banuara, fermat e
veçanta, anës rrugëve; sera diellore dhe me ngrohje të ulta e të larta; dy palë shina hekurudhe për trenin elektrik të shpejtë dhe atë super të shpejtë; mure me rrjeta teli, betoni, hekuri, dërrase, ao të kombinuara, anës rrugëve kryesore, për mos shqetësuar me zhurmen e qindramijë mjeteve kalimtare, banoret e zonës për rreth, rrjeti elektrik i tensionit të lart, me shtyllat prej hekuri kryq e tërthor dhe... asnje mal, apo kodër.
-Jo, me thotë dhendri holandez Willem, ka dhe ndonjë kodër.
-Unë nuk po shoh asnjë.
-Ja, këtu janë "Shtate kodrat", kështu quhet ky vend.
-Po ku janë kodrat, unë vetëm fushë shikoj tej e tej dhe pemë e gjithëfarë gjelberimi e ndërtesa të ulta.
-Para shume vitesh, kur u përmbyt gjithë Holanda nga batica detare dhe rreshjet e shumta dhe u mbulua krejt me ujë, te kjo zonë ngelen 7 parcela të pa inonduar.
Më vonë ishin pikërisht keto që u populluan me banorë endërtesa dhe u quajtën të shtatë kodrat.
Vazhdojmë udhëtimin, po, diku bllokohemi nga trafiku i rënduar, në këtë ujkend, ku gjithesecili rend drejt një vënd pushimi të zgjedhur, me biçikleta varur, në kapse të posaçme, pas automjetit personal, apo me te gjitha komoditet e gjuetisë, kanotazhit, gatimit, apo fjetjes, në rimorkiot e përkatëse, nga
njëherë tepër të mëdha, por që terhiqen edhe nga autovetura te vogla.
-Mos u mërzit, ndërhyn Willem. Ne radio po orientohem se ka një drejtim tjeter, më pak të ngarkuar. Dhe kthehet mbi 10 kilometra e gjen baipasin e përshtatshëm,
për të kaluar në një rrugë dytësore, gjithashtu të mrekullueshme, midis pemësh, serash e fushash të gjelbëruara.
-Po, nuk do kalojme ne autostradën që sapo lamë?
-Mos u shqeteso, do ta gjejmë një më të lirë. Janë 6 autostrada paralele që shkojnë drejt veriut.
E lemë Rotterdamin në anën e majtë dhe vazhdojmë drejt veriut. Pas gati dy ore rrugë duken godinat e para shumëkatëshe. Tabela me emrat e firmave famëmdha: ING, Heineken, Benc Mercedes, IKEA, Filips, Tom Tom etj., etj., gjithë liderët e biznesit të madh botëror i kanë emrat këtu me drita e reklama të dukshme. Shtatë nga 500 firmat më të fuqishme të botës e kanë drejtimin qëndror në Amsterdam.


-Këtu nuk shkohet normalisht me tej me autoveturë, thotë Willemi, se çmimi i
parkingut rritet shumë. Diku duhet parkuar këtu afër. Dhe drejtohemi nën stadiumin gjigand të AJAKSIT. Na hapin rrugë një tufë pullumbash, që
bashkejetojnë në turmë me qindra qytetarë. Sipas programit kalojmë te stacioni qëndror i trenit dhe nisemi drejt sheshit të Kishës madheshtore të Shën Nikollit. Presim biletat dhe imbarkojmë në një anije turistike lumore, sëbashku me dhjetra turistë, të të gjitha ngjyrave, gjuhëve dhe kombësive. Ndihet zhurma e qytetit të madh, që gumezhin në dhjetra gjuhë. Shumë anije lumore njera pas tjetrës nisin intenerarin e shëtitjes në kanalet ujore të deltës së lumit Amstel. Nga altoparlantet dëgjohen, njera pas tjetrës shpjegime në disa gjuhë kryesore.
Amsterdami është, padyshim, qyteti më i madh i Holandës. Tani ai ka mbi 760 mije banorë dhe me gjithë rrethinat shkon në 1.5 milion. Është qendër e madhe tregtare dhe portuale, qëndra e drejtimit financiar e kulturor për krejt inderlandin. Ai vizitohet nga mbi 4.5 milione turistë çdo vit, nga e gjithë bota. Lumi Amstel ndërhyn deri në qender të qytetit me një rrjet të dendur kanalesh, nënurash e tunelesh. Janë mbi 1200 ura me gjatësi të përgjithëshme mbi 7 km., që bashkojnë sipërfaqen prej 220 kilometer katrore, ku shtrihet qyteti.
Megjithë ndërtimet e reja të shumta moderne të apartamenteve të banimit, në qytet ndihet mungesa e strehimit, ndaj ende shumë banorë strehohen, gjithë kohën, buzë kanaleve në godina anije, ndërsa shumë të tjerë vijnë e punojnë këtu duke banuar qindra kilometra larg.

Qyteti u themelua zyrtarisht me 27 shtator 1275 mbi bazën e një fshatit peshkataresh me emrin Dambe, në deltën e lumit Amstel dhe nga bashkimi i dy toponimeve doli emri i qytetit, që shpejt u bë ifamshëm dhe shumë i fuqishëm.
Amsterdami është qendër e zhvilluar industriale: Këtu është përqëndruar industria elektronike, makina ndertuese, industri moderne për ndërtim avionësh, industria petrokimike dhe përpunuese, me rafineri tejet të fuqishme, si dhe industria e lehtë e ushqimore e duhanit, kafesë, miellit, bukës, patates, pijeve freskuese, birës etj.
Në Amsterdam lëvizin mbi 465 mijë biçikleta. Atje ka qendra të veçanta shumëkatëshe për parkim biçikletash, pa marrë parsysh qindra biçikleta të lëna, si pakujdes njera mbi tjetrën në çdo qoshkë rruge. Dhe këtu nis madhështia e këtij qytet për  organizimin e transportit shumëplanësh: Me automjete, autobozë, tranvajë e trena, anije lumore, motoskafë e lança e deri me avionë. Aeroporti i
Amsterdamit është me i madhi në vend dhe renditet në katër vendet e para të Evropës, qendër e madhe shperndarjesh pasagjeresh, me rrjet në të gjithë botën.
Ai të duket i çuditshëm edhe pse shtrihet në dy fusha të stërmëdha, 5.5 ml. nën nivelin e detit, që lidhen me njera tjetrën me urë, në të cilën kalojnë mbi rrota avionët e radhës. Lëvizja me trena, tranvaje, anije e autobuze mund të bëhet me të njëjtën biletë të quajtur sttrippenkart, kjo per 24 dhe 48 orë edhe për turistët e huaj.

Amsterdami është qendër e madhe shkencore e arsimore. Janë me emër dy universitet e lashtë të tij: Universiteti i Amsterdamit, me 25 mije studentë, themeluar në vitin 1632 dhe Universiteti i Lirë, krijuar ne vitin 1880. me dhjetra fakultete të specialiteteve të preferuar nga e gjithë bota.
Nuk mund te largohesh nga Amsterdami pa vizituar qendrën kryesore historike të
tij, me ndërtesa karakteristike të ndërtuara ndër shekuj, ku dallohen ballkone e dalje buzë kanalesh për parkim automjetesh, biçikletash e varkash, rrugë me kalldrëme gurësh e pllakash dhe me punime artistike me dekore e skulptura, rruga e gjate dhe e gjerë karakteristike "Damzak", për tranvaje, autobuza, autovetura e biçikleta, mbushur me turistë, Pallati Mbreteror 200 vjeçar, Muzeu Tjusso, Pallati karakteristik Lindor, Monumenti Kombëtar, për nder të herojve të Luftës së Dytë Botërore dhe të rezistences kundër fashistëve, etj. Karakteristike eshte dhe rruga e putanave, ku në vitrina me ndriçim të kuq ekspozohen femra gjysëm lakuriqe, ku ka dyqane të specializuara seksi dhe të rinjë që thithin cigare me droga te lehta.

Duke u kthyer për në Roozendaal bëjmë një vizitë te një miku ynë i moshur, që banon në Papendreht, një qytezë e bukur prej 35 mijë banorë, si ë përrallë.
Ishte vendosur në një apartament 8 katësh, me pamje edhe nga ana e lumit. Miku ynë, tani pensionist, kishte punuar mbi 40 vjet në një kompani të transportit detar, pronë e disa izrailiteve të pasur hollandezë. Qëndruam dy orë në ballkon, nga ora 8 deri në ora 10 të mbasditës dhe miku ynë na shpjegonte, një për një, teksa shihnim që në çdo 5 minuta kalonin sa majtas djathtas dhjetra anije, maune, tragete, tankera, që venin e vinin drejt Rotterdamit, aty afër, për të
shpurë mallra, qymyr guri, karburant e lengje, që vinin nga e gjithë bota dhe destinoheshin për Gjermani e Austri, kryesisht, po dhe për gjithë vendet e tjera te Evropës plakë. Ato kalonin më tej me rrjetin lumor, ose me ane tubacionesh të fuqishme.

 
-Po mirë, o mik, po qytetarët e qytetit tuaj dhe ata të atij qytetet që shtrihet menjëherë pas jush dhe të atij tjetrit, më tej, me se merren, çfarë aktiviteti
prodhues kanë?
-Nuk ka aktivitet perodhues të mirfilltë, përveç rrjetit të shërbimeve tregtare dhe komunale. Ata veçsa banojnë këtu, ndërsa për të punuar shkojnënë Rotterdam, e disa dhe në Amsterdam, që është mbi 50 km larg.
Vizituam apartamentin e pensionistit, që ishte me të gjitha komoditetet dhe konfortet për një jetë mbretërore: siperfaqia e banimit 120metrokatrore,
guzhinë me të gjitha paisjet për gatim e larje të shpejtë; dhomë për ndënje e pushimi dhe për punë të pavarur, me televizor, kompiuter, kasetofon, telefon, citofon, etj; dhomë fjetje e pajisur për qetësi të plotë, banjë me të gjitha pajisjet dhe me një shkëlqim qetësues; garazh për automjetin dhe depo për gjerat e tepërta përkohesisht; gjelbërim e kopsht me lule të zgjedhura, si dhe të gjitha pajisjet dhe makineritë për ngrohje, ftohje, ajrosje e ndriçim qetësues.
Asgje e tepërt, çdo gjë e nevojshme për një jetë komode.
Miku ynë, bashkë me të shoqen, gruan e dytë, më të re, çdo vit organizonte me shoqërinë e vetë vizita turistike në vendet më te zgjedhura, kudo në botë, sipas ofertave më të leverdishme. Aty, në qytetin e tij të bukur ai, merrej me peshkim, duke pasur leje të posacme dhe me mirëmbajtjen e kopshtit të vetë,
shkonte me të shoqen dhe bashkëmoshatarët e tij në palester dhe në çfaqiet artistike e kulturore të herë pas herëshme. Dy fëmijët e martuar kishin jetën e tyre, me perpjekje e preokupime të përditëshme, pa e pasur merakun për njeriun e tyre të dashur në distancë
Largohem për në Shqipëri me plotë përjetime dhe shembuj frymëzues.





               NJË UDHETIM AVENTURESK
                        TIRANE-LONDER-CIKAGO

Djali yne i vetem jeton e punon ne Amerike, prej gati 15 vjetesh. Ka krijuar familjen e vete ne qytetin e Cikagos, ka plotsuar si specializant studimet e larta universitare ne mjeksi, ai dhe gruaja e tij shqiptare dhe punojne si mjek human. Me qe, si shqiptare te mire, u shtuan me nje djale te dyte, kane nevoje
per ndihme, ndaj na kerkuan edhe ne per ca kohe, (prinder ne moshen e trete) qe ti ndihmojme, sadopak, ne ngarkesen e madhe te puneve dhe shqetesimeve te krijuara momentalisht.
Duke menduar se do kishim veshtriresi per sigurimin e vizave amerikane, nga qe ishim kthyer pa arsye disa here, aplikuam sic ishte rregulli, me kerkese elektronike ne Ambasaden Amerikane ne Tirane dhe  ne fillim te muajit dhjetor 2010, u caktua dita e intervistes, pas njezet ditesh. Gjendja shpirterore ishte e renduar dhe dyshimi per mosmarrjen rishtazi te vizes ishte i dukshem. Keshtu shpjegohet edhe vargezimi im i  castit, si me poshte:

NË PRAG  INTERVISTE
Edhe njëzetë ditë më ndajnë nga intervista.
Një tjetër konsull amerikan do më testojë.
Të shohim këtë herë a do më jepet viza?
Nuk di ç'të them, nuk di  ç'të mendoj!

Kjo varet si e ka ngrënë ai mëngjesin,
A i dhëmb barku apo  kokën ka të dirsur
Ndaj nuk e them dot  ata si do më presin
Me sytë të qeshur, apo vetullat ngrysur.

Më dhëmbin  veshkat  shtrënguar nga rripat
Dhe natën gjumin, më se bëj  të qetë
Atje, fund bote, do ti puth dot nipat?
Se, djali dhe nusja, mezi  po më pret.

Çudi, si nuk besojnë e janë të pavendosur,
Te  fjala e jonë e nderit,  prej plaku së paku,
Te dashuria jonë gjithnjë e pasosur
Për vend e Atdhe, për çdo gur sokaku.

Dyshojnë se s' kthehem e do ri n'Amerikë
Po a e dini ju, ç'është Vlora për mua?
Vend lindja-shtrat vdekja, ju a them pa frikë.
Të ri gjatë n'Çikago, jo, as që dua.

Veç të takoj nipat, djalë edhe nuse
Të shoh e të prek "Tokën e  Premtuar"
Ku babai dhjetë vjet, në miniera e puse
Dhe në "Shoqërinë Vatra", ndershëm ka punuar.
                                                         Tiranë, 1 Dhjetor 2010

 Ne pritje te dites se intervistes, per te verifikuar nga afer gjendjen, vendosa  te nesermen te beja nje vizite te personeli i Konsullates, per te marre informata me te hollesishme dhe shpjegimet e nevojshm direkt. Keshtu mendova une, me mendesine e Shqiptarit te kahershem. Por u zhgenjeva sic mu duk, nga qendrimi indiferent dhe hermeticitetit i punonjesve shqiptar te personelit te Ambasades. Ata madje,  nuk pranonin as te komunikohej gjate me ta dhe i kufizonin enkas bisesdat, ndofta keshtu per  t'u dhene kohe dhe per te lejuar punonjesit e tjere aktive te merren direkt dhe per me shume  kohe me punet e
veta. Ja si e perjetova, te nesermen, kete cast te renduar psikologjik:

TË NESËRMEN:
Po pyes në Ambasadë...
-Aty, më tha një roje.
Dhe pash tej një fasade
Policin, si me droje.

-I dashur, vij prej Vlore
Dhe dua që të shkoj
Në  Zyrën Konsullore
Një konsull të takoj.

-Jo, jo. Nuk bëhet, ik
Asnjë s'takon, o mik
Veçse me elektronik
Këtu asht Amerikë.

-Të lutem si nipit, djalë
Më lerë t'u them dy fjalë
Direkt e ballë për ballë
Ne jemi njerëz të gjallë.

Sportelin shpejt e mbylli
Sikur tha:"Me Neken flet"
Si me veshë mbyllur nga dylli
Dhe krejt indiferent.
2 Dhjetor 2010

Ne Shqiperi i gjithe populli gezoi per marrjen e te drejtes  qe te levizim ne Evrope pa viza ambasadash. Ne menduam se, pas kesaj, edhe per te shkuar ne Amerike do ishte me e lehte, po jo, kerkesat vazhdojne te jene si dhe me pare dhe e drejta per vize eshte krejtesisht ne dore te  nepunesit perkates qe te interviston, ose me mire te themi, sesi ai e kupton sigurimin e kthimit, me friken  e perhereshme se mund te qendrohet, si ndofta ka ndodhur ndonjehere, duke e thyer vizen, pra te strehoesh ilegalisht.
 Diten e pare te intervistes  edhe ne u kthyem pa na i dhene vizen, sepse ne kerkesen tone elektronike u diktuan disa pasaktesi, dhe u porositem qe te ndreqeshin ato. Gjysma e te keqes, thame, megjithese do te  vonohemi deri neser dhe Krishtlindjen e humbem, se s'kemi me hapsire dhe ditet e festes po ikin.
Nderkohe, duke qene ne Konsullate prezent ne sallen e vogel te intervistes, ulur ne karrige per disa ore, shohim dhe frikohemi se asnje nga te intervistuarit e asaj dite nuk e perfitoi vizen. Dikush kishte te njejtat gabime, si ne dhe thuajse te gjitha  grate, nuk kishin shenuar me elektronike emrin e familjes se tyre para martese, ndersa per te tjeret, nuk formohej bindja nga konsulli perkates per arsyen e vizites, per personat e aferte ku do shkohej, qe konsideroheshinte paqarte  per viziten korekte dhe natyrisht ne keto raste per intervistuesit, nuk formohej bindja se do te kteheshin. Frika e mos kthimit ishte prezent atje midis konsujve amerikane dhe ata,  me siguri, kane njohurite perkatese psikologjike, pervojen dhe aftesite profetike, po mua kjo asnjehere nuk me ka bindur dhe ndofta kam arsyetuar padrejtesisht: C'i duhet shqiptarit te moshuar p.sh. Veriu i Amerikes, Cikagua ne rastin tone,  me dimrin e acarte dhe me bore  gjate shume ditesh, kur e ka Vloren psh. me gati 300 dite dielli? Pastaj edhe per ndonje rast ekstrem, c'dem do ket Amerika nga plaku i djalit shqiptar, qe do punoje sa te rropatet, per te ushqyer edhe nje goje me shume?
Se, fundi fundit, arsyetoj une, nje plak shqiptar gjithashtu njekohesisht eshte nje njeri Zoti, qe duhet te kete te drejte te banoj ku te jete me mire dhe per me teper, afer djalit te vete. Sidoqofte te drejten ligjore e ka shteti Amerikan dhe punonjesit e vete, ndersa une kot "filosofoj"!

Nje dite me vone, pasi kishim plotsuar mangesite e konstatuara ne dokumentet, ne   u morrem ne interviste nga nje vajze amerikane simpatike, sy kalterte dhe  nuk u pyetem gjate, pasi kur pane se i kishim te plota dukmentet argumentuese, perputhur me kerkesat e shpallura dhe vecanrisht kur pane se ne ishim edhe rezident permant kanadez, na u dha  menjehere vize nje vjecare amerikane, me shume hyrje.
Keshtu, pas ankthit shumeditesh dhe  padurimit erdhi nje gezim qe na u duk edhe me i madh nga c'pritej, qe natyrshem me frymezoi per vargzimin si me poshte:


PAS NJËZETË DITËSH
Jam përballë konsullit, rishtas
Këtë herë, besoj, me fat:
-"Shkeli, shkeli, të dhjet gishtat!"
Vjen një zë, aty, me lart...

Kaloj te sporteli katër,
Ulur ri, një vajzë e re.
I dalloj dy sy të kaltër
Ajo pyet:" Xhaje, si je?

Ku do vesh, e ku do shkosh,
Se ti je dhe Kanadez
N'Amerikë, sa do qëndrosh
Do ta ndash kohën në mes?"

Ja, kjo ishte intervista
E gjashta në US.Ambasadë
Pa pyetje u vulos viza
Kohë e shkurtër-rrugë e gjatë.

Mendja më shkon te avioni,
Rrugët, ngricat, peshat, "rraqet"
Ky, njeri  kameleoni
Me kërkesat  kurrë s' kënaqet.
Tiranë, 21.12.2010

Deri ketu punet shkuan mire dhe pavaresisht ankthit dhe pritshmerise, rezultati u arrit dhe kenqsia per te shkuar te femijet, ishte e pafundme.
Peripetite deri ne shkalle aventyre nisen me vone: Ne kerkim urgjent per bileta avioni te shpejta dhe mundesisht me cmim sa me te ulet, ne u ballafaquam me disa varjante dhe zgjodhem perfundimisht Agjensine e Udhetimeve Ajrore BRITISH TRAVEL., ne rrugen e Durrsit. Ata pasi bene kerkesat e rastit na rekomanduan linjen LONDER-CHIKAGO. Duhet te flinim nje nate ne hotelin "Premier Inn", prane Aeroportit "Heathrow te Londres". Ne, me avionin tone Boeing do zbrisnim  ne Aeroportin "Gatwick" dhe prej andej, menjehere do transportoheshim me Autobuzat e Shoqerise Ajrore ne Hotelin, gjoja afer Aeroportit "Heathrow", per ta pasur me afer dhe me te lehte nisjen diten e neserme. Kishim te prera dhe biletat perkatese te transportit me autobuza dhe te fjetjes ne hotel.

Duhet thene se as une dhe as gruaja nuk kuptonim thuajse fare anglisht vecse:
Ken ju help mi, pliz dhe thenkju, pliz (A mund te me ndihmoni, ju lutem dhe faleminderit) apo ndonje konsiderate tjeter krejt te pergjitheshme per prezantim, njohje apo per numrat. Keshtu u ndodhem para nje bote te panjohur e te shurdhet, pa mundesi orientimi. E keqja ishte se bagazhet, rreth 60 kilogram, ne 4 valixhe, kudo qe te shkoje duhet ti kishe ne kurriz, sepse  Shoqeria Ajrore
nuk merrte persiper levizjen e tyre midis avioneve te aeroporteve te ndryshmete Londres, qe ishi bajagi larg, po te kemi parasysh edhe rrugen per te hoteli. Nje tjeter veshtiresi ishte se ne avjonin tone vetem ne ishim shqiptare, qe duhet te flinim ne hotelin e caktuar.
Te ndihmuar nga nje italjane gjetem stacionin e autobuzit dhe prisnim me kot "Autobuzin e Bardhe  Nationsl Express", qe na kishin rekomanduar. Kaluan disa te tille, po ai qe do na shpinte ne ne destinacion kishte nje numer te caktuar, te tjeret nuk na pranonin. Edhe nje prej tyre qe na pranoi, nuk na shpuri ne destincion, po na detyroi te zbresim te hyrja e  Terminalit pese te aeroportit Heathrow. Aty duhet te merrnim nje tjeter autobuz. Po, cilin? Ketu na ndihmoi gjuha italjane dhe nje zotni i njerezishem, qe pasi lexoi tabelen perkatese na shoqeroi te stacioni i duhur, duke na porositur te prisnim autobuzin perkates me nr.56. Pas tre ore udhetim me autobuz (aq sa kishim harxhuar ne udhtimin me avion Tirane-Londer, mbritem te hotli luksoz "Premier Inn", ku me ndihmen e nje anglezeje simpatike dhe miqsore, qe kishte punuar ne Rusi dhe dinte mire rusisht, u orjentuam per zgjedhjen e ushqimit dhe per akomadim ne dhomen perkatese, shume komode, te hotelit, ku fjetem ne rehati te plot.

Dita e neserme na ballafaqoi me veshtiresi te tjera: Na u desh te ndronim tre
autobuz per te mbritur te  Terminali Pese i Aeroportit Heathrow dhe prej andej te udhtojme me tren e me kembe, duke hequr brane 4 valixhet, derisa pas 5-6 oresh te ndodhemi para portes  perkatese te avionit tone. Mbrijtja, pas udhetimit me avion, pikerisht ne Terminalin Pese te Aeroportit te Cikagos, u be pas 9 ore udhetimi te kenaqshem. Ne mbrijtje na priste nusja dhe nipi yne ne nje takim te shumepritur e te permallshem.
Ja, keshtu perfundoi udhetimi yne aventuresk.
Chikago,1 janar 2011










          NË NJË TREGTORE TË MADHE NË ILLINOIS

I ardhur rishtazi nga Shqipëria e vogël, u habita nga përmasat e një tregtoreje gjigande, ndër më të mëdhatë e Shtetit Illinois të ShBA.
Çudia nisi qysh me emrin e saj: "PEMTORJA E VJETËR Westfield"I nisur me autoveturë nga qendra e Çikagos, kalojmë "Miljen Magjike", marrim autostradën buze liqenit, përshkojmë me shpejtësi disa rrugë të tjera njërën më të mirë se tjetrën, të gjera, të pastra dhe të liruara nga bora dhe pas rreth
një ore, hyjmë në territorin e "TREGETORES GJIGANDE", ne rajonin SKOKIE, qe na u shfaq si të ishte një qytezë e vërtete. Kjo qendër e madhe tregtare e ka zanafillën në vitin 1956.

Dyqanet zënë një sipërfaqe bajagi të madhe, që shkon në rreth 60 hektarë dhe numri i tyre është 140, të një cilësie superiore e tepër luksoze, pronë
milionerësh të Grupit  Westfild. Dyqanet e larmishme, për nga forma dhe bukuria, që përfshinë një gamë të gjerë e të pallogaritshme asortimentesh, shtrihen në godina më së shumti një katesh, që e bëjnë më efektive dhe  më të lehtë reklamimin dhe shitblerjen e mallrave.
Shitoret janë marrë me qira nga firma tregtarësh me emra  të dëgjuar e të famshëm, që i ofrojnë nder vetes në të gjithë botën me cilësinë e zgjedhur të mallrave të tyre. Modernizimi i " Pemtores së Vjetër", së fundi u bë, nëpërmjet
transformimit dhe përmirësimit rrënjësor, në vitin 2007, ku u investuan njëherazi edhe 50 milion dollarë.
 Ngado shikon një estetetikë mbresëlënëse, gatishmëri të personelit, i përbërë nga shitës prej të gjitha racave dhe ngjyrave, që të përshëndesin, të buzëqeshin e të shoqërojnë sa hynë, të pyesin e thuajse të hipnotizojnë me sjelljen korrekte dhe ëmbëlsinë e reklamimit dhe të paraqitjes së mallit që tregtojnë.
Brenda kudo një mjedis me temperature ngrohtësie që të jep edhe ajo kënaqësi, aq më tepër po të mendosh që jashtë kudo të than era e liqenit dhe është i padurueshme thellimi i ftohtë brisk minus 15 gradë celsius i dimrit verior, fare i papranueshëm për ne mesdhetarët. 

Mallrat, të vendosura sipas një kriteri praktik e të paramenduar, sikur të therësin vetë që t'i zgjedhësh e t'i pëlqesh, t'i blesh e t'i marrësh me vete.
Nuk nguron për t'i blerë, se në këto raste duhet edhe të konsultohesh me gruan apo me ndonjë njeri kompetent, po nuk është e domosdoshme tëpyesësh aty për aty tjetër kënd, se edhe po të bëhesh pishman më pas, mund ti kthesh ato brenda një kohe të caktuar, që zgjat edhe pas disa muaj, boll të ruash faturën dhe mos ta përdoresh e ta dëmtosh mallin e blerë.

Futemi në një librari të stërmadhe, ku gjen çdo lloj libri, reviste e katalogë, të sistemuar sipas kritereve shkencore, që mund të gjesh çdo titull shpejt, ta maresh aty për ta lexuar i ulur në komoditet të plot, në qetësi dhe ngrohtësi optimale, po aty te pish kafe, çaj , apo ç'të duash, ta blesh, ose ta lesh aty librin, pa paguar gjë.
Një veçori e kësaj Qendre të Madhe Tregtare është shumëllojshmëria e aktiviteteve të tregtisë dhe i shërbimeve kulturore e sociale. Këtu gjen parqe e lulishte, zona për argëtimin dhe për lojën e fëmijëve, çajtore të specializuara, kafene, pijetore, restorante, librari dhe qendra relaksimi deri në kinemanë Odeon, që e bëjnë këtë qendër të madhe të përshtatshme sidomos në kohë vere, për të tërhequr mijëra familjarë dhe turistë, veçanërisht për të kaluar fundjave të gëzuara e të larmishme.

Një parking i stërmadh krijon kushte për vendosjen e autoveturave dhe një personel policie e sigurimi, të garanton lëvizjen dhe qëndrimin e qetë, pa ndjerë frikë e shqetësim për asgjë të jashtëzakonshme, dikur karakteristike për qytetin e Çikagos dhe rrethinat e tij. Këtë do ta argumentoj edhe me një ngjarje të jetuar, në ato 3-4 orë që e vizitova tregtoren e madhe:
Unë lëvizja, si e kam zakon, me aparat fotografik në dorë dhe e shkrepja atë, sa herë shikoja ndonjë pamje të veçantë, që më ngjallte interes. Ndërkohë vë re se dy policë po më ndiqnin dhe diku më ndalën, pikërisht kur unë po fotografoja
sfondin e një godine, disa katesh, që ishte një përjashtim në lartësinë thuajse njëkatëshe të mjediseve të tjera.
-Zotëri, me thanë ata. Nuk mund të fotografosh konstruksionin e godinave, ato përbëjnë sekret për Kompaninë tonë. Ju lutem ule objektivin te ndonjë vitrinë, shatrivan, apo monument.
-Po këto godina janë të ekspozuara edhe në katalogët përkatës, i thash unë.
-Ju lutemi, lini komentet, se ndryshe do të të konfiskojmë filmin.
Ja, deri në këto ekstreme shkonte kontrolli dhe vigjilenca e tyre, çka të ngjallte respekt dhe qetësi.

Kthehem në shtëpinë e tim biri, në Çikagon e bukur e tejet madhështore, ngarkuar makinën me mallra cilësore, pa frikë se do "më qortojë gruaja".
Duke vozitur ngadalë autoveturën, sodis me radhë: autostradën që gjarpëron buzë liqenit Miçigan, rrokaqillset gjigande qindra metroshe, hapësirat  e shumta me parqet e pushimit e të stërvitjes, plazhet tani të ngrira, me tej Muzeun e
Artit, Kullën e Ujit, Planetarin e famshëm dhe  më së fundi Stadiumin e madh  të futbollit
karakteristik Amerikan 80 mijë vendesh, afër të cilit kam fatin të banoj me nipat e mi, në këto ditë fatlume.

Çikago, Janar.24.2011










                                      VIZITË NË AKUARIUM


Sot familjarisht vizituan Akuariumin e Çikagos, që  më saktë quhet"Shedd Aquarium".  Ja vlen të shkruhet për të:
Dy vjet me parë, kur kam vizituar dhe kam shkruar për Parkun Zoologjik të Torontos, pavijonet me akuarium, që kishin një shumëllojshmëri peshqish, më tërhoqën vëmendjen dhe mu duken mjaftë interesante. Po, duhet ta them që në fillim me sinqeritet, te Akuariumi i Çikagos unë kam ngelur pa mënd, megjithëse  të them të drejtën, nuk jam fare pa njohuri për peshqit, se, me falni që po ju a shpjegoj, po unë kam lindur dhe jam rritur në Vlorë, në një qytet të vogël bregdetar, po me flotë relativisht të madhe peshkimi dhe deri me një kombinat për konservim peshqish, çka më ka bërë të interesuar edhe për të parë e lexuar në këtë drejtim.


Godina madhështore e Akuariumit të Çikagos, është fare afër me zonën tonë të banimit "South Loop", ndaj për të shkuar atje në këmbe kaluan vetëm dhjetë minuta. Po, për të hyrë brenda godinës na u desh të rinim e të prisnim në radhë
për gati një orë. Ishte ditë e Shtunë dhe qytetarët e Çikagos i shfrytëzojnë mirë dhe në mënyrë të këndshme e të dobishme pushimet javore, ndaj të vendosur njeri pas tjetrit vizitorët e duruar, kapnin deri rrugicat rrethuar me borë të ngrirë, aty afër Stadiumit të Madh, në gati 500 metro gjatësi, duke përballuar pa u ndrojtur të ftohtit e madh dhe erën e liqenit përbri, që fryn e fryn, pa
mëshirë
Akuariumi i Çikagos  është inauguruar si i tillë më 30 Maj të vitit 1930 nga John Shedd, ndaj dhe mban emrin e tij të nderuar dhe është ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, nga arkitekti Graham Anderson. Ai e zgjodhi ketë formë të bukur, pasi studioi klasikët, duke e vendosur godinën e re në gjurmët e arkitekturës së lashtë Greke. Akuariumi tashti është pronë publike, por drejtohet dhe administrohet me sukses nga një grup privat.
Aktualisht Akuariumi  gjigand i Çikagos mbarështon dhe ekspozon 25 mije peshq në
depozita të qelqta uji, basene, ujëvara dhe abitate me 19 milion metrokub ujë, të sjellë e vendosur aty nga dete e oqeane, në përshtatje me kërkesat e dëshiruara të specieve te ruajtura në ato kushte origjinale fillestare, me mikroflorën dhe temperaturën, qetsinë, lëvizjen dhe rrjedhshmërinë optimale.
Mjediset e godinës madhështore të Akuariumit të Çikagos për shumë kohë kanë merituar, për nga madhësia, vendin e parë në botë.  Aty ruhen, ekspozohen dhe mbarështohen me një kujdes të posaçëm, 1500 specie deti, të natyrës së peshqve, gjitarëve e zvarranikeve, amfibeve dhe zogjve detare e deri insekteve që i rrethojnë ata në mirëkuptim e harmoni jetësore. Shumëllojshmëria e specieve dhe numri i tyre, tradita e zgjedhur e dhe e vendosur prej vitesh, niveli i thelluar specifik i personelit shkencor, punonjësit e kualifikuar të drejtimit, menaxhimit dhe shërbimit, nga më të dalluarit në botë, kanë sjellë rezultate të pakrahasuara dhe interesim nga të gjithë admiruesit,  amatorët dhe kurjozët.
Ndaj ata zënë radhë çdo ditë, të ardhur nga Çikagua, Amerika dhe mbarë bota , për të ndjerë kënaqësi në përballje me këtë mrekulli të realizimit Amerikan.
Këtu regjistrohen mbi 2 milion vizitorë në vit dhe shumë herë vendosen rekorde të paarritura nga Muzetë më me emër në botë.

Vend të rëndësishëm midis specieve detare dhe kreun klasifikimit botëror në volumin ujor, ky Akuarium madhështor e zë me gjitarët, ku përfshihen balena te llojeve të rralla, luanë të detit, peshkaqenë, delfinët e zgjuar, përfshire
delfinin e bardhë të Pacifikut dhe specie të tjera të vendosura në rreth 11 milion litra ujë.
Breshkat e detit janë një tjetër kuriozitet dhe madhësi e konsiderueshme ekspozimi. Po kështu koralet e bukura shumëngjyrëshe, që të magjepsin e të lidhin pas tyre, për ti soditur nga afër në ekspozita e vitrina komode karakteristike e specifike. Për të ardhur deri këtu është dashur shumë mund e punë. Ka pasur vend për krijimtari dhe eksperimente të vlefshme. Është kërkuar
domosdoshmërish dhe një  kujdes i përhershëm për ti ruajtur gjallë e shumuar të mbajtura me dashuri nga personeli shembullor i këtij Muzeu. Kjo e ka kthyer atë njëkohësisht në një qendër të madhe kërkimore, shkencore, ku janë përfshirë edhe deri anije përkatëse ekspedite me emër, që kanë zëvendësuar ndër vite njëra tjetrën.
Një tjetër variacion i vizitës së këndshme të Akuariumi të Çikagos është shfaqa
artiske me delfinët. Të benë përshtypje amfiteatri shumëshkallësh dhe baseni i madh i ndërtuar për ketë qëllim, kombinuar përfund me pamjen e plot të liqenit Miçigan, që nga dritaret me hapësirë të madhe, të jep përshtypjen sikur shtrihet
deri në largësi të pafundme.
 Një paraqitje filmike paralajmëron shoun real me delfinët e zgjuar. Pastaj demonstrohet realisht ushqimi dhe eksitimi i tyre dhe më pas loja reale me lëvizjet e kombinuara. Ato lëvizje energjike e të zgjuara me hedhje, rrotullime, zhytje e sprinte, të ushtruara e të mësuar paraprakisht prej kohësh, ishin  përvetësuara për bukuri nga egërsirat e shkathëta. Lëvizjet e tyre komentohen fillimisht nga platforma ndërmjetëse nga spiker të shkathët dhe përfundojnë me entuziazmin dhe duartrokitjet e publikut dhe veçanërisht te fëmijë të shumtë.
 Mjediset e tjera ndihmëse si shitoret për veshmbathje dhe suvenire, kafene dhe vendngrënie, kënde lojërash për fëmije, kënde për pushim, shlodhje e relaks, si dhe qindra fotografi e skulptura të vendosura në muret e tavanet, shoqëruar me ndriçim të përshtatshëm, krijojnë kushte ideale për pushim e dëfrim.
Largohemi nga kjo mrekulli, pasi pajisemi kundrejt pagesës përkatëse, me nganjë kartë anëtarësimi. Ajo na jep të drejtën, ashtu si edhe do bëjmë, për të ardhur edhe disa herë, deri sa të gjejmë kënaqësinë e plot dhe njohuri të tjera për botën e madhe fantastike të  perandorisë së madhe të nënujit.

Çikago, Janar. 25.2011














    DREJTË TEMPULLIT TE BAHAIT NË ÇIKAGO

Kisha dëgjuar nga im bir, që banon prej shume vitesh në Çikago, për Tempullin e Bahait në këtë qytet dhe për parimet liberale e humane të kësaj feje, që pretendon të bëhet së shpejti, sipas tyre, dominuese në gjithë botën dhe që aktualisht, po sipas tyre, përfshin 7 milion besimtarë.
Duke qenë në origjinë besimtar i tarikatit Bektashi dhe i mbrujtur qysh së vogli me idetë naimjane liberale dhe patriotike të tyre, me tërhoqën principet e kësaj far feje, ithtarët e së cilës pretendojnë të jenë më të përparuarit ndër të gjithë religjionet fetare bashkëkohore botërore..
 Kështuqë në një dite dimri me borë dhe erë karakteristike, duke e përballuar me dëshire të ftohtin e madh, u nisëm nga qendra e qytetit Çikago drejt veriut, për ta njohur më nga afër ketë “mrekulli te re qiellore”.  Kjo për më tepër se kisha dëgjuar se ata janë pretendues për  ide sipërore e të përparuara, që përfaqësojnë marrëdhënie të reja të njeriut me Zotin. Kjo sipas tyre, do arrihet në procesin e zhvillimit historike dhe dinamik, nëpërmjet “ relativitetit dhe progresivitetit” të fesë.  Ndryshimet do të bëhen, duke pajtuar, ndryshuar dhe drejtuar historinë fetare, shpeshherë të dhunshme dhe krejt mistike, drejt ecjeve njerëzore të lira e të përparuara, në paqe me çdo monoteizëm,  po në shkëputje nga kleri, kastat  dhe nga dogmat fetare të kahershme.
Pasi kaluam Downtown-in magjepsës të Çikagos drejt veriut dhe përshkuam bukuritë pranë liqenit në rrugën Lake Shore Drive, kaluam në fshatin e bukur Evanston ku, me së shumti, kane  vilat e tyre luksoze të pasurit e vendit dhe  afër Liqenit, futemi në Willmet, ku na befason pamja madhështore e Tempullit  Baha.i.
Pasi parkojmë buzërruge makinën, hyjmë te kati i nëndheshëm, ku na presin me dashamirësi dhe na shoqërojnë besimtarët mikpritës, që na përshëndesin dhe na njohin me ekspozitat, librat dhe vidioklipet, si dhe na paraqesin pamjet, idetë dhe ngjarjet kryesore të historisë dhe jetës së tyre.


Kur u ngjita lart në Tempullin Baha.i të Çikagos, mendova se isha futur në një Tyrbe Teqeje Bektashiane Shqiptare, por kjo këtu, e modernizuar dhe tepër luksoze dhe e ndërtuar pa i kursyer paratë, ishte krejt e bardhë dhe tepër e lart.  Muret anësore mbi sipërfaqen rrethore dhe tyrbja madhështore ishte ndërtuar artistikisht dhe me teknikë të posaçme nga mjeshtra të talentuar, gjatë 50 vjetëve,  Punimet ishin realizuar me gdhendje e derdhje harmonike figurash, simbolesh e shkrimesh, që përfshijnë emblemat përfaqësuese dalluese për te gjitha religjionet fetare,  si kryqi i thyer, kryqi i krishterë,  hëna dhe ylli, ylli gjashtëkëndësh e deri te ylli me 9 cepa, simbol Baha.i.. Këtu bashkëjetonin paqësisht nga abrahmizmi, judizmi, budizmi, kristianizmi, islamizmi me përfaqësuesit e tyre historik të përfytyruar e të parë historikisht, si të Ademit, Ibrahimit, Musait, Zoroaster, Krishna, Buddha, Jezusi, Muhamedi  e deri te Babi i Bahait.
Duket se të gjithë të madhërishmit, profetë të një Perëndie të vetme, na kanë thërritur sot për t’i kujtuar me nderim.

Duke biseduar nga afër me mikpritësit dashamirë dhe duke u konsultuar me literaturën e shumtë deri në gjuhën shqipe, që na ofruan, nëpërmjet pamfleteve, ekspozeve dhe vidioklipeve të tyre, mësuam edhe  për parimet kryesore të Besimit Bahai, që vërtetë na përforcuan mendimin e adhuruesve, se kemi të bëjmë me një besim të ri dhe krejt të veçantë:

-Ka vetëm një Perëndi, krijuesi i gjithësisë;
-Njerëzit janë unik: ”gjethe të një peme, lule të një kopshti”
-Feja duhet të sjellë dashuri, ndryshe nuk është më fe.
-Fetari duhet të jetë i çliruar nga paragjykimet dhe tradita e mbrapshtë, për të qenë i pavarur,  i bindur e i kthjellët në mendimin dhe vendimin e vetë.
-Feja duhet të jetë në harmoni e bashkëjetesë me mendjen dhe të eci krahë për krahë me shkencën. Kjo kërkon arsim të detyruar e të përparuar, ku dhe gratë të zënë vendin që meritojnë.
-Paqja duhet të karakterizojë botën, për ketë ajo duhet të drejtohet me urtësi, qetësi e largpamësi nga një Këshill Ndërkombëtar, të gjykohet me drejtësi nga një Gjykatë Botërore dhe të ketë një gjuhë të përbashkët të njësuar.
-Të gjithë duhet të punojnë sa më shumë dhe, si të pasurit dhe të varfrit, të luftojnë përtacinë, në shërbim të njeri tjetrit  dhe në adhurim të Zotit;
-Qëllimi i njerëzimit të jetë qytetërimi, përparimi dhe zhvillimi i përgjithshëm.
              Historia e këtij besimi  e ka zanafillën në vitet 1817-1892, në Iran dhe Palestine, vende asokohe të pushtuara nga Turqit Osmanlinj.
Ideator quhet një pasanik persian i  me emrin Bab-i, që paralajmëroi  i pari çudinë e radhës:  ardhjen e një prijësi të ri, që, kur u shfaq ishte Baha,i u llahu, i dërguari i Zotit. Profeti i Ri, shumicën e jetës e kaloi në krijim e meditim, në vuajtje e burgosje të gjatë, derisa ndërroi jetë, në Palestinë në vitin 1892. Pas kësaj fuqinë predikative  dhe drejtuese e morri i  biri i tij, Abdyl Bahai, që doli nga burgu Turk në vitin  1908. Ai ndërmori udhëtime e predikime nga Palestina në Afrikë, Evropë dhe Amerikë, derisa ndërroi jetë në vitin 1921, në moshën 75 vjeçare, duke lënë si pasues të zjarrtë nipin e tij, Shoghi Efendiun.
 Kjo ishte aradhja e zgjedhur e Besimit Bahaj, që përballoi vështirësi të patreguara, në kushtet e vështira të  prapambetjes, fanatizmit dhe tiranisë të asaj periudhe në Azinë e Vogël e të Mesme.
Atëherë shkenca dhe arti, që po lulëzonte në Evropë,  shiheshin me përçmim dhe konsideroheshin të pista. Gjithë populli dhe veças gratë, ishin në injorancë dhe ato, të zhvleftësuara krejt, pa arsim e kulturë dhe të gjithë në grindje, në mëri e në luftë fisnore.
        
Ishin besimtarët Bahaj, që predikuan  me durim e paqësisht, po dhe ndërmorën me guxim hapa për zhvillimin, duke u distancuar nga paragjykimet e vjetra fetare, në mbështetje të arsimimit të përgjithshëm, të emancipimit të grave dhe të përkrahjes së
shkencës, teknikës dhe përparimit.
Në Haifa të  Izraelit, në këmbët e Malit Karmel, u ngrit Mauzoleu i Bahait. Atje u vendos edhe Qendra Administrative me 9 drejtues të zgjedhur dhe zgjodhën Këshillin e Përgjithshëm të Drejtësisë, organizma  këto të njohura ndërkombëtarisht. Atje rruhet edhe trupi i Babit.
Ne Akka, aty afër, është një tjetër Tempull Bahai, ku ruhet Baha ullahu. Këto, të dy selitë e shenjta,  janë vendet me të adhuruara të besimit Bahai.
Qendra të tjera të rëndësishme fetare Bahaj ka kudo në botë: Në Rusi, Amerikë, Indi, Birmani dhe Gjermani e në vende të tjera të Evropës, po dhe në Kinë, Japoni, Australi, Zelandë, Afrikë e deri ne Oqeani e Paqësor.

Njerëz të guximshëm e paqësore nga e gjithë bota, që i përkasin ndonjë besimi, apo të feve të njohura tradicionale: të krishterë, islam, budistë, hindu, hebrenj, zoroastrianë,  shumë prej tyre, lëne pas dogmat dhe prapambetjen dhe përqafojnë Besimin Baha,i, duke u bashkuar, si u pëlqen ta thonë Bahaiasit, në një familje  të madhe e të harmonishme. Qëllimi i secilit prej tyre është për të vendosur ”Paqe mbi Tokë, për të gjithë njerëzit vullnetmirë”.
Duke u bërë thirrje për bashkim e përfshirje, Besimi Bahai, nuk i përjashton, përkundrazi i fton në bashkëpunim e mirëkuptim absolut të gjithë pjesëtarët e vetë, si dhe përfaqësuesit e feve të tjera tradicionale, duke iu kujtuar se  Baha,i, në radhë të parë, është profeti i ri, i dërguar nga Zoti, i pajisur me cilësitë më të  mira të pararendësve të tjerë të nderuar të mëparshëm.

Edhe unë, që shkruaj me nderim për ta këto radhë, pas vizitës dhe përshtypjeve mbresëlënëse në  Tempullin Bahai në Çikago, nuk u diktoj domosdoshmërish të bëheni Bahaj. Kjo është çështje vullneti e bindjeje dhe ka lidhje me atë që i thotë ndërgjegjja
secilit.
              Po, duke vizituar këtë qendër të bukur e të shenjtë për miliona besimtarë këtu, në Çikagon e Amerikës së Madhe,  duke pasur respekt të konsiderueshëm për ta, me shkon mendja te vëllezërit e mi Shqiptarë dhe krenohem që edhe ata janë të cilësuar e të vlerësuar në mbarë botën për tolerancën ndër fetare.

Më shkon mendja, gjithashtu me keqardhje, te politikanët tanë, te demonstratat, vrasjet, korrupsioni dhe mosmarrveshjet dhe them, se modeli e qëllimi i këtij besimi, duhet të kihet parasysh dhe të udhëheqë mendimin dhe veprimin e çdo politikani e partiaku, si dhe pse jo, të çdo qytetari të ndershëm e patriot të vendit tim të  mrekullueshëm, po të shumvuajtur.

Çikago, 18 Shkurt 2011









                       PO NA KTHEHEN DJEMTË !?
Në qytetin e madh të Çikagos, ashtu si në mbarë Amerikën, mund të takohesh çdo ditë befasisht me shqiptarë të hershëm mërguar prej shumë vitesh, me ata të periudhës së tranzicionit si dhe me të rijë, që vijnë për studime apo me lotari.
 Sot, në një kafe të  rrugës Ruzvelt, takova i përmallshëm pas gati 10 vitesh, njërin prej tyre, një vlonjat të njohur herët. Nuk mund të ri pa i shfaqur mbresat e marra nga ky takim,  që mu duken me një mesazh të veçantë shpresëdhënës për të gjithë:
Bashkëqytetari im vlonjat për fat, është djali i  një mikut tim, shokë fëmijërie që tashmë nuk rron më. Për mos ta identifikuar pa i marrë leje,  djaloshin vlonjat do ta quaj Fatmir (dhe si një ogur mirësie).  Ai, siç më tha, jo pa krenari, punon kamjonist, këtu në qytetin e madh të Çikagos.  Fatmiri drejton një kamion mallrash, “Trak 20 tonësh” dhe i përfshirë në një Kompani Transporti Amerikane, punon për llogari të saj në transport mallrash ndërmjet stacioneve hekurudhor brenda Shtetit të Illinoisit dhe midis aeroporteve për rreth. Ka disa vjet që e bën këtë punë, një mënyre jetese e gjetur kryesisht për emigrantët që kanë vendosur të jetojnë me ndershmëri si qytetarë të mirë amerikanë.  Kështu ata mund të  grumbullojnë më lehtë një minimum të ardhurash monetare, për ta përdoruar atë si kapital investues më vonë në Shqipëri, në kërkim të një veprimtarie vetjake e të një jete më të mirë në të ardhmen në Atdheun e tyre të bukur, me më shumë dritë e diell.
Fatmiri  është rreth 40 vjeç. Ai erdhi 9 vjet më parë nga Shqipëria, me diplomën e inxhinierit mekanik të specializuar për transportin dhe la atje një punë të mirë drejtuese. Duhet thënë se Fatmiri është pinjoll i një familje tregtarësh qytetare vlonjate dhe siç thuhej në kohë të diktaturës komuniste, i prekur nga “reformat” e të ashtuquajturit pushtet popullor, që i shtetëzoi gjithçka: dyqane e shtëpi dhe e la proletar, si gjithë popullin. Në këto kushte, kur erdhi dita, si dhe shumë njerëz  të shtresës shoqërore të tij, ai u rreshtua ndër demokratët e parë dhe përkrahu pa rezerva Partinë Demokratike, si forca e re e krijuar me shpresë  të sigurt për liri e përparim. Por në Shqipërinë e Re, polipartizmi  shpejt krijoi ndarje dhe armiqësi, aqsa kur drejtonte pushtetin Partia “kundërshtare” largonte nga puna çdo punonjës të partisë tjetër.  Kështu ndodhi edhe kur erdhën Socialistet në fuqi edhe me  Fatmirin. Atë, specialist të mirëfilltë në profesionin e vetë, e hoqën nga puna dhe e lanë në mes të rrugës. Këto shqetësime e peripeci e shtyrën protagonistin tonë për hapa të guximshme e vendimtare. Djaloshi nga Vlora, vullnetarisht iku nga Shqipëria me dëshirën që ti largohej imazhit të armiqësisë, diktaturës dhe skamjes, në kërkim të  lirisë dhe demokracisë superiore në “Tokën e Premtuar”. Do siguroj shpejt kapitalin e nevojshëm në Amerikë, mendoi inxhinieri i ri  i revoltuar dhe  shumë shpejt do të kthehem në Shqipëri, për të investuar privatisht,  sipas modelit të gjyshit të vetë të kamur, për të hapur një veprimtari private, për te jetuar si  njeri dhe për t’u shkëputur njëherë e mire, përfundimisht, nga ndikimet e egra politike. Ne, arsyeton Fatmiri i takojmë atij grupi shoqëror që di të punojë e të ndërtojë dhe jo të prishi, të dëmtojë e t’u bjerë më qafë të tjerëve, qoftë ata dhe kundërshtarë politik, dhe unë do të ndjek traditat e fisit tim.
Amerika nuk ishte ashtu si e mendonte Fatmiri. Ai e perceptonte emigracionin e ri, ndikuar nga shembulli i emigranteve të hershem të Luftës së Parë Botërore të kthyer në Shqipëri pas pak vitesh, që vinin me portofolin mbushur me dollarë dhe ktheheshin të ndryshuar krejtësisht me botëkuptime të reja për jetën dhe shoqërinë, me tjetër lloj lidhjeje e dashurie ndaj punës dhe me mendësi të tjera për familjen.
Këtu, në Amerikën e madhe të punës e të demokracisë, as diploma e tij e shkëlqyer e inxhinierit mekanik dhe përvoja e punës në Shqipërinë e vogël dhe të prapambetur, nuk i vlenin thuajse fare. Edhe mendësia për punë ishte tjetër gjë. Zgjidhej çfarëdolloj pune, pa qibër e fodullëk, atje ku siguroheshin më shpejt e më shumë të ardhura për të përballuar jetesën e përditshme. Fati e ndihmoi të gjejë punë si shofer kamioni, meqë edhe dokumentet përkatëse të drejtuesit të automjeteve i kishte dhe i rinovoi pa vështirësi... Kohën e lirë pas pune e shfrytëzoi me studime pas universitare dhe përfundoi me sukses një kurs për teknik avionësh, për te cilin nuk pati vështirësi, i ndihmuar nga njohuritë e sakta e të shumta të marra në Universitetin Shqiptar të Inxhinierisë Mekanike. Kur aplikoi për punë në këtë specialitet pa se të ardhurat financiare përkohësisht ishin minimale dhe më të ulëta nga puna që kryente aktualisht si kamionist. Nuk e ndërroi punën, se tani edhe në botëkuptim bëhej çdo ditë e më shumë amerikan, që nuk e quan më të mirë punën mendore, apo nëpunësinë, por pikërisht atë ku sigurohen të ardhura financiare më shumë.
Kështu vitet u rrokullisën njeri pas tjetrit dhe Fatmiri punoi me korrektësi, siguroi një shtëpi banimi më të mirë dhe blen një makinë të vetën. Pra jeton gjithnjë e më mirë po punon më shumë, aqsa shpesh ngelet thuajse gjithë ditës rrugëve në kërkim të kapitalit  të ëndërruar që do investonte në Shqipëri. Kapitali në të vërtetë shtohej fare ngadalë, ngaqë duhen paguar edhe taksat shtetërore, detyrimi për kompaninë menazhuese, qiraja e shtëpisë, shpenzimet për ushqimet dhe shpenzimet e tjera të shumta për mirëmbajtjen, riparimin, defektet e pashmangshme dhe gjobat e pafalshme të rënda dhe të shumëllojta. Ka gjobë, thotë Fatmiri edhe për shpërndarjen jo uniforme aksiale të ngarkesës së mallrave në karrocerinë e kamionit, që të detyrojnë t’i vendosësh ato të shpërndara në baras peshë, për të evituar aksidentet e mundshme nga shpërndarja jo njëjtë në lëvizje apo frenim, që mund të jenë rrezik potencial dëmtimi për të tjerët.
E shikon Fatmirin pas shumë vjetësh dhe e ndjen atë të transformuar plotësisht,  i veshur thjeshtë  dhe në pamje si një njeri i zakonshëm prej Shqipërie, po me gjuhën angleze të perfeksionuar, me analogen e masterit pas universitar të certifikuar, me përvojë jetësore e politike amerikane, me ndjesi të reja për jetën dhe shoqërinë. Jo, vitet nuk kane ikur kot. Këta të rijë janë kontingjenti që i duhet vendit tonë, për ta ndryshuar siç duhet dhe për ta shoqëruar drejt ndryshimeve cilësore, se, siç pohon dhe vetë Fatmiri,  emigracioni nuk është qëllim në vetvete dhe përfundimtar, po një mjet pasurimi e ndryshimi më i shpejtë jashtë Atdheut, po gjithnjë në funksion të kthimit dhe forcimit mbarësisht te ai, në një periudhe kohe sa më të shkurtër.

Fatmiri thotë se është në ditët e fundit të punës dhe jetës në Amerikë. Ai tashmë, ka vënë në shitje gjithçka amerikane dhe mendon se i sosi ditët e qëndrimit në Amerikë. Deri nga fundi i muajit pret të marrë dokumentet e qytetarisë amerikane, të bëjë betimin si Amerikan dhe me kapitalin minimal, të siguruar gjatë viteve, të ngrejë një biznes të vetin në Vlorën e tij të bukur, imazhin e pandarë nga vetja gjatë gati një dekade larguar prej saj.
 Fatmiri do vendoset në Vlorë për të qenë pranë nënës, që e pret me mall e dashuri dhe me emrin e nderuar të paraardhësve të tij të fisit  emër mirë dhe të babait të tij, një inxhinierit  të shquar gjeolog . Ai, me përvojën e fituar, do ta orientojë më së miri jetën e tij private dhe do të krijojë familjen e tij të re me mendësi amerikane, por me dashurinë, bukurinë dhe ngrohtësinë vlonjate.
Mirëse vjen në Shqipëri Fatmir i dashur! Për ty dhe për përvojën amerikane ka nevojë sot vendi ynë. Kjo na ngjall dhe na ushqen të gjithëve shpresën se do na kthehen bijtë tanë nga emigracioni, kudo që janë,  për ta bërë Shqipërinë si Amerikën, për t’i gëzuar prindërit dhe fare fisin, që t’u shtohet jeta dhe që ata ta ndjejnë më nga afër forcën, aromën dhe dashurinë e  fëmijëve të tyre të malluar.
Chicago, Janar.20.2010













             


ERDHËM EDHE NE NË AMERIKË
                                                                       
Kam më se dy muaj në Amerikë, te djali im, që ka  ardhur para 14 vjetësh këtu. Pas pesë refuzimesh, Konsullata e Ambasada Amerikane e Tiranës, duket  e pa të  arsyeshme kërkesën time dhe së bashku me gruan, më dhanë vizë turistike një vjeçar me shume hyrje- dalje.
 Erdhëm në palcën e dimrit në qytetin verior të Amerikës,  Çikago,  me klimë të ashpër, të ftohtë dhe më të shumtën e kohës, me erë. Si në fundin e dhjetori kur mëritëm, po dhe tani, vazhdon të bjerë herë pas here borë.
Sipas zakonit të Shqipërisë edhe në Amerikë, ngrihemi çdo dit herrët në mëngjes. Gjumi këtu bëhet i rehatshëm, sepse brenda në çdo shtëpi, në të gjitha ndarjet deri në banjë e korridor, sigurohet ngrohje normale 24 orësh. Mëngjeseve, kur hedhim shikimin jashtë, tej dritareve të stërmëdha të katit 17, të    “qiellçarëses”  40 katesh ku banojmë, në pjesën qendrore muzeale të Çikagos, shohim me një ndjenje gëzimi dhe madhështie, se të gjitha çatitë dhe sheshet për rreth janë të mbuluara tej e tej  menjë si qilim bore. Për çudi rrugët thuajse nuk kanë fare borë. Ato pastrohen prej  borës gjatë natës e në vazhdimësi nga punonjësit e shërbimit komunal dhe në rrugët e trotuaret hidhet kripë e ashpër ngjyrë jeshile.  Kështu ato duken si të ngjyera me bojë të gjelbër. Nga dritaret në lindje shtrihet pafundësisht liqeni i Miçiganit, shumë herë i ngrirë deri në largësi dhe “Kampusi Muzeal”i qytetit, me Akuariumin,  Muzeumin Field, Planetariumim  dhe Stadiumin futbollit Amerikan.
                             Aty afër gjarpëron autostrada e buzëliqenit, si dhe linjat hekurudhore, që përshkojnë gjithë kontinentin e madh. Makinat dhe trenat ndjekin njeri tjetrin me nxitim e rritëm të paparë e të duket se njerëzit këtu, në këto rrugë të gjera e të gjata e në këto hapësira të pa ana, këtë punë bëjnë: lëvizin e lëvizin, pafundësisht dhe pambarimisht. Sistemi i rrugëve në Çikago, qofshin këto tokësore, nëntokësore dhe mbitokësore, është i studiuar dhe i vendosur deri në përsosmëri, me kuadrate të një planimetrie rigoroze dhe me adresa në numra dhe emra të thjeshtë e që mbahen mend lehtë
 Ç’është e vërteta qytetarët këtu një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në lëvizje, më së shumti me automjetet e tyre personale dhe me  taksi, autobusë e trena. Ata shkojnë vijnë çdo ditë deri dhjetëra kilometra larg, në punë, apo në shkollë, kopshte e kurse, për nevoja shërbimi apo shëndetësore. Edhe për të blerë sendet për nevojat e përditshme, ushqime e veshmbathje në qendrat grosiste e sidomos në ato me produkte cilësore, qoftë dhe në kërkim të çmimit më të ulët, ata duhet t’u hipin autoveturave të tyre për të përshkuar shumë kilometra. Sistemi modern kompjuterik dhe informacioni mediatik dhe reklama, veç ndihmojnë në ketë drejtim dhe kanë hedhur hapa për shërbim e furnizim me porosi deri në familje.
                        Ne mëritëm në Aeroportin e madh të Çikagos në mbasditën e datës 30 dhjetor 2010. Na priti Adela, nusja e djalit tonë, bashkë me Nikun, nipin e madh gati pesë vjeçar që kishim dy vjet pa e parë. Në shtëpi u takuam edhe me nipin tjetër, Lukasin, gati 8 muajsh, që e shihnim direkt për herë të parë. Gëzimi ynë ishte i madh, kur shihnim trashëgimtarët tanë të bukur e të shëndetshëm në një botë të re, të lirë e të lumtur dhe që rriteshin me kujdes të posaçëm, në kushte jetese që as nuk i kishim ëndërruar.
 Dhoma e veçantë e  Nikut ishte si  një shkollë e vërtete me dhjetëra libra didaktik të çuditshme për ne edhe pse mësues prej shumë vjetësh.  Më shumë u habitëm  kur u ndeshëm me qindra lojëra fëmijësh: trena, makina, qen, mace, arinj, arusha, elefant, zebra, foka, kuaj, lopë, e deri dinosaura, po asnjë pushke, kallashnikov, mitraloz apo top allamani. Një vend të rëndësishëm në dhome zë pjanoforti i madh ku herë pas here vjen një mësues profesionist për t’i transmetuar Nikolasit,( që, mos harrojmë, emrin e dytë e ka, si baba dhe gjyshi i tij shqiptar Kaman), njohuritë fillestare dhe po qe se ai ecën dhe shfaq dhuntitë përkatëse, ta bëjnë, pse jo edhe muzikant të shquar.       
     -Plutoni (më thotë, me një shqipe të çalë, duke më habitur dhe më shumë im nip), nga ana e  shkencëtarëve astrologë, tanimë nuk përfshihet më në radhët e planetëve të tjerë, që i vijnë rrotull diellit dhe pas pak: oktapodi ikën mbrapsht, prandaj e kollofit lehtë balena, ndërsa, një herë tjetër: pandat e murrme jetojnë në Kinën juglindore, se atje ka bambu..
Nëna e tij, Adela, na habit  edhe me shume kur na shpjegon karakterin e tij tepër kureshtar e shpesh kundërshtues, Nuk na dëgjon lehtazi dhe për çdo porosi qe nuk i shkon për shtat gjen njëkohësisht me shume se tre argumente kundërshtues, qe me se shumti rezultojnë te pranueshëm. Kur ishte tre vjeç e gjysmë bëri një “skandal” në shkollë. Kur mësuesja, sipas programit mësimor, i fliste për sistemin diellor i tha se dielli është një lëmsh i zjarrte qe djeg e përvëlon dhe vetë ai digjet e digjet pa ndaluar.
 Jo, mësuese e dashur, kundërshtoi Niku: Diçka që digjet, (sepse është ndezur deri sa përvëlon) do vazhdoj të digjet, deri sa të asgjësohet. Po të ndodh kjo me diellin, ai do shuhet, pasi të përfundojë plotësisht djegien. Atëherë dielli  nuk do dërgojë rrezet e tij të ngrohta në tokë dhe ne do ngrijmë e do të vdesim nga të ftohtit. Nga ky arsyetim që i bindi fëmijët e tjerë se do ndodhte një katastrofë, ata nisën të frikësohen dhe papritur, njeri pas tjetrit, nisën të qarit në kor, derisa u bë problem në Drejtori dhe iu desh gjithë trupës mësimore të ndërhynin individualisht për ti qetësuar fëmijët, që edhe ditët e tjera, herë pas here, e kujtonin të frikësuar  këtë ngjarje.
Unë dhe Hanëmja rinim dhe e shikonim krejt me habi (aqsa kishim frikë mos e “hanim me sy”) teksa ai fëmijë amerikano-shqiptar na çudiste dhe pa mbushur 5 vjeç, lexon lirshëm anglisht dhe na përkthen me lehtësi, duke na mësuar diku edhe ne pleqve ngjarje e fenomene qe nuk i dinim aq saktë.
                                                         Për ne, Adela, nusja jone e kujdesshme, kishte përgatitur me durim e gusto një dhomë gjumi të posaçme. Kishte zgjedhur me kujdes, përgatitur e varur në muret e saj dhjetë korniza me fotografi formatesh të ndryshme, ku ishin ekspozuar pa përjashtim njerëzit me të dashur: të tre fëmijët tanë me burrat, nusen dhe të gjithë trashëgimtarët tanë. Sa futeshim në dhomë dhe te muri përballë, si të ishin të vërtetë, na përshëndesnin një nga një, të gjithë njerëzit tonë të dashur. Ne ndjeheshim midis të tyre të lumtur, të mbuluar nga ngrohtësia  e familjes së madhe karakteristike shqiptare.
 Në dhomën tonë të gjumit ishin tre dollap të mbushur me çdo gjë të nevojshme. Dy prej tyre ishin  vendosur në mur, që nga ndërtimi i shtëpisë sipas stilit Amerikan që e pamë kudo, ndërsa i treti ishte blerë posaçërisht për ne dhe brenda tij kishte çdo gjë që na duhej si: bishame, rrobdëshambër, kanotiere e  ndërresa, peshqirë gjithfarësh, sapunë,detergjent, parfume,kremra, pasta e furça dhëmbësh, makinë roje, krehër, furça rrobash e deri gërshëre, penj, gjilpëra e prese thonjsh.
Takimin e parë me shqiptarë në Çikago e bëmë me djemtë e Dalan Luzaj me Rudin dhe Jamarberin, shoke të hershem të tim biri, ardhur para 20 vjetësh  në Amerikë nga Vlora, atëherë djem te rinj dhe tani të martuar e me fëmije. Ata erdhën për vizite, sipas traditës shqiptare, shoqëruar me familjet e tyre.
 Familja e Dalan Isuf Luzajt, ai vetë dhe gruaja e tij e mrekullueshme Buqja, me tradita familjare vlonjate të hershme shumë të çmuara, rritën dhe edukuan me durim e sakrificë tre djemtë e tyre Rudin, Jamarbrin, Gerin  dhe vajzën, po aq të mirë e të bukur Sonilën. Ata u shkolluan, u integruan plotësisht në punë, në jetë e në shoqëri dhe krijuan familjet e tyre të kamura në Amerikë, me  koncepte amerikane e trashgimëri  traditash cilësore shqiptare të besës dhe mikpritjes.  Për tim bir Kamanin dhe të zgjedhurën e tij, Adela Petraq Kolën, qysh para 15 vjetësh, kur ata  sapo erdhën në Çikago, nga kjo familje rrallë patriotike shqiptare u pritën me shume ngrohtësi, duke i përfshirë bujarisht në gjirin e tyre të ngrohtë, si pjesëtarë në familje, me të drejta të njëjta.
 Në Amerikë Adela me Kamanin u martuan, u punësuan fillimisht duke kryer çdo lloj pune  ndihmësmjek e asistentmjek, plotësuan studimet, duke njësuar diplomat e mjekut shqiptar me ato te mjekut human amerikan, kryen specializime të mëtejshme Adele për organet e brendshme e mjeke spitali dhe Kamani për anestezi, derisa u punësuan në profesionin e tyre të mjekut në spitalet e klinikat përkatëse. Po këtu ata lindë dy djemtë e tyre të mbarë, që përpiqen t’i mirërrisin dhe t’i edukojnë me kujdes, duke iu ngulitur njëkohësisht tradita më të mira shqiptare, si dhe mësimin e gjuhës amtare.
Duke shkruar këto përshtypje nga vizita në Amerikë dhe takimi i përmallshëm me tim bir, Kamanin e ri, me shkoj mendja  gati 100 vjet më parë, tamam  në vitin 1913. Babai im që dhe ai quhej Kaman udhëtoi me anie të zakonshme, me plotë reziqe e të papritura nga Vlora ne Brindisi dhe prej andej në Amerikë. Ai punoi në punë vështira krahu për gati dhjetë vjet. Flinte, me tre shokë të tij gjirokastrit në një krevat me turne. Dhe ja, historia përsëritet, në kushte të tjera, kur Kamani i ri, doktor në mjekësinë humane amerikane, përballet me vështirësi të reja të rritjes dhe konsolidimit, po jeton ne nivele bashkëkohore, si të gjithë vendasit e këtij shteti te bekuar nga Zoti, që falë punës dhe demokracisë, qëndron në pararojën e njerëzimit.
Nga telefoni, që e ka koston më të lirë se në Shqipëri, po dhe nëpërmjet kompjuterit, u lidha me shokët, miqtë dhe të afërtit e mi në Amerikë dhe Kanada. Mora të parën motrën time të dashur Teutën. Ajo ka ardhur, bashkë me të shoqin e saj Edmond Reçi, te e bija Sonila. Mbesa Sonila, e martuar me piktorin Sokol Buza, trashëgimtar i  familjes së piktorëve të shquar Abdurahim Buza dhe Kujtim Buza. Ata kanë vite ne Amerikë dhe kanë lindur këtu në Henrin, një djalë të mbarë dhe si e pashë nga afër, të bukur dhe të shëndetshëm. Mbesa ime Sonila Edmond Reçi, juriste në Shqipëri, ka kryer këtu disa studime për master pas universitar dhe është specializuar për biznes ekonomi. Amerika hap horizonte pa kufi për çdo të ri të vullnetshëm. Dhe, me sa pash, shumë të rinj nga Shqipëria janë integruar plotësisht me mënyrën e  jetës së përparuar amerikane.
Se dyti bisedova në telefon me shokun tim të dashur të fëmijërisë, të rinisë dhe deri vonë në pleqëri, njeriu e ditur  e shumë të dashur, dr.as.prof. Sezai Bazaj. Ai, me vajzën, djali, gruan dhe trashëgimtarët e tij, banon në Nju Jork. Më erdhi mirë që bisedova gjatë me shokun tim të mirë, të ditur e me vlerë, me atë që pati meritat kryesore për krijo]imin e Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës dhe që jo më kot u emërua  rektori i pare i tij. Ai u shkarkuar në ajër, nga prijësit e Partisë,  kur kthehej pas një vizite turistike në ShBA, ashtu siç bëri diktatori Stalin, kur shkarkoi në ajër, pa mëritur në Atdhe, marshallin  Zhukov, thjeshtë se mendonte të ishte kundërshtar i tij politik. Ja, kjo është politika partiake staliniste në Shqipëri, që frenon zhvillimin dhe me brutalitet shkel ligjet, mohon punët dhe përpjekjet e njerëzve pasionant e të përkushtuar për arsimim, dije shkencore e përparim dhe pa shkak të shkel me këmbë dhe të hedh poshtë, si të jesh llozhër.
Një ditë tjetër fola gjatë në telefon me shokun e fëmijërisë, të shkollës dhe të punës, me atë që të gjithë i flisnim shkurtër me dashuri dhe intimitet Zako, me Zeqir Xhelon nga Karabashi i Vlorës, po qe dhe ai banon ne Nju Jorkun  e madh të Amerikës. Ai edhe në moshë 75 vjeçare punon, si ekonomist, sepse pati mirësinë dhe vullnetin e madh të mësojë në moshë të madhe anglishten e Amerikës dhe të njësoj nivelin arsimor në universitare me sukses, po ka ndjekur e përfunduar disa specializime pasuniversitare, te nevojshme për tu punësuar në administratën amerikane. Zakua i mirë ka ndikuar që të shkollohen e të specializohen këtu në Amerikë, jo vetëm fëmijët e tij, po ka tërhequr dhe një mbesën e vetë çupën e Flamur Liços, për të cilën ai ndjen kënaqësinë të thotë se i tejkaloi parashikimet dhe shkallën mirënjohjes, se jo vetëm përfundoi me rezultate maksimale studimet, por u bë dhe mjaftë e kërkuar në profesionin e saj si ekonomiste. Kjo më gëzon shumë dhe mua, që te sukseset e pasardhësve të Zeqir Xhelos shikoj të plotësuar talentin e hershëm të tij për ekonominë, statistikën dhe matematikën dhe vullnetin e tij të pashoq për punët shkencore.

Pas një jave  mora në telefon një tjetër shqiptaro-amerikan, shokë të shkollës së mesme financiare në Tiranë, përmetarin Tasho Joanidhi, ish kontabilist e financier në zë. I ardhur bashkë me fëmijët Tashua e kalon kohën më së shumti me Shqipërinë dhe Përmetin e tij të dashur, duke shëtitur kur i jepet mundësia nga një stacion radioteleviziv te tjetri, duke u takuar direkt, apo duke biseduar në telefon me miq shqiptarë në Amerikë e gjetiu. Më tha se takohet ose bisedon në telefon çdo ditë me Thoma Dervishin, një tjetër shok të mirë shkolle. Lëvizja me autobus këtu ne Amerikë për pleqtë është falas, ndërsa në përgjithësi bisedat telefonike janë me çmime relativisht të ulëta. Këto nuk ishin problem për Tashon, që përfitonte nga politikat shtetërore sociale si, asistencë të fituar si azilant politik dhe ulje të tjera në tarifat për qira, drita, ujë etj. Tashua më pyeti një për një për shokët e përbashkët nga Vlora e Tirana dhe shprehu keq ardhjen e thellë për ndonjë që nuk rron më. Ai më shpjegoi se priste me padurim muajt e verës, kur e kalon kohën shumë më këndshëm e dobishëm se merret me punimin e bahçes dhe shërbimet në zarzavatet që mbjell, prashit, plehëron dhe vjel me duart e tij, ende të forta.
 Thuajse çdo ditë bisedojmë në telefon apo lidhemi nëpërmjet kompjuterit me Petraq Palin, Sillo Muçkën, Axhem Gjonin, Niko Gjyzarin, Spiro Naqon, Robert Martikon, Reshat Kripën, Namik Shametin dhe shokë të tjerë në të gjithë botën, që tani është afruar si asnjë herë. Lajmet për Shqipërinë, shokë, miqtë dhe të afërtit janë objekt i përhershëm  bisede e diskutimi.
Një ditë u lidha dhe folëm gjatë me Tekiun, vëllain e shokut tim të hershëm Qamil Gjonzeneli. Të gjithë djemtë e kësaj familje teë nderuar patriote vlonjate kanë emigruar herët, qysh në vitet e para pas demokracisë për në Amerikë, ku qysh para 50 vjetësh është vendosur i pari shoku im Qamili, vëllai më i madh i tyre. Ai, ish kampion noti dhe mësues fizkulture në Shqipëri, pati guximin e rrallë të përshkonte me not distancën Sarandë- Korfuz, u hodh në Greqi dhe arriti deri në Amerikë, ku dhe studioi e doli një ingjiner i shquar i elektronikes. Pas kësaj vëllezërit e tij Tekiu, Murati dhe Memishau, në Shqipërinë komuniste, u ndoqën e u persekutuan dhe përballuan në kurriz të tyre reprezaljet dhe dhunën komuniste, duke vuajtur dhjetëra vite burg, internim e punë të rënda fizike, po duke ruajtur kurdoherë krenarinë .
Teki Gjonzeneli, një burrë zakoni dhe me prirje letrare, artistike e sportive, midis të tjerave është kujdesur për nxjerrjen në drite të ditarit të xhaxhait të gruas së vetë, patriotit Reshat Agaj, nga familja e shquar e Agajve të Smokthinës në Vlorë. Një kopje të printuar të origjinalit të këtij libri, Tekiu, nëpërmjet vëllait të tij Memisha Gjonzenelit ma dërgoi mua dhe më porosite diç të shkruaja,pasi ta lexoja atë.
                 Jam i bindur që unë nuk do ta kënaq si e meriton mikun tim Teki Gjonzeneli, po  me respekt dhe adhurim, po ashtu si kam mundur, shkrova këto fjalë me këtë rast:
Sapo mbarova së lexuari  librin e Reshat Agaj ‘Vëllai i Pengut”, dërguar nga shoku im Teki Gjonzeneli, që në të njëjtën kohë është kujdesur edhe për botimin e librit. Ndjeva dhimbje edhe keqardhje për kalvarin fatal të jetës së tij të mundimshme dhe jam ende i shokuar dhe i çuditur nga rrjedha e ngjarjeve.
Në këtë libër interesant Reshat Agën si njeri, e gjeta ashtu si e prisja: Të shkolluar, kontabilist, bankier, stenograf gazetar, përkthyes dhe gjithnjë  atdhedashës.
 Reshta Agaj është treguar tepër modest  me jetëshkrimin e tij, për më tepër që është pinjoll i një familjeje fisnike e patriotike. Njëkohësisht ai paraqitet si njeri paqësor, i urtë e i sjellshëm, pa nisiativa vendimtare të guximshme për një lider dhe intelektual aktiv, ndërkohë pa ekstremitete partiake,  dhe duket rastësor dhe pa evidentim të dukshëm edhe veprimtaria e tij e deklaruar, si ithtar i Partisë Mbretërore.
E prisja librin me padurim, meqë pa ditur saktësisht biografinë e Reshat Agajt, kam polemizuar për të, duke i dalë krahë në setet internetike të Diasporës, konkretisht te Tribuna Shqiptare, kur unë mendoja se kisha të bëja me një përkrahës aktiv të ideologëve nacionalist të Ballit Kombëtar. Kjo, meqë nga ç’kisha dëgjuar për Reshatin  nga bashkëkohësit, e kam pandehur atë thjesht një idealist nacionalist, pasardhës të  Skënder Muços, apo të kushërinjve të tij trima: Ago Agos e Lahe Nures.
Por, nëpërmjet ditarit, padyshim një pasqyrim besnik i të vërtetave të jetës së tij, mësova se atë, siç thotë dhe vetë, nëpërmjet ëndrrave të shumta që shpjegon, për mua deri në  mistifikim, duket se ngjarjet e kanë venë pa mëshirë përpara. Hallet, prapësitë e të papriturat e kanë ndjekur nga pas gjithë jetës së tij të vetmuar larg familjes, farefisit dhe Atdheut. Ato kanë qenë tepër të mundimshme e të paqeta aqsa ai i shpjegon ndodhitë dhe tersllëqet e shumta, si shtyrje rastësore të fatit të tij të keq e të parathënë nga ëndrrat.

Analizuar me gjakftohtësi dhe jashtë momenteve oportune, disa veprime të Reshat Agos të duken, jo vetëm rastësore, po dhe  të pamenduara mirë e të përshpejtuara, po të gjykojmë e të kemi parasysh bagazhin e tij intelektual dhe rrethin përkatës shoqëror e familjar. Le t’i analizojmë ngjarjet, sipas rrjedhës kronologjike:
-Reshati bie dakord dhe vendos të kthehet nga Shkodra në Tiranë, nisur nga rastësia e gjetjes së një okazioni për të lëvizur me makinën e malazezve, kur shokët, bashkëpunëtorët, të afërtit deri xhaxhai (Agua) dhe daja (Xhemili), si dhe udhëheqësit e tij ideologjik Mit’hat Frashri e Isuf Luzaj, etj.. nisen drejt kufirit.;
-Reshati bashkohet pa vetëdije dhe inkuadrohet në njësitet partizane që  lëvizin drejt veriut;
-Reshati  i beson Kadri Hazbiun deri në fund të jetës së tij, si  dhe Hysni Kapos, për faljen e jetës së vëllait të vetëm, Petrefit dhe pranon të arratiset në Greqi, duke lenë familjen dhe Ritën,  gruan e tij, mandej që i shfaqi dyshimin se ishte me barë;
-Pranon t’u shërbejë italianeve, me që italishten e dinte, aq mirë sa edhe shqipen;
-Pranon të lejë punën e mirë shtetërore në Postat e Kanadasë, për të shkuar në Amerikë, në shërbim të Mbretit;
- I zhgënjyer nga disa shqiptarët dhe vlonjatët e tij, kalon në ekstremitete përgjithësuese derisa e heq plotësisht dhe përfundimisht besimin te ata, ndërkohë që idealizon disa bamirës shqiptarë nga Gostivari, derisa porosit e dikton pasardhësit për krushqi e lidhje jetësore me ta.
-Reshati i zhgënjyer  nga jeta, duke qenë për mbi 40 vjet larg Ramicës së tij të dashur, gruas së adhuruar dhe fëmijës së dhembshur dhe i  zhgënjyer, i lodhur e pesimist, në fund, i këshillon (për mua duke e shtyrë më tej pafundësisht enigmën, pasigurinë dhe fatalitetin) fëmijët e tij: “Kurrë mos ia hapni të fshehtat e zemrës asnjë njeriu në botë, qoftë mik, gjak, apo fis i afërm”.
Mendoj se në këto drejtime Reshat Agaj edhe vetë nuk është fare i sigurt, nëse ka bërë më të mirën e mundshme për të frenuar rrjedhshmërinë fatkeqe të ngjarjeve.
 Po këto janë gjykime të vonuara, jashtë kontekstit kohor dhe pa asnjë dobi. Ato ngjarje të mbrapshta, jo vetëm janë shfaqur në ëndrrat dhe fatthënat, po dhe kanë ndodhur gjatë jetës së tij fatkeqe, pa mundësi rikthimi
                                                                                *
Gjatë kohës që unë isha në Çikago të Amerikës, natyrisht nuk ndenja gjithë kohë brenda shtëpisë, me dorezën e telefonit në dorë e në vesh, apo duke lexuar e shkruar e lundruar ne internet. Shpesh, me gjithë kohën e keqe dola e shëtita, më shume me makinë, po dhe më këmbë.
 Shoqërues dhe nisiatorë ishin djali, nusja po dhe Dalan Luzaj dhe Llazar Basko. Janë të paharrueshme vizatat në “Tregtoren e madhe Westfield”, në “Akariumin Sheed”, në “”Tempullin e Bahait” dhe në Kafenën e rrugës Rosvelt, ku takova Fatmirin, djalin Vlonjat që kish vendosur pas 10 vjetësh të kthehej në Atdhe, për të cilat kam bërë përshkrime të gjera e të posaçme. Me qe jemi ketu dua te paraqes një të vërtetë që që fshihet pas protagonistit me emrin Fatmir... Fatmiri i vërtetë është Gjergj Naqo, djali i ish mikut tim të dashur e të paharruar Mihal Naqo. Ai, pasi e lexoj shkrimin dhe e cilësoi të vërtetë dhe besnik të ngjarjeve reale, ra dakord që të identifikohet.
 Edhe të tjera herë kam lëvizur me makinë dhjetëra herë në tregtore për psonisje, në klinike mjekësore për vizitë, në shkollë për të shoqëruar nipin, në kafenetë dhe çajtoret e qoshkave për kafe. Po kështu kam shëtitur më këmbë, disa kilometra në dite në rrugët e afërta Miçigan, Indjana, deri te Milja Magjike, si dhe në Zonën Muzeale dhe për rreth bukurive mahnitëse të “Parkut të Madh” buzë liqenit Miçigan.
Në një ditë të shtune, ditë e shenjtë ujkendi për amerikanët punëtorë, erdhi me makinën e tij, pasi lajmëroi në telefon, Dalan Luzaj, miku më i nderuar që kemi në Çikago, babai i dytë i djalit tim. Dalan Luzaj poet, është njëkohësisht Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë. Ai, sa më takoi më tha: Kam organizuar një takim për të pirë kafe dhe për të biseduar me disa shkrimtarë shqiptarë, të shoqatës sonë, që banojnë këtu, në Çikago. Me autoveturën japoneze të Dalanit u nisem drejt veriut dhe pasi përshkuam rreth 15 kilometra rruge, me trafik te renduar, mëritëm në afërsi të Ok Parkut, në periferi të Çikagos, ku e ka afër edhe vilën e tij komode tre katëshe Dalani dhe aty, te një kafebar komod zumë vend te një tavolinë katër vendëshe. Aty gjetëm dr. Mihal Aleksin, me origjinë nga Qeparoi i Vlorës dhe mësuesin veteran Thanas Hodaj, me origjinë nga Labova Zhabës Gjirokastër. Biseda rreth krijimtarisë letrare në diasporë nga poetë e shkrimtarë shqiptar, ishte objekt i diskutimeve të zjarrta, aqsa nuk e morrëm vesh si ikën orët. Na ngeli fare pak kohë për të zënë në gojë me admirim e mall të njohurit tanë të përbashkët nga Shqipëria. Fjala kaloi dhe te politika e sotme kontradiktore e Partive opozitare në Shqipëri, te demonstratat e dhunshme dhe vrasjet makabre. Unë u dhurova dy librat e mia me rrëfenja vlonjate, me qëllim që ata tja kalonin për lexim njeri tjetrit. Pas dy ditësh Thanasi më mori në telefon dhe i entuziazmuar, më “qortoi”, që kisha lënë pa gjumë me ato tregime, që ju duken interesante, me persona diku të njohur edhe nga ai dhe që paraqisnin respekt e dashuri për protagonistët.
Përsëri Dalani i mirë organizoi takimin tjetër me shqiptarë të zgjedhur dhe këtë radhë veç Thanas Hodajt kishin ardhur dhe aktori i spikatur Pandi Siku dhe Maliq Agaj, djali Shero Eminit të famshëm nga Smokthina, komisioner i Luftës së Vlorës të vitit 1920. Biseda ishte interesante dhe  gjithnjë u kujtuan me respekt miq e shokë të njohur e të përbashkët nga Shqipëria jonë e dashur, që kanë kontribuar ndër vite për letrat, arsimin, teatrin shqiptar dhe në sfera të tjera, ose që lanë emër të mirë e  dhanë kontribut për Shqipërinë.
                                     Nuk do ta harroj vizitën e mirëseardhjes që bëri Dalani me Buqen, gruan e tij aq miqësore në shtëpinë e djalit tim dhe pas tij edhe vizitat e mirëseardhjes të djemve të Dalanit dhe të grave të tyre. Këto ishin çaste të bukura, që do mbahen mënd gjatë dhe që më bindën edhe mua se djali larguar kaq larg, këtu në Çikagon e Madhe, nuk është i vetëm, po midis vëllezërve të mirë, të ditur e të fuqishëm.
              
Një tjetër protagonist tepër i rëndësishëm, që e bëri të larmishme jetën time në Çikago është padyshim dajë Llazari. Llazar Basko është daja i Adeles dhe kështu, quhet dhe është, daja i te gjithë miqve, të të afërmve tanë në Çikago. Ai është vërtet në rolin e një dajoje shqiptar, që sipas traditës reciprokisht merr deri gjak për njeri tjetrin. Llazar Baskoja, daja edhe i djalit tim, i është ndodhur tim biri për çdo gjë dhe ja ka lehtësuar jetën fizike dhe shpirtërore çiftit të ri. Ai, dhe vëllai i Adelës, Tomi Kola, dhanë ndimesë  e kontribut që ata  u martuan, u shkolluan dhe u trashëguan. Ata iu gjendën çiftit të ri pranë, me ndihma kreditimi e deri ushqimi, në ditët e vështira të rritjes dhe zhvillimit, ku tradicionalisht kalon çdo emigrant.
Daj Llazari, erdhi shpejt te ne, jo vetëm me gruan e tij të devotshme Mondën, po edhe me Julin, vajzën e madhe. Juli Llazar Basko njihet si talenti shqiptar këtu në Çikago. Ajo shkëlqeu si nxënëse në Shkollën e Mesme, duke u klasifikuar në disa olimpiadat në vendet e para. Me bursë shteti e universiteti, ajo mbaroi me sukses Harvardin e famshëm në gjithë botën dhe tani po vazhdon me sukses specializimet e mëtejshme.  Po ata erdhën dhe me Mikelin, dhëndrin e ri, burrin e Julit, një ekonomist i ri amerikano shqiptar, me origjinë nga Korça, që luan me sukses në bursat e Çikagos.  Këta mysafirë të shquar ishin ndër të parët që erdhën te shtëpia e djalit tim dhe na uruan mirëseardhjen.
Dajo Llazari erdhi me gruan e tij me makine dhe na mori të dyve për drekë në një lokal me pronar austriak në qendër të Çikagos. Një ditë më parë dhëndri i tij Mikeli, mua dhe tim birr, na mori për darkë në një restorant grek. Nuk numërohen rastet qe dajo Llazari më nxori e më shëtiti me makinën e tij, në të katër anët e qytetit te madh dhe në çdo rast, ma bëri borxh me traditën shqiptare, duke më imponuar qerasje me kafe e ëmbëlsira.

 
                                                                                            *
Duke qëndruar për disa muaj në këtë qytet gjigand nuk mund të rija indiferent për të mësuar dhe aspekte interesante të pozicionit, ekonomisë, demografisë dhe të historikut të tij, ndaj pyeta dhe u konsultova edhe me literaturën përkatëse, nga ku nxorra disa njoftime të veçanta për këtë qytet gjigand,  që po i paraqis skematikisht:
Çikago  është qyteti më i madh në shtetin e Illinois të Sh.B.A. Me rreth 2.7 milion banorë, është qyteti me dëndësi më të lart dhe qyteti i tretë më i populluar në SHBA, pas New York  dhe Los Angeles.
Çikago u themelua në vitin 1833, në tokëm mes Liqeneve të Mëdha dhe pellgut lumit Misisipi.  Sot, qyteti  mban statusin  si një qendër e madhe për telekomunikacionet, industrinë dhe infrastrukturën. Aeroporti  Nderkomnetar I Cikagos, O'Hare  është i dyti  në botë.
                 Në vitin 2008, qyteti I madh turistik priti 45.6 milion vizitorë vendas dhe të huaj.
 Në vitin 2010, zona metropolitane e Çikagga  siguroi kreun, për produktit e brendshëm bruto (PBB), midis të gjitha qyteteve më të mëdha të botës. 
Qyteti është një qendër për biznes dhe financa dhe është klasifikuar në këto drejtime gjithashtu, si një nga nivelet më të lart në botë.
Gjatë mesit të shekullit të 18, zona që u quajt Çikago, ishte e banuar nga një fis amtar amerikan, i njohur si  Potawatomi.  Më 12 gusht, 1833, Qyteti i Çikagos u organizua me një popullsi prej rreth 200 banorësh   Brenda shtatë vitesh kjo do të rritet në  4.000, për të arritur rekordon e tanishëm.
Emrin "Chicago" është nxjerrë nga një pasqyrim francez i shikaakwa amtare amerikane, e përkthyer si "qepë egër", ose "hudhër e egër," nga gjuha e Miami.

Çikago, qyteti u shfaq si një qendër e rëndësishme e transportit midis shteteve lindore dhe perëndimore  të Amerikës. Hekurudha e  parë  në Çikago  u ndërtua në vitin në 1848,  kur u hap edhe kanali  Illinois dhe Michigan, që mundësoi lëvizjen e  anijeve me vela të Liqenit të Madh për ta lidhur me lumin Misisipi.
Çikago ka përjetuar rritjen e popullsisë më të shpejtë në botë, që kërkoi investime në infrastrukturë. Në shkurt 1856, plani Chesbrough, për ndërtimin e Çikago-së dhe sistemi i parë i Shteteve të Bashkuara për  kanalizim, është miratuar nga Këshilli i Përbashkët.  Projekti shërbeu për ta  nxjerre Çikagon nga balta e saj dhe prej ujërave të zeza dhe për përmirësimin e shëndetit të qytetit. Mbeturinat industriale pas kesaj rrjedhin në në lumin Chicago dhe prej andej në liqenin Miçigan, duke mos ndotur më  burimin kryesor të ujit të freskët për qytetin.  Qyteti ndryshoi drejtimin e lumit Çikago në mënyrë që uji rrodhi nga Liqeni Michigan në lumë.
 Gjatë periudhës së rindërtimit, në Chicago  u ndërtuar rrokaqiell i parë në botë në 1885, duke u përdorur çeliku si skelet ndërtimt .  
            

Në shekullin e 19, Çikago u bë një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe në 1883 hallka me e rendësishme e sistemit të standardizuar hekurudhor të Zonave të Amerikës së Veriut
Në 1893, Çikago priti Ekspozitën Kolumbiane Botërore në ish-kënetë. Ekspozita tërhoqi 27.5 milion vizitorëve, dhe është konsideruar si më me ndikim në historinë ekonomike të botës.
 Universiteti i Çikagos u themelua në vitin 1892 në të njëjtin vend, në krahun Jugor.
Çikago njihet në histori si inisiatore e lëvizjes punëtore për të drejtat e punës, qysh nga 1 Maji i viti 1886. Në vitin  1920  në Çikago  u shfaqën mbi 1000 banda me gangsterë, duke përfshirë edhe Al Kaponen famëkeq.
 Ndërmjet 1910 dhe 1930, popullsia e zezë e Çikagos u rrit nga 44.103 në 233.903.  Kjo solli një ndikim të madh kulturor. Ishte gjatë kësaj vale që Çikago u bë një qendër për muzikë  të xhazit, me King Oliverin e dëgjuar.
Më 2 dhjetor, 1942, fizikanti Enriko Fermi realizoi këtu, ne Universitetin e Cikagos  prodhimin e kontrolluar të bombës bërthamore, si pjesë e Projektit Manhattan top-sekret dhe që shpejtoi përfundimin e kasaphanës së luftës së dytë botërore.
 Ndryshimet strukturore në industrinë, ne vazhdimin e viteve, shkaktuan humbje të mëdha të vendeve të punës për punëtorët më  të pakualifikuar. Në 1966, qyteti priti trazira që nën udhëheqien e Martin Lyter Kingut, siguruan më shumë liri dhe te drejta demokratike.
Projekte të mëdha të ndërtimit, duke përfshirë Sears Tower (tani e njohur si Kulla Willis, e cili në vitin 1974 u bë ndërtesë më e lart, në botë), Universiteti i Illinois në Çikago, McCormick Vendi, dhe O'Hare International Airport, u ndërmorën gjatë qëndrimit Richard J. Daley 's si Kryetar Bashkie, familja e të cilit formoi në këtë qytet, një dinasrti drejtimi  e ndikimi shumë vjeçar, deri në vitin 2011.
 Çikago është një bastion i Partisë Demokratike dhe ka qenë shtëpia e shumë politikanëve me ndikim, duke përfshirë edhe Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Çikago gjendet në verilindje të Illinois, në kufirin jugperëndimor të liqenit Michigan. Qyteti shtrihet pranë ujërave të ëmbla  tëLiqeni i Miçiganit, dhe dy të lumenjve, lumit Çikago në qendër të qytetit dhe lumit llullë.
Kur qyteti u themelua në vitin 1833, shumica e ndërtimit të hershëm filloi rreth lumit Çikago.

 Çikagua ka nje system të përsosur rrugesh:  Lake Shore Drive shkon ngjitur me një pjesë të madhe të tokës buzë liqenit. Paralel me këtë arter të rëndësishëm, shtrihen qendra pushimi dhe argëtimi të rëndësishme. Disa prej parqeve ujore përgjatë rrugës dhe afër saj, përfshijnë Lincoln Park, Grant Park, Burnham Park dhe Jackson Park. Njëzetë e nëntë plazhet publike janë shtrirë gjithashtu edhe përgjatë bregut. Deponia, shtrihet në  një pjesë të liqenit, duke  siguruar hapësirë ​​për Navy Pier, veriu Island, Muzeu Campus, dhe pjesësstë madha të Konventës McCormick Vendi Center. Shumica e godinave të qytetit të rjetit  komercial dhe banesor, gjenden në afërsitë e vijës ujore.

Qyteti shtrihet brënda zonës së lagësht, me klimë kontinentale, dhe përballet me përvojat e katër stinëve të dallueshme. Verërat janë të ngrohtë dhe të lagështa, me një  temperature mesatare ditore prej 24.2 ° C. Një temperatura normale në verë nuk arin  të tejkalojë 32 ° C në 21 ditë. [42], Dimrat janë të ftohtë, me dëborë dhe me erë, me disa ditë me diell, dhe me një mesatare prej  -4,7 ° C . Temperaturat shpesh (43 ditë) qëndrojnë nën zero për gjatë gjithë ditës, ndersa  pranvera dhe vjeshta janë sezonet e butë me lagështi të ulët.
Sipas Shërbimi Kombëtar të Chicago temperatura zyrtareprej  42 ° C është regjistruar më 1 qershor, 1934 dhe 11 korrik 1936. Temperatura më e ulët e -33 ° C është regjistruar më 20 janar, 1985, [43] . Qytetarët mund të përjetojnë temperatura ekstreme të dimrit të ftohtë që mund të zgjasë për disa ditë rresht
Rezultati i zjarrit te madh në Çikago  ishte bumi i madh i ndërtimit. Ndoshta ngjarja më e veçantë  ishte zhvendosjen e shumë prej arkitektëve më të shquar të kombit nga New England në Cikago 
Në 1885 nisi ndertimi I qiellcarses se parë prej çeliku.  Sot Çikago ka qëndrën më të lart në botë dhe me dëndësi më të madhe banoresh. Aktualisht, katër ndërtesat më të larta në qytet janë Willis Tower, Trump International Hotel dhe Kulla, Qendra Aon (më parë e naftës Standard Building), dhe John Hancock Center. 
              
 Çikago është gjithashtu një qendër e shquar në stilet e zgjedhura të ndërtimit. Kështu dallohen katedrale e kisha të stilit  anglikan, roman, polak, grek  etj. Një nga rrethinat e Çikagos, Oak Park, është shtëpia e të  arkitektit kryesor, të famshmit Wright Frank Lloyd.
Çikago dallohet edhe per sistemin e kryqezuar bukur të rrugëve që e përshkojnë atë tej e tej.
 Western Avenue, është një nga rrugët më të gjatë urbane në botë. rrugët e tjera kryesore janë: Belmont Avenue, Anija Road, dhe Divizioni Street.
 Mbi një e treta e popullsisë së qytetit është i përqëndruar buzë liqenit (nga Rogers Park në veri të South Shore në jug). Këtu shtrihet dhe zona e parqeve të pushimit, plazhet, qendrat verore sportive, qendra muzeale, etj.  
Çikagoja është qender e rëndësishme e arsimit, kultures, artit, sportit, kinematografise dhe gazetarise si dhe e kulinarise dhe e jetës se gjalle e aktive të banorëve të saj, të mbledhur këtu në shekuj, nga mbarë bota.
Është për t’u cilësuar aktiviteti tatror, me dy trupa shumë të njohur: Komedi doli-Second City dhe IO,   (i njohur më parë si ImprovOlympic). Kompanitë teatrore Chicago përfshijnë Teatri Steppenwolf Company (në anën veriore të qytetit), Teatri Goodman, dhe Xhennete Fitorja Theater Çikago ofron argëtim Broadway-stil,  në teatro të tilla si Ford, Qendra e Arteve, Teatri Oriental,  Cadillac Palace , Universitetit Roosevelt,  Kulla e Ujit, Teatri Harris, Opera House,  Opera Lyric e Çikagos.
Qyteti ka qenë një epiqendër për furi kulturë që nga vitet 1980, si dhe për rima të tjera moderne.
Qyteti është përmëndur per ekipe sportive te famshem e deri kampion Amerike, sin ë basketboll, furtbollin amerikan dhe boks.
Pak më lart theksova, jo pa qëllim, restorant austriak, grek dhe kështu pafundësisht këtu mund të cilësosh lokale me përkatësi në origjinë: meksikan, kilian, kinez, indjan, vietnamez, italian, polak, izraelit, pse jo dhe shqiptare, pra nga e gjithë bota. Popullsia e Çikagos është relativisht e re. Ne vitin 1850 qyteti kishte vetëm 30 mije banorë, po pati ritme rritje nga më të lartët në botë, sepse ne vitin 1890 arriti në 1 milion, në vitin 1900 arriti në 1, 7 milion dhe në 1910 në 2.7 milion,
 Sipas vlonjatit Teki Gjonzeneli, që është anëtar i kryesisë së Shoqatës Shqiptaro Amerikane për qytetin e Çikagos, këtu ka mbi 30 mijë Shqiptarë. Shqiptarët e Çikagos krenohen me bashkatdhetarët e tyre të origjinës, vëllezërit Belushi, artistë të shquare dhe për Amerikën, që janë njëkohësisht qytetarë nderi të qytetit të Çikagos. Këtu kaloi shumë vite të emigracionit të tij të gjatë, politikani i shquar nacionalist, vlonjati Isuf Luzaj, autor i më se 100 librave të filozofisë, letërsisë, historisë, folklorit dhe poezisë. Doktor Profesor Isuf Luzaj ka pasur meritën të jetë një nga dhjetë mësuesit e shquar amerikanë që i është dhënë dekorata e lart “Profesor i Amerikës” direkt nga Presidenti Ronald Regan.
Të rinjtë shqiptaro amerikanë të Çikagos bëjnë përpjekje të lavdërueshme për shkollim, duke u dalluar edhe midis vendasve të hershëm, si dhe të ardhurit nga Shqipëria, shumica në 20 vitet e fundit, dallohen si qytetar të qetë, punëdashës e solidar, që paguajnë rregullisht taksat shtetërore, çka formon kërkesën bazë të qytetarisë dhe mirësjelljes amerikane.

Çikago , Mars.19.2011










ÇIKAGUA, NË ZEMRËN TIME
Deklaratë entuziaste
Edhe të tjera herë këtu, në Çikagon e pafundme, kam lëvizur me makinë në tregtore për psonisje, në klinike mjekësore për vizitë, në shkollë për të shoqëruar nipin, në kafenetë dhe çajtoret e qoshkave për kafe, në dreka e në darka te shokë e miq. Po kështu kam shëtitur më këmbë, disa kilometra në ditë në rrugët e afërta Rozvelt, Miçigan, Indjana, deri te Milja Magjike, apo te Kullat e Ujit, në Zonën Muzeore dhe për rreth bukurive mahnitëse të “Parkut të Madh” buzë liqenit Miçigan, si dhe me makinë në veri, në jugë e në perëndim, drejt Oak Parkut, Universiteteve, Spitaleve, Aeroporteve dhe në qendrat  rajonale për rreth.
 Duke qëndruar për disa muaj në Çikago nuk mund të rija indiferent për të mësuar dhe aspekte interesante të pozicionit gjeografik, ekonomisë, demografisë dhe të historikut të këtij qyteti gjigant, ndaj pyeta dhe u konsultova edhe me literaturën përkatëse, nga ku nxora disa njohuri e tregues të veçantë për këtë qytet të rëndësishëm të Amerikës,  me të cilin duket kanë lidhur pazgjidhshmërisht fatin edhe djali, nusja dhe nipat e mi.
Çikago  është qyteti më i madh në shtetin e Illinois të Sh.B.A.  Me rreth 2.7 milion banorë, është qyteti me dendësi  më të lart në botë dhe pas New Yorkut dhe Los Angeles është qyteti i tretë më i populluar në SHB.
Çikago u vendos  në tokën mes Liqeneve të Mëdha dhe pellgut të lumit Misisipi.  Sot, qyteti  mban statusin  si një qendër e madhe për telekomunikacionet, industrinë dhe infrastrukturën. Mjafton të themi  se Aeroporti  Ndërkombëtar  i  Çikagos, O'Hare, për volumin e transporteve të pasagjerëve dhe të  mallrave,  është i dyti  në botë.
 Në vitin 2008, qyteti i madh turistik priti 45.6 milion vizitorë vendas dhe të huaj.
 Në vitin 2010, zona metropolitane e Çikagos  siguroi kreun, për produktit e brendshëm bruto (PBB), midis të gjitha qyteteve më të mëdha të botës. 
Qyteti është një qendër për biznes dhe financat dhe është klasifikuar në këto drejtime gjithashtu, si  një qytet që mban nivelet më të lart në botë. Gjatë mesit të shekullit të 18, zona që u quajt Çikago, ishte e banuar nga një fis amtar amerikan, i njohur si  Potawatomi.
Qyteti i Çikagos u themelua më 12 gusht 1883 me një popullsi prej vetëm rreth 200 banorësh.   Brenda shtatë vitesh kjo u bë  4.000, për të arritur rekordin e tanishëm. Emrin "Chicago" është nxjerrë nga një pasqyrim francez i shikaakwa amtare amerikane, e përkthyer si "qepë egër", ose "hudhër e egër", nga gjuha  Miami.
Më 2 dhjetor, 1942, fizikani  Enriko Fermi  realizoi këtu, ne Universitetin e Çikagos  prodhimin e kontrolluar të bombës bërthamore, si pjesë e Projektit Manhattan top-sekret  dhe që shpejtoi përfundimin e kasaphanës së luftës së dytë botërore.
 Ndryshimet strukturore në industrinë, në vazhdimin e viteve, shkaktuan humbje të mëdha të vendeve të punës për punëtorët më  të pakualifikuar. Në 1966, qyteti priti trazira, që nën udhëheqjen e Martin Lyter Kingut, siguruan më shumë liri dhe të drejta demokratike.
Çikago është një bastion i Partisë Demokratike dhe ka qenë shtëpia e shumë politikanëve me ndikim, duke përfshirë edhe Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.                            
Çikago gjendet në verilindje të Illinois, në kufirin jugperëndimor të liqenit Miçigan. Qyteti shtrihet pranë ujërave të ëmbla  të Liqeni i Miçiganit, dhe dy të lumenjve, lumit Çikago në qendër të qytetit dhe lumit Llullë.
              
 Çikago qytet,  u shfaq shpejt si një qendër e rëndësishme e transportit midis shteteve lindore dhe perëndimore  të Amerikës.  Hekurudha e  parë  në Çikago  u ndërtua në vitin në 1848,  kur u hap edhe kanali  Illinois dhe Miçigan, që mundësoi  lëvizjen e  anijeve me vela të Liqenit të Madh për ta lidhur me lumin Misisipi.
Çikago ka përjetuar rritjen e popullsisë më të shpejtë në botë, që kërkoi  investime në infrastrukturë. Në shkurt 1856, plani Chesbrough, për ndërtimin e Çikago-së dhe sistemi i parë i Shteteve të Bashkuara për  kanalizim, është miratuar njëkohësisht  nga Këshilli i Përbashkët.  Projekti shërbeu për ta  nxjerrë Çikagon nga balta e saj dhe prej ujërave të zeza dhe për përmirësimin e shëndetit të qytetit. Mbeturinat industriale, pas kësaj,  rrjedhin në lumin Çikago dhe prej andej në liqenin Miçigan, duke mos ndotur më  burimin kryesor të ujit të freskët për qytetin.  Qyteti ndryshoi  kështu drejtimin e lumit Çikago në mënyrë që uji të rrjedh nga Liqeni Miçigan në lumë.
Në shekullin e 19, Çikago u bë një qendër e rëndësishme hekurudhore dhe hallka më e rëndësishme e sistemit të standardizuar hekurudhor të Zonave të Amerikës së Veriut .
Në 1893, Çikago priti Ekspozitën Kolumbiane Botërore pikërisht , për sfidën dhe çudinë e të gjithëve, në ish-kënetë.  Ekspozita tërhoqi  27.5 milion vizitorë, dhe është konsideruar si  ngjarje e madhe dhe  më me ndikim në historinë ekonomike të botës.
 Universiteti i Çikagos u themelua në vitin 1892 në të njëjtin vend ku gjendet dhe sot, në krahun Jugor.
Çikago njihet në histori si qendra iniciatore e lëvizjes punëtore për të drejtat e punës, qysh nga 1 Maji i viti 1886.
Në vitin  1920  në Çikago  u shfaqën mbi 1000 banda me gangsterë, duke përfshirë edhe Al  Kaponen famëkeq.
 Ndërmjet  1910 dhe 1930, popullsia e zezë e Çikagos u rrit nga 44 mijë në 234 mijë.  Kjo solli një ndikim të madh kulturor. Ishte gjatë kësaj vale që Çikago u bë një qendër për muzikë të xhazit, me King Oliverin e dëgjuar.
           Kur qyteti u themelua në vitin 1833, shumica e ndërtimit të hershëm filloi rreth lumit Çikago.
 Çikago  ka një sistem të përsosur rrugësh:  Lake Shore Drive shkon ngjitur me një pjesë të madhe të tokës buzë liqenit. Paralel me këtë arter të rëndësishëm, shtrihen qendra pushimi dhe argëtimi të rëndësishme. Disa prej parqeve ujore përgjatë rrugës dhe afër saj, përfshijnë Lincoln Park, Grant Park, Burnham Park dhe Jackson Park. Njëzetë e nëntë plazhet publike janë shtrirë gjithashtu edhe përgjatë bregut. Deponia, shtrihet në  një pjesë të liqenit, duke  siguruar hapësirë për Navy Pier, veriu Island, Muzeu Campus, dhe pjesës të madhe të Konventës Mc Cormick  Center. Shumica e godinave të qytetit të rrjetit  komercial dhe banesor, gjenden po në afërsitë e vijës ujore.
Qyteti shtrihet brenda zonës së lagësht, me klimë kontinentale, dhe përballet me përvojat e katër stinëve të dallueshme. Verërat janë të ngrohtë dhe të lagështa, me një  temperature mesatare ditore prej 24.2 ° C. Temperatura normale në verë nuk arin  të tejkalojë 32 ° C në 21 ditë. [42], Dimrat janë të ftohtë, me dëborë dhe me erë, me disa ditë me diell, dhe me një mesatare prej  -4,7 ° C . Temperaturat shpesh (43 ditë) qëndrojnë nën zero për gjatë gjithë ditës, ndërsa  pranvera dhe vjeshta janë sezonet e butë me lagështi të ulët.
Sipas Shërbimi Kombëtar të Çikagos, temperatura zyrtare prej  42 ° C është regjistruar më 1 qershor 1934 dhe më 11 korrik 1936. Temperatura më e ulët e -33 ° C është regjistruar më 20 janar  1985, [43] . Qytetarët  normalisht mund të përjetojnë temperatura ekstreme të dimrit të ftohtë që mund të zgjasë për disa ditë rresht
Rezultati i zjarrit të madh  që ra në Çikago ishte njëkohësisht shkak  i  bumit t ë madh të ndërtimit. Ndoshta ngjarja më e veçantë e asj kohe ishte zhvendosjen e shumë prej arkitektëve më të shquar të kombit nga New England në Çikago 
Në 1885 nisi ndërtimi I qiellçarëses së parë prej çeliku.  Sot Çikago ka qendrën më të lart në botë dhe me dendësi më të madhe banoresh. Aktualisht, katër ndërtesat më të larta në qytet janë Willis Tower, Trump International  Hotel , Kulla te Qendra Aon (më parë kulla e naftës Standard Building), dhe kulla John Hancock Center.
Më shumë se një vend fantastik për fansat e sportit, qyteti i erës, konsiderohet gjithashtu dhe vendlindja e arkitekturës moderne amerikane. Pas Zjarrit të Madh në vitin 1871, në Çikago u krijua mjaft vend i lirë.
                 
Arkitektë nga më të mirët e botës që u vendosën në Çikago  krijuan disa prej ndërtesave më të paharrueshme në botë. Për të pasur idenë se si duket qyteti, mbani parasysh se fjala "qiellgërvishtës" u krijua pikërisht në këtë qytet.
 Gjatë periudhës së rindërtimit, në Çikago  u ndërtuar rrokaqiell i parë në botë në 1885, duke u përdorur çeliku si skelet ndërtimi . 
 Projekte të mëdha të ndërtimit, duke përfshirë Sears Tower (tani e njohur si Kulla Willis, e cili në vitin 1974 u bë ndërtesë më e lart, në botë), Universiteti i Illinois në Çikago, McCormick Vendi, dhe O'Hare Internacional  Airport, u ndërmorën gjatë qëndrimit Richard J. Daley 's si Kryetar Bashkie, familja e të cilit formoi në këtë qytet, një dinasti drejtimi  e ndikimi shumë vjeçar, deri në Shkurt të vitit 2011, në ditët e qëndrimit tonë këtu.
Çikago është gjithashtu një qendër e shquar në stilet e zgjedhura të ndërtimit. Kështu dallohen, veç  të tjerave, katedrale e kisha të stilit  anglikan, roman, polak, grek  etj. Një nga rrethinat e Çikagos, Oak Park, është shtëpia e  arkitektit kryesor, të famshmit Frank Lloyd Wright.
Çikago dallohet edhe për sistemin e kryqëzuar bukur të rrugëve që e përshkojnë atë tej e tej.
 Western Avenue, është një nga rrugët më të gjatë urbane në botë. Rrugët e tjera kryesore janë: Belmont Avenue, Anija Road, dhe Divizioni Street.
 Mbi një e treta e popullsisë së qytetit është e përqendruar buzë liqenit (nga Rogers Park në veri  te South Shore në jug). Këtu shtrihet dhe zona e parqeve të pushimit, plazhet, qendrat verore sportive, qendra muzeore, etj.  
Çikagoja është qendër e rëndësishme e arsimit, kulturës, artit, sportit, kinematografisë dhe gazetarisë si dhe, pse mos ta themi,  e kulinarisë dhe e jetës se gjallë e aktive të banorëve të saj, të mbledhur këtu në shekuj, nga mbarë bota.
               
Është për t’u cilësuar aktiviteti teatror, me dy trupa shumë të njohur: Komedi doli-Second City dhe IO,        (i njohur më parë si Improv Olympic). Kompanitë teatrore Chicago përfshijnë  Teatri  Steppenwolf Company (në anën veriore të qytetit), Teatri Goodman, dhe Xhennete Fitorja Theater.  Çikago ofron argëtim Broadway-stil,  në teatro të tilla si Ford, Qendra e Arteve, Teatri Oriental,  Cadillac Palace , Universitetit Roosevelt,  Kulla e Ujit, Teatri Harris, Opera House,  Opera Lyric.
Qyteti ka qenë një epiqendër për furi kulturë që nga vitet 1980, si dhe për rima të tjera moderne.
Qyteti është përmendur për ekipe sportive të famshëm e deri kampion Amerike e Bote, si në basketboll, futbollin amerikan dhe boks. 

Në mbyllje dua të ndalem e të them më gjatë dy fjalë për kulinarin e Çikagos. Diku lexova në internet se Çikagos i thonë edhe “qyteti i biftekut”. Edhe këtu në Amerikën e punës, mesa duket, njerëzit e kanë mendjen edhe te pjata, si një nga dy kënaqësitë kryesore të jetës. Dhe unë për këto kënaqësi të veçanta, megjithëse burrë në moshë të thyer, bëra gjithë atë aventurë turistike, aq sa desh humba rrugëve të Londrës. Në Çikago provuam pjata gjelle në disa restorante për drekë dhe për darkë. Dreka është e ç’është, se diku të jep kënaqësi për cilësinë dhe shërbimin, por darka me gati dyfishin e madhësisë së pjatës së drekës, të lë pa mënd e të “deh” pa pirë. Kjo, si në lokalet e qendrës së Çikagos, po dhe sidomos në restorantet e famshme masive “ÇizKejk Fabrikë”. Të tilla ka kudo. Ato janë vendosur në godina të zakonshme, atje ku ka më shumë dendësi banorësh. Natyrisht në Çikago ka restorante tepër luksoze për të pasurit. Lokalet që pash unë janë jo me shumë zbukurime e arkitekturë të posaçme dekorative, apo me kthina të veçanta intime, (siç kam parë në Roterdam,  Bruksel, Toronto, Stamboll e gjetiu}, po salla të mëdha praktike për qindra bujtës. Kudo shërbimi, qysh në pritje e shoqërim dhe sidomos buzëqeshja dhe sjellja e kamarjerëve të shërbimit, (si dhe në qytetet e tjera), është e jashtëzakonshme. Kjo shpjegohet se këtu kamarjerët paguhen fare pak nga pronari i tyre dhe mbahen  e plotësohen nga shpërblimet e klientëve, pra direkt se si të shërbejnë më së miri e të buzëqeshin deri në lajkatim. Po çmimet, mund të pyes kush. Ato ishin më të të ulta se në shtetet e tjera dhe të krahasuara me Shqipërinë, (po të gjykojmë nga gramatura),  ishin të barabarta, ose më të lira.

Unë një herë te një lokal i “ÇizKejk Fabrik” afër Aeroportit O’Heri  porosita, veç të tjerave,  një pjatë makaronash me karkaleca deti. Jam vlonjat, lindur e rritur në bregdet dhe  lokalet e Jonufrës së sotme të bregdetit të Vlorës p.sh janë  të vlerësuara edhe nga turistët e huaj, por befasinë që më solli në shije dhe “ngopje” kjo pjatë, në këtë lloj restoranti dhe kënaqësinë që më krijoi, jo vetëm që nuk e kisha hasur kund, po besoj se do ta mbaj mend për shumë kohë. Një herë tjetër porosita biftek viçi dhe veç kënaqësisë që ndjeva, nuk munda të përtyp as gjysmën e tij. Çudia ishte në fund, kur  vet kamarjeri  të sjell ambalazh të posaçëm dhe ti, merr pjesën që nuk e ke ngrënë dhe që domosdo ngaherë ngelet, për ta shijuar të nesërmen  në shtëpi, me po të njëjtën kënaqësi. Tjetër ndjesi e mirë ishte buka me ingridentë  ngjyrëkafe e errët,me shije krejt të veçantë, e ngrohtë sikur sapo të ketë dalë nga furi, si dhe gotat me ujë të ftohtë me akull, që ngelen gjithnjë plotë, se një kamarjer  i posaçëm “i ushqen” në vazhdimësi.
Një ditë tjetër, kur festuam  datëlindjen e Adelës, nuses së djalit tonë, shkuam në restorantin e famshëm të  kullës  “ Xhon Hankok”, që është  një nga kullat më të larta të Çikagos, që arin në kulmin e saj 344 metro lartësi dhe ka 100 kate. Ajo, kur u ndërtua në vitin 1968 ishte ndërtesa më e lart në botë.
Te porta kryesore e kullës, pasi na kontrollohet bagazhi i makinës dhe pritet bileta e parkimit, na hapet trari dhe na lejohet kalimi. Lëvizim me makinë në formë spirale brenda ndërtesës ,  si tyë ngjiteshim në Llogora, deri sa parkojmë në katin e nëntë. Nëpërmjet ashensorit super të shpejtë,  aqsa në ato pak minuta ndiem dhembje koke e zhurmë në vesh, kalojmë para dhe të shoqëruar zëmë vendet në katin e nëntëdhjetë e pestë,  në tavolinat  e rezervuara buzë dritareve të  stërmëdha. Një pamje madhështore u hap  para nesh dhe ndërsa aty afër poshtë shihen qiellçarëse të tjera, më tej shfaqet deri në rrethinat,  qytetit i madh dhe liqeni i pafund. Makinat që lëvizin kudo në rrugët aty poshtë duken si  bubuzhina dhe njerëzit si miza dheu. 
Sapo ulemi dy kamarjerë të veshur me uniformë të zezë shtrojnë pjata, lugë, pirun e thika dhe mbushin gotat me kafe, ujë me akull dhe me përzierje lëngjesh të freskëta frutash. Na duhet të ngriheshim vet secili, për të shkuar disa herë te vitrinat ekspoze të ushqimeve të parapërgatitura. Ato i gjetëm të renditura njëra pas tjetrës bukur e që të ndillnin oreks, q ë nxirrnin avull dhe aromë beharnash,  shumica duke zier ende në kusitë e posaçme të mbyllura me kapak. Kishte aty supa, sallata, gjellë me mish, dhe mishra gjithfarësh, qofte,  dhjetëra lloje sallamesh, peshk e karkaleca, djathëra shumëllojtë dhe fruta të freskëta të të gjitha klimave , në dhjetëra lloje e në cilësi shumë të pëlqyera. Të prishej mëndja nga shumëllojshmëria e asortimenteve, saqë nuk dije kë të zgjidhje. Me një kuotë të caktuar dollarësh, natyrisht shtrenjtë, mund të haje aty  për gjithë ditën ç’të doje dhe sa të doje.
Do kthehem në Shqipëri, në Vlorën time të dashur, po këtu lë, jo vetëm djalin tim të vetëm, nusen, dy nipa dhe mbesën time, të lidhur fort me Amerikën. Këtu lë dhe shokë e miq të dashur, po, mbi të gjitha, si pjesë të zemrës sime, bashkë me ta, lë dhe dashurinë e madhe për Amerikën, ku kaloi rininë e tij, si Vatran i hershëm babai im. E lë Çikagon dhe shokët e miqtë, të shumtë e të mirë që kam, po lë njëkohësisht, një pjesë të zemrës dhe të mendjes sime, që nuk  guxon kush ta shkul dot prej këndej.
Çikago ,25 Mars.20        















   PËR DREKË NË ÇIKAGO, TE LLAZAR BASK0
                                             
                Këtu, në Çikago të Amerikës dajë Llazari, na ftoi familjarisht për drekë. Edhe Shqiptarë të tjerë, para tij, na kishin ftuar për dreka e darka në restorante amerikane apo ne shtëpi. Po, drekë të vërtetë shqiptarçe, ku na u duk vetja të rinuar e të përtërirë, sërish  katërqind karat shqiptarë, hëngrëm te daja.
 Duhet thënë që në fillim, merita kryesore për demonstrimin e artit të gatimit u duk ashiqare se ishte e Mondës, gruas se Llazar Baskos, dhe vajzë së mikut tim Llazar dhe ky, po me mbiemrin Kaçani. Monda, një vajzë qytetare Vlore, mësuese, me arsim të lart  kryeqytetas dhe  me përvojë  shumë vjeçare në Shqipëri, është e bija e Krisullës edhe kjo një vlonjate, që si qindra shtëpiake të tjera në Vlorë, mbahen mënd se pasionin e tyre të vetëm e kanë te gatimi, ku investojnë deri shpirtin dhe zemrën e tyre të artë. Monda Kaçani, pasardhëse e këtij çifti miqsh të hershëm për ne edhe ajo u tregua vlonjate tipike. Ajo, si përfaqësuese e denjë e qytetit të vet të vogël në sipërfaqe e popullsi, po me tradita në kulinari edhe në këtë drekë familjare, në mes të “Çikagos së biftekut”, u tregua mjeshtre e madhe. Jam i bindur që po ta dinë modelin vlonjat të gatimit, bashkiakët e Çikagos së bujshme, do ta vlerësojnë më shumë Mondën, për ti dhënë asaj trofetë  që i shkojnë për shtat dhe të nderojnë kështu edhe vet qytetit e madh.
Erdhëm te shtëpia e  Llazar Baskos me dy makina, të gjashtë pjesëtarët e familjes sonë, aty rreth orës 12 të mesditës. Pasi futemi në oborrin e përbashkët, i biem ziles dhe nga lart komandohet hapja e derës. Ngjisim shkallët, lirohemi nga veshja dimërore dhe  pasi takohemi të përmallshëm me të zotët e shtëpisë, zëmë vend në dhomën e pritjes, të ulur në kolltukë të rehatshëm. Duhet thënë, na pëlqeu qysh në hyrje apartamenti tani pronë e Llazarit, me kuzhinë të veçantë e me shumë pajisje gatimi e pjekje, me dhomë ngrënie, dhomë ndenje, banjë të madhe dhe me tre dhoma gjumi.
 Takohemi nga afër dhe ndërrojmë përshëndetjet e rastit sipas mirësjelljes tradicionale shqiptare, duke pyetur një për një, për familjarë, miq e të njohur të përbashkët nga Vlora jonë e dashur e deri për gurët e sokakut, të përqendruar te ndryshimet dhe bukuritë përrallore të Vlorës, me ndjenjën e dashurisë së shumëfishuar të një emigranti,  ai i njësojti, si të vinte qoftë edhe nga fundi më i humbur i botës.
Është edhe më interesante  e më e vlefshme se shija e  mrekullueshme e drekës, që ahet në një vakt dhe harrohet ta themi pas një jave, të mësojmë kë takuam ne aty. Këtu u befasuam me një  sërë çudish të rralla dhe që, ta themi me një siguri të padyshimtë, na bëjnë të jemi krenar se jemi Shqiptar.
 Po ta nisja nga Llazari, daja ynë i pazëvendësueshëm i nuses së djalit tim, do të thosha se e veçantia fillon nga ai. Ai, që është njëkohësisht shoku dhe miku i para shumë viteve, qysh në Vlorë njihej si inxhinier Llazar Basko, shkencëtari i Uzinës së Sodë PVC dhe pastaj Kryeinxhinier dhe Drejtor i dëgjuar i Uzinës së Llambave Elektrike. Llazar Baskua, pasi kreu me mesataren maksimale Gjimnazin “Ali Demi´në Vlorë, shkollë e mesme e përgjithshme që është klasifikuar në shumë vite, si një ndër më të mirët e vendit, u përfshi në 13 studentët më të zgjedhur të kohës, për të ndjekur në Universitetit e Tiranës kursin 5 vjeçar të fizikes. Në përfundim ai u rendit në 5 më të mirët, bashkëstudent që pa përjashtim u vendosen në rreshtin e parë të shkencëtarëve më të mirë të Shqipërisë në shumë vite dhe që disa prej tyre, ata që kishin mbështetjen politike,  u specializuan jashtë shtetit, kryesisht në Francë.
Llazar Baskon, që me vështirësi e pranuan në Uzinën “strategjike të Sodës”, që në fakt ishte me teknologji primitive dhe rrezik potencial deri në shpërthim e shkatërrim të jetës së qindra punëtorëve e të krejt qytetit të Vlorës, po dhe si burim ndotje e helmimi. Pra  për këtë fizikan të ri të talentuar, nuk  gjenin vend pune, jo vetëm për konceptin dhe injorancën e kohës, po dhe për faktin që babai i tij i burgosur dhe i torturuar nga regjimi despotik, kishte qenë njëkohësisht një artizan i pasur dhe natyrshëm, i papëlqyer nga varfanjakët në pushtet.
 I përkrahur nga  profesoriati i Universitetit, që kishin parë te fizikani i ri njohuri, punë dhe perspektivë shkencore, LLazar Baskua e nisi punën si punëtor (për gjoja mungesë organike) n딓Kipin” e Uzinës së Sodës në Vlorë. Duke pasur  një bagazh të pasur teorik, deri njohuri specifike të energjisë bërthamore, fizikani i talentuar u përshtat shpejt me mjedisin. Specialisti i talentuar i fizikës, i papranuar për rivalitet politik në pozicionin e merituar të pedagogut në Universitet, dallohet edhe për modestinë karakteristike, veti e tij personal dhe çelës i suksesit për të,  tipar i dukshëm që e shoqëroi gjithë jetës e deri në ditët e sotme. Në Uzinën e Sodës, duke u thelluar në studimet përkatëse, Llazar Baskua, brenda  jo më shumë se 6 muajve u evidentua dukshëm. Ai studioi individualisht teknologjitë në të gjitha  repartet e Uzinës SodëPVC, poliklorvinilit, karbitit, oksigjenit, si dhe në aparaturat përkatëse pneumatike e komanduese. Duhet kujtuar që periudha nismëtare e punës se tij lidhet me vështirësi të  shumta, për  shkak  të acarimit dhe prishjes së marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Kinën, vendin prodhues dhe importues të kësaj teknologjie. Shumë aparate  automatik matës , kontrollues e drejtues filluan të dëmtohen nga puna e gjatë dhe  nga mos respektimi i disiplinën optimale teknologjike. Duheshin shpikur  e sajuar me forcat e brendshme  pajisje zëvendësuese dhe duheshin kryer përsosjet e nevojshme teknologjike. Dhe këtë e bëri, në bashkëpunim me inxhiniere e novatore të tjerë, fizikani i ri, duke adoptuar dhe përshtatur aparaturat ekzistuese analoge. Kjo ia riti shpejt vlerat dhe e vendosi inxhinierin novator, pas Kipit, në kontrollin e çdo linje e hallke prodhuese të Uzinës.
Kur lindi nevoja për të nxjerrë nga ngërçi Fabrikën e Llambave në Vlorë, sidomos kur kërkohej zgjidhja e plotësimit me llamba speciale për nevojat e transportit automobilistik dhe sidomos të aparaturave ushtarake u thërrit Llazar Basko, qe tanimë njihej si një fizikan novator i afirmuar. Ai u bë dhe atje shpejt i suksesshëm, derisa, pas dy vjetësh, e vendosën në pozicionin e Kryeinxhinierit ku ndenji katër vjet dhe pas ndryshimeve demokratike u bë Drejtor të Fabrikës së Llambave, qendra prodhuese e vetme në Shqipëri, që siguronte me cilësi llamba inkadishente dhe iluminishente për mbarë vendin.
Vlonjati Llazar Basko nuk është vetëm specialist i rrallë me mendje e duar të arta, siç u përpoqëm të shpjegojmë fare shkurt më lart, po një intelektual i mirëfillte, që njeh mirë frëngjishten, anglishten, italishten dhe rusishten. Ai nga ana tjetër është një person tepër i shoqërueshëm dhe që ka e bën gjithnjë shokë, me qëndrimin e tij të urtë, tolerant dhe dashamirës. Shokët e tij në Vlorë janë ndër djemtë më të mirë e më përparimtarë të qytetit, intelektual e punëtorë, me të cilët punoi si një veprimtar i shquar shoqëror dhe u vu, qysh në ditët e para të nëntorit 1990, në krye të lëvizjes demokratike, duke u zgjedhur në Komitetin Drejtues të saj, së bashku me  Vilson Haxhirajn, Roland Tafilaj, Bujar Borshin, Zaim Hoxhën Shpetim Alimerko, Abdulla Iljazin, Etem Kurtin, Qerim Vrionin dhe shokë të tjerë të ngushtë të tij.
Padyshim fatmirësia tjetër e kësaj shtëpie është Monda Ajo, për këtë rast, na priti me krahë hapur, siç benë me dashuri e sinqeritet për të gjithë miqtë, krushqinë dhe farefisin, në plotësim të traditës së familjes së saj dhe të mikpritjes tradicionale shqiptare. Për mos ta kapërcyer  rastin fatlumë, dua të them se në këtë drekë të pasur nuk mungonte asgjë: Kishte peshk të pjekur, si të ishte koce Vlore, disa lloj sallatash të freskëta, biftek Çikagoje, byrek me lakra, pije e fruta  gjithfarësh dhe deri te bakllavaja. Të gjitha të shijshme, se ishte dhe ndihmesa e kontributi i Llazarit dhe  i të tre vajzave të tij, të shkëlqyera në të gjitha drejtimet, ndofta sadopak edhe ndihma e Mikelit, dhëndrit të tij Korçar. Ja ku e plotësuam edhe familjen e Llazar Baskos.
Tani na ngelet të shpjegojmë të tjera befasi, se ato nuk mungojnë këtu, ndërsa për drekën, them se boll e zgjatëm. Para se të paraqesim të tjera surpriza, le të kujtojmë dhe një ndodhi tjetër të vërtetë e të këndshme: Monda ishte shkaku i emigrimit në Amerikë të familjes Basko, duke hapur rrugë të gjera përparimi për bijat e saj, po njëherazi duke dëshpëruar dy motrat e Llazarit, që provuan me shqetësim, largimin e vëllait të tyre të vetëm. Monda e kishte gjyshin e saj nga nëna nënshtetas të kahershëm Amerikan dhe nga kjo, përfitoi sipas ligjit e para shtetësinë Amerikane ajo dhe më pas tërhoqi me vete gjithë të tjerët.
  Erdhi radha të shpalosim një tjetër surprizë: Vajzën e madhe të Llazar e Monda Baskos, që erdhi nga Shqipëria në moshën 14 vjeçare. Ajo quhet Juliana LLazar Basko dhe njihet nga të gjithë si talenti shqiptar këtu në Çikago. Ajo shkëlqeu në qytetin e madh të veriut të Amerikës fillimisht si nxënëse, duke u klasifikuar në disa olimpiadat të Shkollave të  Mesme të qytetit  në vendet e para. Çudia më befasuese ishte se ajo, një  vajze e brishtë sy ulur Shqipërie, u pranua me bursë shteti e universiteti, si pak rivalë të tjerë  fatbardhë nga e gjithë Amerika, në Universitet për Mjekësi Humane, profili preferuar nga të rinjtë. Akoma më i rëndësishëm është fakti se  studimet i nisi dhe e përfundoi me sukses në Harvardin e famshëm nga kanë dalë njerëz të shquar në  të gjithë botën. Juliana tani po vazhdon, me  të njëjtin sukses, specializimet e mëtejshme pas universitare, si mjeke dermatologe. Për të mos t’u larguar nga Juliana, dua te shtoj edhe se, ajo në Boston ku është Universiteti i Harvardit, u njoh, u dashurua dhe u martua me Mikelin, një djalosh simpatik, ekonomist i ri amerikano shqiptar, me origjinë Korçare, që tani luan me sukses në Bursën e Çikagos. 
Vajza e dytë e çiftit Basko është Orsejda. Edhe ajo nxënëse që për habinë e të gjithëve, për shumë vite, nuk u nda nga klasifikimi i vendit  të parë në shkollën e mesme dhe  si studente e shkëlqyer, mbaroi Universitetin për Shkencat Social Ekonomike dhe aplikoi e fitoi me pas dhe po ndjek tani e evidentuar për vullnet, këmbëngulje e talent, specializimin për farmaciste, profesion mjaft i kërkuar dhe i shumë i lakmuar këtu.
 Vajza e vogël  Xheni, që tani i ka mbushur 20 vjeç, ndoqi shembullin e motrave dhe pasi mbaroi edhe ajo shkëlqyeshëm shkollën e mesme aplikoi dhe ka fituar të drejtë studimi universitare në qytetin  e Çikagos për dentiste edhe ky një nga tri profesionet më të preferuar.
Ja, të nderuar lexues, këto desha t’u thosha për familjen e vlonjatit Llazar Basko, të vendosur para 13 vjetësh në Çikago. Si e mësuat, këtu janë bashkuar cilësi njerëzore, që rrallë i gjen gjetiu, ndaj më duket se ja vlente të shkruhej për ta, se çdo prind shqiptar do të ëndërronte e dëshironte t’i kishte kaq të suksesshëm fëmijët e tij.
Para se ta mbyllim këtë reportazh le të themi se çfarë bënë tani këtu, në Çikagon e madhe, vetë protagonisti kryesor Llazar Basko? Ai, këtu në Amerikë, pa dalë nga natyra e tij modeste dhe praktike, kryen vetë deri punë të rëndomta në biznesin e tij privat si taksidrajver, duke shfrytëzuar dhe faktin që njeh disa gjuhë të huaja. Ai ndjek mentalitetin praktik Amerikan me synimin “boll të siguroj me ndershmëri shuma të konsiderueshme dollarësh”, të nevojshëm për jetesë normale dhe sidomos në rastin konkret, për shkollimin e plotë  dhe për të nxjerrë të përgatitura mirë për jetën të tre vajzat e tij. Ky ishte dhe shkaku  kryesor i emigrimit aq shpejt prej Shqipërisë, (ku vjen për vizitë e çmallje çdo vit) nga që parashikoi saktë se nuk kishte atje hapësirën e nevojshme për mbushjen e aspiratave të tij  ambicioze e ëndërrimtare.
Largohemi nga kjo familje e mrekullueshme, ku çdo gjë, që nga pikturat, fotografitë, flamuri dhe deri te ushqimi i përditshëm, në të gjitha format, pasqyronte patriotizëm e shqiptari, me krenarinë e ligjshme për bijtë e shqipes dhe me besimin se këta të rinj do kthehen në momentin oportunë në Atdhe, me përvojë, dituri e pasuri, për ta bërë Shqipërinë e tyre të dashur si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përrallore dhe të bashkuar.
Çikago, Mars 05 2011



NËPËR TURQI

SHENIME TË NJË TURISTI SHQIPTAR


Në datën 4 qershor 2011 në adresën e shtëpisë në qytetin e Vlorës, ku unë banoj gjatë verës me gruan time, pati shumë trokitje. Trokitën te porta e shtëpisë, shokë, miq, gjiton dhe  kushërinj nga të afërmit e familjes dhe të krushqisë, të tjerë biseduan në telefon dhe disa dërguan mesazhe apo u lidhen në skajp e fejsbuk, nëpërmjet internetit. Kështu vepruan dhe djali, dy vajzat dhe nipat e mbesat tanë, nga Amerika, Kanadaja dhe Holanda. Po pse gjithë kjo lëvizje, mundim e shqetësim? Kishte vërtet një shkak të rëndësishëm: Unë dhe ime shoqe, Hanëme Bani, festonim 50 vjetorin e martesës.
Nuk do ta përmendja këtë rast, megjithëse vërtet i rrallë në shoqërinë e sotme, nëqoftëse kjo nuk do shoqërohej me një surprizë të iniciuar bashkërisht nga të tre fëmijët e mi: Ata kishin pronotuar për çiftin e të martuarve gjysmë shekulli më parë, një pushim dhjetëditor në një nga hotelet e zgjedhur të krahinës bregdetare mesdhetare,  Kemer të Turqisë, qoshk pushimi e mrekullueshme, që kishte edhe një emër tërheqës, “Fantasia De Lux”.
Nuk ishte hera e parë që udhëtoja për në Turqi. Kam qenë edhe dy herë të tjera. Së fundi ishim me pushime në Zonën Turistike Alania, katër vjet më parë.  .
Duke qenë në kontakt të hershëm me shkrime të shumta, në sitet internetike të diasporës shqiptare (veçanërisht te Kosova Albemigrant) edhe për Turqinë dhe turqit kam hasur nga disa autorë shpesh qëndrime kritike e deri armiqësore, duke vazhduar ta diferencojnë dhe anatemojnë këtë vend të madh. Si shkak sillet e kaluara e Perandorisë së Osmanëve si pushtues të vendit tonë edhe të një pjese të madhe të Evropës, sidomos edhe për atë fakt të vërtetë, që ata, kanë penguar e privuar për një kohë shumë të gjatë, deri gjuhën dhe shkollat shqipe. Kjo nuk ka sesi të mohohet, madje ka ndodhur për 500 vjet rresht. Por, nuk duhet të harrojmë se  Atdheu ynë i dashur ka qenë ndër shekuj arenë luftërash, pushtimesh e kolonizimesh, që nga kolonitë greke, pushtimet romake, serbe, bullgare, italiane, gjermane, etj. Po të jetë se duhet ende të qahemi e të tentojmë të  hakmerremi për këto ngjarje të trishta dhe tejet poshtëruese, rreth nesh nuk  do ngelet asnjë fqinjë që të ishte krejt në marrëdhënie paqësore.
 Të afruar në kohë do shikojmë se në Turqi sot ka mbi 5 milion banorë me origjinë shqiptare, që kanë shkuar ndër shekuj atje, si pjesëtarë të së  njëjtës perandori, ose si skllevër, si të këmbyer, etj. dhe pse jo janë bërë diku të barabartë me vendasit, shpesh duke ndare dhe pozicione drejtuese në shtet, shkencë dhe kulturë. Ndofta edhe për këtë arsye Turqia, pas pavarësisë shqiptare, të konfirmuar nga Shtetet e Mëdha, sidomos pas vitit 1990, me politikën e saj përparimtare dhe liberale, i ka qëndruar si rrallë kush shumë afër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mos harrojmë deklarimet e Qeverisë Turke, kur u vu përballë ndërhyrjeve të mundshme komplotiste greke, për shkatërrimin e  Shtetit Shqiptar të brishtë në ngjarjet e vitit 1997, apo kur mendohej se ishin gati të rreshtoheshin krahas Shqipërisë, me të gjithë potencialin e vet ushtarak shumë të konsiderueshëm në rang botëror, për të përballuar  bashkërisht me UÇK-në heroike të Kosovës, prapësitë e Millosheviçit.
Me argumentin e mësipërm dhe qëndrimet më se vëllazërore të Shtetin Modern Turk, që  edhe shlyejnë, sipas meje, faje dhe mëkate shekullore, më lejoni t’i përjashtoj zërat dashakeq e kundërshtarë dhe të jem dashamirës pa rezerva, më së paku, për pushime të kënaqshme në Turqi dhe për t’i parë e përshkuar paanësisht dhe realisht ngjarjet e jetuara  dhe të rejat e mësuara në këto ditë pushimi në bregdetin mesdhetar turk.
 Turqia moderne ka një strategji të studiuar shume vjeçare për zhvillimin e turizmit, duke e konsideruar atë si drejtim kryesor për rritjen e mirëqenies mbarëkombëtare, duke e përqendruar kohët e fundit më së shumti në brigjet e Mesdheut dhe te detit Egje, si dhe në zonat arkeologjike dhe historike. Kjo fillon me Antalien, Bodrumin, Fetijen, Marmaris, Kusadasi, Alania, që janë rajonet më të rëndësishme turistike të vendit, rrethuar nga detet në  të tri anët.
Midis viteve 2002 dhe 2010 numri i turistëve të huaj që vizituan Shtetin Turk nga 12.800.000, arriti 27.800.000, Edhe pse është më shumëse dyfishuar numrit i turistëve brenda pak vitesh, specialistet dhe studiuesit e strategjisë së zhvillimit të turizmit turk, janë të pakënaqur nga ritmet e rritjes dhe kane qëndrim kritik ndaj të metave dhe prapambetjes  relative që ata vënë re.
Vizita jonë turistike me qëllim dhjetë ditë pushimi hotelier, këtë radhë pati si objektiv Rajonin e Antalies, ku edhe mbërritëm, pas një orë e dyzet minuta udhëtim të rehatshëm, të nisur nga Rinasi, me avion të  Albanian Airlines.


                                                                 ANTALIA
                                                 
Duke u përpjekur të njihem më nga afër me rajonin bregdetar turistik turk të Antalias, ku
përfshihet edhe qyteti i Kemerit (destinacioni jonë i fundit) mu desh paraprakisht të shfletoj literaturën përkatëse. Nga sa pashë dhe mësova mund t’u them se:
Antalia është një qytet në bregdetin mesdhetar të Turqisë jugperëndimore. Në vitin 2010 arriti një popullsi 1.001.318, duke u renditur qyteti i tetë më i populluar në Turqi, duke marrë njëkohësisht vlera turistike të mëdha ndërkombëtare. Vendndodhja e Provincës Antalias është në koordinatat: 36  54'N 30  41'E .Zona e qyteti  ka 1.417 km2.  Thuhet, pa një përcaktim përfundimtar, se qyteti i Antalies është themeluar rreth vitit 150 para epokës se re, me emrin Atali, sipas banorit te saj të parë,  mbretit Atalos II, si pjesë e Perandorisë Romake..Qytetin e morën Turqit Sulxhuk në shekullin e 13. Ata përballuan rezistencën e banorëve të shumte grekë e të vendësve të tjerë të  krishterë e çifut dhe e bënë pjesë të Perandorisë Osmane. Në gjysmën e dytë te shekullit të 17, sipas kronikanit të famshëm Çelebi, qyteti i Antalies, me rrugët e ngushta karakteristike të ndërtuara bukur, kishte  3000 shtëpi në lagjet Turke dhe Greke dhe porti i saj mbante 200 anije.
Në shekullin e 19 Antalian e sundoi për shumë vite familja e beu të dëgjuar Dere, në rivalizim deri në ditët e sotme me trashëgimtarët e familjes Oglu, .
Në shekullin e 20-të popullsia e  Antalias u rrit shpejt me të ardhur nga viset e tjera të perandorisë, si me turq dhe  me kombësi të tjera nga Kaukazi dhe Ballkani.  Më 1911 Antalia ishte një qytet me rreth 25.000 njerëz, përfshirë edhe shumë të krishterë dhe hebrenj,  që ende ishin duke jetuar në lagjet e veçanta rrethuar me mur apo  në portin detar. Antalia (atëherë ADALIA), që ishte piktoresk nga natyra, por keq ndërtuar dhe i prapambetur. Tërheqjen kryesor për vizitorët e kishin muret antik të qytetit, dhe jashtë n shëtitorja e madhe, një pjesë e të cilit mbijeton edhe sot   Zyrat qeveritare dhe shtëpitë e klasave më të larta ishin të gjithë jashtë mureve.
Qyteti u pushtua për pak kohë nga italianët nga fundi i Luftës së Parë Botërore, deri në themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923.
Ky metropol sot përbëhet nga pesë lagjet: Konyaaltı me 112.647 banorë , Kepez (399.006), Muratpaşa (416.576), Aksu (45.094), dhe Döşemealtı  me 27.995 banorë.
Antalia është në jug-perëndim  të gadishullit Turk, në Gjirin e Mesdheut, rreth 546 kilometra nga kryeqyteti Ankara, 562 kilometra  nga Adana, 466 kilometra  ga Izmir, dhe 727 kilometra  nga Stambolli.
Krahinën e përshkojnë vargmalet jugor Demi të Anadollit, që shkojnë paralel me Mesdheun në një drejtim lindje-perëndim, duke kufizuar një formimi të ngushtë bregdetar fushore të rrethuar me male në tri anët e duke lënë detin në anën e katërt. Disa pjesë të maleve të ashpër bregdetar zhyten në det, duke krijuar gjire të vogla natyrore dhe gadishuj të bukur.  Antalia është e vendosur në një pozicion të tillë, ku malet ulen drejt bregut, për të formuar dy fusha të sheshta në një lartësi mesatare 35 metra në qendër të qytetit dhe duke zbritur me formacione të këndshme shkëmbore në pjesë të bregdet.
Kështu e gjithë zona është e mbrojtur nga erërat veriore nga malet Demi, çka e bëjnë Antalien të ketë një klimë mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe dimër të butë dhe me shi. Rreth 300 ditë të vitit janë me diell. Antalia ka mbi 3000 orë dielli në vit. Temperatura  shkon mesatarisht  15 ° C (59 ° F) gjatë dimrit dhe 28 ° C (82 ° F) gjatë verës. Temperatura e ajrit ka arritur një rekord prej 45 ° C (113 ° F) në korrik dhe një rekord të ulët të -4 ° C (25 ° F) në shkurt. 

Ekonomia e Antalias në përshtatje me kushtet natyrore dhe klimën e saj është një përzierje e turizmit, bujqësisë dhe tregtisë, me një industri të lehtë, kryesisht në shërbim të turizmit. Prodhimi bujqësor ka përparësi në perimet, frutat dhe agrumet. Prodhohet edhe pambuk, lule, ullinj, vaj ulliri dhe banane. Komuna Antalia me forcat e veta mbulon tregun ushqimor  dhe i plotëson 65% të kërkesave për fruta të freskëta dhe perime.
Që nga viti 2000, është hapur në Antalia Zonë e Lirë, e specializuar në ndërtimin e jahteve komode. Disa kantiere kanë përparuar në ndërtimin e teknologjisë së anijeve bashkëkohore turistike .
 Zona Kaleiçi, si qendër e vjetër, është ruajtur me rrugë të ngushta, kalldrëmet karakteristik dhe shtëpitë e lashta historike turke dhe greke dhe formon qendrën e qytetit të Antalias. Me hotelet e saj, bare, klube, restorante, dhe pazar, ajo i është rikthyer restaurimit duke ruajtur kontaktet e vjetra me vlerë dhe për këtë është dalluar dhe vlerësuar me të drejtë dhe ka fituar në shkallë botërore çmimin e  Artë Turizmit. 
Cumhuriyet Square”, në sheshin kryesor të qytetit, është një qendër e vjetër e restauruar cilësisht dhe e destinuar për ekspozita të përkohshme në ajër të hapur dhe për shfaqje të bukura artistike. Qyteti gjithashtu përmban gjurmët e Lycianit, Pamphylianit, dhe të poseduesve të vjetër helene, romake, bizantine, osmane dhe mbetje të arkitekturës selxhuke dhe të kulturave të tjera. Hotele luksoze ndërkombëtare, të tilla si Sheraton, qëndrojnë përgjatë bregdetit mbi plazhet Konyaalti dhe Lara.
Antalia është qendër e rëndësishme për arsimin dhe kulturën turke. Ka 12.000 mësues dhe 275.000 nxënës. Universiteti i dëgjuar Akdeniz, që është vendosur këtu, nxjerr kuadro e specialistë  shumë profilesh për gjithë vendin.
Antalia është qendër e rëndësishme sportive e kulturore, ku zhvillohen takime deri te përbotëshme dhe mbarëkombëtare si kampionati botëror motoçiklizmit, festivali  ndërkombëtar i përvitshëm i filmit , festivali ndërkombëtar mesdhetar i muzikës, festivali ndërkombëtar i Operës dhe Baletit, etj
Në Antalie tregohet kujdes i posaçëm për veprat e artit, kulturës dhe religjionit, siç janë Monumenti i Ataturkut ,Qendrën historike Kalec, muret antik, kishat dhe xhamitë, shtëpi tradicionale, Porta  Romake Hadrian, Kulla e Sahatit, Minarea Kedsik dhe Yivli, Muzeu Shtëpia e Ataturkut, etj.
 Kuzhina mesdhetare në këtë zonë ka si karakteristikë cilësinë dhe shumëllojshmërinë dhe si bazë tradicionale përdorimin e vajit të ullirit, farëra të ziera dhe gatimin e peshkut Grida.
Transporti është një tjetër risi e këtij qyteti të madh, ku kryqëzon mjetet tokësore, detare dhe ajrore. Në këtë kuadër Auroporti i Antalies është shumë i rëndësishëm dhe vitet e fundit, pas ndërtimit në vitin 2007 te terminalit te ri, nga numri i pasagjereve  zë vend të parë në shkallë republike, ndërsa Porti Detar i Antalies është gjithnjë në rritje. Duhet nënvizuar fakti që pushteti lokal këtu, transportin me automjete dhe sidomos me autobusë, për rolin, funksionin dhe komoditetin që krijon në shërbimin jetësor e publik, e vendos në vend nderi.
Nën drejtimin Bashkiak, një sistem i organizuar i autobusëve lokalë, i shërbejnë gjatë 24 orëve, pa ndërprerje popullatës, të përfshirë në një korporatë private me 140 autobusë, duke gërshetuar veprimet me lëvizje tramvajesh, trenash, avionësh dhe anijesh, si dhe me orare shkollash, spitalesh, shtëpi pushimi dhe qendra turistike.


                                                                     KEMER

Pas Antalies, që është qytet me mbi një million banorë dhe qendër rajoni, ne vizituam qytetin turistik të Kemerit. Qyteti i Kemerit është vendosur në bregdetin e Mesdheut dhe ndodhet 40 kilometra larg Antalias. Kemeri, para 30 vjetësh, ishte një fshat i vogël, por, me bumin turistik, sipas strategjisë së zhvillimit të shpejt turistik të Republikës Turke, këtu u ndërtuan në forma të ndryshme e deri koncesionare, qendra të fuqishme me mbi 70 hotele gjigandë dhe objektet e nevojshme infrastrukturore, që e kthyen atë në një nga qendrat turistike të rëndësishme të Rivierës Turke. Pas kësaj edhe zona për rreth në prodhimin bujqësor e blegtoral dhe me industrinë e lehte e ushqimore, u vu plotësisht në shërbim të turizmit.
Një nga arsyet kryesore për tërheqjen e turistëve të shumtë në Kemer është bukuria verbuese e natyrës, ku, deti pyjet dhe malet vijnë së bashku, ka ujë deti të pastër, ndërsa pyjet me gjelbërim halor gjithë vitit, që shtrihen buzë detit  aty pranë në gjithë gjatësinë detare, me gjethet e tyre të harlisura janë në mbrojtje të plazheve të Kemerit përrallor dhe nën diellin e shumëkërkuar, në gati 300 ditë të vitit.
Gjatë udhëtimit në det me një jaht, apo anije me vela, turistët, që vijnë të dëshiruar nga Rusia, Ukraina, Kazakistani, Armenia nga vendet Baltike, po edhe nga e gjithë bota, të nisur sipas tureve të organizuara nga porti i Kemerit, në detin blu drejt jugut apo veriut, kanë mundësi për të shijuar bukurinë natyrore dhe gjiret më të mirë të Qarkut të Antalias.
Gjatë këtyre tureve, turistët kanë mundësi për pushime të këndshme dhe aktive në disa drejtime të studiuara dhe të organizuara më së miri, që gërshetojnë veprimet e disa agjencive të interesuara këtu. Në këtë drejtim ndihmojnë guidat e organizuara për vizitë me autobusë komod në pikat kryesore turistike me atraktive, si dhe në qendrat kryesore tregtare të qytetit të Antalies Një shans interesant është për të parë breshkën karakteristike të deti, njohur për madhësinë e saj, si dhe bukuri të tjera natyrore të rralla.

 Gjatë udhëtimit aty pranë shihet qyteti i lashtë Olympos, si një nga qytetet port, si dhe ngjitur me të, vendpushimi i njohur Tekirova, që është një tjetër qendër gji, ku ndërthuret deti me një natyrë mahnitëse panoramike dhe të tërhequr nga vlerat historike.
Gjatë një dalje në det  anijet me turiste mund të bëjë një ndalesë për notim në gjiret e Detit Mesdhe, ku udhëtuesit janë të organizuar në aktivitete rekreative, për të parë në vazhdim qytetin e lashtë të Phaselis, fare afër Kemerit, themeluar në vitin 690 para Krishtit dhe që ndodhet 35 km, nga Antalia, në afërsi të fshatit Tekirova. Vijohet me qendrën tjetër të lashtë portale, Rhodians, të famshëm sidomos për digën 200 metro të lart, që tani më shumë është nën ujë. Phaselis dallohet si një zonë pyjore e pasur, ndërsa Rhodians, ishte një nga portet kryesore të  Mbretërisë Antike të Lycia, në fund të shekullit të 17 para Krishtit. Në kohët e lashta qyteti ishte i famshëm për portin e saj, rrethuar me mure e diga ku më e madhja ishte ajo me lartësi 200 metër, që ndodhet në jug-perëndimore, e quajtur Cape. Pjesa më e madhe e digës është dhe sot nën ujë. Në pjesën perëndimore të qytetit duken portat e ndërtuara në kohën e perandorit Hadrian. Në ditët e sotme në qytet, në gjendje të mirë, arriti të ruhet grupi i dyqaneve tregtare përgjatë rrugës kryesore, me një plan urbanistik të pazakontë, me banja sauna dhe gjimnazin.
Duke vazhduar udhëtimin turistik me anije ndeshim me qendrën tjetër antike, Bath, ndërtuar në shekullin e 3-të që ruan gjallërinë edhe në vitet pasues. Më në jug është Agora Gate, ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Hadrian (117-138), nga ku vijnë edhe statujat e lashta, si dhe teatri me shkallët e gurta me aftësi mbajtëse 1500-2000 spektatorë.
Gjatë udhëtimit me anije në bregdetin Kemer - Antalia të jepet rasti të vizitosh Parkun Ekologjik, ku shihen specie të rralla si pallonjtë,.ketrat, mjellmat, lepujt dhe deri te strucët.
Një kuriozitet i veçantë është Teleferiku, i vendosur në një lartësi prej 2365 metra mbi nivelin e detit në malin Tahtali Kemer të Antalias, që është ndërtuar së bashku nga Turqia dhe Zvicra, dhe që është teleferiku me shina më i gjatë në Evropë dhe i dyti në botë, me gjatësi 4350 ml.  Udhëtimi nga baza deri në maj të malit me teleferik zgjat vetëm 10 minuta. Zona Kemer, me futjen e teleferikut në veprim, vazhdon të zhvillohet shpejt edhe në drejtim të turizmit alternativ. Falë teleferikut, së bashku me sezonin veror turistik, shërbimet ofrohen edhe gjatë sezonit të dimrit.
vazhdimi të udhëtimit përgjatë rrugës, rreth 20 minuta pas qendrës Phaselis, kalohet në Ulupynar. Këtu, në një kodër të gjelbër na jepet kënaqësia e veçantë për të ngrënë trofta, ulur në tavolina të rregulluara bukur, nga ku soditen ujërat e ftohta të një lumi. 
Agjencitë e specializuara organizojnë edhe udhëtime brenda ditës me automjete të vegjël xhip nga Kemeri në malet Taurus, që ne nuk i provuam, po vetëm sa u informuam: Kushdo, që disponon patentë shoferi dhe me shpirt aventure është i ri dhe i fuqishëm, është i lirë të udhëtojë në një xhip me qira me një udhëzues që merr paraprakisht këtu, dhe nëse dëshiron, mund të bashkohet në kolonën me 20-30 automjete, për të përshkuar rrugë të ngushta dhe të vështira si dhe pengesa me ujë, çka e kthen në një ngjarje gjurmëlënëse dhe fort interesante udhëtimin e guximtarëve të lumtur.
Gjatë udhëtimit me xhip, agjenci të posaçme organizojnë ndalesë në afërsi të një lumi malor, për ata që duan të notojnë dhe të kthehen përmes Olympos, ndërsa të tjerët mund të kalojnë Urën e bukur antike mbi lum, që mjeshtër muratorë të zgjedhur e kanë rinovuar  në përshtatje me origjinalin, që i referohet periudhës së Lycianit super të lashtë. 
Rrethi historik Kemer, me plazhet më të mira në Rivierën Turke dhe me det të pastër është një nga vendpushimet më të mirë në zonën e Antalias. Shumica e plazheve në Kemer kanë merituar flamuj blu, shenjë ndërkombëtare e cilësisë së lart të bregdetit, të dhëna nga Ente të Specializuara Ndërkombëtare për pastërtinë dhe sigurinë.


 NË HOTELIN FANTASTIK “FANTASIA DE LUXE” NË KEMER TË TURQISË
Është dita e tetë, që të ardhur nga Shqipëria, po kalojmë familjarisht çaste të paharruara relaksi, në hotelin fantastik me 5 yje ultra all inclusive, “Fantasia De Luxe” në Rivierën e Republikës Turke, në qytetin Kemer. Jemi këtu, së bashku me gruan time, si dhe vajzën tonë, burrin e saj dhe me mbesën e dashur 17 vjeçare, të ardhur të tre posaçërisht nga Holanda. Ata banojnë dhe punojnë atje prej disa vjetësh, ndërsa ime mbesë, për të cilën jam krenar se zotron 5 gjuhë të huaja pa e harruar gjuhën e dashur shqipen, vazhdon shkollën.
Zbritëm në Aeroportin e Antalias, pas një ore e dyzet minuta udhëtim të rehatshëm me nje avion Çarter të Kompanise Albania Airlines, të nisur nga Rinasi. Pasi morëm bagazhet dhe vendosëm vulat në pasaportat, ju drejtuam sheshit të daljes. Nga tabelat në gjuhën shqipe, u orientuam dhe u ndalëm para një gabine të posaçme ku na priste axhenti shqiptar i transportit hotelier. Pritsi i autorizuar, një i ri shqiptar nga Shkodra nga familja Alibali, kishte studjuar në Universitetin Turk dhe tani ishte përfaqësues i një Kompanie Turke Transporti. Ai na adresoi te autobusi përkatës me numrin 13 dhe kur mbërriti turisti i fundit i Zonës së Kemerit erdhi edhe vet dhe na shoqëroi gjithë rrugës, duke na dhënë shpjegimet paraprake deri në hotelet përkatëse. Hotelet që zinin hapsirat detarea të autostradës Antalia-Kemer ishin njëri me i bukur se tjetri. Hoteli ynë i shumëpritur, ku pas një ore udhëtim zbritën 8 turistë nga Shqipëria, me sa duket, ishte ndalesa e fundit.
Nga larg e pamë hotelin madhështor të rrethuar nga tri anë me gjelbërim të dendur. Hoteli është i vendosur në rajonin Camyuva, 10km. nga qyteti i Kemerit dhe 65km. nga aeroporti i Antalyas. Ay është shtrirë në gjatësi buzë detit dhe pushton 235 ml plazh, ndërsa të gjitha mjediset janë projektuar dhe ndërtuar cilësisht dhe me materiale të zgjedhura bashkëkohore. Dallohen shtresat dhe dekoret prej mermeri, suvatimet uniforme, veshjet dhe lyerjet me ngjyra të pëlqyeshme, punimet e bukura në dru dhe ndriçimi i këndshëm artificial, kombinuar me ndriçimin natyror dhe me mjedisin e gjelbëruar për rreth. Sa hynë në rrethinat e Hotelit një qendër zanore, drejtuar nga DJ të kualifikuar, dëgjohet muzikë e lehtë e zgjedhur nga repertori botëror, për t’i kënaqur pa përjashtim të gjithë bujtësit e ardhur nga e gjithë bota.
Hoteli ka gjithsej 351 dhoma standard dhe të llojeve të ndryshme, sipas kërkesave të porositësve Shumica e dhomave janë me ballkon dhe me dritare të mëdha me pamje nga deti, me banjo personale me vaskë e dush. Dhomat janë të pajisura me gjithçka të nevojshme: me tharëse për flokët, ajër të klimatizuar qëndror, telefon direkt, mini bar (ujë, lëngje dhe birrë, në ftohës që rimbushet çdo ditë), kasafortë, tapete në dysheme, TV satelitor me kanale muzikore, si dhe abazhurë, pasqyra, monumente, buste dhe korniza me panorama pikturash tërheqëse.

Pritja e ngrohtë nga personeli i shërbimit dhe akomodimi i shpejtë na ra në sy menjëherë.
Karakteristikë e këtij hoteli, siç e konstatuam në vijimësi, ishte sjellja dhe shërbimi cilësor i përfshirë në gjithçka. Kujdesi i përditshëm dhe i vazhdueshëm duket, jo vetëm te mikpritja shëmbullore dhe sjellja e personelit të kudo ndodhur, po sidomos te shumëllojshmëria e ushqimeve të freskët dhe të gatuara cilësisht dhe që shërbehen me bollëk gjatë gjithë ditës për mëngjes, mëngjes i vonshëm, zemër, drekë, pasdite, darkë në bufetë me lëngje dhe kafe, mini bar te dhomat, lëngje të freskëta për mëngjes pa ndërpreje, akullore, pije alkolike të zgjedhura masive pa pagesë suplementare dhe pije të rralla dhe verëra të shtrenjta me pagesë direkte.
Në Hotelin Fantasia De Luxe ka disa restorante dhe bufe që shërbejnë pa pagese suplementare dhe me konsum të pakufizuar në sasi dhe kohë. I tillë është: Restaurani Kryesor i vendosur në një sallë tejet të madhe dhe që shërben edhe si bar bufe e hapur; Restauranti Italian, i specializuar për pica Napolitane dhe ku luhet gjithë kohës muzike e zgjedhur italiane; Restauranti i Peshkut, Restauranti Turk dhe Restauranti i Sofisë me kuzhinë Kineze.
Po kështu të ofrohen pa kufizim: Plazhi në pishinat dhe në det me shtretërit, peshqirat dhe çadrat e diellit të hotelit; notimi në pishinat  e jashtme dhe të brendëshme, pishinë për fëmijët, rëshqitëse në ujë për ta; qendra fitnesi, sauna, banjo turke, terreni për tenis, ping pong, volejboll, basketboll, bilardo, volejboll plazhi, sportet ujore pa motor, internet në zona të shumta, program argëtues gjatë ditës dhe program artistik në mbrëmje, si dhe mini klub për fëmijë me programe argëtuese gazmore, etj
Shërbime të tjera me pagesë janë: Vizitat dhe ndihma e vazhdueshme mjeksore, masazhe gjithfarëshe në seanca të posaçme, solarium, larje dhe hekurosje rrobash, kujdestar për fëmijët, floktari, telefoni, fax, qendra tregtare dhe makina me qira, sportet ujore me motor, ndriçimi për tenis natën dhe pajisjet, si dhe shkolla e zhytjes.
Karakteristikë dalluese e këtij hoteli-shkollë është kujdesi dhe programet për shërbimin dhe dëfrimin e fëmijëve. Kjo nis që me kushtet përjashtuese e lehtesuese në pagesë për ata 2 dhe 5 vjeçarët, si edhe për më të riturit, po edhe me pishinat e veçanta, labirinthet rreshqitëse, këndet e lojnave, kuzhinën dhe kompletet e vetushqimit e deri te shfaqjet artistike.
Në Hotelin Fantasia de Luxe çdo mbrëmje organizohen shfaqje të bukura artistike. DJ të kualifikuar drejtojnë edhe shfaqje me pjesmarrjen e turistëve të përgatitura bukur dhe me larmi temash. Ne asistuam në disa prej tyre dhe ngelëm mjaft të kënaqur. Në fillim bëhet apeli i kombësive dhe të pranishmit nga salla përgjigjen në kor të entusiasmuar dhe të kënaqur nga përzgjedhja, njëkohësisht krenar se e evidentojnë atdheun e tyre të dashur.
Shfaqja nis me fëmijët, që dalin në skenë me veshje apo simbole të vendit të vet secili dhe kërcejnë e këndojnë, si të ishin të së njëjtës botë. Ata shoqërohen nga orkestra me këngë të zgjedhura e të njohura thuajse nga të gjithë. Fëmijët, një gjysmë orën e tyre të përditëshme, e përfundojnë duke kaluar në një shteg të gjatë, ndënë duart e kryqezuara si në harkun e një ure, të prindërve të tyre, që janë ftuar edhe  ata në skenë, për mbylljen e shfaqies entusiaste.
Pas kësaj duket në paraskenë regjisori përkatës dhe angazhon publikun me numra të improvizuar, duke i ndarë spektatorët në grupe, sipas vëndvendosjeve dhe duke i përfshirë në lojë që të gjithë. Në një rast regjisori zgjodhi 4 vajza të bukur me kombësi të ndryshme dhe në rolin e miseve, i ftoi ato në skenë për të demostruar aftësitë e tyre si modele dhe për të pozuar në 4 qëndrime të zgjedhura nga secila. Një juri e caktuar nga publiku bëri klasifikimin e tyre dhe fituesja u shpërblye me një tufë lulesh të freskëta, dhe ajo, pasi përsëriti spektaklin e vetimprovizuar, doli nga skena, shoqëruar me duartrokitje e brohoritje.
Shfaqiet në vazhdim jepen të ndryshme çdo natë, sepse nga njerëz të interesuar specialistë të turizmit turk, ftohen për debutim grupe me famë botërore kërcimtarësh, akrobatesh, kllounësh, orkestrantësh e këngëtarësh, të cilët qarkullojnë me radhë në hotelet e pafund të Rivierës Turke dhe i mahnisin me virtuozitetin e tyre të pranishmit, duke i bërë të pëlqyeshëm, pavarësisht se interpretojnë në gjuhët e shteteteve të tyre: Turke, Ruse, Ukrainase, Moldave, Armene, Kaukaziane, Azerbaxhiane, etj.                  
Në një masdite, të joshur nga reklama e Ridvanit, një shitës i inkuadruar në shërbimet me pagesë të hotelit tonë, na u mbush mendja të vizitonim për të blerë në një tregtore të madhe në qytetin e Kemerit, një, apo disa pallto lëkure. Kështu, Ridvani, miku ynë i ri dhe i dashur na shpuri në atë pasdite me makinen e vet në Kemer, direkt e te porta e tregtores së madhe “Tigers Leather”. Sa mbërritëm, personeli i saj, që ishin edhe pronarë të firmes që nga viti 1964, zbriten të gjithë dhe na rrethuan plot buzqeshje e konsiderata (i kishte njoftuar Ridvani në telefon, duke i thënë se gjoja po vijnë disa bosa shqipërie). Aty kishte me shumicë mallra vërtetë cilesore, veshje 100% lekurë tigri e llojesh te tjera, xhaketa, peliçe, kostume, që siç thane ata konkurojnë me gjigantët e botës së sotme. Menjeherë, si i zbritën nga rraftet llojet e kërkuara nga ne, na ftuan për kafe e çaj dhe na komplimentuan në të gjitha anët. Ishte vërtetë mall i mirë, po çmimet shumë më të larta nga analogët përkatëse p.sh. të Kanadasë, eksportues i rëndësishëm i veshjeve prej lëkure. Përfundimisht shitsit, me gjithë fjalët e mira, nuk i zbritën çmimet në kufijtë e pëlqyer nga ne. Na u desh të largohemi të vetmuar, duke i lënë të zotët e shtëpise “turi varur”. Aq të dëshpëruar e ndjen veten ata sa as shitësi me moshë më të vogël nuk na përcolli dhe nuk na uroi “mirëseardhjen”. Besojse kishte të drejtë. Ne nuk do kthehemi më këtu, megjithë mrekullitë që pamë, se turisti kërkon gjithnjë zbulime të reja aventurash, vendesh dhe njerëzish.
Një tjetër kënaqësi e veçantë dhe që e provuam për here të pare në jetën tonë ishin seancat e masazhit trupor. Zbritëm me ashensor në katin nënëdhe dhe na futën disa minuta në saunën me temperaturë të lart. Këtu kaluam seancën përgatitore të nxemjes dhe të zgjerimit të poreve të trupit. Seanca e dytë ishte hamami turk, ku fillonte masazhi dhe fërkimi me dorashkë dhe pastrimi e larja e trupit. Në proçesin e masazhimit u futën njëkohësisht 4 veta dhe unë rash në dorën e specialistit turk Spartak, me përvojë 13 vjeçare dhe i shkolluar për këtë profesion, që u tregua një mjeshtër virtuoz i vërtetë. Spartaku, i ri dhe i fuqishëm, për një kohë të gjatë nuk rreshti të më masazhonte, duke më dhënë kënaqësi të pa treguara. E nisi nga thembrat e kembëve, pulpat, kofshët, trungun, qafën, krahët dhe deri te gishtat e duarve. Pas një periudhe shlodhje dhe relaksi për mua u zhvillua procesi tjetër i masazhit me vaj, që zgjati edhe më shumë, duke i kaluar me kujdes edhe mjëherë të gjitha pjesët dhe muskujt e trupit.

Në datën 14 korrik 2011, ditën kur unë mbusha 77 vjeç, qysh në mëngjes, përfaqësuesi i personelit drejtues të Hotelit Fantasia De Luxe, trokiti në dhomën time dhe i shoqëruar me një kamarjer, më solli një tortë. Ata kishin gjetur ditlindjen nga dokumentat e rregjistruara dhe erdhën për të më përcjellë urimet. Pas tyre mbërriten dhe pjestarët e familjes time dhe të tjerë shqiptarë e gjitonë të dhomave afër. Mëngjesi nisi  kështu me ngrënien e  tortës dhe me kengën tradicionale të urimit, që tani është njësuar në shumë vende të botës. Më von, pasi hëngrëm mëngjesin e pasur, në tavolinën qëndrore të sallës së madhe, mbushur me lule dhe pjatanca ushqimesh, mëiste një tjeter surprisë: Në një anije me vela më ishte rezervuar vendi për një udhëtim bregdetar 6 orësh. Bregut të detit soditëm pamjet e bukura  të mbushura me hotelet e shumtë turistikë, njeri më madhështor se tjetri dhe ndalëm në disa gjire deti të përshtatëshme për notim.  Po në anije hëngrëm dhe drekën, kryesisht peshkë të freskët të pjekur me kujdes në skarë nga kuzhinjeri i anijes. Pasdreke, shoqëruar me muzikë të zgjedhur, u kërcye, u këndua dhe u bënë fotografi. Gjatë rrugës u kryqëzuam  dhe u përshëndetëm nga dhjetëra turistë, që kishin mbushur anije dhe motoskafe dhe shëtitnin gjatë bregdetit turk.  Aty pamë motobarka dhe motoskafë që tërhiqnin pa ndjenjë frike rëshqitës guximtar me ski deti, apo lidhur me litar në lartësinë qiellore, balona ajror, me një apo dy të rinjë sypatrembur.
Kjo, dita ime e përvitëshme më e spikatur (datëlindja), këtë herë ishte e jashtëzakonshme dhe më mbushi me ndjesi të paharrueshme.
Dhe unë si turist shqiptar, pa ja humbur vlerat kësaj ditë festuar me kaq madhështi, ndër të rrallat e jetës sime, do desha ti jepja fund këtu reportazhit tim “NËPËR TURQI”,SHËNIME TË NJË TURISTI SHQIPTAR.

Kemer Turqi, 17 korrik 2011









NJË DITË NË SHËNVASIL
 Riviera Shqiptare, gjatë bregdetit Jon është vërtet një mrekulli e natyrës, dhuratë Zoti. Komuna e Lukovës, me 9 fshatrat e saj, njërin më të bukur se tjetrin, përfshin 60% të krejt Rivierës Joniane Shqiptare. Pamja mahnitëse që të shfaqet  kur udhëton në rrugën automobilistike Vlorë-Sarandë tregon edhe Plazhin e Shpellës, si një nga plazhet më të bukura të zonës. Aty afër  mund të shikosh apo të zgjedhësh rrugicat gjarpërushe që të çojnë te ky plazh, apo në plazhin e Bunecit, Plakotos, Krorëzës, (ku ndodhet dhe Manastiri i Shën Mërisë, pjesë e Triadës së Shën Mërisë), plazhi Heremet, si dhe plazhi i Kakomesë. Jo pak, po 154 kilometra gjatësi detare. Këtu si në gjithë Rivierën Shqiptare ka hapësira përrallore e të virgjëra, që do ti lakmonte që  ti posedonte edhe  miliarderi më i fuqishëm,  edhe pse mund të disponoi plazhet më të bukura të botes.
Unë sa u ktheva nga Riviera Turke e Detit Mesdhe, ku pushova 11 ditë në një hotel luksoz të Kemerit. Edhe pse u çudita nga investimet e shumta hoteliere turistike bregdetare turke, duke krahasuar terrenin dhe klimën që na ka dhënë Zoti, them me bindje, se ne i kemi kushtet edhe më të mira. Nuk ka pse presim më: Qeveria, duke përfshirë interesat e pronarëve të ligjshëm, duhet të bëjë hapa të shpejta për nderimet e studiuara koncesionare, ose për të marrë kredi të buta në favor të pronarëve apo sipërmarrësve shqiptarë, pa pasur frikë se  të huajt do na përvetësojnë përjetësisht tokën tonë. Tokën tonë nuk e marrin dot me vete dhe pas pak vjetësh do kemi tonat edhe kapitalet investuese, bashkë me përvojën e tyre. Boll që kushtet të “qepen” mirë dhe të garantohen ndërkombëtarisht në kontratat ligjore përkatëse midis palëve.
Ky është një problem tjetër, megjithëse më i rëndësishmi. Po unë jam duke vazhduar rrugën për Shën Vasil...dhe, më duhet të shkruaj për të.
Ky fshat nuk dihet se pse i mori emrin e tij Shën Vasilit, që katolikët e quanin Shën Vlashi dhe që sipas historiografisë fetare ka lindur në Qezarja, Kapodaqia në vitin 329 pas Krishtit në një familje të shquar ortodokse. Për të thonë se studimet i kreu shkëlqyeshëm për 15 vjet në Kostandinopojë dhe në Athinë, ku krijoi miqësi me Gregorin, i cili më pas u njoh si Shën Gregor Teologu.

Që herët Shën Vasili u shqua për përkrahjen e të varfërve. Ideali i tij ishte të ndjek shembullin e Krishtit. Pasurinë ia fali të varfërve dhe iu dedikua jetës asketike shpirtërore. Ndërmori shumë udhëtime në Egjipt, Palestinë, Siri, Mesopotami, ku u takua me murgj asketë e të moshuar prej të cilëve mori mësime shpirtërore. Rikthehet në vendlindje dhe vendoset në një vend të vetmuar asketik, ku studion Shkrimet e Shenjta dhe shkruan meditime e predikime asketike.
Më 370, pas vdekjes se peshkopit u zgjodh peshkop, detyre te cilën e kreu me shume përulje, varfëri dhe asketizëm për 8 vjet. Perandori Valens dhe guvernatori Modesti e kërcënuan shumë herë me përndjekje e tortura, pasi ortodoksia që Shën Vasili përhapte, binte ndesh me herezinë ariane, që ishte e fuqishme në atë kohë. Por trimëria dhe dëshira e Shën Vasilit për të dhënë jetën në emër të se vërtetës, i mahniti vetë perandorin dhe guvernatorin e tij.
Ndahet nga kjo botë, për t'iu bashkuar Zotin, me 1 Janar te vitit 379, në moshën 49 vjeçare. Shkrimet qe la janë  shumë të vlefshme e të pasura në mençuri dhe erudicion.
 Qëndrova pak si gjatë te emri i këtij fshati të bukur, për treguar se  sadopak dhe vetë emri në të ardhmen, ashtu si bukuritë dhe dhuntitë e tjera të kësaj zone, janë dhe do jenë faktorë dhe garanci për grishjen e turistëve të shumtë dhe për gjallërimin dhe begatinë e padiskutueshme të jetës në këtë trevë dhe në mbarë Shqipërinë bregdetare.
Ky fshat, me pasurinë dhe emrin e tij, historikisht është zhdukur dy herë: Në vitin 1978 Ali Pashai i Janinës e shkatërroi nga themelet, për të gjunjëzuar banoret e tij trima ortodoks, në detyrim të dështuar për ti kthyer ata në fenë islame, ndërsa në vitin 1970, Qeveria Komuniste, i fshiu për t’u harruar gjatë 30 vjetëve edhe emrin tradicional, duke e quajtur për ironi të prapambetjes që mbolli, Përparim.
  Një rrap 200 vjeçar në qendër të fshatit dhe një "vend i mirë" ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë sot fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të Rivierës Joniane. Dikur këtu kalonte degëzimi i rrugës "Egnatia", e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ( Epirin) me tokat helene. 
Kambanat e një kishe në majën e kodrinës në të djathtë të rrugës, të cilat tunden herë pas here, janë thirrja e vetë fshatit, që sikur do të tregojë historinë e tij të  dhimbshme shumë vjeçare, djegur e ç’emruar dy herë.
Minella Gjoni, mësuesi i fshatit tregon se ka shkruar libra për historinë e vendlindjes së tij, që unë nuk munda ti siguroj dot. Tradita e tij është transmetuar edhe tek e bija, e cila ka botuar një tjetër libër për mitet e zonës, të përbashkëtat dhe ndryshimet me mitet e vendeve fqinje.
 " -Ky rrapi këtu, po i afrohet moshës 200-vjeçare. Është e vetmja dëshmi e gjallë e jetesës dhe historisë  së hershme të fshatit Shën Vasil.
-“Historia e emrit të fshatit lidhet me atë kodrën atje lart", vazhdon të thotë Minella, duke drejtuar gishtin te një kishë e vogël, që nga ndërtimi duket se është e viteve të postkomunizmit. Mësuesi tregon se ka gjurmë dhe dëshmi të jetesës në këtë fshat qysh në shekullin e II-të, ndërsa nga hulumtimet e kryera në arkivat e ish-Perandorisë Osmane, në shekullin e XIV fshati banohej nga banorë me mbiemra katolikë.

"Kjo tregon dhe origjinën e banorëve, vazhdon të shpjegoj  historiani, të cilët janë shqiptarë autoktonë katolikë dhe në shekullin e XVI-XVII, kalimi nën Perandorinë Bizantine solli asimilimin  dhe kthimin e banorëve në fenë e perandorisë ortodokse. Ishte kristianizmi feja e banorëve të Nivicës, Shën Vasilit e Himarës, në kohën kur Ali Pasha synonte konvertimin e tyre në myslimanë, pasi vetëm kështu mund të ishin më të bindur ndaj Portës së Lartë, së cilës i shërbente me devotshmëri në atë kohë. Pashai gjakatar tregoi dinakërinë e tij, kur në ditën e Pashkës së Madhe të vitit 1828, hyri nga Shpella, vendi ku ndodhet sot plazhi me të njëjtin emër, dhe dogji e shkatërroi fshatin.
 Ali Pasha dogji edhe manastirin në majë të kodrinës, i cili i kishte dhënë emrin fshatit. Me gurët e manastirit ndërtoi një kala të njëjtë me atë të Lëkursit në Sarandë. Të dy kalatë kishin pamje kundruall njëra-tjetrës dhe bashkonin forcat për të shtuar raprezialet. Banorët që shpëtuan, u dërguan si skllevër në tokat e Ali Pashës në Greqi, ku shumica vdiqën nga malaria dhe sëmundje të tjera.
 Zoti deshi që një pjesë e banorëve të ktheheshin sërish në fshat, dhe punën e parë që bënë, ngarkuan një grua të mbillte një rrap i cili sinjalizonte rilindjen. Rrapi është edhe sot, dhe është tregues i shpresës se edhe pas shkatërrimit ka ende jetë. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, në vitin 1970 dikujt iu mbush mendja se me gurët e kalasë që ekzistonte ende, mund të bënte një shkollë 8-vjeçare. Dhe kështu ndodhi, ish-gurët e manastirit me të cilët ishte ndërtuar kalaja, u mbartën dhe me ta ndërtuan shkollën që ekziston sot, por që mori në muret e saj krejt historinë e fshatit...", - përfundon tregimin e tij mësuesi.

Fshati Shën Vasil është vendosur në Qafën me të njëjtin emër (Qafa e Shën Vasilit). Siç e përshkruajnë me nostalgji banorë të moçëm të tij, ky fshat ka qenë historikisht pikë nevralgjike e kryqëzimit të rrugëve të rëndësishme. Në këtë qafë kalonte aksi rrugor shumë i rëndësishëm, ai që lidhte Janinën me Himarën. Fragmentet e rrugës me kalldrëm që diku dallohen ende në Jorgucat e ne Qafë të Muzinës dhe që vijonin për në Delvinë (në atë kohë qendër e rëndësishme tregtare e administrative) vazhdojnë drejt Rusanit, në Rrapin e Gjatë, në Bajkajin e sotëm, në fushë të Shën Vasilit ku ishin dy mullinj bluarjeje drithi, vazhdojnë në Cereta, bri përroit të Siodelit e në Qafë të Korës. Vazhdon me rrugën e sotme deri në Qafën e Hanit, ku kujtojmë që ishte Hani i Shën Vasilit që u shërbente karvanëve me kuaj si pikë qëndrimi e çlodhje. Vijonte pastaj sërish rruga me kalldrëm në ane të shtëpisë së Sokrat Qirjako Mekshit, në breg të Gurrëzës dhe zbriste në Va të Petës faqes, e dilte në Cakulez dhe pak a shumë ndiqte rrugën e sotme në Qafë të Pazarit e në Qafë të Shën Kostandinit, në Urë të Honit e në Lukovë, e kështu deri në Himarë.
 Duke përshkruar gjurmët e rrugëve të moçme me kalldrëm, ku zhurmonin për ditë karvanët me kuaj, shënvasiotët e moshuar e të rinj ëndërrojnë e shpresojnë rrugë dhe autostrada me disa krosi, me mbikalime e nënkalime dhe teleferik malor, që do përshkojnë fshatrat e shtrira buzë detit, ujësjellës e infrastrukturë. Ata, me sytë e të ardhmes së shpejtë, i shohin kodrat të mbjella me pemë frutore dhe vreshta dhe në pllajat dhe luginat, krahas foragjereve dhe lopëve, me sera bashkëkohore për perime të freskëta bio... Krahas tyre me koncesion, apo kredi ata mendojnë të ndërtohen vila dhe hotele luksoze për turizëm elitar, me plazhe e mole për ankorim anijesh dhe jahtesh.
 Kështu e shikojnë ata të ardhmen e tyre për t’u kthyer nga mërgimi diskreditues dhe i mundimshëm shumë vjeçar. Ata, si mbarë shqiptarët bregdetar, aspirojnë një të ardhme të shpejt të lumtur e të begatshme, shoqëruar nga dyndja e mijëra turistëve, nga të gjitha anët e botës, që s’ka pse të mos vijnë për të shijuar mrekullitë dhe bukuritë mahnitëse, që natyra ju fali me bollëk, si pak vendeve të tjera të botës.


.









Komentet

Postimet më të komentuara nga ky blog

JETA IME

PËR TË QARË DHE PËR TË QESHUR